2011-07-31

DY POEZI...






Vullnet Mato
 
HIPERBOLA E GOJËS

Goja e njeriut
sa filxhan kafeje,  
ka brenda
një hambar gjigant.
Për të ushqyer
gjakun nëpër deje ,
përtypë gjatë jetës
malin e lartë.

Me lapsin e thjeshtë
llogaritar,
në shtatëdhjetë vjetët
e gjatë,
njeriu,
pa qenë llupës lakmitar,
ha bukë,
sa tulla ka një pallat.  

Përcjell
nëpër tubacione intime,
njëzet çisterna
lëngje natyrale,
kapërdin
dhjetë vagona gatime,
përtyp mishin
e një kopeje të madhe.

Mirëpo a heq goja
e ngopur në jetë,
për të sëmurë
apo të paralizuar,
nga shtatëdhjetëmijë
vaktet drekë,
njërën t’ia japë
fatkeqit në duar?...
---------------------

Është vapë...(poezi)

Nga    Përparim     Hysi


Është vapë dhe gjej një hije:mu në hije që të çlodhem
Vjen "dikush" e më bën"hije" dhe vërtet:pak shqetësohem.
Edhe zgjatem që të shoh,kush e prishi çlodhjen time
Po kë shoh?QË obobo!Seç u shkoqa si thërrime.


Është një vajzë si mëshqerrë që po vjen drejt e në hije
Sytë m'u mbushën lylyver,se më qe si jashtë serie
Se më qe si jashtë serie,nga ato,bërë si me dorë
Mu mes vapës,mu në hije,sikur ra një meteor!!!


Unë  erdha mu në hije që të çlodhem se është vapë
Mirëpo mikja"jashtëserie",vjen më hidhet në kokë"fap!"
Vjen më hidhte në kokë"fap"(ah,ç'e gjeti,Përparimin?!"
Dhe në hije,sado vapë,me të filloj "dyluftimin"


Me të rrokem,me të mundem:kam dy duarët për një kokë?!!
Në fitova?Kot të mburrem..,që të dy ramë "tuç" në tokë...


                           
    31    korrik     2011

No comments:

Post a Comment