Besoj se i gjithë populli i dashur i Kosovës, me gjestin e fundit armiqësor që ndërmori kundër dy pikave kufitare të Mitrovicës shovinizmi serbomadh, është bindur përfundimisht se UNMIK-u dhe EULEX-i janë dy struktura që kanë ardhur aty jo për t'i zgjidhur përfundimisht problemet shqetësuese të Kosovës, por për të përkëdhelur, përkrahur dhe nxitur nën rrogoz huliganët e minoritetit serb në veriun e Mitrovicës që të kryejnë akte të tilla vandalizmi. Me moskokëçarjen e tyre para krimeve të kriminelëve serbë në veriun e Mitrovicë, këto dy struktura vërtetuan në praktikë se nuk kanë ndonjë dallim të dukshëm nga trupat hollandeze që sodisnin me shpërfillje vrasjen e 8 mijë njerëzve të pafajshëm në Srebrenicë në verën e vitit 1995. Personalisht jam i bindur se prapa huliganëve dhe gangsterëve serbë të veriut të Mitrovicës, fshihet dora e shovinizmit serbomadh, fshihet presidenti Tadiç, i cili, në daljet televizive kërkon ta heqë veten sikur nuk di t'i turbullojë ujërat, fshihen agjentët e shërbimit sekret rus, të instaluar në strukturat e UNMIK-ut në veriun e Mitrovicës, fshihet shërbimi diplomatik rus në Beograd, fshihet dora e Moskës, e kësaj armikeje të betuar mbinjëshekullore të kombit shqiptar, fshihet dora e kryetarit të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të parlamentit rus Kosaçov, e këtij ustai të regjur të hartimit të librit shpifës të Karla del Pontes dhe të raportit të senatorit Dik Marti, të cilëve Beogradi dhe Moska ua kanë ngrohur xhepin mirë e mirë, me qëllim që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të stigmatizohet si kriminele dhe të lihen në hije krimet shtazarake të makinës kriminale serbe në Kosovë. Në këto kushte, unë dua të besoj dhe ta falënderoj sinqerisht Kryeministrin Thaçi për veprimet që ndërmori. Në të njëjtën kohë, zoti Thaçi duhet të caktojë një afat përfundimtar për largimin e UNMIK-ut dhe të EULEX-it nga Kosova, në mënyrë që qeveria e tij të vendosë funksionimin e shtetit ligjor në çdo qelizë të territorit të Kosovës. Me këtë rast, dëshiroj t'i shpreh ngushëllimet e thella familjes së heroit të Kosovës Enver Zymberi që ra në krye të detyrës.
Agjencioni floripress.blogspot.com
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment