Adi Krasta ka lindur në 10 prill 1965 në Tiranë.Gjyshi i të atit dhe i ati i tij Shaqir Krasta kanë qënë mjek, ndërsa gjyshi i tij dhe vetë Krasta janë diplomuar si inxhinierë. Adi Krasta ka filluar punë në Radio Tirana, menjëherë pas përfundimit të studimeve universitare në Shkencat e Natyrës, në vitin 1990. Ai është caktuar në Redaksinë e Kulturës të Radio Tiranës dhe ka realizuar programin "Jeta, kultura, arti". Nuk është shkëputur asnjëherë nga radio që nga viti 1987.
Hapat e para në TV
Transmetimi i parë televiziv është "Letërsia dhe reflekset e saj në art" në të cilin ai e ka bashkëdrejtuar me Mira Bedallin. Me Rovena Dilon ka drejtuar programin televiziv "Mbrëmje Kulturore" në vitin 1991. Në vitin 1992 ka realizuar dhe drejtuar programin-revistë "Spektër". Në vitin 1993, 1994 dhe 1995 ka drejtuar trilogjinë "12 javë" me regji të Vera Grabockës.[nevojitet citimi]
Adi Krasta është prezantuesi i pesë edicioneve të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Nga 1999 deri në 2002 ai ka punuar si gazetar prodhues në Seksionin Shqiptar të Shërbimit Botëror të BBC, në Londër të Mbretërisë së Bashkuar. Me kthimin në Shqipëri Krasta ideoi dhe realizoi së bashku me Pali Kuken ciklin televiziv të zbulimit të talenteve në fushën e këngës, "Ethet e së Premtes Mbrëma".
Studime
Në vitin 1995 Krasta kryen studime papasuniveritare në Universitetin Shtetëror tëNju Jorkut, në Fredonia. Udhëheqësi i punës studimore ishteTed Schwalbe.
Në radio
Adi Krasta ka qënë drejtor i Radio Koha në 1997 dhe drejtor i përgjithshëm i stacionit Telesport në 2002. Ai ka dhënë lëndën e Marrëdhënieve Publike, për të cilën është specializuar që nga viti 1996.
Në televizion
Pas mbylljes së televizionit Agon Channel, Krasta zhvendoset edhe njëherë nëTop Channel, bashkëpunim që përfundon në qershor të 2017. Pas një periudhe prej një viti e gjysmë pa u shfaqur në ekran, Adi Krasta nis emisionin "A Show", çdo të hënë, ora 21:00, nëNews 24. Në gusht 2019 u raportua që Adi krasta nuk do vazhdojë të drejtojë emisionin "A Show" në kanalin News 24 duke gjeneruar dhe debat publik rreth arsyeve që bashkëpunimi me kanalin u ndërpre
Konkursi për pozitën e zëvendës-drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës i mbajtur me 22 nëntor 2022, shkoi në rivlerësim pas vendimit të Komisionit për Ankesa. Sot u vendos se kush do të udhëheqë me këtë pozitë.
Adi Krasta ka fituar garën për këtë pozitë.
*****
Kandidatja tjetër, Ilire Zajmi ka ka konfirmuar se ka fituar mbi 80 pikë.
“Kam dal e para në intervistën e mbajtur me 19 dhjetor, dhe jam vlerësuar me më se shumti pikë 82. 60”, tha shkurt ajo për Insajderin.
Kandidat të tjerë në garën për zëvenës/drejtor gjeneral ishin edhe Rilind Gërvalla dhe Naser Thaqi.
Insajderi ka provuar të kontaktojë me menaxherin e RTK’së, Shkumbin Ahmetxhekaj, por i njejti nuk ka kthyer përgjigje.
Ndërkohë Gazeta Insajderi merr vesh që komisioni i ankesave e ka kthyer çështjen në rivlerësim pasi njëri nga kandidatët është ankuar.
Kujtojmë se, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës, Fadil Hoxha, kishte deklaruar se ka informacione se gazetari nga Shqipëria, Adi Krasta, mund të jetëdrejtor i ardhshëm i televizionit publik në Kosovë.
Por, sipas tij ligji e thotë që për të qenë pjesë e menaxhmentit duhet Krasta të ketë nënshtetësi të Kosovës.
