Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/06/27

KOMANDANTËT SERB QË ORGANIZUAN MASAKRAT NË KOSOVË

Kush komandoi me forcat serbe në Prishtinë, Lypjan, Besianë, Drenas, Obiliq, Malishevë?

Brankoviq Zharko, nënkolonel, ishte kryeshef i paraleles policore në SPB të Prishtinës si dhe ndihmëskomandant i gjeneralit Sreten Lukiq. Brankoviq si ndihmëskomandant ka komanduar me njësi të veçanta në gjithë territorin e Kosovës. Ai ka komanduar me të gjitha njësitë e veçanta të cilat kanë qenë të formuara nëpër sekretariate të Kosovës. Ky ndihmëskomandant i shtabit urdhrat i ka marrë nga gjeneral S. Lukiq.
Branko ka komanduar me njësitë e veçanta në luftimet dhe masakrat në Prekaz, Likoshan, Obri, Malishevë, Shtime, Kaçanik, Gllogjan, Klinë, Majac, Llapashticë, Peran, Batllavë, Orllan, Llukar, Keqekollë, Suharekë, Budakovë, Jezerc.

Kush komandoi në Prekaz, Reçak...?

Gjatë kohës së luftimeve në Prekaz, Obri, Likoshan përmes radiolidhjeve janë dëgjuar emrat e Vukadinoviq Z., Rashkoviq Zoran, Nikiq Veselin, Trajkoviq Nebojsha si dhe komandantit të njësisë tankiste Vukoviq Milutin. Pas masakrës në Reçak, janë përdorur lidhje speciale, me automjetet të cilat i kishin në dispozicion dhe ne nuk kishim mundësi të dëgjojmë ose të dimë nga po jepeshin urdhrat komandues në operacione gjatë luftimeve, kurse në Prekaz, në shtab gjendet gjeneral nënkolonel Obrad Stefanoviq, ndihmës kryeshef i resorit të shërbimit publik, si dhe komandanti i njësive të posaçme për gjithë territorin e Serbisë. Obradi vet ka udhëhequr me njësitë e veçanta ne Malisheve dhe Rahovec.
Në operacionet dhe masakrat në Reçak ka komanduar gjeneral major Sreten Lukiq i shoqëruar pandërprerë me nënkryetarin e qeverisë federale Nikolla Shainoviq, si dhe Zoran Angjelkoviq. Pastaj edhe ardhjet e shpeshta të ambasadorit italian Rikardo Sesa, ardhjet e Rikardos kanë qenë direkt të Sreten Lukiqit në Prishtinë.

Si u avancua Brankoviqi?

Brankoviqi ka ardhur në vendin e punës së kryeshefit të paraleles në Prishtinë, nga vendi i punës si komandant i stacionit policor në Podujevë. Atje ka mbetur i njohur për sjelljet e tij në rrahje, maltretime me pasoja vdekjeje ndaj shqiptarëve. Dorë e tij e zgjatur në Podujevë kanë qenë për rrahje dhunime, vrasje, policët me nofkat Cipiripi, Bosanac, Lukiq, Gashpareviq, ndihmës komandanti Meleviq. Me ato karakteristika si dhe me shumë marrje të armëve është shpallur si komandant më i merituar dhe me ndihmën e pjesëtarëve nga Fushë Kosova është vendosur në postimin e kryeshefit të policisë në Prishtinë. Brankoviq ka pasur nën komandë njësitë e veçanta në krye me komandantët:

1. Janjiq Zoran – inspektor në paralelen e policisë;
2. Simiq Dragan – njëjtë;
3. Qelebiq Gojko, njëjtë;
4. Nedeljkoviq Stanimir, njëjtë;
5. Shindiq Nebojsha, njëjtë;
6. Vjeshtica Radomir, njëjtë;
7. Iliq Nikolla, - kryeshef i SPB në Lypjan;
8. Vukoviq Milutin, komandant i njësisë tankiste;
9. Paviqeviq Milivoje – zv. i Vukoviqit;
10. Vukadinoviq Zoran komandim i st. të pol. në Prishtinë;
11. Bajraktareviq Svetozar, komandant i st. pol. për kujdestari dhe intervenime;
12. Nikiq Veselin, zv. i Bajraktareviqit;
13. Jankoviq Miodrag, komandant i st. pol. nr. 1 në Prishtinë;
14. Rashkoviq Zoran, zv. i Jankoviqit;
15. Kajzer Borislav, ndihmës i Jankoviqit;
16. Lakushiq Radovan, komandant në SPB në Gllogoc;
17. Trajkoviq Neboshja, zv. i Lakoviqit;
18. Raxhenoviq Stevan, komandant i Sekretariatit të policisë në Lypjan;
19. Dimitrijeviq ... zv. i Ranxheloviqit;
20. Laliq... ndihmës i Ranxheloviqit;
21. Fatmir ... ndihmës i Ranxheloviqit;
22. Bogosavljeviq Milan, komandant në Sekretariatin e Policisë në Obiliq;
23. Bogosavjeviq Miomir, komandant i sekretariatit të policisë për përcjelljen e trenave;
24. Veliq Zoran, komandant në Graçanicë;
25. Dokniq Zharko, komandant në Vranjevc;
26. Grkoviq Ranko zv. i Dokniqit;
27. Orloviq, kom i Podujevës;
28. Bojkoviq Dobrivoje, komandant për komunikacion në SPB të Prishtinës;
29. Dobriq Dragoljub z. i Bojkoviqit;
30. Vasiq Dragoljub, komandant i SPB për sigurimin e objekteve;
31. Ivkoviq Stanko, ndihmës i Vasiqit;
32. Periq Miliq, operativa.

Kush komandoi në rajonin e komunës së Lypjanit?

Në rajonin e komunës së Lypjanit ka komanduar kryeshefi i SPB-së Iliq Nikolla, i cili në këtë funksion ka ardhur nga radhët e ushtrisë jugosllave, i cili ka punuar dhe vepruar në KOS.

Ky ka qenë anëtar në shërbimin e Lukiqit. Me ardhjen e tij në Lypjan me komandantin Raxhenoviq Stevan, me zv/komandant Dimitrijeviq me ndihmesat e komandant Fatmir dhe Laliq, udhëheqës i operacioneve Mishko Stojanoviq dhe me punëtorë të operativës Saliagiq, Dukiq, të cilët kanë vepruar në atë territor dhe posaçërisht në fshatrat Ribar, Hallaq, Vërshevc, Magurë, Banullë, Topliqan, ku kanë bërë vrasje, plaçkitje dhe shpërngulje me dhunë.

Iliq Nikolla, i cili i ka shfrytëzuar lidhjet me bashkëpunëtorët sekretë të tij si dhe biznesmenët lokalë shqiptarë, për shërbimet e kryera është pasuruar shumë shpejt.

Pasuria e tij gjendet përballë ndërtesës së SPB-së në Lypjan e cila ka edhe lokale afariste.

Zv/komandant Dimitrijeviq, ndihmës i Laliqit, të cilët i ka sjellë shërbimi ushtarak jugosllav para se të ikin për Serbi, banesën e vet në Prishtinë në lagjen Dardania afër bllokut IX, në mënyrë të planifikuar ka bërë zbrazjen dhe bartjen e mobileve dhe supozohet se dikujt i është lënë në ruajtje, kurse ai gjithmonë është shoqëruar vetëm me shqiptarë të pasur materialisht, në kohën prej marsit deri në ikjen për Serbi, ka vozitur Audi A4, me tabela të policisë të cilat i ka qitur sipas nevojave.

Kush komandoi në rajonin e Drenasit?

