2012-12-11

Poeti bullgar Ljubomir Levçev fitues i Kurorës së Artë


Ljubomir Levçev, është autor i 50 librave poetikë në gjuhën bullgare, të botuara prej vitit 1957 deri në vitin 2007 në Bullgari dhe i 70 librave të veçantë në 34 vende të botës. Levçev është bartës i 17 çmimeve nacionale dhe ndërkombëtare në të gjitha kontinentet.




Poeti bullgar Ljubomir Levçev fitues i Kurorës së Artë për vitin 2010


Poeti bullgar, Ljubomir Levçev është fitues i Kurorës së Artë i Mbrëmjeve të sivjetshme, të 49-tat me radhë, të pozisë, unanimisht vendosi Këshilli drejtues i Festivalit.

"Levçev është pa dyshim njëri nga poetët më të mëdhenj, të gjallë, bullgar, i cili në opusin e tij të papërsëritur lirik, të krijuar në shekullin 20 dhe 21, e mban të freskët dhe tërheqës, në mënyrë estetike dhe tematike magjinë poetike befasuese dhe civilizuese të mençur që çdoherë e mbështet besimin e njeriut në dorën e zgjatur, në porosinë e lartësuar letrare dhe në unitetin krijues të gjuhëve nga pasuria e të cilave bota është çdoherë më e fuqishme në misionin e vet të afrimit të popujve dhe kulturave", theksohet në vendimin e KD të MSP.

Afirmimi poetik ndërkombëtar i 75-vjeçarit Levçev fillon pikërisht në Maqedoni. Poezia e tij "Të burgosurit dëgjojnë muzikë" me përktjim të Gane Todorovskit dhe botuar në gazetën e atëhershme letrare me ndikim "Vështrime". Është autor i 50 librave poetikë në gjuhën bullgare, të botuara prej vitit 1957 deri në vitin 2007 në Bullgari dhe i 70 librave të veçantë në 34 vende të botës. Levçev është bartës i 17 çmimeve nacionale dhe ndërkombëtare në të gjitha kontinentet.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...