“Ligji i RTK-së e ka kusht që për të qenë menaxhment i televizionit duhet të ketë nënshtetësi të Kosovës. E kjo që e publikoi Krasta, pikërisht në kohën e konkursit mbetet për me u pa. Nuk e di saktësisht”, kishte thënë Hoxha në një intervistë në Periskop.
Ndryshe ditë më parë, gazetari Adi Krasta, përmes një postimi në Facebook, kishte konfirmuar se ka marrë nënshtetësinë kosovare.
Përplasje e hetime për vdekjen e pacientit që iu nënshtrua operimit të rrallë në Kardiokirurgji, çka dihet deri tash
Një pacient ka vdekur disa orë pasi i ishtë nënshtruar një operacioni, që ishte kryer për herë të parë në QKUK. Drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë ka drejtuar akuza ndaj mjekëve që e kanë kryer operimin, duke thënë se s’janë kompetentë. Kardiokirurgu kryesor i ka reaguar ashpër duke thënë se po tenton ta eliminojë dhe ka kërkuar të bëhet autopsia. Për kardiokirurgun dhe Drejtorin e Klinikës, tashmë ka nisur hetime Oda e Mjekëve. Ndërkohë, edhe Prokurori i Shtetit e ka autorizuar Policinë që të nis hetime për të parë nëse është kryer ndonjë vepër penale.
Gazeta Express
Lexo Edhe:
Para dy ditësh, Kardiokirurgu i Qendrës Klinike dhe Universitare, Kushtrim Shala, ishte mburrur në Facebook, se kishte realizuar suksesshëm për herë të parë në QKUK, një operacion të rrallë e kompleks. Bëhet fjalë për operacionin “David”, për të cilin tha se kryhet kryesisht në qendra të mëdha e me eksperiencë afatgjatë.
“Për herë të parë në QKUK në Kardiokirurgji kemi realizuar operacionin David tek një pacient me diseksion akut të aortës dhe repturë në nivel të rrënjës së saj…Operacionet e tilla komplekse kryhen kryesisht në qendra të mëdha me volum dhe eksperiencë afatgjatë dhe të specializuara për kirurgjinë e aortës”, kishte shkruar Shala.
Pas operacionit, Shala kishte deklaruar se pacienti ishte vendosur në mjekim intenziv në gjendje stabile për trajtim të mëtejshëm.
“Pacienti i pranuar në gjendje shoku si diseksion akut Stanford tip A në mesnatën e djeshme pas operimit në mëngjesin e sotëm është vendosur në mjekimin intenziv kardiokirurgjik në gjendje stabile për trajtim të mëtejshëm.”.
Por, disa orë pas këtij operimi, pacienti i moshës 63-vjeçare ka vdekur. Se pacienti ka vdekur disa orë pas operacionit e konfirmoi Drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj, i cili tha se është në pushim por se është njoftuar për rastin.
Brahimaj drejtoi akuza ndaj Shalës dhe mjekëve të tjerë që e kryen këtë operacion, duke thënë se s’janë kompetent.
“Jam në pushim por jam informuar për rastin. Mjekët që e kanë kryer këtë operacion nuk janë kompetent për ndërhyrje të tilla sepse ata kanë vështirësi edhe në procedura standarde. Të hysh në një procedurë të tillë pa pasur përvojën e duhur dhe ta paraqitësh si sukses, e pacienti ndërron jetë pas disa orësh, kjo me të vërtetë është hipokrizi”, deklaroi Brahimaj.
I njëjti paralajmëroi edhe se do të merren masa ndaj mjekëve.
“Ju e dini se është e ndaluar me rregullore të SHSKUK-së publikimi i rasteve të tilla. Kjo është shkelja e parë që e kanë bërë mjekët dhe sigurisht se duhet të merren masa. Duhet poashtu të bëhet një vlerësim i rastit. Pacientët mund të vdesin nga komplikime edhe në rastet më të lehta, por në këtë rast është kryer një procedurë nga persona jokompetent. Ata kanë licencën e kardiokirurgut dhe ne nuk mund t’i ndalojmë të kryejnë operacione ose t’ju tregojmë se cilat operacione t’i kryejnë, por duhet të shikohet rasti dhe të merren masa”, ka deklaruar Brahimaj.
Brahimajt i reagoi Shala, përmes një postimi në Facebook, i cili më shumë e kritikoi pse është deklaruar për media nga pushimi vjetor. Madje, deklaratën e Brahimajt, Shala e cilësoi si tendencë për eliminimin e tij nga Kardiokirurgjia.
