Skip to main content

Posts

Showing posts from 2020

Atë Gjergj Fishta dhe komedia e Kadaresë

Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri Dihen mirë arsyet që e patën nxitur kryediktatorin dhe kryekriminelin e popullit shqiptar Enver Hoxha, për të sulmuar egërsisht Gjergj Fishtën, i cili ishte armik i betuar i shovinizmit serbosllav. Si argat i vënë kokë e këmbë në shërbim të atij shovinizmi që prej 08 nëntorit të vitit 1941, Enver Hoxha ka pasë marrë udhëzime të prera prej Beogradit për poshtërimin e figurës së Gjergj Fishtës. Dhe jo vetëm, por edhe të figurave të tjera të shquara të katolicizmit, mbrojtës të vendosur të nacionalizmit shqiptar. Ja një shembull për ilustrim për ato udhëzime që Enver Hoxha merrte nga Beogradi, të cilat ai i zbatonte me rreptësi, si urdhrat e agait për shërbëtorin e vet: “20 shkurt 1946... Kallxon nji zojë e cila, asokohe bante punën si përkthyese në shërbim përsonal të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë, me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit titist e Enverit, ky i fundit she

Libri i autorit Rmadan Selimi, "Federata e Boksit e Kosovës"Arritjet" 2002-2019.është shkruar më një gjuhë të kapshme sportive ëshë i lehtë për tu lexuar nga studiuesit kineziologjikë,studentët dhe profesionistët sportivë si dhe lexuesi i thjeshtë.

Sporti në Kosovë ka një traditë të gjatë dhe luan një rol të rëndësishëm në shoqërinë kosovare. Sportet më të njohura në Kosovë ndër të tjera janë: futbolli, basketbolli, volejbolli dhe hendbolli. Ndërsa, sportet individuale më të njëhura janë mundja, xhudo, noti, boksi, karate dhe skijimi. Këto ditë nën përkujdesjën e Stafit redaktues Dibran Fylli,Asllan Qyqalla Flori Bruqi ,autori Rmadan Selimi,botoi librin “Federata e Boksit e Kosovës”Arritjet” 2002-2019. Federata e Boksit e Kosovës, në kohën e pasluftës u regjistrua si Organizatë sportive sipas rregullores se UNMIK-ut, në vitin 2000. Kryetar u zgjodh Ismet Jashanica, i cili e udhëhoqi FboxK deri në janar të vitit 2002. Nga viti 2002, me Kuvende të rregullta, udhëheqja e FboxK, ii është besuar yt.Ramadan Selimi, i cili suksesshëm e drejtoi FboxK për katër mandate, deri në shtator të vitit 2019, kur edhe u tërhoq nga ky post. FboxK i ka përkrahur e mbështetur zyrtarisht klubet e boksit në Kosovë, boksierët, trajnerët, gjy

Ramadan Selimi"Federata e Boksit e Kosovës "Arritjet" 2002-2019.

Shtëpia Botuese “FloriPress” Për botuesin Prof. Dr. Flori Bruqi  E përgatiti për shtyp Dibran Fylli  Redaktor gjuhësor Asllan Qyqalla  Fotografitë dhe materialet;  Nga arkivi personal i Ramadan Selimit dhe arkivi i FboxK  Radhitja kompjuterike dhe dizajni uniART Creative Durim Fylli  © të drejtat autori (r.s) Edhe pak ditë botohet libri i autorit Ramadan Selimi "Federata e Bioksit e Kosovës"Arritjet" 2002-2019 Federata e Boksit e Kosovës, në kohën e pasluftës u regjistrua si Organizatë sportive sipas rregullores se UNMIK-ut, në vitin 2000. Kryetar u zgjodh Ismet Jashanica, i cili e udhëhoqi FboxK deri në janar të vitit 2002. Nga viti 2002, me Kuvende të rregullta, udhëheqja e FboxK iu besua Ramadan Selimit, i cili suksesshëm e drejtoi FboxK për katër mandate, deri në shtator të vitit 2019, kur edhe u tërhoq nga ky post. FboxK i ka përkrahur e mbështetur zyrtarisht klubet e boksit në Kosovë, boksierët, trajnerët, gjyqtarët e punëtorët sportiv te të gjitha klubeve dhe jo v

