2011-11-17

ARTI DHE ANTIARTI

http://sq-al.facebook.com/note.php?note_id=71668339637

Nëse kushtimisht themi se Kanti me mospranimin e esetikës si shkencë, varrosi eksetikën, kurse Hegeli me profecinë e tij mbi vdekjën e artit, varrosi edhe artin, atëherë duhet të shtojmë se mbi rrënojat tradicionale estetike-artistike, lindi një model- tjetër arti, që frymonte me zhvillimin e teknikës dhe teknologjisë, dhe përgjithësisht me zhvillimin dhe evoluimin e vetëdijes kreative dhe njerëzore-lindi antiarti
Menjëherë të themi se nga ky model-arti, doli, apo më mirë të themi rrodhi poezia elektronike, muzika atonale, antipiktura, antiskulptura, antidrama, antiromani e me to edhe antiheroi. Ishte prandaj e arsyeshme që ky model të quhej “antiart” term ky të cilin për herë parë e artikulojë teoeticienti dhe esteti i shquar italian Xhulio Karlo Argan (Giulio Carlo Argan), duke thënë se me art mund të merret çdokush, kurse me antiart, vetëm artistët e mirëfilltët

E bukura me sovranitet të humbur
Që nga kohërat më të vjetra e deri në shekullin X X –të , është menduar se as arti as esetika nuk mund të ekzistojnë pa të bukurën, dhe se e bukura është qellimi kryesor i artit. Për më teper, për asnjë kategori estetike nuk është shkruar më shumë, më dendur e në mënyrë analitike si dhe sa për të bukurën. Dhe nëse diç e ka berë artin të përsosur e suprem, atëherë, ajo ka qenë e bukura, natyrisht e ndërlidhur dhe e përligjur me të vertetën dhe të mirën. Mendimtarët si Platoni, Plotini, Hegeli, Shelingu e me ta edhe De Rada ynë, konsiderojnë se madje as e vërteta dhe e mira nuk mund të janë të plota, nëse nuk janë edhe e bukura. Nga ata që u morën me ontologjinë e së bukurës, gjeten se ajo është e natyrës shqisore, dhe duke qenë e natryrës së tillë, mundëson konkretizimin e së vertetës (filozofisë), të mirës (fesë, etikës) dhe fenomenologjisë metafizike (qenies hyjnore). Mirëpo, ka edhe të tillë që duke ia mohuar natyrën shqisore, të bukurën e vendosin në habitusin e brendshem, aty ku bashkëjetojnë poetika dhe shpirti estetik, bota sesitive, morali. Në këtë bashkëjetesë, e bukura shpesh herë humbi sovranitetin, përkatësisht identitetin ontik, duke u shkrirë herë në botën filozofike, herë në atë etike. Dhe sado që u mendua se me “Estetikën” Baumgartenit një herë e përgjithmonë e bukura u nda nga filozofia, në gjirin e së cilës gjendej mbi dymijë vjet, kjo ndarje nuk u realizua dot. E bukura mbase u nda nga etika, me të cilën përligjej deri vonë, porse nga filozofia nuk u nda kurrë, sepse u zëvendësua nga e verteta, qoftë ajo e vrazhdë, e neveritshme madje edhe e shëmtuar.

Arti si Centaur
Në momentin kur krijuesi dhe esteti amerikan Hare i sugjeroi artistit të mos lejojë të kuptohet, nga se atëherë nuk do të jetë më artist, apo kur Gj. K.Argan në mënyrë paradoksale konstatoi se me art mund të merret çdokush, kurse me antiart vetem artisti i mirfillët, perendoi epoka e artit tradicional, e me te në mënyrë të vrazhdë perendoi edhe e bukura si ideal Vallë po kthehemi në kohën e Platonit kur ai artin e quante hije të hijës, apo shkthtësi këpuctarsh e marangozësh? Apo krijuesi i sotëm aq shumë është mishëruar me të vertetën dhe filozofinë, sa që të bukurën dhe artin i ka hudhur në margjinë. Ç’është e verteta, filozofia ka rregullat e veta, ka metodologjinë, mënyrën shprehëse, mbi të gjitha ka logosin me të cilin realizohet. Me filozofimet antiartistike sakaq, krihohet një hibrid që nuk është as art as filozofi në kuptimin e plotë të fjalës, apo më mirë të themi, krijohet një kentaur- gjysmë material -gjysmë mendim ( Harold Rosemberg) Dhe ky mendim, shpesh herë mbete i paartikuluar, e që është edhe më këq, shkrihet fare në materialin me të cilën ndërtohet, sajohet vepra. Mund të thuhet se artistët që shalojnë këtë kentaur, që rrembejnë dhe ngrehin lart flamujt e modernitetit artistik, avangad e transavangard, nuk e njohin dot thellësinë e mendimit filozofik, terbimin e tij horizontal-vertikal, në kohë dhe në hapësirë, ndaj ose humbin në te, si në ndonjë labirit të errtë, ose zhyten deri në fund.

