Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/08/04

Filloi prodhimi i pasaportave biometrikë të Republikës së Kosovës




  • Prodhimi i pasaportave do të bëhet në Austri, ndërsa personalizimi i pasaportave biometrike do të bëhet në Departamentin për prodhimin e dokumenteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme. 

    Qytetarët e Republikës së Kosovës do të kenë mundësi që të pajisen me pasaporta biometrikë që nga muaji tetor i këtij viti.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Dr.Bajram Rexhepi me këtë rast tha se, me fillimin e prodhimit të pasaportave biometrike të Republikës së Kosovës, është bërë edhe një hap tjetër në përmbushjen e obligimeve që ka Kosova në rrugën e saj evropiane, në procesin e Liberalizmit të Vizave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

    Ministri Rexhepi siguroi se këto pasaporta janë të nivelit më të lartë dhe përmbajnë elementet më të sofistikuara sa i përket sigurisë së tyre dhe se janë të njëjta si të gjitha pasaportat biometrike të shteteve të BE-së.

    Ministria e Punëve të Brendshme ka paraparë, që brenda 3 vjetëve të prodhohen më tepër se 1 milion e 300 mijë pasaporta biometrike, që do të jenë të mjaftueshme, që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të pajisen me këto dokumente.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...