Në CD dëgjohet një bisedë me pyetje – përgjigje, ku pyetjet i parashtron Gani Geci, e ku përfolën disa nga rastet më të rënda kriminale që kanë ndodhë në Kosovë dhe disa vrasje të pa ndriçuara
Në këtë bisedë në mes Gani Gecit dhe personit Brahimi aludohet për disa informacione që janë vështirë të verifikueshme. Sidoqoftë këtë CD e posedojnë organet e drejtësisë dhe sigurisë së Kosovës dhe EULEX-i.
Mua nuk më ha k… as për Sabit Gecin, dhe një ditë kam me ja çi nanën atij, veç në hyftë kah ka dal”, ka thënë Shkumbin Mehmeti.
“Nënën time, kam me … në varr nëse ja lo atij”.
“Unë kësaj pune i kam ra në fije kur djemtë kanë desht mu vra në Pejë për paret. Dy qind mijë ua ka premtu Sabiti, por veç 100 mijë iu janë dhënë, sepse ti ke mbet gjallë”, i thotë Mehmeti Gani Gecit.
“Unë kam dashur moti me të taku me fol”, thotë Mehmeti.
Shkumbin Mehmeti: Kam informacione për të paktën gjashtë vrasje dhe kidnapime. “Ju rrëfej vrasjet, kidnapimet, haraçin, për të paktën gjashtë vrasje, tri me motive politike”, për të cilat është i gatshëm të dëshmojë Shkumbin Mehmeti para një trupi gjykues. Ai e pranon se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që ka kidnapuar njerëz, ka vënë haraç, ka shantazhuar, ka bërë tregti me drogë dhe ka vënë eksplozive.
Ai tregon se si e kishin kidnapuar të riun Valon Dreshaj për dy milionë euro.
Dëshmitari ka kërkuar nga Prokuroria që të veprojë, sepse kriminelët, sipas tij, janë ende aktivë. Ka vendosur të mos heshtë më por të tregojë për të gjitha krimet. Prishtinë, 28 gusht 2013 – “Ndoshta do të më vrasin, por nuk do të heshti ma”, nis rrëfimin Shkumbin Mehmeti nga Burgu i Dubravës. “Kam qenë pjesë e një grupi të madh kriminal që është marrë me vrasje, kontrabandë të lëndëve narkotike, plaçkitje, hajni, vrasje, eksplodime, kidnapime”, pretendon ai. Mehmeti, (1979) ish-pjesëtar i UÇK-së dhe i SHPK-së, prej marsit të vitit 2004 është në burg.
Ai pretendon se di për të paktën 6 vrasje, tri prej të cilave me motive politike. Këto dëshmi ka thënë se ua ka dhënë prokurorëve. Mirëpo, ai kërkon nga EULEX-it që të dënohet për siç thotë “kontributin që ka dhënë në vrasjen e dy policëve”, por jo të vuajë dënimin prej 30 vjetësh si vrasës i tyre. Ai është i dënuar me 30 vjet burgim për vrasjen e dy policëve, njëri i UNMIK-ut dhe njëri i Kosovës në një shkëmbim zjarri afër Podujevës. Në këtë krim thotë se ka qenë pjesëmarrës por jo kryesor. Kryesor pretendon se ka qenë Agron Sylejmani, i vrarë në atë incident dhe të tjerët të cilët, sipas tij, janë liruar me ndërhyrjen e ish-zëvendësshefit të UNMIK-ut, Steven Schook, dhe njërit prej drejtuesve të LPK-së.
No comments:
Post a Comment