Pika zero e artit
Kur intelektuali i shquar italian Gj. K. Argan flet për krizën e teknikave artistike, për krizën e paraqitjes, flet në fakt për mbarimin e jetës së artit dhe për fillimin e rymimeve të atiartit. Kultivuesi i antiartit, braktis në teësi mjetet dhe materialin tradicional shprehës, duke e mohuar si material dhe duke zëvendësuar me ngjyra industriale, me materie të ndryshme siç janë: rëra, stukoja, thasët, pëlhura, unat e djegura, llamarina, qimentoja, katrani, plastika, druri, etj. Kështu veprojnë artistët si Burri, Tapiesi e me ta edhe Xhafa ynë. Pra arti si mënyrë shembullore e veprimtarisë së njeriut, pushon së ekzistuari qoftë në aspektin shprehimor, qëftë në atë struktural. Dhe sikundër që konstaton Qelanti, qysh në vitin l969, “arti i viteve të gjashtëdhjeta (kohë kjo kur nisë të evoulojë antiarti) paraqet pikën zero të artit që ndryshe nga tradita, merret me zgjidhje analitike të çështjeve që i trajton.
Kjo është kohë trasitore e artit, dhe në këtë proces tranzicioni të artit dhe të estetikës, rol të madh dhe vendimtar lot teknika, sistemi teknik-industrial që ndikon në riforminin e përvojes krijuse dhe të mendimit esetik. Mirëpo, sado e përparuar, e modernizuar teknika, nuk ofron arketipe por streotipe, klishe, që përseriten deri në infinitiv. Dhe pikërisht steretipet dhe klishetë i eksploaton deri në maksimum antiarti, përkatësisht artisti që krijon antiart. Artistet si Rotella e Hainisi, aplikojnë teknikën e dekolazhit: shqyejnë pllakatet e mureve, për të krijuar ilusionin e zbrastisë së qytetit modern të atakuar nga reklamat. Në anën tjeter, skulptori amerikan Chemberlen, nderton veper arti nga lamarinat e ngjyrosura dhe nga pjesët e motorëve të automjeteve, për të krijuar ilusionin e imazhit të gjallë të fastkeqësisë së komunikacionit. Sakaq, “Smithi dhe të ngjashmit me te, qapurisin në grumbullin e mbeturinave nepër pertiferitë e qyteteteve, mbledhin hedhurina të makinave të cilat i saldojnë në formë të statujave, me çka poetikën dadiste të gjësendit të gjetur, e zëvendësojnë me poetikën e reliktit” (G.C. Argan: “Salvezza e caduta nell’ arte moderna”, faqe l43) Me këtë rast duhet shtuar se nuk është fjala për gjesëndin e gjetur, por të gatshem, të cilin, sikundër që dihet, dadiaisti i njohur Marsel Dyshan e futi në galerinë e arteve, si eksponat artistik që si i tillë u ngrit në relikt arketipor. Është ky “urinorin” i tij i realizuar sipas konceptit filozofik “redy-made”. Dhe çdo gjë që sot quhet filozofi konceptuale, moderne apo postmoderne, është vetem përseritje e këtij arketipi, metë cilin fillon epoka e anarkisë artistike, të artit pa rregulla, sisteme e stile, epoka e artit të mileniumit të tretë.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...