Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/08/06

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi: Tash, ndarja as ëndërr e Beogradit



“Me pajtueshmërinë e arritur dje, kemi arritur tri objektiva: respektimin e plotë të reciprocitetit, ndaljen e plotë të kontrabandës dhe vënien nën kontroll të plotë të territorit të Republikës së Kosovës”, thotë kryeministri Hashim Thaçi, për të shtuar se ajo që do të duhej të ndodhte në qershor të vitit 1999, ndodhi në korrik të vitit 2011. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryeministri Thaçi është zotuar se në veri do të sundojë rendi dhe ligji dhe se për këtë ka mbështetjen ndërkombëtare. Ai tha se pas 25 korrikut, ëndrra e Serbisë për ndarjen e Kosovës është shuar.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti kryeministër, një ditë më parë bëtë publik pajtimin për situatën në veri, duke thënë se do të ruhet gjendja e krijuar pas 25 korrikut. Por, parakushti për heqjen e barrikadave në veri nuk është përmbushur ende. Sa do të gjejë zbatim në praktikë?

HASHIM THAÇI
Qeveria e Republikës së Kosovës ka prezantuar qëndrimet e veta në mirëkuptimin e përbashkët me NATO-n, për çka jemi pajtuar në angazhimet tona që do të nënkuptojnë zhbllokimin e rrugëve për në pikat kufitare 1 dhe 31 – pra, largimi i të gjitha barrikadave, e pastaj mbajtja e gjendjes së tanishme në pikat 1 dhe 31.
Në pikën 1 është instaluar KFOR-i amerikan, ndërsa në pikën 31 janë trupat e KFOR-it, Policia e Kosovës, doganierët e Kosovës. Këto dy pika do të vazhdojnë të mbesin të mbyllura, pasi që janë zona të kufizuara ushtarake – kjo, për shkaqe sigurie.
Sa u përket ndihmave humanitare, tani do të lejohen të futen në pikat e lartpërmendura, vetëm pasi të konstatohet nga një organizatë e pavarur ndërkombëtare se ka nevojë për diçka të tillë. E, tani për tani, nuk ka ndonjë krizë dhe nuk është politika dhe politikanët ata që konstatojnë diçka të tillë. Ishte një pretendim i Beogradit për një rrethanë të tillë, por tashmë është tejkaluar.
Mallrat, sa i përket Kishës Ortodokse Serbe, do të lejohen për nevojat e tyre ekzistenciale. Çka është shumë me rëndësi, është se çdo person që do të mund të kalojë kufirin, do të kontrollohet për armë dhe çdo person tani e tutje do të kalojë kufirin me kartë të identitetit.
Për herë të parë pas 12 vjetësh, treni që qarkullon në relacionin Mitrovicë-Beograd dhe anasjelltas do të kontrollohet nga Policia e Kosovës, ajo e EULEX-it, e përforcuar nga NATO-ja.
Gjithashtu theksoj se për herë të parë do të bllokohen dhe në rrethana të caktuara do të kontrollohen edhe rrugët dytësore nga KFOR-i, për të evituar çdo lloj kontrabande apo trafiku.
Dua të theksoj se me vendimet e Republikës së Kosovës për reciprocitet me Serbinë kemi arritur tri objektiva: respektimin e plotë të reciprocitetit, ndaljen e plotë të kontrabandës dhe vënien nën kontroll të plotë të territorit të Republikës së Kosovës. Pra, ajo që do të duhej të ndodhte në qershor të vitit 1999, ndodhi në korrik të vitit 2011.
RADIO EVROPA E LIRË
Kjo pajtueshmëri është thënë se vlen deri më 15 shtator. Çka do të ndodhë pas kësaj date?
HASHIM THAÇI
Ne jemi duke përcjellë situatën nga afër. E para është, do të thotë, krijimi i rrethanave të favorshme të ambientit të sigurisë për të gjithë qytetarët.
Vendimet tona nuk kanë qenë të drejtuara kundër askujt, kanë qenë vendime në interesin e të gjithë qytetarëve, qytetarëve serbë që jetojnë në atë pjesë - nuk janë kundër rendit dhe ligjit.
Këta qytetarë janë mbajtur për 12 vjet peng të strukturave kriminale. Këto struktura tani do të ballafaqohen me drejtësinë, do të ballafaqohen me rendin dhe ligjin. Prandaj, ne do të bashkëpunojmë ngushtë me NATO-n.
RADIO EVROPA E LIRË
Plani i paraqitur dje ka për synim futjen nën kontroll të kufirit. Por, keni ndonjë plan konkret se si do t’i zhbëni strukturat paralele, të cilat vazhdojnë të kenë ndikim mbi popullatën atje?
HASHIM THAÇI
Unë nuk do të thosha struktura paralele. Do t’i vlerësoja dhe, tani kemi fakte të plota, se ato janë struktura kriminale që duhet të ballafaqohen me rendin dhe ligjin.
