2011-08-03

Nga Riza Grejçevci:Betohemi...!

image

Betohemi...!

"Pshurrsha në drejtësinë, demokracinë, lirinë që shqiptarëve ua premton gjatë ditës Beogradi në sy të botës, kurse natën me plumb e thikë ua shkoq me gjithë lëkurë...!", Adem Jashari, komandant i UÇK-së
 
Që nga 25 korriku 2011, Republika e Kosovës frymon me mushkri tjetërfare, ballin e ka ngehur lartë dhe nuk rri më kurrë e heshtur, me marre, e lodhur, e humbur në oborr të vetin, jo,sepse, kryeministri Hashim Thaçi, me legjendën e popullit, Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës, ua zbardhi fytyrën të gjallëve të vdekurve. Kryeministri në ballë të UÇK-së, në ballë të Rambujesë, në ballë të Qeverisë, e sot, edhe në ballë të sovraniteti e të shtrirjes së sundimit të ligjit dhe të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ai (Hashim Thaçi) simbol për të mirën e Kosovës, lider dhe politikan vizionar, hapi shtigje shprese e krenarie, hapi çaste mburrjeje, dhe dëgjoni ju, o njerëz të mirë, ju që e doni me zemër Kosovën e lirë, ju që thoni se jeni patriotë e luftëtarë për liri, demokraci, për shtet e Kushtetutë, dëgjoni sa zëshëm po thërret kryeministri për bashkim, për tolerancë, për maturi, për syçeltësi, për gatishmëri në rast nevoje. Bashkë me kryeministrin Thaçi, ja dëgjoni, o njerëz të mirë, po na thërret të gjithëve, të madh e të vogël, po na thërret pjesa veriore e Mitrovicës së pushtuar, të zymtuar, jetime, e shkretë, e harruar, e anashkaluar, e përlotur, e dhunuar e përdhunuar nga kriminelët serbë. E themi: Ai që sot s'e dëgjon thirrjen e kryeministrit dhe të pjesës veriore, ai vërtet pesë pare s'i jep, vetëm rrenë, as për liri e pavarësi, as për sundim të ligjit o për Kushtetutë, as për sovranitet. Kryeministri i Qeverisë dhe i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi, që nga 25 korriku, edhe sot,  bën thirrje për  bashkim, bën thirrje për betim dhe për gatishmëri qytetare që të ndihmohet çlirimi i asaj pjese të territorit të shtetit të Kosovës, për t'u shndërruar në Kosovë të lirë me sovranitet e gjuhë e demokraci e drejtësi e ligj shqip edhe ajo pjesë e atdheut.
Betohemi!  Nëse tradhtoj mos me lëntë brenda dheu i Kosovës!
Ora e historisë po bie, pati thënë tribuni i popullit Hasan Prishtina, në ditën kur ia bëri me dije trimit Isa Boletini se Komiteti për Shpëtimin e Kombit ka marrë vendim për të marrë pjesë si delegatë nga Krahina e Kosovës, me shokë, në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Dhe vërtet Ora e historisë po bie sot, ashtu siç ra (thirri) Ora e çlirimit të Kosovës bashkë me UÇK-n. Jemi para një çasti historik. Jemi me fytyrë e zemër e shpirt e moral para popullit, nga  që na e fali jetën, na e dha bukën e ujin e rritën, nga ai që na e ruajti me gjak e sakrificë gjuhën, trojet, adetet e traditat, na ruajti fe e atdhe. Jemi para thirrjes së gjakut të dëshmorëve, para maleve dhe krismave të lirisë së UÇK-së. Në sprovë para fëmijëve tanë, para Zotit dhe para botës.  Të bashkohemi! Të betohemi: Kurrë s'do ta pi as një pikë ujë të importuar nga Serbia! Kurrë s'do ta pi asnjë lëng të helmuar e bajat. Kurrë s'do të pi kos të tredhur nga Serbia.
