Bedri Halimi

HORDET SERBE APO NJËSITË E CAR LLAZARIT

Shteti serb në aspektin demokratik edhe në dekadën e parë të shekullit XXI është ende i pandryshuar. Është për t’u habitur deri kur KB dhe Unioni Evropian do të binden për lëshimet “Serbisë demokratike” e sidomos kur shikohet aspekti i hegjemonizmit serb ndaj Kosovës.
Ndoshta tani është momenti i fundit për KB dhe UE që njëherë e përgjithmonë t'i mbajnë sytë hapur për ngjarjet që po ndodhin në Serbi. Është e mjaftueshme të rikujtojmë zgjedhjen e radikalit serb Nikoliq në krye të Kuvendit serb dhe pas dy ditësh dorëheqjen e tij. Për të dëshmuar se sa janë të paqarta politikat serbe, është manipulimi i nacionalistit Koshtunica, njëherësh dhe kryeministër – pjesëmarrës në luftë kundër shqiptarëve, në luftën e fundit të Kosovës.
Sjelljet e tanishme të “Serbisë demokratike” dhe institucioneve të saja, e sidomos kishës ortodokse serbe janë sikurse sjelljet e tyre në luftërat e zhvilluara gjatë viteve të ’90-ta duke filluar nga Sllovenia dhe përfunduar në Kosovë. Të gjithë botës mundohen t’ia imponojnë se luftërat janë zhvilluar në Beograd.

Mst: Hordet serbe

Njësitë e ashtuquajtura hordet serbe për opinionin kosovar datojnë prej viteve 1912, këto njësi kurrënjëherë deri më tash nuk e kanë ndërprerë aktivitetin dhe veprimin e tyre, sidomos, ndaj popullatës shqiptare në Kosovë. Prej vitit 1981 kanë vepruar në Kosovë si njësi speciale, të vendosura në malet e Gërmisë dhe në fshatin Hajvali, afër Prishtinës.

Box:
Kush e udhëhoqi aksionin kundër Tahir Mehës?

Më 13.05.1981, në ditën e festës së sigurimit, njësia speciale e vendosur në pozicione dhe gjendje gatishmërie në malet e Gërmisë e udhëhequr dhe komanduar nga komandanti i tyre Firc Kos mësynë fshatin Prekaz në Drenicë dhe likuidojnë Tahir Mehë dhe familjen e tij. Gjatë këtij veprimi kjo njësi ka pasur edhe humbje. Pas kryerjes së detyrës, kjo njësi, në krye me komandantin e lartpërmendur kthehet në malet e Gërmisë, në pozicionet e mëparshme dhe nuk është tërhequr deri në përfundimin e luftës në qershor të vitit 1999.

Legalizimi i njësive

Këto njësi të lartpërmendura janë të legalizuara nga shteti serb-resori i sigurimit shtetëror – sekret shtetëror 01nr.992/96 të datës 05.04.1996, ku në bazë të rregullores së brendshme caktohen vendet e punës në njësitë për operacione speciale. Kështu që hordet serbe, prej kësaj date me emër të legalizuar figurojnë si njësi për operacione speciale më detyra për operacione të posaçme.
Në bazë të rregullores të organizimit të brendshëm të sigurimit shtetëror serb – sekret shtetëror 01 nr.143 të datës 22.11.1989, këto njësi janë formuluar si njësi të veçanta për kryerjen e detyrave më karakter special. Me këto njësi, gjenerali i ish-APJ-së, mbas pensionimit, prej kryeshefit të shtatmadhorisë jugosllave emërohet ministër i punëve të brendshme të Serbisë dhe më datë 05.07.1990, në orën 15:15 minuta marshon me këtë njësi prej Beogradit- Merdare-Prishtinë, ku në mënyrë flagrante sulmon dhe uzurpon RTP-në. Veprimi i këtyre njësive, në krye me gjeneralin e famshëm ishte i njëjtë sikurse më herët i hordeve serbe.
Ky gjeneral ende nuk është përgjigjur para drejtësisë?
Kur Serbia do t’ia paguajë dëmshpërblimin RTP-së?

Mst: Ku ndodhet komanda e njësive të lartpërmendura?

