Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/11/18

Në pritje....





http://www.botasot.info/img/rugova-ramushi440.jpg



Pamje nga konferenca për shtyp e Presdientit Ibrahim Rugova e Ramush Haradinajt ditën kur u detyrua të japë dorëheqje më 3 mars 2005

photo



Rigjykimi


Dhoma e Apelit e Gjykatës së Hagës më 21 korrik 2010 kishte vendosur rigjykimin e ish-kryeministrit të Kosovës, me arsyetimin se procesi fillestar është shënuar me frikësime të dëshmitarëve dhe kishte vendosur që rigjykimi të mbahet pjesërisht.

Qesharake


“Arsyetimet e Gjykatës se nuk ka mundur t’i sigurojë vizat për dëshmitarët janë shumë qesharake dhe fakti që e ka ngritur si argument këtu tregon se ky është një qëllim që ky proces të stërzgjatet”, thotë Blerim  Shala.


Prej 4 marsit të vitit 2005 Ramush Haradinaj është duke u përballur me Tribunalin e Hagës, herë si i akuzuar e herë si i pafajshëm, por asnjëherë deri më tash si i dënuar!


Në Gjykatën e Hagës po vazhdon procesi i rigjykimit ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj e Lah Brahimaj. Ai u detyrua të “udhëtojë” për herë të dytë, pas ngritjes së aktakuzës kundër tij në fillim të marsit të vitit 2005.

Akuza e parë




Aktakuza fillestare kundër Ramush Haradinajt Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt u konfirmua më 4 mars 2005. Ramush Haradinaj, i cili në atë kohë ishte kryeministër i Kosovës, e dalë prej institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse demokratike në bazë të Rezolutës 1244 (1990), dha dorëheqjen dhe iu dorëzua vullnetarisht Tribunalit pas marrjes së aktakuzës. Edhe Lahi Brahimaj me të marrë aktakuzën iu dorëzua vullnetarisht Tribunalit. Në kohën e konfirmimit të aktakuzës, Idriz Balaj ishte duke vuajtur një dënim me 13 vjet burgim në Kosovë, i dënuar nga një gjykatë vendore. Të tre të akuzuarit u transferuan në Hagë më 9 mars 2005. Procesi gjyqësor filloi më 5 mars 2007 dhe argumentet përmbyllëse u dëgjuan më 21-23 janar 2008

Lirimi dhe rigjykimi
Rigjykimi i Haradinajt po ndodh pas lirimit të tij nga 37 akuzat po nga kjo gjykatë, në muajin prill të vitit 2008. Mirëpo vendimi që Ramush Haradinaj, njëri nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kryeministër i Kosovës, do të dilte sërish para Tribunalit të Hagës për krime lufte për ish-Jugosllavinë, i kishte shokuar dhe zhgënjyer shumë shqiptarë të Kosovës. Rigjykimi i ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, ka filluar me arsyetimin se tani ka evidenca të reja dhe kanë dalë dëshmitarë të rëndësishëm, të cilët e bëjnë të nevojshëm një proces të dyte gjyqësor në Hagë. Mirëpo organi i akuzës, Prokuroria, vazhdimisht po ka probleme për sigurimin e këtyre dëshmive.

Në pritje....





















Flori Bruqi

Cila ishte lidhja e Ramë Marajt të SIA-s me Kadri Veselin e SHIK-ut?


http://www.botasot.info/img/rm-kv-bs01e.jpg
Ramë Maraj i SIA-s me Kadri Veselin e SHIK-ut?


Vrasjet


Ky proces do të hapte edhe kaptinën e vrasjeve enigmatike të cilësuara si politike dhe do të çonte në zbardhjen e aktorëve dhe të motiveve për të cilat janë vrarë shumë personalitete të shquara të jetës politike dhe shoqërore të Kosovës.


Aktiv


Gjasat që të kemi hapje të dosjeve për këto struktura janë të vogla sidomos tani kur në të gjitha institucionet kryesore të Kosovës janë akomoduar ish-pjesëtarët e SHIK-ut, shërbim ky që në raportet të shërbimeve inteligjente ndërkombëtare është aktiv.


Në këto raporte deri më tani nuk përmendet as edhe një zyrtar i LDK-së të jetë i përfshirë në këtë strukturë.


Nisja e një procesi hetimor për këto shërbime e struktura paralele në Kosovë, tash për tash duket një mision i pamundur.

Pse duhet të zbardhet misteri i quajtur SHIK, por edhe dosjet e organizata të këtij lloji si G2, AKSH, Sigurimi i Atdheut (SIA) "Shqiponjat e zeza" , shërbime këto të afërta me disa nga partitë politike në Kosovë.


Shërbimet informative apo siç po quhet tani “strukturat paralele” të sigurisë të partive politike, prapë kanë ngjallur një debat të nxehtë në opinionin, debat ky që marrë parasysh gjendjen në të cilën ndodhet Kosova dhe sfidat të cilat gjenden para sajë, do të rezultojë të jetë vetëm një debat shterpë pa ndonjë rezultat dhe se do t’ju shërbejë vetëm partive politike për ta demonizuar njera-tjetrën në opinionin publik.


Pacolli Marajt: Cili je ti?

Zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli nëpërmjet një komunikate për shtyp, ka thënë se nuk e njeh Ramë Marajn dhe as që dëshiron ta njoh, por emrin e tij, deri më tani vetëm e ka dëgjuar.
“Ky person, asnjëherë nuk i ka interesuar zotit Pacolli, dhe nuk i intereson as sot”, thuhet në komunikatë.
“Gazetën “Lajm”, për të cilën ky person flet në deklarimet e tij, nuk e ka udhëhequr asnjëherë zoti Behgjet Pacolli, dhe asnjëherë nuk ka qenë i përfshirë në politikat redaktuese të kësaj gazete. Për këtë mund të dëshmojnë stafi i gazetarëve dhe kryeredaktorëve që kanë qenë të angazhuar në atë medium”, shkruan pos tjerash në këtë komunikatë.
Në komunikatë po ashtu theksohet se sa i përket pasurisë së Pacollit, kushdo që është i interesuar, është i lirë të hulumtojë. “Ajo është transparente në bilancet e shteteve që ka operuar”.
“Çfarëdo letre, që ky zotëri, pretendon se posedon, le ta publikojë menjëherë, sepse zoti Behgjet Pacolli nuk i përket asaj kategorie të personave, të cilët ky zotëri pretendon se mund t`i shantazhojë dhe terrorizojë”, thuhet në komunikatë.
Sipas zyrës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, nëse ky person, publikon gjëra të pavërteta dhe tenton ta manipulojë opinionin publik, “do të përballet me të gjitha pasojat ligjore”.









