Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/11

Rrënjët e tij shtrihen deri në një të shkuar narcizizmi, grandomanie e papajtueshmërie.


Kush është Donald Trump?

Për shumë kohë përpara se të kthehej në kandidatin aq të pagjasë presidencial të Partisë Republikane, Donald Trump ishte miliarderi më i famshëm e piktoresk i Amerikës.

Pakkush do ta mendonte atëherë se njeriun me gojën pa fre një ditë, shumë pak do ta ndante nga Shtëpia e Bardhë. Skepticizmi i madh që ka rrethuar kandidaturën e Trump si nga kundërshtarët, ashtu dhe nga vetë pjesëtarë të partisë së tij, nuk buron vetëm nga platforma e shumë diskutuar e emigracionit, apo stili kaotik i fushatës.

Rrënjët e tij shtrihen deri në një të shkuar narcizizmi, grandomanie e papajtueshmërie. Më shumë edhe se vetë Ronald Reagan, Trump duket sikur është përgjatë gjithë kohës në aktrim: ai lëviz në rrjedhën e jetës me instinktet e dikujt që e di se vëzhgohet në çdo hap.

Nëse të gjitha qeniet njerëzore mund të quhen për nga vetë natyra e tyre aktorë socialë, Donald Trump në këtë drejtim i kapërcen të gjithë. Shumë pyetje janë ngritur mbi figurën e tij gjatë kësaj fushate. Mbi platformën që ka, mbi diturinë që duket se çalon, mbi gjuhën e përdorur që kthehet rëndom në temë diskutimesh të përflakura, apo edhe nivelin e rehatisë me dhunën politike. Po kush është në të vërtetë ky njeri? Si punon mendja e tij?

“Amerika është kthyer në vendgrumbullimi plehrash për problemet e të gjithëve. Është e vërtetë, kur Meksika sjell njerëz këtej nuk dërgon më të mirët, nuk sjell njerëz si ju”, tha Trump në një prej tubimeve të tij elektorale. Personaliteti i Trump është sa ekstrem, aq edhe i rrallë për një kandidat presidencial. Shumë njerëzve që e kanë takuar nga afër, qoftë për intervista, në ndonjë sallë debati, apo atyre që e kanë ndjekur në përballjet televizive, u është dukur i shushatur disi.

Profili i jetës së tij nuk është ai që pritet nga një president i Shteteve të Bashkuara: kontroversialiteti është në maje, dakordësia në nivelin më të ulët. Ashtu si George W. Bush, Bill Clinton apo Teddy Roosevelt, Trump e interpreton rolin e tij jetësor në një mënyrë shpërthyese dhe në aspektin social, dominuese. Është i palodhur, gjithë kohën në lëvizje, i paaftë të qëndrojë në një vend dhe fle shumë pak. Në kohë fushate, kandidatët janë shumë më aktivë se në normalitetin e tyre, por rrallëkush e shijon fushatën aq shumë sa miliarderi me flokë të çuditshme. Entuziazmin e 70-vjeçarit e dëshmojnë qartë disa prej mesazheve të tij në Twitter.

3:13 a.m., prill 12: “Uau, fantastik sondazhi i ri! New York, faleminderit shumë për mbështetjen tënde!”.

4.22 a.m., 9 prill: “Bernie Sanders thotë se Hillary Clinton nuk ka kualifikimin e duhur për të qenë presidente. Nisur nga aftësia e saj për të marrë vendime, pajtohem plotësisht!!”

“Jam shumë i lumtur që Hillary fjalimin e vet e mbajti pikërisht poshtë Kullës Trump!!!”, ishte një mesazh tjetër.

Trump po përjeton çdo moment të garës, me gjithë kthesat e vështira të saj. Kur Barbara Walters e pat pyetur në 1987-n nëse do t’i pëlqente që ta caktonin president të Shteteve të Bashkuara dhe jo të luftonte për atë post, Donald u përgjigj: Është gjuetia ajo që më pëlqen. Pëlqyeshmëria, tipar i domosdoshëm për një president amerikan, tek Trump prek pikën më të ulët.

Prillin e këtij viti, gjashtë ish-konkurrentë të reality show-t të tij “The Apprentice” dolën hapur kundër kandidaturës së Trump e mbajtën një konferencë shtypi në Nju Jork për të denoncuar atë që e quajtën një “fushatë seksizmi, ksenofobie, dhune e racizmi”. Por qarkullon dhe një histori mbi manjatin kaq antipatik e takimin e tij me një djalë të ri të sëmurë me kancer, adhurues i flaktë i “The Apprentice”.

Ai priste shprehjen e famshme të show-t, “je i pushuar”, por në këmbim mori një çek mijëra dollarësh dhe shënimin: “Shko kënaqu siç nuk ke bërë kurrë më parë!!”. I suksesshëm si biznesmen, jo dhe aq si politikan, Donald ishte fëmija i katërt i manjatit të pasurive të patundshme Fred Trump.

Pavarësisht kamjes së madhe të familjes së tij, fillimisht i ishin rezervuar punët e nivelit më të ulët në kompaninë e të atit. Në moshën 13-vjeçare u dërgua në një akademi ushtarake ku filloi të sillej keq. Studimet i kreu në Universitetin e Pensilvanisë e u kthye në njeriun që dukej i destinuar të vazhdonte biznesin e të atit.

Vëllai i tij më i madh vdiq në moshën 43-vjeçare nga varësia prej alkoolit, çka e shtyu Donladin të shmangte pijet alkoolike dhe cigaret përgjatë gjithë jetës së vetë. Interesin për presidencën e shprehu që në 1987-n dhe në vitin 2.000 i hyri garës si kandidat i partisë reformatore. Pas 2008-s u kthye në anëtarin më të zëshëm të lëvizjes “Birther”, e cila vinte në pikëpyetje lindjen e Barack Obamës në Shtetet e Bashkuara. Zyrtarisht, vendimin për të garuar për Shtëpinë e Bardhë në këto presidenciale e shpalli qershorin e vitit 2015.



Dy mënyrat për largimin e presidentit  amerikan Donald Trump nga posti i tij!




Presidenti amerikan ka në duar një fuqi të jashtëzakonshme politike. Por Gjykata Kushtetuese parashikon edhe parimin “Checks and Balances” nga Kongresi dhe Gjykata më e lartë në vend, e cila mund t’i pezullojë vendimet e tij. Qëllimi është që të ruhet balanca e veprimit të organeve më të larta të shtetit. Po çfarë do të thotë kjo?

Postet drejtuese



Presidenti mund të emërojë anëtarët e kabinetit të tij. Por postet e ministrave duhet të miratohen nga Senati me shumicën e thjeshtë. Ndërsa presidenti ka të drejtë edhe t’i largojë ministrat. Për këshilltarët dhe bashkëpunëtorët nuk i duhet miratimi i Senatit.

Presidenti i SHBA-së ka të drejtë të propozojë gjykatësit e Gjykatës Supreme (Supreme Court). Por për emërimin duhet shumica prej 3/5 e votave në Senat, pra 60 nga 100 senatorë.

Gjykatësit e Supreme Court, i cili në rastet kontestuese ka fjalën e fundit, emërohen për tërë jetën. Kjo do të thotë që një president mund të influencojë punën e Gjykatës për një kohë shumë më të gjatë se sa mandati i tij.

Presidenti emëron edhe gjykatësit në mbi 100 gjykata federale, në rastet kur ndonjë gjykatës vdes apo largohet, sepse edhe ata emërohen për tërë jetën. Për emërimin e tyre i duhet shumica e thjeshtë në Senat.

Presidenti vendos edhe për mijëra vendet e punës në autoritetet e ndryshme, si për shembull Banka Amerikane (US Federal Reserve). Kjo është një pjesë e vogël e gati tre milionë nëpunësve, por presidenti vendos për postet drejtuese.

Ligjet

Presidenti i SHBA-së nuk mund të nxjerrë ligje. Kongresi e ka këtë të drejtë. Por Trumpi mund të kërkojë nga deputetët që të shqyrtohen projektligjet e tij. Ndërsa përmes prezencës së tij në media dhe opinion, presidenti ka një influencë të jashtëzakonshme në përcaktimin e agjendave në SHBA.

Presidenti ka të drejtën e vetos dhe mund të kthejë mbrapsht çdo ligj të miratuar në Kongres. Në rastin e një vetoje normale, presidenti e kthen ligjin në Kongres për rishqyrtim. Por në rast se ligji sërish miratohet nga të dy dhomat me shumicën prej 2/3, atëherë ligji hyn në fuqi. Vetot janë shumë të rralla, sepse parimisht presidenti dhe shumica në Kongres merren vesh për normat kontestuese.

Dekretet

Presidenti mund të qeverisë përmes dekreteve, të cilat shpesh kanë karakterin e ligjeve. Përmes dekreteve Donald Trump ka filluar menjëherë ndryshime të mëdha që kanë të bëjnë ndër tjera edhe me ndalimin e futjes së myslimanëve nga shtatë vende në SHBA. Presidenti mund të fusë në fuqi përmes dekretit edhe marrëveshjet ndërkombëtare të miratuara nga qeveria, por të cilat Senati refuzon t’i miratojë, përmes të ashtuquajturve – “Executive Agreements”. Presidenti Obama e ka miratuar në këtë mënyrë Marrëveshjen e Parisit për Klimën.

Por Kongresi ka të drejtë të miratojë një ligj, me të cilin mund të nxirret nga fuqia një dekret – një “Executive Agreement”. Ndërsa qytetarët, politikanët apo grupet e interesave mund ta dërgojnë ndonjë çështje në gjykata nëse mendojnë se dekretet janë kundër Kushtetutës. Presidenti mund të shfuqizojë me një nënshkrim dekretet e lëshuara nga presidenti i mëparshëm.

Fuqia në politikën e jashtme

Ndryshe nga politika e brendshme, ku Kongresi mund ta frenojë, presidenti amerikan ka shumë më tepër hapësirë manovrimi në politikën e jashtme. Ai vendos vet se me cilët politikanë mban kontakte më të ngushta dhe kështu i jep kahjen politikës amerikane. Presidenti vendos, se cilat shtete janë partnere të SHBA-së e cilat jo. Ai mund të legjitimojë vendet e tjera me hapjen p.sh. të ambasadave në ato vende, apo dhe të degradojë diplomacinë në një nivel më të ulët.

Kontrolli i ushtrisë dhe i shërbimeve sekrete

Presidenti është komandanti suprem i forcave të SHBA-së. Sipas Kushtetutës, të drejtën për t’i shpallur luftë ndonjë vendi tjetër e ka Kongresi. Në realitet megjithatë është presidenti dhe kabineti i tij ai që vendos për misionet ushtarake jashtë vendit. Nëse vendi rrezikohet, presidenti ka të drejtën e fillimit të një lufte pa miratimin më parë të vendimit nga Parlamenti. E ashtuquajtura “War Powers Resolution” parashikon që presidenti brenda 48 orësh duhet të informojë Kongresin ndërsa brenda 60 ditësh duhet të marrë pëlqimin e tij për ndonjë luftë. Kongresi gjithmonë deri më sot i ka miratuar misionet ushtarake të presidentit – si për shembull luftërat e Irakut apo Afganistanit.