“Për dallim nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Kardiokirurgjisë Rifat Brahimaj i cili pa qenë fare prezent dhe pa patur fare idenë për gjendjen e pacientit në pranim, rrjedhën e trajtimit (operacionit) dhe gjendjen në dalje të operacionit, pa kontaktuar fare me mua si kardiokirurg operator dhe pa kërkuar sqarim për rrjedhjen e operacionit (që ka të drejtë t’a bëj në cilësinë e u.d. drejtorit) thërret mediat dhe u flet per operacionin tim e madje dhe këtë e bënë duke qenë në pushim vjetor”, shkroi Shala.
Në postimin e tij, Shala tha se pacienti ka qenë i monitoruar nga anesteziologu dhe për çfarëdo eventualiteti kirurgjik emergjent, përgjegjës ka qenë kardiokirurgu kujdestar.
“Sepse kirurgu operon pacientin dhe atë e le nën përkujdesjen e ekipës kujdestare, sepse pas një kujdestarie 24 orëshe në këmbë (si mjek I vetëm në klinikë) dhe me një operacion emergjent me kohëzgjatje disa orëshe gjatë gjithë natës nuk mund të pritet që vazhdoj akoma ne klinikë ta përcjell pacientin”, thuhet në postimin e tij.
Ai kërkoi që të bëhet autopsia për të parë arsyen e vdekjes, derisa organet e hetuesisë që t’i hetojnë dosjet e statistikat e Brahimajt, duke thënë se “vdekshmëria krahasohet me ato të laboratoreve eksperimentale”.
“Duke njohur bekgraundin profesional dhe etik të Rifat Brahimaj nuk quditem për veprimin mjeran të cilin ka zgjedhur ta bëjë , ngase në PSEUDOKARDIOKIRURG me vetëm 16 MUAJ TRAJNIM ME KORRESPODENCË e me vdekshmëri që krahasohet me ato të laboratoreve eksperimentale (ftoj organet e hetuesisë ti shohin dosjet e statistikat ) nuk ka aftësi e dijeni profesionale të gjykoj punën e dikujt tjetër. Mjerisht njerëz të tillë vendosen në pozita menaxheriale…”.
Pas deklaratave të Brahimajt, në mbrojtje Shalës i doli edhe kolegu i tij, Gani Bajraktari, i cili tha se kolegu i tij do të kryente vepër penale nëse s’do ta fuste në sallë pacienti.
“Kushtrimi e kishte obligim moral, etik e profesional që të fuste pacientin në sallë! Për më tepër ai e kishte edhe obligim ligjor, sepse drejtori i tij ia kishte dhënë këtë detyrë duke e vënë kujdestar për raste urgjente (siç ishte rasti i pacientit fatkeq)! Do të ishte vepër e rëndë penale nëse ai nuk do e fuste në sallë pacientin!!
Ai beri nje veper heroike per 10 ore pune (imagjinojeni 10 ore operacion) per te shpetuar nje jete njeriu! I entuziazmuar nga kryerja me sukses e operacionit te komplikuar ai bene nje postim (qe edhe mund të kete shkelur rregulloret e QKUK, shkelje minore etike per mua)!
Per fat te keq pacienti paska perfunduar me vdekje disa ore pas opercionit (e shpeshtë kjo tek kjo patologii edhe në klinikat më prestigjioze në botë, e të shpeshta edhe te plot pacientë kardiak në Kosovë)!”, shkroi Bajraktari.
Nisin hetimet për rastin
Lidhur me këtë rast, Oda e Mjekëve të Kosovës ka nisur hetimet për kirurgun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Kushtrim Shala dhe Drejtorin e Klinikës së Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu.
“Kanë nisur hetimet në dy nivele pas vdekjes së pacientit mundësia e shkeljeve profesionale po edhe shkeljeve etike si prej anës së mjekut ashtu edhe të drejtorisë”, ka deklaruar Sejdiu.
Ai ka sqaruar edhe procedurat se si do të hetohet rasti, duke shtuar se deklaratat do t’i merr Prokurori i Odës.
“Janë çështje të prokurorit të Odës i cili i merr deklaratat e tyre. Presim edhe raportin prej inspektoratit shëndetësor i cili i mbledhë gjitha dokumentacionet dhe ia dorëzon Odës kjo është procedura. Pastaj edhe nëse është fut edhe prokuroria e shtetit që siç kemi marr vesh që po me siguri do të lypet edhe ekspertizë”, ka thënë Sejdiu.