Rajoni i Drenasit, kryeshef e ka pasur Petar Damjanac, kurse komandant ka qenë Lakushiq Radovan, zv. komandant Trajkoviq Nebojsha. Lakushiqi e ka zëvendësuar me Bajraktareviq Svetozarin, i cili është i njohur për krime, është transferuar në Prishtinë në postin për kujdestari dhe intervenim. Lakushiq dhe zv/Trajkoviq me pseudonim “Kukulla” të cilët kanë vazhduar plaçkitjet, vrasjet e arrestimet e njerëzve të pafajshëm.
Për mosangazhimin dhe përdorimin e metodave të lehta Brankoviqin e ka ndërruar Lakushiqi. Dhe në postin e komandantit në Drenas është emëruar prej prillit 1999 Kajzer Borislav i njohur si kriminel. Ky njeri është i pari që ka formuar dhe vendosur punktet në terren dhe supozohet se me policët e vet, prej stacionit të parë nga Besiana i ka bërë vrasjet dhe masakrat në Besianë. Kajzer gjatë 1998 dhe 1999 ka udhëhequr dhe ka bërë sigurinë dhe koordinimin e demonstratave dhe protestave të serbëve të Fushë Kosovës dhe studentëve të cilët kanë qenë të drejtuara kundër misionit të OSBE-së Viliam Voker, si dhe Zyrës amerikane në Prishtinë. Kajzeri i ka koordinuar dhe siguruar lëvizjet e studentëve serbë dhe ka gjuajtur me gurë Zyrën amerikane dhe ka rrahur kalimtarët shqiptarë. Këto koordinime i ka bërë me Radio Lidhje pa ndërpre me Brankoviq Zharkon, Filiq Bozhidarin, zv. i kryeshefit të SPB-së të Prishtinës.

Kush komandoi në Obiliq?

Në rajonin e SPB në Obiliq, në kuadër të njësive të veçanta policore për terror ndaj shqiptarëve dhe plaçkitjen e tyre kanë marrë pjesë kryeshefi Spasiq Bozhidar, komandanti Bogosalvjeviq Milan me policët e vet të cilët kanë terrorizuar fshatrat Bardh i Madh, Prilluzhë, Crkvena Vodic, Krushevc, Hade, dhe kanë bërë pastrim etnik. Me ta ka qenë punëtori operativ Ristiq Blagoje, i cili ka ardhur aty si i dënuar në vendin e punës zv/komandant i Besianës.
Ristiq Blagoje ka udhëhequr me paramilitarë dhe të cilët vetë i ka armatosur dhe komanduar. Me rastin e marrjes nga ana e UÇK-së të mihjes sipërfaqësore kryeshefi Spasiq me iniciativën e vet e ka emëruar në postin e ri të drejtorit për sigurimin e objekteve dhe kombinatit Ristiq Blagojen si njëri i afërt nga ana familjare. Ristiq Blagoje ka formuar polici industriale të cilët janë armatosur dhe maskuar me uniforma gjermane dhe armë të gjata. Spasiq Bozhidar ka qenë shumë i afërt me Milan Martiqin dhe me disa gjeneralë të policisë si: Marinko Kresoja, i cili disa herë ka qenë në Kosovë si kryeshef i shtabit dhe me Sreten Lukiqin, gjeneralin me të cilin ka kryer shkollën e mesme të policisë në Kamencë të Sremit.

Kush komandoi në Besianë?

Në rajon e SPB të Besianës, kryeshefi ka qenë Raduloviq, i cili në këtë vend pune ka ardhur nga sigurimi shtetëror. Komandant i fundit ka qenë Orloviq i cili e ka zëvendësuar Simiq Zlatko, të cilit i ka interesuar vetëm plaçkitja dhe të pasurohet më shumë.
Simiq Zlatko e ka zëvendësuar Brankoviq Zharko dhe e ka ditur për veprat e bëra për Brankoviqin si vrasjet, torturat, plaçkitjet si dhe marrja e armëve. Për ka brutaliteti kanë qenë të dalluar:
1. Peshiq Miliq;
2. Vuletiq Rade;
3. Kovaq Radojica;
4. Shindiq Nebojsha;
5. Trailloviq Nebojsha;
6. Vukadinoviq Jovica;
7. Jankoviq Miodrag;
8. Sariq Novak;
9. Kastratoviq Rajko;
10. Arsiq Radoslav;
11. Zenel Hoti;
12. Skender Zenuni.
Të gjithë këta persona kanë kryer ushtrime nga 4-5 ditë në Hajvali bashkë me rezervistë dhe kanë punuar në punkte si në Malishevë, Banjë e Malishevës, Orallat, Llapushnik, Komaran, Terstenik, Peran. Besim të posaçëm ka pasur Skender Zenuni prej zv. të kryeshefit dhe disa inspektorë të shtabit të ngarkuar me punët e operativës, i cili ka qenë ditë e natë në lëvizje me udhëheqës të sektorit në arrestime si dhe rasti konkret është kur ai me automobil ka shkelur me qëllim në turmën e protestuesve në Kodrën e Diellit, në Konviktet e studentëve gjatë protestave studentore në vitin 1998.
Prej 1995 formacionet rezervë kanë angazhuar dhe udhëhequr inspektorët: Gojko Qelebiq dhe Vjeshtica Radomir.

Kush veproi në Malishevë?

Gjatë viteve 1998-1999 kanë qenë të angazhuar që serbët të cilët janë armatosur dhe veshur në territoret ku gjenden dhe veprojnë në stacionet e policisë, të cilët janë pranuar pa verifikuar dhe numri ka qenë i pakufizuar.

Në Malishevë kanë punuar policia si dhe rezervistët prej Prishtinës, Ferizajt, Gjilanit, Lypjanit, Fushë Kosovës, Graçanicës të cilët kanë bërë gara se cili do të pasurohet me plaçkitje të shqiptarëve. Ndër ta vendin e parë e kanë:

1. Stanimir Nedeljkoviq;
2. Bajraktareviq Svetozar;
3. Çelebiq Gojko;
4. Neshq Miliq;
5. Vasiq Dragoljub;
6. Ilia Vujosheviq;
7. Periq Srboljub, polic i SPB për kujdestari dhe intervenime nga Llabjani te Graçanica.

Njësia e stacionit policor për sigurimin e objekteve në radhët e njësive të veçanta kanë qenë:

1. Naciq Siniq nga Suhodolli, Lypjan;
2. Gligorjeviq Zlatko, Gushterica e Ultë;
3. Rangjeloviq Radoje, Prokuplje;
4. Saviq Milan, Brus;
5. Jovanoviq Bogi, Nish;
6. Mihajloviq Jovica Kurshumli;
7. Jankoviq Slavisha, Medvegjë;
8. Mirkoviq Predrag, Prishtinë;
9. Jevtoviq Zheljko, Bjello Polje (Mal i Zi);
10. Jokanoviq Milovan, Obiliq;
11. Jovanoviq Perica, Obiliq;
12. Marseniq Dejan, Berane;
13. Damjanoviq Drago, Kijevë;
14. Xhekiq Dragan, Medvegjë;
15. Kovaqeviq Goran, Prilluzhje;
16. Lekiq Boban, Çagllavicë;
17. Otoviq Dejan, Istog;
18. Markoviq Zdravko, Prokuplje;
19. Rangjeloviq Milivoje, Duge Njive, Prokuplje;
20. Jovanoviq Boban, Prokuplje;
21. Gjogoviq Sadik, Prishtinë;
22. Niqiq Novica, Gushterica;
23. Stoilkoviq Goran, Baqordon, Jagodina;
24. Vuqkoviq Dragan, Klinë;
25. Cekiq Sasha, Prokuplje;
26. Mladenoviq Dragan, Prishtinë;
27. Milutinoviq Dragan, Kragujevc;
28. Popoviq Boban, kurminjane, Kamenicë;
29. Stojkoviq Dragan, Leskovc;
30. Nikoliq Bratislav, Nish;
31. Vasiq Dragoljub, Prishtinë, komandant;
32. Ivkoviq Stanko, Vlasotince, ndihmës;
33. Stankoviq Svetozar, Kamenicë, ndihmës.

Gjykata dhe Prokuroria Speciale e Hagës për krime lufte duhet të fillojë hetimet ndaj kriminelëve policor, ushtarak  në Kosovë ndaj krimeve makabre që kanë bërë këta kriminelë në Kosovë( 1998-1999j

( Shkroi analisti politk : Bedri Halimi)

2020/06/24

Kadri VeseliVeseli: Akuzat janë të pabazuara, historia e Kosovës dhe e UÇK-së nuk mund të rishkruhen



Kadri VeseliVeseli: Akuzat janë të pabazuara, historia e Kosovës dhe e UÇK-së nuk mund të rishkruhen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka mbajtur një konferencë për media, pak orë pas publikimit të propozim-aktakuza nga Zyra e Prokurorit Special pranë Prokurorisë Speciale në Hagë për kryetarin Veseli dhe presidentin Hashim Thaçi.


Ai ka thënë se akuzat janë të pabazuara, dhe se historia e Kosovës dhe e UÇK-së nuk mund të rishkruhen.

Kryetari Veseli i ka quajtur politike dhe të pabazuara pretendimet e prokurorit për kinse krime dhe pengim të punës së gjykatës.

