Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/11/16

Pak histori për AAAS

 Të ndëruar lexues dhe dashamirë të fjalës së shkruar publike, 

Besojë që  jeni të njoftuar  nga mediet e shkruara si  dhe ato elektronike që Akademia e Shkencave dhe e Arteve Shqiptaro – Amerikane , është e themeluar në Nju Jork më datën 28 nëntor të vitit 1995 .

Akademia është një institucioni i lartë i Shkencës dhe i Artit shqiptaro-amerikan i themeluar në bazë të Ligjëve Amerikane të Shkencës dhe Artit i cili ushtron  veprimtarinë e vet në Amerikë, Evropë, Australi etj.,  në fushën e shkencës dhe të artit, duke  përfshirë në gjirin e vet  kultivimin, nxitjen dhe zhvillimin e mendimit shkencor si dhe në zhvillimin  të krijimeve  artistike në botë.

Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në Nju Jork ,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup  është psikologu i njohur   Akademik Prof.Dr.Skendër Rexhep Kodra , me prejardhje nga Kosova (Istogu) i emigruar në Shtete e Bshkuara të Amerikës para disa decenieve.


Akademia përbëhet nga nga organet kryesore nga Kuvendi gjegjsisht nga  Kryesia (Bordi),Senati dhe Kryetari.

Organi më i lartë në AAAS është Kuvendi i Akademisë i cili ngërthenë në gjirin e vet të gjithë anëtarët e akademisë...

Prezentues i Akademisë është Kryetari i Akademisë, Akademik Profesor Dr.Skender Kodra ,Ph.D . 

Akademia ka anëtarë të rregullt të shkencës dhe artit , anëtarë nderi , anëtarë të jashtëm në tërë rruzullin tokësor.


Akademikët d.m.th shkencëtarët që bartin titullin Akademik Prof.Dr.Ph.D janë anëtarë të përjetëshëm.

Në kuadër të Akademisë ka pothuaja nga të gjitha trevat shqiptare si dhe diaspora.

Ka edhe nga  komunitetet tjera të huaja që veprojnë dhe jetojnë bë botë. 

Anëtarët e akademisë punimet e tyre shkencore i kanë botuar në në revistës e tyre “Dituria”.

Një numër i madh i akademikëve kanë botuar libra në shumë fusha shkencore (mjekësi, gjuhësi, teknologji, jurispondencë, letërsi, ekonomi, bisnes) etj.

"Senatoret e dijes " pra akademikët e Akademijsë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro - Amerikane, kanë organizuar Kongrese, Konferenca, Seminare etj. 

Fjala vjen ata kanë organizuar simpoziumin shkencor me me rastin e 600 vjetorit të lindjes se Gjergj-Kastriot Skenderbeut, si dhe  ngritje e statujes së Skenderbeut ne qytetin  e Nju Jorkut, si dhe pagezimi i nje rruge - sheshi me emrin e heroit tonë kombetar Gjergj-Kastriot Skenderbeu .

Poashtu akademikët tanë me dinjitetin festuan  100 vjetorin e Pavarësisë së shtetit shqiptar si dhe bënë organizimin e Konferencën Shkencore në Nju Jork me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut,si dhe 575 vjetorin e kthimit të tij në Krujë.

Me  13 janar të vitit 2018, në Bronx të Nju Jorkut u  organizua    Konferenca Shkencore kushtuar Skendërbeut. – Skenderbeut .

Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro –Amerikane, dega në Prishtinë gjatë vitit 2019 ( 24 shtator 2019 dhe 14 tetor 2019) përuroi në Prishtinë dy libra, me autorë nga Kosova.

Pra, u botuan dhe u përuan  dy libra në Prishtinë  : "Tokë e mbjellë në varre"(Krimet Serbe në Kosovë 1998-1999) i studiuesit Akademik Prof. Dibran Fylli si dhe libri publicistiko-shkencor ”Përmbledhje shkrimesh” të studiuesit Akademik Mr.sci. Jahja Lluka.

Botimi i parë “Enciklopedisë” për akademikët e Akademisë  që pritët të botohët në mars të vitit 2020  besojë që sadopak do të plotësojë një zbraztësirë që u hetua vite me radhë në zhvillimin e shkencës, kulturës dhe letërsisë shqiptare, më qe një doracak të tillë biografik e bibliografik më parë deri me tash nuk kishte ekzistuar.

Me kalimin e kohës, sidomos pas ndërrimeve të mëdha që ndodhën kudo në botë, Evropë, edhe në Ballkan, përkatësisht në vendet ku jetojnë, krijojnë dhe veprojnë shqiptarët, zhvillimi i shkencës, letërsisë, artit etj., mori hov si kurrë më parë.

Viti 1995 shënonte vitin e parë të themelimit të Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane në New York, ndërsa viti 2001 shënonte pesë shekuj të letërsisë së shkruar shqiptare.

Më këtë rast, i shtyrë nga data madhore 28 nëntor 1995 e fillimit të një shkence bashkëkohore si dhe të një letërsie artistike në njërënanë, si dhe përpilimit biografik dhe bibliografik të “Enciklopedisë” së ASHASHA, me siguri do e përcjellin disa dobësi të natyrës objektive( shkencëtaret,shkrimtarët që jetuan dhe jetonin në trojet etnike shqiptare dhe në migrim ende nuk ishin zbuluar sa duhet) në anën tjetër, iu përkushtova hulumtimit, përpunimit, dhe korrigjimit të biografive, për t’u dhënë lexuesve në duar versionin e parë” Enciklopedinë biografike dhe bibliografike të akademikëve në ASHASHA- AAAS”.


Detyrë e botimit të këtij libri për Akademiket në ASHASHA, është dhe mbetet mundësisht regjistrimi i të gjithë shkencëtarëve shqiptarë dhe të tjerë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, Luginën e Preshevës, Çamëri dhe Diasporë, duke u ndalur vetëm në të dhënat konkrete mbi jetën dhe veprimtarinë shkencore dhe letrare të akademikëve në ASHASHA-AAAS, në mënyrë që të mundësohet lexuesve, e në radhë të parë nxënësve, studentëve, mësuesve, arsimtarëve dhe profesorëve të letërsisë, arteve dhe shkencëtarëve për t’u njohur me krijuesit shkencor, letrar shqiptarë , etj. përkatësisht me veprat e tyre shkencore dhe letrare.

I vetëdijshëm për rëndësinë e këtij doracaku informative, për numrin bukur të madh të autorëve që dhanë kontribut të pashembullt në ngritjen e kështjellës së diturisë në mjekësi,ekonomi, jurispondencë kombëtare dhe ndërkombëtare, në letërsi etj.,jemi ndalur tek disa studiues të ASHASHA-AAAS, që mendojë, janë të domosdoshme të thuhen me rastin e botimit të këtij libri.



Shkencëtarët, shkrimtarët shqiptarë,për shkaqe të njohura u detyruan të shpërngulën në Evropë, Amerikë, Australi etj., qoftë nga regjimi komunist në Shqipëri , qoftë edhe nga represaliet sllavo-komuniste në Jugosllavi si dhe në kohën e egër të sundimit të Sllobodan Millosheviqit në Serbo-Sllavi..