Edhe Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë që të kryejë hetime nëse ka pasë ndonjë vepër penale.
Për Gazetën Express këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj
“Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme, me qëllim të sqarimit të kësaj çështje dhe eventualisht në rast të paraqitjes së elementëve të ndonjë vepre penale, do të veprohet tutje me këtë rast”, ka thënë Ulaj.
Akademik Kullashi kërkon dorëheqjen e Krajës nga kreu i ASHAK-ut/Video
Në një interviste për “RTK PRIME”, Muhamedin Kullashi që është pjesë e Seksionit të Shkencave Shoqërore në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), tha se kryetari i kësaj akademie, Mehmet Kraja ka bërë shkelje serioze duke vendosur logon e ASHAK-ut në një shkrim që, sipas tij, s’ka asgjë shkencore.
Kullashi deklaroi se Kraja ka keqpërdorur pozitën me këtë shkrim që e quan të dobët, duke bërë edhe përpjekje për riimponim të mendimit. Kullashi tha se në mbledhje është përmendur edhe prirja për ta emituar memorandumin e famshëm të Akademisë së Shkencave të Serbisë të vitit 1986.
“Realisht, objektivisht si mund të mendoni që ai mund ta udhëheq një akademi, kur ai ka folur për banda në akademi. Ai gjatë muajve imponon një tekst, ndonëse është kontestuar në seksonin tonë, domethënë e kemi shpërfill totalisht atë tekst. Si mendoni se do të mund të bashkëpunojmë me të. Ai nuk ka më autoritet, e as kredibilitet ta qeverisë ASHAK-un, me këto sjellje që janë arrogante, agresivitetin ndaj Këshillit me të cilat jemi ballafaquar edhe me parë, nuk i japin më kredibilitet”, tha Kullashi.
Sipas tij, është mirë që vet Kraja të largohet sepse askush nuk do ta respektojë për atë çfarë ka bërë së fundmi më atë shkrim. Akademik Kullashi kërkoi nga Kraja të tregojë arsyen se pse nuk shkon kurrë në konferenca shkencore kur është i ftuar, përjashto këtu Tiranën.
Kullashi: Shumë njohje të Kosovës kanë ardhur me ndihmën e Francës
Muhamedin Kullashi në një intervistë dhënë për RTK Prime ka deklaruar për lidhjen e Kosovës më Francën dhe angazhimin e kësaj të fundit për bombardimin e Serbisë. Kullashi, i cili ka qenë disa vjet ambasador i Kosovës në këtë shtet, marrëdhëniet mes dy vendeve i ka konsideruar shumë të mira, madje ai tha se ka qenë ndihma e Parisit zyrtar që Kosova ka marrë disa njohje nga shtetet e ndryshme të botës.
Kthesa e Francës, e cila në disa periudha ka pas marrëdhënie të mira më Serbinë, për ta mbështetur Kosovën, sipas Kullashit ka ndodhur në periudhën kur Serbia ka sulmuar Kroacinë, Bosnjën e më pas edhe Kosovën. Madje, sipas tij, kthesa e madhe në mbështetje të Kosovës ka ndodhur në kohën kur Serbia ka bërë krimet ndaj shqiptarëve, deklaroi mes tjerash Kullashi.
Ai tha se lidhjet e mira që ka krijuar Kosova me Francën në disa segmente edhe politike, ekonomike e kulturore, i ka pasqyruar në një libër politik që ka botuar së fundmi.
Kullashi: Plani Frako-Gjerman duhet pranuar, aty është njohja
Në këtë intervistë ai ka folur edhe për dy evropianët që po merren intensivisht me çështjen e Kosovës, spanjollin Josep Borell dhe sllovakun Mirosllav Lajçak, dy politikanë që vijnë nga dy shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ai tha se kjo është bërë me qëllim, për të ndikuar të Serbia.
Kullashi është optimist se me pranimin e planit Franko - Gjerman edhe pesëshja e BE-së që nuk e ka njohur Kosovës do ta njoh atë. Kullashi thotë se dokumeti franko-gjerman i vendos në binarë raportet mes Kosovës dhe Serbisë dhe aty është njohja de-facto, por formalisht do të ndodhë në një periudhë tjetër.
Sipas Kullashit, gjithçka është e menduar mirë dhe është e para herë që i gjithë Bashkimi Evropian ka një qëndrim unik për këtë çështje.
