Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/12/13

Halil Gashi, krijuesi i simbolit ‘Shqipet Lart’


Nora Kalaja

New York Elite PR 

Manhattan, New York 




Halil Gashi, krijuesi i simbolit ‘Shqipet Lart’ 

Nga: Nora Kalaja, Prishtina, New York 


Shqipëria njihet si një komb me kulturë dhe histori të lashtë, ku personalitete shqiptare kanë krijuar zanafillën e historisë botërore dhe kanë ndryshuar rrjedhën e saj. Që nga mbretërit dhe mbretëreshat e deri në personalitetet moderne si Nënë Tereza, shqiptarët i bashkojnë ndjenjat patriotike dhe dashuria për atdheun.

Midis simboleve të tjera që lidh shqiptarët me mëmëdheun, simboli ‘Shqiponjat Lart’ (ose Shqipet Lart) është bërë simboli i identitetit të çdo shqiptari, që nga qytetari i thjeshtë, te Artisti VIP apo politikani, të cilët me krenari hedhin “Shqipet lart” në ajër. 




Sot ky symbol është transformuar në një fenomen social dhe kulturor që bashkon një rracë të tërë brenda dhe jashtë trojeve të Shqipërisë.  A e dini kush e ka krijuar simbolin e duarve “Shqiponjat lart”?
Halil Gashi, një artist shqiptar mjaft i suksesshëm, është gjeniu pas këtij krijimi. Në vitin 2002 Halil u zgjodh si një nga koreografët për krijimin e videos promovuese të valutës europiane Euro-n. Reklama kërkonte aftësi në përdorimin e duarve dhe lëvizje për të krijuar gjeste që përfaqësojnë Euro-n. I shkëlqyeri dhe i talentuari Halil Gashi, krijoi simbolin ‘Shqiponjat Lart’  për të përfaqësuar shqiptarët, duke bashkuar dy duart për të rikrijuar shqiponjën dhe simbolin e lirisë për shqiptarët. Për Halil Gashin, simboli ‘Shqipet Lart’ ishte një simbol paqeje për një Kosovë tëcopëtuar dhe robëruar nga lufta. (Shiko Halilin në 0.27 sekonda në video duke bërë për herë të parë para botës simbolin Shqipet lart në Reklamën e Euro-s https://www.youtube.com/watch?v=w2U2syVhP6Q). 


E kam krijuar simbolin ‘Shqiponjat Lart’ që në vitin 1999, dhe e kam koreografuar tek video e Euro-s pa e ditur njeri. Për mua ‘Shqiponjat Lart’ tregon krenarinë time për të qenë shqiptar, në një kohë kur ne po luftonim për paqe në Kosovë. Desha të shfaq para botës për t’i treguar atyre se kush jam dhe prej nga vij,” tha artisti i talentuar, Halil Gashi.





Do you know who invented the Eagles Up sign?

By Nora Kalaja, Prishtina, New York


Albania is known to be a historically and culturally rich nation with well-known personalities who have changed the course of history throughout the world. From early on kings and queens, to modern day dignitaries like Mother Theresa, Albanians are united in their sense of patriotism and love for the country.



Among other uniting symbols that connect the people to its motherland, the 'Eagles Up' hand sign has become the national identity of every Albanian, from the local citizen to the Entertainment VIPs to politicians, who proudly throw the 'Eagles Up' in the air. Today the eagles up sign has become a social and cultural phenomena that unites an entire race in and outside Albania. Do you know who the inventor of the Eagle Up sign is?

Halil Gashi, a very successful Albanian artist is the genius behind this creation. In 2002 he was casted for the EURO commercial for a promotional video for the Euro currency. The commercial required only hand movements and gestures that represent European Union and the Euro. Halil Gashi brilliantly created the ‘Eagles Up’ symbol to represent Albanians, who identify with the two headed eagle as their symbol of freedom. For Halil Gashi the Eagles Up was a symbol of peace for a war torn Kosovo. (Check out 0.27 second in the video https://www.youtube.com/watch?v=w2U2syVhP6Q).  


I had created the sign in 1999 and I choreographed it into the EURO video without anyone knowing about it. For me the Eagles UP sign shows my pride to be Albanian, at a time when we were fighting to have peace in Kosovo. I wanted to show this symbol in front of the world to show them where I come from,” said the brilliant Halil Gashi.

Apokalipsa 2012.


FILMI


Apokalipsa 2012.


http://www.youtube.com/watch?v=9xi2UTxunds

Validiteti i produkteve...


Në Kosovë shumë lehtë mund të fusin mallra që afati i qëndrueshmërisë u skadon pas një dite, edhe kur ndodh një gjë e tillë nuk ndëshkohet importuesi, sepse nuk ka ligj që e rregullon këtë çështje.

Si rezultat, konsumatorët përballen me rrezikun nga prodhimet e dyshimta, të cilat hiqen nga vendet ku prodhohen, për t’u shitur në Kosovë pa problem.

Mosangazhimin institucional e dëshmon më së miri fakti se në departamentin për mbrojtjen e konsumatorit pranë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është i punësuar vetëm një punëtor.

Arta Istrefi, këshilltare për media e ministres së Tregtisë dhe Industrisë, thotë se me ristrukturimin e brendshëm të MTI-së është paraparë themelimi i Departamentit të Mbrojtjes së Konsumatorit.

“Derisa tani kemi vetëm një zyrtar për mbrojtën e konsumatorit, që është në kuadër të Divizionit për Tregun e Brendshëm, me aprovimin e strukturimit të MTI-së do të shtohen edhe 2 persona të tjerë. Pra, Departamenti i Mbrojtjes së Konsumatorit do t’i ketë 3 persona”, tha ajo.

Sipas saj, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke punuar në ngritjen e vetëdijes së konsumatorit, me qëllim të rritjes së raportimit për padrejtësitë me të cilat ata përballen në treg. Ajo tha se deri më tani janë mbajtur një mori ligjëratash në Universitetin e Prishtinës, por edhe në universitetet private.

Istrefi tha se gjithashtu, MTI-ja ka shpërndarë broshura si dhe pankarta të vendosura nëpër Kosovë që të gjithë konsumatorët mund të thërrasin pa pagesë në numrin e tel. për të raportuar për ndonjë parregullsi të mundshme.

Zyrtarët e Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK) kanë thënë se nuk ka asnjë bazë ligjore që e kufizon kohën e afatit të qëndrueshmërisë së një produkti ushqimor me rastin e importit.

“Produkti në ditën që importohet duhet të ketë afat qëndrueshmërie, por nuk është i përcaktuar afati minimal kohor se sa duhet të ketë afat qëndrueshmërie, por ekziston koordinim i inspektoratit kufitar dhe atij të brendshëm për përcjelljen e produkteve, qe importohen me afat të shkurtër përdorimi”, ka thënë Lamir Thaçi, AVUK.

Istrefi tha se numri i ankesave nuk është i kënaqshëm, përkundër fushatave të vazhdueshme për ngritjen e vetëdijes për mbrojtjen e konsumatorit.

“Deri më tani kemi afërsisht 90 ankesa, ku shumica e ankesave kanë të bëjnë me rregullatorin e Ujësjellësit, KEK-un, skadim të afateve të produkteve të ndryshme, faturim i padrejtë apo mospërfillje të garancionit. Rastet të cilat kanë qenë të lidhura me Inspektoratin e Tregut janë zgjidhur 100% në favor të konsumatorit”, tha ajo.

Hajnat ...





Hiç më pak se 830 euro i ka shkuar fatura e fundit e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Hana Zylfijajt, e cila jeton në një banesë tredhomëshe në Fushë-Kosovë, shpenzim ky më i lartë se i shumë bizneseve prodhuese në vend.

Shpenzimi i muajit nëntor, sipas saj, ka rezultuar të jetë më i lartë se dhjetë muajt tjerë të vitit.

“S’ka kurrfarë logjike që një konsumator i amvisërisë për një muaj t’i shpenzojë 830 euro. Këtë sasi të energjisë nuk e shpenzojnë as fabrikat dhe kjo nuk është asgjë tjetër përpos një plaçkitje ndaj konsumatorëve”, shprehet ajo duke shtuar se që nga fillimi i vitit e deri më tani ka paguar rreth 700 euro energji elektrike në KEK.

Në fakt nuk është vetëm kjo konsumatore, e cila ankohet për mbifaturim të energjisë në muajin nëntor. Radha e atyre që presin ditëve të fundit për t’u ankuar në zyrat e KEK-ut është shumë e gjatë. Ka ndodhur madje që një konsumatori t’i kenë shkuar dy fatura për muajin e fundit, njëra me borxh zero euro e tjetra 30 euro borxh.

Nga ana tjetër, Viktor Buzhala, zëdhënës i KEK-ut, thotë për “Zërin” se për këta konsumatorë me banim në Fushë-Kosovë, problemi është se pronari i objekteve kishte vendosur njehsor katërtarifor me sistem turk, ndërsa KEK-u ka njehsor me sistem dytarifor.

”Ata konsumatorë nuk janë plaçkitur, sepse njehsorët katërtariforë e kanë regjistruar energjinë elektrike dhe KEK nuk kishte mundur ta faturonte një pjesë të saj për shkak të sistemit te ndryshëm”, ka theksuar Buzhala.

Sipas tij, duke parë këtë problem KEK ka vendosur orët e reja dytarifore dhe pjesa e regjistruar në faturat e fundit u ka shkuar për energjinë elektrike të shpenzuar dhe të regjistruar më herët.

“Pra, bëhet fjalë për shpenzim dhe energji të regjistruar e assesi për plaçkitje siç pretendohet”, ka pohuar Buzhala, duke shtuar se konsumatorët do të paguajnë as më shumë e as më pak, pos energjisë që e kanë shpenzuar më herët.

Përpos shumë konsumatorëve nga Fushë-Kosova, ankesa për mbifaturim nga KEK-u kanë edhe shumë konsumatorë nga Prishtina.

Shkurte Osmanaj, e cila banon në Lagjen e Spitalit në Prishtinë”, dyshon se në KEK po ndodhin keqpërdorime me faturim të energjisë ndaj konsumatorëve.

Sipas saj, për muajin nëntor i kanë shkuar dy fatura, njëra me zero euro shpenzim e tjetra 30 euro.

“Ajo që më bën të dyshoj në hajni është se këtë muaj më kanë ardhur dy fatura nga KEK-u. Njëra me zero euro borxh e tjetra me 30 euro”, sqaron Osmanaj.

Ajo dyshon se inkasantët e KEK-ut bëjnë manipulime me kilovatët e shpenzuar nga konsumatorët, në kurriz të këtyre të fundit.

“Në faturën e muajit tetor të këtij viti figuronin në total 18 mijë kilovat të shpenzuar, ndërsa në faturën e nëntorit figuronte se muajin e kaluar, pra në tetor, i kam pasur të shpenzuar 17 mijë kilovat. Unë i pyes publikisht në KEK-u se ku u avulluan 1 mijë kilovat energji elektrike. Kjo është hajni ashiqare”, potencon Osmanaj, duke shtuar për këtë gjë është ankuar dy herë në KEK, ndërsa askush nga këta të fundit nuk e ka parë të udhës ta verifikojë gjendjen e këtij njehsori.

Osmanaj sqaron se as njehsori nuk i është ndërruar nga KEK-u, duke mbetur ai i vjetri i instaluar para rreth 30 vjetëve.

Buzhala pranon se në këtë rastin e fundit ka ndodhur gabim në lexim nga ana e inkasantit dhe siç thotë ai, gabimi është përmirësuar, ndonëse për një përmirësim të tillë deri më tani nuk është njoftuar konsumatori.

“ Kjo ndodh për shkak të ndërrimit të njehsorëve, i cili është proces i rregullt. Ndërsa për rastin specifik qe i referoheni ju është bërë prerja e borxhit, sepse ka pasur gabim në lexim dhe ai është përmirësuar”, pohon Buzhala.

Borxhin para afatit

Konsumatorë të shumtë po ashtu ankohen se KEK-u ua kërkon pagesën e borxhit dhjetë ditë para afatit të përcaktuar, pasi që në të kundërtën i kërcënon me shkyçje nga rrjeti energjetik.

“Në fatura të KEK-u shkruan se afati i pagesës së borxhit është më 22, ndërsa KEK-u na kërkon më datë 12 ta paguajmë borxhin, në të kundërtën na shkyç nga rrjeti, ndërsa faturat e fundit na ka ardhur më datën 10. Pra dy ditë pasi na vjen fatura duhet ta paguajmë borxhin. Kjo nuk ndodh askund në botë”, shprehej një konsumator, derisa priste në radhë të mërkurën për ta paguar borxhin e energjisë elektrike në KEK.

Amerikanët që çliruan Kosovën, kthehen si biznesmenë



Kryeministri Hashim Thaçi e ka punën pisk. Ndërmarrja më e madhe dhe më fitimprurëse e shtetit të tij, kompania shtetërore e telekomunikacionit, është pranë shitjes. Shtyrjet me bërryla në mesin e blerësve janë intensifikuar. Ngushtimi i ofertave vështirë se ka për të ndihmuar gjë, shkruan “New York Times”.

Një ofertë është bërë nga një fond i themeluar nga ish-Sekretari i Shtetit Madeleine K. Albright. Lobimi tjetër bëhet nga James W. Perdew, përfaqësuesi special për Ballkanin i epokës së Clintonit. Të dy ish diplomatët janë në mesin e amerikanëve të cilët e mbajnë statusin e heronjve këtu, për rolet e tyre në ndërhyrjen e vitit 1999, që ka ndarë Kosovën nga Serbia dhe që krijoi një nga shtetet më të reja në botë.