Ai tha se në një veprim të paprecedentë, Prokurori ka lëshuar deklaratën para se Gjykata t’i konfirmojë ose rrëzojë akuzat e ngritura që ai pretendon.


"Në këtë deklaratë, Prokurori përpiqet ta arsyetojë vendimin e tij të padrejtë dhe të pazakonshëm, duke pretenduar se unë dhe Presidenti kemi tentuar të pengojmë punën e Dhomave të Specializuara. Dyshimet e ngritura janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë", tha Veseli.

"Një tjetër shqetësim është dyshimi i bazuar se motivet e vërteta të këtij Prokurori janë krejtësisht politike. Duke pasur parasysh kohën dhe rrethanat, pak ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë, me të drejtë janë ngritur dyshime se kjo është rastësi", ka shtuar Veseli.

Veseli: Dyshimet e ngritura nga Specialja nuk qëndrojnë

“Zyra e Prokurorit Special në kuadër të Dhomave të Specializuara ka lëshuar sot një deklaratë për shtyp, ku njofton se ka ngritur pretendime për aktakuzë ndaj meje dhe Presidentit Thaçi. Në një veprim të paprecedentë, Prokurori ka lëshuar deklaratën para se Gjykata t’i konfirmojë ose rrëzojë akuzat e ngritura që ai pretendon. Në këtë deklaratë, Prokurori përpiqet ta arsyetojë vendimin e tij të padrejtë dhe të pazakonshëm, duke pretenduar se unë dhe presidenti kemi tentuar të pengojmë punën e Dhomave të Specializuara. Dyshimet e ngritura janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Po ashtu, nuk ka kurrfarë baze për pretendimet për pengim të punës së gjykatës. Dhe është shqetësim i thellë gjuha e tillë e adresimit me të pavërteta”, ka thënë Veseli.

Një tjetër shqetësim të cilin kryetari i PDK-së e përmendi në këtë konferencë është dyshimi i bazuar se motivet e vërteta të prokurorit janë krejtësisht politike.


Veseli: Procesi nuk mund të jetë i besueshëm, prokurori po mbulon të vërtetat

“Duke pasur parasysh kohën dhe rrethanat, pak ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë, me të drejtë janë ngritur dyshime se kjo është rastësi. Asnjë prokuror, asnjëherë nuk do të duhej të lejonte që vendimet e tij të udhëhiqen nga motive politike. Me këtë qasje, Prokurori ka paralajmëruar rrugën që ai pretendon ta ndjekë për ta ushtruar të gjithë pushtetin e tij. Ai po e paralajmëron popullin e Kosovës se ky proces nuk mund të jetë i besueshëm për të ndarë drejtësi të paanshme, dhe të pandikuar nga rrethanat politike. Ai po përpiqet që përmes deklaratave kundërthënëse të mbulojë motivet e vërteta, që duket se janë politike”, është shprehur Veseli.

Ai ka siguruar qytetarët se nuk do të lejojë që Specialja ta njollosë luftën e UÇK-së.

Veseli: E mohoj plotësisht çdo përfshirje në ndonjë akt kriminal


“Ne kemi qenë të detyruar që ta mbrojmë veten dhe vendin tonë. Dhe do ta bëjmë sërish. Nëse na imponohet, edhe një herë do të demonstrojmë me fakte se UÇK ka zhvilluar një luftë të ndershme për liri, kundër një prej ushtrive më të fuqishme dhe më agresore në botë, të udhëhequr nga një bandë kriminale serbësh. Luftëtarët e lirisë, që në vitet 1998 e 1999 morën armët në duar për të mbrojtur popullin, familjet, shtëpitë dhe nderin e tyre, ndaj përpjekjeve gjenocidale të Serbisë, meritojnë vetëm nderim e lartësim dhe jo fyerje në këtë mënyrë. Jam krenar që kam qenë pjesë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës dhe e mohoj plotësisht çdo përfshirje në ndonjë akt kriminal”, ka thënë Veseli.


Ai luftëtarët e UÇK-së i ka quajtur mbrojtës, heronj të luftës, që kanë luftuar kundër një agresori të egër serb, dhe nuk janë kriminelë lufte.

Veseli: Krimet në Kosovë janë kryer nga serbët dhe jo nga shqiptarët

“Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi tanimë ka trajtuar ngjarjet e luftës në Kosovë në pesë gjykime të ndara. Në fund të këtyre gjykimeve, gjashtë udhëheqës të Serbisë janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit, kundër popullatës civile shqiptare. Ndërsa, të gjithë udhëheqësit e lartë të UÇK-së ishin shpallur të pafajshëm. Kjo flet për të vërtetën se krimet në Kosovë janë kryer nga serbët dhe jo nga shqiptarët”, është shprehur Veseli.


Kryetari i PDK-së deklaratën e sotme të Prokurorit të Speciales në Hagës e ka quajtur një përpjekje tjetër për të rishkruar historinë, duke e shtrembëruar të vërtetën për luftën tonë të shenjtë çlirimtare.

Veseli: E kam për nder ta mbroj Kosovën edhe një herë, nëse na imponohet

“E kam për nder e privilegj qe ta mbroj Kosovën edhe një herë, nëse na imponohet. E di se do ta kem edhe mbështetjen tuaj për ta mbrojtur luftën çlirimtare, lirinë tonë, UÇK-në dhe historinë e Kosovës kundër kësaj prokurorie të njëanshme. Ai që ka qenë luftëtar nuk mërzitet, sepse e di pse ka luftuar. Prej ditës së parë kam qenë në UÇK. Do t’i shërbej kombit tim deri në fund. Lufta e UÇK-së ishte e shenjtë”, ka thënë Veseli.

Duke përkujtuar se historia e Kosovës nuk mund të ndryshohet nga askush, kryetari Veseli ka thënë se liria dhe pavarësia e saj nuk do të zhbëhen kurrë, dhe se Kosova dhe populli i saj do të ekzistojnë përherë. /KosovaPress/

***

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i ka quajtur politike dhe të pabazuara pretendimet e prokurorit për kinse krime dhe pengim të punës së gjykatës.

Lideri i PDK-së tha se në një veprim të paprecedentë, Prokurori ka lëshuar deklaratën para se Gjykata t’i konfirmojë ose rrëzojë akuzat e ngritura që ai pretendon.

"Në këtë deklaratë, Prokurori përpiqet ta arsyetojë vendimin e tij të padrejtë dhe të pazakonshëm, duke pretenduar se unë dhe Presidenti kemi tentuar të pengojmë punën e Dhomave të Specializuara. Dyshimet e ngritura janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë", tha Veseli.

"Një tjetër shqetësim është dyshimi i bazuar se motivet e vërteta të këtij Prokurori janë krejtësisht politike. Duke pasur parasysh kohën dhe rrethanat, pak ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë, me të drejtë janë ngritur dyshime se kjo është rastësi", tha Veseli.

Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli:

Zyra e Prokurorit Special në kuadër të Dhomave të Specializuara ka lëshuar sot një deklaratë për shtyp, ku njofton se ka ngritur pretendime për aktakuzë ndaj meje dhe Presidentit Thaçi.

Në një veprim të paprecedentë, Prokurori ka lëshuar deklaratën para se Gjykata t’i konfirmojë ose rrëzojë akuzat e ngritura që ai pretendon.

Në këtë deklaratë, Prokurori përpiqet ta arsyetojë vendimin e tij të padrejtë dhe të pazakonshëm, duke pretenduar se unë dhe Presidenti kemi tentuar të pengojmë punën e Dhomave të Specializuara.

Dyshimet e ngritura janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë.

Po ashtu, nuk ka kurrfarë baze për pretendimet për pengim të punës së gjykatës.

Dhe është shqetësim i thellë gjuha e tillë e adresimit me të pavërteta.

Një tjetër shqetësim është dyshimi i bazuar se motivet e vërteta të këtij Prokurori janë krejtësisht politike.

Duke pasur parasysh kohën dhe rrethanat, pak ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë, me të drejtë janë ngritur dyshime se kjo është rastësi.

Asnjë prokuror, asnjëherë nuk do të duhej të lejonte që vendimet e tij të udhëhiqen nga motive politike.

Me këtë qasje, Prokurori ka paralajmëruar rrugën që ai pretendon ta ndjek për ta ushtruar të gjithë pushtetin e tij.

