Marrëdhëniet e Juaja me Kosovën? "Tre vet kapërcejnë malin" është i pari bashkëpunim mes teje dhe kinematografisë në Kosovë?
Naum PRIFTI: Më titullin "Tre vet kapërcejnë malin" është botuar edhe një vëllim i imi i botuar nga Azem Shkreli këtu në Kosovë. Për mua ishte një e papritur e këndshme që pasi u realizua filmi në Shqipëri nga regjisori Besim Kurti, atëherë një ditë papritur e pakujtuar dikush më ndalon dhe më tregon se kishte ardhur një ekip nga Prishtina dhe ndodhej në Tiranë. Midis tyre ishte edhe Skënder Blakaj. Dhe Skënderi më tha se po shkruante skenarin e filmit "Tre vet kapërcejnë malin". Filmi pati ca aventura deri sa u realizua. Mund të thuhet se është filmi i vetëm që është bërë në Shqipëri dhe Kosovë. Më duket se varianti i prodhuar në Kosovë nga Skënder Blakaj skenarist, Besim Sahatçiu regjisor dhe nga aktorë të tjerë siç ishin të dëgjuar, është më kualitativ, më i mirë se sa filmi i realizuar në Shqipëri. Kur e kam parë këtë film për herë të parë kam mbetur i ngazëllyer, i kënaqur nga puna e mirë që ishte zhvilluar dhe arritur në Prishtinë.
Tash së fundi u shfaq premiera e filmit dokumentar në regji të Mumin Jasharit?
Naum PRIFTI: Ishte diçka e veçantë, të bëhej diçka për mua. Unë gjithmonë kam qenë ai që kam shkruar skenarë për filma të tjerë. Këtë herë unë isha objekti. Skenari ishte shkruar nga të tjerët. Dua të them punën e madhe të shkëlqyer që ka bërë Mumin Jashari për këtë film. Ai ka zgjedhur këndet, Vdekja e Sandër Prosit nuk ishte enigmatike
Flitet e përflitet për rrethanat e vdekjes së aktorit të njohur Sandër Prosi. Ai iku vetëm disa ditë pas premierës së filmit "Kush vdes në këmbë" dhe 2, 3 javë para vdekjes së Enver Hoxhës? Flitet se ka vdekur gjatë xhirimeve?
Naum PRIFTI: Jo, puna ishte këtu se Sandër Prosi ishte i sëmurë. Këtë e vura re kur ishim në xhirime në Selenicë të Korçës në fillimvitin 1985. Unë, Pandi Raidhi dhe Sandër Prosi flinim në një dhomë. Aty vije re, kishte shumë miza. Pastaj Sandër Prosi pësoi një aksident dhe u shtrua 4, 5 ditë në spitalin e Korçës. Mizat disi kishin një prirje të sulmonin atë me instinktin e tyre natyral... Ai e ndjeu se kishte probleme shëndetësore. E drejta është se ai u vetëvra, duke rënë në shkallët e hotelit "Vollga" në Durrës. Ai ra me vetëdashje nga kati i tretë, ra poshtë dhe aty vdiq menjëherë. Po duhet te them që një a dy vjet përpara ai nuk ishte mirë nga ana shëndetësore. Diçka e bluante përbrenda. Vdekja e tij nuk është enigmatike. E njohin dhe din të gjithë ata që kanë bashkëjetuar dhe që kanë qenë pranë tij në ato momente. Ishte njeri shumë i mirë. Dhe them një hollësi që ia vlen të vihet në dukje. Sandër Prosi e kishte zërin pak të ulët dhe në skenë mezi dëgjohej. Shpesh në teatër nuk i besonin role dhe e mënjanonin ose i jepnin role të dyta. Kur filloi kinematografia në film zëri i tij dilte i plotë, figura e tij dilte e plotë, aftësitë e tij profesionale dilnin të plota, kështu që ai pati të ardhme kinematografike më shumë se në çdo fushë tjetër. Teatri paksa e mënjanonte për shkak të zërit të ulët, jo voluminoz, që mëzi arrinte në rreshtat e parë të ulëseve të sallës. Ishte një njeri jashtëzakonisht i mirë dhe i dashur. episodet, të cilat mendoj se janë sinjifikativ për të dhënë diçka nga jeta ime. Është tepër, tepër e vështirë të përmblidhet jeta e një njeriu në moshë të njëmendët, apo të përmblidhet krijimtaria ime e gjerë në disa fusha në një film të shkurtër dokumentar prej dyzet e pesë minutash. Ishte zotësia e Mumin Jasharit të zgjidhte këndet interesante të jetës sime dhe përpjekje e tij për të vajtur edhe deri në vendlindjen time në fshat për të filmuar atje shtëpinë time, ambientin ku kisha lindur dhe ku isha rritur. Ajo për mua ishte një e papritur shumë e këndshme. Sa herë që e shikoj më pëlqen dhe me mbush me emocione.
Arsyet pse nuk shkuat në vendlindje? Nuk pash ndonjë moment në filmin dokumentar. Çfarë nënkupton fshati i lindjes?
Naum PRIFTI: Në ato kohë isha në Amerikë. Mumini bashkë me vajzën time e quajtën të nevojshme të shkonin në Rehovë të xhironin. Këtë e mora vesh shumë vonë. Edhe sikur ta kisha marr vesh më përpara nuk besoj se do të kisha mundur...