Veprat e shkencëtarëve dhe shkrimtarëve shqiptar të ASHASHA- AAAS-it, të shumtën e rasteve u botuan jashtë atdheut, nëpër gazeta dhe revista, kudo në shtetet e Evropës, Amerikës, Azisë, Afrikës e deri në Australinë e largët. Shumica dërmuese e tyre u botuan nëpër të përkohshme, e shumë pak si libra me vete.

Gjithë këto të dhëna flasin për një popull të pafat gjatë historisë tonë të bujshme. Varfëria dhe mjerimi i përcillte shkencëtaret dhe shkrimtarët shqiptarë në vende të ndryshme të botës. Si do që të jetë, ato rreze drite që lëshuan veprat e tyre, edhe pse autorët nuk arritën t’i ngrohin as t’i ndriçojnë, ato kurrë.

Drita e tyre gjithnjë e më shumë, me kalimin e kohës, pas vitit 1995, u bë edhe më e forte, edhe me ndriçuese duke i botuar studimet e tyre në revistën shkencore të ASHASHA-AAAS-it “Dituria”.

Gjykuar sipas burimeve të kohës (arkivit të akademisë së ASHASHA-AAAS-it në New York) gjetën vend të gjithë akademikët ( aq sa mundëm ti sigurojmë biografitë dhe bibliografitë e tyre), të cilët në një mënyrë ose tjetër, lanë gjurmë në shkencë, letërsi dhe art deri në ditët e sotme, edhe nëse gjatë jetës së tyre nuk arritën t’i botojnë studimet apo krijimet e tyre shkencore, letrare, artistike në libra të veçantë.

Pas vitit 1995,përkatësisht shkencëtarët dhe letrarët bashkëkohorë shqiptarë, pa dallim ku u shkrua dhe u botua, në këtë “Enciklopedi”… do të zë vend të merituar duke përfshirë këtu gjithë ata akademikë që botuan ndonjë vepër shkencore apo letrare, pa hyrë në vlerat e tyre shkencore, letrare e artistike.

Kur është fjala për shkencëtarët dhe shkrimtarët që veprat e tyre i shkruan dhe i botuan në gjuhë të huaja(në vendet ku jetuan dhe jetojnë), jemi përpjekur që titujt t’i shënojmë në origjinal dhe të përkthyer.

Ndërsa shkencëtarë dhe shkrimtarë tanë,edhe pse jetuan dhe krijuan në rrethana të caktuara, ata identitetin e tyre kombëtar e dëshmuan me veprat e tyre, me përmbajtjet e veprave, me personazhet, me ambientin, e madje edhe me deklaratat e tyre së janë shqiptarë.

Gjatë shkrimit të këtij doracaku për 5 vjet pandërprerë më kanë përcjellë edhe probleme të ndryshme në grumbullimin dhe sistemimin e të dhënave.


Mirëpo falë konsultimit të një literature të gjerë, kam arritur që pak a shumë, në mënyrë informative t’i njoftojë lexuesit shqiptar edhe më gjerë, me një numër të madh krijuesish shkencorë ( mbi 100 shkencëtarë të AAAS-it ) që shkruan dhe botuan librat e tyre , përkatësisht që lanë gjurmë gjatë shekullit XX dhe XXI, qoftë jashtë truallit amë, qoftë edhe në token e të parëve, ku edhe zë fill krijimtaria shkencore, letrare e artistike e shqiptarëve.

Shpresojë që botimi i këtij doracaku informative do t’i gjejë lexuesit e vet, përkatësisht do t’u dali në ndihmë në radhë të parë lexuesve, nxënëseve e studentëve, mësuesve e arsimtarëve, për t´i njohur më mire dhe më për së afërmi gjithë ata që shkruan dhe botuan, së paku një libër shkencor, libër me vjersha apo tregime, dramë apo roman, kritikë apo studim letrar.

Në fund, me rastin e këtij botimi të këtij libri, u bëj apel gjithë shkencëtarëve, krijuesve të AAAS-it që e gjejnë emrin e tyre në këtë doracak si dhe atyre që për shkaqe objektive nuk kanë hyrë në libër, e që kanë botuar ndonjë vepër shkencore apo letrare deri më 31 dhjetor 2019, që të m’i dërgojnë të dhënat biografike dhe bibliografike, sipas kritereve shkencorë dhe letrarë, në mënyrë që kur ky libër të botohet dhe do të dal në shitje (24.03.2020) t’i bëjmë korrigjimet, plotësimet me fakte të reja, sidomos me ato që mungojnë, në mënyrë që libri t’u shërbejë dashamirëve të shkencës dhe letërsisë si nevojë e domosdoshme në shkollim të ultë apo të mesëm, universitar apo pasuniversitar përkatësisht në jetën e përditshme,për të fituar një pasqyrë reale për gjithë atë që u krijua në literature shqiptare në AAAS.

Ky apel vlen për të gjithë krijuesit shqiptar (të AAAS-it) kudo qofshin, e sidomos për ata që krijojnë jashtë trojeve etnike shqiptare, të cilët në këtë njëzetvjeteshin e fundit janë të shumtë.

Pikërisht shënimet për këta krijues(shkencëtarë, letrarë etj) do ta plotësonin këtë doracak, i cili do t’u shërbente mu këtyre krijuesve për t’u rrëfyer njerëzve ku jetojnë për të arritur në fushën e shkencës,letërsisë dhe artit shqiptar kudo që ndodhën shqiptarët.

Prishtinë, 16 nëntor 2019.                       Flori Bruqi



Ilir Shaqiri( 1960-)

_L3A7341 copy.jpg

Ilir SHAQIRI u lind më 06. 12.1960 në Burojë të Drenicës.
Shkollën fillore e kreu në Turiqec, atë të mesme në Prizren.
Studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prizren dhe Prishtinë.
Është magjistruar në degën e Letërsisë me temën “Estetika dhe semiotika”.

Arritjet profesionale:
Profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe
Magjistër i Letërsisë Shqipe

Arritjet artistike:
Artist i Merituar
Nderi i Republikës së Kosovës

Krijimtaria muzikore:
Ka krijuar mbi 600 këngë në muzikën tonë të lehtë, popullore dhe për fëmijë.
Krijues i muzikës në 17 filma dokumentarë.
Krijues i muzikës për shfaqjet “Zeka i Zi” dhe “Fizikanët”, në Teatrin Kombëtar.
Autor i muzikës në filmin e gjatë artistik “Mala”, 2019.
Ka botuar 34 albume muzikore dhe 4 video-albume me këngë.
Në vitin 2012, në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë boton albumin muzikor me 100 këngë të përzgjedhura.

Krijimtaria letrare:
Ka botuar studimin “Estetika dhe semiotika në krijimtarinë artistike të nënës”, Prishtinë 2014.
Ka botuar romanin “Tan Temali”, Shtëpia botuese Toena, Tiranë 2014.
Ka botuar romanin “Lemza e dheut”, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, Prishtinë 2016.
Autor i skenarit për film të gjatë artistik “Kangjelet”, Kinematografia e Kosovës 2016 -2017.

