2012-12-11

TRE BOTIME TË REJA NGA “SHORK” PËR 100-VJETORIN E SHTETIT SHQIPTAR



100-vjetorin e Pavarësisë Shqiptare, Shoqata e Orientalistëve të Kosovës (SHORK) e pret me tre tituj të rinj, nëpërmjet revistës shkencore “Studime Orientale, nr. 3″, e cila lexuesit i sjell tema interesante nga studiues të dalluar shqiptarë, ku përfshihen studime dhe analiza shkencore, si dhe me dy titujt e rinj: “Reflektime të luftës së shqiptarëve për pavarësi (1389-1999) në burime orientale”, nga akademiku Feti Mehdiu; dhe “Shqipja dhe arabishtja – Kur’ani dhe Hadithi, burim për fjalorin etimologjik të shqipes”, nga arkeologu shqiptar, Tomorr Kastrati.
Ndryshe, përveç dy numrave të revistës “Studime Orientale”, Shoqata e Orientalistëve të Kosovës (SHORK) që nga viti 2001 ka botuar edhe titujt:
“Hyrje në Filologjinë Orientale” (2004); “Për Letërsinë Arabe” (2005); “Sahihu-l-Buhari në Gjuhën Shqipe” (9, 2006); “Maturantët e Parë të Medresesë “Alauddin” (2007) dhe “Leksikon i Hafizëve” (2010).

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...