Nuk do ta kenë komoditetin që e kanë pasur më herët, për çka ne mbajmë përgjegjës direkt Beogradin, për mbështetje dhe inspirim të këtyre strukturave kriminale. Ne mbajmë përgjegjës Beogradin edhe për djegien e pikës doganore, por edhe për vrasjen e policit të Kosovës dhe veprime të tjera të dhunshme.
Pra, angazhimet tona do të jenë të harmonizuara me komunitetin ndërkombëtar. Është shumë me rëndësi që për vënien e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, tani i gjithë faktori ndërkombëtar është unik, edhe SHBA-ja, edhe BE-ja, por edhe NATO-ja.
RADIO EVROPA E LIRË
A do ta keni ndihmën e EULEX-it? Dihet se keni qenë mjaft kritik ndaj këtij misioni pasi ndërmorët aksionin në veri...
HASHIM THAÇI
Ne duam një EULEX që do të ketë sukses dhe ky sukses do të varet nga bashkëpunimi me institucionet e Republikës së Kosovës.
Dua t’i besoj zotimit të shefit të EULEX-it, zotit Marnak, i cili ditë më parë deklaroi se EULEX-i do ta respektojë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ky angazhim i përbashkët do të mund të forcohet në të ardhmen.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti kryeministër, vazhdimi i bisedimeve është paralajmëruar në muajin shtator. A do t’i vazhdojë Qeveria e Kosovës bisedimet pas gjendjes së krijuar, kur ju vetë thoni se politika e Beogradit qëndron pas dhunës në veri?
HASHIM THAÇI
Duhet bërë dallimin mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel dhe agjendës së përcaktuar nga Bashkimi Evropian, e mbështetur nga SHBA-ja, dhe zhvillimeve në veri.
Tani kemi një rrethanë të re, një situatë të re, një kapitull të ri, i cili nuk do të ketë në asnjë rrethanë kthim mbrapa. Për Kosovën nuk do të ketë rikthim në gjendjen e para 25 korrikut, do të ketë vetëm ecje përpara.
Angazhimet tona do të jenë të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar dhe për rregullimin tonë të brendshëm do ta respektojmë vetëm Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe nuk do të dialogojmë apo negociojmë me askënd.
RADIO EVROPA E LRIË
Pavarësisht zhvillimeve të fundit në veri, edhe më tej qarkullojnë deklarata në opinion për rrezikun nga ndarja eventuale e veriut. Madje, edhe një ministër i qeverisë suaj e ka ngritur këtë shqetësim. A ka arsye për shqetësime?
HASHIM THAÇI
Kosova nuk do të ndahet, në asnjë rrethanë, me asnjë çmim, as de facto, as de jure. Kosova do ta ushtrojë autoritetin e vet kushtetues dhe ligjor në tërë territorin e Republikës.
Ne kemi theksuar më herët se ka pasur qëllime dhe pretendime të Beogradit për ndarje, por tani kjo gjë, pas krijimit të rrethanave të reja, nuk do të mund të jetë as ëndërr e Beogradit.
Prandaj, Kosova nuk mund të ndahet. Ne jemi për hapje të kufijve, për mosndryshim të tyre, për kufij evropianë, por pretendimet e mëhershme që kanë qenë, natyrisht edhe shpirti për ndarje, shpirti pretendues politik i Beogradit për ndarje, kanë dështuar.
Askush nuk pajtohet me atë ëndërr të Beogradit dhe Kosova nuk ka rrezik për ndarje. Çdo pretendim për ndryshim të kufijve të Mitrovicës, nënkupton ndryshim të kufijve për gjithë rajonin.
RADIO EVROPA E LIRË
Keni thënë dje se me planin është qartësuar perspektiva evropiane e Kosovës. Keni vërejtur ndonjë ndryshim të qasjes së BE-së, meqë edhe ju vetë keni qenë kritik për qasjen që ka pasur Unioni karshi Prishtinës zyrtare...
HASHIM THAÇI
Natyrisht se vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës kanë qenë vendime të modelit evropian për vënien e ligjit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe jo dorëzimin para strukturave kriminale.
Bashkimi Evropian përkrah vënien e kushtetushmërisë dhe ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe ne mund të afrohemi në BE vetëm duke penguar dhe luftuar strukturat kriminale, duke penguar dhe luftuar kontrabandën, por edhe duke vënë rend dhe ligj.
Ne po implementojmë dokumente dhe kritere demokratike, të domosdoshme për integrim. Pra, kritere legjislative, ekonomike dhe politike. Edhe këto vendime për ligjshmëri në gjithë territorin e Republikës së Kosovës nga Qeveria e Kosovës do të ndihmojnë në përshpejtimin dhe qartësimin e agjendës evropiane për Republikën e Kosovës, për udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, marrëdhëniet kontraktuale dhe marrëdhëniet tregtare.

