2011/11/23

...ujë, ujë - dy Drina dhe një Valbonë-

AGIM SPAHIU 

                              FËMIJËT E SHKOLLËS SË FSHATIT


Në oborrin e shkollës heqin viza
me gurë e shkumës të bardhë.
Dhe pastaj... një rrasë
me një këmbë e shtyjnë me radhë.

Asgjë s'kërkojnë për lodrën e tyre
fëmijët e shkollës sime.

Kështu para fillimit të mësimit,
kështu në pushimin e gjatë...
Gëzim fëmijës iu bëkan
edhe pak viza të drejta e një rrasë... 


KËNGË DËSHPRIMI

Jam bërë si këto rroba të palara në çantën e zezë
të udhës,
si këto rroba të pista që mbajnë erë ndyrësi,
ku s'ka mbetur asnjë këmishë e pastër,
as edhe një shami.
Në çantën e zezë t'udhës java dhe viti,
jeta ime e ghertanishme,-
unë- i gjithi,
dhe kjo këngë dëshprimi.
Po fytyrën ku ta çoj? Kush më thotë?!
Nuk dua kurrsesi ta fus në çantën e zezë të udhës!
Ngrihem
dhe hedh ujë me dorën e djathtë,
me dorën e majtë,
me të dyja duart bashkë,
ujë, ujë - dy Drina dhe një Valbonë-
në fytyrën time të gjorë
me shikim të zemëruar
që nga çantë e zezë e udhës me zor dua ta shpëtoj...
Dhe s'e di a do ta shpëtoj. 




No comments:

Post a Comment

Qytetërimi i lashtë grek dhe arritjet e tij kishin një origjinë "shqiptare".

Shkruan :  Flori Bruqi,PHD  Studimet gjenetike te shqiptarët  përfshijnë studimet gjenetike që janë bërë mbi popullsinë aktuale shqiptare, d...