Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/08/03

Administratori i rreptë i kohës së vet

                           



Akademik PHD.Eshref Ymeri


 

Vitin e kaluar, Shtëpia Botuese “Klubi i Poezisë” nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim librin e Akademikut Prof.dr. Flori Bruqi, me titull Diademë Letrare V”. Në serinë e veprave të botuara deri tani, ky është libri i 70-të i tij.

Kjo prodhimtari e jashtëzakonshme e këtij intelektuali të shquar në fushën e letrave, me solli në kujtesë një personalitet të njohur amerikan. Ky është Stiven Kovi (Stephen Covey  1932-2012), konsulent për çështjet e orientimit në jetë. Është i njohur si lektor dhe si autor i librit me titull “Shtatë shprehitë e njerëzve me prodhimtari të lartë”. Në këtë libër ai propozon një trajtim të sistemuar të përcaktimit të qëllimeve dhe të përparësive në jetën e një krijuesi. Ai rrëfenn se si duhen formuluar dhe arritur qëllimet që krijuesi i ka vënë vetes. Ai thekson se nuk duhen pritur çudira, rezultate dhe ndryshime pozitive do të arrijnë vetëm ata që janë të gatshëm ta kalitin durimin me këmbëngulje dhe ta administrojnë kohën me kërkesa të rrepta ndaj vetvetes.




Flori Bruqi


Në të gjitha periudhat e jetës, mendjet e ndritura kanë pasë shtruar pyetjen se si kalon koha, duke dashur që të gjejnë mënyra për ta shfrytëzuar me përfitim për vetveten.

Albert Ajnshtajn (Albert Einstein - 1879-1955) ka thënë:

“Njihen mijëra mënyra për të vrarë kohën, or askush nuk e di se si ta ringjallësh atë“.

Krijimtaria e akademikut Flori Bruqi shtrihet në disa fusha të dijes. Ky libër, i shtatëdhjeti në serinë e pasur të botimeve të tij, dëshmon  pa mëdyshjen më të vogël se ai karakterizohet nga një forcë e jashtëzakonshme e vullnetit.






Intelektualë të formatit të akademikut Flori Bruqi, janë nderi dhe krenaria e mbarë kombit shqiptar. Intelektualë të tillë duhen nderuar dhe çmuar siç e meritojnë, sepse ata janë model për brezin e ri në shfrytëzimin e kohës me rendiment të lartë. Është e çuditshme se si është e mundur që krerëve të shtetit nuk u paska rënë në sy veprimtaria krijuese e akademikut Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

Kaliforni, 03 gusht 2024

2024/07/30

Dy pakica, dy standarde



Shkruan:mr.Sci. Refik HASANI

Pakica Serbe e Kosovës, me dokumenta ilegale të lëshuara nga institucione paralele të Republikës së Serbisë,do të lëvizin pa viza në  BE, kurse  shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc po  diskriminohen duke  u pasivizuar adresat si një pastrim etnik.

                                                                                                                                                                                    

Më datën 22 të këtij muaji,Këshilli Evropian ka marrë vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët që mbajnë pasaporta serbe të lëshuara nga ashtuquajtura ,,Drejtoria Koordinuese e Serbisë’’. 

 

Serbia ende i mban funksionale institucionet paralele, gjatë gjithë kohës edhe pas datës 10 qershor të vitit 1999, ka lëshuar dokumenta, e të cilët edhe pse ilegal, poseduesit e këtyre dokumenteve do të lëvizin pa viza në BE. 

 

Në këtë rast pakicën Serbe në Kosovë, askush nuk i ka penguar që të pajisen me dokumenta të Republikës së Kosovës, dhe nuk kan dashur të pranojn realitetin e ri, për të pranuar Republikën e Kosovës. 

 

Kurse, shqiptarët si një pakicë autoktone në trojet e veta etnike, në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e me shtrirje gjithë andej Serbisë, po përballen me një të ashtuquajtur pasivizim i adresave që ka një qëllim dhe objektiv-për pastrim etnik, një diskriminim i llojit të vetë.

 

Pasivizimi i adresave është, cenim, mohim i së drejtës elementare individuale dhe kolektive një diskriminim, është kundër standardeve dhe konventave të BE-së dhe akteve tjera që janë të garantuara edhe me kartën e OKB-së. 

 

Deri më tani jan të pasivizuar mbi 15 mijë qytetarë shqiptarë, që jan shtetas të Serbisë me vendbanim në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e gjithë andej Serbisë. 

 

Pakica Serbe e Kosovës,nuk e ka pranuar Republikën e Kosovës, dhe ilegal,ishgt jan pajisuar me dokmeta të institucioneve parale të Serbisë, e që të njjajta,nga pardje edhe jan ,,legalizuar’’, nga BE-ja. 

 

Kurse, shqiptarët si një pakicë autoktone në trojet e veta etnike, në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e me shtrirje gjithë andej Serbisë,  mbetën  ashtu duke mos u pajisur dhe ligjërisht, sepse  jan të pasivizuar, qëndrojn pa dokumenta, të vendit ku kan lindur e kan krijuar pasuri.

 

Që nga data 22.07.2024, pakica Serbe e Kosovës, me dokumenta ilegale të lëshuara nga institucione paralele të ashtuquajtur ,,Drejtoria Koordinuese e Serbisë’’, do të lëvizin pa viza në BE, kurse shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc po  vazhdojn të diskriminohen duke ju pasivizuar adresat si një pastrim etnik.

 

Këto jan dy standarde,të ndjekura për dy shtete fqinjë, si që është Kosova dhe Serbia.Ilegalja në Kosovë, legalizohet nga BE-ja pasi gjithë dokementet e lëshuara nga e ashtu quajtura  ,,Drejtoria Koordinuese e Serbisë", pranohen.

 

28.07.2024

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...