2020-06-28

SHTABI LUFTARAK I ZONËS SË PËRGJEGJËSISË PËR PEJË

Në bazë të statistikës të regjistrimit të ish-Jugosllavisë të vitit 1981, Kuvendi Komunal i Pejës ka pasur 54.497 banorë. Prej tyre, serbë 3847, malazez, 7039, kurse shqiptarë 36660 banorë. Boshnjakë 4153 dhe romë 2272.
Duke shikuar përbërjen e KK Pejë, në bazë të nacionaliteteve dhe duke e ditur se pushtetin pas vitit 1981 e kanë mbajtur serbët dhe malazezët në Pejë, përgatitjet e popullatës serbe dhe malazeze për luftë kanë qenë në nivel, prandaj edhe masakrat e kryera në rrafshin e Dukagjinit janë shumë të rënda përkatësisht marramendëse. Vetëm qyteti i Pejës ka qenë i rrethuar apo më mirë të themi periferia e qytetit të Pejës ka qenë e banuar me etnitete serbe dhe malazeze siç janë fshatrat: Bellopolje, Gorazhdevac, Cigë dhe Brestovik. Në bazë të këtyre të dhënave qarkullimi shqiptarëve të qytetit të Pejës ka qenë gjatë luftës plotësisht i bllokuar. Në të gjitha këto fshatra të lartpërmendura dhe në fshatrat tjera të banuara me serbë dhe malazezë kanë ekzistuar njësitë e formuara të MT të armatosura nga ish APJ-ja dhe i gjithë populli serb dhe malazez i aftë për luftë i armatosur nga policia serbo-malazeze. Përveç kësaj, kur shtohet edhe njësia për operacione speciale me vetëkomandë në patriarkanen e Pejës shtohet pyetja: çka ka pritur popullata shqiptare e paarmatosur?

Ms Formimi i shtabit luftarak në komandën e Dushko D. Antiqit

Në bazë të urdhëresës së komandës supreme të gjendjes luftarake në Kosovë dhe në bazë të komandës së seksionit të Pejës tepër sekret nr. 6/ 2-1, të datës 30. 03. 1999, urdhërohet formimi i shtabit luftarak të cilin e kryeson nënkolonel Dushko D. Antiq. Anëtarët tjerë të shtabit janë: zv. Jovo Popoviq – kryeshef i qarkut të Pejës dhe Simon Radoviq, kryetar i Qeverisë të KK Pejë. Bjeliq Tomo, drejtor i “17 Nëntorit” dhe ndihmësi i tij Toviq Nebojsha (kryeshef i inspekcionit)- përgjegjës për furnizimit e popullatës serbo- malazeze në komunën e Pejës.
Dr. Vujosheviq Dragutin, drejtor i shëndetësisë së Pejës dhe zv. i tij Vojisllav Popoviq përgjegjës për çështje shëndetësore.
Vllahoviq Sllobodan, drejtor i sipërmarrjes komunale dhe ndihmësi i tij Zdravkoviq Milivoje, drejtor i drejtorisë për ndërtimtari, përgjegjës për sanimin e territorit të KK Pejë.
Dr. Sllobodan Jokiq, drejtor i shëndetësisë, kurse ndihmësi i tij Medenica Danillo, drejtor i fabrikës së birrës në Pejë përgjegjës për çështje bujqësore. Knezheviq drejtor i Jugopetrolit dhe ndihmësi i tij Lazoviq Branko udhëheqës i pompës së benzinës “Jugopetrol”, përgjegjës për furnizim me derivate të naftës dhe ndarjen e tyre.
Zeqeviq Dragana, kryeredaktor përgjegjës për Radio Metohi, kurse ndihmësja e saj Deniq Vesna, gazetare e RTS-së, përgjegjëse për informimin e popullatës. Gojkoviq Radomir, kryetar i gjykatës së qarkut në Pejë, kurse ndihmësi i tij, Miladin Popoviq, prokuror i qarkut përgjegjës për drejtësi dhe për dënimet e shqiptarëve me procedurë të shkurtër.
Branisllav Vukoviq, koordinator i policisë financiare dhe ndihmësi i tij Neboshja Deviq, kryeshef i inspekcionit të tregut të qarkut të Pejës. Te dy emrat e lartpërmendur, kryesor dhe përgjegjës për tubimin e të mirave materiale, plaçkitjen e të gjitha lokaleve të shqiptarëve në territorin e përgjegjësisë, dënimin dhe plaçkitjen e qytetarëve.
Radosh Radulloviq, drejtor i “DD Autoprevoz”, kurse ndihmësi i tij Novica Antiq, inspektor republikan për komunikacion, përgjegjës për komunikacion dhe transport, njëherësh përgjegjësit kryesorë për bartjen e kufomave dhe të masakruarave për varreza masive në Serbi.
Tomislav Lakiqeviq, sekretar i organizatës komunale të SPS-it, kurse ndihmës Olga Obradoviq, drejtoreshë e qendrës për punë sociale, përgjegjëse për përkujdesin e të shpërngulurve. Agjitatorët kryesorë për dëbimin e popullatës shqiptare nga territori i KK Pejë për Shqipëri dhe Mal të Zi. Për sigurimin e rendit publik, përgjegjës është kryeshefi i Ministrisë së PB të Pejës, nënkoloneli Dushko D. Antiq, njëherësh dhe komandant i shtabit të lartpërmendur, është përgjegjës për të gjitha veprimet e kryera ndaj popullatës shqiptare në Zonën e përgjegjësisë së KK Pejë dhe për komunat Istog, Klinë, Deçan dhe Gjakovë. Shtrohet pyetja: do të përgjigjet ky njeri ndonjëherë para drejtësisë apo jo?
Veprimet e policisë serbo-malazeze në zonën e përgjegjësisë së KK të Pejës:
Boro Vllahoviq,  kryeshef i sekretariatit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për regjionin e Pejës, përgjegjës për të gjitha krimet e kryera në zonën e përgjegjësisë së Kuvendit Komunal të Pejës nga forcat e policisë serbo-malazeze dhe njëherësh bashkëpunëtor i ngushtë i komandantit të njësive për operacione speciale (Beretat e kuqe) me vetëkomandë në patriarkanën e Pejës.
Sërgjan Peroviq, zv i Boro Vllahoviqit, luftëtar në Bosnje, snajperist i dalluar, luftëtar në Kosovë, i vrarë në betejën e Loxhës.
Branko Gjukiq, kryeshef i sigurimit publik.