Të gjitha 16 shërbimet e mëdha sekrete të SHBA-së i nënshtrohen presidentit, ndër to edhe FBI, NSA dhe CIA. Ato raportojnë çdo ditë për gjendjen.

Përdorimi i armëve bërthamore

Presidenti është i vetmi, i cili mund të urdhërojë përdorimin e armëve bërthamore. Por nëse jep urdhrin për ndonjë sulm, ai duhet të kalojë nëpër disa instanca: Ministri i Mbrojtjes kontakton ushtrinë, gjeneralët duhet të kalojnë urdhrin tek ushtarakët më të ulët dhe ata japin komandën për goditje.

Që ministri mund të ndalojë ushtrinë nga përdorimi i armëve bërthamore, e dëshmon edhe rasti i Richard Nixonit.

Në ditët e fundit të mandatit të tij, presidenti Nixon pinte shumë dhe është vërejtur sjellja e tij i pazakonshme. Ministri i Mbrojtjes ka kërkuar nga ushtarakët, që të gjitha urdhrat që kanë të bëjnë me armët bërthamore, duhet të kalohen tek ai dhe Ministria e Jashtme. Juridikisht ishte ky një vendim i kontestueshëm por praktikisht askush nuk e vuri në pikëpyetje.

Amnestia

Presidenti ka të drejtë të amnestojë të dënuarit nga Gjykata Federale. Presidenti Obama ka amnestuar për shembull Chelsea Manning, të dënuar për tradhti. Të përjashtuar nga amnistia janë politikanët dhe autoritetet federale, të cilët largohen nga puna.

Nuk ka të drejtë buxheti

Presidenti ka të drejtën e kontrollit ndaj autoritetit ekzekutiv, por Kongresi e ka të drejtën e kontrollit të financave. Në këtë mënyrë, të dy dhomat e Parlamentit mund të bllokojnë vendimet e presidentit, përmes bllokimit të buxhetit. Në rastet ekstreme, autoritetet thjesht mbeten pa para dhe nuk kanë mundësi të zbatojnë urdhrat e presidentit. Një “Government Shutdown” kërcënonte së fundi edhe në tetor të vitit 2013.

Largimi nga posti

Nëse sipas mendimit të Kongresit apo kabinetit qeveritar sjellja e presidentit bëhet e padurueshme, ekzistojnë dy mënyra për largimin e presidentit nga posti i tij.

Së pari: mund të niset procedura e largimit nga posti për shkak të sjelljes së gabuar. Sipas Kushtetutës, presidenti mund të largohet nga posti nëse bën ndonjë tradhti, korruptohet, apo bën ndonjë krim të rëndë. Procedurën e nis Dhoma e deputetëve me shumicën e thjeshtë. Më pas presidenti merret në pyetje në Senat, i cili mund ta largojë nga posti vetëm nëse sigurohen 2/3 e votave.

Në këtë mënyrë nuk është shkarkuar kurrë ndonjë president. Vetëm tri herë është nisur një procedurë e tillë.

Në rastet e Andrew Johnson (1868) dhe Bill Clinton (1999), Senati ka votuar kundër shkarkimit të presidentit. Ndërsa Richard Nixon në vitin 1974 dha dorëheqjen vullnetarisht pas skandalit “Watergate”, para se të fillonte procedura e largimit.

Dhe mundësia e dytë për nxjerrjen e një presidenti amerikan nga Shtëpia e Bardhë: Presidenti mund të largohet nga posti nëse kabineti qeveritar apo Kongresi me mbështetjen e zëvendëspresidentit konstatojnë, se presidenti nuk është në gjendje që t’i përmbushë detyrimet dhe të drejtat e tij. Kjo parashikohet në nenin 25 të Kushtetutës. Presidenti mund ta kontestojë një vendim të tillë, por në fund Kongresi është ai që vendos. Në një rast të tillë, e domosdoshme është shumica prej 2/3 e votave në Kongres dhe në Senat.

Perandoria e Donald Trumpit



Refuzimi i tij i përsëritur për të nxjerrë pagimin e taksave ka nxitur spekulimet se vlen shumë më pak nga sa pretendon, dhe se ai përfiton prej ligjit të taksës mbi pronën, për të raportuar një të ardhur prej zero dollarë – një marifet që dikur e përdorte për të mos paguar taksë mbi të ardhurat për disa vite, në 1970 dhe 1980.

Kompanitë e tij gjithashtu kanë rreth 650 milionë dollarë borxhe – disa prej tyre të marrë në Bankën e Kinës. Por Trumpi këmbëngul se vlera e tij neto nuk mund të shkëputet nga vlera unike e markës së tij personale. “Duhen tru për të nxjerrë miliona dollarë”, thotë Trumpi. “Duhet Trumpi për të bërë miliarda”

Si e nisi biznesin Donald Trumpi ?

Me një shtytje të fortë nga babai i tij. Fred Trump fitoi rreth 300 milionë dollarë duke ndërtuar “fshatra” me apartamente që i jepte me qera, në lagjet jashtë Nju Jorkut. Donald u bashkua me biznesin e familjes pas diplomimit në shkolla e biznesit, në vitin 1968, por pothuajse menjëherë i hodhi sytë nga pasuritë e paluajtshme, më joshëse e fitimprurëse, në Manhattan. Në vitin 1971, në moshën 25 vjeç, ai nisi një projekt ambicioz për të zëvendësuar një hotel të rrënuar pranë Grand Central Terminal, me një Grand Hyatt. Babai i tij ishte shumë i rëndësishëm në arritjen e marrëveshjes: Ai i dha Trumpit 1 milion dollarë, i garantoi 70 milionë në kredi bankare, dhe përdori kontaktet e tij politike, për të ndihmuar të birin që ta realizonte projektin. Kur përfundoiuar në vitin 1980, ndërtimi i solli Trumpit miliona dollarë, duke e vendosur atë si një lojtar të rëndësishëm në biznesin e pasurive të patundshme Manhattan. “Mua më duhej t’i provoja – komunitetit të pasurive të paluajtshme, shtypit, babait – se unë mund të kryeja projekte”, ka shkruar ai në librin bestseller, “Arti i Ujdisë”.

Cili ishte projekti i radhës i Donald Trumpit ?

Trumpi përdori fitimet nga marrëveshja e Grand Hyatt, për financimin e Kullës Trump në Fifth Avenue, një rrokaqiell 58-katësh, ku ai ende jeton dhe ku e ka qendrën sot organizata e tij. Por sipërmarrja e ardhshme pothuajse i shkaktoi falimentin. I etur për të lëvizur në botën fitimprurëse të bixhozit, ai hapi dy kazino në Atlantic City, që po konkurronte për t’u bërë Las Vegasi i bregdetit lindor. Nisur në 1984 dhe 1985, Sheshi Trump dhe Kështjella Trump fillimisht ishin të suksesshme. Por manjati i pasurive të paluajtshme e shtriu më tepër se sa duhej perandorinë e tij me Taj Mahalin Trump, një kazino gjigante 1 miliardë dollarëshe, që “thithte” klientët nga Sheshi dhe Kështjella. Për të paguar kredinë që kishte marrë për ta ndërtuar, Taj Mahalit të Trumpit i nevojiteshin 1.4 milionë dollarë në ditë – më shumë se çdo kazino tjetër në histori.

Çfare ndodhi?

“Taj” humb sasi të mëdha parash, dhe perandoria e kazinove të Trumpit u zhyt në një spirale rënieje të pakthyeshme. Mes viteve 1991 dhe 2009, kompania e tij aplikoi katër herë për Kapitullin 11 të falimentimit. Por Trumpi u shpëtua nga fuqia e statusit të vet si figurë e famshme, që ai kishte ndërtuar përmes librave të tij, intervistave në media, si dhe “rrjedhjet” e llogaritura të informacionit, për tabloidët e Nju Jorkut. Sa herë që kreditorët kërcënonin ta falimentonin Trumpin personalisht, ai i bindte ata, se duke bërë kështu, do të shkatërronin markën e tij, duke bërë të pavlerë atë që kish mbetur nga perandoria e tij e kazinove. Në fund, sipërmarrja e kazinove të tij ishte një dështim që kushtoi mijëra vende pune, si dhe la pa paguar dhjetëra biznese të vogla, për punën e tyre në ndërtimin ose shërbimin e kazinove. Por Trumpi sërish fitonte miliona dollarë, duke i dhënë vetes miliona në paga e shpërblime. “Unë bëra shumë para në Atlantic City,” tha ai vitin e kaluar. “Dhe jam shumë krenar për këtë”. (Ky artikull u botua fillimisht në shqip në www.bota.al)

Po pasuritë e paluajtshme të Donald Trumpit ?

Këto sipërmarrje kanë qenë shumë më të suksesshme. Projektet e tij të mëdha të ndërtimit përfshijnë Kullën Trump në Manhattan, dhe Kullën Trump në Çikago, ndërtesa e katërt më e lartë në SH.B.A. Por, pas dështimit të tij në Atlantic City, bankat u bënë gjithnjë e më pak të prirura, për t’i dhënë hua. Kështu, Trumpi filloi të përqëndrohet në monetizimin e markës së tij personale. Në vend që të ndërtonte hotelet dhe banesat e tij, Trumpi filloi licencimin e ndërtuesve të tjerë nën emrin e tij. Tani ka Kulla Trump dhe Sheshe Trump kudo, duke përfshirë Florida, Vancouver, Panama, dhe Stamboll, por Trumpi në fakt zotëron vetëm disa prej tyre.

Ku tjetër e ka vendosur emrin e tij?

Si shkruan biografi i tij, Michael D’Antonio: “Pothuajse në çdo gjë që mund të shitet si cilësi e lartë, kosto e lartë, dhe klas i lartë”. Disa prej këtyre sipërmarrjeve – Koleksioni Donald J. Trump i këmishave dhe kravatave, të cilat janë bërë jashtë vendit, kanë patur sukses të moderuar. Por shumë të tjera – biftekët Trump, revista Trump, dhe vodka Trump – u fundosën pa lënë gjurmë. Dështimet e tjera të profilit të lartë përfshijnë Universitetin Trump tashmë të mbyllur, i cili është duke u paditur nga mijëra ish-studentë për mashtrim, si dhe dhe Trump Airlines, kompani e cila zgjati vetëm tre vjet. Por Trumpi ka gëzuar sukses të konsiderueshëm në një treg: fushat e kushtueshme të golfit. Që nga viti 1997, ai ka blerë ose zhvilluar 17 kurse në mbarë botën, në vende që përfshijnë Nju Xhersin, Skocinë dhe Irlandën.

Sa vlen Donald Trumpi?