Komanda e këtyre njësive të lartpërmendura, është Bubajn Potok, afër Beogradit. Po në këtë vend, është edhe qendra e tyre e stërvitjes dhe aftësimit për kryerjen e detyrave. Në vitin 1991, në këtë qendër për stërvitjen e këtyre njësive, prej Australie vjen Dragan Vasiljeviq me pseudonimin kapedan Dragan, i cili ka udhëhequr dhe komanduar me njësi gjatë luftërave në Kroaci. Personi i lartpërmendur është i akuzuar edhe nga Tribunali i Hagës për krime lufte.
Më 15.01.2002. me rregullore të organizimit të brendshëm këto njësi, tash nuk janë nën komandën e sigurimit shtetëror, por udhëhiqen dhe komandohen nga ministria e punëve të brendshme në Serbi.
Për përdorimin e kësaj njësive urdhër mund të japë vetëm ministri i punëve të brendshme në bashkëpunim me kryeministrin.
Ekstremistët, radikalët serbë, të mbështetur nga socialisti Ivica Daqiq, e sidomos të mbështetur dhe përkrahur nga Kisha Ortodokse serbe, me në krye kryepeshkopin Artemije, në shek. XXI, gjegjësisht në pranverën e hershme të 2007, edhe njëherë ringjallin ‘hordet serbe’, por tash të ashtuquajtura ‘Hordët e Car Llazarit’. Këto njësi tash me emërim të ri, kurse gjatë luftës si njësi për operacione speciale, me të cilat drejtpërdrejt ka komanduar kreu politik serb, janë të njohura për masakrat siç janë:

1 Masakra e Reçakut;
2 Masakra e Korenicës;
3 Masakra e Mehjes;
4 Masakra e Krushës;
5 Masakra e Izbicës;
6 Masakra e Pollatës;
7 Masakra e familjes Berisha në Therandë, dhe shumë e shumë të tjera të kryera në territorin e Kosovës.

Me përfundimin e luftës në Kosovë, këtyre njësive duhet shtuar edhe formimin e xhandarmërisë serbe. Të gjitha këto njësi të përmendura më sipër, tash janë shumë aktive në vijën kufitare Kosovë - Serbi, ende të pazyrtarizuar.

MST: Cilat fshatra shqiptare janë në fokus të ‘hordeve serbe’?

Aktiviteti dhe veprimi i tyre gjatë vijës kufitare ka për qëllim frikësimin e popullatës, e sidomos rinisë shkollore fillore dhe të mesme që rezulton me dëbimin e tyre prej trojeve të veta. Vlen të përmenden fshatrat kufitare siç janë:

7 Tërnoci i Vogël;
8 Breznica e Poshtme;
9 Breznica e Epërme;
10 Karaçeva;
11 Krenidelli;
12 Sedlari;
13 Desivojca;
14 Tërstena.

Komanda e këtyre njësive në kufi me Kosovën në fshatrat e lartpërmendura Shën Ilia dhe fshati Qarr. Vendvëzhgimi i ushtrisë serbe është në territorin e fshatit Karaçevë – Mahalla Fere.
Duhet të shikohen malet e Muçibabës në kufi me Preshevën, e mos të flasim për veriun e Mitrovicës.

MST: Bashkëngjitja e njësive diversante dhe kundërdiversante

Këtyre njësive u bashkëngjiten edhe njësitë diversante dhe kundërdiversante, të cilat operojnë nën komandën e armatës serbe.
Për këto njësi gjatë ditëve në vijim do t’ju informojmë më hollësisht.
Njësitë e lartpërmendura (të Car Llazarit) mbështetjen kryesore e kanë në fshatrat e banuara me popullatë serbe në Kosovë, siç janë:
15 Suvidol;
16 Starogradsko;
17 Lapljeselo;
18 Gracanica;
19 Gorazdevc;
20 Shtërpce;
21 Shillovë (Në krye me kolonelin Xhakliq);
Për veriun e Mitrovicës dihet tashmë botërisht.

Mst: Udhëheqja dhe komandimi

Në Kosovë me këto njësi kanë udhëhequr dhe komanduar:
22 Radislav Staleviq;
23 Srgjan Peroviq;
24 Milojeviq Stanko;
25 Jovica Milaçiq;
26 Kosta Preleviq;
27 Dragan Petroviq;
28 Gjorgje Preleviq.

Këto njësi (të Car Llazarit) janë të etura për gjak, hakmarrje, plaçkitje, dhunime, masakrime dhe luftë fetare, siç tregon edhe rasti i Novi Pazarit, kinse Serbia po e lufton Al-Kaidën, në brendi të shtetit serb.
Me rastin e Novi Pazarit “Serbia demokratike” e dëshmon edhe njëherë ringjalljen e ‘hordeve serbe’.
Ajo në emër të etnitetit serb në Kosovë, para botës tregohet se i mbron edhe etnitetet tjera joserbe në Kosovë, kurse etnitetin mysliman brenda në Serbi e lufton.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)

Legjenda e Mujit dhe Halilit