Ka botuar poemën “Adem Jashari”, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, Prishtinë 2018.
Autor i libretit për kantatën“I miri i motrës”, kompozuar nga dr. Korab Shaqiri, 2018.
Ka botuar librin me poezi e prozë “ITH”, Shtëpia botuese Toena, Tiranë 2019.

Krijimtaria dokumentare:
Është autor i filmit dokumentar “Hapi i çeliktë”, RTK 2014.
Autor i filmit dokumentar “Zëri i këngëve lapidare”, RTK 2017.

Interpretimet artistike:
Ka interpretuar (aktruar) në filmin artistik A.D “Vite të rëndësishme”, regjisor Isa Qosja, 1997.
Ka interpretuar mijëra këngë shqipe, nëpër mijëra koncerte (shumica prej tyre humanitare), nëpër shumë vende të botës ku jetojnë shqiptarët: në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mali i zi, Greqi, Turqi, Bosnje, Kroaci, Slloveni, Itali, Austri, Zvicër, Gjermani, Çekosllovaki, Belgjikë, Luksemburg, Francë, Holandë, Danimarkë, Angli, Suedi, Norvegji, Finlandë, SHBA, Kanada dhe Australi.
Në vitin 1998, ka mbajtur 109 koncerte nëpër Evropë, në përkrahje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në vitin 1999, gjatë luftës çlirimtare është anëtar i Trupës Ushtarake - Artistike, themeluar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

Vlerësimet:
Është vlerësuar brenda dhe jashtë vendit me çmimet e jurisë dhe publikut si:
“Fest-Arb”, “Çmimi i publikut”, Shkup 1992.
“Kënga Shqiptare”, “Çmimi i parë” i jurisë dhe publikut, Prishtinë1995.
“Special avard folkmoot USA”, Festivali ndërkombëtar, Karolina e Veriut – SHBA,1994.
“Këngëtari emblamatik i Ballkanit”, Bruksel 2000.

Mirënjohjet – Dekoratat:
“Mirënjohje” nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës 1999.
“Mirënjohje” nga Shoqatat e dala nga lufta e Kosovës 2000.
“Nderi i Odës Dibrane” Peshkopi 2004.
“Naim Frashëri i Artë” nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë 2011.
“Mirënjohje” nga Batalioni i Forcave Speciale të Shqipërisë 2014.
“Medalje” nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë 2014.
“Mirënjohje” nga Kryepeshkopi kontinental i arbëreshëve 2017.
“Kalorësi i Skënderbeut” nga arbëreshët në Kalabri 2017.
“Qytetar nderi i Matit” nga Bashkia e Burrelit, 2018.
“Certifikatë Mirënjohje” nga “The Albanien American Academy of Sciences” 2019.
“Mirënjohje e thellë” nga ASSOALBANIA Asti - Itali 2019.
“Princi i Këngëve Shqiptare” nga Qendra e Artit dhe Kulturës, Tiranë 2019.
“Ambassador for Peace” nga Universal Peace Federation, 2019.
“Nderi i Republikës së Kosovës” nga Presidenca e Republikës së Kosovës, 2019.

Veprimtaria e tij kreative është përmbledhur në monografinë “Heroizëm dhe Dashuri”, me autor prof. dr. Kudusi Lama, botuar nga LSHK, 2012.

Është anëtar i shoqatës “Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës”.

Vokacioni i tij është muzika, proza dhe poezia moderne.

Aktualisht është “Mbikëqyrës artistik për programe të veçanta” në Radiotelevizionin e Kosovës.



Flori Bruqi

Shefkije Islamaj(1953-)


Rezultati i imazhit për shefkije islamaj"

Shefkije Islamaj lindi më 25.10.1953 në fshatin Likovc të Skënderajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje më 1968, ndërsa shkollën Normale në Mitrovicë më 1972. 

Më 1977 mbaroi Fakultetin Filozofik - Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prishtinë, ndërsa në vitin vijues 1978 u regjistrua në studimet pasuniversitare të këtij fakulteti.

 Magjistroi me temën “Sinonimet në gjuhën shqipe” më 1982. 

Në vitin 1999 mbrojti me sukses edhe tezën e disertacionit “Veçoritë leksiko-semantike dhe stilistike të gjuhës së veprës letrare të Jakov Xoxës” me të cilën mori gradën "Doktor i shkencave filologjike"

 Prof.Dr. Shefkije Islamaj gjatë studimeve ka punuar në arsim, një kohë në shkollën fillore “Liria” në Isniq, pak kohë në Qendrën e Shkollimit të Mesëm “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. 

Ka punuar si ligjëruese e lëndës Kulturë gjuhe në Fakultetin e Arteve Dramatike gjatë viteve 2001-2004. 

Fill pas përfundimit të studimeve, në vitin 1977 filloi punën në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në Degën e Gjuhës, në Sektorin e Leksikografisë, në fillim si asistente, më vonë si hulumtuese e pavarur, bashkëpunëtore shkencore, bashkëpunëtore e lartë shkencore, ndërsa në vitin 2002 është zgjedhur këshilltare shkencore.

Ajo deri në pensionim  punojë  në Institutin Albanologjik dhe kishte titullin këshilltare shkencore.

Më 3 mars 2014 u zgjodh anëtare e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës të cilin e kryesoi deri më 21 tetor 2015 kur u shkarkua nga detyra për shkak se kishte votuar për shkarkimin e rektorit të UP Ramadan Zejnullahu.


Veprimtaria shkencore e profesionale

-Prof.Dr.Shefkije Islami 200 studime, artikuj, trajtesa e kritika për çështje të ndryshme të leksikologjisë, të leksikografisë, të stilistikës gjuhësore e të kulturës së gjuhës, të botuara në organet shkencore e profesionale në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.

-Pjesëmarrëse në shumë se 40 sesionet, simpoziumet e konferenca shkencore të organizuara nga akademitë, institutet shkencore, universitetet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e në Mal të Zi –rubrika në përpunim e sipër

-Redaktore e recensuese e shumë botimeve shkencore të Institutit e jashtë tij. rubrika në përpunim e sipër

- Redaktore e fjalorëve:

-Fjalori suedisht-shqip - (S.Zendeli.) 2004, Stokholm, edhe në formë elektronike, botim i Entit për Zhvillimin e Arsimit të Suedisë;
Fjalori kroatisht-shqip (M. Ndreca) 2010, botim i Sht.b. “Školska knjiga” Zagreb,

Fjalori shqip-serbokroatisht i (M.Ndreca) 1988 EBT, Prishtinë
Glosar (Fjalorth i detarisë i së folmes së Ulqinit, (H.Ulqinaku) 2003, IA, Prishtinë

-Kryeredaktore e revistës shkencore të Institutit Albanologjik "Gjurmime Albanologjike", Seria filologji 2005 -
-anëtare e redaksisë së revistës “Gjuha shqipe”, botim i Institutit Albanologjik 1982-

-Anëtare e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën dhe kryetare e Grupit për Çështje të Leksikut (për Kosovë) në kuadër të këtij këshilli.