Bloomberg.com e vlerëson pasurinë e tij aktuale, 3 miliardë dollarë; sipas Forbes ajo është 4.5 miliardë. Vetë Trumpi pretendon se vlen 10 miliardë, ndonëse ka pranuar se kjo shifër “ rritet dhe ulet sipas tregjeve, sjelljeve dhe ndjenjave, madje edhe ndjenjave të mia”. Refuzimi i tij i përsëritur për të nxjerrë pagimin e taksave ka nxitur spekulimet se vlen shumë më pak nga sa pretendon, dhe se ai përfiton prej ligjit të taksës mbi pronën, për të raportuar një të ardhur prej zero dollarë – një marifet që dikur e përdorte për të mos paguar taksë mbi të ardhurat për disa vite, në 1970 dhe 1980. Kompanitë e tij gjithashtu kanë rreth 650 milionë dollarë borxhe – disa prej tyre të marrë në Bankën e Kinës. Por Trumpi këmbëngul se vlera e tij neto nuk mund të shkëputet nga vlera unike e markës së tij personale. “Duhen tru për të nxjerrë miliona dollarë”, thotë Trumpi. “Duhet Trumpi për të bërë miliarda”.

Flori Bruqi : Zyra e Prokurorit Special për Krime Lufte në Kosovë, David Schwendiman: Nuk kemi kërkuar ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi




Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se me keqardhje e ka pritur zvarritjen e vendimit i cili, siç ka thënë do të mundësonte kthimin e ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga Franca në Kosovë.

Postimi i plotë në Facebook:

Me keqardhje pritëm zvarritjen e vendimit i cili do të mundësonte kthimin e ish-Kryeministrit të Kosovës dhe Kryetar i AAK-së, z. Ramush Haradinaj nga Franca në Kosovë. Ironia qëndron në faktin se ky proces po bëhet peng i shtetit mbi të cilin bie përgjegjësia për krimet dhe masakrat në Kosovë. Jam shumë i bindur se së shpejti do të rikonfirmohet e drejta, dhe z. Haradinaj do të triumfojë mbi padrejtësitë që po i bëhen edhe me këtë zvarritje. IM





Christian Tomuschat 

Eksperti gjerman Christian Tomuschat ka deklaruar për Deutsche Wellen pak ditë pas ndalimit të Haradinajt në aeroportin e Baselit dhe dërgimit të tij në Colmar, se Haradinaj mund të ekstradohet dhe gjykohet vetëm nëse ka ndonjë akuzë për krime që nuk janë trajtuar në Tribunalin e Hatgës. Ekstradimin në Serbi nuk e besojnë as shumë analistë serbë. Në deklaratat e tyre për DW ata thonë se më parë është i mundur ekstradimi i tij në Gjykatën Speciale në Hagë se sa në Serbi. Ndërsa Haradinaj mendon se kjo nuk do të trajtohet fare si mundësi. “Më Gjykatë speciale se Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavi, i themeluar nga OKB, nuk ka. Dhe atje unë jam shpallur dy herë i lirë”, ka deklaruar Haradinaj në një intervistë me DW, të zhvilluar ditë më parë.


Autoritetet serbe presin lirimin e Heroit të Demokracisë,gjeneralit Ramush  Haradinajt, nuk besojnë në ekstradimin e tij në Serbi


Ndonëse, në bazë të fletarrestit të shtetit serb, autoritetet franceze arrestuan dhe po zhvillojnë proces gjyqësor ndaj ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, vetë autoritetet serbe nuk besojnë se njëri nga ish komandantët e UÇK-së dhe lideri aktual i AAK-së, do të esktradohet në Serbi.

Vetë zëvendëskryeministri i Serbisë, Rasim Lajiq, tha ka deklaruar se do të befasohej nëse Gjykata e Colmar në Francë vendos nesër për ekstradimin e ish komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinajt në Serbi.

“Sinqerisht, do të isha i habitur sikur gjykata do të ekstradonte Haradinajn në Serbi, duke pasur parasysh praktikën aktuale, përvojën dhe politilizmin e këtij rasti. Sikur të vendosej me argumentet ligjore e jo politike, vendimi mbase do të ishte ndryshe”, tha Lajiq për Televizionin e Vojvodinës, transmeton Telegrafi.

Ai tha se nëse gjykata vendos për lirimin e Haradinajt, Serbia nuk duhet të heqë dorë nga fletarresti për ndjekje penale të politikanit kosovar për krime lufte.

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pret lirimin e tij nga gjykata franceze në Colmar, ku po mbahet që nga data 4 janar kur është arrestuar sipas një fletarresti të Serbisë, nën akuzat për krime lufte.

Prokurori i Gjykatës Speciale sjell mesazhe "drithëruese" në Kosovë

Prokurori Special për Krime Lufte në Kosovë, David Schwendiman


Ramuš Haradinaj, zločinac, ubistvo, beba, srpska beba, glava, odsekao glavu, osl

"Zt.Ramush Haradinajn e kanë arrestuar autoritetet franceze me urdhër-arrest të Serbisë, të cilën e ka lëshuar vetë ajo.

Kjo nuk është bërë me kërkesën time", ka thënë Schwendiman pSchwendimanr gazetën serbe "Vecernje novosti".

Prokurori Special për Krime Lufte në Kosovë, David Schwendiman,  ka thënë se nuk dëshiron të komentojë hetimet aktuale, si dhe as atë se kush mund të jenë të dyshuarit potencialë ndaj të cilëve mund të ketë aktakuzë, e as kur do të ngrihen këto aktakuza.

Edhe pse nuk u precizua saktësisht se kur pritet të shpallet akuza e parë për “krime lufte”, prokurori David Schwendiman, sipas njohësve të drejtësisë, ka sjellë në Prishtinë mesazhin përgatitor. Ai ka njoftuar lidershipin se duhet të jenë gati për aktakuzat e para në fillim të 2017-s. Arrestimet, sipas ekspertëve, pritet ta tronditin skenën politike vendore

Akuzat e para për “krime lufte” ndaj ish-guerilëve të UÇK-së, pritet të tronditnin skenën politike kosovare në fillim të vitit 2017. Ndërsa, prokurori special, David Schwendiman gjatë qëndrimit në Prishtinë, sipas njohësve të drejtësisë, ka sjellë mesazhe të qarta për lidershipin kosovar, se Gjykata Speciale po konkretizohet dhe Kosova duhet të jetë e gatshme për bashkëpunim.

Madje, ai ka qenë i qartë se asnjë politikan apo komandant nuk do të jenë imun ndaj Gjykatës Speciale. Përkundrazi, funksionet politike do të bëhen joekzistuese kur të finalizohet kjo Gjykatë. Vetë Schwendiman pohoi se shumë shpejt do të nisin procedurat lidhur me këtë çështje. Sipas tij, i tërë procesi do të jetë objektiv dhe nuk do të ketë drejtësi selektive.

Sipas njohësve të drejtësisë, arrestimi i mundshëm i politikanëve të caktuar, do të ketë ndikim të madh në skenën politike



Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën,Prof.Dr.Jakup Krasniqi jep alarmin: 
Ramush Haradinaj mund të jetë "pacient" i Speciales




Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi nuk e përjashton mundësinë që ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të jetë “pacient” i Gjykatës Speciale.

E gjitha kjo, vjen pas “mjegullinës” së krijuar nga Gjykata e Colmarit në Francë, e cila shtyu përsëri seancën ndaj liderit të AAK-së nën arsyetimin se lënda është e “trashë”.




Megjithëse deri më tani drejtësia frënge është thirrur në proceduara, Krasniqi thotë se shtyrja e këtij rasti për 2 mars  2017 nuk është lajm i mirë. Sipas tij, tani më nuk mund të flitet për procedura, por për një rast më të ndërlikuar.

Ish-kryeparlamentari thekson se shumëçka varet nga veprimet e drejtësisë frënge, por edhe Gjykata Speciale mbetet një mundësi. “Siç mund jetë mundësi edhe ekstradimi në Kosovë. Kjo e fundit varet shumë edhe nga azhuriteti i Qeverisë sonë”, ka thënë ai.



Gazetat proqevitare s'kanë të ndaluar më genjeshtra kundër Heroit Ramush Haradinaj



Megjithatë, ai nuk beson që ka ndonjë rrezikim për ekstradim, për faktin se as Franca e as dhe as Drejtësia franceze nuk e merr përgjegjësin për të ekstraduar në një vend ku nuk ka gjyqësi të pavarur dhe ku nuk mund të garantohet jeta e të ekstradurin.

“Duhet ta presim vendimin final prapa të cilit mbesin shumë të panjohura?! Ky rast gjithsesi është një padrejtësi që i bëhet Ramush Haradnajt, pasi ai për ato akuza është përgjigjur në një Gjykatë Ndërkombëtare siç ishte Tribunali i Hagës”, është shprehur Krasniqi.


Avokati i Ramush Haradinajt,Arianit Akil Koci: Po dëmtohet Kosova duke u spekuluar se Haradinaj gjykohet nga Specialja

Avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci, ka thënë se spekulimet për Haradinajn se mund të procedohet penalisht në Gjykatën Speciale, e dëmtojnë jo vetëm Ramushin, por gjithë Kosovën
Ai ka thënë se Tribunali i Hagës, tashmë e ka liruar Haradinajn nga çfarëdo përgjegjësie penale, për tërë periudhën e luftës.

Statusi i plotë:

Spekulimet për z. Haradinaj dhe të tjerët, se mund të procedohen penalisht në Gjykatën Speciale (Dhomat e Specializuara), e dëmtojnë jo vetëm Ramushin, por edhe Kosovën në përgjithësi.


Ramush Haradinaj uhapšen u Francuskoj
Tribunali i Hagës e ka liruar Heroin e demokracisë zt.Ramush Haradinajn  nga çfarëdo përgjegjësi penale , për tërë periudhēn e luftës.


Ai u ndalua nga autoritetet franceze më 4 janar të këtij viti në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia përmes INTERPOL-it.

 Shpresojmë në bazë të Ligjeve penale ndërkombëtare  që kërkesa për ekstradim është e pabazuar dhe do të refuzohet si e tillë.

Kërkesa e Serbisë është kërkesë politike, këtu nuk kemi rast penal, prandaj unë besoj që kjo kërkesë e tyre do të refuzohet dhe zoti Haradinja do të lirohet. Nuk është e rastit që Serbia ka një inat ndaj zotit Haradaniaj, Serbia nuk mund t’ia fal kurrë z.Haradinaj angazhimin e tij për pavarësinë e Kosovës dhe luftimin e politikës gjenocidale të pushtetit të Millosheviqit.

I gjithë ky proces ndaj zt.Ramush Haradinaj do të përfundojë shpresojmë më dt.2 mars 2017.

Zoti Haradinaj patjetër do të kthehet në Kosovë. Nuk besojmë  që Gjykata franceze do të merr vendimin brenda ditës, por presim që më datë 2 mars të këtij viti   do të kryhet i gjithë ky proces i inkriminuar nga Prokuroria serbe.



Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherësh ish-kryeministri dhe aktualisht kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj në vitin 2012 ishte shpallur i pafajshëm për të gjitha akuzat për krime lufte nga një Gjykatë Ndërkombëtare për Krime Lufte në Ish Jugosllavi.

Rigjykimi në vitin 2012, u bë katër vjet pas një vendimi të së njëjtës Gjykatë e cila më 2008 e nxori të pafajshëm nga të gjitha akuzat që e ngarkonin për shkelje të ligjeve të luftës.

Ramush Haradinaj pati dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës më 8 mars të vitit 2005, vetëm disa muaj pas marrjes së detyrës. Ai ishte dorëzuar vullnetarisht në Gjykatën e Hagës, pasi Prokuroria e akuzoi atë dhe dy bashkë luftëtarët e tij, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj, për krime lufte.

Ndalimi i Ramush Haradinajt nga policia franceze, nuk është veprimi i vetëm, pasi që ndalime të tilla të personave të kërkuar nga Serbia përmes INTERPOL-it, ka pasur edhe në të kaluarën.

Autoritet e Kosovës kanë thënë se kanë adresuar te faktori ndërkombëtar çështjen e fletë-arresteve të lëshuara nga Serbia ndaj qytetarëve të saj, por ka mundur të bëjë pak në këtë drejtim, ngase Kosova nuk është anëtare e INTERPOL-it dhe organizatave tjera ndërkombëtare të sigurisë.

Kosova e cila ka shpallur pavarësinë në shkurt të vitit 2008, kishte aplikuar për anëtarësim në INTERPOL në prill të vitit 2015, por që vitin e kaluar kjo organizatë suspendoi aplikacionin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare.

*******






“Drejtësia e vonuar është padrejtësi në vetvete! Njoftimi që vendimi në rastin tim do të merret me 2 mars 2017 , më së paku ishte i panevojshëm.

Drejtuesit e sotëm të shtetit serb, që më janë vërsulur mua, asnjëherë nuk kanë qenë të shqetësuar as për krime as për vrasje, sepse kanë bashkëjetuar ose kanë qenë vet paramilitarë e vrasës, prandaj nga unë gjithmonë do ta marrin të njëjtën përgjigje si në vitin 1998-1999.

Sulmet serbe nuk më shqetësojnë aspak, sepse e ndjej thellë praninë dhe mbështetjen e shqiptarëve kudo që janë.

Besnik do t’i mbetemi të drejtës sonë shqiptare në Ballkan”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.


Zëdhënësja e Gjykatës, Sandra di Rosi, ka thënë për agjencinë e lajmeve Tanjug se prokurori ka kërkuar informata shtesë nga Serbia për shumë çështje, përfshirë edhe saktësimin e dokumenteve të caktuara si dhe informata shtesë për procedurën penale në Serbi.

Ajo vuri në dukje se vendimi për rrjedhën e mëtejshme të procedurës do të shpallet më 2 mars dhe gjykata ka tri opsione.

“Mund të urdhërojë mbledhjen e informatave shtesë dhe të kërkojë edhe më tutje shqyrtim në një seancë tjetër. Po ashtu, mund të refuzohet ose të pranohet kërkesa për ekstradim”, ka thënë Di Rosa.



Procedurat gjyqësore për rastin Ramush Haradinaj në Francë, mund të mos përfundojnë më datën 2 mars  2017dhe procesi të vazhdojë tutje, thonë njohësit e të Drejtës Penale Ndërkombëtare në Kosovë.

Profesori i të Drejtës Penale Ndërkombëtare,Dr.sc. Ismet Salihu, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se kjo çështje mund të shtyhet deri sa gjykata dhe më pas Ministria e Drejtësisë në Francë në bazë të administrimit të provave të marr vendim se si do të veprohet tutje.

“Është rreziku që procesi mund të zvarritet edhe më tej, për shkak se Franca, organet kompetente në këtë rast, nisur nga gjykatat, duhet të shqyrtojnë qëndrueshmërinë, vlefshmërinë, vërtetësinë e atyre provave që Serbia i ka deponuar. E për vlerësimin e kësaj, mendoj se duhet kohë”.

“Serbia, sigurisht që ka deponuar shumë prova. Kështu që kjo mundet të përmbyllet më 2 mars, por para dy marsit kurrsesi. Pra, mund edhe të shtyhet”, tha Salihu.

Profesori Salihu tha se rastet e tilla kërkojnë kohë, derisa mekanizmat përkatës të drejtësisë të binden që provat e dorëzuara janë, përkatësisht nuk janë të besueshme.


“Serbia i ka vlerësuar dhe i ka deponuar [provat]. Tash Franca, duhet me të bindet dhe të konstatojë se vërtetë këto prova qëndrojnë ose jo. Fakti se është caktuar seanca më 2 mars 2017 nuk do të thotë domosdoshmërish se do të zgjidhet kjo kërkesë me – po ose jo”, tha Salihu.

Një gjykatë franceze në Colmar të enjten ka shtyrë vendimin për lirimin ose ekstradimin në Serbi të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, deri më 2 mars 2017. Pas përfundimit të seancës Haradinaj tha se “Serbia po provon ta pengojë rrugën e Kosovës si shtet i pavarur e sovran”.

Analisti politik Driton Selmanaj mendon se vonesa e mëtutjeshme e një vendimi në institucionet e drejtësisë në Francë për Haradinajn, nxit dyshime të tjera përtej çështjeve juridike.

“Prolongimi i vendimmarrjes për  Ramush Haradinajn, nxit dilema. A mund të jetë ndonjë aranzhim i cili mund të lidhet edhe me Gjykatën Speciale, kjo është herët ndoshta të thuhet, por këtu gjithçka nuk po duket e qartë. Ka dilema. Them prolongimi i mëtutjeshëm nxit dyshime rreth asaj se a është një proces i pastër, krejtësisht juridik apo ka diçka tjetër përtej kësaj”, tha Selmanaj.

Ndalimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nga zyrtarët e institucioneve të Kosovës është cilësuar si i papranueshëm.

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës Prof.Dr. Enver Hoxhaj, e ka quajtur të pakuptimtë dhe të panevojshme mbajtjen e mëtutjeshme të Haradinajt në Francë.

“Kemi ofruar mbështetjen e nevojshme shtetërore dhe diplomatike duke besuar thellë në pafajësinë e tij. Mbajtja e mëtutjeshme është e pakuptimtë dhe e panevojshme”, ka shkruar Hoxhaj, në rrjetin social Facebook.



Koordinatori i ekipit mbrojtës të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, ka thënë se ishte i papritur vendimi i gjykatës franceze për Haradinajn.


“Dokumentet dhe faktet që janë prezantuar tregojnë se ndikimi politik i Serbisë ka pasur pretendime politike dhe jo ligjore. Përkundër këtyre fakteve, ne jemi të bindur se drejtësia do të triumfojë dhe Haradinaj do të kthehet”, ka thënë Tahiri në Info Magazine të Klan Kosova.

“Ky është një abuzim që Serbia po bën me drejtësinë ndërkombëtare. Ky abuzim duhet të ndalet pasi mund të ketë përmasa të një destabilizim shumë të gjerë. Është hipokrizi që Vuçiqi (Aleksandar) dhe Nikolliqi (Tomisllav) kërkojnë që dialogu të vazhdojë derisa bëjnë veprime që bien ndesh me dialogun. Nuk ka argumente dhe fakte; dokumentacioni ka qëllim prolongimin e këtij procesi; ka qëllim që edhe Haradinaj të mbahet larg proceseve politike në Kosovë”, ka shtuar ai.


Profesori universitar, Vigan Qorrolli, ka thënë se rasti i Ramush Haradinajt mund të gjykohet edhe në Francë. Ai ka shtuar se ekstradimi në këto baza është i pamundur.


“Gjykata mund të vendosë në tri mënyra: të lejojë ekstradimin, të refuzojë atë, dhe e treta – në rast se refuzon kërkesën për ekstradim dhe gjenden fakte. Ekstradimi në këto baza është i pamundur. Haradinajt mund të gjykohet edhe në Francë për kërkesat e Serbisë”, ka thënë Qorrolli në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel.

Sipas tij, procedurat e ekstradimeve rregullohet sipas ligjeve ndërkombëtare.

“Është limiti i afatit procedural, kur gjykata është dashur të vendosë në lidhje me vendimin meritor të Haradinajt. Deri më 2 mars duhet të qëndrojë në Francë dhe gjykata në Colmar do të vendosë sipas kërkesës për ekstradim. Mos kërkesa për ekstradim nuk i plotëson konventat ndërkombëtare”, shtoi Qorrolli.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua nga autoritetet franceze me 4 janar në aeroportin e Bazelit, në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, që daton nga viti 2004.

Ramush Haradinaj ishte komandant i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  në Zonën Operative të Dugagjinit dhe pas luftës themelues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, një parti parlamentare të cilën ai e udhëheq akoma.

Agjenti serb Jugoslav Petrusic : Ramush Haradinaj s’u arrestua për krime lufte, prapa tij qëndrojnë njerëz të CIA-s dhe NATO-s




Ish-legjionari dhe agjenti i shërbimit informativ të Ushtrisë franceze, njeriu që sipas mediave serbe
ka pasur në dorë sekretet më të mëdha botërore e ishte pjesëmarrës në shumë fushëbeteja, njeriu
 që thuhet se ka njohur personalitetet më me ndikim në Evropë, serbi Jugosllav Perishiq, tregon
versionin e tij se cila është prapaskena e arrestimit të Ramush Haradinajt dhe nëse ai do të
ekstradohet në Serbi.

“Ai (Haradinaj), kurrë nuk do të ekstradohet në Serbi. Ai ka ardhur në Francë me një mik të tij
francez, që punon në UNMIK”, thotë Perishiq, i cili ka qëndruar së fundmi në Francë, raportojnë
 mediat serbe.

Sipas tij, Haradinajn e solli miku i tij në Francë për t’ia ngritur “gatishmërinë luftarake” , respektivisht
 që ta aktivizojë.

“Kinse ai sërish u akuzua për krime luftë, sepse filloi të humbasë primatin në Kosovë”, thotë ai,
duke potencuar se Ramush Haradinaj dhe vëllai i tij Dauti “mbajnë një sistem të tërë të ish-
oficerëve të NATO-s, të cilët kanë krijuar bazën e tyre Bondsteel, bazë kjo e cila në 15 vjetët e
fundit ka qenë faktor kryesor i të gjitha zhvillimeve në Lindjen e Afërt, Afrikë dhe Ballkan…”,
thotë agjenti serb. “Ramush Haradinaj është dashur të aktivizohet, respektivisht të shpëtohet,
 sepse disa herë kanë provuar të kryejnë atentat ndaj tij dhe familjes së tij dhe në këtë mënyrë
 të asgjësojnë tërësisht krahun që do të mund të vazhdonte financimin dhe mbajtjen e tërë
 projektit të Ballkanit…”!

