2011-08-03

Top lajm: Ahmeti bashkon kufijt e Kercovees‏

    Nga viti i ardhshëm, Zajazi, Osllomej, Vraneshnica e Drugova do t’i bashkëngjitën Kërçovës, me çka dhe do të ndryshojë përkatësia dominante etnike e qytetit, mëson jo zyrtarisht “Zhurnal”. Me këtë Kërçova përfundimisht mbetet komunë me dominim të shqiptarëve. Kjo sipas burimeve të ekipit negociues mes BDI-së dhe VMRO-së, ka qenë një vendim nga e cila lideri integrist Ahmeti nuk ka ditur kthim prapa, pra as që ka dashur të tërhiqet.

    “Ekipi negociues i VMRO-së ka kërkuar nga ana jonë bashkëngjitjen e këtyre katër komunave ta anulojmë në vitin 2017, por ne kemi prerë menjëherë se Kërçova nuk është objekt i negociatave dhe këtu nuk ka shans që të lëshojmë pe”, ka thënë për “Zhurnal”, funksionar i lartë i BDI-së.
Sipas të njëjtit burim, negociuesit e Ahmetit kanë rikujtuar kolegët e VMRO-së se gjatë formimit të qeverisë në 2008, BDI ka lëshuar pe në shenjë të vullnetit të mirë dhe besimit të ndërsjellë midis partnerëve të koalicionit dhe në vend të 2009-s sipas ligjit të ndarjes territoriale, bashkëngjitja e këtyre komunave të ndodhë pas 4 viteve, pra në vitin 2013.
Pas Strugës, Dibrës, Gostivarit e Tetovës, që me ndarjen territoriale nga viti 2005 janë me dominim të shqiptarëve, nëse përmbushet edhe kjo me Kërçovën, atëherë do jetë kjo komuna e pestë e qytetit me dominim të popullatës shqiptare. Kjo përveç kësaj nënkupton se edhe kryetarët e komunave do jetë nga bashkësitë më të mëdha etnike.

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...