Në një takim me z. Pardew në tetor, kryeministri e sqaroi pozicionin e “vështirë” të tij në përcaktimin në mes të dy blerësve - thotë një kabllogram që rrodhi në gazetën “Zëri” - “sepse cilido prej dy ofertuesve që fiton, ai do të shihet nga dy milionë njerëzit e tij se ka tradhtuar tjetrin”.

Shumë ish-zyrtarë amerikanë janë kthyer në Kosovë për biznes - në qymyr dhe telekomunikacion, ose për lobim për kontratat tjera fitimprurëse qeveritare - sa që është vështirë për t'i mbajtur ata larg nga ballafaqimi.

Këtu përfshihet edhe Wesley K. Clark, një gjeneral i pensionuar, ish-komandant i forcave të NATO-s për Evropë, që udhëhoqi fushatën e bombardimeve kundër Sllobodan Millosheviqit; si dhe Mark Tavlarides, i cili ishte drejtor legjislativ i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, në kohën e Clintonit.

Departamenti i Shtetit nuk ka politikë që ndalon ish diplomatët nga lobimi në emër të kombeve ku ata kanë shërbyen ose kthimin atje për përfitim, pos rregullit që zbatohet për shërbyesi federal në tërësi, e që ndalon zyrtarët e lartë për të kontaktuar agjencitë ku ata kanë punuar dhe ndalimi i përjetshëm i të punësuarve federalë për të këshilluar për çështjet e njëjta.

Kosova nuk është vendi i vetëm ku ish-zyrtarët janë kthyer për të bërë biznes - Iraku është një shembull tjetër - por, ajo paraqet një rast ekstrem, dhe ndoshta një gjendje të vështirë e të veçantë etike, duke pasur parasysh ndikimin enorm amerikan këtu. Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, mund të jetë i vetmi qytet në botë ku rruga “Bob Dole” kryqëzon bulevardin “Bill Clinton”.

Ekspertët e politikës së jashtme thonë se praktika e ish-zyrtarëve që të kthehen për biznes është më e zakonshme sesa pranohet publikisht. Privatisht, ish zyrtarë pranojnë mundësinë e konfliktit të interesave dhe madje edhe potencialin për të ndikuar në politikën e jashtme amerikane, pasi diplomatët - të cilët tradicionalisht kanë bërë karrierën në shërbimin publik - tani i kthehen shpesh punëve fitimprurëse në sektorin privat.

Të pyetur për koment, ish zyrtarët e përfshirë në këtë thonë se nga marrëdhëniet e tyre të biznesit me qeverinë e Kosovës do të përfitojnë kosovarët duke ndërtuar një ekonomi më të begatë.

“Ne po shkojmë për të punësuar njerëz, të ofrojë trajnime, të krijojmë eksporte, për të ndihmuar vendin që të rritet dhe të zhvillohet si një demokraci”, tha gjenerali Clark, i cili është kryetar i “Envidity”, një kompani kanadeze e energjisë që kërkon të eksplorojë depozitat e linjitit dhe qymyrit në Kosovë, për të prodhuar karburante sintetike.

Lawrence Lessig, një profesor i drejtësisë dhe drejtor i Qendrës J. Edmond Safra për Etikë në Harvard, tha se dukuria e “arkëtimit” rrezikon minimin e prestigjit të Shteteve të Bashkuara, duke turbulluar natyrën humanitare të ndërhyrjes më 1999, që synonte dhënien fund të mizorive serbe kundër kosovarëve.

Pas ndarjes, Kosova ishte një protektorat ndërkombëtar i drejtuar nga mijëra zyrtarë nga vendet e tjera, Kombet e Bashkuara që shërbenin si qeveri përfaqësuese, si dhe nga kontraktorët privatë. Katër vite të “pavarësisë së mbikëqyrur” ndërkombëtare përfunduan në shtator. Rreth 6.000 paqeruajtës mbesin ende aty.

Ngushtimi i lidhjeve mes shtetëndërtuesve dhe shtetit që ata ndërtojnë e ka bërë të lehtë për zyrtarët ndryshimin e roleve. Edhe pse vendi është një prej më të varfërve të Evropës, aty ka ende potenciale për përfitime, sidomos kur Qeveria privatizon asetet kritike.

“Albright Capital Management”, e themeluar nga znj. Albright, ka qenë në listën e ngushtë për 75 për qind të aksioneve në kompaninë shtetërore të telekomunikacionit, PTK-së. Shitja e kompanisë pritet të sjellë 400-800 milionë dollarë.

Drejtuesit e lartë të një kompani simotër, “Albright Stonebridge Group”, tashmë janë aksionarë të vegjël në konkurrentin e vetëm të PTK-së, kompanisë private IPKO, gjë që ngritë brenga për kërcënimin e tregut të konkurrencës nëse konsorciumi Albright fiton ofertën.

Z. Pardew, ish i dërguari amerikan, ka lobuar tek zyrtarët kryesor të Kosovës në emër të konsorciumit konkurrues, “Twelve Hornbeams S.a.r.l /Avicenna Capital LLC”.

Kabllogrami i takimit të kryeministrit me z. Pardew, brenda konsorciumit u zbulua nga dikush që ishte i pakënaqur me drejtimin e procesit të tenderit. Zgjedhja e z. Pardew si misionar i tyre kishte “rëndësi jetike”, thekson kabllogrami, pasi elita e Kosovës “e njeh dhe e do për rolin e tij në terren gjatë luftës”.

Pasi dokumenti u bë publik, z. Pardew u tërhoq nga lobimi për konsorciumin, dhe ai nuk pranoi të komentonte gjë. Është e mundur që asnjëri nga ofertuesit e mbështetur nga amerikanët nuk do të fitojë tenderin, gjë për të cilën pritet të vendoset në janar.

Zonja Albright iu përgjigj kërkesës për intervistë me një deklaratë. Duke përmendur kufizimet gjatë procesit të tenderimit, deklarata nga Nelson Oliveira, drejtor dhe këshilltar i përgjithshëm i “Albright Capital Management”, thotë në një pjesë: “Ne i kemi marrë seriozisht të gjitha detyrimet tona - ligjore dhe etike, në këtë dhe në të gjitha investimet e tjera të mundshme”.

“Ne besojmë se privatizimi transparent, i menaxhuar mirë, i kompanisë shtetërore të telekomunikacionit duhet të sjellë përfitime të konsiderueshme për ekonominë dhe popullin e Kosovës”, shton deklarata.

Qeveria e Kosovës ka mohuar se ndonjë nga diplomatët mori trajtim të veçantë.

“Unë shpresoj se ata do të bëjnë para në Kosovë dhe se Kosova do të bëjë para nga investimet e tyre,”, tha zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi. “Qeveria e Kosovës nuk do të zgjedhë një kompani vetëm se ajo është amerikane”.

Telekomunikacioni në Kosovë mund të jetë një biznes i vështirë. Më vitin 2007, njerëz të armatosur u përpoqën - së pari me armë zjarri, e pastaj me një sulm me mortaja në makinën e tij - për të vrarë Anton Berishën, kreun e agjencisë rregullatore të telekomunikacioneve. Ai i mbijetoi të dy tentimeve që ndodhën jo shumë kohë pasi ai e dha licencën e dytë për celularë tek kompania sllovene IPKO. Një vit më vonë ai u bë ambasador në Slloveni.

Në vitin 2004, Albright u bë këshilltare speciale e kryetarit të bordit të IPKO-s, Akan Ismaili, i cili tani është ambasador i Kosovës në Shtetet e Bashkuara.

Marrëveshja telekomunikacionit është vetëm një nga shumë të tjerat tek të cilat kanë anuar amerikanët. Projekti më i madh infrastrukturës në ish-Jugosllavi, një shtrirje prej 63 miljeve e autostradës që lidh Prishtinën me kufirin shqiptar, iu dha në vitin 2010 kompanisë “Bechtel” nga San Francisko - në një ndërmarrje e përbashkët me një kompani turke, “Enka”.

Në atë kohë, kryeministri e ka vlerësuar marrëveshjen në një miliard dollarë.

“Bechtel” kishte ndihmë në marrjen e kontratës nga z. Tavlarides, drejtor legjislativ në Këshillin Kombëtar të Sigurisë gjatë ndërhyrjes në Kosovë më 1999. Sipas një raporti lobues të plotësuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Tavlarides ka lobuar në emër të “Bechtel” për “çështjet që ndërlidhen me autostradën”, derisa ai ka punuar për “Van Associates Scoyoc”, një firmë lobuese me bazë në Washington.

Z. Tavlarides tani punon tek “Podesta Associates”, i cili nënshkroi një kontratë mujore prej 50 mijë dollarëve me Qeverinë e Kosovës më 1 janar, duke i këshilluar ata në komunikimet dhe forcimin e lidhjeve të Kosovës me qeverinë e Shteteve të Bashkuara. “Podesta Associates” ishte bashkë-themeluar nga John Podesta, shefi i personelit në Shtëpisë e Bardhë gjatë mandatit të dytë të z. Clinton. Z. Podesta e la firmën në vitin 1993. Ajo tashti është në pronësi të vëllait të tij, Anthony.

Z. Tavlarides nuk pranoi të komentonte, duke cituar politikën e firmës së tij që të mos flas me mediat për klientët.

Nga ana e tij, gjenerali Clark tha se ishte “fyese” për të menduar se mund të ketë ndonjë konflikt mes profitit privat dhe përgjegjësive të tij të kaluara. “Biznesi im është pa dinakëri, transparent dhe i ndihmon popullit të Kosovës”, tha ai. “Ne do të përdorim një burim që nuk kishte asnjë vlerë për popullin e Kosovës dhe për të sjellë qindra miliona dollarë të investimeve”.

Sipas Pentagonit, oficerët ushtarakë të SHBA-ve kanë një vit të ndalimit pas në pension për të kontaktuar ish shërbimin e tyre për çështje zyrtare, dhe një ndalim jetësor në lidhje me çështjet për të cilat ata punonin.

Grupet monitoruese kanë ngritur mundësinë që Qeveria e Kosovës mund ta shoh biznesin me ish zyrtarët amerikanë si një kanal me administratën aktuale të Shteteve të Bashkuara. Ata gjithashtu frikësohen se ndikimi i ish-zyrtarëve zvogëlon konkurrencën dhe lëndon konsumatorët.

Shfaqja e një favorizimi të disa kompanive ka dekurajuar konkurrentët “sepse ata e dinë se loja është përcaktuar”, thotë Avni Zogiani, një gazetar kosovar i cili kryeson një organizatë antikorrupsioni në Prishtinë, “Çohu”, e që ka hetuar lidhjet midis biznesit të telekomunikacionit, krimit dhe politikës. “Nuk ka asnjë interes për të investuar më në Kosovë nga kompanitë me reputacion”.

Edhe disa ish-zyrtarë e shprehin sikletin në shtrirjen ndërveprimit në mes të ujdive dhe diplomacisë.

Steven P. Schook, një brigadier në pension i Shteteve të Bashkuara dhe ish shef i shtabit të KFOR-it, forcë e NATO-s në Kosovë, tha se ai kishte “ndjenja të përziera” në lidhje me këtë.

Z. Schook, i cili gjithashtu ka shërbyer si zëvendës i kreut të misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, është kthyer si një konsulent privat për kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili ishte liruar muajin e kaluar nga gjykata e krimeve të luftës në Hagë. Ai thotë se punon për z. Haradinaj për shkak të një besimi në udhëheqjen e tij dhe se kompensimi i tij i vetëm janë shpenzimet e tij që jeton në Kosovë, rreth 2.600 dollarë në muaj.

“Ka shumë ish diplomatë që vijnë e shkojnë dhe që tash përfaqësojnë interesat e tyre private”, tha ai. “Nëse unë jam një korporatë e madhe dhe unë dua të jem konkurrues, unë dua të punoj me njerëzit që më ndihmojnë për ta bërë këtë”.

“Por, nga ana tjetër, duket pak vulgare”, shtoi z. Schook. “Një minutë ju jeni duke çliruar një vend, dhe në minutën tjetër ju jeni duke u përpjekur për të marrë një tender të energjisë”.

FBI arreston hakerin nga Maqedonia


Byroja Federale për Hetim (FBI) ka arrestuar dhjetë persona të dyshuar se kanë vjedhur shfrytëzuesit e rrjetit social “Facebook”.

Në mesin e të arrestuarve, sipas portalit suedez mobil.idg.se, është edhe një shtetas i Maqedonisë.

Ata dyshohen se kanë shfrytëzuar një softuer malicizioz përmes të cilit kanë infektuar mbi 11 milionë kompjuterë në mbarë botën, duke shkaktuar dëm në vlerë prej 850 milionë dollarë.

Sipas FBI-së, softueri mund të përdoret për t’u vjedhur shfrytëzuesve numrat e kartelave kreditore, të llogarive bankare dhe të dhëna të tjera.

Krahas shtetasit të Maqedonisë, në grupin e të arrestuarve ka edhe persona nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacisë, ndërsa të tjerët janë shtetas të Zelandës së Re, Perusë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së.

Siguria e “Facebook” u ka ndihmuar autoriteteve amerikane për të identifikuar të dyshuarit.

Gjenocidi është vrasja e qëllimshme a njerëzve në baza etnike, nacionale, racore, religjioze

Flori Bruqi

Gjenocidi është vrasja e qëllimshme a njerëzve në baza etnike, nacionale, racore, religjioze apo (nganjëherë) politike, si dhe veprime tjera të qëllimshme që shpijnë në eliminimin fizik të ndonjë kategorie të mësipërme.

Nuk ka ujdi nëse termi gjenocid duhet të përdorët për vrasjet masive të motivuara politikisht në përgjithësi, por në përditshmëri ky term përdoret thjeshtë si vrasja masive e qëllimshme e civilëve. Viktimat e gjenocidit në shekullin e kaluar llogariten të kenë qenë 40 milion njerëz.