Kullashi tha se ky plan e zgjidh problemin mes Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimet ne Mitrovicën veriore ishin për të zvarritur marrëveshjen. Ai kërkoi që politika në Kosovë të mos merret me çështje të vogla siç i quajti ai targat, por me objektivin kryesor, marrëveshjen finale.
Ndërsa sa i përket Asociacionit të komunave me shumë serbe, ai thotë se kjo del edhe nga Kushtetuta e Kosovës. Ai madje tha se këtu ka manipulim nga Serbia ndaj vetë serbëve në Kosovë, ndryshe Kosova sipas tij, ka dhanë garanca ndërkombëtare për avancimin e të drejtave të pakicave. Sipas Kullashit, edhe në disa vende tjera evropiane ka asociacione të tilla të cilat nuk e rrezikojnë në asnjë mënyrë tërësinë.
Akademik Kullashi është optimist se Serbia do ta njohë Kosovën dhe nuk ka rrugëdalje tjetër. “Një gjë tjetër mund të ndodhë vetëm nëse Serbia kthehet plotësisht ka Rusia”, konsideron ai.
Këshilli i Evropës ka rënë në grackën e Rusisë
Ish-ambasadori Kullashi foli edhe për reagimin e Parisit në rastin e raportit të Dik Martyt, për trafikim organesh dhe ndikimin e Rusisë për të kaluar ky raport. Tani, sipas Kullashit, është situata shumë e favorshme për ta delegjitimuar këtë raport të rremë sidomos pas agresionit rus në Ukrainë.
“Derisa po shtohej numri i njohjeve, doli si rrufe raporti i Dick Marty, që si burim kishte Rusinë...Këshilli i Evropës ka rënë në gracë me raportin Dick Marty”, deklaroi Kullashi, sipas të cilit, qëndrimi i Parisit zyrtar ka qenë korrekt në raport me këtë situatë, sepse nuk kanë paragjykuar raportin.
Kullashi tha se një diplomat i kishte treguar atij një letër në të cilën thuhej se Marty nuk kishte prova për akuzat që i bënte. Por, sipas Kullashit, Këshilli i Evropës ka renë në grancë më raportin e Dick Martyt.
Ish-ambasadori tha se qëndrimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në KiE është i drejt dhe Këshilli duhet ta marr parasysh kërkesën e Shqipërisë. “KiE e ka obligim të tregojë, që ajo çfarë ka thënë Marty e që është votuar aty të tregojnë që ajo ka qenë gënjeshtër”, tha Kullashi.
Seksioni i Shkencave Shoqërore në kuadër të Akademisë së Shkencave të Republikës së Kosovës janë distancuar nga dokumenti “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”.
Përmes një komunikate për media, ASHAK kanë thënë se distancohen nga një dokument i tillë që është publikuar në faqen e ASHAK-ut, derisa thonë se ai tekst është i kryetarit të ASHAK-ut, Mehmet Kraja dhe se s’ka qenë i autorizuar për publikim.
Sipas Seksionit të Shkencave Shoqërore, ata që nga fillimi e kanë kundërshtuar publikimin e një tekstit të tillë të cilin e quajnë “joshkencor” në emër të Akademisë. Siç thuhet në komunikatë, një veprim i tillë sjell përçarje të rënda edhe për vetë Akademinë.
“Seksioni i Shkencave Shoqërore ka kohë që ia ka tërhequr vërejtjen kryetarit te ASHAK- ut, Mehmet Kraja, për sjelljet imponuese e arbitrare, e që po e lëndojnë rëndë dinjitetin e institucionit, në krye të të cilit është. Me qasjen e tij joakademike dhe, veçanërisht, me publikimin e këtij dokumenti joshkencor, të hartuar nga vet ai, si drejtues i një institucioni prestigjioz shkencor, artistik dhe kulturor, sjell përçarje me pasoja të rënda për vet Akademinë”, thuhet në komunikatën e dërguar nga email-i zyrtar i ASHAK-ut.
Nga Seksioni i Shkencave Shoqërore kanë kërkuar nga Mehmet Kraja reflektim institucional për “dëmin e shkaktuar ndaj Akademisë dhe publikut të gjerë”.
ASHAK kanë paralajmëruar edhe inicimin e veprimeve statutore, nëse Kraja s’reflekton karshi përgjegjësisë institucionale.