TË GJITHA “FAJET E MËKATET” E SHQIPNISË I KA KLERI KATOLIK SHQIPTAR..!


Nga Fritz RADOVANI:



(Pjesa e Parë)

Kur Shqipnia nuk ishte Shqipni, do t’ ishte gabim me folë për “fajtorët” që kanë mendue dhe punue me ngritë binanë e rrafshueme ndër shekuj me një barbarizëm aqsa të pamëshirshëm, aq edhe makabër nga të gjithë pushtuesit, pa asnjë përjashtim.
Kur filloi me u dukë në qiellin Shqiptar vransina që po errsonte me rêtë e saj  mbas gati pësë shekujsh “gjysëhanën” e vjetër të Anadollit, shumë turkoshakë morën ikën, ndërsa pjesa ma e madhe veshën kostumin e ri të “xhonturqëve” dhe filluen me u falë me “hanën e ré”... Ndryshimet e para i bani Stambolli...E na, mbas tyne!
Kush, na? – Na pra, “na”, banorët e Tokave të pushtueme prej tyne... Shumë prej nesh filluen me mendue ndrysh. Duhet me thanë të vërtetën: Nuk ndejën rahat ndër ato kësollat e tyne, me ndrrue ato dy palë brakesha që kishin gjithë jetën, me kullotë ato dele e lopë e me u kënaqë tue i ra fyellit nën hije të lisave e të ahut shekullor, ku për pesëqind vjet u këndonte qyqja e kukuvajka, po shkuen e u futën ndër brraka të Zadrimës, dikund andej kah Troshani, për me u ba “të dijshëm”, madje edhe na dolën edhe “priften”, tue pasë në katër anët e vendit ndër qytete qindra mejtepe...shkojnë e i qesin vetes punë me  “shpikë” edhe Alfabet të Gjuhës Shqipe! Punë katundarësh...! Jo po e di këte punë Imzot Doçi, ai tjetri mbas Tij, Imzot Mjedja me një vlla që rri tue qitë vjerrsha, edhe këta zadrimorë. Ai tjetri që i binte fyellit aq bukur fillon e merret me “lahutë”...e kështu, një grup katundarësh të “dijshem” po do edhe me na mësue me “turk” mbi krye Gjuhën Shqipe!..Nuk mjaftohen me kaq, po na formojnë edhe Shoqni “Agimi”, se gjoja na paska fillue me dalë “drita”... Ai Zefi i Atyne Fishtajve nuk rri rahat me korrë grunin, po shkon e veshë edhe “zhgunin e fratit” e ndrron edhe emnin e na bahet At Gjergj, në kujtim të Gjergj Kastriotit, kur shumica e vendit nuk do me ia ndigjue emnin “Atij të Parit”, e jo ma këtij “të dytit”, që edhe na i shkruen bash sulltanit të Stambollit, demek se di gjuhën e Napoleon Bonapartit...se “duem me vu ndër ata farë shkollash Gjuhën Shqipe”...Po me ke me u marrë vesh me atë “Gjuhë”..? Ajo po t’ ishte Gjuhë... përdoret edhe sot! Gjuhë, demek Shqipe, me do grremça latinë, a thue se do të rrinim gjithë ditën tue shkrue e lexue ndër gazetat e Europës... E nuk mjaftohet me kaq tue pasë mundsi me i këndue vjerrsha Nanës e Babës së vet, e me i qitë bejta shokëve shkon e çon peshë edhe atje maje Malesh Malësorët e Hotit, Grudës e Dukagjinit...dhe e bán dreqi me u miqsue me një tjetër “si veten”, të rrethuem në konop rreth belit, në fis t’ atyne Prennushëve të Zhupës, njëfarë At Matijet, “katundar” që për pak e gja kje tue u vjerrë në konop të Krajlit të Malit të Zi...
E pse? – Për një copë “zhele të kuqe me një Shqipe” që “shumica” edhe sot po e quejnë “sorrë”. Kinse simbol i Kastriotit! Punë boshe! Sa me i pa sherrin me farë e me fis i shkreti Dedë Gjo’ Luli, tue lanë rrugash edhe Trupat e vramë të djelmëve të vet, të qinda miqëve Malësorë, atje në Maje të Deçiqit...e tue u shue si t’ ishin pa emen, aqsa sot mbas 100 vjetëve, as me i ra ndër mend “shqiptarëve” se Ai Flamur u vu mbi Shkambijë të lamë me Gjakun e Pastër të Atdhetarëve!.. Janë 100 vjet që Shqiptarët e Atyne Trojeve vetem dëbohen, ikun, humbin e shfarosen pse me Gjak ngritën Flamurin e Shqipnisë...
A dam i vogël ju duket ky? E kujt i shkoi mendja në këte “dreq” pune? Vetem Atyne që kishin veshë zhguna e veladona! Klerit Katolik Shqiptar! Qit e bertit ndër male e fusha “Atdhé e Fé”...Hapen shkolla: “Atdhé e Fé”...Ndërtuen Kisha: “Atdhé e Fé”!... E sa iu pa hajri “Atdheut e Fesë”...haj dreq, as Ata që i hapën, as “ata” që i shkatrruen!
Veç sherr e dam të pamasë! E çka na duhej né Feja e Tyne? – Jo po ka 2000 vjet që “Malësorët me armë në dorë ruajtën Krishtërimin” thonte Ai Popi i shkjeve Fan Noli...
E kush ua dijti këte? Qeveria, Populli, Europa, sllavi, turku...!? – Askush! Veç se lanë krena e pasuni rrugash e të “truem”, tue fillue nga Kleri e deri tek Mësuesit që u mësuen “shkronjat Shqipe”, tue pasë mundësi me ndejë rahat me “çengelat e turkut apo me ato grremçat cirilike” që i kemi rreth e rrotull...e madje edhe me kenë mirë... me komshijë! Nuk mjaftohen me kaq! Bán dreqi e mblidhen në Gerçë, në qelen e At Matisë, shkon edhe Imzot Mjeda me disa tjerë... ua rrejnë mendjen edhe nja katër a pesë vetëve të tjerë muslimanë, fusin në “sherr” edhe Ismail Qemal bej Vlorën, tue kenë rahat në punën e vet...ua mbushin mendjen edhe disa kosovarëve analfabetë e me në krye njëfarë Burri, Isa Boletini, që nuk dinte as turqisht, as frengjisht, e bán dreqi e lidhet me Katolikë e vjen në Vlonë me vu “Flamurin e Shqipnisë”... Edhe Ai sa me u vra pa kalue as kater vjet e me iu vra edhe djali e far’ e fisi...për një “copë zhele”... – Jo po, edhe Ky ishte Miku i Imzot Luigj Bumçit... At Fishtës e ku di unë ku i kishte gjetë do priften sa me fikë edhe ata që paten le nja 30 vjet mbas vrasjes së Tij n’ Atë Fis.
E pse? – Po na coptohet Shqipnia! – Punë e madhe! Donin me e shpëtue priftnit!  – U pat hy vetja në qejf! U lëshuen ndër shtete t’ Europës me zhguna e veladona, Kryqat nga një pëllambë në qafë e donin me ua mbushë menden Inglizit e Amerikës, se jemi shtet “oksidental”... Mirë i pat thanë Bismarku kur i shkuen delegacion Katolikët e Shkodres: “Sa rrini e vueni nën sundim të turkut, banju edhe ju muslimanë e shpëtoni!!” Po me ke me folë, a merr vesh i “paqytetnuemi”? Edhe atij desht me i dhanë përgjegje Don Nikoll Mazrreku...po ku i erdhi fundi Don Nikollit...Edhe pak e pat edhe Ai!
Imzot Bumçi tue kujtue se asht i zoti fort e po di me ba politikë, se dinte pesë a gjashtë gjuhë të hujeja ban edhe tjetrën marri që nuk i falet përsa të jetë jeta e shkon edhe tek Papa, me i kërkue “Korçen e Gjirokastren!!” Kulmi! Po a bahet një veprim kësi soji me mend në kokë...prej një Prelati Katolik, kur ndër ata vende nuk ishin asnjë i Fesë së Tij? – Jo po janë vëllaznit tonë Shqiptarë!...Nuk kemi si i lamë nën thundren e huej me na i shtypë greku!! Kësaj i thonë me t’ marrë dreqi mendjen e kokës!.. Vëllaznit tonë!?
E çka do me i pa sherrin ma fort se kaq! – Jo jo, mos u ngutni! Ka edhe ma!...

Vazhdon...
Melbourne, Gusht 2011.

Dursakja Keidi Sejdini vjen me poezinë e saj paksa rebele

Sesi të ngjan vetja kur lexon një dorëshkrim me poezi të ndjera të një vajze që vjen nga fusha e pikturës. Ke ndjesinë e mirë të zbërthimit të dritës në një koloraturë imazhesh dhe tensioni i vetmisë që të ka shoqëruar deri më tash,fillon e zbehet në çast,pa u ndjerë.