Termi gjenocid është krijuar nga Rafael Lemkin (1900-1959), një shkollar juridik hebre, më 1943, nga rrënjët “genos” (greqisht për familje, fis, ose racë) dhe “–cid” (latinisht - occidere, me vra). Kjo u arrit më 1948, me Konventën për Ndalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit.

Pas nënshkrimit të minimumit prej 20 vendeve, Konventa u bë ligj ndërkombëtar më 12 janar, 1951. Në atë kohë, vetëm dy nga pesë anëtarët permanent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ishin nënshkrues, Franca dhe Tajvani.

Eventualisht, Bashkimi Sovjetik e ratifikoj atë m 1954, Mbretëria e Bashkuar më 1970, Republika Popullore e Kinës më 1983, dhe Shtetet e Bashkuara më 1988. Kjo vonesë në përkrahjen e Konventës nga kombet më të fuqishme të botës shkaktoj lëngim të saj për katër dekada. Vetëm më 1990-at filloj zbatimi i ligjit ndërkombëtar mbi krimin e gjenocidit.


Definimet e gjenocidit

Shumica e debatit rreth gjenocidit sillet rreth definicionit të duhur të fjalës “gjenocid”.

Ja çka Lamkin tha rreth definicionit të “gjenocidit” në miratimin e tij fillestar si ligj ndërkombëtar në Kongreset e Gjenevës:

Në përgjithësi, gjenocid nuk do të thotë shkatërrimi i menjëhershëm i një kombi, përveç kur mbërrihet nga vrasja masive e të gjithë anëtarëve të një kombi.

Përkundrazi ka për qëllim të nënkuptoj një plan të koordinuar të veprimeve të ndryshme me qëllim të shkatërrimit të bazave thelbësore të jetesë së grupeve kombëtare, me qëllim të shkatërrimit të vetë grupeve.

Objektivë e një plani të tillë do të ishte shpërbërja e institucioneve politike dhe social, kulturës, gjuhës, ndjenjave kombëtare, religjionit, dhe mbijetesës ekonomike të grupeve kombëtare, dhe shkatërrimit të sigurisë personale, lirisë, shëndetësisë, dinjitetit, e madje edhe jetët e individëve që i takojnë grupeve të tilla.

Gjenocidi si krim nën ligjin ndërkombëtar

Konventa për Ndalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit u ratifikua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuar më 9 dhjetor, 1948, dhe hyri në fuqi më 12 janar, 1951.

Ajo përmban një definicion të pranuar ndërkombëtarisht, i cili u përfshi në legjislacionin kriminal kombëtar të shumë vendeve, si dhe u pranua nga Statuti i Romës i Gjyqit Penal Ndërkombëtar, traktati që themeloj Gjyqin Kriminal Ndërkombëtar. Konventa (në nenin 2) definon gjenocidin si "cilin do nga veprat në vazhdim kryer me qëllim të shkatërrimit tërësisht ose pjesërisht të një grup kombëtar, etnik, racor, ose religjioz: si:"

(a) Vrasjen e anëtarëve të grupit;
(b) Lëndim serioz trupor apo mental të anëtarëve të grupit;
(c) Shkaktim të qëllimshëm të kushteve jetësore llogaritur të sjellin shkatërrim të pjesshëm apo të plotë fizik;
(d) Marrja e masave për të ndaluar lindjet brenda grupit;
(e) Transferimi me dhunë i fëmijëve nga një grup në tjetrin.

Drafti i parë i Konventës përfshinte edhe vrasjet politike but u huq me insistimin e Bashkimit Sovjetik. Përjashtimi i grupeve sociale dhe politike si cak i gjenocidit in këtë definicion legal është kritikuar. Në përdorimin e përditshëm të kësaj fjale, këto grup shpesh përfshihen.

Përdorimi i rëndomtë po ashtu nganjëherë e barazon gjenocidin me vrasjen masive të sponsorizuar nga shtetit, por gjenocidi, siç është definuar nga larta, nuk nënkuptoj vrasje masive (apo çfarëdo vrasje) as që çdo vrasje masive nuk është detyrimisht gjenocid.

Përfshirja e një qeverie po ashtu nuk kërkohet. Fjala 'gjenocidi' nganjëherë po ashtu përdorët në një kuptim më të gjerë, si "skllavëria ishte gjenocid", por ky përdorim devijon nga definicioni ligjor i krijuar nga KB.

Ligji ndërkombëtar

Të gjithë nënshkruesit e konventës së mësipërme kërkohet që të pengojnë dhe dënojnë aktet e gjenocidit, si në paqe ashtu edhe në kohe lufte, megjithëse disa pengesa e bëjnë zbatimin e kësaj të vështirë.

Gjenocidi konsiderohet problem ndërkombëtar, dhe me të merren KB, dhe asnjëherë nuk mund të trajtohet si problem i brendshëm i një vendi.

Pranohet se, se paku që nga Lufta e Dyte Botërore, gjenocidi është ilegal nën ligjin zakonor ndërkombëtar si një normë e prerë, si dhe në ligjin konvencional ndërkombëtar. Aktet e gjenocidit janë vështirë të nxirren para drejtësisë pasi qe “qëllimi,” demonstrimi i zinxhirit të përgjegjësisë duhet të tregohet.

Gjenocidet në histori.

Gjenocidi shfaqen rregullisht në historinë e civilizimit. Shprehja “kurrë më” shpesh përdorur në marrdhënie me gjenocidin, është thyer deri në ditët e sotme.

Përcaktimi i ngjarjeve historike për ndryshim nga aktet kriminale apo sjellje johumane nuk është çështje e lehtë.

Për më tepër, pothuajse në të gjitha rastet kur akuzimet për gjenocid kanë qarkulluar, përkrahësit e anëve të ndryshme kanë kundërshtuar me forcë interpretimin dhe detajet e ngjarjes. Akuzimi për gjenocid nuk merret lehtë dhe pothuajse gjithmonë rezulton në polemikë.

Fazat e gjenocidit dhe përpjekjeve për ta penguar atë

Sipas Dr. Gregory Stanton, President i Genocide Watch, gjenocidi zhvillohet në tetë faza:
Klasifikimi: njerëzit ndahen në "ne dhe ata".

Simbolizmi: "Kur të kombinohen me urrejtje, simbolet mund të asociohen mbi anëtarët mosdashjes të grupeve viktima...Për të luftuar simbolizmin, simbolet e urrejtjes mund të ndalohet me ligj … si dhe gjuha e urrejtjes."

Dehumanizimi: "Dehumanizimi mundëson tejkalimin e neverisë normale njerëzore kundër vrasjes."

Organizimi: "Gjenocidi është gjithmonë i organizuar... Forca të veçanta ushtarake apo paramilitare shpesh armatosen dhe trajnohen.... Për të kaluar këtë fazë, anëtarësimi në këto grupe duhet të ndalohet me ligj."

Polarizimi: "Grupet urryese shpërndajnë propagandë polarizuese... Ndalimi i kësaj arrihet nëpërmjet mbrojtjes së udhëheqësve të moderuar ose ndihmesës së grupeve për të drejtat e njeriut..."

Identifikimi: "Viktimat identifikohen dhe ndahen në bazë të identitetit etnik apo religjioz... Në këtë fazë, një alarm i gjenocidit duhet të thirret..."

Asgjësimi: "Në këtë fazë, vetëm intervenimi i shpejtë i armatosur mund ta ndaloj gjenocidin. Zona me të vërtetë të sigurta apo korridore për largimin e refugjatëve duhet të krijohen në mbrojtjen e armatosur ndërkombëtare."

Mohimi: "Autorët e krimit... mohojnë kryerjen e ndonjë krimi... Përgjigja ndaj mohimit është dënimi nga një tribunal ndërkombëtar apo gjyq kombëtar."

Shpërthimi i urrejtjes

Për urrejtjen e të frustruarve nga feja e ideologjia. Për islamin “tim” dhe islamin e “atyre”. Për shoqërinë dhe shtetin çfarë e duam.

Nga Imer Mushkolaj

Asnjëherë nuk kam marrë më shumë akuza, sharje, fyerje e kërcënime për ndonjë shkrim në gazetë, sesa javën e kaluar. Në telefon, email e Facebook çfarë s’më kanë thënë e si s’më kanë quajtur. Të prezantuar si “myslimanë të vërtetë”, “luftëtarë të islamit” më kanë paralajmëruar se do ta pësoj keq kur ata të vijnë në pushtet. Më kanë shpallur luftë. Më kanë kërcënuar edhe me vdekje.

Për ditë të tëra jam shndërruar në njeriun më të urryer në debatet e tyre nëpër portale interneti, në personazhin më të përmendur në web faqet që propagandojnë islamin si fe të paqes e të mëshirës. Krejt shkaku i shkrimit të botuar javën e kaluar, në këtë gazetë, në të cilin tërheqja vëmendjen për rrezikun që i kanoset Kosovës nga radikalët islamikë.

Në mesin e atyre që më kanë fyer, sharë e kërcënuar ka pasur të atillë që më kanë akuzuar si njeri të shitur dhe antiislamist, që po shkruakam për para të majme, paguar nga kushedi kush. Nga Izraeli. Edhe nga Serbia. Të tjerë më kanë cilësuar antikombëtar, tradhtar e islamofob.

Gjithë ky shpërthim urrejtjeje ndaj meje vetëm për shkak se, si qytetar i lirë i këtij vendi, kam shprehur një mendim të lirë për lirinë e këtyre njerëzve që t’i realizojnë qëllimet e tyre, aspak fisnike, të papenguar nga askush.

Feja, besimi janë personale, shpirtërore. Ashtu si dhe praktikimi i besimit të gjithësecilit dhe komunikimi që gjejnë me atë që i besojnë. Por kur cilado fe, cilido besim keqpërdoret nga dikush për agjenda të ndryshme (edhe politike), me qëllimin që të ndryshojnë edhe identitetin e një shoqërie, një vendi, atëherë kemi të bëjmë me diçka tjetër. Diçka që këtyre njerëzve iu dhemb kur u thuhet publikisht. Qoftë edhe nga një qytetar i rëndomtë që, thjesht, brengoset se në çfarë shoqërie do t’i rriten fëmijët nesër. Atëherë ata sulmojnë, kërcënojnë e akuzojnë, duke menduar se në këtë mënyrë mund t’ua ndalojnë të tjerëve që nuk mendojnë si ata edhe të shprehen lirshëm.

Unë nuk kam fobi ndaj islamit, as ndaj identitetit tim fetar e kombëtar. Por po, kam fobi ndaj keqpërdoruesve të fesë. Ndaj atyre që bëjnë keq në emër të fesë. E shumica e atyre që kërcënojnë duket se kanë fobi nga vetja, nga identiteti i tyre.

Mund të ndodh që edhe mallkojnë veten pse kanë lindur në Kosovë, e jo diku tjetër. Diku ku do të mund të ndiheshin më rehat me mënyrën e praktikimit të besimit të tyre dhe ku nuk do të kishin nevojë të përpiqen që t’u imponojnë të tjerëve diçka që ata e ndiejnë se nuk është e vetja.

Unë ndihem rehat këtu ku jetoj. Jam rritur në një mjedis normal fetar, kam lexuar dhe vazhdoj të lexoj për islamin dhe për fe të tjera. Nuk më pengon askush pse i takon një feje a etnie tjetër. Për mua Skënderbeu nuk është tradhtar, që i paska luftuar osmanët, e as Nënë Tereza nuk është lavire, që i paska ndihmuar të sëmurët. Por, si të gjithë njerëzit e vetëdishëm e të ndërgjegjshëm, nuk mund të hesht kur shoh se ç’po ndodh rreth nesh.

Nuk mund të hesht kur shoh si përpiqen t’i keqpërdorin fëmijët “në emër të fesë”.

Nuk mund të hesht kur përhapet urrejtje “në emër të fesë”.

Nuk mund të hesht kur propagandohet luftimi i tjetrit “në emër të fesë”.

Nuk mund të hesht kur propagandohet jotoleranca dhe dhuna “në emër të fesë”.

Të fesë islame, në këtë rast.

* * *

Më ka ardhur keq për nivelin e gjuhës dhe kulturës së shumicës së atyre që më kanë fyer, sharë e kërcënuar. Një shqipe që më së paku mund të quhet e tillë dhe që të krijon përshtypjen se njerëzit që e kanë shkruar nuk lexojnë sa duhet. Madje as aq sa për të mundur të debatojnë normalisht. Por, ja që të tillët janë të gatshëm të hedhin helm e vrer kur i prek në tel.

Këto janë vetëm disa nga cilësimet që m’i kanë bërë komentuesit / kundërshtuesit e shkrimit tim – bashkëkombasit dhe bashkëfetarët e mi: “dashakeq i islamit”, “shka”, “shka shqipfolës”, “shkërdhatë muti”, “narkoman”, “pijanec”, “qen”, “i shitur”, “i asimiluar”, “i pafe”, “tradhtar”, “sorosist”, “majmun”, “adhurues i djallit”, “hipokrit”, “tuc”, “i prishtë”, “argat i djallit”, “racist”, “ma shka se shkijet, t’bijtë e shkinave”, “i korruptuar”, “i pamend”, “balosh”, “antikombëtar”, “mercenar antifetar e antishqiptar”, ”i pamoralshëm”, “hajvan”, “i paguar nga qarqe çifute”, “i poshtër”, “monstrum”, “ndyrësisë”, “qafir”, “idiot”, “budallë”, “teveqel”, “komunist”. Plot të tjera sharje që më janë adresuar nuk më lejon etika t’i bëj publike këtu. Sikurse as disa nga kërcënimet e poshtra dhe perverse – edhe më të poshtra se ato të stilit “kemi me të kallë në zejtin të nxehtë” ose “kemi me të rrjepë si qen”.