Mst; Kush ishin pjesëtarët e ‘Tigrat e Arkanit’?

Zharko Pejoviq, i mobilizuar në njësi policore, i njohur për dëbimin e shqiptarëve prej shtëpive, plaçkitje, vjedhje dhe dhunime ndaj familjeve shqiptare dhe njëherësh shtëpia e tij ka qenë e banuar me policë të ardhur nga Serbia.
Milan Protiq, po ashtu i mobilizuar, i njohur për armatimin e popullatës serbe dhe malazeze në Pejë, dhe njëherësh ka plaçkitur, djegur dhe dëbuar shqiptarë nga shtëpitë e tyre.
Mitko Seniq (i afërt familjarisht me Zheljko Razhnjatoviq – Arkanin), pjesëtar i luftës në Bosnje në njësi “Tigrat e Arkanit”. Në Kosovë tërë kohën i gatshëm për përdorimin e armëve. U është kërcënuar sidomos fqinjëve të vet, kurse me djalin e tij Miodragun kanë marrë pjesë në djegien e shtëpisë së Muhamet Belegut dhe fqinjëve të tij, plaçkitjen e shumë e shumë vepra të tjera kriminale.
Miodrag Seniq, familjarisht i afërt me Mitko Seniqin, përgjegjës për vrasjen dhe krimet e shqiptarëve në lagjen “Dardania” në Pejë.
Dushko Gjukiq, Milovan Gjukiq, Vesha Gjukiq, Rade Gjukiq. Të gjithë këta me mbiemër Gjukiq, janë pjesëmarrës në çdo veprim, aksion në plaçkitjen e pasurisë së shqiptarëve.
Radoslav Vuqeliq, mbështetësi kryesor i të gjitha veprimeve të ndërmarra nga njësitë e policisë serbe kundër shqiptarëve. Me kryerjen e veprimeve ky njeri, në shtëpi të tij ka festuar me udhëheqësit e SPB-së.
Ranko Vllahoviq, Shtëpia e Vllahiviqit, ka qenë depoja kryesore e armatimit dhe municionit të këmbësorisë, kurse ky ishte distributori kryesor për ndarjen e armatimit dhe municionit me automjete ushtarake. Ky person ka qenë nënoficer rezervë.

Mst; Kush ishte famëkeqi i njohur si ‘Komandant i të vdekurve’?

Raka Vllahoviq, me gjithë djalin e vet bashkëpunëtor të sigurimit serbo-malazez në Pejë, kërcënues, dhunues dhe plaçkitës me gjithë djalin e vet.
Sveto Dakiq, polic në SPB të Pejës, së bashku me punëtorin e SPB të Pejës Dragan Lakiqeviq, me vëllezërit e tyre dhe kushërinjtë kanë dëbuar shqiptarë prej shtëpive të tyre, kanë plaçkitur, djegur, kurse më së shumti janë të njohur për plaçkitjen e veturave të shqiptarëve në regjionin e Pejës.
Rade Nikoliq, i njohur si kriminel dhe veprimet e tija kryesisht kanë qenë vrasjet dhe dëbimet.
Andra Jovanoviq, i mobilizuar në policinë serbo-malazeze, i njohur për vrasje.
Stevica Gjurgjeviq, punëtor në SPB të Prishtinës.
Igor Gjurgjeviq, pjesëtar në njësi për operacione speciale.
Dragan Vllahoviq, kryesor i bandave që kanë vepruar në regjionin e Pejës.
Srgjan Gjudoviq, komshi i Mujo Seferoviqit, ka vepruar në fshatin Qyshk të Pejës, bashkëpunëtor i ngushtë i Dragan Vllahoviqit.
Dragan Qoroviq, punëtor i SPB-së.
Milovan Pavlloviq, një nga më famëkeqët që kanë vepruar ndonjëherë në Pejë.
Dragan Dragojeviq, gjyqtare në gjykatën për kundërvajtje në Pejë, organizatori kryesor për shpërnguljen e shqiptarëve, dëbimin e tyre, i korruptuar deri në skajshmëri.
Të gjithë këtyre të lartpërmendurve duhet shtuar edhe Nebojsha Miniq- “Neno”, i quajtur “komandant i të vdekurve”, i arrestuar në Argjentinë. I lindur në fshatin Rosuja KK Pejë, ka banuar në Pejë në lagjen “Dardania”, rruga “Urosh Gjudoviq” nr. 22.