-Shefe e Degës së Gjuhës në Institutin Albanologjik 1982-92
-Nënkryetare e Shoqatës së Gjuhës Shqipe 2002-
- Pjesëmarrëse në një numër ekspeditash gjuhësore e shkencore, organizuar nga IA (Prishtinë) dhe IGjL (Tiranë).

Projektet

-Fjala dhe fjalori – projekt i Institutit Albanologjik 2007-2010
-Tekstet e diasporës – Teksti i gjuhës dhe Teksti i letërsisë, për tri cikle, projekt zviceran dhe i MASHT-it

-Fjalor serbisht shqip (bashkautore), projekt i Institutit Albanologjik, 2010-2012

Botimet - Veprat

1. Çështje të sinonimeve në gjuhën shqipe. Monografi. Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1985;

2. Fjalor i fjalëve të huaja (bashkautore). Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1987;

3. Gjuha e Jakov Xoxës; Monografi. Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2000;

4. Kultura gjuhësore dhe përdorimi estetik i gjuhës, Përmbledhje studimesh e trajtesash, Toena, Tiranë, 2002;

5. Gjuha, ligjërimi dhe fjala, Përmbledhje studimesh e trajtesash, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2004;

6. Mos më thuaj se më ke parë ëndërr. Roman, Toena, Tiranë, 2004 (disa fragmente janë përkthyer në gjuhën bullgare dhe janë botuara në revistën “Ballkani” Sofje, nr. 4, dhjetor 2005).

7. Gjuha dhe identiteti. Përmbledhje studimesh e trajtesash, Toena, Tiranë, 2008.

8. Gjuha e Gjergj Fishtës. Monografi. Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2009 (në procedurë botimi).

Studime, artikuj vështrime dhe recensione *

1. Sinonimia - gurrë e pashtershme për pasurimin e gjuhës, Fjala, 15.3.1979, Prishtinë.

2. Roli i sinonimeve në pasurimin e gjuhës, Gjurmime albanologjike, SSHF, XI, 1981, f.117.

3.Çështje të sinonimisë shqipe, në Fjala, gusht, 1986, Prishtinë.

4.Pasqyrimi i sinonimeve në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe, në vëll. “Çështje të studimeve albanologjike I, Prishtinë, 1987.

5.Çështje të sinonimisë stilistike në gjuhën shqipe, Gjurmime albanologjike, SSHF. XIII,1983, f.13.

6.Sinonimia frazeologjike në gjuhën shqipe, Studime filologjike, 4/1986, Tiranë.

7.Roli i sinonimisë në pasurimin e gjuhës, në vëll. Studimi mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhë shqipe, III, Tiranë, 1989, f.359.

8.Sinonimia në “Valët e detit” të Spiro Dinos, në ciklin “Këngë dashurie”, Gjurmime albanologjike,SSHF, 18/1988, f.119.

9.Çifti sinonimik në veprën e Pjetër Budit (bashkautore), Gjurmime albanologjike, SSHF,XVIII,1988,f.119.

10.Roli i shkrimtarit në pasurimin e terminologjisë shqipe, në vëll. "Gjendja e terminologjisë shqipe në Jugosllavi", Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë,1988,f.97.

11.Aspekte të stilit të Xoxës, Rilindja, 4.08.1979.

12.Aspekte të stilit dhe të gjuhës së Mjedjes, Bota e re, 25.V.1983,f.26.

13.Ngjyrimi emocional i përmbajtjeve leksikore, Rilindja, Prishtinë, 30.06.1979.

14.Edhe diçka rreth gjuhës së Buzukut, në përmbledhjen “Meshari” i Gjon Buzukut - monument i kulturës shqiptare”, Ulqin, 1995, f.220.

15.Çështje gjuhësore e stilistike në “Mrizin e Zanave” të Gjergj Fishtës, në Gjurmime albanologjike, SSHF,XXVI., dhe në Seminarin për gjuhën, letërsinë e kulturë shqiptare, Tiranë, 1996.

16.Norma, pleonazmi dhe shkurtia gjuhësore, në vëll. Letërsia shqipe dhe gjuha letrare, ASHAK, Prishtinë, 1998, f.245.

17.Kultura e shkrimit sot e nesër, në “Gjuha shqipe”, 2/1998.

18.Mjetët shprehëse dhe norma letrare, në “Gjuha shqipe”, 1/1982, f.18.

19.Ndikimi i mjeteve shprehëse të gjuhës në ngulitjen e normës letrare, në “Zëri i rinisë”, nr.9,28.IX.1981.

20.Malli- fjalë çelës në poezinë e Lasgush Poradecit, në Gjuha shqipe nr.2, 1999.

21.Çështje të normës stilistike, në Gjurmime albanologjike, SSHF, 23., Prishtinë, 1993, f.163.

22.Kongresi i Manastirit, moment i rëndësishëm i kultrurës dhe i historisë shqiptare, Fjala,11,1978.

23.Mërgimi në jetë dhe në letërsi, në vëll. “Letërsia dhe mërgimi”, bot. i Institutit Albanologjik, 1997, Prishtinë.

24.Gjendje shqetësuese në hapësirën tonë kulturore, në “Alternativa”, nr.7,8,Lubjanë, 1990, f.113.

25.Poezia “Qielli- një model i gjuhës poetike, në rev.“Stil”, SHSHM,Shkup, 1998.

26.Vepër me interes për gjuhësinë shqiptare (R.Ushaku, Kërkime filologjike), në “Fjala”, dhjetor, 1985.

27.U ribotua “Fjalori Bashkimit”, Gjurmime Albanologjike, SSHF, XI. 1979.

28. Botim me vlerë shkencore e praktike (Xh. Lloshi, Stilistika dhe pragmatika, në Universi i librit shqiptar, 2,Tiranë,2000.

29. Studim me interes shkencor (Z. Gjocaj, Struktura leksiko- semantike dhe stilistike e frazeologjizmave të shqipes, Gj. shqipe, 1,2000.

30. Gjuha shqipe - çështje e rendit kombëtar, në Rilindja, korrik, 2000, Prishtinë.

31. Ndihmesë dhe përkrahje për gjuhën letrare shqipe, Xh. Lloshi, Mbështetje për gjuhën letrare, Toena I, 1997, Gjuhën shqipe, 2, 1998.

32.Botim me vlerë të çmueshme - Njohuri për stilistikën e gjuhës shqipe (Xhevat Lloshi), Gjurmime albanologjike, SSHF, XVIII, Prishtinë, 1988, f.267.