Ai po e paralajmëron popullin e Kosovës se ky proces nuk mund të jetë i besueshëm për të ndarë drejtësi të paanshme, dhe të pandikuar nga rrethanat politike.

Ai po përpiqet që përmes deklaratave kundërthënëse të mbulojë motivet e vërteta, që duket se janë politike.

Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët se nuk do të lejoj që ky Prokuror dhe asnjë tjetër si ai, ta njollosë në këtë mënyrë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ne kemi qenë të detyruar që ta mbrojmë veten dhe vendin tonë. Dhe do ta bëjmë sërish.

Nëse na imponohet, edhe një herë do të demonstrojmë me fakte se UÇK ka zhvilluar një luftë të ndershme për liri, kundër një prej ushtrive më të fuqishme dhe më agresore në botë, të udhëhequr nga një bandë kriminale serbësh.

Luftëtarët e lirisë, që në vitet 1998 e 1999 morën armët në duar për të mbrojtur popullin, familjet, shtëpitë dhe nderin e tyre, ndaj përpjekjeve gjenocidale të Serbisë, meritojnë vetëm nderim e lartësim dhe jo fyerje në këtë mënyrë.

Jam krenar që kam qenë pjesë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës dhe e mohoj plotësisht çdo përfshirje në ndonjë akt kriminal.

Luftëtarët trima të UÇK-së janë mbrojtës, heronj të luftës, që kanë luftuar kundër një agresori të egër serb, dhe nuk janë kriminelë lufte.

Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi tanimë ka trajtuar ngjarjet e luftës në Kosovë në pesë gjykime të ndara.

Në fund të këtyre gjykimeve, gjashtë udhëheqës të Serbisë janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit, kundër popullatës civile shqiptare.

Ndërsa, të gjithë udhëheqësit e lartë të UÇK-së ishin shpallur të pafajshëm.

Kjo flet për të vërtetën se krimet në Kosovë janë kryer nga serbët dhe jo nga shqiptarët.

Deklarata e sotshme e Prokurorit është një përpjekje tjetër për të rishkruar historinë, duke e shtrembëruar të vërtetën për luftën tonë të shenjtë çlirimtare.

E kam për nder e privilegj qe ta mbroj Kosovën edhe një herë, nëse na imponohet.

E di se do ta kem edhe mbështetjen tuaj për ta mbrojtur luftën çlirimtare, lirinë tonë, UÇK-në dhe historinë e Kosovës kundër këtyre pretendimeve të njëanshme.

Ai që ka qenë luftëtar nuk mërzitet, sepse e di pse ka luftuar. Prej ditës së parë kam qenë në UÇK. Do t’i shërbej kombit tim deri në fund.

Lufta e UÇK-së ishte e shenjtë. Ajo do të mbetet e tillë në zemrat dhe mendjet tona.

Historia e Kosovës një herë është shkruar. Askush, kurrë nuk mund ta ndryshojë atë.

Liria dhe pavarësia jonë nuk do të zhbëhen kurrë.

Kosova dhe populli i saj do të ekzistojnë përherë.

Faleminderit familjes sime. Faleminderit popullit tim!

***

Në një konferencë për media, Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, përmes një konferencë për media ka folur për aktakuzën e Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se lufta e UÇK-së mbete e shenjtë, shkruan "Bota sot".

Veseli tha se gjashtë zyrtarë të lartë të Serbisë janë dënuar për krime.

***

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli mban konferencë për media

S’bëjmë dot pa SHBA, Gjykata Speciale funksionon si një fantazmë





Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur akuza ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Dy prej figurat kryesore të PDK-së akuzohen për krime gjatë Luftës së Kosovës. Thaçi dhe Veseli, por edhe persona të tjerë dyshohen për krime kundër njerëzimit ndër të cilat vrasje, zhdukje të personave, përpjekje dhe tortura.

Në aktakuzë pretendohet se, Hashim Thaçi,Kadri  Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë. Aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Do të jetë Dhoma e Specializuar e Kosovës (DHSK) që do të vendosë nëse do të konfirmojë akuzat. Prokuroria Speciale bën të ditur se, Thaçi dhe Veseli kanë bërë përsëritje të vazhdueshme për të penguar dhe sabotuar punën hetimore.

“Besohet se z. Thaçi dhe z. Veseli kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë, Nëpërmjet këtyre veprimeve, z. Thaçi dhe z. Veseli kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi viktimat e krimeve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës”, thuhet në njoftimin për mediat.





Kjo është aktakuza e parë që ngrihet nga Gjykata Speciale e Kosovës. Një zhvillim i tillë vjen vetëm pak ditë para mbajtjes së takimit të dialogut Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë e parashikuar për datën 27 qershor 2020. Aktualisht mësohet se Presidenti Thaçi ka nisur udhëtimin drejt Uashingtonit. Si  Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë marrë disa herë në pyetje nga zyra e Prokurorisë Speciale në Kosovë, por ai vazhdimisht e ka mohuar një gjë të tillë.

Hashim Thaçi është një nga figurat që ka dominuar politikën në Kosovë pas luftës. Prej prill 2016 ai mban postin e Presidentit, ndërsa më parë ka shërbyer si Kryeministër për disa mandate. 52-vjeçari ka studiuar filozofi në Prishtinë para se të zhvendosej në Zvicër, ku iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1993.

Më pas ai u kthye në një prej liderëve të UCCK-së duke qenë dhe pjesë e negociatave të Rambujesë. Pas luftës, Thaçi u bë pjesë e administratës në Kosovë duke drejtuar PDK-në, parti me të cilën fitoi zgjedhje në vitin 2007. Pas deklarimit të pavarësisë, u bë Kryeministri i parë i Kosovës.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë, që njihet si Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, është krijuar më 3 gusht 2015 me një amendament të veçantë në Kushtetutën e Kosovës. Ende nuk është e qartë nëse mandati i kësaj gjykate do të përfundojë këtë vit apo Këshilli i Bashkimit Evropian do të zgjatë më tej aktivitetin e saj.

Vitin e kaluar, ish-Kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqjen pas akuzave të ngritura nga Gjykata Speciale për krime gjatë luftës.



Edhe pse ka mendime të ndryshme për efektin e maskave mbrojtëse, megjithatë qytetarët janë duke i vënë ato si një masë shtesë sigurie.

Qytetarët të cilët vijnë nga vendet e mbipopulluara zakonisht mbajnë maska mbrojtëse si preventivë ndaj infeksioneve dhe viruseve të ndryshme.
A duhet të vendosen maskat edhe pse s’jemi të infektuar me koronavirus?
Në Kosovë kjo nuk ka qenë e zakonshme, por në kohën e fundit për shkak të koronavirusit qytetarët janë duke i përdorur ato në masë të madhe.

Por në vende të ndryshme është ngritur kjo çështje në debat duke thënë se maskat nuk na mbrojnë nga viruset dhe njerëzit e shëndoshë nuk kanë nevojë ta përdorin atë.

E infektologu Dr. Valbon Krasniqi, i cili profesionin e tij e ushtron në Klinikën Infektive në QKUK, thotë se ka lloje të ndryshme të maskave, të cilat nuk e kanë efektin e njëjtë.

Ai thotë se maskat mbrojtëse nuk duhet patjetër të mbahen nga njerëzit të cilët nuk kanë pasur ndonjë kontakt me dikë nga të infektuarit, nëse nuk kanë ndonjë grip ose ftohje apo simptomë tjetër.

Krasniqi shton se si masë preventive ndaj viruseve rol të madh luajnë edhe dezinfektuesit, e që më së shpeshti është duke u përdorur alkooli etilik me masë prej 70%.

E qytetarët thonë se situata e fundit në botë ka bërë që maskat t’i fusin në përdorim çdo ditë. Ata besojnë se ato janë preventiva më e madhe ndaj koronavirusit, për atë edhe janë duke respektuar rekomandimet që janë duke u dhënë vazhdimisht.

Edhe pse ka mendime të ndryshme për efektin e maskave mbrojtëse, megjithatë qytetarët janë duke i vënë ato si një masë shtesë sigurie.

Ndërsa, vazhdohet të rekomandohet kujdesi më i madh ndaj higjienës, të lahen duart më shpesh dhe të kihet kujdes në distanca të afërta me njerëz.