Dhe kjo për faktin se Kosova është dëshmuar se nuk ka kapacitet institucionale të hetuesisë dhe të prokurorisë për të hetuar në mënyrë të pavarur dhe e pandikuar nga politika nëntokën e partive politike , e cila është një botë në vete, apo një xhungël e pashkelur, më se e rrezikshme për këdo që tenton për të eksploruar në të , pasi kjo nëntokë përbehet apo “popullohet” nga speciet më të ndryshme kriminale. Kësaj radhe sebep i këtij debate është bërë raporti i progresit i Komisionit Evropian për Kosovën, i publikuar ditë më parë, ku në një pasus të shkurtër të tij thuhet se partitë politikë kryesore në Kosovë vazhdojnë të operojnë me rrjetet e tyre të sigurisë.
Po t’ju referohesh raporteve të shumë shërbimeve të zbulimeve nga shtete të ndryshme të huaja, mike dhe mbështetëse të shtetësisë së Kosovës, mbi veprimtarinë e SHIK-ut, por edhe të proceseve gjyqësore aktuale si "BLLACA" dhe tashmë ai që do të nisë “Limaj dhe të tjerët”dhe në dëshmitë që solli shtypi ditor për ditarët dhe letrat e dëshmitarit Agim Zogaj, i njohur si “Dëshmitari X”, i cili ditë më parë u vetëvra në rrethana akoma të pasqaruara në Gjermani, hapja e kësaj dosjeje të këtij misteri të quajtur SHIK, por edhe dosjet dhe hetimi për organizatat e tjera të këtij lloji si G2,AKSH, Sigurimi i Atdheut i njohur me akronimin SIA, "Shqiponjat e zeza" , të afërta me disa nga partitë politike më të fuqishme në Kosovë, do të shënojë, fillimin e procesit të ballafaqimit të Kosovës me vetveten.

Ramë Maraj: Jam takuar me Kadri Veselin për të mirën e Kosovës


http://www.botasot.info/img/rame_maraj_05.jpg

Ramë Maraj është shfaqur në publik dhe ka folur në një konferencë për media në periferi të Prishtinës. Njeriu që përflitej si udhëheqës i Shërbimit Sigurimi i Atdheut' ka mohuar çdo lidhje me të, madje e quan fantome organizatën që thuhet se ka qenë e afërt me LDK-në. Atij i ka mbetur hatri me disa njerëz që së fundi e kanë ndërlidhur emrin e tij si Shefi i "Sigurimit të Atdheut". Sipas tij, Florin Krasniqi i Vetëvendosjes, Behgjet Pacolli, Burim Ramadani i AAK-së dhe Jeta Xharra kanë shpifur.
"Kërkoj ballafaqim publik me ta. Ka disa shkresa që tregojnë për mënyrën e paligjshme të Pacollit. Po ashtu edhe disa të tjera që tregojnë për transferimin e disa fondeve në Serbi nga Jeta Xharra. Kërkoj që ata ti komentojnë" ka thënë Maraj duke refuzuar ti ofroj. Ndërsa për Krasniqin e Ramadanin ka thënë se habitet si e kanë përmendur emrin e tij si shefi i SIA-së pa fakte. Maraj nuk ka pranuar të ofroj detaje më shumë për sigurimin e dokumenteve, duke thënë se disa i ka siguruar në kohën kur e drejtonte gazetën Iliria Post.
Ai ka pranuar se ka qenë këshilltar special i ish Presidentit Ibrahim Rugova ndërsa tani është pa punë. Duke folur për marrëdhëniet me Kadri Veselin, ish shefin e SHIK-ut, Maraj ka treguar se është takuar me të në Kosovë, pas luftës kur edhe duhej për të mirën e Kosovës.
Ramë Maraj në konferencën e mbajtur sot tha se nuk është shef i SIA-s dhe nuk e di kush është kjo organizatë
Gjithashtu Maraj i ka bërë ftesë publike, Behgjet Pacollit, Florin Krasniqit dhe Jeta Xharrës që të ballafaqohen, siç ka thënë ai, për disa dokumente që ka për një pjesë të pasurisë së Pacollit, disa transfere parash në Serbi të Jeta Xharrës.
Ai ka thënë se me Isa Mustafën, kreun e LDK-së nuk ka ndonjë kontakt.

MPJ nuk e do Vetëvendosjen në konferencën për Kosovën


http://www.botasot.info/img/18vetv_181111440.jpg

Edhe pse Albin Kurti udhëheq me Komisionin për Politikë të Jashtme në Kuvend, as ai e as ndonjë deputet tjetër i Vetëvendosjes nuk mund të jenë pjesë e Konferencës për politikë të jashtme të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Kryetari i Grupit Parlamentar të VV-së, Visar Ymeri në një letër proteste ka thënë se kjo sjellje është e papranueshme dhe se nuk mund të heshtet zëri i Vetëvendosjes.
“Nga lista e pjesëmarrësve kuptuam se në të janë ftuar dhe kanë konfirmuar pjesëmarrjen edhe deputetë të caktuar të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Më saktësisht në të janë ftuar deputetë nga Grupi Parlamentar i PDK-së, LDK-së dhe AAK-së. Unë nuk e di nëse Grupet tjera Parlamentare kanë qenë të ftuara dhe nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Por e di një gjë për të sigurtë: se asnjë deputetë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka pranuar ftesë për këtë konferencë. Dhe kjo është e papranueshme”, shkruan në këtë letër, e cila është e nënshkruar nga deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, transmeton Indeskonline.
“Pavarësisht bindjeve partiake dhe personale të Ministrit dhe/ose Zëvendës Ministrit, organizimet që bëhen nën logon e institucioneve politike të Republikës sonë dhe me paratë publike të qytetarëve të Kosovës, nuk guxojnë ta anashkalojnë asnjë subjekt politik të vendit. Kjo konferencë nuk është private dhe nuk i lejohet askujt ta trajtojë si të tillë, pra ta privatizojë atë, siç keni bërë me vendimin për atë se kush do të ftohet në të”.
Vetëvendosje pret përgjigje nga MPJ për këtë.

Leonora Jakupi mohon të ketë vjedhur këngën e saj të fundit


Këngëtarja e njohur kosovare Leonora Jakupi mohon të ketë vjedhur këngën e saj të fundit me të cilën po konkurron në festivalin “Kënga Magjike” në Shqipëri.


Këto deklarata këngëtarja i ka bërë në emisionin televiziv “Opinion” në televizionin “Klan”.
Ndryshe gjatë këtij emisioni Leonora ka thënë se ka qëndruar tri net pa gjumë pas publikimit të lajmit, pasi ishte kritikuar nga mediat se ka vjedhur këngën “Këngë e pa kënduar” nga një këngëtare serbe.
Kënga “Oro” ishte njëra prej këngëve të këngëtares Jelena Tomasevic e cila kishte prezantuar Serbinë në edicionin e Eurovision të vitit 2008, përderisa Leonora ka thënë se instrumentalin e ka blerë nga një kompozitor maqedonas.
“Nuk dëgjoj muzikë serbe dhe se nuk do ta bëj kurrë këtë sepse në radhë të parë kam një histori të familjes sime ku e dini që babi i im është dëshmor i luftës”, ka thënë Jakupi në këtë emision.
Në mbrojtje të saj ka dalë edhe kantautori Ardit Gjebrea i cili ka thënë se kënga është e ndryshme në nota, ku edhe ka dhënë notat e këngës.
Me poshtë do ta shihni videon ku Leonora komenton për këngën.