Sepse Keidi Sejdini,më tepër se sy poetik,pasqyrash e kornizash rrethanore,është një kërkuese gjer në lodhje,e lojës së peizazheve të padukshme të zemrës dhe vendosmërisë për të dalë përtej të pamundurës zyrtare…Asaj të pamundure që për shumë moshatarë të saj tingëllon si një ëndërr utopike…Vargjet vajzërore të kësaj poeteje,nuk tentojnë të mbjellin te ty vetëm harmoninë e muzikalitete ndjesore,përkundrazi,Keidi vjen me poezinë e saj paksa rebele e të vështirë për ta zbërthyer disi më poetikisht filozofinë e të fshehtat e kësaj harmonie jo komformiste.

Ndaj s’është për t’u çuditur kur nga dhomëzat e saj poetike do të dëgjoni kërcitjen e shkujdesur të hapave e rimave këmbëngulëse që venë e vinë te njëra-tjetra.

Mos u shqetësoni kur në muret e mobiliet e dizenjuara me frymën e erës,poetja nis skicon linjat e saj shpirtërore me simetrinë e çrregullt e pa të keq të një çapkëneje të pandreqshme. ?shtë kjo shkrirje,trupëzimi i menjëhershëm i kësaj gjurme ëndërrimtare që vargun e vështrimin e saj di ta peshojë mirë mbi lëvizjet e penelatat mbi kanavacen e saj piktorike. ?shtë kjo arsyeja që duke qenë poete e piktore njëherësh,t’i nënshtrohet thirrjes dëshiro-dashurore për të qenë “Një ore artiste”…dhe s’mund të ndodhte ndryshe. E ndodhur mes dy qiejve dashurore,ajo e ka më të lehtë ta shkruajë e vizatojë portretin e saj artistik.



Unë që e kam parë atë të përhumbur përtej transparencës së krijimit e drithërimës së penelit,e di çfarë do të thotë të hedhësh në letër e të pikturosh në vargje gjuhën e vetvetes në rikrijim e sipër. Ky është shkaku që zhvillimet e saj poetike kryhen vazhdimisht nëpërmjet një dyzimi e bashkëbisedimi të dyantë,ashtu siç bën ajo në poezinë “Qeniet”ku autorja dhe shkruan dhe pikturon njëkohësisht:



Qenie që ecin tek unë janë shumë


Eci unë,Keidi…



Piktorja…



E bukura…



E dashuruara,



E padashuruara…



E shume të tjera që unë se di. . .



Të gjitha kanë një fustan



Që ma vesh vetëm ti.



Keidi ka disa vite që është e pranishme (edhe në mungesën e saj) në shoqërinë shumëngjyrëshe të poetëve dhe poezisë që shkruhet sot. Paqësore në dukje,por aspak e përulur,poezia e saj,impresionet dhe zërat e përvojës arrijnë të zbulojnë gradualisht me një pasion enumerativ të dukshëm. E bukura dhe e paarritshmja,dielli dhe mjegulla,puthja dhe shiu,lumturia dhe vuajtja janë tulla mureformuese që i japin poezisë së saj strukturën e një ndërtese që strehon brenda idealet e saj poetike dhe estetike për gjithçka. Gjuha e saj është një gjuhë e përpunuar dhe aspak provokative. Në të kundërt,ajo është një theksim i tejzgjatur i kredos dhe logjikës së saj njerëzore. Recension:Poezi e ndjenjës dhe imazhit shpirtëror ….

Ka një alegori të fshehur njëtërësisht në trupin e njomë të kësaj poezie. Kjo ka sjellë që vargu i saj,jo vetëm të marrë një ngarkesë të lakmueshme emocionale,por të shmang filozofinë e thatë dhe vende-vende retorike që mund të vihet re në shumë poezi të moshatarëve të saj.
Duke pluskuar në një botë të trazuar ekzistencialiste dhe duke ju shmangur se zakonshmes prozaike,autorja vizaton shenja të dukshme reale në hapësirat e saj,duke u transfiguruar dhe vetë në një shenjë të tillë.
Bëj zhurmë,zhurma ime
E ngjirur në qiell fluturo
Bëj zhurmë,zhurma ime,
O vdis,o dashuro…
Shumica e poezive të Keidit modelohen dhe konceptohen në trajtë mozaikësh dhe tablosh emocionuese. Syri konfirmues që vete e vjen nëpër to,herë është i hapur e i kthjellët,e herë tjetër i veshur me një mjegull të lehtë e kapriçoze,si për të bërë më të vështirë konfigurimin.


Por një gjë është konstante për të:rrezatimi i vërtetë që vjen prej tyre është ngazëllues. I ngjashëm me ngazëllimin e luleve të bardha të kumbulles që fëshfërijnë në oborrin e shtëpisë së saj në pranverë.

Shpesh fjala në këto lloj poezish ka një ngarkesë të dyfishtë,shpirti
i autores nuk e parapëlqen burgun e ndjenjave,ndaj ajo u le atyre
lirshmëri në të shpërthyer. Eshtë atëherë kur një sy empirik,e koncepton si paradoks.

Kjo poezi e ndërtuar mbi një gjetje interesante dhe përdorimi efikas te paralelizmit lirik,edhe pse sendërtohet rreth një bërthame të trishtë,siç është vdekja,të rikrijon një botë sa reale,aq dhe surealiste njëkohësisht.

. Duke luajtur poetikisht me fjalën dhe theksin tonik të saj,ajo arrin të rrokë kuptimet thelbësore të saj,duke pohuar mes mohimit.