“Unë nuk e shoh atë si një Ramush Haradinaj, e shoh si një pjesë të një organizate të fuqishme
, prapa të cilës qëndrojnë CIA dhe NATO”, thotë spiuni dhe legjionari serb, duke shtuar se “prapa
 Haradinajt qëndrojnë persona nga strukturat e CIA-s dhe NATO-s në vendet e Evropës, por jo
 edhe këto institucione”, transmeton Telegrafi. “Ai punon për grupin rreth Clintonit dhe Bushit”.

Perishiq thotë se gjithçka ishte në rregull derisa nuk erdhi të ndryshimi i Administratës amerikane
pas zgjedhjeve të fundit në SHBA.

“Kur erdhi të ndryshimi pas zgjedhjeve në SHBA, 40 kryetarë të shteteve të Evropës janë mbledhur
 për të parë se si do t’i kundërvihen Donald Trumpit… sepse ishin klikë e cila dikur punonte me
Clintonin dhe Bushin”’, thotë ai. “E kanë ftuar Haradinajn që të bëhet një lojtar ofensiv në rast se
 do t’ju duhet për ta ndalur Trumpin dhe Putinin. Në tërë këtë rrjedhe të konflikteve, Ramush
Haradinaj është dashur që sërish të kthehet në orbitë, që sërish vazhdimisht të flitet për të, se
kinse bëhet fjalë për krime të luftës në mënyrë që shqiptarët sërish të mobilizohen përreth tij…”,
thotë agjenti dhe legjionari serb Perishiq.

Ramush Haradinaj: Ja kur do të lirohem 
nga Franca!


*****

Radio Evropa e Lirë: Zoti Haradinaj, në ç’fazë janë procedurat gjyqësore në procesin që po 
zhvillohet ndaj jush?

Ramush Haradinaj: Kemi qenë në pritje të lëndës nga Serbia. Gjykata më kë bërë ftesë që nesër
 (të mërkurën) të paraqitem në gjykatë, në Calmar, ku është dorëzuar aktakuza nga Serbia. Pra, 
këtu janë procedurat.

Ne pastaj do të kërkojmë menjëherë një seancë për ballafaqim me këtë lëndë, do të thotë ta 
hedhim poshtë këtë aktakuzë dhe këtë kërkesë të tyre për ekstradim e cila është krejtësisht 
politike. Pra, diku nga mesi i javës pritet të përmbyllen këtu procedurat gjyqësore.

Radio Evropa e Lirë: Sa është shqetësuese për ju kërkesa e Serbisë për ekstradim?

Ramush Haradinaj: Është pak a shumë e habitshme për mua kthimi në logjikat e mëhershme të
 viteve të luftës nga zyrtarët në Beograd. Kjo është një lojë politike e tyre. Ata janë në prag të 
zgjedhjeve. Po e shoh një garë mes udhëheqësve në Beograd, të presidentit, kryeministrit, të
 ministrit të jashtëm, të koordinatorit Gjuriq rreth kësaj teme.

Por, duke e ditur faktin që populli i Kosovës ishte viktimë në luftën e fundit nga regjimi i Milosheviqit
 dhe duke e pasur parasysh edhe rolin e disa prej këtyre udhëheqësve në atë regjim, siç është
 Daçiqi që ishte vartës i Millosheviqit, pastaj të Nikoliqit e Vçiqit të cilët u kanë prirë formacioneve
 paramilitare të asaj kohe, është e habitshme që i bëhet kaq shumë, ta quaj, respekt ligjor një
 aktakuze që është e thatë, është politike dhe që vjen prej atyre që vërtetë kanë kryer krime.

Radio Evropa e Lirë: Kur thoni nga mesi i kësaj jave, prisni që të përmbyllen të gjitha procedurat 
dhe të merret vendimi nga ana e Gjykatës?

Ramush Haradinaj: Po, do të thotë Serbia ka luajtur me kohë dhe e ka vonuar materien me qëllim 
të zvarritjes së procesit. Por, tani është në gjykatë dhe besoj që tani do të shfrytëzohen afatet
 kohore që të mbyllet procesi.

Për lëndën që bëhet fjalë, është e vitit 2004 të cilën e kanë sajuar mbetjet e Millosheviqit në
 sistemin e drejtësisë në Beograd, ajo lëndë dhe çdo gjë tjetër si imnformatë dhe si materie
 ka ekzistuar edhe në Tribunalin e Hagës, por prokuroria nuk e kishte vlerësuar si relevante 
dhen uk e ka përfillu dhe siç dihet, procesi ishte përmbyllë me shpalljen e pafajësisë sime.

Njëkohësisht edhe spekulimet për gjoja pengim të dëshmitarëve i ka hedhur poshtë prokurori
 i atëhershëm Bramers në Beograd, ku ishte konstatuar se në procesin Haradinaj, në rastin e
 rigjykimit, nuk ka pasur asnjë pengesë për asnjë dëshmitarë dhe të gjithë dëshmitarët në listë
 kanë dëshmuar në bazë të procedurave ligjore.

Pra, kjo është një logjikë e kohërave të luftës e cila është kthyer në Beograd dhe ndërlidhet me 
zgjedhjet e atjeshme. Mirëpo, kjo nuk nënkupton që kësaj logjike duhet t’i detyrohet i gjithë
 Ballkani dhe ne shqiptarët. Ne jemi të interesuar, unë jam i interesuar për paqe në Ballkan.

Jemi të interesuar për paqe dhe integrim të Ballkanit në BE dhe në NATO. Këto logjika të
 Beogradit janë të papranueshme dhe unë, si shqiptarë asnjëherë nuk do t’u nënshtrohem.

Shkaqet që ndikuan në paraburgosjen e Ramush Haradinajt


Emri i kryetarit të AAK Ramush Haradinaj sot është emri më i përfolur i botës
shqiptare. Paraburgimi i tij me një fletarrest që është lëshuar dhe i punuar kohë
më parë nga ana e regjimit kriminal të Millosheviqit është një shenjë ogurzezë
për drejtësinë franceze. Po kësaj radhe nuk dua të mirrem me arrestimin por
me shkaqet të cilat e sollën arrestimin e kryetarit të AAK Ramush Haradinaj.
Shkaku i parë ishte kundërshtimi i AAK dhë liderit të saj Ramush Haradinaj
për qështjen e demerkacionit me Malin e Zi. Ky lëshim fatzi i Qeverisë së
Kosovës dhe Organeve tjera shtetërore u ndalua në mënyrë mjaftë të fortë
nga ana e opozitës.

Shkaku i dytë ishte Zajednica.Edhe këtu Ramush Haradinaj nuk lëshoj pe,
por me këmbëngulje e kundërshtoj këtë veprim të padrejtë krijimin e shteteteve
të vogla në Republikën e Kosovës. Por shkaku kryesorë ishte ftesa që i bëri
 Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump. Me këtë
Trump iu dha me kuptu qarqeve politike, se Ramush Haradinaj e sheh si një
 lider të së ardhmës në Kosovë dhe do të bashkpunoj ngushtë me të. Trump
 e di shumë mirë se Kryetari i AAK Ramush Haradinaj ishte i vetmi lider politikë
në Kosovë pas vdekjes së Presidentit Historikë të Kosovës dr.Ibrahim Rugova
i cili nuk bëri marrveshje me forcat terroriste islamike dhe ekstremistët islamik,
ku fatkeqsishtë shumica e partive politike në Kosovë kush më shumë e kush
me pak bashkpunuan me ’’flliqanat me mjekrra ’’sic i quante Kryetari i AAK
Ramush Haradinaj.

Një pyetje që duhet të shtrohet qartë është fakti se mos vallë në këtë lojë të
Serbisë dhe Francës është future edhe ndonjë udheheqës shteteror i Kosovës,
kjo mbetët të shihet në të ardhmen. Por këmbanat po bien, populli shqiptarë
 e tij, ka bërë që të fitoj simpatinë edhe të shumë të rinjëve dhe të rejave
shqiptare, që në të ardhmen do të jenë në krye të Institucioneve të Kosovës.
Ramush Haradinaj duhet të lëshohet sa ma shpejtë nga Paraburgimi.

Franca duhet t’i kërkoj falje Kosovës, dhe Ramush Haradinajt për këtë ndalesë
të padrejtë dhe të hetojë strukturatë e veta, se a e kanë bërë këtë veprim krye
në vete, apo kanë qenë të ndikuara nga elemente të ndryshme të shërbimeve
 sekrete. Rruga e nisur nuk do të ndalet. Kosova ka nevoj për ndryshime
politike. Kosova ka nevoj për një Qeverisje ndryshe e cila nuk do t’iu lenë
hapësirë, veprimi qarqeve të ndryshme ekstremiste islamike, që dëshirojnë
aziatizmin e Kosovës. Kosova është tokë Shqiptare. Ramush Haradinaj i
nevoitet Kosovës, ku së bashku me Administratën e re Amerikane, dhe me
 përkrahjen e Gjermanisë dhe shtetetve tjera mike të shqiptareve do të bëhen
ndryshime rrenjësore, në politikën e Kosovës.Ndalimi që i bëhet Ramush
Haradinajt që mos të merr pjesë në Inaugurimin e

Presidentit të ri te Amerikës Donald Trump, është një veprim amatoresk politik
i atyre qarqeve që e kanë planifikuarë këtë ndalesë. Të gjithë shqiptarët kudo
që gjindenë duhet përkrahur fuqishëm Ramush Haradinaj, Komandantin e
vërtet të UÇK dhe Kryetarin e AAK,thotë në mes tjerash publicisti i mirënjohur
Mr.sc.Nue Oroshi.

2017/02/10

Rasti i gjneralit Ramush Haradinaj mund të shtyhet përtej 2 marsit 2017




Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, gjnerali i luftës dhe Heroi i demokracisë zt.Ramush Haradinaj, është deklaruar për vendimin Gjykatës së Colmarit të marrë  ditë më parë  ndaj tij.

“Drejtësia e vonuar është padrejtësi në vetvete! Njoftimi që vendimi në rastin tim do të merret me 2 mars 2017 , më së paku ishte i panevojshëm.

Drejtuesit e sotëm të shtetit serb, që më janë vërsulur mua, asnjëherë nuk kanë qenë të shqetësuar as për krime as për vrasje, sepse kanë bashkëjetuar ose kanë qenë vet paramilitarë e vrasës, prandaj nga unë gjithmonë do ta marrin të njëjtën përgjigje si në vitin 1998-1999.

Sulmet serbe nuk më shqetësojnë aspak, sepse e ndjej thellë praninë dhe mbështetjen e shqiptarëve kudo që janë.

Besnik do t’i mbetemi të drejtës sonë shqiptare në Ballkan”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.




Arianit Koci, avokati i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili që nga 4 janari po mbahet në Francë në bazë të një fletarresti serb ka shprehur bindjen se ekstradimi i Haradinajt për në Serbi do të refuzohet.