Të bukura, seksi, të suksesshme dhe beqare



Ndoshta zemrat i kanë të thyera, por këto bukuroshe të Hollivudit nuk do të presin gjatë për princin e tyre të ri në kali të bardhë.


Muajve të fundit kanë ndodhur shumë divorce dhe prishje të romancave nga disa prej yjeve më të famshëm të Hollivudit, duke përfshirë Jennifer Lopez, Kim Kardashian, Pippa Middleton, Lea Michele, Heather Locklear, Cameron Diaz, Nicole Scherzinger, Charlize Theron, Courteney Cox, Zoe Saldana.
Pippa Middleton
Pippa Middleton momentalisht është beqarja më e dëshiruar britanike. Pas ndarjes nga i dashuri Alex Loudon, Pippa është e lirë. Tani paparacët do ta ndjekin në çdo hap për ta fotografuar në shoqëri të të dashurit të ri.
Cameron Diaz
Pas ndarjes nga ylli i bejsbollit Alex Rodriguez, edhe Cameron Diaz është beqare, edhe përkundër faktit se mediet e lidhin me reperin P.Diddy. Kjo është vështirë të konfirmohet, pasi ajo nuk flet për jetën e saj private.
Nicole Scherzinger
Nicole Scherzinger gjithashtu i ka dhënë fund lidhjes së saj me sportistin Lewis Hamilton. Ky i fundit nuk kishte mundur t’i bëj ballë presionit të këngëtares për të pasur fëmijë së bashku.
Charlize Theron
Po bëhen tashmë një vit që kur Charlize Theron po kënaqet me lirinë pas dhënies fund të lidhjes 10-vjeçare me të dashurin Stuart Townsend. Edhe pse mediet e kanë lidhur me shumë emra, ajo insiston se është beqare, por shumë e lumtur.

FILLUAN “ AKSIONET “ MASHTRUESE TË FUNDVITIT.




Këto ditë bizneset prodhuese, tregtare, shërbyese po i ofrojnë konsumatorit “ të gjitha të mirat e Zotit “ me çmime të ulura – në kuadrin e fushatës / aksionit, tani më tradicional, “ BLEJ NJË – TJETRËN MERRE GRATIS “. Kjo fushatë, në të shumtën e rasteve zhvillohet në bashkveprim mes prodhuesve dhe përfaqësuesve  tregtar ose distribiutorëve të tyre për gjashtë efekte kryesore:

1. Lirimin e stoqeve;
2. “ Bashkpunimin ose përafrimin “ me konsumatorin;
3. Realizimin e planeve vjetore ( nëse ato kanë regjistruar ngecje );
4. Garën e paskrupullt me konkurrencën për tregun dhe konsumatorin dhe shfrytëzimin e rastit për pozicionim ose ripozicionim më të forte karshi konkurrencës;
5. Reklamimin me kosto të ulët e për përfitime më të larta;
6. Shfaqjen e prezantimin para opinionit si dhures, si falës e i kujdesëshëm ndaj konsumatorit ?!
Në pamundësi të mekanizmave mbikqyrës e inspektues të Shtetit e të Komunës për ta mbikqyrur gjithë tregun, siq po shihet, disa nga tregtarët na shesin “ dushk për gogla “ ?! Për ta ilustruar çështjen po e jap një shembull: Në një hypermarket i cili në fushatën e FUNDVITIT i ofron konsumatorit shansin që për një artikull të blerë një tjetër “ ta fitojë  falë (sicc?!) “ konsumatori “ gjeti “ lëngun e prishur dylitërsh të një prodhuesi prestigjioz nga Europa ?! Përkundër faktit se produktit nuk i kishte skaduar afati, me gjasë kushtet jostandarde të magazinimit dhe të kujdesit të pamjaftuar të trajtimit, kishin ndikuar që lëngu nga Europa të prishej para afatit. Është bërë e zakonshme që këto prodhime, me afat skadence edhe 2-3 muaj të shfrytëzohen për këto raste “ aksionesh “ për t i larguar ose hequr qafe nga stoqet dhe viktimë e tyre të jenë konsumatorët, e kjo në veçanti ndodhë edhe te korporatat e forta që veprojnë mbi bazë kartelesh ?! E realizimi me çdo kusht i planeve të projektuara vjetore, shmangëja me çdo kusht nga humbjet dhe “ interesi “ që me çdo kusht të krijohet imazh sa më i mire te konsumatori bëjnë që prodhuesi e tregtari, në një valle, “ të bëhen horë “ para konsumatorit: GËZUAR FESTAT E FUNDVITIT ME PRODHIME E MALLRA TË PASIGURTË ?!
Një formë tjetër e ” zhvatjes “ na ofrohet  nga operatori i telefonisë mobile: Në fundvit, kur rezervat finansiare individuale e familjare janë duke perenduar ja edhe një grishje, një vardisje për “ thithje “ parash: BLEJ 60 € E FITO EDHE 60 € GRATIS ?! Shpenzo 60€ pa nevojë për t i fituar 60 € tjera – pa nevojë ?!
Psikologjia e konsumatorit është studiuar mire dhe po manipulohet me të me sukses. E konsumatori “ i ri “, jo edhe aq i shkathtë për t i identifikuar e për t ju kundërvënë këtyre manipulimeve me karakterin psikologjik të tij ( të konsumatorit ) – nuk mund dhe nuk di  t i kundërvihet ?!
Këtyre marifeteve i “ shtojnë hijeshi “ edhe çmimet në zbritje deri në 70 % ?! Asnjë logjikë asnjë matematikë, asnjë interes tregu  nuk mundet ta përceptojë logjikën se një malli, me kalkulime standarde të çmimit, me të gjitha inputet në të, mund t i ulet çmimi për 70 % ?! Është edhe më i çuditshëm fakti se asnjë trajtë e inspektorave nuk grishet nga ky fakt, nuk meson nga ai, dhe nuk “ inspirohet “ ashtu si e mësojnë dhe e obligojnë detyrimet zyrtare e profesionale për ta hetuar rastin ?!
Çudia edhe më e madhe mund të merret nga inspeksioni dhe Komisioni i Konkurrencës të cilët rastet si këto nuk i marrin edhe si konkurrencë jolojale, si shmangëje nga tatimi dhe obligimet tjera ndaj Shtetit. I çuditshëm është poashtu edhe mostrajtimi i këtyre reklamave, i këtyre informatave,  paralajmërimeve si veprime mashtruese ndaj konsumatorit ?!  Edhe një ndërhyrje e tillë te të drejtat, intereset dhe dinjiteti i konsumatorit, ndërhyrje te xhepi i konsumatorit mund dhe duhet të trajtohet, të paktën si, tentim vjedhjeje ?!
Është bërë traditë që në Kosovë, rreth festave, konsumatori të rrezikoihet tej mase, t i atakohen të drejtat, intereset dhe dinjiteti…të  vidhet, të maltretohet e të diskriminohet.
Deri kur ma ?!
Se kush e çfarë jemi dhe se si duhet të jemi më së miri mund ta kuptojmë nga mënyra e trajtimit të konsumatorit në vendet demokratike, atje ku synojmë të integrohemi: Atje konsumatori për festa trajtohet e respektohet denjësisht – sepse festa është e përbashkët, sepse konsumatori i rregulltë këtë e meriton, sepse prodhuesi, tregtari e shërbyesi i ngritur e dëshmon vehten me llojin dhe nivelin e rrespektit me të cilin e trajton konsumatorin ?!
Edhe Shteti me institucionet dhe mekanzimat që i ka në disponim me vendosëmërinë maksimale zbaton Ligjin…dhe mbronë të drejtat, intereset dhe dinjitetin e konsumatorit taksapagues dhe gjenerues kryesor të Buxhetit të Kosovës – të paktën për festa ?!
Kjo e fundit edhe mua po më tingëllon si përrallë: KOSOVA – NJË BOTË E ÇUDIRAVE ?!