33. Botim monografik me interes (Meshari i Gjon Buzukut- monument i kulturës shqiptare), Gjurm. alb., SSHF, XXV, f.171.

34. Sukses i madh në leksikografinë tonë, (Fjalori shqip-serbokroatisht) Rilindja,1982, 1,2 janar.

35. Një kontribut për leksikografinë tonë, Gjuha shqipe, 1/1982,f.35.

36. Një vepër me interes të veçantë e leksikografisë shqiptare, Gjuha shqipe, 1/1982, f.37.
37. Tekst me interes për shkencat e ligjërimit, (Osvald Dykro - Cvetan Todorov, Fjalor enciklopedik për shkencat e ligjërimit), Gjuha shqipe 1/1986, f.67.
38. Fjalor enciklopedik me interes shkencor, Fjala, 15.12.1985.
39. Studime me rëndësi shkencore, (Gjurm.alb.SSHF, XIV,1984) ,Gjuha shqipe 3/1985,f.53.
40.Rezultate dhe detyra të reja në fushën e terminologjisë, Gjuha shqipe 1/1988,f.63.
41. Strukturalizmi ndër ne, Zëri i rinisë, 28.06.1984.
42.Sesioni shkencor “Letërsia shqipe dhe poetika strukturale” (vështrim), Gjurmime albanologjike, SSHF, XIV,1984.
43. U mbajt Konferenca shkencore për 100 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, Gjurm.alb. SSHF.VIII, 1978,f.261.
44. Frazeologjia gjuhësore e Xoxës, rev.Glosa FF i UT, 1/1999, f.62.
45. Shprehësia lekiskore në veprën letrare te Jakov Xoxës, në rev.Glosa FF i UT nr 2/1999, f.64.
46. Çështje të frazeologjizmave letrarë në romanet e Jakov Xoxës, Filologji, UP. 1999, Prishtinë.
47. Botim me interes shkencor (Fan S.Noli-monografi), Gjuha shqipe, 1/1985, f.42.
48. Një tekst me vlerë praktike (Shenjat e pikësimit, Rilindja ,21.3.1981.
49. Edhe një sukses i leksikografisë tonë (Fjalori i fjalëve dhe i shprehjeve popullore), Rilindja, 17,07.1982, f,14.
50. Një ribotim i rëndësishëm (Fjalor serbokroatisht-shqip), Fjala, 15.11.1986, f.12; Gjurm.alb. SSHF.XVI,1986,f.285.
51. Leksiku dialektor dhe sinonimet dialektore në tregimin tonë të sotëm, Fjala 1-15 nëntor, Prishtinë, f.4.
52. Faik Konica dhe gjuha shqipe (në monografinë “Faik Konica, jeta dhe vepra), Prishtinë, 1996.
53. Kontribut i çmueshëm në fushën e onomastikës (Gjuha shqipe 1/1987), Fjala,1 gusht.1987.
54. Sinonimet në veprën e Pjetër Bogdanit, Seminari për, Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Sjhqiptare, 1989, Prishtinë.
55. Tribuna me interes shkencor, Gjurm.alb. SSHF, XIV,1989.
56. Strukturalizmi ndër ne, në Zëri i rinisë, 28.06.1984.
57. U mbajtën tribunat e para shkencore në organizim të Institutit Albanologjik, Gj, albanologjike, nr.1 6, 1984; Gj. shqipe, 2, 1984.
58. Sesion shkencor, i mbajtur me temën "Letërsia shqipe dhe poetika strukturale", në Gj. alb. nr.14, 1984.
59. Shqipja përballë anglishtes (Ilir Hoti – Fjalor enciklopedik anglisht-italisht-shqip për bankën, bisnesin, bursën ekonominë, bot. ”Star”, Durrës, 2001), Koha ditore,1.6.2002.
60. Kultura gjuhësore dhe proza jonë e sotme, Seminari i 20 për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare, Prishtinë, 2002.
61. Pamja jonë gjuhësore në mjetet e informimit, Gjuha shqipe, 1-2001, IA, Prishtinë.
62. Gjuha letrare – shprehje e qytetërimit, Rilindja, 30.7.2001
63. Gjuha letrare – faktor bashkues në shkallë kombëtare, Gjuha jonë, 3-4, 2000, Tiranë.
64. Çështjet e gjuhës –çështje të rendit kombëtar, Zëri, 13 korrik, 2000.
65. Rezultat i lakmuar në frazeografinë shqipe (J.Thomai- Fjalor i frazeologjik i gjuhës shqipe, Tiranë, 1999), Rilindja, korrik 2000.
66. Gjuha në mjetet e informimit, Gjuha shqipe, 2 – 2001, IA, Prishtinë.
67. Funksioni stilistik i foljes në Lahutën e Malcis të Gjergj Fishtës, Seminari XXI - Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 20002, Gjurm. Alb.,SF, 2002.
68. Letërsia dhe shkolla, Shkëndija, tetor 2002.
69. Përdorimi i shqipes standarde në mjetet e informimit, Konferenca shkencore ”Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare” , Tiranë, 2004.
70. Gjuha letrare–simbol dhe shprehje e qytetërimit,Tribuna me studentë, më 16.12.2002.
71. Etapë e re e përdorimit të shqipes standarde, Koha ditore, 5.8.2003.
72. .Xoxa, ky mjeshtër i madh i gjuhës, Koha ditore, 15.5.2003.
73. Pasuria gjuhësore e Maqedonisë shqiptare, Fakti, 25.9.2003.
74. Fjalëformimi në gjuhësinë shqiptare, Seminari XXII, 2003.
75. Kultura gjuhësore dhe mjetet e informimit, Kulturë gjuhe, 1, 2003.
76. FSHS – pasuri e madhe kombëtare, Gjuha shqipe, 1-2 2002.
77. Letërsia e sotme shqipe – çështje të leximit gjuhësor-stilistik, Gjurmime albanologjike, SF, 2003.
78. Njësimi i alfabetit dhe njësimi i gjuhës, Zëri ditor, 22. 11.2003.
79.Ndërtimi i standardeve në dy rrafshe të rëndësisë kombëtare, Zëri ditor 20.11.2003.
80 .Një raport real ndaj njëmendësisë sonë gjuhësore, Zëri ditor, 21.11.2003.
81.50 vjet studime albanologjike, Epoka jonë, 17-18.12.2003.
82.Leksikografia shqiptare në rrethanat e reja, Zëri ditor, në shtatë vazhdime, 25 shkurt deri 2 mars 2004.
83.Fjalor që plotëson zbrazëti të ndjeshme, Koha ditore, prill, 2004.
84. Trajtimi i fjalëformimit në gjuhësinë shqiptare, Gjuha shqipe, 2, 2004.
85.Kujtime historike, politike dhe autobiografike, Koha ditore, 10.7.2004.
86.Gjuha shqipe, kompjuteri dhe interneti, Koha ditore, 31.7.2004.
87.Një fjalor i madh i fjalëve të huaja – kërkesë e ngutshme, Koha ditore, 21.8.2004.
88.Intelektuali në një kohë tipike komuniste, Shekulli, 22.5.2004.
89.Roman i veçantë me gjuhë të veçantë, Koha ditore, 29.5.2004.
90.Gjuha standarde, zgjidhje e vetme për shqiptarët, Shekulli, 24.8.2004.
91.Për një qëndrim të drejtë ndaj prurjeve të reja në gjuhë, Zëri, shtator, 2004.
92.Sqarim i problemeve kryesore teorike e praktike që lidhen me sinoniminë leksikore shqipe, Zëri, 12.3.2005.
93. Një fjalor i pasur dialektor (P.H.,S.A. Fjalor i shqipes së Plavës dhe Gucisë, T. 2004), Koha ditore, 25.6.2005.
94.Një vepër e madhe leksikografike (Fjalori sinonimik i gjuhës shqipe), Shekulli 4.3.2005.
95.Për një leksikografi bashhkëkohore, përmb. Leksikografia shqipe, Tiranë, 2005.
96. FGJSSH- bazë e mirë për një fjalor të derivacionit semantik, Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 2005.
97. Drejtshkrim kompjuterik, megjithatë një arritje e madhe, Koha ditore, 16.4.2005.
98.Si paraqitet kultura shqiptare në internet, Koha ditore, 9.10.2004.
99. Vepra e Fishtës nër shembujt e paktë të modelimit artistik të historisë sonë, Zëri, 8.10.2005.
100. Pse dhe si ta lexojmë Fishtën sot, Shekulli, 18.10.2005.
101. A i duhet Kosovës një gjuhë e re letrare, Shekulli, 4 12. 200s, Fakti, 30.11.2005, Epoka e re, 30.11.2005.
102.Shqip në Suedi (Fjalori suedisht-shqip), Shekulli, 11.11.2004.
103.Lehtësia e padurueshme e reagimit, Shekulli, 15.12.2005.
104. Shqipja ne kontekstin e ri socio-gjuhësor, Dardania sacra, 2004.
105. Shqipja – gjuhë e vogël apo gjuhë e madhe? Zeri, 26.11.2005.
106. Anglishtja dhe shqipja, zgjerim i mjeteve shprehëse të shqipes, Zëri, 17.12.2005.
107. Shqipja dhe rilatinizimi i shqipes, Gjuha shqipe 1. 2005.
108. Për një korpus letrar dhe për një korpus gjuhësor në interenet, Gjuha shqipe 3, 2005.
109. Kultura gjuhësore dhe terminologjia islame, Tryeza shkencore, ASHAK, 16.11.2005.
110. Kur mendjet e vonuara gjykojnë për gjuhën, Koha jonë, Tiranë. 20.1.2006.
111. Manipulimi me gjuhën, Epoka e re, shkurt 2006.
112. Kultura gjuhësore dhe shkrimet fetare islame, Zëri, 13.5.2006.
113. Lumi i vdekur, monument gjuhësor, Shekulli, Tiranë, 19.3.2006.
114. Fjalori i Benedikt Demës, Zëri, janar, 2006.
115. Era e komjuterizmit në gjuhësi, Shekulli, Tiranë, 1.4.2006.