Maskat “Sonovia” të Izraelit do të kenë 99 për qind sukses në mbrojte nga koronavirusi


Kompania Izraelite “Sonovia”, pas testimeve në laborator, thotë se materiali i maskave të tyre do të mund të neutralizon afro 99 për qind të koronavirusit, edhe pasi që të lahet disa herë, raporton Reuters.
Maskat “Sonovia” të Izraelit do të kenë 99 për qind sukses në mbrojte nga koronavirusi
Maskat e ripërdorshme të “Sonovias” janë të mbuluara me oksid të zinkut në nano-grimca të cilat shkatërrojnë baktere, myshqe dhe viruse, si dhe kjo kompani thotë se do të ndihmon në ndaljen e përhapjes së koronavirusit.

Testet në laboratorin “Microspectrum” në Shanghai kanë treguar se materiali i përdorur në këto maska dhe i cili mund të lahet dhe përdoret sërish, neutralizoi më shumë se 90 për qind të koronavirusit ndaj të cilit u ekspozua.

Liat Goldhamer, zyrtari kryesor i teknologjisë i “Sonovias”, tha se në javët që vijnë ky material, i cili mund të përdoret gjithashtu në tekstile të spitaleve, në pajisjet dhe teshat mbrojtëse, do të mund të neutralizojë pothuajse 99 për qind të koronavirusit.

“Sonovia” tha se klientët e kësaj kompanie përfshijnë prodhuesit dhe spitalet nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Reuters

Sipas mjekëve italianë, pozitivët me ngarkesë të ulët virale, nuk infektojnë


Pas errësirës që hodhi sëmundja mbi këtë rajon, në Lombardi, sot ka pak më shumë optimizëm. Të dhënat kërkimore të San Matteo di Pavia, të publikuara së fundi mund të jenë të vlefshme për të “çliruar” të shëruarit klinikisht të Covid 19 nga karantinat e pafundmë.
Sipas mjekëve italianë, pozitivët me ngarkesë të ulët virale, nuk infektojnë
Shifrat tregojnë se Lombardia po del nga makthi i infektimeve, shkruan Corriere della Sera, edhe pse nuk ka shpëtuar ende plotësisht prej sëmundjes. Përdorimi i maskës dhe distancimi social, vazhdojnë të mbete esenciale. Por virologu Fausto Baldanti vëren se tek pacientët që i kanë kaluar simptomat, virusi ka ngarkesë të vogël, pra të shëruarit nuk janë më ngjitës”.

“E kemi zbuluar këtë nga analizat e bëra kampioneve të marra nga 280 tamponë, dhe pamë se nuk është më në gjendje të infektojë qelizat përveçse në një minimum prej 3% të rasteve”, shpjegon ai.

Kjo është hera e parë që në Itali arrihet një përfundim i tillë, i cili, nëse pranohet nga Instituti superior i shëndetësisë-mund t`i lejojë kthimin në punë dhe socializmin më shumë se 15.000 të shëruarve që janë sot në izolim në Lombardi.

Më herët, edhe mjeku infeksionit profesor Matteo Bassetti e kishte krahasuar virusin me një tigër agresiv në fillesat e veta, por që sot është kthyer “në një mace të egër”, siç tha ai.

Shefi I pavionit të sëmundjeve infektive në spitalin San Martino të Gjenovës, shprehet se “virusi ka ndryshim të ndjeshëm në egërsinë e tij” dhe pacientët tani po i mbijetojnë infeksioneve që më përpara, do t`i kishin vrarë. Ai madje ndan bindjen se koronavirusi mund të zhduket vetë dhe se mund të mos ketë më fare nevojë për vaksinë.

Kërkohet hartimi i listës së organizatave të rrezikshme për vendin


Qeveria e Kosovës merr vendim për plotësimin dhe ndryshimin e ...
Një vit më parë, presidenti Hashim Thaçi, përmes një dekreti, kishte kërkuar nga institucionet hartimin e “listës vendore të personave, grupeve dhe entiteteve të përfshira në akte terroriste dhe të cilat u nënshtrohen masave kufizuese”. E hartimi i kësaj liste, sipas njohësve të sigurisë, do të duhej të bëhej sa më parë.

Në mungesë të saj, institucionet e Kosovës zbatojnë Listën e Bashkimit Evropian si dhe atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke u bazuar në një gjë të tillë, ekzekutivi, të martën mbrëma, përmes një vendimi, organizatën libaneze “Hezbollah” e ka shpallur organizatë terroriste edhe në territorin e Kosovës.

KOHA ka kërkuar më shumë detaje rreth vlerësimit të nevojës për një vendim të tillë, por gjatë së mërkurës nuk ka marrë përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme.

E, sipas Skënder Perteshit nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, për marrjen e një vendimi të tillë duhet të plotësohen disa kushte.

“Hezbollah” është grupacion politik-militant shiit nga Libani. Që nga koha e themelimit, para 35 vjetësh, “Hezbollahu” është përgjegjës për një serë sulmesh terroriste në Lindje të Mesme e përtej.

Eksperti amerikan për çështjen e Ballkanit, Daniel Serwer, në një shkrim të tij në Peace Fare ka thënë se Kosova është në telashe pas ngritjes së akuzave nga Zyra e Prokurorit Special ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.




Sipas ekspertit amerikan për çështjen e Ballkanit, Daniel Serwer, Beogradi do të jetë i kënaqur me këto aktakuza, pasi ka kërkuar drejtësi për krimet e luftës ndaj serbëve dhe do ta ndihmojë Serbinë në secilën negociatë me Evropën dhe SHBA-në.

“Beogradi mund të provojë të rihapë çështjen e kompromisit territorial me Kosovën, me pretendimin se aktakuza dëshmon se serbët nuk duhet të jetojnë në një vend që dominohet nga armiqtë kriminelë”, ka shkruar Serwer. “Pra, aktakuza nuk është vetëm çështje personale e Thaçit dhe Veselit. Është institucionale dhe ndërkombëtare gjithashtu. Kosova është në telashe”.

Sipas tij ky është një test gjithashtu edhe për Thaçin e Veselin.

“Nëse konfirmohet aktakuza nga gjyqtarët e Speciales, që të dy duhet të japin dorëheqje nga pozicionet e tyre dhe të shkojnë në Hagë për të mbrojtur veten e tyre, siç ka bërë ish-kryeministri, Haradinaj, disa herë. Dorëheqja e tyre do të shkaktonte lëkundje të mëdha në politikën e Kosovës. Kuvendi do të duhej ta zëvendësonte Thaçin që do të ishte sfidë pas aktakuzës. Zëvendësimi i kryetarit të një partie politike do të ishte shumë më pak kontroverse, por gjithsesi me pasoja. A do të respektojë PDK-ja trashëgiminë e saj të UÇK-së, apo do të shkojë përtej duke zgjedhur dikë që është më pak i lidhur me rebelimin e armatosur ndaj Serbisë?”, ka shkruar Serwer.

Derisa thekson se nëse Thaçi e Veseli nuk japin dorëheqje atëherë Kosova do të përballet me sfida të tjera.

“As Evropa e as Amerika nuk do të jenë të interesuara që të takojnë apo të ndihmojnë politikanë nën aktakuzë. Rezultati do të jetë izolimi ndërkombëtar. Reagimi politik brenda Kosovës do të jetë me mosbindje. Është e vështirë të imagjinohet ndonjë gjë pozitive nga ky lloj i konfrontimit. Perspektivat për investime ndërkombëtare, bashkëpunimi me NATO-n, liberalizimi i vizave, dhe aspiratat e tjera do të shkatërrohen”, thotë Serwer.

Prof.dr. Lul Raka: Shqetësuese rritja e numrit të të infektuarve, politikanë kthjelluni e tregoni lidership

Raka: Shqetësuese rritja e numrit të të infektuarve, politikanë kthjelluni e tregoni lidership


Infektologu  Prof.dr. Lul Raka e ka quajtur shqetësues rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se shtylla kryesore e përgjigjes ndaj pandemisë është kapaciteti shëndetësor në Kosovë, për të cilin thotë se po ngarkohet dita e ditës.

“Kësaj rritje i kemi kontribuar të gjithë: qytetarët, të cilët nuk i përfillin fare masat parandaluese. Por, edhe politikanë, të cilët vazhdojnë ta përdorin COVID-19 si monetë për kusuritje të ndërsjellët”, ka thënë ai.

Ai ka bërë thirrje që të respektohen masat për parandalimin e koronavirusit.

“Mbani distancën fizike kudo dhe gjatë tërë kohës. Kjo është komponenta kryesore në parandalim! Në vendet ku nuk mund të mbahet distancë, vendosni maska! Mbani higjienën e duarve”, ka shkruar ai.