 Selatin Kaçaniku DHE KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë,
                                                                                                                                                                         

Modeli i bukur i frankofonisë…




Duke lexuar letrën e mikut tim dhe duke medituar për gjuhën tonë amtare…
Nga Namik Selmani, mesues, shkrimtar

Udha e shoqërisë njerëzore ka patur e ka një ligj të pashkruar që pak nga pak është çimentuar në kujtesën,  në mendësinë e njerëzve të mençur të një kombi, në praktikën e përditshmërisë të atyre njerëzve në çdo kohë kur ata kanë jetuar e në çdo vend ku kanë lindur.  Ashtu si në çdo rrugë të re që ka prekur, ose si ta themi  më qartë intelektualisht “risi”, doemos njeriu i vetmuar, ose simboli i Robinsonit në një ishull pa njerëz, po edhe një pjesë e madhe e shoqërisë që e ka lidhur jetën e sotme e  të nesërmen me shkronjëzimin, kërkon modele të bukura, të dobishme për t’u ndjekur. Se,  po qe se  nuk i gjejmë atje ku janë afër dhe larg, ato, Modelet e mbrapshta, do të na ngjiten në këmbë e të ferrojnë atë rrugë që kemi nisur, do të na  mjegullojmë shikimin, e mund të na dërgojnë një ditë edhe në një rrugë qorre që nuk i duket as fillimi e as fundi.
   Shumë shtete e kombe në kohët e fundit, por edhe më parë, kur edhe njeriu është më i aftë që të bëjë ligje të mira, në shumë vende e shtete janë përgatitur ligje të mrekullueshm për të mbrojtur gjuhën e folur e të shkruar. Se atë që kërkojmë  të bëjmë ne sot. ndoshta edhe nesër, është edhe për ne më se e domosdoshme. Duam një model e për të mos dashur që të ndajmë kurora për gjuhët e veçanta, menduam që ta shohim modelin e bukur të kësaj rruge me një nga kombet më të mëdhenj e  më të kulturuar si ai francez që është vetëm pak orë larg nesh në këtë kohë kur bota është bërë shumë,  shumë e vogël. Pra, do të kërkonim  Francën. Nuk është vendi që të flasim sot për shpërndarjen e frankofonisë në kontinentet e botës. Sot dhe dje. Nuk është vend që të bëjmë emërtimet e kësaj gjuhe në krahasim me gjuhët e tjera, po duhet thënë me zë të lartë se atje gjuha është një institucion më vete nga ata të “sigurisë së lartë”, si quhen ata që kanë një rëndësi të madhe sociale, kombëtare. E nuk duhet kurrsesi të bëhemi ziliqarë për këtë mbrojtje të bukur që i bëhet gjuhës. Se kur secili komb mbron e pasuron gjuhën edhe bashkësia e një kontinenti apo edhe mbarë bota e kulturuar kudo ku lind e perëndon dielli e ka dhe më mirë. Edhe qytetërimi gjithëpërfshirës botëror e ka më mirë kur edhe gjuhët e një kombi të vogël apo të madh qoftë, punon për pasurimin dhe për mbrojtjen e saj.

Pa hyrë në arkivat e vjetra e të reja mendova që këtë informacion ta  marr në një mënyrë shumë të veçantë. Mbase edhe më të saktë se shkrimet e shumta të gazetave, enciklopedive. E mora në një letër një mikut tim të letrave që disa vite që jeton në Francë. Ka shumë vite që ky njeri e ka lidhur jetën me letrat e shkruara, me tregimet, me poezitë. Pikërisht ky mund të ishte paksa edhe “gjykatësi” më i saktë i kësaj dukurie. Duke dëgjuar përvojën e tij, ai e kishte shumë më të qartë që të shihte atë  kujdes që ka shteti, por edhe mbarë shoqëria franceze për gjuhën frënge. Letra e tij  e ngrohtë  qëndronte bukur mirë mes mallit të djegur e të pashuar të shqiptarit për vitet  e kurbetit dhe asaj këshille  që po kërkoja me shumë këmbëngulje nga Tirana e poliglotizuar, ku edhe në muret e shkollave është e vështirë që të gjesh mendime të arta për gjuhën tonë amtare dhe Francës  që kishte mësuar këtij shqiptari të mençur edhe “diktaturën” e gjuhës-normë, të rregullave të saj dhe të rregullave që duhet të përdoreshin me saktësisht kudo…

Dhe letra e tij më mësoi atë që nuk e dija,më vuri në mendime. Pse jo edhe më trishtoi duke klithmuar me vete: “Mirë në ekonomi shumë  gjëra nuk varen vetem nga ne, po në gjuhën ku  kemi mësues, kemi letrarë, kemi televizione e gazeta, kemi kartona deputetësh për të bërë ligje, pse  nuk bëjmë një gjë të bukur e të dobishme?. Mos vallë është ky 100-vjetor i shtetit shqiptar që të kujtojë shtetarët e sotëm dhe të nesërm se një nga detyrat e tyre është edhe kujdesi që duhet të ketë çdo komb për drejtshkrimin e saj, për drejtshqiptimin e saj..?” Apo edhe për të zgjidhur disa probleme që lidhen me gjuhën e bashkëkombasve në Ballkan e më gjërë ? Të shpresojmë…