Unë e di se kjo gjuhë dhe këto cilësime nuk i takojnë një myslimani të mirë. Më tepër dalin nga gojët e njerëzve të frustruar dhe të shituar dogme e ideologjie. Sepse, islami është fe e paqes dhe e tolerancës. Si të tillë e njoh unë, e jo si fe të urrejtjes, kërcënimeve e dhunës.

Ky nuk është islami im.

Gjuha e urrejtjes mbi baza etnike në mediat e EJL-së & Bashkëpunimi i brezit të ri të artistëve në Ballkan


1. Mediat kanë luajtur një rol jashtëzakonisht negativ në periudhën e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë dhe luftërave të përgjakshme në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë gjatë viteve 90-të. Përmes gjuhës së urrejtjes janë nxitur elementët ekstremistë brenda një kombi në luftën kundër kombeve të tjera. Gjuha e urrejtjes mbi baza etnike sot është më pak e pranishme në mediat e hapësirës së Evropës Juglindore, por është ngritur niveli i urrejtjes ndaj grupeve tjera minoritare. Bahri Cani.
2. Bashkëpunimi i brezit të ri të artistëve në Ballkan dhe në Evropë është realizuar edhe përmes krijimit të kolonive të artit në kryeqytetet e rajonit apo më gjerë. Sivjet Kolonia e artit 2010 u zhvillua në Shqipëri dhe u kurorëzua me një ekspozitë pikture në Tiranë. Çfarë prurjesh artistike sjell brezi i ri i krijuesve ballkanas në artet figurative?

Gjuha, revolta dhe kuptimi i jetës




Elsa Demo

Në një botim të viteve dymijë “Trashëgimia në rrezik”, titull që sot ka gjetur përdorim të shpeshtë në fushata sensibilizuese, ka dhe një foto, të njërit prej autorëve, Fatos Lubonja. Te ajo foto bardhë e zi ai ndodhet para një peme monumentale, si para një tempulli, veçse me zgavrën e trungut të djegur përdorur si oxhak, një hap tej “Syrit të Kaltër”. E gjejmë me kuptim për ta nisur bisedën nga kjo foto, kur Lubonja po linte grupin modest të protestuesve në mbrojtje të trashëgimisë, dje, pranë Parkut të Tiranës, përgjatë Rrugës së Elbasanit, në atë segment, ku po përparon zgjerimi i rrugës dhe prerja në të dy krahët e pemëve.

Analizat e Lubonjës në muajt e fundit përveçse më të shpeshta, kanë shtuar dozën e revoltës qytetare, e kritikës ndaj sistemit politik dhe pretendimin ndaj të ngjashmëve të tij për ta reshtur këtë pasivitet. Kemi parasysh shkrimet për zgjedhjen e presidentit, për humbjen e dialogut politik, për universitetet private, për mosshpërblimin e ish-të përndjekurve politik dhe përdorimin e tyre si mall elektoral. Më të shumtat godasin primitivizmin politik si përgjegjës të drejtpërdrejtë të humbjes së sigurisë dhe shpresës te njerëzit.

Diku ai kujton Montanelin që në fund të viteve ’70 u bënte thirrje italianëve para votimeve: “Mbyllni hundët dhe votoni demokristianët”, ndërsa konstaton se shqiptarët e tij “i kanë hundët të zëna tashmë; ato qimet e hundëve që ndiejnë qelbjen rëndë të politikës janë të tejmbushura dhe s’japin më asnjë shenjë”.

Diku tjetër as e ndjen të përmbahet e t’i përqasë seritë e telenovelave politike me “ndarjet e nevojtoreve allaturka të shkollave në kohën e komunizmit, ku nuk ishte problem era, por vendi se ku duhet të kryeje nevojën, pasi ishin të mbushura tumllas me mullarë m…trash dhe duhet të hapje njërën derë pas tjetrës për të gjetur atë se ku mund të vije këmbët, të paktën”.

Thirrja e përsëritur e Fatos Lubonjës është: Kush kërkon një Shqipëri ndryshe, që s’mbytet në pellg, qoftë edhe një President ndryshe, duhet të lëvizë, e jo ta presë ndryshimin nga ambasadorët e botës.

Më 24-26 qershor, Lubonja është ftuar të mbajë një bisedë me artistë të rinj të Stamboll mbi temën “Fjalët dhe shpresa”. Ishte kërkesë e dy studiueseve që u frymëzuan nga eseja e tij “Kuraja dhe tmerri i vdekjes” e vitit 2002. Përsëri fjala dhe përsëri shpresa që buron saj, edhe kur është e rreptë në pesimizmin e saj.

Rezistenca juaj në mbrojtje të trashëgimisë ka një fillim. Nga një botim i hershëm ku trajtoni gjendjen e trashëgimisë pas ‘90-s, është për t’u kujtuar një foto bardhë e zi, në “Syrin e Kaltër” të Sarandës. Ai lis i djegur ka mbetur një konstante e shkatërrimit, dje në jug sot në Parkun e Tiranës.

Unë e shikoj si shprehje të së njëjtës sëmundje që shfaqet gjithandej. “Syrin e Kaltër” e kam trajtuar si një tempull, si një gjë të shenjtë. Gëteja thotë se e shenjta është ajo që bashkon shumë shpirtra. S’mund të jetë vetëm feja që bashkon shumë shpirtra. Edhe një monument kulturor, edhe një monument i natyrës bashkon shumë shpirtra, si “Syri i Kaltër”.

Shoqëria shqiptare sot është e paaftë për të ruajtur të shenjtat për t’u bashkuar, për të mbrojtur atë që quhet publike. Egoizmi, babëzia individuale që është stadi më primitiv i njeriut, nuk ka arritur dot të ndërtojë publiken, komunitetin, të shenjtat të cilat na bashkojnë, e që janë pjesë e historisë, që krijojnë lidhjen midis të shkuarës dhe të ardhmes, midis individit dhe shoqërisë. Kjo mungon. Dhe atëherë shikojmë individë që vërsulën të rrëmbejnë çdo gjë publike për ta mbajtur rreth vetes. Unë e quaj këtë që është sot ekstremin tjetër të asaj që ishte komunizmi.



Pse sillni paralele me komunizmin?

Nuk mendoj që komunizmi ishte e kundërta e kësaj që është sot. Por sepse komunizmi deresponsabilizojë njeriun, i mori ai përsipër të gjitha, nuk u bë i aftë njeriu të ndërtojë komunitetin e vet, të ndërtojë të shenjtën e vet, t’i ruajë gjërat vetë. Ishte shteti që ia ruante, shteti ia pastronte rrugën, i bënte shteti të gjitha ato gjëra që duhej t’i bënte ndjenja e komunitetit.

Në këtë kuptim jemi në anën tjetër të medaljes. Kur iku shteti, kjo shoqëri shpërtheu në individualizëm ekstrem. Vjedhjet në Butrint, Apolloni, apo kur shkatërron një monument kulture dhe bën gjëra të tilla siç është dhe rasti në fjalë në Rrugën e Elbasanit, më kanë revoltuar edhe për faktin që shoqëria shqiptare nuk ka reaguar fare. Është prerë pema 250-vjeçare e Et’hem Beut që ishte përballë Galerisë Kombëtare. Ka disa variante: duhet të ketë qenë i sëmurë ose që pengon festën e Ambasadës Amerikane dhe komuniteti nuk di gjë. Ishte banori më i vjetër i gjallë i këtij qyteti. E presin, nuk japin asnjë shpjegim, nuk thonë asgjë, nuk mban zi asnjeri.



Nuk ekziston asnjë lloj transparence nga vendimmarrësit për atë që po ndodh në Rrugën e Elbasanit. Vendimet merren në fshehtësi, aksionet bëhen fakt.

Në qoftë se flasim për ndjeshmëri qytetare, është njëlloj sikur njeriu shikon veten në pasqyrë. Kur reagimi është kaq shpërfillës, sigurisht njerëzit edhe demoralizohen. Mendimi im është ky: individualizimi ekstrem, përfitimi ekstrem tek ne ka shkuar te skaji ekstrem, ka shkuar te shteti i kapur. Shteti i kapur nga interesa individësh - këtu vërtet s’ka transparencë, këtu vërtet tregohet fytyra më arrogante e shtetit, - edhe sikur ligjërisht të vepronte, ne shpeshherë e kemi parë se edhe ligjet bëhen të diktuara nga këto interesa. Kemi të bëjmë me një shtet të kapur. Lloji i ekonomisë po përcakton edhe vlerat, superstrukturën. Kur ke ndërtuar një ekonomi kriminale, një ekonomi bandash, një ekonomi të bazuar mbi trafiqe, mbi pastrim parash të pista, padyshim që kjo do të përcaktojë dhe sistemin e vlerave, shtetin dhe gjithçka. Pastaj vlerat që kanë idetë, vlera që ka shoqëria civile për të ndryshuar strukturën bëhet gjithnjë e më e vogël përpara fuqisë dhe arrogancës së pjesës së parë.



Revolta në shkrimet tuaja po gradohet në maksimum. Analizat janë sa konkrete aq edhe me metafora, për shembull, nga bota e zoologjisë. Kemi parasysh shkrimet e muajve të fundit për zgjedhjen e presidentit, për humbjen e dialogut politik, për universitetet private, për mosshpërblimin e ish-të përndjekurve politik.

Ndoshta ashpërsimi i gjuhës shpreh një urrejtje në rritje. Dhe urrejtja është shenjë dobësie, në kuptimin e pafuqisë. Njeriu kur ka fuqi bëhet dhe më bujar. Kur individi ndihet i vetmuar, i pafuqishëm, atëherë fillon edhe provon urrejtje. Kam qenë në burg një kohë të gjatë, ti e di, dhe kjo ka qenë një periudhe e urrejtjes ndaj Enver Hoxhës, pikërisht për shkak të pafuqisë.



Ashpërsimi i gjuhës është tregues i masës së problemit. Tregon edhe ndikimin që ka te njeriu Lubonja kjo klimë që trajtoni në kolonat e shtypit?

Sigurisht është dhe regjistri shpirtëror i njeriut që kalon nëpër këtë urrejtje, pafuqi dhe pesimizëm në rritje. Pier Paolo Pazolini ishte një nga pesimistët e mëdhenj, sepse ishte një nga kritikët më të mëdhenj të kapitalizmit, të shkatërrimit të vlerave kulturore të Italisë për të cilat ai ndihej i pafuqishëm për t’i ndaluar. Kur ka folur për monumentet e kulturës që po shkatërroheshin nga ky agresivitet, diku ka thënë: Kemi vetëm një shpresë: varfëria. Sepse duke qenë të varfër, nuk do t’i prishim, nuk do t’i shkatërrojmë. Jam kaq pesimist nga optimizmi i madh.

Sepse ishte shpresa e madhe për një Itali që po dilte nga lufta. Kurse ne dilnim nga burgjet dhe prisnim një Shqipëri të mirë, të bukur. Sot e shikojmë veten në duar banditësh. Është e rëndë. Ajo gjuha për të cilën fole ti është shprehje e një gjendjeje shpirtërore.

Në nivelin politik gjendja në Shqipëri po bëhet e paparashikueshme. Njerëzit duken spektatorë të ca llogaritjeve matematike që bëhen live në ekranet e televizionit. U pa me zgjedhjen e presidentit: me zë pretendohej një emër për bashkim, ndërsa kalkulohej interesi partiak, duke krijuar një situatë absurde dhe të lodhshme për mendjen e qytetarëve. Me këto manovra askush nuk do të thoshte me siguri si do të mbërrijnë shqiptarët në zgjedhjet e 2013-s. Në një analizë ju përmendni gazetarin Indro Montaneli që i ftonte italianët të mbyllnin hundët që të votonin demokristianët.

Ka dy aspekte kjo pyetje. Kritika ime në përgjithësi në këto vite ka qenë kundër sistemit. Ndryshimi i vërtetë i Shqipërisë nuk vjen nga ndryshimi i njerëzve por nga ndryshimi i sistemit. Sali Berisha mori pushtetin sepse premtoi që do të ndërronte sistemin e baronëve të drogës. Pikëpyetja e madhe ishte: ky do ta kalërojë sistemin apo do ta ndërrojë? Prova ishte që e kalëroi dhe e çoi në degradim duke u bërë kërcënim dhe për lirinë.

Shoqëria shqiptare sot ka dy probleme të mëdha. Së pari në drejtimin social-ekonomik. Shoqëria vuan prej këtij sistemi të kapur nga interesat e oligarkisë. Në qoftë se rrogat e një arsimtari, e një mjeku janë të tilla që ata nuk mund të kenë një minimum për të mbijetuar, këta mund të bëhen rrezik social. Imagjinoni një sistem ku është rrezik social mjeku, arsimtari.

Problemi i dytë është ai i demokracisë. Kur përfitimin dhe interesat do t’i ruash me çdo kusht, bëhesh politikisht i rrezikshëm edhe për lirinë. Vjen një moment kur nuk e lëshon më as pushtetin dhe do të eliminosh edhe opozitën. Ky është një sistem që ka filluar të ndërtohet mirë në kohën e Nanos e të socialistëve në pushtet, që u kalërua pastaj nga Berisha. Prirja e këtij sistemi ka qenë putinizmi. Me putinizëm kuptoj lënien e opozitës si një dekor, që nuk vjen dot kurrë në pushtet sepse i ka kapur të gjitha instrumentet e pushtetit banda kryesore dhe këtu jemi pak a shumë te kjo situatë. Edhe zgjedhja e presidentit tregoi që kjo është filozofia. Dhe shqiptarët me këtë situatë do të shkojnë në zgjedhje. I vetmi fat i shqiptarëve është që të shohin se sa i paaftë është ky sistem saqë do të vijë dështimi. Ashtu siç ranë piramidat dhe u shkatërrua vendi. Sepse ishte paaftësi e madhe që të lejoje piramidat dhe vendi të shkatërrohej. Babëzia e kësaj klase në pushtet është e tillë që krijon pasiguri, krijon pasiguri sepse është e paaftë. Kështu ne rrëzohemi. Dhe rrëzimi është shumë i rrezikshëm, sepse nuk shikoj shanse të mëdha. Do ketë trazira sociale. Ajo që thatë për kombinimet në tryezë të grupimeve që ndajnë pushtetin, është ana tjetër dramatike e situatës që i bën njerëzit të pashpresë.