Me një fjalë ishte mendim i mirë, ishin fotografitë e prindërve të mi, i dha kolorit, i dha bukuri filmit...
Fshati im?! E quaj veten me fat që u linda dhe u rrita në Rehovë sepse aty u edukova në mënyrë të natyrshme, mes bukurive të natyrës. Kishte një të mirë fshati ynë, kishte një jetë artistike, kulturore e folklorike. Kjo më ngjalli mua dashurinë për folklorin për të cilin pastaj i kushtova një vëllim në vete "Nëna e diellit" ku merresha tamam me krijimtarinë folklorike, më përrallat zoomorfike, me rrëfime popullore, me anekdota, me episode të ndryshme. Është një libër që ka lënë mbresa shumë të mira në Shqipëri. Ministria e Kulturës më gjithë se unë jetoja në Amerikë më akordoi "Penda e argjendtë", që vinte i dyti pas "Pendës së artë". Respekti i tyre për krijimtarinë dhe për këtë vëllim ishte mjaft i çmuar dhe ishte një kënaqësi për mua aq më tepër që unë nuk isha aty. Është një nga vëllimet e mi më të kërkuar. Folklori popullor është një burim i pashtershëm nga të cilët jo vetëm unë por edhe shqiptarët i gjithë kohërave dhe i gjithë botës janë frymëzuar dhe iu ka shërbyer si burim për veprat e tyre.
A mund të rikujtoni, të nxirrni intimitete individuale nga laboratori i krijuesit- siç jeni ju, të panjohura për lexuesin? Çast nga ndonjë takim me ndonjë nga personalitetet e jetës artistike që keni bashkëpunuar?
Naum PRIFTI: Takimet me Kadri Roshin, me Sandër Prosin, me Thimi Filipin, me Stavri Shkurtin, me Gulielm Radojen kanë qenë gjithmonë takime interesante, pastaj me Teodor Laçon dhe Vath Koreshin. I ruaj kujtimet më të mira për ta. Sa herë vetëm në Shqipëri takohem me Vlladimirin, shprehim mendime...
Mua më ka ardhur keq vetëm për një çast, që i përket fushës së kinematografisë e që e them për herë të parë. Në vitin 1985- 86 u nxita nga jetëshkrimi që kishte bërë Piro Takoja për Themistokli Gërmenjin, për jetën e tij dhe bëra një skenar shumë të mirë. Një skenar të cilin mendoj se duhet botuar për vlerat artistike që ka. Për arsye të një keqkuptimi apo të disa gjërave që ngjajnë nga administrata, filmi nuk u realizua. "Jo se na krijon marrëdhënie më grekët, jo po krijon marrëdhënie me francezë", më thoshin. Ishin këto arsye të cilat edhe nuk qëndronin por që shpunë që ky film të mos realizohet.
Njëherë Piro Milkani ishte shumë i interesuar për këtë film. Skenarin e kam shkruar, është i gatshëm dhe kopjen e dorëshkrimit e kam akoma të cilën e ruaj dhe mendoj që një ditë do ta botoj. Ka mbetur i parealizuar. Mua mu afrua një regjisor i ri që ta bënte por të them te drejtën ai nuk e njihte jetën e Themistokli Gërmenjit, periudhën historike të Korçës së asaj kohe. Dhe unë nuk isha entuziast ta merrte këtë film. Autori në këtë mes kishte pak shanse për të zgjedhur regjisorin. Këto ishin punë kryesisht të drejtorisë së kinostudios. Ai i zgjidhte ata, ajo i merrte detyrat, ajo i ndante kush do bëjë këtë film e kush do bëj atë film. Kështu që edhe ata pritën me një fjalë kur të lirohej Piro Milkani. Pastaj ndodhën ato gjëra që ndodhën dhe filloi koha e acarimit të demokracisë. Më vonë unë u largova dhe mbeti. Mendoj se ai film meritonte të bëhej sepse jeta e Themistokliut është një jetë që meriton të vihej në dukje. Gjatë kohës që shkruaja skenarin bëra një vizitë në shtëpinë e tij dhe e shoqja e tij ishte gjallë në kohën kur vajta unë. Na tregoi edhe ajo episodet e jetës së saj më të. Vërtetë ishte interesante.
Ndonjë mesazh për kineasteët e rinj?
Naum PRIFTI: Një nga detyrat e kineastëve të rinj është të shikojnë gjërat pozitive të popullit tonë, që nga trashëgimia historike, nga koha e përpjekjeve të mëdha epokale, kohën e ndeshjeve, të luftërave për liri apo në kohën paqësore. Ka gjithmonë episode interesante dhe duhet gjurmuar. Nuk është ndonjë zotësi e madhe të vesh në dukje vetëm të metat. Është një prirje pak, për efekt në botën e jashtme, po ne na duhet me një fjalë të ngremë shpirtin shqiptar në ato lartësitë që e meriton. Të vëmë në spikamë gjërat më të mira të karakterit tonë, të ngjallim entuziazmin dhe vetëbesim dhe optimizëm për të ardhmen. Jo më fryrje, jo me llafe të kota, por duke u mbështetur në jetën e vërtetë të njerëzve. Ka gjithmonë gjëra të mira vetëm se duhet gjurmuar edhe duhet trajtuar ashtu siç e meritojnë në mënyrë artistike. Kjo duhet sot. Ky është shërbimi që pritet nga kineastë të rinj.