Koci në një prononcim për Telegrafin tha se nesër Gjykata e Colmarit do ta jap mendimin për ekstradim dhe atëherë mbrojtja mund të bëjë ankesë. Tutje ai theksoi se nëse Gjykata vendos pro ose kundër ekstradimit, është ministri i Drejtësisë ai që vendos në fund.

“Nesër gjykata jep mendim për ekstradim, atëherë ne kemi të drejtë ankese. Nëse refuzohet kërkesa për ekstradim, e jam i sigurt që do të refuzohet, kjo çështje përfundon. Por, në rast që gjykata në Colmar vendos që ta ekstradoj z. Haradinaj, atëherë është ministri i Drejtësisë, ai vendos për ekstradim”, tha Koci.

Por sipas avokatit Koci, ekstradimi i Haradinajt për në Serbi nuk mund të ndodhë.

“Kërkesa e Serbisë është politike dhe riciklim i akuzave që janë trajtuar në Tribunalin e Hagës. Thjesht, Serbia po e keqpërdor të drejtën ndërkombëtare. E ndaj z. Haradinaj e kanë një inat të posaçëm. Nuk ja falin luftën për pavarësi dhe betejat e fituara kundër regjimit gjenocidal të Millosheviqit. Ramushi është hero i gjallë, krenaria e jonë, prandaj sulmi ndaj tij është sulm ndaj Kosovës”, tha ai.

Avokati Koci tha se Serbia po e shantazhon edhe Francën.

“Udhëheqësit e saj kanë thënë publikisht se nëse nuk e ekstradojnë z. Haradinaj në Serbi, atëherë as ata nuk do ta ekstradojnë askënd në Francë”, u shpreh Koci.

Gjykata franceze e Apelit e ka shtyrë për 2 mars 2017 vendimin për liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn, kur pritet që të vendoset në lidhje me kërkesën për ekstradim të Haradinajt në Serbi.


Zëdhënësja e Gjykatës, Sandra di Rosi, ka thënë për agjencinë e lajmeve Tanjug se prokurori ka kërkuar informata shtesë nga Serbia për shumë çështje, përfshirë edhe saktësimin e dokumenteve të caktuara si dhe informata shtesë për procedurën penale në Serbi.

Ajo vuri në dukje se vendimi për rrjedhën e mëtejshme të procedurës do të shpallet më 2 mars dhe gjykata ka tri opsione.

“Mund të urdhërojë mbledhjen e informatave shtesë dhe të kërkojë edhe më tutje shqyrtim në një seancë tjetër. Po ashtu, mund të refuzohet ose të pranohet kërkesa për ekstradim”, ka thënë Di Rosa.



Procedurat gjyqësore për rastin Ramush Haradinaj në Francë, mund të mos përfundojnë më datën 2 mars  2017dhe procesi të vazhdojë tutje, thonë njohësit e të Drejtës Penale Ndërkombëtare në Kosovë.

Profesori i të Drejtës Penale Ndërkombëtare,Dr.sc. Ismet Salihu, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se kjo çështje mund të shtyhet deri sa gjykata dhe më pas Ministria e Drejtësisë në Francë në bazë të administrimit të provave të marr vendim se si do të veprohet tutje.

“Është rreziku që procesi mund të zvarritet edhe më tej, për shkak se Franca, organet kompetente në këtë rast, nisur nga gjykatat, duhet të shqyrtojnë qëndrueshmërinë, vlefshmërinë, vërtetësinë e atyre provave që Serbia i ka deponuar. E për vlerësimin e kësaj, mendoj se duhet kohë”.

“Serbia, sigurisht që ka deponuar shumë prova. Kështu që kjo mundet të përmbyllet më 2 mars, por para dy marsit kurrsesi. Pra, mund edhe të shtyhet”, tha Salihu.

Profesori Salihu tha se rastet e tilla kërkojnë kohë, derisa mekanizmat përkatës të drejtësisë të binden që provat e dorëzuara janë, përkatësisht nuk janë të besueshme.


“Serbia i ka vlerësuar dhe i ka deponuar [provat]. Tash Franca, duhet me të bindet dhe të konstatojë se vërtetë këto prova qëndrojnë ose jo. Fakti se është caktuar seanca më 2 mars 2017 nuk do të thotë domosdoshmërish se do të zgjidhet kjo kërkesë me – po ose jo”, tha Salihu.

Një gjykatë franceze në Colmar të enjten ka shtyrë vendimin për lirimin ose ekstradimin në Serbi të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, deri më 2 mars 2017. Pas përfundimit të seancës Haradinaj tha se “Serbia po provon ta pengojë rrugën e Kosovës si shtet i pavarur e sovran”.

Analisti politik Driton Selmanaj mendon se vonesa e mëtutjeshme e një vendimi në institucionet e drejtësisë në Francë për Haradinajn, nxit dyshime të tjera përtej çështjeve juridike.

“Prolongimi i vendimmarrjes për  Ramush Haradinajn, nxit dilema. A mund të jetë ndonjë aranzhim i cili mund të lidhet edhe me Gjykatën Speciale, kjo është herët ndoshta të thuhet, por këtu gjithçka nuk po duket e qartë. Ka dilema. Them prolongimi i mëtutjeshëm nxit dyshime rreth asaj se a është një proces i pastër, krejtësisht juridik apo ka diçka tjetër përtej kësaj”, tha Selmanaj.

Ndalimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nga zyrtarët e institucioneve të Kosovës është cilësuar si i papranueshëm.

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës Prof.Dr. Enver Hoxhaj, e ka quajtur të pakuptimtë dhe të panevojshme mbajtjen e mëtutjeshme të Haradinajt në Francë.

“Kemi ofruar mbështetjen e nevojshme shtetërore dhe diplomatike duke besuar thellë në pafajësinë e tij. Mbajtja e mëtutjeshme është e pakuptimtë dhe e panevojshme”, ka shkruar Hoxhaj, në rrjetin social Facebook.



Koordinatori i ekipit mbrojtës të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, ka thënë se ishte i papritur vendimi i gjykatës franceze për Haradinajn.


“Dokumentet dhe faktet që janë prezantuar tregojnë se ndikimi politik i Serbisë ka pasur pretendime politike dhe jo ligjore. Përkundër këtyre fakteve, ne jemi të bindur se drejtësia do të triumfojë dhe Haradinaj do të kthehet”, ka thënë Tahiri në Info Magazine të Klan Kosova.

“Ky është një abuzim që Serbia po bën me drejtësinë ndërkombëtare. Ky abuzim duhet të ndalet pasi mund të ketë përmasa të një destabilizim shumë të gjerë. Është hipokrizi që Vuçiqi (Aleksandar) dhe Nikolliqi (Tomisllav) kërkojnë që dialogu të vazhdojë derisa bëjnë veprime që bien ndesh me dialogun. Nuk ka argumente dhe fakte; dokumentacioni ka qëllim prolongimin e këtij procesi; ka qëllim që edhe Haradinaj të mbahet larg proceseve politike në Kosovë”, ka shtuar ai.


Profesori universitar, Vigan Qorrolli, ka thënë se rasti i Ramush Haradinajt mund të gjykohet edhe në Francë. Ai ka shtuar se ekstradimi në këto baza është i pamundur.


“Gjykata mund të vendosë në tri mënyra: të lejojë ekstradimin, të refuzojë atë, dhe e treta – në rast se refuzon kërkesën për ekstradim dhe gjenden fakte. Ekstradimi në këto baza është i pamundur. Haradinajt mund të gjykohet edhe në Francë për kërkesat e Serbisë”, ka thënë Qorrolli në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel.

Sipas tij, procedurat e ekstradimeve rregullohet sipas ligjeve ndërkombëtare.

“Është limiti i afatit procedural, kur gjykata është dashur të vendosë në lidhje me vendimin meritor të Haradinajt. Deri më 2 mars duhet të qëndrojë në Francë dhe gjykata në Colmar do të vendosë sipas kërkesës për ekstradim. Mos kërkesa për ekstradim nuk i plotëson konventat ndërkombëtare”, shtoi Qorrolli.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua nga autoritetet franceze me 4 janar në aeroportin e Bazelit, në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, që daton nga viti 2004.

Ramush Haradinaj ishte komandant i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  në Zonën Operative të Dugagjinit dhe pas luftës themelues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, një parti parlamentare të cilën ai e udhëheq akoma.

Ripublikim me shkas - Arian Çani: Drejtuesit e debateve janë, në shumicën e tyre, të paaftë


Image result for arian cani


Arjan Çani, nuk vuan nga kompleksi i të folurit pa dorashka, ndërsa e diferencon veten nga formati tradicional i debatit politik, edhe pse herë pas here e cek politikën, për të tjerët është i pamëshirshëm ndërsa i quan: Shterp apo autikë.

Në më shumë se 17 vjet emisione të debatit politik, si mendoni se kanë evoluar ata, cila është rruga që kanë bërë?

Pyetja juaj kap një spektër shumë të gjerë. Por duke qenë se këto lloj debatesh nuk do ishin gjëja që unë do bëja me pasion, po ju them me pak fjalë mendimin tim. Debatet politike në këtë vend kanë evoluar dukshëm në interes të publikut, ndonëse në shumicën e tyre, ato janë shpesh shterpë dhe jo interesante. Ka një lloj autizmi në këto debate që shpesh të detyrojnë të ndërrosh kanal. Kjo për disa arsye. E para, konduktorët e këtyre debateve janë në shumicën e tyre të paaftë dhe nuk e njohin ekranin dhe ligjësitë e tij. Këta gazetarë të ardhur shpesh nga shtypi i shkruar, sillen dhe flasin me të ftuarit, pra me teleshikuesit, njësoj sikur u drejtohen lexuesve të tyre të shtypit të shkruar. E dyta, konduktorët e këtyre debateve duke mos e ditur apo mos e konsideruar ekranin si një media masive, përdorin një gjuhë të vështirë për pjesën më të madhe të publikut që teorikisht mund t’i ndjekë këto debate, duke bërë kështu nul efektin e këtyre debateve. E treta, vetëm në vende si Shqipëria, debatet politike hidhen për konsum të gjerë në prime time, pra në pikun e audiencës siç është ora 21.00 – 23.30…Unë përmenda tri arsye, por nuk janë të vetmet…

Image result for arian cani

Në historinë e televizionit ka mbi dhjetëra emisione debati dhe bisedash politike, një sërë prej tyre janë mbyllur, por janë zëvendësuar menjëherë nga të tjera, cilat mendoni se kanë qenë kriteret dhe kushtet që kanë çuar në mbyllje?

Një gjë është e sigurt, që nuk mund të jenë arsye të audiencës, përderisa në këtë vend mungon qysh prej fillimit të këtij tregu një apo disa matësa audiencë profesionale, siç në fakt ekzistojnë gjithandej ku ka një treg të medias audiovizive. Pra arsyet e mbylljes i bie të jenë banale dhe pa ndonjë interes për publikun, si për shembull, moderatorë që mërziten, moderatorë që lodhen, moderatorë që bëjnë sherr me pronarët e tyre, moderatorë që lënë këtë zanat dhe fillojnë një tjetër, moderatorë që nuk i lënë gratë etj., etj…

Në retrospektivë, si i shihni këto emisione dhe çfarë i kanë sjellë ato publikut dhe njëkohësisht medias shqiptare?

