2011-11-17

Kohë të vështira për botën dhe për ne shkrimtarët

U shpall më në fund edhe fituesi i këtij viti i Çmimit Nobel në letërsi, është suedezi 80-vjeçar Tomas Transtroemer, që sigurisht do të ketë kritika të mëdha, pasi çmimi qëndroi përsëri në "shtëpi". Nuk është hera e parë që debatet shpërthejnë, sapo për ndonjërin prej kandidatëve dyshohet se ka patur lobing të fuqishëm që arriti që ta fitonte. Por të mos harrojmë se ëshë konsideruar si poeti më i madh suedez bashkëkohor dhe kurora e vitit 2011 iu dha me motivacionin : "përmes imazheve të tij të përqëndruara dhe të ndriçuara, dhuroi një akses të ri tek realiteti". Kemi kohë që ta lexojmë me vëmendje dhe të shohim se cilat vlera reale i përcjell ai botës. Dua të nënvizoj këtu shumë autorë suedezë apo të Europës veriore që kanë sjellë në vitet e fundit romane tepër të lexuar, duke kapërcyer renditje të autorëve tashmë të konsoliduar.
Një autor tjetër që duhet lexuar, mendoj, është Robert Harrisi, sepse me romanin e tij më të ri, kriza ekonomike dhe financiare është fjala më e votuar në këto vite, solli risi në temat e letërsisë botërore, duke patur një sukses të padiskutueshëm. Frika është emocioni që më shumë se çdo gjë tjetër i kushtëzon Bursat. Ekziston një tregues, ai i frikës, që shërben për të monitoruar perceptimin e rrezikut financiar të tregut. Sa më shumë investuesit kanë frikë dhe kapen prej ankthit, aq më shumë priren t'i shesin disa aksione, aq më shumë ngrihet treguesi. Duket se je duke folur me një agjent të bursës së Londrës, por është një bisedë me shkrimtarin anglez Robert Harris, autori i librave bestseller historikë si Enigma, Ditaret e Hitlerit, Atdheu. Pak kohë më parë prezantoi librin e tij Treguesi i frikës, një thriller financiar i bazuar tek algoritmi Vixal-4, që e bën të fitojë miliarda shpikësin e tij, Max Hoffmanin. Një histori me kohë perfekte, meqë e shohim se çfarë po ndodh kohët e fundit në tregjet botërore.
Është vetëm një rast. Ndërsa shkruaja librin mendova : kur të marrë fund, nuk do të mbetet asgjë prej kapitalizmit, njerëzit nuk do të kenë asnjë lek që ta blejnë librin.

Ju e hapni çdo kapitull duke cituar Darvinin. Çfarë do të mendonte natyralisti anglez për evolucionin e shoqërisë sonë, pas shpikjes së kompjuterit?
Do të mendonte se Homo sapiens-i mund të mos e përfaqësojë fundin e procesit evolues, por ndoshta vetëm një stad : është e dukshme që po shkojmë drejt një evolucioni të llojit, i përbërë prej inteligjencës artificiale dhe kompjuterit. Po flitet për trapiantet e kompjuterit tek njeriu për qëllime mjeksore, përdoren që të rekuperojnë kujtesën e njerëzve. Nuk e përjashtoj që në 30 vjet të arrihet në shkrirjen midis teknologjisë dhe biologjisë.
Një shkrimtar i thriller-ve historikë, edhe pse tani ka kaluar tek financiarët, do ta kalojë kohën e vet më të madhe në biblioteka...Parasëgjithash e kaloj në fshatin anglez të Berkshir-it, ku banoj me gruan dhe 4 fëmijët e mi. Më pëlqen shumë të jetoj në natyrë, të bëj shëtitje të gjata, të pi verë para vatrës së ndezur me miq që vijnë të më takojnë.

Po me kunatin tuaj, shkrimtarin Nick Hornby, përse bisedoni?

Kohët e fundit, duke parë skuadrën e tij Arsenalin, nuk e përmendim futbollin në bisedat tona. I kalojmë pushimet bashkë që prej 20 vjetësh, është njëri prej miqve të mi më të dashur, përveç se është vëllai i gruas sime.
Ndoshta tani Hornby ju kërkon këshilla sesi t'i investojë fitimet në bursë...Absolutisht jo!. Për përgatitjen e historisë së romanit ndoqa një kurs të përshpejtuar finance krijuese, intervistova dhe frekuentova operatorë financiarë...Por në bursë humb shpesh dhe me keqardhje, siç u ndodh të gjithëve në këto kohë.
Mendoni se shoqëria e së ardhmes nuk do të ketë punonjës, drejtues, do të jetë një tërësi digjitale dhe e gjallë?
Me komunikimin e çastit dhe global kompjuterat e lehtësojnë jetën e njerëzve, por edhe e komplikojnë, duke shkaktuar stres dhe largim. T'i bësh të ndërvarura ritmet ekonomike të shoqërive në zhvillim, si ajo braziliane dhe indiane, me traditat europiane është kërcënim : kompjuteri nga shërbëtor, kthehet në pardon i jetës sonë.
Libri juaj ka ritme shumë kinematografike...
Fox-i i bleu të drejtat e librit, para se ta përfundoja : bëhet fjalë për një histori gotike bashkëkohore, në rrugën e romaneve klasikë si Frankensteini i Mary Shellit apo romani i Robert Luis Stevensonit. Regjizor do të jetë i njohuri Paul Greengrass.
Protagonisti juaj Maks jeton në një jetë dyfishe, edhe pse në fund nuk merret vesh nëse është vërtet kështu...Më pëlqen ta lë lexuesin në dyshime deri në faqen e fundit. E imagjinoj tek e pyet veten se çfarë do të ndodhë me personazhet.
Ju keni lindur në një lagje të varfër të Notingamit, e menduat se do të bëheshit shkrimtar i librave bestseller?
Siç thuhet në Angli, kam lindur me bojën në vena. Çdo të shtunë në mëngjes e shoqëroja babain në tipografi dhe i merrja erë aromës së bojës së librave të stampuar, gjeja kuti të mëdha me letër. Babai im nuk kishte studiuar, por i pëlqente të lexonte, sidomos Graham Grinin dhe shtëpia jonë ishte plot me libra.
A e keni në mendje temën e librit tuaj të ardhshëm?
Ndoshat mund të frymëzohem prej skandalit të përgjimeve ilegale të gazetave të manjatit Murdoch. Figura e një njeriu të shtypit më ka ngacmuar gjithmonë, por në këto ngjarje kronikash, realiteti ëshët kaq absurd dhe ekstravagant, saqë e kapërcen imagjinatën. Sot nuk mund të shpikësh asgjë më të huaj dhe të çuditshme sesa vetë faktet...Kohë të vështira për ne shkrimtarët.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...