Ky lloj sistemi nuk lë mundësi që të korrigjohet tjetri që ka gabuar. Po themi: Ilir Meta ka qenë në pushtet dhe për të po flitet aq shumë që duhet të shkojë te socialistët. Për dikë që ka qenë në pushtet, ai që duhet të korrigjohet, ai që duhet të ndëshkohet, duke u kthyer përsëri në pushtet, me forcën tjetër opozitare, nuk bëhet dot ndryshimi dhe ndëshkimi. Në këto lloj tryezash që kemi ne, ndëshkimi bëhet i pamundur. Njerëzit e ndjejnë, e kanë provuar që ndëshkimi për klasën politike nuk ka ardhur dhe kjo çon në pasivitet. Unë mendoj që arroganca duhet ta marrë një ndëshkim.



Gjejmë rastin t’ju përshëndesim për ekspozitën “Objekte nga Spaçi”. Meqë folët për humbjen e shpresës dhe pasigurinë te njerëzit, si e pritën vizitorët, bashkëvuajtësit në veçanti, këtë komunikim të thellë dhe shpirtëror me të kaluarën e burgut komunist?

Ekspozita qëndroi pak ditë e hapur. Mua më duket se veprat e artit e të letërsisë kanë pak influencë në këtë shoqëri. Është për t’u studiuar ky fenomen, pse ndodh kjo. Në tërësinë e vet, kjo shoqëri është bërë shoqëri e manipulimit mediatik të njerëzve, e sipërfaqes. Ajo që pikërisht nuk më pëlqen është fakti që gjithçka ekziston në qoftë se ti del në media, në qoftë se ti del në gazetë, në qoftë se ti del në televizion. “Objekte nga Spaçi” ishte simulim i një muzeumi që vlerën e kishte ta vizitoje atje, ta shikoje aje, ta jetoje, ta prekje mundësisht materialin nga afër, dhe jo te zhurma e buja televizive që bëhet. Është një fenomen shumë dramatik në shoqërinë shqiptare që gjithçka përcillet nëpërmjet mediave. Në qoftë se nuk është në media nuk ekziston. Kjo heq elementin e socializimit të njeriut, çka është shumë i rëndësishëm. Ndryshe është të shkosh e ta shikosh një film në kinema sesa në TV në shtëpi; ndryshe kur e takon autorin e një ekspozite dhe ndryshe kur e shikon në televizion. Megjithatë janë pak njerëz që i kam si pika referimi dhe vlerësimi i tyre më intereson.



Ekspozita na çonte te dilema: që ju si një ateist po shfaqeshit me një shtresë të fortë të nëndheshme religjioni, por jo i natyrës teiste. Cila është kjo gjë që ekziston tek njeriu me forcën e ngjashme të një religjioni?

Ajo që thashë në fillim: përpjekja për t’i dhënë kuptim jetës. Një nga teoritë interesante është që kuptimin e jetës ne na e jep vdekja, që ne duhet t’i jemi mirënjohës vdekjes sepse vetëm vdekja na motivon që të bëjmë diçka, që të mos ikim kot, që t’i japim vetes përjetësinë. Këtë thotë në një intervistë të fundit për vdekjen Zygmunt Bauman, që njerëzimi i ka dhënë një përgjigje kuptimit të jetës nëpërmjet ndërgjegjësimit për vdekjen. Kur njeriu nuk e ka këtë lloj besimi që shpirti i tij të mbijetojë, atëherë ka gjetur përgjigje të tjera.

Lidhur me këtë, doja të kujtoja edhe diçka tjetër nga Gëteja kur thotë: “Unë kam pasur një jetë të lumtur por nuk mbaj mend asnjë javë lumturi.” Lumturia është gjithë puna, përpjekja, ndërsa jeta vetë ka qenë përpjekje e përditshme. Mendoj që, pjesërisht, gjithë ajo krijimtari, gjithë ajo që bëj dhe unë, është në funksion të kësaj ideje, të lësh një kujtim, një trashëgimi. Njeriu i jep kuptimin jetës nëpërmjet shoqërisë, i lë shoqërisë një gjurmë. Shpeshherë jam edhe më realist, që në fund fare nuk është as kjo, as kuptimi i jetës nëpërmjet vdekjes, por thjesht që ta gëzosh jetën. Nganjëherë e mendoj dhe më thjesht fare: gjëja më e mirë që më bën ta jetoj jetën, më mirë se çdo gjë tjetër, është kjo lloj krijimtarie, kjo që ma mbush ditën, ma bën të bukur, ma bën marrëdhënien me njerëzit më të mirë. Kjo më duket nganjëherë më e rëndësishme. Pra, kam dyshimin tim nëse është vdekja kaq e rëndësishme apo instinkti i jetës dhe dëshira për jetën. Ashtu si bleta që krijon hojet e veta sipas një konstruksioni të vetin, ashtu dhe njeriu do të ndërtojë. Sigurisht, jo të gjithë duan të bëjnë gjëra të mëdha. Dikush do të ndërtojë një karrige, të kujdeset për një pemë, dikush rrit fëmijët.

Sidoqoftë, nuk mund ta heqësh dimensionin e vdekjes.

Kujtoj që në jetën time, në rini, kam patur krizën që unë do të iki nga kjo botë dhe sa e rëndësishme ka qenë për t’i dhënë një kuptim jetës. Por kur fillon e punon, arrin të kuptosh se nuk ka rëndësi u bëre apo jo i famshëm. Rëndësi ka ta ndjesh dhe ta jetosh jetën.

OSBE, fjalori i urrejtjes dëmton bashkëjetesën mes komuniteteve


Ato janë manifestime të mostolerancës që kanë ndikim të thellë jo vetëm për viktimën, por edhe për grupin me të cilin identifikohet viktima, tha ambasadori i OSBE-së në Shkup Ralf Breth


OSBE, fjalori i urrejtjes dëmton bashkëjetesën
Krimet e motivuar nga urrejtja dhe gjuha e urrejtjes ndikojnë në bashkëjetesën e komuniteteve dhe stabilitetin social, pasi ato janë manifestime të mostolerancës që kanë ndikim të thellë jo vetëm për viktimën, por edhe për grupin me të cilin identifikohet viktima, tha ambasadori i OSBE-së në Shkup Ralf Breth gjatë Konferencës rajonale të mbështetur nga OSBE që ka filluar në Shkup me temë ‘Këmbimi i praktikave më të mira se si më mirë të trajtohen rastet e krimit të motivuar nga urrejtja dhe gjuha e urrejtjes’.
"Veprat penale të kryera me motiv të njëanshëm, si dhe të gjitha format e shprehjes të cilat përhapin, nxisin, promovojnë ose justifikojnë forma të urrejtjes racore apo të tjera në bazë të mostolerancës, kundërshtojnë drejtpërdrejt vlerat e demokracive bashkëkohore dhe përbëjnë sulm ndaj bashkëjetesës paqësore’ tha Bret.
Ne në OSBE, shtoi Bret jemi këtu për të mbështetur këto përpjekje.
Bashkë nikoqiri i konferencës, zëvendës-ministri i jashtëm Zoran Petrov tha se krimet e motivuara nga urrejtja dhe pasojat e gjuhës së urrejtjes kanë preokupuar gjatë kohë autoritetet shtetërore dhe bashkësinë ndërkombëtare, përfshi edhe organizatat ndërkombëtare dhe rajonale, të tilla si OSBE.




Të gjitha palët janë duke bërë përpjekje të mëdha në nivel ndërkombëtar, rajonal dhe kombëtar për të përcaktuar shkaqet e kësaj dukurie negative dhe për të identifikuar mënyrat për të eliminuar atë. Për të parandaluar krimet e urrejtjes dhe për t’i trajtuar ato në mënyrë më efikase, në vitin 2009 vendi miratoi ndryshime në Kodin Penal, të cilat prezantuan rrethana tjera rënduese, nëse vepra motivohet nga urrejtja’ tha Petrov.
Procesi i harmonizimit të së drejtës penale në lidhje me krimin e motivuar nga urrejtja do të vazhdojë në përputhje me legjislacionin e BE-së dhe me standardet tjera ndërkombëtare deklaroi Petrov.

Pjesëmarrësit në konferencë do të këmbejnë njohuritë lidhur me pengesat dhe sfidat në trajtimin efikas të rasteve kanë të bëjnë me krimet e motivuar nga urrejtja dhe gjuha e urrejtjes, si dhe mësimet e nxjerra, praktikat e mira dhe modelet më të mira të aplikuara në rajon.
Konferenca rajonale është iniciativë e përbashkët e misioneve të OSBE-së në rajon, e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Ministria e Jashtm

Gjuha e urrejtjes si kriter për karrierën


Orges Zoto

Mbas shumë lajthitjeve të mëparshme si psh, “Shqipëria është e dyta në Evropë mbas Gjermanisë për nivel ekonomik, apo “ gjuha e dytë e shqiptarëve duhet të jetë kinezçja, tani kemi një krahasim akoma edhe më të lajthitur. Kësaj qeverie, vetëm që transparente nuk mund ti thuash. Po si mund ti thuash transparente një qeverie që nuk jep numrin e saktë të papunësuarve, që nuk jep numrin e saktë të krimeve të ndodhura në Shqipëri, e si mund ti thuash transparente një qeverie që fshin filmimet nga serveri i odës së liderit tonë (tani ajo nuk është më kryeministria e shqiptareve). Si mund ti thuash transparente, një qeverie që merr borxhe me kredi të larta në emër të shqiptarëve, ne emër të fëmijëve tanë. Si mund të jetë transparente një qeveri që nuk merr dot as një informacion të saktë nga efektivat e ministrisë së mbrojtjes për gjendjen e ushtarakëve të vet në Afganistan, dhe pa pikën e seriozitetit i “vdes” një familje birin e saj dhe pastaj ja “ngjall” brenda dy orëve? Të gjitha këto e shumë të tjera jo vetëm që nuk i afrohen qeverisë Amerikane por as që nuk mund të futen në të njëjtën kategori të të quajturit shtet. Nuk mund të quhet shtet një qeveri që tallet me popullin e saj duke ju dërguar atyre disa kutiçka të
shqyera me oriz, një qeveri që ka më shumë preokupim makinën e Zhosefinës se sa borë pastrueset e rrugës së kombit. Nuk mund të quhet shtet ku qeveria e shikon shtetin si një mjet për tu pasuruar, për të rregulluar fëmijët e tyre, dhëndrin, kunatin, dajën, tezen, hallën, nipin, mbesën, e gjithë sorollopin
e tyre duke e kthyer shtetin e tre milion e gjysmë shqiptarëve në një biznes familjeje. Nuk mund të quhet shtet ku administrata e saj është atje për tu pasuruar dhe jo për të qenë shërbëtore e popullit. Nuk mund të jetë shtet ku nëpunësit civil nuk janë të punësuar në bazë të meritokracisë, por në bazë të ngjyrës së teserës që ata mbajnë, dhe sa më i ashpër e i motivuar ky militantizëm aq më i lartë posti. Mjafton të thuash çfarë do lloj ndyrësire kundrejt opozitës dhe e ke të garantuar vendin në administratë. Mjafton të vjellësh vrer ndaj liderit të opozitës dhe patjetër do të bëhesh ministër a zëvendësministër. Shembulli më i pastër është Ylli Manjani, që pasi shau opozitën (edhe pse një vit më parë ishte në atë opozitë) pasi quajti Edi Ramën kriminel e terrorist në një debat me Skënder Gjinushin në Klan, një javë më vonë u emërua zëvendësministër i punëve publike. Këto janë shumë larg asaj që Kryeministri e quan qeveri
transparente. E kuptoj që Kryeministri e kishte fjalën për dixhitalizim e qeverisë dhe mënyrën se si qytetarët do të informoheshin për arritjet e korrupsionit. Që të luftosh korrupsionin duhet të kuptosh së çfarë është korrupsioni. Korrupsioni nuk mund të luftohet nga një parti e vetme apo qeveri e vetme. Korrupsioni luftohet me një vullnet të përbashkët politik, ku të gjitha palët janë të vendosura për ta luftuar edhe për ta ekspozuar atë në çdo aspekt të jetës të përditshme. Korrupsionit si faktor do një vëmendje të
caktuar te qytetarët, populli duhet të informohet që të gjithë të solidarizohen kundër këtij kanceri. Duhet të kemi një transparencë të plotë të financave të shtetit qoftë lokal qoftë qendror. Duhet të kemi një
definicion më të madh të “Check and Balance” çdo vendim që qeveria merr për koncesione të mëdha duhet të jetë një institucion monitorues me ekspertë dhe jo kunati apo djali ndonjë ministri. Duhet ti japim Korrupsionit një “human face” një fytyrë njerëzore, pra të heqim atë vellon sekrete që ka korrupsioni, ta ekzopozjmë atë dhe të nxjerrim përpara drejtësisë njerëzit përgjegjës. Unë mendoj se Zoti Berisha e ka një të drejtë për sa i përket transparencës që ai përmend. Po ne kemi një transparencë madje edhe shumë më të madhe se qeveria e Obamës, po sepse ne edhe kur vjedhim e bëjmë në zyrën e ministrit me mikrofon dhe me figurë, por gjithashtu edhe kur të vrasim të vrasim live ditën me diell në televizion. Kjo është transparenca e vërtetë qeverisë tonë, për këtë vetëm Berisha mund të jetë krenar.