”Ekziston një vendim në administratën franceze,- më shkruan miku im nga larg,- me anën e të cilit ndëshkohet çdo nëpunës që bën gabime drejtshkrimore  në "Notifikacione" (shkresa që përcjell në emër të dikasterit ku punon).  Kjo ndodh jo vetëm për shkresa të ndërsjella departamentesh, por edhe ato që shkojnë tek publiku në formë sqarimesh, por edhe  vendimesh që kanë të bëjnë me këta të fundit. Kjo është normë dhe bëhet që gjuha të flitet mirë e të shkruhet seriozisht. Për këtë ka një Vendim shtetëror që është lëshuar në fund të viteve 60. Në fakt, siç më thonë miqtë e mi francezë, intelektualë dhe që janë aktualisht në punë, kryesisht në zyrat e shtetit, ekzistojnë sanksione me gjobë deri në pushim nga puna. Ndaj, kushti i parë që të fitosh një vend pune në administratë për cilindo është gjuha, për të cilën duhet që të marrësh një diplomë  kontrolluese në zyrat e Aleancës Franceze, institucion ky në të gjithë qendrat e qytetet, dhe që zëvendësojnë  një sektor të drejtorisë së arsimit tek ne. Diploma e tyre është fuqiplotë, pasi të duhet që të kalosh një Komision shtetëror prej 5 pedagogësh në një provim, oral, (në dy variante) dhe me shkrim po në dy variante. Aq funksional dhe i detyrueshëm është ky mekanizem sa atë duhet që ta kalojnë që të gjithë njerëzit që jetojnë në Francë, pa dallim. Unë, bie fjala, në këtë 14 mars kalova nivelin e tretë A2, ku mora një diplomë. Ka 12 nivele edhe për vetë francezët. Është e detyrueshme.  Di dy raste që janë ndëshkuar në administratën  franceze me gjobë të rëndë dhe pushim nga puna vetëm se në shkresën përcjellëse për publikun kishin bërë dy gabime drejtshkrimore, për fjalën “hotel”. Në frëngjisht o-ja merr një kapuçon përsipër në formën ( l'hötel ). Në rastin konkret kishte harruar nga nxitimi për të vënë kapuçonin tek o-ja si dhe tek fjala “après” që do të thotë “me pas”, ku ishte harruar aksenti mbi “e”. Këtë fakt na e kanë bërë të ditur në formacionin tonë gjuhësor duke na e sjellë si shembull kuptimplotë se sa rëndësi i vënë gramatikës në administratën franceze. Të dy këto shembuj vinin nga  drejtori bankare si dhe ajo e energjitikut. Gjuha letrare është normë e patjetërsueshme këtu, në Francë dhe nuk mund që të luash me të, i dashur mik.”
Brenda këtij kuvendimi të largët ai nuk  e fshihte edhe pezmin e madh si mësues i gjuhës shqipe ( aspak si nostalgjik) e si intelektual për një grup shtrembëruesësh të gjuhës sonë amtare. Për këtë ai në thotë: “Po më kujtohen tani gjithëfarë sarahoshësh që bëjnë sikur shkruajnë letërsi dhe nuk njohin "gluhën tonë të bukur shqipe. Ky është rrisku i ditës që po kalojmë. Këtë kategori e gjen me lopatë nëpër internete, botojnë  libra në Tiranë, se kanë para, edhe pse s'dinë që të shkruajnë shqip...
Mbarova së lexuari letrën, por i u riktheva prapë, prapë. Jo se nuk e kuptova mesazhin e mikut tim që jeton në qytetet me dritë të kulturës franceze. Jo, jo për këtë arsye, po se po më skuqej fort fytyra e po e mblidhja me pëllëmbë për të mos shfaqur këtë fytyrëskuqje qoftë edhe para njerëzve të shtëpisë pa le më tej…

Valter Lazeri:Jo, nuk vdesin dashuritë....



JANË PLOT JETË
(Atdheut)
Ikëm Perëndimit
larg,
larg sa s’thuhet më!
Mbetëm shtangur,
të goditur,
se s’njohim asgjë.
 
Dhe sa herë,
mbrapsh na merr,
fishkëllejmë një këngë:
"Jo, nuk vdesin dashuritë,
nuk mbarojnë, o Nënë!"
 
Dhe njëherësh
supit ulur,
mbarësia prapë:
"Jo, nuk vdesin dashuritë!
Janë në udhë të mbarë."
 
Nuk harrohen sytë e nënës,
sytë e tu pranverë,
kanë ngjyrosur sytë e mi,
janë në zemër thellë.
 
Nuk venitet dashuria,
përvëlon zjarr.
Ësht vullkan,
tërmete sjell,
zgjon një oqean.
Bëhet erë e vjen të gjen
e të flet ngadalë.
Çel mëngjese,
e zbret diellin
…dhe largohet prapë
.
Jo, nuk vdesin dashuritë,
që lindën tek ti!
Janë plot jetë gjer në Mars,
në çdo yllësi.
 
 
Mbreme isha deri aty
 

Mbrėmė isha deri aty… 
Kalova nė urat e dritės hėnore.
…deri tek xhamat e dritares tėnde. 
Aty , ndenja gjithė natėn.

Tė thashė ngadalė , 
nė s’ke dėgjuar: 
"Naten e mirė!"
Gjithė natėn ty duke shikuar, 
syt mbi ty, 
si njė roje i mirė.

Tė pashė kur ėndrrat tė trembnin. 
Dorėn ta
veja mbi ballė. 
Tė puthja lehtė ballin 
e dilja prapė jashtė.

Tek xhamat e ftohtė 
mbeta sa dielli doli 
e "mirėmėngjes!" 
tė thashė…
Ti ike
mes diellit 
pa ditur 
pėr tė shkuarėn natė.
……

Mbrėmė isha deri aty… 
Kalova nė urat e dritės hėnore, 
deri tek xhamat e dritares tėnde, …
aty ndenja… 
Aty mė ke
cdo natė!
 
Zbraze mbi mua
 
Mbush nje shami me yje
me balte,
me det
dhe eja!
eja, mbi djersen time,
merzine,
lodhjen.
Zbraze mbi mua dhe ik!
ik
e qofsh mire!
DASHURIA ËSHTË SEKRET
Mos harroni kurrë në jetë,
aq sa jetë ju ka mbetur:
Dashuria lind si lumë
bëhet pikë në det,e tretur.
 
Ndaj mendo,që ta ujitësh,
si një lule çdo mëngjes.
Mbaja fletët të freskëta,
dhe zbuloi çdo sekret.
 
Dashuria është sekret!
Një hajdute zemrash,është.
Pa u ndierë, pa dashje vret,
dot në pranga nuk e ve!
 
Mos harroni kurrë në jetë,
aq sa jetë ju ka mbetur:
dashuria shkrin dhe male,
tret plumb hekur trete:-)valter-usa

Skënderbeu dhe Adem Jashari

Nga Prof.dr.Jakup Krasniqi-Prishtinë


Skënderbeu dhe Adem Jashari


.Të dyja figurat, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu dhe Adem Jashari, përveç shumë anëve historike të ndriçuara tashmë, veçohen edhe për integritetin e veçantë me të cilin duhet të udhëhiqen liderët dhe përfaqësuesit e zgjedhur të popullit



E kaluara jonë, së paku nga mesjeta e deri në ditët e sotme, panteonit shqiptar të vlerave i ka dhënë personalitete të mëdha, të cilat me integritetin e përkushtimin e tyre kanë dhënë shembuj të shumtë që duhet t’i përkujtomë shpeshherë, me qëllimin më përmbajtjesor dhe fisnik: për t’i edukuar gjeneratat e reja me thesarin e trashëgimisë shpirtërore, historike e kulturore. Literatura perëndimore, mendimtarë dhe filozofë të shumtë të shquar të kësaj bote, kanë konstatuar se vetëm njerëzit me integritet, me përkushtim konsekuent janë vizionarë dhe arrijnë të bëjnë hope të rëndësishme shoqërore.