Bota dhe detaji interesant me të cilën operon autorja dhe pse i ngjan lojës së një trilli me fjalën,më kujton një nga thëniet e Lotermonit,cituar dhe nga Ely ari,kur thotë se “Duhet të dish t’i shkulësh bukuritë letrare dhe nga vetë gjiri i vdekjes”,shëmbëlltyrës së një ligjërimi sa më intensiv,i cili këto bukuri s’do që t’i përkasin vetëm asaj.
Tek poezitë më të realizuara,autorja Keidi Sejdini,krahas spontalitetit të rrëfimit,ka ditur të krijojë dhe mënyrën,gjuhën vetshpallëse të ndjenjave të saj. Ndaj nuk mund të kalojnë pa rënë në sy poezi të tilla si:“Jeta ime”,“Kohë pas kohe”,“Të dashurosh”,“Dhe qeshi”,“Një orë artiste”,“Çamërisë,Vetmisë”etj. Krijime të tilla që dalin nga një mendim vizionar e vështrim i tejskajshëm,janë si rrahje krahësh,në agim i një tufe zogjsh të dashuruar me qiellin dhe erën. Në këto poezi, efekti tingëllor me brendinë e mendimit,janë në një unison të dukshëm.
Duke lënë peng emocionet dhe ndjenjat e saj,ky lloj narracioni poetik tenton t’i largohet foshnjërisë së saj të tejkaluar për t’ju afruar (duhet thënë që deri tani ende nuk e ka arritur) trupëzimit të kontinuitetit të dëshiruar. Sidoqoftë,autorja është ende në eksplorim të formës e stilit të saj poetik të së ardhmes. Rëndësi ka që udhët poetike ku ajo ecën,të thërrasin edhe ty ti shkelësh shkruan studiusi Agim Bajrami.
Keidi Sejdini:Një orë artiste,poezi,Globus R,2006
Poetja Keidi Sejdini,këtë radhë,në Takimet e poeteshave në Vushtri,2010,fitoi çmimin e parë me poezinë ”Ti u ngjan të gjithë burrave”. Vërtet kjo poezi dallonte dukshëm nga të gjithat ato të lexuarat në këto takime,tashmë tradicionale,që mbledhin në këtë eveniment poezie,poetesha nga tërë gjeografia kombëtare,brenda dhe jashtë trojeve etnike.
Kontakti me poezinë e Keidit,shenjon leximin tek vëllimi poetik me titull:Një orë artiste”,për ta formësuar pikëpamjen rreth poezisë së kësaj poeteje shqiptare,që vjen nga Durrësi.

Poezia e këtij vëllimi bën prurje të mira në shprehjen poetike,në gjuhën dhe në strukturën shkrimore përgjithësisht,por pa lënë të mostheksuar edhe një sens tjetër në vrojtim dhe gjuhën metaforike tjetër të  të shprehurit poetik në këtë vëllim.

Preokupimet e poetes janë nga më të ndryshmet,por dhe frymëzimet e saj çojnë në drejtime të shumanshme për të kapur dhe shpërfaqur kahe dhe imazhe të shumta,shumëherë deri në detaje të panjohura,të një bote preokupuese,që në përditshmëri,sikur e jetojmë dhe e përceptojmë krejt ndryshe.

Në poezinë e Keidit ka krijime situatash të fatit njerëzor,ka perceptime të ngjarjeve e rrethanave të jetuara të subjektit lirik,ka, me një fjalë,çaste dhe raste,që,të thëna me gjuhën e poezisë,që marrin një kuptim dhe domethënie tjetër nga ato të zakonshmet,ashtu sikur vijnë,jetohen dhe shkojnë. Poetja Keidi Sejdini kërkon deri në detaj,për të kapur dhe një cast të vetëm,që ka domethenien dhe peshën e vet përkah kuptimi dhe mesazhi.


Ajo sfilitet,madje shumëherë,për ta transmetuar ndjenjen dhe përjetimin tek recepienti përmes vargëzimit dhe të shprehjes vetanake, gjë që e sforcon që në nismë,me këtë vëllim poetik,identitetin e saj si krijuese.


Këtë e arsyeton më së miri poezia me titull:

”Një orë artiste” dhe vargjet si këto:
”Kam trembur tempullin e Olimpit/
Vetëm me një puthje të gjatë/

Ajsbergun kam shkrirë një natë…

Kam ngrënë Saharanë/pa pirë ujë…

Kam bërë një mumje të më ulet në gjunjë…

E kam mbytur detin/

Kur mundja të shpëtoja/

Shembja piramidat me një gisht…

E shtypa shekullin…Denova vdekjen…

Për t’u bërë një orë artiste…!



Pra,poezia e Keidit shkon edhe më thellë në hapësirat shpirtërore. Semantikisht dhe ndjenjësisht kjo poezi krijon një imazh të shpirtit në vija të gjëra,duke e ndërtuar atë me fjalë dhe gjuhë vetanake,dhe këtu është ajo që e dallon këtë poezi dhe këtë ndjenjësi nga të tjerat.

Fjalët-figura janë ato që në këtë poezi të Keidit i hasim tek përbëjnë kuptimësinë e shprehjes dhe të të ndodhurës,sikur nuk do t’i gjejmë tek ndonjë poete tjetër të kësaj moshe,jo vetëm si subjekt krijues,por edhe si “moshë” poezie,mendojmë për moshën e të shkruarit të saj.
“Orgazma e fishkur e një plaku dha shpirt…


Dhe para syve tanë prostituta u shtir si murgeshë/,ja situata dhe skena e tragjizmit të jetës së jetuar. Këtu fjala orgazmë është kryefjala e kësaj situate ndjenjore e që shpjegohet pastaj me fjalën tjetër prostitutë. Pra,kemi të bëjmë më një situatë jetësore të nderë,por që më pas vjen pasoja e saj e domosdoshme,sepse:
”Sa keq që gjarpërinjtë kanë shtatë këmishë/
Dhe macet shtatë shpirtra kanë…”.

 
 

Ja tablloja tjetër e ndarë në dy kuptime të kundërta.Gjarpërinjtë ndërrojnë këmishat përgjatë ecjes së tyre të helmatisur,ngase këtu personifikohet njeriu,jonjerëzorja,e shëmtuara,dhe gjithashtu macet, që personifikon femrën e zënë ngusht përpara aktit duke hequr shumë në vuajtjen e aktit përpara gjarpërit-njeri. Shëmtia e jetës shfletohet këtu,përgjatë ecjes njerëzore.

Dhe,sikur këto i ka në vrojtim subjekti krijues duke shenjuar për ta trandur ndërgjegjen njerëzore,për ta shenjëzuar qoftë me këto vargje,se jeta e njeriut meriton një tjetër respekt një tjetër dinjitet nga ndërgjegjëja e humbur apo për ta ndërgjegjësuar. Poetja ka ndjenjë të hollë në përshkrim dhe qëmtim të situatave krijuese. Ndonjëherë ajo s’përmbahet dot dhe shpërfaq atë subtilitetin femëror,si te poezia Njëqind herë:
”Nga të gjithë mëshkujt e kësaj bote…/
Unë…njëqind herë të zgjedh ty…/

Sepse ti më bën të vuaj në mote/

Gjerë në përjetësi.