Ai ka pasur mesazh edhe për politikanët në vend.

“Politikanë të nderuar: Ju lutemi kthjelluni, bashkohuni dhe tregoni lidership në këto kohë të vështira. Parandalimi i sëmundjes është arma e vetme në duart tona! Vetëm së bashku e përballojmë këtë sfidë”, ka thënë Raka.

Kosova në qorrsokak me Richard Grenellin ?!

Richard Grenell - Wikipedia


Emisari special i presidentit të SHBA për dialogun Beograd-Prishtinë Richard Grenell thotë se pavarësisht progresit të bërë, ka një rrugë të gjatë për të normalizuar marrëdhëniet midis dy palëve.

Duke folur në një emision të radios amerikane me gazetarin Hugh Hewitt në lidhje me rinovimin e paralajmëruar të linjës ajrore Beograd-Prishtinë dhe trafikut hekurudhor, siç transmeton rtk, Grenell tha se sugjerimi i presidentit amerikan Donald Trump ishte të përdorë ekonominë për të ngritur çështje politike.

Ai vlerësoi se "disa marrëveshje të vogla" ishin arritur gjatë dialogut.

"Por unë e shikoj rrugën përpara pasi është ende një rrugë e gjatë, në përpjekje për të arritur normalizimin. Por ne kemi një përparim, "tha Grenell.

I dërguari special tha që Trump i kishte kërkuar që të vinte në dyshim opinionin publik për të parë nëse Beogradi dhe Prishtina, si dhe drejtuesit e të dy palëve, ishin të interesuar për një lloj marrëveshje dhe se ai pastaj filloi bisedimet.

"Ajo që mësova në një bisedë me të dy palët dhe sektorin privat, dhe takimi im i parë ishte me komunitetin e biznesit nga të dy palët, është se ata thjesht dëshirojnë normalizimin ekonomik", tha Grenell.

Atëherë, siç u shpreh ai, qëllimi ishte ngritja e tregtisë në një nivel më normal.

"Dhe ajo që kuptuam është se trafiku ajror, hekurudhor dhe ai rrugor duhet të normalizohet. Duhej të kishim fluturimin e parë nga Prishtina për në Beograd pas 21 vjetësh. Dhe kështu filluam të punojmë për të dhe ne ishim në gjendje të arrinim një marrëveshje, "tha Grenell.

Duke folur për luftën në Kosovë, Grenell tha se ishte një çështje e nxehtë mbi të cilën punoi administrata Clinton dhe duke përfshirë NATO, duke shtuar se konfliktet dhe luftërat në masë të madhe formuan pikëpamjen e tij për Ballkanin dhe Evropën, por ishte nder të shkonin në Ballkan për të provuar pajtimin e të dy palëve.

Grenell theksoi se administrata Trump, në "stilin e saj tipik", po përpiqet të shtyjë të dy palët të pajtohen pa imponuar një "ide amerikane".

Në vend të kësaj, tha ai, se administrata Trump po mundohet të vendosë pyetjet për presidentin serb Aleksandar Vuciq, presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti: "A keni vullnetin politik për të ecur përpara, për të krijuar vende pune për të rinjtë dhe me të vërtetë të ndryshoni ekonominë?"

"Unë mendoj se përgjigjja është po, edhe pse situata politike është e vështirë. Unë vazhdimisht u them palëve se do të përqendrohemi në ekonomi dhe se do të përpiqemi të krijojmë vende pune për të rinjtë në mënyrë që të qëndrojnë në rajon. Dhe le t'i lëmë mënjanë çështjet politike derisa të krijojmë një impuls në ekonomi ", tha Grenell.



***

Richard Grenell, ka folur në një intervistë për mediat amerikane sa i përket takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Washington, më 27 qershor 2020. Sipas tij, kur ka diskutuar me komunitetin e biznesit në Kosovë dhe në Serbi, të dyja palët kanë kërkuar zhvillim ekonomik.

“Kur fillova të diskutoja këto çështje me njerëzit e Kosovës dhe komunitetin e biznesit në Kosovë, njerëzit në Serbi dhe komunitetin e biznesit atje, çfarë ishte e qartë është se ata dëshironin zhvillim ekonomik. Ata donin vende pune për të rinjtë, ata donin shpresë”.

 Grenell ka renditur marrëveshjet e arritura për autostradën, hekurudhën dhe linjën ajore, duke shtuar se administrata Trump do të koncentrohet për të krijuar një zonë të vogël ekonomike mes dy shteteve.

”Çfarë ne provuam është të gjejmë menjëherë formulën se si të rrisim ekonominë. Ne bëmë një marrëveshje për linjën ajrore, të parën pas 21 vjetësh, fluturimet mes Prishtinës, kryeqytet i Kosovës dhe Beogradit, kryeqytet i Serbisë. 

Ende nuk janë zbatuar, por ne kemi marrëveshjen, e cila do të hapë kufijtë e tregtisë dhe një marrëveshje të madhe kufitare për trafikun e automjeteve. 

Çfarë ne jemi duke provuar të bëjmë është të koncentrohemi në situatën ekonomike, për të krijuar një zonë mini-Shenzhen, zona e parë speciale ekonomike në Kinë”.

Richard Grenell ka bërë të ditur se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor 2020. 

Të dyja shtetet janë zotuar për angazhim në këto bisedime. Serbia është zotuar se do të ndalojë fushatën e çnjohjeve, ndërsa Kosova nuk do të kandidojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Alush Gashi emërohet këshilltar i kryeministrit prof.dr. Abdullah Hoti

Alush Gashi emërohet këshilltar i kryeministrit Hoti
Ish-ministri i Shëndetësisë dhe zyrtar i LDK-së, Prof.dr. Alush Gashi ka nisur angazhimin e tij në qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti.

Ai ka bërë me dije se është emëruar këshilltar politik i kryeministrit prof.dr.Abdullah Hoti.

“Të nderuar miq, ju njoftoj që nga sot kam filluar angazhimin tim si këshilltar politik i kryeministrit Hoti. Falënderoj KM Hoti dhe kryetarin Mustafa për besimin e dhënë”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.



Alush Gashi (lindi më 4 tetor 1950) është mjek dhe politikan nga Peja.

Alush Gashi studoi mjekësinë në Universitetin e Prishtinës më 1974 dhe përfundoi doktoraturën në Zagreb më 1979. 

Alush Gashi mban rekordin si doktori me i ri i shkencave në fushën e anatomisë në Evropë duke doktoruar në moshën 28 vjecare. Z. Gashi ishte shkencëtar vizitues në University of California San Francisco (UCSF) prej vitit 1981.

 Më vonë u bë drejtues në institutin e anatomisë dhe dekan në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës në kohërat më të vështira për popullin Kosovar.

Gashi luajti një rol të rëndësishëm në luftën e shqiptarëve të Kosovës për vetëvendosje. Në vitin 1989, si dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ai u bë pjesë e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. 

Ai ishte anëtar i LDK-së dhe morri pjesë në negociatat për të shmangur luftën. Ai gjithashtu shërbeu si këshilltar i lartë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Ibrahim Rugovës, dhe poashtu ishte sekretar me marrëdhenie me jashtë i LDK. 

Edhe pas luftës në Kosovë ai ka qenë politikisht aktiv. 

Në zgjedhjet e vitit 2007, z. Gashi ishte ndër përfaqësuesit më të votuar në parlamentin e Kosovës. Z. Gashi është nënshkrues i deklaratës të pavarësisë, dhe ndërmjet nëntorit 2007 dhe prillit 2010 ai mbajti postin si ministër i shëndetësisë. 

Z. Gashi ushtron profesionin e profesorit të anatomisë, dhe në vitin 2019 është zgjedhur anëtar i këshillit të përgjithshëm të LDK.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, vlerëson se zgjidhja e mosmarrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë mund të fillojë me takimin që në Shtëpinë e Bardhë do ta mbajnë presidentët e dy vendeve, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq.


Sekretari i NATO-s: Askush nuk ka të drejtë të diktojë zgjidhje për Kosovën e Serbinë
Stoltenberg ka dhënë një përgjigje me shkrim për Zërin e Amerikës lidhur me takimin në Uashington.

“Vuçiqi dhe Thaçi këtë herë mund të përqendrohen në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare të përbashkët politike”, ka shkruar Stoltenberg.