Akademik Prof. Dr. Hakif Bajrami USHTRIA ÇLIRIMTARE DHE KOSOVA SËRISH NË GRACKAT E TË HUAJVE DHE TË LDK-së

Ku jemi dhe kah po shkojmë? Politikanë, është momenti i fundit të mblidhni mend, në prag të dekadës Tretë të shekullit XXI; t` u pret sëpata në një vend, në interes të shëndetit të Republikës Kosovës, duke respektuar gjakun e derdhur për çlirim dhe mirëqenie të popullit. Kombit i kemi borxh të gjithë pa dallim, kombi nuk na ka borxh asgjë. Ligësitë që po ia servoni kombit, duke favorizuar nepotizmin dhe korrupsionin, jeni kualifikuar në një ofensivë të egër për grabitjejedhe vjedhje të djersës popullore. Reflektoni kah ju thërret KOMBI. Shumë kujt i ka ardhur thika te fyt nga intrigat dhe varfëria. Nëse kombi jeton në varfëri, kokën ia keni vu në cung tëdruve.Asnjë lloj mjegulle, nuk largohet pa e shkrirë dielli. Pra, popull imitoje diellin dhe rreshtohu me vetëdije kah sakrifica dhe dëlirësia, kundër punëve të pista, në mënyrë që varësia dhe varfëria në Republikën e Kosovës, të largohen nga vatrat tona si mjegulla para diellit! Para opinionit e shtroi këtë pyetje: Ku ka popull dhe f

Nacionalizmi i Fishtës përballë tradhtisë së Enver Hoxhës

Prof.dr. Eshref YmeriNacionalizmi i Fishtës përballë tradhtisë së Enver HoxhësMë 30 dhjetor 2020, mbushen 80 vjet që kur u ndanga jeta Atë Gjergj Fishta, njëra ndër figurat mëemblematike të kulturës dhe të nacionalizmit shqiptar. Sinjë intelektual i shquar, i cili studimet e larta i kishtepërfunduar shkëlqyeshëm në Kroaci për filozofi dhe përteologji, tërë jetën e vet ia kushtoi njohjes nga afër të jetësdhe të formimit psikologjik të banorëve ku punoi dhemeshoi për vite me radhë.Në mesin e banorëve të viseve veriore të vendit tonë,ai njohu nga afër gjendjen tyre të rëndë ekonomike, e cilanuk i pengonte që ata të shpërfaqnin forcën e karakterit tëtyre, bujarinë karakteristike, mikritjen tradicionale,fisnikërinë e shpirtit, besnikërinë ndaj normave të koditzakonor, trimërinë dhe qëndresën burrërore para çdopadrejtësie në jetën e përditshme. Aty ai u njoh methesaret e gjuhës shqipe, me pas

“S’është kombi që nderon njerëzit e shquar, po janë ‘ATA’që ia rrisin vlerat dhe nderojnë KOMBIN!”*

Vilhelme Vrana Haxhiraj Urime në përvjetorin e lindjes Frazologut, Prof.Dr. Eshref Ymeri! Fragment i shkëputur nga libri im,“ Elitat e Mhuara...” F.404- 411 MIKU YNË, ESHREF, GËZUAR DITËN E LINDJES! FESTOFSHI DHE KAQ VITE TË TJERA! Mirënjohje:“S’është kombi që nderon njerëzit e shquar, po janë ‘ATA’që ia rrisin vlerat dhe nderojnë KOMBIN!”* Akademiku elita gjuhëtari e frazeologu i shquar, Prof.dr.Eshref Ymeri, është një personalitet dhe individualitet i veçantë i kulturës kombëtare. Ai njihet si një erudit , zotërues i shumë gjuhëve, që ka dhënë vlera të pallogaritshme në fushën e gjuhësisë, të përkthimeve, si dhe në publicistikë, veçanërisht dallon për analizat e situatave politike në vend, në rajon dhe në Evropë...Për vlerat e veçanta për pasurimin e gjuhës shqipe, në hartimin e disa fjalorëve frazeologjik, (Italisht -Shqip-,