Në këtë shkrim do të ndalem te dy personalitete nga më të rëndësishmet dhe të veçantët e historisë sonë kombëtare, siç janë: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe Adem Jashari – Komandanti Legjendar i UÇK-së. Këto dy  personalitete, duke qenë se janë personalitetet më të pakontestuara, i pari i periudhës së Rilindjes Europiane dhe i dyti i periudhës më të re, të cilët në historinë e shqiptarëve lanë gjurmë të thella për t’u kujtuar me pietet sa herë që e do rasti.

Adem Jashari bëri kthesën më të madhe, duke i çliruar në fund të shekullit XX më se 11.000 kilometra katrorë. Në fund të shekullit XX  mrekulli të tilla janë të rralla.

Këto personalitete nuk kanë ngjashmëri as në kohë, as në hapësirë, përveç ngjashmërisë së luftës për liri. Ndaj, sa i përket integritetit të veprimit, janë shembujt më unikë në historinë tonë shumëshekullore.



Mst: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu



Edhe pse kanë kaluar pesë shekuj e gjysmë nga Epoka e Skënderbeut, veprimet e guximshme dhe strategjia gjeniale e heroit tonë, nga cilado anë që të shikohet, tregon qartë së kemi të bëjmë me një personalitet, i cili edhe sot rrezaton besim, përkushtim, konsekuencë dhe integritet! Kjo epokë dhe ky personalitet që e ndriçojnë rrugën tonë të integritetit njerëzor e kombëtar, vlejnë sidomos për liderët që përfaqësojnë qytetarët tanë, të majtë apo të djathtë, pozitë apo opozitë, sepse në radhë të parë janë dhe mbrojnë interesat e atdheut.

Të gjithë fjalorët e gjuhës (shqipe), deri te ai Oksfordit (enciklopedik, shqip tashmë), nuk flasin për integritetin e individit apo të liderit, por kryesisht për integritetin territorial, për tërësinë, për të tërën. Përgjithësisht, nuk është lehtë të jepet një përkufizim më i plotë për integritetin e liderit ose të udhëheqësit. Filozofi Lajn MecFoll (Lynne McFall) e përkufizon mirë integritetin, kur thotë: “Një person me integritet është i gatshëm të vuajë pasojat e bindjeve të tij, edhe kur kjo është e vështirë, domethënë kur pasojat nuk janë të pëlqyeshme”. Njeriu me integritet duhet ta ketë një vizion të menduar mirë, të planifikuar mirë, duhet ta këtë besimin, guximin dhe vendosmërinë e veprimit, duke i paraparë të gjitha shkallët e rrezikshmërisë. Njeriu me integritet, vizionit të tij i shkon deri në fund, edhe me kushtin që vizioni mund t’u mbetet brezave të ardhshëm për t’u finalizuar tërësisht. Nëse kemi parasysh këtë tip të integritetit, atëherë përzgjedhja e këtyre personaliteteve të mëdha të historisë sonë kombëtare nuk është e rastësishme. Sigurisht që këta nuk janë të vetmit, por janë më të veçantët.

E fillova më Skënderbeun, duke e zgjedhur Gjergjin, për faktin se integriteti i tij është i veçantë, më i veçanti nga gjithë udhëheqësit e kohës (së tij), që me luftë të pakursyer i kundërshtuan pushtimet osmane në Evropë. Cila është e veçanta e Gjergj Kastriotit? Skënderbeu më se 20 vjet ishte edukuar dhe kishte luftuar në radhët e ushtrisë osmane. E njihte mirë organizimin e saj (më mirë se kushdo tjetër në Evropën e kohës), e njihte fuqinë e saj ushtarake, epërsinë e saj numerike, por këto fakte nuk qenë të mjaftueshme për të pranuar robërinë e popullit që i përkiste, për të pranuar robërinë si zgjidhje për atdheun e tij stërgjyshor. Rrjedhimisht, Ai nuk mund të pranonte nderin dhe dinjitetin e nëpërkëmbur, prandaj vendosi të luftonte për liri. Për ta arritur këtë paraprakisht bëri planin e veprimit, të cilin e realizoi me konsekuencë e përkushtim. Ajo që bëri Gjergji ynë kërkonte vizion, kërkonte guxim, kërkonte besim, kërkonte qëndrim dhe veprim me integritet. Po të kishte interesin personal, do të ngrihej lehtësisht në shkallët e hierarkisë ushtarake të Perandorinë Osmane, siç edhe bënë shumë bashkëkombës të tij, të cilët (duhet pranuar këtë) janë pjesë e ndritshme e historisë së Perandorisë Osmane. Ajo ndritshmëri nuk i shërbeu ndritshmërisht atdheut të tyre – Shqipërisë. Integriteti shpesh e ka edhe shkallën tepër të lartë të rrezikshmërisë, por liderët vizionarë kjo nuk i bën të heqin dorë nga integriteti i personalitetit që rrezaton nëpër vite. Në mënyrë të veçantë, kur me vizionin, me integritetin janë besimi, por dhe drejtësia. Njerëzit më integritet nuk iu nënshtrohen asnjë forme të korrupsionit (për mua korrupsioni nuk është vetëm financiar). Të tillët nuk tundohen para asnjë lakmie, veç asaj të interesit kombëtar. Vetëm ata që nuk i tundon lakmia për interesa meskine, nuk iu nënshtrohen asnjë forme të korrupsionit, ndaj kanë mundësinë për ta ruajtur integritetin e personalitetit të tyre. Kam bindjen e thellë dhe besimin e plotë se Skënderbeu ishte personalitet me integritet të pacenueshëm gjatë gjithë jetës, që e shënoi Epokën e Tij, Epokën Skenderbegiane.



Mst: Adem Jashari



Komandanti Legjendar i UÇK-së, lindur e rritur, formuar e vepruar në rrethana krejtësisht të tjera, është personalitet krejt ndryshe nga Skënderbeu. Një antipod i çuditshëm, por që të përbashkët kanë: a) guximin për të luftuar pushtuesit, fuqitë e të cilëve i njihnin mirë dhe b) integritetin njerëzor për të hapur shtigje lirie për popullin e tyre. Nëse Skënderbeu është udhëhequr nga shembulli i princërve feudalë të Arbërisë, të Epirit e të Maqedonisë, Adem Jashari është udhëhequr nga vizioni i Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, e cila asnjëherë nuk i kishte ndalur përpjekjet për çlirim. Edhe Adem Jashari sikurse Skënderbeu e njihte fuqinë e armikut shekullor, por kishte vendosur ta vazhdonte luftën për liri, aty ku e kishin lënë paraardhësit e tij pas Luftës së Dytë Botërore.