Ai ka përkujtuar angazhimin e gjatë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor, duke filluar nga ndalja e dy luftërave, në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë, e deri te misioni aktual i KFOR-it, që po zgjatë mbi dy dekada.

“Personalisht kam vizituar Serbinë disa herë. Në fakt kemi mbajtur ushtrime të përbashkëta të mbrojtjes civile. Por askush nuk ka të drejtë të diktojë zgjidhje, as NATO e as ndonjë vend tjetër apo organizatë”.

Shefi i NATO-s ka shpresë që takimi në Uashington do të jetë hapi i parë drejt marrëveshjes. Mungesa e Bashkimit Evropian në bisedimet në Uashington, nuk është problem për NATO-n.

“I ofrojmë mbështetje dialogut të organizuar nga BE, ashtu si të gjitha përpjekjeve tjera në drejtim të afrimit të Beogradit dhe Prishtinës. Jam fuqishëm i bindur se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian dinë si të koordinojnë përpjekjet e tyre në këtë fushë”, ka theksuar Stoltenberg.

“Vetëm Beogradi dhe Prishtina mund të prodhojnë rezultatin që dëshirojnë. Askush nga anash nuk mundet e as që duhet të imponojë atë. Roli i SHBA-së dhe BE-së është që të ofrohet përkrahje ndaj një procesi reciprokisht të pranueshëm, që mund të dërgojë te marrëveshja”.

Pas numërimit të 93.4% të votave, shqiptarët kanë tri vende në Parlamentin e Serbisë


Pas numërimit të 93.4% të votave, shqiptarët kanë tri vende në Parlamentin e Serbisë
Pas numërimit të 93.4% të votave për zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi, partitë shqiptare të grupuara nën koalicionin Alternativa Demokratike Shqiptare kanë fituar deri tani tri vende në parlamentin serb, sipas Qendrës serbe për Zgjedhje të Lira dhe Demokratike (CESID).

Partitë shqiptare të Luginës së Preshevës vendosën të bashkonin votat e tyre dhe të futeshin në zgjedhje nën një listë të vetme.

Për herë të parë në parlamentin e Serbisë, shqiptarët do të jenë të përfaqësuar nga tre deputetë.

Departamenti Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë e në atë të Apelit është krijuar ekskluzivisht për t’i gjykuar aktakuzat që ngrihen nga Prokuroria Speciale.


Hasan Shala emërohet kryetar i Gjykatës së Apelit - Telegrafi

Njëjtë sikur edhe Prokuroria Speciale, ky departament gjykon rastet e ndërlikuara, por që janë në nivel vendi. Pas rreth një viti që ky departament është funksionalizuar, është shtuar edhe presioni që të akuzuarit serbë të gjykohen vetëm nga trupi gjykues me shumicë serbe.

Përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë kanë kërkuar nga gjyqësori që krimet e profilit të lartë me të akuzuar serbë të gjykohen nga trupi gjykues i kësaj etnie.

Por, sipas kryetarit të Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, një gjë e tillë nuk parashihet në infrastrukturën ligjore për Departamentin Special. 

Në rregulloren e Këshillit Gjyqësor të Kosovës specifikohet se trupi gjykues përbëhet nga tre gjyqtarë profesionistë, por nuk përmendet fare etnia.

Megjithatë, Zyra Ligjore e Ministrisë së Drejtësisë javë me parë kishte nxjerrë një opinion ligjor që përbërja e trupit me shumicë serbe ekskluzivisht për gjykimet e të akuzuarve serbë është e ligjshme. 

Ky opinion u nxor një ditë para se qeveria Hoti të votohej.

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk është njoftuar fare për këtë opinion ligjor dhe e ka parë vetëm pasi i është dërguar gjykatës.

Ndarja e gjyqtarëve në baza etnike, kur bëhet fjalë për gjykimin e krimeve të profileve të larta me të akuzuar serbë, sipas avokatit Arianit Koci, është ndarje e sistemit të drejtësisë.

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe asaj të Apelit ishte themeluar si synim që të rritet efikasiteti i punës në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit.

Ish-zyrtari i Pentagonit, që ka qenë përgjegjës për Ballkanin, Michael Carpenter, pret që takimi i planifikuar në Washington të anulohet pas paraqitjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi.

Carpenter: Takimi i Washingtonit do duhej të anulohej pas aktakuzës ndaj Thaçit
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli janë dy të akuzuarit e parë që do të paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në njoftimin për media, theksohet se më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Carpenter ka thënë se takimi do të duhej të anulohej.

“Unë pres që samiti të anulohet, por me administratën Trump asgjë nuk është e parashikueshme. Unë nuk mund të them me siguri se si do të reagojnë, por në këto rrethana, kështu do të duhej të reagonin”, ka thënë Carpenter, aktualisht drejtor menaxhues i Qendrës Penn Biden për Diplomacinë.

Sipas tij, akuzat ndaj Thaçit dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli janë shumë serioze dhe ndikimi i tyre në dialog "do të ndodhë për faktin se presidenti Thaçi e ka udhëhequr atë për vite me radhë".

Ai pret që dialogun ta udhëheqë kryeministri Avdullah Hoti.

Ish-klyshi i Millosheviqit fitoi, loja e tij me Thaçin dhe rreziku i rritjes së autoritarizmit në Ballkan

Vuçiqi merr “këshilla të mençura” nga Putini për Kosovën
Klyshi i Millosheviqit ,Aleksandër Vuçiqi merr “këshilla të mençura” nga presidenti rus Aleksandër  Putini për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar të martën pasdite me presidenti e Rusisë, Vladimir Putin. Vuçiq ka thënë se me Putinin ka folur për të gjitha idetë dhe mënyrat për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Sipas “rts.rs”, Putin ka thënë se në mes të Rusisë dhe Serbisë zhvillohen marrëdhënie politike pragmatike dhe në të njëjtën kohë shumë të mira. Presidenti rus ka konfirmuar se në tetor do të vizitojë Serbinë.

Takimi është zhvilluar në Moskë, ku presidenti serb po qëndron në vizitë dyditore. Vuçiq, sipas Radio Televizionit të Serbisë, ka thënë se ka pasur bisedë shumë të mirë për të gjitha çështjet politike, para së gjithash për Kosovën dhe situatën e përgjithshme në regjion dhe në botë. Ai nga Putini ka dëgjuar analiza të mira dhe këshilla të caktuara.

“Kemi folur për të gjitha idetë dhe mënyrat për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Nëse mund të them këtë, Putin në një mënyrë të mençur ka shfaqur mendimin e tij, para së gjithash duke respektuar qëndrimet e Serbisë. Rusia e respekton Serbinë dhe këtu nuk ka asnjë dilemë”, ka thënë Vuçiq kur është pyetur nëse presidenti rus e ka këshilluar se si të qaset tutje për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në skenën ndërkombëtare.

“Putini është shumë i mençur dhe i madh që të bëjë diçka direkt. Por në mënyrë të mençur di të tregojë qëndrime të caktuara dhe për këtë jam falënderues”, ka shtuar Vuçiq.




DW: Ish-klyshi i Millosheviqit fitoi, loja e tij me Thaçin dhe rreziku i rritjes së autoritarizmit në Ballkan

Partia e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Partia Përparimtare Serbe (SNS), ka marrë 63 për qind të votave në zgjedhjet e djeshme në Serbi. Norbert Mappes Niediek (DW) komenton këtë rezultat në prag të takimit Vuçiq -Thaçi.

Duke i dhënë 63 për qind të votave partisë së Presidentit, duket se serbët kanë votuar sidomos për stabilitetin e vendit. Në zemër të Ballkanit sundon qetësia dhe kënaqësia, në një kohë kur bota është duke u çmendur. Me sa duket është mundur çdo lloj opozite, ashtu siç është mundur virusi i rrezikshëm Corona. Si duhet thënë më qartë?

Duket si paradoks, që dekada me radhë është thënë se shtetet e rajonit të trazuar mund të qetësohen vetëm kur të marrin të vendosur rrugën drejt Europës, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Ky ka qenë mendim i gabuar. Sepse duket se Serbia e ka gjetur veten me autoritarin Aleksandar Vuçiq. Në vend që t’i kacavirret anijes që po mbytet, BE-së, presidenti serb e drejton shtetin me dorë të fortë duke shpëtuar nga shkëmbinjtë e detit të trazuar botëror. Duke i treguar të gjithëve se si mund të arrihet në brigje të reja: Që të shtunën e ardhshme, Vuçiq do të udhëtojë në Uashington për të celebruar në Shtëpinë e Bardhë „pajtimin“ me Kosovën, ose të paktën „për të hapur një kapitull të ri“. Nuk është Europa, nuk është Angela Merkel që garantojnë sigurinë dhe rendin. Këtë e bëjnë tani më shumë njerëz si Aleksandar Vuçiq dhe – megjithëse mezi besohet – si Donald Trump.