Poetja e pranon vuajtjen si diçka personale,sepse ka një qëllim këtu dhe ka poashtu një qëndrim që ka ardhur si pasojë e vetëzgjedhjes,dhe e gjithë kjo ka një kuptim të vetëm:Dashurinë. Dhe,mbase për atë, dashurinë pra,idealen,ia vlen sipas autores,që njeriu të ketë qëndrim dinjitoz dhe të pathyeshëm,por edhe ta durojë vuajtjen e saj,pra vuajtjen e dashurisë.
Këtë mesazh e jep poezia këtu. Me pak rreshta sikur krijon një imazh shpirtëror,për diçka që na takon secilit. Në përshtypjen e parë,poezia e Keidi Sejdinit të krijon mendimin sikur ajo është e shkruar nga frymëzimi i atypëratyshëm i subjektit krijues,  por ky është një iluzion,sepse poezia e Keidit ka strukturën e saj poetike,kuptimore dhe figuracionin e saj të ngjeshur.

Tematike e poezisë del nga konturat dhe shabllonet stereotipe të të shkruarit të poezisë,gjë që mund të haset te një pjesë e poezisë sonë të krijuar nga pararendëset e saj femra. Poezia e Keidit do të jetë vetja,si e shkruar,si e thënë,si kuptim dhe,si shprehje metaforike. Këto cilësi mbase i gjejmë përgjithësisht në poezinë e librit “Një orë artiste”,e që këtë poezi e bëjnë sa të lexuar,sa të qëndrueshme ideoestetikisht për kohën.

Përgatiti dhe moderoi:Flori  Bruqi
1
Titulli
Një orë artiste : poezi
Autorët
Botuar
Tiranë : Globus R., 2006
Të dhëna fizike
110 f. ; 20 cm.
Shënime
L.300, pa tir.
ISBN
99943-36-34-7
Fjalët kyçe
Klasifikimi dhjetor
1
Titulli
Në nderim të Gavril Priftulit, profesorit tim të parë : miqtë humbën mikun, unë
humba profesorin, Durrësi humbi nderin e tij, Shqipëria humbi artistin
Autorët
Botuar
2007
Shënime
V
Ndryshe. - Nr. 305, 16 maj, 2007, f. 20.
Fjalët kyçe
Termat gjeografikë
Emrat e personave


1
Titulli
Loti : [poezi]
Autorët
Botuar
2007
Ndryshe ("Drita ndryshe", suplement). - Nr. 453, 4 nëntor, 2007, f. 20.
Fjalët kyçe

Titulli
Simfoni e vaskës sime : [poezi]
Autorët
Botuar
2008
Ndryshe ("Drita Ndryshe", suplement). - Nr. 16, 24 shkurt, 2008, f. 10.
Fjalët kyçe

Titulli
Kam frikë nga mungesa jote e gjatë : [poezi]
Autorët
Botuar
2008
Ndryshe ("Drita ndryshe", suplement). - Nr. 561, 16 mars, 2008, f. 19.
Fjalët kyçe
Titulli
Sa sirtarë ëndrrash theva për dru : [cikël me poezi]
Autorët
Botuar
2008
Ndryshe ("Drita ndryshe", suplement). - Nr. 29, 25 maj, 2008, f. 10.
Fjalët kyçe
Titulli
Rrëshqasin burrat... : [cikël me poezi]
Autorët
Botuar
2008
Ndryshe ("Drita ndryshe", suplement). - Nr. 46, 28 shtator, 2008, f. 21.
Fjalët kyçe
Titulli
Unë luaj shah me fatin : [cikël me poezi]
Autorët
Botuar
2009
Obelisk. - Nr. 3(35), 24 janar, 2009, f. 4, 19.
Fjalët kyçe
Titulli
Poetët janë të përjetshëm : [Keidi Sejdini, "Unë sekonda e harruar"]
Autorët
Botuar
2001
55. - Nr. 167, 22 qershor, 2001, f. 23
Emrat e personave
Titulli
Loti : [poezi]
Autorët
Botuar
2007
Ndryshe ("Drita ndryshe", suplement). - Nr. 453, 4 nëntor, 2007, f. 20.
Fjalët kyçe

 






2011/08/05

Një Yll i patrazuar vetëm ndriçon....





 http://www.freewebs.com/agideba/





 

Agim Bacelli ka lindur në Korçë në vitin 1951. Shkollën tetë vjeçare e ka kryerë në Bulgarec dhe të mesmen e në qytetin e Korçës. Studimet e larta i ka kryerë në Akademinë e Aviacionit. Pas përfundimit të këtyre studimeve ka kryer dhe dy kurse të larta teknike duke marrë klasin teknik më të lartë të Aviacionit Luftarak Shqiptar. Ka shërbyer në Bazën Ajrore të Rinasit dhe atë të Zadrimës për afro 18 vjet.

 

Ka mbajtur gradën major deri në lirimin e tij në vitin 1995 kohë kur ai së bashku me familjen e tij u emigrua në SH.B.A. Sot jeton dhe punon në qytetin e Nju Jorkut. Eshtë nga të parët që ka përqafuar idetë demokratike dhe me artikuj të tij ka goditur ashpër rregjimin diktatorial që në fillimet e demokracisë. Këtë e kemi parë dhe në shumë tregime autobiografike që kemi lexuar nëpër listat tona.



Kemi shume vite qe lexoj dhe z. Agim Bacelli ka qene nje nga autoret qe e kam lexuar qysh ne fillim te pjesmarrjes sime ne keto lista... Ai me shkrimet e tij te vazhdueshme mund te them se ka qene nje nga kontribuesit me te vecante ne keto lista dhe jemi mahnitur nga gjeresia e tematikes, nga menyra e rrefimit me detaje, bukur artistikisht dhe me nje lidhje logjike te vecante. Ne cdo shkrim te Agimit kemi pare dashurine e tij te pakufishme per Perendine e gjithcka qe ai ka krijuar, perkthyer, trajtuar lidhur me kete ceshtje eshte nje pune kolosale. Shkrimet e Agimit per gruan kane qene (dhe jane) nje thesar i cmuar per listat e grave ne internet e vecarnerisht per Bisede-femerore dhe ne publikisht e falenderojmë per kete kontribut, pasi na ka njohur me jeten dhe vepren e disa grave me fame ne Shqiperi dhe bote. Shkrimet e Agimit ne fushen e teknologjise apo fantastiko-shkencore shume here na kane lene goje hapur. Sidomos tregimi i tij "Jashtetokesoret". Filozofia e Agimit eshte e pjekur, mbreselense, te ve ne mendime e te shoqeron gjate pasi ke lexuar shkrimet e tij. Ka shkruarë në shtypin e përditshëm shqiptar që fëmijë si poezi, tregime, etj. Ka botuarë tre vëllime; një me poezi "Bukuri Tredimensionale", një me tregime, "Kjo është Amerika" dhe një biografi, "Bacellinj-të". Ai ka gadi për botim edhe katër libra të tjerë; një me poezi, një me tregime, një historik dhe një libër për Aviacionin Luftark Shqiptar.

http://agideba.webs.com/librat.htm



Arra e Madhe e Bacellinjve
Në një cep të avllisë,
Disa metra përmbi rrugë,
Ngrihet hijerëndë Arra e Madhe.
Degët e saj kapërcejnë rrugën,
Kapërcejnë vitet,
Prej andej zgjatin kokën si sorkadhe.
Lindjet, martesat, makar edhe vdekjet,
Luftrat, hallet, gëzimet; gjithë ç'kanë Bacellinjtë,
I di vetëm kjo Arrë e Madhe,
Prej qindra vjetësh,
M' e mira dëshmimtare.

Dëndur shkoj tek kjo Arrë,
Bije në gjunjë dhe i falem
Si nje stërgjyshe hallemadhe.
Prej saj, arra kam ngrënë unë,
Ka ngrënë babai, gjyshi...
Që të gjithë Bacellinj.
Sigurisht,
Do hanë djemtë,
Ndoshta dhe nip-sternipët e mij.


Arra e Madhe na mbledh të gjithëve,
Të vdekur-të gjallë, brënda kaçkave të saj
Si thelpinj, ca të mirë e ca të liq
Por që të gjithë Bacellinj.


Kur me vdiq babai, e besoni?
Arra lëngoi njëlloj si unë.
Kaçkat e saj, atë vit u thanë,
U t'kurrën, u bënë si thana,
Prodhimin dështuan,
Frut nuk dhanë!
Edhe at'herë,
Arra qau e mbytur në lotë,
Kur shtëpia jonë u dogj tri herë,
Dhe u zhduk pa farë e nishan!


Tashti Arra e Madhe e Bacellinjve,
Me shtëpinë time më ngjan!
Kur më merr malli për strehën,
Te vdekurit apo të gjallët Bacellinj,
Në çantën e mëndafshtë kërkoj,
Këtu në New York-un plot halle,
Të qëruarët thelpinj,
Të Arrës së Madhe.


Qetësia

Një pyll që rritet s'bën kurrë zhurmë,
pylli që pritet bërtet e rënkon shumë.
Një Yll i patrazuar vetëm ndriçon,
ylli që këputet në qiell, frikë lëshon.

Qetësia është ajo që shkëlqen njerinë,
është ajo që zbukuron tërë gjithësinë.


Buzëqeshja
Turivarur ecja rrugëve të Tiranës,
Gogol dukesha si në një të keqe ëndërr...
Pa pritur, një e bukur buzë Lanës
Më dërgoi një buzëqeshje të ëmbel.

Buzëqeshja më ‘infektoi’ shumë keq,
Nuk isha më Gogol por Princ i bukur.
Më pas, të gjithë i ‘infektova’ për dreq
Dhe ecja rrugëve vetëm për tu dukur!

Më jepni!

Më jepni një levë o miq
Dhe një pikë jashtë tokës
E do të bindeni kush jam,
Jam ngritës' i tërë botës!

Më jepni o miq dashuri,
Të jem mbret s'dua votën,
Dashuria juaj do më bëjë
Të ndryshoj tërë botën!
Në prehrin e Nënës

Nëse mbështes një çast kokën
Në prehrin e nënës magjiplotë,
Ndihem sundimtar në tërë botën,
Parajsën përjetoj për jetë e motë!
 
 Zëri*
  
(Martirja Neda Soltani)
  
Plumbi diktator s’ti ndal dot’
Zërin edhe sytë.
Bota dallgëzon në lotë,
Për ty pikojn’ yjtë.

Zëri jot s’ndal në fluturim,
Shtrihet përmbi retë.
Buçet, buçet, ai për zgjim,
Tamam një trumpetë!

Ne të lutemi të gjithë,
Zërin mos e fikë!
Me zërin tënd ne do mposhtim
Skllavëri e frikë!
*Neda në gjuhën perse do të thotë, Zë
  
Nënë!  

U bëm’ në të njëtën kohë,
un’ bir e ti nënë,
Bashk’ u ngjizëm nga një frymë,
prej një Zoti dhënë.
Po atë ditë prej teje,
yt shoq u bë im at’,
unë mes jush, përgjithmonë
një urë e artë!

Në  prehrin e Nënës

Nëse mbështes një çast kokën
Në prehr t’ nënës magjiplotë,
Jam sundimtar n’tërë botën,
Parajsor e fuqiplotë!

Vallja e Nënës

Mu rritën krahët, të ika nënë,
S’jam më zogthi jot i vogël,
Dikur nga foleja të pati rënë!

Nëpër botë duke çukitur,
U lodha nënocka ime,
Ja, tek tu ktheva përsëri.
Të gjeta siç të lashë,
Ulur në qoshen ku rrija,
Duke gdhëndur në shpirt
Të gjitha mungesat e mija.

Kur më pe në derë,
Shqipe u ngrite në këmbë,
Përzure vetmi dhe halle,
Flatrat hape si shami,
Duke thënë, “Bir i nënockës!
Eja të hedhim valle!
 
Prova e gotës së Ujit

Mbi tavolinë është një gotë me ujë qelibar;
Njëri më tha, “gota është përgjysmë plot.” E mbajta mik,
Tjetri tha, “gota është përgjysmë bosh.” E përzura armik,
I treti, “gota është gjysmë bosh e gjysmë plotë.” E bëra llogaritar.
  
Njoh Zotin

Nëse dua të njoh ty Zot,
Provoj të njoh veten time.
Çdo fëmijë i ngjet të zot
Qoftë edhe një thërrime.