Flori Bruqi

AKIL KOCI


Rezultati i imazhit për akil koci"


AKIL KOCI – PORTRET I KOMPOZITORIT FAMOZ SHQIPTAR


Akil Koci,ka lindur më 1 shtator 1936 në Prizren, Kompozimet e para i beri rreth viteve 1955 si nxënës i shkollës mesme muzikore në Prizren dhe disa vepra te atehershme jane tashme vepra antologjike si “Vashës” 1956, “Macja e vogël”,1959, “Prizreni i Lulzuem” 1959, “Zambaku i Prizrenit” 1961 dhe shumë këngë të tjera..

Shkolla Normale e Prishtinës ka qene vendi i tij i pare i punes si mesues.Aty ai udhehoqi korrin e shkolles.Artikullin e pare si kritik muzike e ka shkruar qe atehere, botuar ne gazeten javore “Rilindja”.

Studimet e larta i kreu ne Akademinë Muzikore të Sarajevës,ku shquhet edhe per grupimin e studenteve muzikante shqiptare. Me pas punesohet ne Fakultetin e Arteve,Universiteti i Prishtinës.
Më pas, studjon në Shkup, Maqedoni, në klasën e Prof. Dr. Toma Proshev, është perfitues i burses i DAAD në Akademinë e Kölnit,vazhdon në kursin për muzikë elektronike te K. Stockhausen, në Stuttgart,ne klasen e E. Karkoschka, në Nürenberg, te kompozitori Baumgartner, në vitin 1974 më vonë si bursist i Bashkësisë Krahinore të Shkencës së Kosovës. Pranohet edhe në klasën internacionale të kompozimit të kompozitori te profesori M. Kelemen, pranë “Statliche Hochschule für Musik në Stuttgart”, në vitet 1974-76.Shume vepra te tij te atehershme u ekzekutuan në koncerte të shumta kur studjonte- si Stutgart dhe gjetiu dhe ka marre kritika të mira për veprat e ekezekutuara.
Në vitet 1979 - 1981 kryen studimët pasuniversitare dhe fiton shkallën e tretë në muzikologji në Akademinë e Muzikës të Sarajevës te Profesor Dr.Zija Kuçukaliq – ku mer titullin e Magjistrit të Muzikologjisë Mr.Sci. me temën

“Rëndësia dhe trajtimi i folklorit muzikor kosovar në veprat e kompozitorëve jugosllave”.

Pas specializimeve rikthehet në Prishtinë, megjithë ofertën e Profesor Kelemenit për të qëndruar si asistent i tij, dhe rifillon punën si ligjerues i lëndës së “Njohuri e Literaturës Muzikore” në Fakultetin e Arteve në Prishtinë dhe emërohet Docent dhe më vonë edhe Profesor.

Në këtë institucion punon deri në mbylljen e tij nga ana e regjimit diktatorial te Milloshevcit në vitin 1989, kur si shumë pedagogë të tjerë vazhdoi të japë mësim në shtëpinë e tij.
Prof. A. Koci, gjatë periudhës që punoi pranë Fakultetit të Muzikës, ka qënë dy herë Prodekan dhe ka udhëhequr shumë diploma të studentëve.



Prof. A. Koci është një ndër kompozitorët më aktivë të Kosovës. 

Profesori, Akademiku dhe muzikologu i njohur Kroat Josip Andreis ka shkruar për Profesor Kocin në Historinë e Muzikës 4 vëllime në vëllimin e tretë : “Njeri prej kompozitorëve më të talentuar kosovarë është gjithsesi Akil KOCI (1936),i cili është fitues i shumë shpërblimeve të rëndësishme.”

Veprat e tij janë luajtur në shumë aktivitete të rëndësishme muzikore, kombëtare dhe ndërkombëtare.Nder pese baletet e kompozuara prej tij, Baleti “Sokoli dhe Mirushja” i kane dhene atij vulen krijuese, shprehet nje kritik. Akil Koci eshte edhe mjeshter i muzikës aleatorike.Vepra e parë e tij në stilin aleatorik është “Filigranët I”, për nëntë instrumente. Me “Filigranët II” Akil Koci mori pjesë në Festivalin e emisioneve të Radiodifuzionit të Jugosllavisë në Ohër, po ashtu merr pjesë edhe në “Tribunën e Muzikës Avangarde” në Paris, (1973) nën patronatin e Kombeve të Bashkuara. Filigranët II është vepra e parë që e prezanton Kosovën në një festival të nivelit të lartë.

Petar Bingullac ka thene: “Në kompozimin e Kocit zotëron stili, veprimet dhe shprehja e tingullit të muzikës avangarde,të cilat Koci i ka studjuar mirë bukur dhe gjatë , dhe tani edhe me shume mjeshtri shërbehet me to. Muzika ka një rrjedhëshmëri të pandërprere te gjallë dhe mund të themi një levizje të imët dhe të bukur tamam si ato punimet e mrekullueshme të filigranit”

Dragisha Saviq thote:

“Filigranët II e Akil Kocit është kërkuar për t’u transmetuar në programet e tyre këto vende: Belgjika,Hungaria,Suedia,Finlanda,Norvegjia Gejrmania Perendimore, Iraku,Franca Zvicra Polonia dhe HOLANDA.edhe më se 45 shtete të tjera e kanë kërkuar ketë vepër. Në programin e III të Radio Beogradit Pavle Stefanoviq thot mes tjerash...”disa blloqe simfonike paralajmrojne vizionarin e talentuar”.

