2011-08-03

Vendlindja e kujton shkrimtarin


Në Rahovec është mbajtur mbledhje komemorative kushtuar shkrimtarit dhe atdhetarit Sylejman Krasniqi
 
image
  Shaip SHALA
Nën patronatin e kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi, kohë më parë u mbajt mbledhja komemorative kushtuar patriotit, atdhetarit dhe shkrimtarit Sulejman Krasniqi, i cili para një muaj ndërroi jetë në moshën 74 vjeçare. Të pranishëm ishin zyrtarët komunal, dashamirë të librit, ambasadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj, bashkëshortja e shkrimtarit të ndjerë, Mira, djemtë Derandi dhe Sokoli dhe vajza Albana. Kryetari Latifi tha se Sulejmani qysh në fëmijëri nuk ka duruar regjimin serbosllav dhe i përndjekur nga regjimi i tyre arratiset në Shqipëri, dhe gjithë jetën ka qenë i afërt me të gjithë ata të cilët nuk e kanë duruar regjimin titist.

Sulejman Krasniqi është autor i një numri të madh romanesh, novelash dhe veprash eseistike të botuara në shqip, ndër të cilat veçohen romanet "Mic Sokoli", "Rebeli i Bajraqeve", "Pushka top, Bajram Curri" etj.

Sulejman Krasniqi më 1937 në Rahovec të Kosovës dhe shumë shpejt u dallua për angazhimin e tij në çështjen kombëtare. Ai u burgos nga regjimi serb për veprimtarinë e tij patriotike, ndërsa në vitin 1958 u arratis drejt Shqipërisë, ku kreu studimet e larta pranë Universitetit të Tiranës. Për shumë vite punoi si mësues në shkollat e mesme në Mat dhe Tiranë, ku botoi mijëra tregime dhe artikuj në shtypin periodik.

Për kontributin në fushën e letrave, Sulejman Krasniqi i është ndarë me "Çmimin e Republikës", dhe është dekoruar me "Urdhrin e Punës" nga Kuvendi i Shqipërisë.
Për veprën e Sulejman Krasniqit ka folur dr. Emin Kabashi, i cili tha se veprat e tij kanë pasur për trajtimin luftën çlirimtare të popullit shqiptar. Për rrugëtimin e Krasniqit ka folur edhe prof. Sali Bytyçi, ndërkaq kryetari Latifi e ka nderuar Sulejman Krasniqin me mirënjohje për afirmimin e vlerave kombëtare, të cilën e ka pranuar bashkëshortja Mira, me të cilin rast, ajo mjaft e emocionuar tha se derisa vendlindja e kujton bashkëshortin e saj, ai nuk është i vdekur.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...