Adem Jashari, si dhe Skënderbeu, është përgatitur gjatë për luftën çlirimtare. Kjo përgatitje, sipas shumë dëshmive ka filluar në majin e  vitit 1981, kur Shaban Jashari me të bijtë, Hamzën dhe Ademin, të varret e Tahir e Nebih Mehës, të vrarë nga pushteti i huaj më 13 maj 1981, u betuan se do ta vazhdojnë luftën për liri deri në fitore. Shqiptarët në vitet ’90, krahas vizionit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, që do të përfaqësohet më denjësisht nga Adem Jashari, kishin edhe një vizion tjetër, por koha tregoi se vizioni që i hapi shtigjet e lirisë e të pavarësisë, vizioni që Kosovën e bëri Republikë të pavarur dhe sovrane, qe vizioni i luftës çlirimtare, vizioni i Adem Legjendarit.

Në vitet e ’90-ta, armiku më të gjithë mekanizmat e tij vrastarë siç ishin politika destruktive gjenodicale, policia që nuk e fshihte dot mllefin famëkeq udbist, ushtria e stërarmatosur, gjyqësia e dirigjuar dhe mediet e frymëzuara dhe të mbështetura nga Akademia dhe Sinodi i Kishës Ortodokse Serbe në unison përhapnin pasiguri, frikë e tmerr në tërë hapësirën shqiptare të ish-RSFJ-së (nga 1992 RFJ, njëfarë Serbosllavie). Edhe pjesa më e madhe e alternativës demokratike shqiptare i ndihmonte në përhapjen e frikës e tmerrit në Kosovë. Në një atmosferë të tillë, dalja me formacion të armatosur ishte më shumë se vizion, më shumë se guxim, më shumë së vendosmëri. Ishte besim i patundur në fitore.

Besim të tillë largpamës mund të kenë vetëm liderët me integritet që kanë guximin t’i paraprijnë rrezikut, por duke mos e humbur për asnjë moment besimin në fitoren e popullit të vet. Ky është integriteti që i duhet çdo lideri, i cili denjon të jetë përfaqësues i popullit. Stephen L. Carter (në librin e tij “Integriteti”) thotë se: “...nuk ka integritet pa rrezik humbjeje”, ndërsa Macfoll: “Atje ku nuk ka mundësi që integriteti të humbasë, ai nuk mund të ekzistojë”.

Bashkëluftëtarët që vazhduan luftën, edhe pas rënies së Komandantit Legjendar dhe familjes së tij, treguan integritet e vendosmëri, sepse patën besim, qenë vetvetja dhe qenë konsekuentë në fitore. Për fat të keq, ky integritet nuk do të vazhdojë gjatë, sidomos, pas Luftës Çlirimtare. E them me bindje këtë, sepse njerëzit me integritet nuk pranojnë asnjë formë të korrupsionit, as politik, as moral, financiar apo çfarëdo qoftë. Shumë bashkëluftëtarë të Adem Jasharit pas Luftës Çlirimtare nuk u bënë ballë tundimeve korruptive. Ata që u tundën para lakmisë, e cila shpie pashmangshëm në humnerën e korrupsionit, e humbën integritetin e dëshmuar në kohë lufte. Këtë e bëjnë ndonjëherë edhe duke përvetësuar, personalizuar e privatizuar gjithçka, madje dhe luftën çlirimtare. Natyrisht, qëndrimi vertikalisht, ka çmim, të cilin s’mund ta “paguajnë” të gjithë luftëtarët. Këto fenomene të shëmtuara, në kohën tonë, e veçmas në shoqëritë në transicion, kanë marrë përmasa shqetësuese.

Është tejet vështirë që të gjithë përfaqësuesit e popullit, të paktën ata që numërohen në gishtërinjtë e dy apo të një dore të jenë në integritetin e personaliteteve që mora në shqyrtim, por, përfaqësuesit e popullit e kanë për obligim të marrin të paktën diçka nga integriteti i tyre. Gazeta “The New York Times” e 29 shtatorit 1972, në kryeartikullin “Ndershmëria në Washington”, shkruante: “Virtyti më i mirë në politikë është integriteti”. Të dyja figurat, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Adem Jashari, përveç shumë anëve historike të ndriçuara tashmë, veçohen edhe për integritetin e veçantë me të cilin duhet të udhëhiqen liderët dhe përfaqësuesit e zgjedhur të popullit. Sigurisht se nuk do t’i veçonim këto personalitete sikur në kohën e tyre të punonin (po qe se shprehemi me terminologjinë e sotme) ad hoc, me telekomandë, me  kalkulator në xhep apo me moral të dyfishtë, dukuri këto të përhapura gjithandej. E sotmja, koha jonë, kërkon vlera të tjera integriteti, përgjegjësie, përkushtimi e konsekuence për liderët përfaqësues. Kërkon personalitet me integritet që i përgjigjet dhe shënjon kohën, sikur Epoka e Skënderbeut dhe Epoka e Adem Jasharit. //kohanet

“POEMA E IKJES” E AQIF HYSES

 
 
       NGA REXHEP SHAHU


(Mbresa rreth vellimit poetik "Poema e ikjes" të poetit Aqif Hysa)
 
Sonte u ndamë me Aqif Hysën, pasi pimë një kafe bashkë me Izet Durakun. Ai, tashmë me libër të botuar, me ca kopje të tij në çantë, u nis për matanë, përtej detit, për Itali ku rron që nga viti 1996 me gruan dhe fëmijët e tij.
Unë e besoj fort, e pashë, se ai ndjehet i mbushur, i plotë. I gëzohet ëndrrës që e preku. Unë e di se ai tashmë do të flasë me vetën kur të jetë mbi det, mbi tapetin e tij të poezisë. Dhe do ti thotë detit, ja, ëndrrat që kam parë mbi ty, ankthin a makthin i shkrova, i botova, ia dhashë njeriut, tokës, në një libër.
Unë e besoj se edhe shumë shpirtra që janë tretë në fund të detit e të territ të tij do të ndjehen mirë që Aqifi ka kënduar për to. Për ato shpirtra, për ato ëndrra të këputura në mes. 
 
 
Ndërsa ai do të jetë duke folë me detin, unë po bëj këto shënime, jo analizë, jo vështrim profesional mbi këtë vëllim poetik, por thjeshtë emocione të miat të çastit, mbresa që burojnë tani teksa më përmendin dy vargje të Aqifit, që po i lexoj, (I telefononim erës. Erës së vjeshtës së fundit / Na përgjigjeshin gjethet. Gjethet e rëna udhës...), pa pretenduar se po them ndonjë gje te madhe, por si nje përshëndetje publike ndaj vëllimit poetik "Poema e Ikjes", që u botua këto ditë, nga shtëpia botuese Ombra GVG dhe u paraqit në panairin e librave në Tiranë, nga 9 deri 13 nëntor 2011.
Shumë po ikin e pak po mbeten, ka thënë
më i vjetri, që kreshnikët imitonte me mustaqe. Asgjë
tjetër
s’na ka mbetur nga paraardhësit, shtonte po vetë...
Pastaj ka heshtur.
                        Fjalët
në grykë i kanë mbetur.
 