Gjuha e urrejtjes ne mediet ne Evropen Juglindore

Mediat dhe propaganda kane qene gjate viteve 90-te disa prej armeve me te fuqishme ne duart e zoterve te lufterave. Thirrjet per kryengritje ofendimet dhe sharjet e shqiptareve serbeve boshnjakeve kroateve apo maqedonasve kane qene perditshmeri pothuajse ne te gjitha mediat e kontrolluara prej regjimeve ne ish - republikat jugosllave. Makineria e propagandes perhapte frike dhe urrejtje qe shpesh shkaktonte dhe zhvendosje masive te bashkesive te ndryshme etnike. Gati dhjete vjet prej perfundimit te lufterave ne hapesirat e ish - Jugosllavise rralle gjejme ne media propagande te drejteperdrejte kunder bashkesive te tjera etnike por jane shtuar sulmet ne vecanti ndaj grupeve te ndryshme minoritare grupeve te ndryshme seksuale dhe fetare.


Ne Bullgari per shembull me se shumti ofendohen romet dhe turqit si dy grupet me te medha etnike ne kete vend thote Ognian Zlatev drejtor ekzekutiv i Qendres per Zhvillimin e Mediave ne Sofje. Ndersa ne Shqiperi per problemin e romeve ndonese eshte i madh heshtet shpjegon Remzi Lani drejtor i Institutit per Media ne Tirane.
Gjuha e urrejtjes ne Shqiperi eshte ndryshe nga ajo ne hapesirat e ish-Jugosllavise. Qe te jemi te ndershem gjuha e urrejtjes ne Shqiperi me shume prodhohet nga politikanet se sa nga mediat. Por ne Shqiperi kemi nje fenomen tjeter shqetesues - heshtjen per urrejtjen Kjo do te thote se per disa grupe sic jane romet ne nuk flasim. Ka permiresime por gjendja eshte teper e rende. Romet nuk sulmohen ne media ata nuk ekzistojne fare ne media - thote Lani.
Ndryshe nga Shqiperia e cila vetem ne menyre indirekte ishte e perfshire nga shkaterrimi i pergjakshem i ish-Jugosllavise Bosnje - Hercegovina ishte nje prej vendeve me te prekura nga gjuha e urrejtjes dhe lufta. Lejla Turcilo nga Universiteti i Sarajeves shpjegon se situata sot ka ndryshuar por gjuha e urrejtjes nuk eshe zhdukur ne teresi.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pjesemarres te konferences Mediet ne Evropen Juglindore- ne mes Lejla Turcilo.
Gjuha e urrejtjes ne baza etnike eshte gjithnje e me pak e pranishme per shkak te rregullimit te mire ligjor ne sektorin e informimit te mediave elektronike ne Bosnje-Hercegovine. Ne mediat e shkruara kemi nje prani me te madhe te gjuhes se urrejtjes. Parimet etnike respektohen gjate raportimit por jo edhe grupet tjera te cilat ose injorohen fare ose per to flitet me nje gjuhe shume te thate sterile. Prolemi i trete i gjuhes se urrejtjes eshte e ashtuquajtura lufte mediatike mes drejtuesve te mediave. Ne 2008 kemi pasur nje lufte te vertete te pronareve te mediave qe ka lidhje edhe me bazat etnike.
Po cfare ka ndodhur me te ashtuquajturit gazetare te cilet gjate viteve 90-te me shume kane qene ne sherbim te propagandes se sa profesionit te tyre Ky eshte nje problem shume serioz per Bosnje-Hercegovinen thote Turcilo.
Problemi me i madh me ata te cilet para dhe gjate lufte kane nxitur urrejtjen dhe luftes eshte qe asnje prej tyre nuk eshte pergjigjur para drejtesise. Gazetari Bora Kontiq se fundi ka paraqitur nje liber per luftenxitesit me te medhenj gjate luftes dhe ka ardhur ne perfundimin se ata sot jane te punesuar ne universitete prej ketyre fakulteteve kane marre ndonje titull shkencor ende punojne ne media ose jane aktiv ne kulture dhe arsim.
Gjuha e urrejtjes per shkak rregullimit te mire ligjor eshte larguar ne mase edhe nga hapesirat e Kosoves por ende nuk eshte zhdukur. Serbeze Haxhiaj Isufi thote
Ne vendet e dala nga konfliktet si ne Kosove ka shume gjuhe urrejtjeje por ne Kosove nuk ka pasur nje gjuhe kaq te perhapur. Kjo per shkak se Kosova ka qene e kontrolluar prej faktoreve nderkombetare. Megjithate ka pasur raste. Interesante eshte qe ne asnje prej ketyre rasteve nuk ka pasur ndjekje penale apo denim te atyre qe kane perhapur gjuhen e urrejtjes.
Nje prej vendeve ku me se shumti eshte perdore gjuha e urrejtjes gjate viteve 90-te eshte edhe Serbia ku edhe sot shpesh gjejme gjurmet e shprehjes se ketyre opinioneve. Udheheqesja e rrjetit BIRN Gordana Igriq shpjegon
Dikur kemi pasur me shume gjuhen e urrejtjes mbi baza etnike. Nje koncept ka vazhduar edhe sot ne kohen kur jetojne ne shtetet tona le te themi te pastra etnike. Por tani me shume sulmohet dhe ofendobhet kundershtari politik. Pra sot kemi me pak te bejme me urrejtjen mbi baza etnike dhe me shume me urrejtjen ndaj kundershtareve politike dhe nje shoqerie te ndare.

Gjuha e urrejtjes në sport dëmton bashkëjetesën

Prof.dr. Mustafa IBRAHIMI

Sporti sot është shndërruar në një retorikë dhe sjellje që bazohet në urrejtje nacionale dhe fetare, që rrezikon marrëdhëniet ndërnacionale, por edhe vetë ekzistencën e shtetit. Në fakt, hu¬li¬ga¬niz¬mi nëpër objektet sportive por edhe jashtë është një pro¬blem mjaft i rëndë, që i kanoset jo vetëm frymës së vërtetë të spor¬tit për miqësimin e njerëzve, por edhe të shkatërrimit të vetë shtetit.. Një publicist pohon se garat e ndryshme spor¬tive janë një pasqyrim i garave luftarake të kohërave të lashta. Tragjedia e mbytjes së kundërshtarit është shndë¬rruar në shkaktim të tragjedisë emocionale te tjetri dhe kënaqësi vetjake. Kjo vlen si në aspektin individual, ash¬tu edhe në atë kolektiv. Prandaj, paraqitjet e tilla të tifozëve bëhen kryesisht "nën kujdesin e patriotizmit të rremë dhe të urrejtjes dhe jo tolerancës kombëtare, me çka e kërcënojë paqen dhe sigurinë në vend, dhe mund të shkaktojë konflikte të rënda në një shoqëri shumetnike si e jona.

Sporti si trajnim paraushtarak

Duke analizuar shtetet e shek.XX, është konstatuar se ata për sportin dhe kulturën fizike janë interesuar, sikur bëhej për njëfarë trajnimi paraushtarak. Kjo më së shumti vlen për shtetet me tipare totalitare dhe për shtete të cilët përgatiten për luftë. Para fillimit të Luftës së parë Anri Degranzh, drejtor i revistës sportive “Auto” dhe njeriu që e themeloi garën e njohur me biçikleta “Tour de France”, e mbron tezën se “lufta marrë në përgjithësi është vetëm sport, një ndeshje e madhe midis dy kombeve”. Në vendin e tij, mësimi i kulturës fizike deri në vitin 1926, ka qenë nën përkujdesjen e Ministrisë së Luftës. Historiani Erik Hobsbaum, i cili ka theksuar se, “ideja për krijimin e idhujve nacional sportiv dhe lidhja e simpatizuesve ndaj klubeve sportive mund të shfrytëzohen në momentet kur i nevojiten mobilizime psikologjike ose ushtarake të qytetarëve. Ai më tutje thekson, se midis dy luftërave, sporti ndërkombëtar u shndërrua në luftë nacionale, kurse sportistët përfaqësues të popullit ose shtetit të tyre, madje edhe tifozi shndërrohet në pjesë e kombit të vet”. (Hobsbawn 1993:156).
Italia fashiste, konsiderohet si shteti i parë që e instrumentalizoi futbollin për qëllime politike. Për këtë qëllim, nga ana e Musolinit u shfrytëzua Kampionati i dytë botëror në futboll, i cili u mbajt më 1934 në Itali. Me atë rast, Musolini lojtarët e kombëtares italiane i quajti “ushtarë në shërbim të kombit” (Milza 1990:164).
Viteve të fundit, hulumtuesit e sportit dhe publikut sportiv, sidomos sjellja e dhunshme e tifozëve në ndeshjet futbollistike, e cila në vitet e 80-ta solli në incidente të shumta të përgjakshme, prej të cilëve më të rëndë dhe me numër më të madh viktimash ndodhën në stadiumet e Hejselit në Bruksel (29 maj 1985, 39 të vdekur) dhe në Hilsboro të Shefildit (15 prill 1989, 95 të vdekur), tërheqin vëmendjen e lidhjes së grupeve të tifozëve më agresiv në Evropë me të djathtën ekstreme. Sipas Didije Pazhe “grupe fashistësh shumë shpesh veprojnë në fushat e futbollit”. Të gjitha ekipet evropiane kanë grupet e tyre fashiste. Këta fashistë, shumë mirë e kanë kuptuar se futbolli është aktivitet i njëjtë si lufta, dhe e përjetojnë me entuziazëm... Çdo javë stadiumet janë përplot me kandidatë potencial fashist, aq sa spektakli ofron urrejtje ndaj tjetrit. Futbolli është luftë dhe stadiumet futbollistike janë fusha për trajnim të nazistëve të vegjël të cilët ëndërrojnë për hapësirat e gjera. (Pages 1990: 137-139). Edhe sipas kriminologut belg “Kris van Limbergen “Vandalizmi i futbollit, është fushë e përshtatshme për regrutimin e pjesëtarëve të së djathtës ekstreme”. Limbergeni përshkruan, para së gjithash rrjedhat në Belgjikë “skenat futbollistike karakterizohen me racizëm, seksizëm, rajonalizëm ekstrem dhe antisemitizëm” (Limbergen 1990: 80-81). Bindja të tillë ka ekzistuar edhe në shtetet komuniste, duke pohuar se sporti është mjet i fuqishëm për propagandë politike dhe përgatitje për luftë eventuale. Ideja se me anë të përkrahjes sportive bëhet përgatitja për luftë (nëse nevojitet) e gjejmë edhe në ish-Jugosllavi gjatë dhe pas vdekjes së Titos. Shumë këngë që këndoheshin në ndeshjet sportive nxitnin urrejtje dhe nacionalizëm në baza etnike, që më vonë u dëshmua edhe në luftërat e viteve 90-ta, ku shumë grupe tifozësh u shndërruan grupe paraushtarake.

Huliganë apo patriotë?

Simpatizuesit më fanatik, sidomos ato futbollistik bëjnë pjesë në familjen e simpatizuesve botëror – të ashtuquajtur huliganët. Sipas shembujve të simpatizantëve evropian, sidomos atyre italian dhe anglez, edhe simpatizuesit e vendit vëmendjen e tërheqin me sjelljen e tyre të dhunshme dhe agresive. Amigoizmi ekstrem është një fe¬nomen që ka depërtuar edhe nëpër rrethet më të ngri¬tura, ku mund të hasni një grupim maniakësh sportivë, që veten e quajnë “hordhia e së keqes”, “bad blue boys”, “de¬lije” (të marrët), “maniacs” (maniakët), “devils” (djaj¬të), “hooligans” (huliganët) e tjerë. Edhe në Maqedoni, janë kopjuar këto emërtime, por duke i dhënë më tepër ngjyrë nacionale, kështu në palën maqedonase janë tifozët me emërtimet: “Komitët”, “Luanët”, “Vojvodi”, “City Park Boys”, “Çkembarët”, kurse në palën shqiptare janë tifozët: “Ballistët”, “Ilirët”, “Shvercerat”, “Skifterat” etj.
Këto “bashkësi”, na¬ty¬risht edhe sjelljet i kanë paralele me emrat që mbajnë, ja¬në mbjellës të farës së të keqes, vjellin vrer ndaj lojtarëve dhe tifozëve të ekipeve kundërshtare, thyejnë, prishin, dje¬gin, ndonjëherë madje edhe vrasin. Pothuajse para çdo ndeshjeje të rëndësishme futbolli organet e sigurimit kon¬fiskojnë sasi të konsiderueshme të mjeteve dhe veg¬la¬ve, që e vënë në rrezik jetën e njeriut (brisqe, thika të ma¬dhësive të ndryshme, lëndë shpërthyese etj.). Hu¬li¬ga¬niz¬mi nëpër objektet sportive por edhe jashtë është një pro¬blem mjaft i rëndë, që i kanoset frymës së vërtetë të spor¬tit për miqësimin e njerëzve.
Pjesën më të madhe të përkrahjes folklorike të tifozëve e përbëjnë këngët me karakter “huliganizmi”, gjegjësisht këngët me të cilët tifozët me qëllim, për shkaqe provokuese, pranojnë role të tipave asociale, renegatë shoqëror, alkoolist, të çmendur. P.sh. ja si duket një këngë e gruptitëi tifozëve “Komiti” nga Shkupi:
Ne jas ne mo`am ovde da sedam,
(jo unë nuk mund këtu të rij,
ne jas ne mo`am [iptari da gledam,
(jo unë s’mund shqiptarë të shikoj
dajte ni alkohol sega da pieme,
(na jepni alkool tani të pimë
a posle nadvor [iptari da bieme.
(e pastaj jashtë shqiptarë të rrahim)

Si të ndalet histeria nacionaliste nëpër arenat sportive në Maqedoni?