Image result for arian cani

Unë nuk di të them se çfarë i kanë sjellë ato publikut, por Drejtuesit e debateve janë, në shumicën e tyre, të paaftë di të them se çfarë iu sjellin aktorëve politikë që i përdorin këto hapësira për të rregulluar punët e tyre. Jo se po i paragjykoj.

Bleona Qereti pas pak zhvishet tërësisht!
 Por, thjesht konstatoj se shpesh debatet politike në këtë vend nuk kanë qëllim tjetër veçse të shërbejnë si një lloj vitrine që ata, pra aktorët e politikës, të shohin veten në pasqyrë, apo t’u tregojnë shefave të tyre se sa të zellshëm janë. Kjo është loja që bëhet…

Cila është e ardhmja e emisioneve si ai që drejtoni ju?

Image result for arian cani

Nuk di t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, por di të them se e tashmja më duket e shëndetshme. Pa shumë mundim, mund të numërosh mbi 10 emisione televizive me bazë debati politik apo mbi tema politike dhe, jo rrallë ndodh që i njëjti i ftuar të jetë duke debatuar live në një emision dhe të jetë në transmetim pas një regjistrimi në një tjetër.

Image result for arian cani

A nuk duket sikur ka tepri të transmetimeve të kësaj natyre? Mos vallë shqiptarët prodhojnë më shumë politikë se sa mund të konsumojnë?

Image result for arian caniImage result for arian cani
Jo, nuk mendoj kështu. Sepse këtë gjë e konstatojmë vetëm ne njerëzit e medias. Publiku që e ndjek ekranin si konsumator, nuk e bën fare këtë analizë. Mos harroni se mbreti i ekranit nuk është ai që del në ekran, por telekomanda.

Image result for arian cani

Sot publiku ka shumë mundësi të zgjedhë. Le të mos ia qajmë hallin. Koston, nëse ka me pakicë apo me shumicë debate të tilla politike nëpër ekrane, e paguajnë vetëm ekranet dhe jo ata që i konsumojnë ato.

Image result for arian cani

Shpesh ndodh që tema të caktuara, edhe mjaft të rëndësishme, në ekran konsumohen me shpejtësi (pa u sqaruar mirë), kjo është vetëm falë kërkesës për të sjellë gjithmonë diçka të re, apo edhe shenjë e konkurrencës dhe tentativës për të qenë gjithmonë ndryshe nga rivalët?



Kjo ndodh falë paaftësisë së atyre që kanë marrë përsipër këtë punë. Meqë jemi te rivalët, cila është marrëdhënia me kolegët që drejtojnë emisione të ngjashme?

Image result for arian cani

Në këto 11vjet “Zonë e Lirë”, unë nuk kam parë ndonjë koncept të ngjashëm televiziv. Kështu që nuk shoh rival rreth e rrotull. Më ndjeni, por mos e konsideroni si mungesë modestie këtë që thashë. E mendoj sinqerisht… Ndodh shpesh që tema të njëjta të trajtohen në dy emisione njëkohësisht, edhe pse nga njerëz të ndryshëm. A nuk sjell kjo një lloj përsëritjeje të panevojshme? Kakofoni? Jo. Sepse e shpjegova pak më lart. E para, nuk është asnjëherë e njëjta gjë. Dhe e dyta, mos harroni atë që ju thashë më sipër: Mbreti është telekomanda.

Image result for arian cani

Lidhur me pyetjen e parë, a ka të dhëna mbi shikueshmërinë e këtyre emisioneve?

Image result for arian cani
Jo. Fare. Dhe ky është një absurditet i paparë dhe i padëgjuar. Gjynah për sponsorët që nuk dinë se ku investojnë, përveçse në rastet kur shumë prej tyre iu intereson kjo lloj mjegulle me qëllim përfitimi ose manipulim buxhetesh në favor të të tretëve. Histori më vete kjo punë.

Image result for arian cani


Ka zëra të një konkurrence të fortë mes llojit, d.m.th., mes gazetarëve që përgatisin emisione të kësaj natyre, si qëndron kjo sipas jush, sa është brenda normales?

Image result for arian cani


Mua më duket normale dhe më mirë që është kështu.


Image result for arian cani

Cilat janë anët e mira dhe të këqija të një emisioni me debat?

Image result for arian caniImage result for arian cani
Ana e mirë është kur debati arrin të divulgojë çështje të cilat nuk janë të lehta për t’u kuptuar nga publiku i gjerë. Ana e keqe është kur debati mbetet thjesht një zhurmë dhe mesazhi nuk arrin të mbërrijë në sytë dhe veshët e konsumatorit.

Image result for arian cani

Çfarë ndodh në prapaskenën e përgatitjes së këtyre emisioneve, sidomos kur bëhet fjalë për të pasur një rrëfim ekskluziv?

Image result for arian caniImage result for arian cani
Teknikat janë të ndryshme. Unë nuk di se çfarë ndodh me formatet strikt politike, por në përgjithësi nuk duhet harruar që ekrani është në vetvete një truk, pra një “mise en scene”…Unë e them shpesh në emisionin tim: Kujdes, mbani distancën e duhur me ekranin, shijojeni, por mos e besoni plotësisht.

Image result for arian cani

Ju i jepni debatit herë pas here ngjyra grotesku apo edhe ia lehtësoni ashpërsinë, duke përfshirë në të personazhe rozë apo duke e thyer me humor, mendoni se kjo është diçka ndryshe që i bën njerëzit që, edhe pasi e kanë parë një debat të ngjashëm në dy emisione të tjera, të duan ta shohin këtë të diskutuar alla Çani?

Image result for arian caniImage result for arian cani
Unë besoj se po. Në rastin tim, unë them se publiku që vjen tek unë në fillim të fundjavës, nuk vjen aspak për të vazhduar lodhjen e javës që sapo ka lënë pas. Vjen për t’u çlodhur. Dhe, nëse unë nuk e harroj këtë detaj, ai më ka xhan dhe nuk më lë asnjëherë vetëm.

NATASHA LAKO: PËRGJIMI NË KOMUNIZËM, NUK I BESOJA ASNJERIU


Nga: Fatmira Nikolli



Kam lexuar në arkiv emrat e shumë shkrimtarëve dhe artistëve të viteve ’40 në listat e njerëzve të dyshimtë. Është metodë e çdo jete të çdo lloj fashistoizimi. Sot duhet të ruhesh të mos hysh nëpër listat e urrejtshme të partive respektive ose të këmbehesh si plaçke lufte. Procesi ynë i lirisë nuk ka përfunduar ende. Aq i ndërlikuar ka qenë dominimi i një pale kundër palës tjetër”.