Është kjo një copëz bisede mbi skafin që ushtonte mbi det tek shprazte atdheun nga bijtë e tij.
Ky libër është kthimi i hënës të birit, të birit që i thoshte, kur Aqif Hysa kapërcente detin e çmendur, ma kthe hënën kur të mbërrish.
Im bir, biondi i vogël, ka mbetur në bregun e nisjes
Merre hënën, më ka thënë, ma kthe kur të kesh mbërritur
Qofsh mirë dhe mirardhsh!
Të mirën kuptoje si ekzistencë, i kam thënë dikur,
dhe jo si përfytyrim. Kërkoje dhe aty ku s’duket
mërzinë e ditës kapërdije si një çokollatë. E mos harro:
është e pastër gjithçka që rrjedh. Ndiqe rrjedhën, biri im
dhe nëse të duket e frikshme, dhe nëse ngjet plot trishtim.
Të birit qe ia dha hënën të atit të tij Aqifit, t'i bente dritë natën drejt ferrit mbi det, t'i ndrinte udhën teksa ai mbi dallgë me 28 të tjerë iknin e iknin drej ëndrrës e cila largohej e afrohej si dallgët, iknin e iknin drejt vetës së tyre, në kërkim të një jete më të mirë që ish bash ne tek të vdekjes, që iknin e iknin përmes thirrjeve e oshëtimave që s'ishin veç të detit, por të zemrave e shpirtrave të mbytur në det në kërkim të ëndrrave, shpirtra e zemra të djemve të mirë ëndërronjës, të vashava si vajza e valëve që s'iu rehatua kurrë shpirti, po po, të vashave shqiptare që ishin me emra e mbiemra, që kishin prindër, vëllezër e motra, që kishin edhe të dashur, mbase edhe të dashur shitësa të dashurash…
Libri i Aqif Hyses, që u pagezua nga "kumbari" Izet Duraku, "Poema e ikjes", që rrok brenda vetes tre libra, tre kohë, tre gjendje, që rrinë bashkë për të pohuar se poeti ka qenë, është e do të jetë poet, kulmon me udhëtimin e njeriut shqiptar, me udhetimin e frikshëm, bast a kumar, me këtë lojë për jetë a vdekje mbi një skaf edhe vdekjesjellës, në dekadën e fundit te shekullit që iku. Që iku e s'po di të ikë, që ne e lëshuam e ai s'po na lëshon por po na tërheq nga pas.
Çanta me imazhe është zbrazur në mes të detit.
                                       Një lot
rrokulliset faqeve tradhëtisht. Zbrazi ëndrrat,
më thotë ai, mos merr kurrgjë me vete. Çdo çast
sjell ëndrra të tjera. Dhe përfytyrimet zbrazi,
ec vetëm, bosh. Kështu ecën më lehtë dhe më shpejt
E djeshmja të shkatërron më keq se ishemia
Detin, të urtin e kemi kaq pranë
Një gisht po të zgjasim e zgjojmë befas...
Ka mjaft letërsia udhëtime mbi det, kapërcime deti, tmerre pa fund fatesh njerzore. Por kronika poetike e Aqif Hysës tek “Poema e ikjes” është drithëruese.
...unë humbjen kisha mbi supe. Të humburit, dihet
kanë pronë të tyrë vetëm ikjet…
I pyet diku skafistët për Haxhi Alinë e detit poeti. Por skafistët haxhiali s'dinin kujt i thonë. Ata dinin vetëm kujt i thonë euro, numër e jo njeri, kilogram mish njeriu aq sa mbante skafi...
E kam lexuar gjatë poezinë e Aqif Hysës, shpesh edhe e kam përcjellë për rreth të vogël miqsh. Nuk e kam njohur Aqif Hysën si njeri e as si poet. Kur e njoha, u binda se duhet të lexoj vargjet e tij. Sepse ka muzikë aty, ka zhurmë valësh e dallgësh deti, ka zhaurime valësh që tretet në rërë, ka melodi zogjsh. Aqif Hysa eshte poeti i butësisë e përkëdhelisë, poet i dhimbjes e mallit, që din ta fshehë por dhe që i pikon loti pa dashje, që i dridhet mjekra dhe shtërngon dhëmbët të mos ia shohim dhimbjen që e mat atdheun e munguar. Është poet as modern as eksperimental as klasik, është thjeshtë vetëm poet nga ata që ka munguar gjatë. Poet që e shtrin vargun thjeshtë si frymë. Që pohoi se poeti ose është ose nuk është por nuk bëhet dot sikur të përpiqen gjithë shkruesit e botës ta bëjnë, sikur të ngrihën sërish korifenjtë tanë të gjallë e të shkruajnë parathënie të mëdha e të shëmtuara me para ose me shpërblim në natyrë për të shpikur e graduar poetë, sikur të ngrihën gjithë mediat tona e të huaja ta bëjnë një poet nuk e bëjnë të jetë jetëgjatë, por e bëjnë siç kanë bërë e po bëjnë që të rrojë një stinë, të rrojë aq sa të ketë emisione ku poetojnë poetet e  bllokut (s'ka patur vetëm politika bllok, por blloku i poetëve që nuk guxojnë ta lëshojnë njëri - tjetrin kanë qenë, janë e do të jenë derisa të vijë një shoqëri që nuk ka hipotekë të lënë gjekundi...).
Aqif Hysa me poemën e ikjes, ikjes nga gjithçkaja e rendjes drejt gjithçkaje, nuk është poet nga ata shtepiake(ë)t e deshpëruar(a), apo poet gjimnazi, a poet i skamjes a pangopjes së jetës shpirterore, por është poet se ndjen shumë, ndjen bukur, dhemb shumë e dhemb bukur. Ai ka provuar në emigracionin e gjatë që nga '96 të mos jetë poet, por nuk ka mundur t'i shpëtojë këtij mallkimi të bukur që lakmojnë shumë t'i zërë, por ky mallkim zë pak njerez. Aqif Hysa nuk është poet jehonash leximi, siç ndodh rëndom të na serviren pafundësisht të tillë se u duket modë e bukur. Ai është poet i detyruar të jetë i tillë se e ka mallkimin të jetë poet. Rrojti sa mundi larg poezisë, medemek larg poezisë, por ajo nuk iu shqit asnjë çast, sa e detyroi që pas mëse 20 vitesh të na sjellë "Poema e ikjes".
Dhe jam i bindur se do të na sjellë poema të tjera.
Tiranë, 15 nëntor 2011.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...