Nëpër arenat sportive të Maqedonisë hasim edhe his¬te¬rinë nacionaliste, ku tifozllëku më i lezetshëm konsiderohet fy¬er¬ja e pjesëtarëve të kombit tjetër. Si fjalë që më tepër përdoret gjatë këtyre fyerjeve është fjala “vdekje”. Kjo zakonisht ndodh në ndeshjet që luhen në Tetovë, ku nikoqir janë ekipet e Teteksit (klub maqedonas) dhe Shkëndija dhe Renova (klube shqiptare). Në këto ndeshje rregullisht ka ofendime në baza nacionale, fetare dhe racore.
Zakonisht tifozët nga Shkupi, të njohur si “Luanët” dhe “Komitët”, për të shprehur mllefin e disfatave të shumta që ndodhin në mes të Shkupit, shahen shqiptarët me thirrjet: “Za Siptari Gasna Komora” (për shqiptarët komorë gazi), “Mrtov Siptar Dobar Siptar”, (Shqiptar i mirë shqiptar i vdekur), “Za vas samo Brodec” (Për ju vetëm Brodeci), “Neka razberat kletite shiptari, makedonsko ime nema da zagine” (Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të vdesë) dhe shumë fjalë të tjera ofenduese. Brohoritja kryesore e tifozëve shqiptarë është: “Karpallak”, me çka tifozët “Vojvodi” ua kthejnë me “Planinska Bura” ( Stuhi Malore).
Në brohoritjet e tifozëve rivale, të ndara në baza nacionale shpesh herë ka edhe brohoritje me fjalë pornografike. “Ballistët”- tifozët e klubit “Shkëndija” nga Tetova ndaj kundërshtarit këndojnë këngën „ Makedonsko devoj~e “, por me ndryshim të vogël të fjalëve, versioni i tyre është: „ Makedonsko devoj~e, kurva golema “.(Vajza maqedonase, kurvë e madhe).
Ndaj këtij slogani, tifozët e grupit “Komiti” e këndojnë këngën:
“Radosen sum koga tepam [iptari, (I gëzuar jam kur rrah shqiptarë,
radosen sum koga e... bri~eni“...(I gëzuar jam kur është ..... e rruar).
Ndryshime të vogla të këngëve bëjnë edhe tifozët „Vojvodi“ të klubit rival „Teteks“të Te¬tovës, të cilët në vend „ neka razberat kletite fa[isti “(le të kuptojnë fashistët e ma¬llkuar), këndohet „ neka razberat kletite [iptari (le të kuptojnë shqiptarët e mallkuar) “.
Irra¬cionalizmi i tifozllëkut di të shkojë aq larg, saqë pre¬ket edhe në “shenjtërit” e popullit tjetër, si figurat e më¬dha historike etj. Kështu, tifozët maqedonas shpeshherë brohorisin sloganin “Avio Impex”, duke përkujtuar dy rrëzimet e avionëve të kësaj kompanie, ku humbën jetën shumë shqiptarë, gjë e cila i irriton pa masë tifozët kundërshtarë, të cilët kthejnë me brohoritjen “Toshe – peder”, duke ua ofenduar ikonën e muzikës së tyre këngëtarin e ndjerë Toshe Proevski.

(Autori është profesor universitar)

Tryezë e rrumbullakët për gjuhën e urrejtjes


Akademik Vllado Kambovski, i cili kishte fjalim në dy sesionet e tryezës së rrumbullakët, tha se më mirë është llolgaria e gjuhës së urrejtjes të udhëhiqet përmes një dialogu të hapur, tolerancë dhe mirëkuptim, ndërsa si mjet të fundit të zbatohen masat dhe sanksionet ndëshkuese-juridike.

Tryezë e rrumbullakët për gjuhën e urrejtjes



Gjyqtarë dhe prokurorë publikë nga të gjitha rajonet e apelit, gazetarë, si dhe përfaqësues nga institucione relevante tjera sot debatuan për gjuhën e urrejtjes dhe kriminalit nga urrejta.

Akademik Vllado Kambovski, i cili kishte fjalim në dy sesionet e tryezës së rrumbullakët, tha se më mirë është llolgaria e gjuhës së urrejtjes të udhëhiqet përmes një dialogu të hapur, tolerancë dhe mirëkuptim, ndërsa si mjet të fundit të zbatohen masat dhe sanksionet ndëshkuese-juridike.

"Gjuha e urrejtjes është prezente, por nuk mundet gjithmonë të kufizohet nëse ajo është modë që të sulmohet, duke zgjedhur fjalë jo të matura për palën tjetër në dialogun ose konfliktin, ose prapa saj fshihet gjuha e vërtetë e urrejtjes, e cila mund të shndërrohet në dhunë", tha Kambovski.

Sipas tij, askush nuk ka imunitet për vepra të cilat nxisin urrejtje.

Ai tha se në Maqedoni në vitin 2007, 2008, 2009 dhe 2010 nuk ka kallëzime penale, respektivisht nuk ka regjistruar asnjë rast për vepër të urrejtjes.

Drejtoresha e Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë Aneta Arnaudovska theksoi se në tryezë të rrumbullakët do të shqyrtohen të gjitha aspektet juridike, të cilat zakonisht paraqiten gjatë definimit, njohjes dhe hedhjes poshtë të gjuhës së urrejtjes si fenomen negativ komunikues, i cili para se gjithash shkakton, nxit dhe zbaton urrejtje të bazuar në jotolerancë.

"Dokumentet ndërkombëtare nuk imponojnë model të uniformuar penal-juridik si shtetet të reagojnë, por çdo shtet e rregullon çështjen e saj varësisht nga sistemi i vet kushtetues dhe juridik dhe në mënyrë të ndryshme e rregullon përfshirjen e bazave diskriminuese", theksoi Arnaudovska.

Tryezë e rrumbullakët "Gjuha e urrejtjes" është organizuar nga Akademia për gjyqtarë dhe prokurorë publikë në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup.

Përmasa shqetësuese të gjuhës së urrejtjes në media

Përmasa shqetësuese të gjuhës së urrejtjes në media
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, i mbështetur nga CRD, mbajti sot një tryezë të rrumbullakët mbi çështjet e gjuhës së urrejtjes në media. Merrnin pjesë përfaqësues të IREX-it, KPM-së, Policisë së Kosovës, EULEX-it, KIPRED-it, AGPK-së, YIHR-së, përfaqësues të redaksive si dhe studentë të gazetarisë nga UP dhe AAB.

Në fjalën e hyrjes, prof. Ibrahim Berisha, profesor i sociologjisë së komunikimeve dhe i zhanreve të gazetarisë në Fakultetin e Komunikimeve dhe të Gazetarisë në AAB i bëri një vështrim të gjerë formave të shprehjes së gjuhës së urrejtjes në media, duke filluar nga mosndarja mes sferës publike e asaj private dhe korrelacionit, kur mendimet prishin gjuhën dhe e kundërta, e deri te gjuha e urrejtjes në portale, e cila po bëhet gjithnjë e më shqetësuese.

Në vazhdim, Leonard Kërçuki, kryeredaktor i gazetës Express dhe anëtar i Bordit të KMSHK-së, u përqendrua në gjuhën e urrejtjes në gazetarinë online dhe në mundësitë e mënjanimit të kësaj gjuhe pikërisht duke i zbatuar kodet e etikës dhe duke e shtuar numrin e gazetarëve dhe redaktorëve që do të merreshin me filtrimin e komenteve nga gjuha e urrejtjes.

Edhe Besa Luci, kryeredaktore e revistës Kosovo 2.0 dhe anëtare e Bordit të KMSHK-së, paraqiti një vistër përvojash të mediave në botë, të cilat po kërkojnë forma të ndryshme se si ta mënjanojnë gjuhën e urrejtjes jo vetëm nga mediat e shkruara, por edhe nga ato online.

Nga diskutimet e frytshme që u organizuan në këtë tryezë mund të nxirret përfundimi kryesor se për një çlirim nga gjuha e urrejtjes në media janë të interesuar në radhë të parë qytetarët, sepse ngarkesat e këtyre portaleve në radhë të parë me fyerje e shpifje, po kontaminojnë mendjen dhe shpirtin e njerëzve e kjo mund të konsiderohet si një gjendje e padurueshme. Andaj, u përshëndet ideja që të shtohet numri i portaleve anëtare në KMSHK, por edhe ideja e themelimit të ndonjë organizate të mediave online, ku do të shqyrtoheshin shumë çështje nga etika e gazetarisë, si dhe do të ngrihej niveli i gazetarisë në përgjithësi.

Gjuha e urrejtjes.




Sigurisht që nga titulli, me të cilin unë kam vendosur që të titulloj shkrimin tim, do te mendoni se do të shkruaj për gjuhën dhe rolin e saj në komunikim. Apo e kam gabim? Dhe në raste të tjera, unë do t’ju thosha se e keni gabim sepse ndonjëherë titulli është pak abstrakt dhe nuk tregon atë që duhet të tregojë. Por cuditërisht, nuk është ky një rast I tillë. Dhe vëtë po habitem, po po, po habitem. Por ju jo, madje ju duhet te gëzoheni.

“Fjala vret më shumë se plumbi” thoë një fjalë e mencur e popullit tonë mendjendritur.

Përpara se të filloj do të duhej të bëja disa sqarime të vogla dhe të nevojshme. Fjala gjuhë sipas kuptimit të Fjalorit të Gjuhës Shqipe midis të tjerave përkufizohet kështu (po citoj): “një mjet për të komunikuar me përdorimin e tingujve apo simbolet konvencionale; "ai mësohen gjuhë të huaja"…"një sistem i fjalëve të përdorura në një disiplinë të veçantë; "ligjore, terminologjinë ";" gjuhën e sociologjisë " etj..” Domethënë gjuha përvecse është një organ muskulor i vendosur ne aparatin pertypes është ajo e cila ndihmon në komunikimin dhe në shpërndarjen e informacionit. Kështu në fusha të ndryshme të jetës njerëzore, përdoren “gjuhë të ndryshme ” për të tejcuar gjithë mesazhin që kërkojmë të kumtojmë. Kështu kemi gjuhën e sociologjisë, të psikologjisë, gjuhën juridike, gjuhën antropologjike, ashtu sic kemi në fakt dhe atë, te pashmangshmen gjuhën që askush nuk e mësoi asnjëherë si duhet, por që të gjithë flasin për të sikur të ishin gjuhëtarë. Atë që askush nuk e pëlqen, por që e flasin të gjithë “gjuhën politike”.

Gjuha politike është gjithë terminologjia, simbolet e pranuara gjërësisht në mënyrë arbitrare nga mbarë shoqëria (jonë) njerëzore, që artikulohen në lëmin e politikës dhe të vendimarrjeve në interes të publikut.
Sigurisht që implementimi i ideologjive të ndryshme në popull, propogandimi i ideve, shpalosja e alternativave (politike) bëhet përmes komunikimit apo jo? Dhe në rastin më të mirë përmes komunikimit me masat dhe një komunikim i tillë bëhet përmes fjalimeve në popull, përmes fjalimeve televizive, etj… Të cilët nga ana e tyre thërrasin në ndihmë “gjuhën” si medium, ose kanal për ti tejcuar mesazhet. Dhe duhet përdorur një gjuhë politike, duke qënë se jemi duke folur pikërisht për këtë fushë.

Historikisht gjuha, por mbi të gjitha ajo politike, ka shërbyer si element nxitës i zhvidhimit të frymës agresive, destruktive, apo të frymës së paqes dhe të bashkëpunimit. Vite më parë në Greqinë e lashte, një qytetar iu afrua Sokratit dhe i kerkoi ti mësonte oratorinë. Sokrati iu përgjigj: Qytetar ti po kërkon prej meje të të mësoj një ndër nderet më të mëdhaja të Republikës…(dhe unë e vazhdoj)…sepse gjuha mund të nisë një luftë apo mund të përfundojë një paqe.

Normalisht dhe brenda kufijve të logjikes, për një vend demokratik, anëtar i NATO-s dhe që synon që së shpejti të bëhët pjesë e familjes së madhe Evropiane, gjuha e vetme që duhet të përdoret është ajo e bashkpunimit dhe dialogut progresist. Më thoni ju lutem kam apo jo të drejtë? Si si? Sigurisht, isha I bindur që do të më jepnit të drejtë. Por për fat të keq jot ë gjithë e mendojnë si ne. sepse nje gjë të tillë nuk e kemi parë asnjëherë të vetme gjatë gjithë këtyre viteve demokracie. Sidomos pas zgjedhjeve të 2009-es. Kur të dyja fuqitë dominuese “të tregut partiak” si e majta dhe e djathta kanë përdorur një gjuhë të ashpër politike kundrejt njëra-tjetres. Me akuza të ndërsjellta qqoftë politike, qoftë personale, qoftë të bazuara në fakte apo vetëm supozime. Sigurisht që një gjuhë e tillë e zbeh mundësinë e arritjes së një zgjidhjeje të mundshme për ngërcin politik qe ka pllakosur Shqipërinë tonë të brishtë, duke kaluar dhe në konfrontime fizike. Nxit urrejtjen, duke i bërë të dyja palët ta shohin tjetrin jo si një partner të mundshëm për bashkpunim, por si një armik që duhet mposhtur me cdo kusht me cdo mënyrë qoftë kjo gjoja dhe “për një të mirë të përgjithshme”. Ah o popull i shkretë sa gjëra bëhen në emrin tënd.
Politika është ballafaqim ideshë/alternativash dhe gjithmonë duhet të ekzistojnë alternativat e ndryshme në sistemet demokratike. Duhet të mbrosh alternativën tënde përballë tjetrës, duhet të shpjegosh idetë, projektet e tua dhe vizionin e programit tënd dhe vetëm për këtë duhet përdorur gjuha politike, vetëm për këtë. Jo për të fyer alternativën tjetër, jo për të mbjellë farën e urrejtjes, jo për të krijuar një kulturë kaotike të politikëbërjes.