Kurrë s'do ta ha bukën nga mielli i arave të Serbisë. Kurrë s'do të përdor vajin as yndyrat e Serbisë, as keksin, biskotat, shqimin për foshnja, as ilaçet...Të ngrehim kokën lart të na dëgjojë i Madhi ZOT, të na dëgjojnë fëmijët tanë, miq e shokë, të na dëgjojnë edhe eshtrat ndër varre: Kurrë më as drejtësinë, as ligjin, as mallin, as demokracinë, as premtimet e Beogradit.
Jo, sepse: ne jemi Zot shtëpie në Kosovën e lirë. Kush tradhton, e thyen këtë betim e thirrje të Qeverisë Thaçi, të dëshmorëve, të popullit dhe të Zotit, at a njerëz, kur të vdesin, xhenazet e tyre mos i lashtë brenda dheu i Kosovës!
Përkrahje, përgëzime, simpati, gatishmëri,  brenda dhe jashtë kufijve të Kosovës!
Që nga 25 korriku 2011 e deri me sot, ditën e natën, të mëdhenj e të vegjël, pleq e të rinj, jashtë dhe brenda kufijve të Kosovës kanë ardhur e po vijnë çdo minutë letra e telegrame përkrahjeje, nderim dhe respekt për kryeministrin e Republikës së Kosovës. Janë shumë telegrame e letra e lëre më mesazhe që kanë ardhur e po vijnë nga jashtë e nga brenda kufijve të Kosovës, nga punëtorë shqiptarë, mërgimtarë, miq të e simpatizantë dje të UÇK-së, të luftës çlirimtare, të sakrificës së popullit, miq e shtetarë të kategorive më të larta, të cilët, urojnë e përgëzojnë shembullin e kryeministrit, veçmas edhe të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, premtojnë përkrahje e simpati, duke pikasur fuqishëm të drejtën e sovranitetit, të sundimit të ligjit dhe të kushtetutshmërisë së shtetit ë Kosovës. Ndoshta për shkak modestie gjithë këtë det të telegrameve e përgëzimeve, të përkrahjeve e të simpatisë gjithandej shtetit të Kosovës dhe botës, Qeveria e   Kosovës ende s'i ka publikuar, por që do të mbesin si një shembull dhe dëshmi historike e kushtetuese të kryeministrit të Kosovës për të shtrirë sovranitetin në gjithë territorin ku flitet e punohet e jetohet e vdiset shqip, gjithandej ku i thonë Kosovë e lirë e demokratike. 
Përgjigjja e Qeverisë, shtetit dhe e Kuvendit të Kosovës, në emër të popullit: S'ka kthim prapa! Për asnjë milimetër!  Deti u bëftë kos!
Betohemi! Kush tradhton mos i dhashtë toka e Kosovës ujë me la xhenazen e tij!
Në daç Kosovën e lirë, thuaj: Betohem! Në daç Kosovën sovrane, thuaj: Betohem! Në daç Lirinë e Kosovës, thuaj: Betohem! Në daç pavarësinë territoriale të shtetit të Kosovës, thuaj: Betohem! Në daç me nderua gjakun e dëshmorëve, thuaj: Betohem! Në e daç rehatinë dhe rritën pa brenga të fëmijëve tuaj, thuaj: Betohem! Në daç me e nderua Luftën Çlirimtare të Kosovës,thuaj: Betohem!
Në e daç shtetin dhe Kushtetutën e shtetit tënd, thuaj: Betohem! Në e daç bashkimin, thuaj: Betohem! Në e daç Sovranitetin e shtetit tënd, thuaj: Betohem! Në e daç bukën e ujin e pemën e ajrin e qumështin e vajin e miellin e sheqerin e mishin prodhime tua, thuaj: Betohem! Në daç mos me i hëngër më kurrë prodhimet e Serbisë, thuaj: Betohem! Prandaj: Kush tradhton mos i dhashtë toka e Kosovës ujë me e la xhenazen e tij!

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...