2020-06-22

Nga Flori Bruqi Poezi e ndjenjës dhe figuracionit poetik


Imazhi mund të përmbajë: Jahja Lluka, tekst

(Recension për librin “Eja në pranverë”)

Jahja Lluka



Poeti Jahja Lluka është autor i librit të nëntë, me titull “Eja në pranverë”, që na sjellë këtë ditë pandemie vargjet e tij sublime për dashurinë, lotin dhe vetë jetën.

Dashuria ime më je

Ajër që thithin mushkëritë e mia
ti më je
e mira ime që më mban në jetë
ti më je
dorë e bardhë e butë
ti më je
Se zemrës që m’i shton plagë
ti më je
Dritë që ndriçon qiellin
ti më je

Lluka, shkruan pa dorashka për dashurinë e tij të sinqertë,për vajzat me bardhësi dëbore të padjallëzuara.

Ai flet dhe shkruan për fytyrën dhe frymën rinore të shkrirë dhe hë për hë të ngrirë në dëborë.

E bardha ime je

Sa herë m’i ngul sytë e shkruar
shkrihem
ëmbël e mjaltë ka buza jote
më shkrin
Moj e bardha ime me bardhësi bore

Nuk i dihet se si lind poeti. Familja mund të thotë diç më tepër për të. Megjithatë ata nuk mund të na thonë gjithçka. Megjithatë, për traditën e tij të sotme “adoleshente”në paraqitjen e tij, me librin poetik të shumëpritur “Eja në pranverë” ai për lexuesin na e sjellë librin e tij jubilar, të 9-tin më radhë, për të bukurën e zemrës së tij.

Thirrja jote pret

Ti e theve gurin e zemres sime
M’i vrave krejt armiqtë e apokalipsit të huaj
U qesha
sa e madhe qenka dashuria e vertet

Poezia e llukës vjen si aromë lulesh, i rinuar me poezi qytetare-dukagjiçe, më shumë fjalë të reja si dhe më një rebelim poetik, gjuhësor,tematik dhe artistik. Sikurse dihet, letërsisë, çlirimi dhe risitë kryesore, Llukës i vijnë prej gjuhës së tij të pasur prej poeti dhe politikani,ku jetën e tij e ka për dy sy - mes puthjeve lotëve, borës mallit, dashurisë mirëqenies - në mes luftës dhe fatit.

Dimër i ngrohtë

Bora filloj kohëra më parë
Më shoqerojë shtigjeve me ty
Unë i lodhur e mall pata për dy sy
Sy ka bota por pak si sytë e saj
Ata sy bojqielli e me mendje të lartë

Pa dashuri, poeti Lluka nuk mund ta shijojë dëborën,gjumin, gojën e saj që thotë çdo herë më afsh shpirtëror: “vetëm të vërtetën e di të vërtetën”.

Mos fol për dashuri

Mos më fol për dashuri
Nuk kam nevojë për fjalë të ëmbla
Gjaku në ujë do shndërrohet
Sa herë po më gënjen
Po dua dashurin tënde
e dashuri nuk janë fjalët…

Poeti erdhi në këtë kohë më poezi përmes pandemisë, si çlirues i fjalës së bukur poetike. Brenda qartësisë, ai nuk braktisi kurrë fjalët poetike deri në jermi. Ai prodhoj një liri që po i frigëson brezat e vjetër dhe të rinjë.

Ai brenda strukturës, gjithmonë mbetet i ashpër, i qartë më mallin dhe malet e Bjeshkëve të Namuna.

Ajri, stinët, vjeshta e dimri janë dhe stinët e tij të poezisë.

Peja ime

Peja ime
te ty nisa hapat
e thura lavde kreshnike
secili emër ka rininë e pikuar moteve
unë e di ku jeta e ka amën
e në ty
vazhdon rrita jote e bukur...

Po edhe puthjet me lëpirjet e syve, lotëve nga qerpikët e saj, janë parandjenja përshpëritëse në natën e tij të fundit.

Loti në qerpikun tënd

Mos flejë deri sa të puthi
Se në mëngjes udhëtoj larg
A do kthehem nga kjo rrugë
Mos do vdes
Mos fleje deri sa te puthi…

Të bukuren e këtij libri e shpalosim më këto vargje

“Kthehu në gjirin tim”.

Kthehu se une po vuaj
Përjetësisht kam më te dashur
Përjetësisht kam me të pritë
Dëm është të jetojmë kështu
kemi mundur të jemi të lumtur…

Lluka, sot e ka vendin e vet mbizotërues në poezi, publicistikë dhe politikë...Ai është poeti i rinuar i qytetit të Lumbardhit...Themi se qyteti i tij është, si polisë universal.

Ta njoh shpirtin e lagur

Ta njoh fijen e flokut zemër
Fije-fije i kam prek me dorë
Ta njoh shpirtin e lagur
e nuk heshti kot
Ta di qeshjen e syve…

Kësisoji në studion e tij dimërore në Pejë, poeti Lluka e gjen edhe shpirtin e babait të tij:

Pse je i mërzitur baba

O princi im
Jam merzit se nëna yte
Nuk me don më
Me duhet të iku larg
-Po unë te dua baba
E di këtë princ
Për këtë jam i gezuar dhe i merzitur…

Bërthama gjuhësore e tij, që është vetanake, filozofike,ciklike, mitike moderne, e të gjithëkohshme, i jep kësisoj poezive nje pasuri kuptimplotene krejt ligjërimin e saj,duke e bere dhe te qendrushme si vlere poetike.

Poeti ndjenë në shpirt ndjesinë për të renet në luftë,dëshmorët, traditën e gërshetueme me risitë kristalizuese gjuhësore, në përmbajtje që na i përkujton trishtimet, dhembjen, heroizmin e të rënëve për liri në Kosovë:

Plaga jote Mejë

Me shumë se ditët e vitit u vranë të Ti
Që ne sot me pasë pak liri
Kur derdhet gjaku shqiptar pse je në atdhe
Kur armiku nuk njeh aspak njerzi
E kaplon lakmia e smira për zi

376 shpirtra dhanë jetën shqip…Pra, kjo poezi e Jahja Llukes mbetet kurdohere nje dashuri e novelizuar poetic, por gjithashtu edhe nje bote e pasur poetike.



Prishtinë, 08 qershor 2020

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...