Unë jam i ri, por nëse ka një kohë të vetmë që do të doja të isha i vjetër ajo është pikërisht sot. Sot sepse e ardhmja duket shumë e paqartë dhe e nesërmja, por ajo më e mira, shumë larg.

http://eqatja.blogspot.com

Mbi gjuhën e urrejtjes

Nga Fatos Lubonja



Në një shkrim të disa kohëve më parë guxova të shkruaja për nevojën e kritikës brenda partive, nisur nga ideja se kjo pritet më së pari nga elementët më të arsyeshëm pranë tyre. Si për të provuar pashpresën e asaj që propozoja, mora si përgjigje vetëm sharje dhe gjuhë urrejtjeje nga dy prej të përmendurve në shkrim, Ardian Klosi dhe Agron Tufa. Megjithatë nuk më mungoi një përgjigje që prisja – si zhvillim debati – nga deputeti i PD, Mark Marku. Edhe pse jo si përgjigje ndaj meje, Marku, në një nga shkrimet e tij të botuara në Mapo, shkruante se polarizimi i thellë nuk lejon zhvillimin e mendimit kritik brenda partive sepse, linte të kuptohej, kur lufta me kundërshtarin është e egër, ajo që ndodh është bashkimi i të gjithëve kundër tij.

Duke lexuar sintezën e gjuhës së urrejtjes të dalë nga goja e të dy liderëve, në kabllogramet e Ambasadës nuk mund të mos e rikujtoja këtë argument. Por m’u bë edhe më i fortë ky rikujtim , kur pashë lajmin se Edi Rama dhe Sali Berisha janë përballur në ceremoninë e 20-vjetorit të fondacionit gjerman në Shqipëri, Fridriech Ebert dhe, me gjithë përpjekjen e ambasadores që ata t’i japin dorën njëri-tjetrit, kjo s’ka ndodhur, përkundrazi të dy liderët kanë derdhur helmin e urrejtjes së ndërsjellë me një sërë batutash denigruese për njëri-tjetrin.

Duke parë dy liderë që kanë në dorë fatet tona të sillen si fëmijë, që edhe në familje t’i kesh të bëjnë gjëmën e jo më në krye të vendit nuk mund të mos të të lindin një sërë pyetjesh, të tilla si: këtë gjuhë e sjellje të urrejtjes e prodhon lufta për pushtet e për para apo është gjuha e urrejtjes që e ka ashpërsuar këtë luftë deri në këtë shkallë? Në ç’masë është kjo gjuhë e urrejtjes instrument i një pjese për të sunduar partinë dhe çfarë do të mund të ndodhte sikur kjo pjesë të sfidohej nga pjesa më racionale në emër të arsyes e të së mirës së shumicës? A nuk ka ardhur koha t’i ndërrojmë liderë si Berisha dhe Rama, që kanë gjeneruar gjithë këtë urrejtje, saqë as dorën nuk i japin njëri- tjetrit, apo këta, me sjelljen e tyre, nuk janë tjetër veçse shprehje e mënyrës se si ne sillemi në përgjithësi me kundërshtarin, çka do të thotë se ndryshimin duhet ta kërkojmë më thellë.

Personalisht mendoj se ndryshimin duhet ta kërkojmë më thellë – ma provoi këtë edhe debati i dështuar që përmenda në krye të këtij shkrimi, – por nga ana tjetër gjykoj se liderë/elitë me tjetër kulturë, me tjetër shembull sjelljeje, do të ishin një instrument i rëndësishëm ndryshimi. Përndryshe, me këta urrejtës në pushtet, zor se mund të bëjmë përpara.

Adam Michniku në librin e tij “Në kërkim të sensit të humbur”, të botuar së fundi në Shqipëri, thotë duke cituar Barbara Scarga: “urrejtja është një ndjenjë që nuk di ta vështrojë botën veçse nga optika e mohimit. Madje edhe në atë që të tjerëve u duket e vlefshme, e rëndësishme, ajo sheh vetëm veprim të nënrrogoztë, degradim, mashtrim, sepse i tillë është kondicioni i saj natyror njerëzor. Urrejtja asesi nuk synon përmirësim – përkundrazi, situata e krijuar asaj i shkon për osh, ajo konstaton me kënaqësi çdo gabim që konfirmon drejtësinë e pozicionit të vet, çdo ndërmarrje të paarrirë. Por, mbi të gjitha me këtë pozicion do të helmojë gjithçka përreth. Dhe kështu nis të precipitojë derisa mbërthen gjithë shoqërinë.”

Duket sikur Scarga ta ketë shkruar për realitetin shqiptar. Tek ne sundon një situatë që i shkon aq për osh urrejtjes, saqë mund të thuhet se ajo mbretëron e parivalizuar nga ndonjë ndjenjë tjetër. Ngjarja në 20-vjetorin e fondacionit “Frederich Erbert” flet shumë për këtë. Liderët tanë në ato pak replika që shkëmbyen, duke përdorur një eveniment paqeje si spond lufte, treguan se nuk janë në gjendje të përçojnë asgjë tjetër veç urrejtjes. Një urrejtje, që synonte thjesht e vetëm ta ulte e poshtëronte kundërshtarin në sytë e të tjerëve.

Nëse do të kërkonim rrënjët kulturore të kësaj urrejtjeje, do të thosha më së pari se, individualisht, ajo është shenjë e, mungesës së pjekjes së këtyre individëve, shenjë e një egoizmi, që nuk është temperuar me moshën nga edukata e mirë, nga ndjenja më të larta e më fisnike, përkundrazi që ka ardhur duke u bërë më i rrezikshëm për shkak të pushtetit. Por, kjo urrejtje ka edhe një dimension të fortë social-politik. Urrejtja ka vetinë t’i bashkojë njerëzit rreth ndjenjave më të ulëta, që sillen rreth dhunës dhe frikës, veçanërisht në një shoqëri ku padituria dhe mungesa e ndjenjave të kultivuara bashkohet me frustracionet e varfërisë dhe të pasigurisë. Për të gjitha këto duhet të kemi/gjejmë/krijojmë një shkaktar/armik, të cilin duhet ta urrejmë, ta asgjësojmë, që të shpëtojmë. Kësisoj, asgjësimi i armikut bëhet shpejt program politik. Fatkeqësisht, ky është fillimi dhe fundi i programeve politike të partive tona. Përtej këtyre nuk ka asnjë projekt racional se çfarë duhet të bëjmë për të dalë nga gjendja ku jemi. Përkundrazi, ka një ngulmim për të na mbajtur në këtë gjendje, që të kujton ngulmimin e Enver Hoxhës për të na mbajtur vazhdimisht të rrethuar nga armiku i jashtëm e i brendshëm. Sepse urrejtja, për nga natyra e saj, nuk ka veti ndërtuese, por shkatërruese; sepse ajo nuk na e lejon vetëkritikën, që është kushti për ndryshim jo vetëm i vetes, por edhe i tjetrit; sepse ajo, sikurse thotë Scarga, nuk synon përmirësimin e gjendjes – përkundrazi, situata e krijuar asaj i shkon për osh, ajo konstaton me kënaqësi çdo gabim të armikut që i konfirmon drejtësinë e pozicionit të vet.

Po të vesh re teknikat që përdor gjuha e urrejtjes për ta ndezur e mbajtur gjallë këtë ndjenjë, që e bën njeriun instrument të dhunës, – për çka ka mobilizuar një numër jo të vogël gazetarësh e propagandistësh në të dy kampet, – do të konstatosh se ajo ngulmon të godasë pareshtur thjesht e vetëm pjesën emotive të njerëzve, atje ku janë përqendruar frikërat dhe shpresat, inatet dhe mëritë e së tashmes e të së kaluarës, paragjykimet, supersticionet, tabutë, kodet morale. Për t’i prekur këto tastiera, urrejtësi nuk ngurron aspak t’i hyjnë të urryerit në jetën private, në familje, në marrëdhëniet intime, në krevat, në nevojtore, në të kaluarën komuniste, në mënyrë që t’i gjejë dobësi për t’i bërë ato publike, ashtu sikurse nuk ngurron të përdorë shpifjen, fyerjen, shtrembërimin.

Në pamundësi apo në pritje për ta vrarë atë fizikisht, ai kërkon “ta vrasë” atë moralisht, ta mohojnë, ta poshtërojnë, deri në pikën që ta përjashtojë mundësinë që ky të mund t’i japë dorën urrejtësit – në rastin më të mirë vetëm mund t’ia puthë ngaqë s’ia kafshon dot. E, për të mbretëruar i qetë në këtë punë, urrejtësi ngulmon ta helmojë krejt opinionin publik me frymën dhe teknikat e tij. Opinioni publik, – thotë Pazolini, – si një kafshë e egër, ashtu sikurse ka nevojë të qetësohet lidhur me gjëra që nuk do t’i urrejë, po ashtu ka nevojë të nxitet lidhur me gjëra që kërkon t’i urrejë. A e keni vënë re se si urrejtja arrin të bashkojë në tryeza kafenesh apo mbledhje partie individë që mund të kenë kritika pa fund për njëri-tjetrin, kujtime më se të këqija, por këto qetësohen e harrohen pasi, sapo ulen së bashku, fillojnë e flasin për armikun e urryer me një solidaritet të rremë.

Kam përshtypjen, megjithatë, se tani që kanë kaluar njëzet vjet nga rënia e komunizmit, njerëzit sikur janë zgjuar nga një gjumë i thellë me një ëndërr të gjatë, duke thënë: njëzet vjet janë shumë, janë vërtet shumë. Dhe ky zgjim shoqërohet me zhgënjimin e madh me këtë klasë politike, që i ka drejtuar me një zemërim e neveri, e thellë ndaj saj. Dhe më duket se më të madhen neveri e ngjall gjuha e urrejtjes që përdor kjo klasë si shoqëruese e korrupsionit të saj, akuzat e ndërsjella plot urrejtje pa asnjë program serioz, racional ndryshimi, pa asnjë dashuri të vërtetë ndaj tyre. Ajo sikur është faqja më e shprehur së jashtmi e degradimit të saj moral. Nëse korrupsioni është dëmi material që pësojnë njerëzit përditë, kjo gjuhë është dëmi shpirtëror.

E megjithatë, dikush mund të thotë: po çfarë ndjenje do të duhet të provojnë të ndershmit ndaj tyre? A nuk meritojnë këta urrejtje dhe kjo që po shkruan ti, a nuk është gjuhë urrejtjeje ndaj tyre? E kjo pyetje lidhet me pyetjen: në kërkim të ndryshimit a duhet të mbështetemi tek kjo ndjenjë që i ka çuar njerëzit edhe në revolta e rebelime çliruese? Pyetje më se e drejtë, përgjigjet ndaj së cilës mund të jenë edhe kontradiktore. Ka të urtë që thonë se ndjenjën e urrejtjes duhet ta evitojmë, gjithsesi, të tjerë se të urresh maskarenjtë është një gjë fisnike sepse, po ta shohësh thellë-thellë, kjo do të thotë të çmosh të ndershmit.

Personalisht e njoh këtë ndjenjë si çdo qenie tjetër njerëzore, e mund të bashkohem me ata që thonë se s’ka gjë më të urryer sesa njerëz që përdorin mashtrimin, dhunën, padrejtësinë ndaj të tjerëve për qëllime të ulëta. Por, nga përvoja mund të them se edhe në marrëdhëniet private duhet përpjekur që asnjëherë të mos e lemë urrejtjen në dorë vetëm të zemrës, por ta kontrollojmë përherë me arsyen, në atë masë sa ta kthejmë në përçmim, por edhe në kuptim.

Po ashtu mendoj se, gjithë me ndihmën e arsyes, duhet të dimë të ndajmë në ndjenjën tonë të urrejtjes individin nga fenomeni që paraqet një punë e tij e urryer. Sepse një urrejtje e madhe e pakontrolluar nga arsyeja mund të na vendosë poshtë atyre që urrejmë. Ndërsa kur bëhet fjalë për shprehjen e urrejtjes publikisht, gjykoj se cilido ka një përgjegjësi të madhe për gjuhën me të cilën i drejtohet tjetrit. Instrumentalizimi i urrejtjes është një krim shumë herë më i madh sesa vetë aktet e urrejtjes që mund të kryejnë individë të caktuar të nxitur prej këtij instrumentalizimi. Jo vetëm kur bëhet fjalë për instrumentalizime për qëllime të ulëta, siç bën rëndom politika jonë, por dhe kur bëhet fjalë për rebelime e revolta të drejta e të përligjura, këto nuk duhet të na bëjnë humbasim humanitetin brenda nesh si aftësi për të dashuruar, për të qenë të drejtë e për të arsyetuar. Përndryshe, mbetemi tek rebelimi si urrejtje e verbër dhe, sikurse thotë Georges Bernanos, “Kam frikë se rebeli nuk do të jetë kurrë në gjendje të ushqejë për ata që do një dashuri po aq të madhe sa urrejtja që ushqen për ata që urren.”

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...