Prandaj se shaj veten kurrë
Se s’dua të shaj ty o Zot.
Nëse s’je kënaqur nga un’
Mos më bëj me faj të kotë!


Çdo gjë vjen dhe ikën...

Djelli nuk shkëlqen çdo mëngjez,
një re nuk mund të jetë gjithë ditën,
një dashuri është një gjethe me vesë,
vjen në Pranverë e në Vjeshtë ikën.

Gjërat vijnë dhe ikin në pafundesi,
këtë të lutem mos e harro e dashur ti.

Nju Jork, prill 2009

Zemra Prindërore
(Drejtuar fëmijëve)

Kur ju ndiheni keq o të vetmuar,
Kur mëkati mbërthyer ju mban,
Kur të gjithë ju kanë harruar
Cila zemër për ju veçse qan?

Kur ju trembeni në gjumë,
Kur jeni të mërzitur o të sëmurë,
Kush gëdhin netët në gjunjë
Pa u mundur nga gjumi kurrë?

Kur beheni të këqinj e të pastisur,
Kur përbuzni gjithçka pambarim,
Kur edhe miqtë i'u kanë braktisur
Kush thotë, "ai eshte femija im"?

Askush në botë s'ju do më shumë
Se prindi që ju ka sjellë në jetë!
Prindi ju bëhet çadër edhe gunë
Në stinën përvëluese apo në qamet!
Puthja e Fundit

E c’vlen ta kujtoj puthjen e pare
Kur aromen e saj se ndjej me dot,
S’djej me as perveluesin prush-zjarr,
Hic fare se kujtoj aspak sot?!

Gjithecka eshte vjeteruar,
Peng i asgjeje me s’ka mbetur,
Nuk ndihem me i dashuruar,
Lezet i puthjes diku eshte tretur.

Ate qe para mendjes me kalon
Eshte kotesia qe un’ kam sot,
Lumturia e shkuar me mundon,
Vetem tisi i saj eshte i plote.

Provoj buzet e puthjes ti fshih
Nga ky dreq tis i mallkuar
Po ai me futet thelle ne gji
Pak nga pak duke me roberuar.

Lutem e bie ne gjunjet qe dridhen,
Qaj e qaj ze mekur ne brendesi,
Me lote hidherimi qe vidhen
Sic qan jetim' i gjore femi…

Pastaj befas nje pyetje me shkrep,
Te jete kjo shemti e pleqerise
Qe si hajdute nga pas mu qep
Duke me dhene per dite te sajen sise

Pergjigjen me mund e jap po vete,
I sigurte pa asnje lloj dyshimi,
Mendoj se puthja e fundit do te jete
Melhem i saj eshte si krimbi.
Enigma e Gruas!
"Shpesh herë gruaja ndërron,
Është i marrë kush i beson."
Hygoi i madh thoshte përherë
e mezi martua vetëm njëherë!

"Mjedisi ku jeton ti o grua
është tepër i helmatisur.
Ik tutje se unë s'të dua,
laneti qoftë përherë me ty!"
Thoshte Tolstoi i madh
dhe me këtë bindje
i rrethuar plot me gra,
vdiq beqar!

"Nga kafshët e egra
ti o grua je më e dëmshmja..."
Do të thoshte Zhak Russo
dhe natën rrinte me orë të tëra
duke përgjuarë sokakëve si UFO.
Filozofi plak psherëtinte: "S'te dua..."
Ndësa në dorë ai mbante një lak
që gjuante 'kafshë'
me emrin grua!

Dhe Shekspiri i famshëm
do të bërtiste gjatë:
"Tradhëti, e ke emrin grua!"
Për gra do të vriste me imagjinatë;
qindra djem te rinj,
Do t'i therrte si kafshet na katua
Para vdekjes ata do t'i bente
t'i betoheshin gruas:
"Edhe në varr do të dua!"
 
Foleza ime

Atje n’ Korçë, varur në një degë plepi,
Gjendesh ti moj foleza ime e vjetër.
Strehëz brinjëshqyer, ti zgavër e një djepi,
Të ndreqesh folez’, s’pranon asnjë zog tjetër !

Në fluturimin e pandalshëm rreth botës,
Folez’ e dashur më kujtohesh vetëm ti ;
Bar lëndine ku thura kurorën e kokës,
Ku luftoja zbathur vetëm për Kuq e Zi!

Folez’ e dashur, do vij dhe ikë prapë,
S’të le të shkatërrohesh, të kam vesh’ e sy!
N’u pengofsha a dikush të më bëjë zap,
Zotit i lutem, ma sjelltë shpirtin tek ty! 

Jam fshatar

Zbukurim’ im s’gjendet në qytet;
Si fshatar kam shum’ favorizime,
Livandoja, ah, më vjen nga retë
Dhe pudrën e prodhon toka ime.

Me kollaron mbaj për dore kalin
Krekosur vij vërdallë fshatit tim.
Mos ma qani miq e shokë hallin
E kur punoj natën deri n’ agim!

Made in Paris, London, shkel me këmbë,
Kozmetikë të klasit të parë!
S’ka si puthja e Natyres-Nënë.
Le të ngelem për jetë një fshatar!


Të jap shpirtin

Nëse të jap zemrën, mund t’ja falesh dikujt tjetër,
Nëse të jap sytë, mund të shohësh një mik të vjetër,
Nëse të jap buzët, mbase ti puth dhe armiku im,
Nëse të jap poezi, mund t’mos u hedhësh asnjë sy
Por, nëse të jap shpirtin në një të bukur agim
Besomë, unë do të jetoj përgjithmonë tek ty!
 

Dashuria

Është fllad aromatik,
Puhizë në agim.
Kopsht zemër djegur,
Frymë ëndërrimtare,
Në shpirtitin plot’ shkëlqim.

Është një çmënduri,
Një përplasje yjesh,
Diejsh, hënash bashkë,
Në simbiozën që thith
Ujë, prush e flakë.
  
Maska e Pushtetit

Vendosim një maskë,
Vetëm sytë mbajmë jashtë.
Turrmës seç ja hedhim,
Dotë s’na sheh në fytyrë!
Pastaj gatuajm’ krimin,
Pa emër, trup e gjymtyrë…

Në krim s’kemi gisht,
Bëjm’ para turmës betimin
Publikisht, pa maskë,
Më pas shpallim amnistimin!

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...