Veprat e tij janë inçizuar dhe transmetuar në më shumë se 70 radio stacione mes të cilave Radio Prishtina, BBC –DW,Zagreb,Koln,Shtutgart,Paris programi III,Gjenevë etj.

Kontributi i tij ka qenë veçanërisht i madh edhe gjatë punës në Radio Prishtinë, në realizimin e shumë emisioneve kontaktuese,formimin e korrit të fëmijve dhe shumë aktiviteteve muzikore. Në këtë detyrë ka dhënë një ndihmesë të veçantë edhe në përhapjen dhe promovimin e muzikës shqiptare jo vetëm në ish- Jugosllavi por edhe në Evropë dhe botë.

Prof. A. Koci ka marrë pjesë në shumë kongrese, konferenca dhe simpoziume kombëtare. Ndër të tjera ka shkruar mbi 250 artikuj, kritika, studime dhe ese dhe ka qenë anetar i shumë redaksive mes të cilave përmendim Rilindja,Perparimi, Fjala, Nota, Zvuk etj. Gjithashtu ka qenë redaktor në botimin e Enciklopedisë muzikore të Entit Leksikografik Miroslav Kerlezha, Zagreb, i botimit të Leksikonit Muzikor të Cankarjeve Zalozhbe,të Ljubljanës, ne funksionin e redaktorit të Enciklopedisë .

Prof. A. Koci është edhe një promovues i shquar i jetës muzikore të Kosovës dhe më gjere. Mes të tjerash ka qenë një prej themeluesve të Shoqatës së Kompozitorëve të Kosovës, Kryetar i Rinisë Muzikore të Kosovës, Kryetar i Shoqatës se Artistëve Muzikorë , nënkryetar dhe kryetar i Lidhjes së Kompozitorëve te ish Jugosllavisë, kryetar i Pleqësise për Arsim dhe Kulturë i Komunës së Prishtinës, Kryetar i Bashkësisë Kulturore – Arsimore , themelues dhe kryetar shumë vjeçar i Skenës Muzikore të Prishtinës , një prej themeluesve të Akordeve Muzikore dhe drejtor shumë vjeçar i saj, një prej themeluesve të Ditëve të Muzikës Kosovare dhe kryetar shumë vjeçar i saj .
ne foto: Poster qe njofton interpretim te vepres se Akil Kocit

Si kryetar i ShKK është një ndër themeluesit e festivalit Muzika e Re në Tiranë si dhe Nënkryetar i Akademisë së Intelektualëve Shqiptarë dhe i shumë shoqatave të tjera. Gjithashtu ka qënë anëtar i shumë Jurive kombëtare dhe ndërkombëtare e shpesh edhe kryetar i tyre si Akordet e Kosovës , Festivali i Opatisë si dhe anëtar i komisionit të Eurovizionit në Gjenevë.Aktualisht është anëtar i Shoqatës së Kompozitorëve të Britanisë së Madhe që nga viti 1995, anëtar i Shoqatës Gazetarëve 2001 , anëtar i “British Music Informacion Centre” dhe anëtar i Akademisë Britanike të Kompozitorëve dhe Shkrimtarëve Muzikorë si dhe anëtar i Shoqatës së Kompozitorëve të Kosovës dhe të Kroacisë.
Persekutimi i familjes së tij në Shkodër dhe ndalimi i veprave te tij ne Shqipëri

Sic e permenda dhe me lart, Lacia, gruaja qe takova ne mbasditet apo mbremjet kroate, ne sheshin Bana Jelacica apo ne kafe "Zagreb" apo ne mjediset e bibliotekes Shqiptare ne Zagreb, gjithmone thoshte , e di Shqiperine, kam jetuar per vite me Shkoder, jena persekutue e jena denue...

Kjo grua e pashme, e dashur dhe ekspresive , shpesh me thoshte, ani, Merita, ditet me te mira vijne dhe kam deshire me te tregue koleksionin tim te puneve te dores...do flasim ...dhe e perlotuar shihte ne drejtim te pacaktuar...Koha e ime po mbaronte ne Zagreb dhe me vinte keq –ende ndjehem borxhlie ndaj saj dhe shume mikeve e miqve te tjere qe donin te ndanin me mua shume me shume pjeseza te jetes se tyre... Megjithate ja cmbaj mend nga tregimet e Laces…"Djelt e dajës jane në Zagreb, Zef Gjoni,kadyqanin në në Jurishiqeva,kurse Marcel Gjoni dhe Gjon GJoni kanëdyqanët argjentar në Ilicë. Keta zoterinj une I kisha njohur dhe takuar dhe I di se ku jane…une thoshte Lacia dhe vëllëzrit Viktori ,Leoni dhe Gjovalini kemi jetuar në Shkodër plot 27 vite, dhe kujtonte me mall vitet e shkolles,pasi kishte kryer gjimnazin Nëna Mbretëreshë në Tiranë ,pastaj tregonte per vellain Gjovalin qe kreu gjimnazin në Shkodër . Laçja ,Leoni dhe Gjovalini pastaj kanë shkuar në Kosovë,kurse Viktori ka qenë i martuarme Magdalena Shantoja një familje nobël e Shkodrës."Kam dhe vellaun tjeter-thoshte Lacia,- qe jeton ne Londer dhe ka tre femije …jane te gjithe ne Universitetet me ne ze …dhe fakte te tjera qe une per momentin atehhere nuk I lidhja dot me emrin e kompozitorit te madhAkil Koci…por kisha shume deshire te degjoja rrefimet e saj…
Atë mbremje, kur Liljana Koci permendi emrin e profesorit Akil Koci dhe me tregoi se motra e tij Lacia eshte ajo që vuajtur shume ne Shqiperi atehere une besoj se si edhe lexuesi mund te lexojë me shume pertej ketyre fjaleve.. se pse ishin te ndaluara veprat e kompozitorit ose pse persekutohej familja e tij ne Shqiperi..secila eshte nje pyetje me vete ose nje nderthurrje pyetjesh qe i japin pergjigje njera-tjetres...persekutimi dhe vepra e Kocit ose vepra e Kocit dhe persekutimi..
Per ne qe kemi jetuar ato vite...ironia flet vete dhe kuptohet..pastaj mos harrojme faktin e trajtimit te shqiptareve te Kosoves qe jetuan ne Shqiperi ato vite.Nuk ka qene e lehte..