Mezi besohet, dhe është mirë që të mos besohet fare

Është gabim që rezultati historik i zgjedhjeve të interpretohet si dëshmi e besimit që i jepet presidentit. Partia e tij, „Partia Përparimtare Serbe“ (SNS) nuk është forcë politike që mund të konkurrojë në një sistem pluralist, ku partitë konkurrojnë me ide dhe argumente në favor të zgjedhësve. Ajo nuk është parti dokudo, por është Partia, një aparat shtetëror, siç ka qenë dikur Partia Komuniste.

Individi që kërkon punë, sipërmarrja që kërkon të fitojë tendera, politikani lokal që kërkon para nga taksat për komunën, duhet të bashkëpunojë me pushtetin e kudogjendshëm. Duke pasur 730 mijë anëtarë, partia e presidentit, SNS është partia më e madhe në Europë, jo në krahasim relativ, por në krahasim absolut, është partia më e madhe në Europë, duke qenë parti në një vend që nuk është më i madh se landi gjerman i Hesenit. Kush e gëzon vendin e punës apo pozicionin falë kësaj partie, dhe në Serbi janë pothuajse të gjithë të tillë, bën mirë t‘ia japë votën asaj, sepse humbet vendin e punës nëse partia bie nga pushteti. Sistemi është një qark i mbyllur. Në fushatat elektorale vazhdohet të shtohen radhët. Aktivistët u kujtojnë të gjithë simpatizantëve dhe anëtarëve të partisë, nëse i kanë borxh partisë, duke i pyetur thjesht mbi preferencat që kanë kur ndodhen para kutisë së votimit. Kush nuk do të donte të tregonte përulësinë e tij në këto kushte?

Partia e ka ngritur pushtetin me të gjithë personelin, duke dhënë subvencione të vogla, donacione për radiot lokale, duke bërë nderë për kryetarët e bashkive, duke dhënë tendera zemërgjerë. Pushteti u rrit pa rënë në sy, dhe menjëherë u shfaqën nëpër provinca pushtetmbajtësit e shumtë konkurrues. Ka vite që ish/këlyshi i Millosheviqit ka ardhur në pushtet – në fillim si zëvendëskryeministër. Sot, burri dymetërsh shfaqet i vetëm mbi turmën.

Opozita nuk ekziston më. Socialistët, që dolën partia e dytë më e madhe në vend, duke marrë 11 për qind të votave, janë bashkëlojtarë në lojë, njësoj siç kanë qenë partitë e Bllokut në ish-Gjermaninë Lindore, ose siç kanë qenë Aleanca Socialiste e Punonjësve në ish-Jugosllavi.

Sistemi është stabil, aq stabil sa ka qenë dikur sistemi komunist. Ai funksionon vetëm kur ka diçka për të dhënë dhe diçka për të shpërndarë. Falë lojës së zgjuar kjo vazhdon të jetë njësoj: Deri në shpërthimin e Coronës, donacionet nga BE dhe investimet nga Kina e kthyen Serbinë në vendin me zhvillimin më të madh në rajon, bashkë me Rumaninë, dhe sipas parashikimeve kolapsi pas pandemisë do jetë më e butë se diku gjetkë. Investitorët e vlerësojnë Serbinë sepse partia e kudogjendshme e ka kthyer vendin në „One stop shop“. Licencat jepen pa problem, kundërshtime nuk pritet të ketë.

Serbia ka vepruar kundër Covid 19 më ashpër se çdo vend tjetër në Europë: duke vendosur ndalimqarkullimin nga ora 17:00 deri në orën 5 të mëngjesit dhe ndalim total qarkullimi për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjeç dhe duke dhënë dënime të mëdha. Por njerëzit tremben nga shteti, virusi nuk trembet. Ai ushqehet nga kushtet e këqija sociale. Mbas sukseseve të para, numri i të infektuarve është rritur sërish, sidomos në konviktet e studentëve dhe aty ku banorët jetojnë ngjitur me njëri tjetrin si sardele. Deri ditën e zgjedhjeve kjo temë mbeti pa u diskutuar. Data e zgjedhjeve duket se është zgjedhur në mënyrë perfekte.

Norbert Mappes Niediek komenton rezultatin e zgjedhjeve serbe. Serbët votojnë për stabilitet, mendon ai. Por a mjafton stabiliteti në vendin me një parti në pushtet?

I të njëjtës natyrë është edhe stabiliteti në rajon, që drejtohet tani nga Vuçiqi. Por meqenëse atje nuk ndodhet askush që ta kundërshtojë, dhe meqë edhe Kisha Ortodokse ndodhet vetë nën kontroll, presidenti e ka rrugën e hapur për të zgjidhur çështjen e Kosovës, sipas mënyrës së tij.

Ka dy vjet që Vuçiq dhe egoja e tij e vjetër shqiptare, Hashim Thaçi diskutojnë për këmbimin e kufijve midis Serbisë dhe Kosovës. Nuk mund të flitet për pajtim të vërtetë, për revizionimin e të kaluarës, për

shtensionimin e jetës së përditshme, për takime në nivel shoqëror. Sepse po të flitej për to do të arrihej efekti i kundërt. Të dy udhëheqësit do të ktheheshin në zot shtëpie me zgjidhjen e tyre të preferuar dhe nuk do të kishin nevojë të merrnin parasysh të drejtat e pakicave të bezdisshme. Që Trumpi luan rolin e nxitësisë të paqes, përshtatet mirë me imazhin: Zëvendësimi i rregullave ndërkombëtare me “deals” të arritur midis burrave të fortë, është politika e shpallur prej tij. Nëse manovra arrin po ashtu t’i hipë nervat europianëve, aq më mirë.

63 për qind e votave janë një rezultat fantastik. Por në Europë e dinë mirë si është puna e stabilitetit. „Everything was forever, until it was no more“, thoshte autori ruso -amerikan Alexei Yurtchak, duke treguar shumë mirë përvojën e një brezi të tërë/DW.


*****
SNS-ja e Vuçiqit fiton kudo në Kosovë, pos në Gorazhdec ku pati përleshje fizike

SNS-ja e Vuçiqit fiton kudo në Kosovë, pos në Gorazhdec ku pati përleshje fizike

Heret, sot në mëngjes, janë numëruar votat e gjashtë vendvotimeve në Gorazhdec të Pejës, ku kanë votuar serbët nga Rrafshi i Dukagjinit, raportojnë mediat serbe.

Sipas këtij burimi, në të gjitha komunat ku kanë votuar serbët në Kosovë, ka ngadhënjyer bindshëm Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Vuçiqit, por në vendvotimin numër katër, ku kanë votuar banorët e Gorzhdecit të Pejës, ka korrur fitore bindëse Partia Socialiste e Serbisë e Ivica Daçiqit. Në këtë vendvotim SPS-i ka fituar 117 vota, ndërsa SNS-ja 62. Në vendvotimin numër pesë, ku përveç banorëve të komunës së Pejës votuan edhe banorët e komunës së Skënderajt, SNS-ja e Vuçiqit mori mbështetjen e 338 votuesve, ndërsa SPS-i 243.

Në vendvotimin numër 1, në Istog, SNS-ja mori 196 vota, kurse SPS-i 29. Ngjashëm ishte edhe në vendvotimet e tjera. Në komunën e Klinës SNS-ja mori 143 vota, ndërsa partia e Daçiqit, SPS-i – 14, raportojnë mediat serbe.

Ra në sy një konflikt që ndodhi në Gorazhdec në mes të ashtuquajturit shef i Qarkut Administrativ të Pejës Millo Stefanoviqit të SNS-së Vuçiqit dhe kryetarit të të ashtuquajturit organ i përkohshëm i komunës së Pejës Millosh Dimitrijeviqit (SPS), që përfundoi me rrahje para qendrës për numërimin e votave në Rashkë.

Pas përplasjeve fizike dhe shkëmbimit të grushteve , Stevanoviq e qëlloi Dimitrijeviqin me shishe, raporton Radio Gorazhdeci në gjuhën serbe.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...