Natasha Lako: Poezia nuk mbushet me mend…


Pas botimit nga “Gazeta Shqiptare” të listës me 315 intelektualë të cilësuar si kundërrevolucionar më 1978, një prej tyre, vjen në një rrëfim për jetën nën komunizëm. Poetja Natasha Lako rrëfen ecejaket e dyshimet në Tiranën gri të kontrolleve. Duke risjellë në vëmendje, ngjarje pothuaj të harruara ajo ndan me ne, edhe një ndodhi të 1975-sës. “Rreth vitëve ’75, që shpresoj të mos kenë qenë gjithnjë të së njëjtës amplitude, mua më dërguan në Dyshnik, për një seminar. Duket që isha në proces verifikimi a sqarimi të diçkaje që ende nuk e di se çfarë ka qenë, sepse jo vetëm që nuk kishte seminar, por duhet të bëja sikur nuk po kuptoja gjë dhe të detyrohesha të mos largohesha nga fshati deri sa të më vinte një ditë të më ‘zgjidhte’ vetë shefja e kuadrit, beratësja ime më e tmerrshme”. Mandej, Lako flet për lidhjen e shkrimatrëve, bisedat me Kadarenë e Shuteriqin dhe në fund, thekson se “kjo listë më ngjalli kujtime të mira për shumicën e atyre që përmblidhen aty, bashkë, që i kam njohur shumë pak ose vetëm nga emri. Në përgjithësi gjithë jetën kam pasur në zemër njerëz shumë të mirë”. Ajo shton se në atë kohë nuk fliste me asnjeri pasi nuk i besonte asnjeriu.
Duke mos përmendur emra, Lako thotë se njihte vetëm operativët për njerezit e artit dhe të letërsisë. “Shumë herë, njerëzit që gati i kisha frikë, si ata që më trokistin te dera dhe më paralajmëronin se fëmijët e mi kishin guxuar të shkarravitnin kopertinën e librit ‘Për ju pionierë’ i kam parë aktivistë mjaft të zjarrtë të Partisë Demokratike”- shprehet ajo.
-Në vitin 1978 ju jeni cilësuar si pjesë e grupit kundërrevolucionar, mes 315 intelektualëve. E dinit?
Kam dëgjuar si nëpër tym, deri sa më dërgoi një listë jo kaq të saktë, një i njohuri im. Personalisht them tani si nuk u bëra kureshtare të dija disa të vërteta që kur isha një ndër gratë e para deputete të opozitës shqiptare si kanë bërë shumë të tjerë, që i kanë pasur listat nëpër xhepa. Por përgjithësisht nuk kam qenë e interesuar për të njohur botën e nëndheshme, as atëherë as sot. Megjithatë kur dëgjon fjalën kundërrevolucionar, kupton se edhe ata janë njerëz të zakonshëm. Nga ana tjetër diktaturat për atë krijohen, të të kontrollojnë jetën, në një formë a tjetrën. Në vitin 1976, më ishte komunikuar hapur se nuk duhet të punoja në organet e shtypit, megjithëse kisha mbaruar për gazetari. Ka qenë kurajoja dhe dashamirësia e Vangjush Zallemit drejtor i Kinostudios, që më mori në punë, megjithëse e kishte të qartë karakteristikën time.
Atëherë kam shkruar një poezi për Shtjefën Gjeçovin “Urdhër pune i klasit të tretë”, pasi edhe për mua ishte vendosur se mund të punoja vetëm në ndërmarrje të kategorisë së tretë. Dhe aq e nëpërkëmbur qe për pushtetin Kinostudio sa e kishin vënë në rangun e kësaj kategorie. Që të diferenconin veten sa më shumë prej krijuesve, që dalin tani nëpër këto lista. Tani shoh një grup njerëzish që kanë qenë në qendër të vëmendjes, sikur të kenë qenë kufiri i klonit me gjemba.
Ndërgjegjësimi i shoqërisë për ato sprova që kanë kaluar disa njerëz, që kanë jetuar si në purgator, as do të kryhet ndonjëherë. Sepse është sëmundje shqiptare ta mendosh botën vetëm sipas asaj që ke ndërtuar në kokën tënde, pavarësisht nga faktet që të dalin përpara syve, për të tjerët. Jeta e të tjerëve nuk i intereson askujt, të mos bëhemi edhe tani hipokritë si atëherë, kur jeta e tjetrit po ashtu nuk mund t’i interesonte askujt. Shumica e atyre njerëzve që janë në listë e simpatizonin njëri-tjetrin nga larg. Dëshiroj të kujtoj me këtë rast një njeri që duket sikur është harruar, Vasil Melon, që punonte te revista “Shkenca dhe jeta”, kryetarin e parë të Partisë së të Drejtave të Njeriut, me të cilin bëja rrugën nga shtëpia në punë, pa folur ndonjë gjë të madhe. Më vjen mirë që e kam pranë edhe në këto lista, si edhe shumë të tjerë, miq dhe shokë.
Ndoshta me këtë rast duhet të flasim më tepër për të mirën, se sa për të keqen.
Nuk çuditem nga këto lista të mbushura me muzikantë që nuk flasin në fjalë, por me nota. Nuk çuditem nga kjo fjala kundërrevolucionare, që ma shkruanin përditë në letra që m’i linin në tavolinën parlamentare, edhe kur u bëra deputete. Ishin pak, tri-katër gra që kaluam nga legjislatura e parë pluraliste te tjetra, merre me mend çfarë presione kemi pasur atëherë kur edhe sot ka aq vështirësi për gratë që përballojnë fushatat e egra. Asokohe as i dija që këto lista kishin edhe emrin tim. Tani them se ishin ekspertë edhe në studimin e karakterit të njeriut, kur nuk synonin të të ftonin në ndonjë bashkëpunim, punë profesionale vërtet, përderisa vërtet kanë gjetur se çfarë fshihej edhe në mendje.
E bukura është se askush nuk dëshiron t’i dëgjojë më këto gjëra. Që të ndjehem “konfortable” edhe unë duhet të them. Ç’na duhet të flasim për këto pas kaq vitesh. Madje një opinioni të tërë duket sikur duhet t’i kërkosh të falur se e shqetëson aq me tepër po të jesh emër i dëgjuar. Ngatërrojnë famën me persekucionin. Unë do të doja të flitej më tepër për atë që ka dhënë ky brez, për Lili Cingun, ose për Kozma Novën dhe shumë e shumë të tjerë.
-Pse ju kanë cilësuar si artiste ‘antishtet’?
Më mirë të flasim për ndërtimin teorik. Unë nuk mund t’i di arsyet përse jam përfshirë në këtë listë dhe kush ka qenë më i zellshmi për të më raportuar si kundërrevolucionare. E para, që e bënte pushtetin të të vështronte si armik potencial mendoj ishin “njollat” biografike me të cilat luhej si sot me dosjet e varura të korrupsionit. Ka emra që shoqërohen në këto lista detyrimisht me emrat e baballarëve jo vetëm për t’u identifikuar qartë, pasi ka edhe emra të tjerë pa emrat e baballarëve. Por unë mendoj kryesisht se çdo grua e emancipuar e kohës ishte një armike edhe më e sigurt e çdo regjimi që shuan personalitetin dhe lirinë vetjake, madje ky qëndrim kaq dyshues ndaj çdo gruaje që kishte krijuar personalitet, thekson tiparet e komunizmit oriental. Shihni si sillen sot kundër lirisë së gruas. Mos harrojmë se në vitin 1978, mbizotëronte vala e revolucionit kulturor kinez. Por mbi të gjitha çdo regjim ka frikë nga inteligjenca e vet dhe ka dëshirë ta poshtërojë atë. Aq më tepër gruan.
Nuk besoj se në këto lista të ketë pasur komunistë. Kjo tregon se jetonim në dy kampe krejt të ndryshme. Është diçka që duhet studiuar, sado që do të lëndohen disa. E di edhe pasionin e njerëzve për të hedhur baltë mbi të gjithë.
Kam lexuar në arkiv emrat e shumë shkrimtarëve dhe artistëve të viteve ’40 në listat e njerëzve të dyshimtë. Është metodë e çdo jete të çdo lloj fashistizimi. Sot duhet të ruhesh të mos hysh nëpër listat e urrejtshme të partive respektive ose të këmbehesh si plaçke lufte. Procesi ynë i lirisë nuk ka përfunduar ende. Aq i ndërlikuar ka qenë dominimi i një pale kundër palës tjetër.
-Ishit në dijeni që ju përgjojnë, që ju ndjekin?
Jo. Për të survejuar mund të më kenë survejuar, por kam pasur fatin që askush të mos ketë guxuar që të më afrohet për të më bërë bashkëpunëtore as dje dhe as në ditët e para të viteve ’90 që u përdorën shumë keq. Interesante është se pas kaq vitesh edhe kur i pyet njerëzit për ndonjë fakt, si të griseshin faqet e librave, si të thërrisnin të shkruaje për këtë dhe për atë, si të zhdukej emri fare, përse kërkonin të të implikonin nëpër lista të tjera të padëshiruara pas vitit ’90, të gjithë që kanë lidhje me këto, nuk mbajnë mend asgjë edhe kur kanë qenë dëshmitarë. Por unë u jam mirënjohëse shumë njerëzve që më kanë kuptuar pa folur në kohë të vështirë. Mbaj mend njëherë sa u trondit Margarita Xhepa, te salla e Pallatit të Kulturës kur nuk dëgjoi emrin tim në listën e grave që shkruanin, megjithëse poezitë e mia ishin përfshirë në antologji të poezisë botërore. Nuk ia harroj fytyrën e tronditur dhe tani e shoh se kemi qenë në të njëjtat lista.
Por kishte raste që qëndrimi deklarohej edhe më hapur dhe në mënyrë brutale. Rreth viteve 75, që shpresoj të mos kenë qenë gjithnjë të së njëjtës amplitude, mua më dërguan në Dyshnik, për një seminar. Duket që isha në proces verifikimi a sqarimi të diçkaje që ende nuk e di se çfarë ka qenë, sepse jo vetëm që nuk kishte seminar, por duhet të bëja sikur nuk po kuptoja gjë dhe të detyrohesha të mos largohesha nga fshati deri sa të më vinte një ditë të më “zgjidhte” vetë shefja e kuadrit, beratësja ime më e tmerrshme. Qëndrova në një familje të një plaku fisnik që më mbajti me bukë, që doli se e njihte edhe reputacionin e dikurshëm të gjyshit tim beratas. Dhe të mendosh që gjatë atij qëndrimi, unë nuk shkova asnjë ditë tek njerëzit e nënës sime, pasi nuk dija se si do të shkonin punët.
Mund të them se që atëherë jam bërë eksperte e çdo lloj metode përndjekje. Kemi përfituar një ndjeshmëri të madhe, si brez them, i kemi pasur aq të ngritura antenat mbrojtëse. Kam një poezi për fitimin e këtij imuniteti. Sepse situatat kanë qenë nga më të çuditshmet.
U kam treguar njëherë një grupi studentësh në Universitetin e Durrësit, se sa paradoksale rridhnin ngjarjet dhe si gjallëroheshin energjitë negative njerëzore edhe kur mendoje se kishe kapërcyer vështirësitë më të mëdha. Sepse sistemi diktatorial i institucionalizon këto energji negative, them i shfrytëzon në mënyrë të përkryer ato. Si të them që të mbetem korrekte? Ka segmente pushteti që nuk do të dëshironin të humbiste një eksperiencë kaq e madhe.
-E dinit kush ju ndiqte? E njihni njeriut apo kishit dyshime, mbase tek njerëz që ishin afër jush dhe ndërkohë ju ndiqnin për tu spiunuar?
Jo. E mendoja veten si shumica e shqiptarëve që ishin dhe janë të mësuar me mosshprehjen e tyre. Por nuk mendoj se ka njeri të asaj kohe që të mos ketë jetuar nën terrorin se mund të përfundonte në pranga. Njihja vetëm operativët për njerëzit e artit dhe të letërsisë. Shumë herë njerëzit që gati i kisha frikë, si ata që më trokisnin te dera dhe më paralajmëronin se fëmijët e mi kishin guxuar të shkarravitnin kopertinën e librit “Për ju pionierë” i kam parë aktivistë mjaft të zjarrtë të Partisë Demokratike.
Por mendoj se gjendja më e tmerrshme e terrorit ishte në fshat, ku shiteshe për një vend pune në dyqan. Në Tiranë mund të ndjeje veten shumë më të lirë megjithëse sistemi ndiqte metoda më të stërholluara.
-Me kë flisnit ju në atë kohë, tek kush kishit besim?
Përveç familjes me asnjë. Edhe me fëmijët. Ndoshta me Eglantina Mandinë, shoqen time kur shkruaja në vitin ’88- ’89 skenarin e filmit ‘Fletë të bardha’, që shënon kthesë në fjalën e hapur kinematografike. Por unë kam pasur pranë personalitete të letërsisë shqipe dhe i kujtoj se sa bukur argumentonin ato në mbledhjet e kryesisë mbrojtjen e çdo shkrimtari. Çdo bisedë me Shuteriqin ose Kadarenë ishte për mua një fjalë drejt lirisë.
Ishte një liri e madhe e horizontit kulturor. Një shkollë mund të them tani. Tani më vjen keq që për arsye moshe nuk kam qëndruar më afër edhe me shumë të tjerë. Ishin shumë më të përgatitur se shumë bashkëmoshatarë. Bisedat e para më të hapura kanë qenë një festë e madhe në një ditëlindje të një prej bashkëluftëtarëve të viteve ’90 , por shumë më parë.
Kam folur për herë të parë hapur me një poet bullgar, që e shihte Shqipërinë shumë afër prirjeve perëndimore, meqë në vendin e tij mbizotëronte vetëm televizioni moskovit. Doli që shoqëruesja kryesore e tij, më vonë u bë një nga punonjëset më të zellshme të SHIK-ut të ri. Prej tyre që mund të dije ende se për një shkrimtar(e) duhet të dyshosh patjetër edhe kur flet për lirinë e zgjedhjeve të sotme.
-Dalja e kësaj listë tani, çfarë do të thotë?
Për mua asgjë. Por më vjen mirë që po ngjall një lloj interesi për të kuptuar jetën e disa njerëzve që shpesh konsiderohen si të privilegjuar. Sot duket të kuptojmë se çfarë rëndësie ka në një shoqëri krijimi i shtresave të mesme. Janë ata që sjellin ndryshime. Madje artistët gjithnjë janë paraprirës ose parapërgatitës të ndryshimeve dhe sigurisë të çdo lloj lirie, qoftë ekomomike, megjithëse të padukshëm si çdo erozion. Dhe është mëkat që këto shtresa të jenë të pastabilizuara madje të rrezikuara sot. Të them të drejtën kjo listë më ngjalli kujtime të mira për shumicën e atyre që përmblidhen aty, bashkë, që i kam njohur shumë pak ose vetëm nga emri. Në përgjithësi gjithë jetën kam pasur në zemër njerëz shumë të mirë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...