Personalisht kam nej kujtim te asaj kohe.Bashkeshorti i nje te afermes tone ishte shqiptar i lindur ne viset shqiptare pertej kufirit por mbeti qe i mitur ne Tirane dhe nuk mundesoi dot bashkimin me familjen pertej..... Disa here shkonte deri ne kufi dhe prej dhjetra ne mos qindra metrash tundte shamine dhe perlotej tek shihte motren apo vellezerit ne anen tjeter..me te cilet komunikonte me letra vetem...dhe kur me ne fund realizoi nje vizite...te gjithe ne te afermit,apo rrethi familjar...e dime sa u ndoqem dhe se sa u pyetem se cfare kishte pare apo sjelle ai person "nga pertej kufirit"

Im ate mbaj mend ishte teper kurioz te mesonte gjtihcka sidomos per jeten politike ne sistemin tjeter..dhe ka ndenjur naten vone njëherëte bisedonte ne menyre qe mos degjonim ne femijet..ndersa nje kusheri i yni ishte po aq kurioz...dhe ka dale me mikun ne kodrat e fshatrave per te biseduar larg veshëve te spiunimit... dhe cuditerisht nje nga djemte e skretareve "qelloi' te ishte bari e te kulloste dy-tre shqerra..pikerisht atyre bregjeve ku shetisnin keta dy burra..njeri I porsakthyer nga Jugosllavia.....pra kjo copez e nje historie familjare eshte ilustrative e deklarates se mesiperme...

Por le te kthehemi tek profesori dhe jeta e tij..
.
Pas telefonatava edhe e-maileve te shpeshta me profesorin, pas leximeve te materialeve voluminoze, ve re se profesor Akili eshte i madh, pertej perceptimit. Ai qesh, ai fal, ai kujton me respekt cdo moment te kohes se tij dhe nuk `pranon" verbalisht se i eshte hyre ne hak.AI FAL!

Ai misheron vlerat e nje besimtari te vertete dhe te plotesuar...

E ngacmoj pak duke i them pse nuk te luheshin veprat ne Shqiperi...dhe mesoj qe edhe ai vete nuk e ka ditur shkakun e mirefillte te persekutimit për një kohe të gjate.....natyrisht ai nuk pyeste kurre, ai shpesh mendohej pse nuk luhen veprat e mia ne Shqiperi..pse ne Shqiperi ndodh dicka e cuditshme kur shkoj.

Shkaku,natyrisht dihet, ishte avangardizmi, muzika moderne qe ai udhehiqte dhe krijonte...por atehere ai nuk e mendonte si shkak, i dukej e cuditshme..nderkohe kur bota e merrte me vrull dhe e shijonte vepren e tij, Shqiperia i mbyllte portat...

Sikunder dhe i ka bere edhe bijve e bijve te tjere te shquar..mos harrojme qendrimin e Shqiperise komuniste ndaj Nene Terezes- apo sic njihet sot sot" Tereza e Bekuar e Kalkutes"

Shqiperia komuniste dhe e izoluar nga bota, do shkonte akoma me thelle ne mekat...Dyert u mbyllen, telat me gjemba rrethuan token, zemrat e nejrezve u ndane ne mes, shpirtrat u thane nga malli, rinise ju mbyll udha e jetes...Njerezit profesioniste ose jo, punetore apo artiste, u cunguan, liria iu pre, fajla mbeti e pa shkruar, goja e palagur nga fjala e mire..frika mbolli faren e hidhur dhe rrenjet e saj hyne ne palcen e shqiptarit te varfer...

Ishte mesi i viteve 1970-kujton profesori,-.ndodhesha ne Tirane me nje delegacion muzikantesh dhe shpesh kur ngelesha vetem, dera e hotelit tim troket dhe hyn vetem nje koleg shqiptar.Me pyet per ceshtje teknike te kompozimeve te vecanta,ja shpjegoj me hollesi dhe ai largohet... del perjashta..

Pas disa minutash...ne deren tim hyn kolegu tjeter, mik i ngushte me parapriresin...Me ben te njejtat pyejte, ceshtje teknike..nuk komenton, del dhe ai..

Profesori kujton se kurre nuk e ka pyetur asnje nga koleget pse e pyesnin ne vecanti..por kjo i ka treguar shume...
Teknikisht , askush nuk mund ta provonte se ata kishin folur me mua.-thote profesor Koci, ..pasi ishin bisede nje per nje, asnje deshmitar tjeter perreth, ...kjo tregonte se sa pasiguri kishte..askush nuk i besonte shokut me te ngushte..

Provokime te hapura shpesh i beheshin profesorit avangardist nga krere te insitucioneve.., Kujton sot profesori njerin prej tyre ne mjediset e nje hoteli i pat permendur faktin:

"Ti shkuran pa nota" -dhe profesori ia kthen:
"Une nuk shkruaj pa nota, une shkruaj me NOTA, por JU S'I KUPTONI(s'doni ti kuptoni) NOTAT e MIA"

Persekutimet politike ishin te egra ne Shkoder. Vellai i burgoset, familja internohet per vite te tera, dhimbja shtohet. Akili vjen ne shqiperi ne kuadrin e shkembimeve kulturore, Kosova atehere ishte pjese e Jugosllavise , por muzika e tij nuk interpretohej ne Shqiperi... Akili megjithate kishte miq dhe shoke te cilet i dhuronin aq sa mundnin dhe shpesh denoheshin thjesht sepse i benin shoqeri profesorit avangardist..

Nje prej rasteve te tilla, eshte fakti qe ne nje dite ne ato vite, profesor Akili pyet nje nga dirigjentet me fame shqiptare, a mundet te shkojme ne Shengjin. Dhe natyrisht kompozitori i ri deshironte te kalonte caste me kete njeri kaq te shquar,por qe emri i te cilit duhej permendur me kujdes..ne mos t eharrohej fare....

Pas pak thote profesori ...veme re qe nga pas kishim nej makine qe ndezi dritat e kuqe..e kuptuam ishte "gazi i deges"
Pas ketij "incidenti" shoqerimi i nje muzikologu "dekadent" solli transferimin dhe uljen ne detyre te dirigjentit shqiptar ne nje qytet, ku dirigjenti kaloi vite te tera dhe natyrisht krijoi familjen aty.....Nuk fshihet ndjenja e keqardhjes kur bisedon me profesorin per kete rast dhe per shume raste te tjera...qe shkak i denimit ishte shoqerimi qe iu be atij.
.
Dhe fakte te tilla jane pa mbarim...persekutim ne pafundesi, denime ndaj te pafajshmeve, denime pa shkak...

"Krijimtaria muzikore shqiptare jo vetëm qe shfaqej në Kosovë por edhe më gjërë dhe konsiderohet si avangardist i parë muzikor ndër ne. Veprat e tij jane interpretuar ne ngjarje si Bienalja e Zagrebit, Parist, të UNESCOS, Warshavës dhe festivale të ndryshme të muzikës bahskekohore anë e mbanë botës për çudi gjatë regjimit monist dhe realizmit socialist të artit në tëresi në Shqipëri ka qenë i vetmi kompozitor shqiptar i ndaluar përshkak të gjuhës avangarde / si quhej gjuhës dekadente/ muzikore.Eshte shume qesharake dhe teper ironike qe kenga e vetme e lejuar te kendohej ne Shqiperi ishte „Zambaku i Prizrenit" por cuditerisht, kur prezantrohej ne publik kjo kenge thuhej se ishte „POPULLORE KOSOVARE"!!!!!.
Pra me qellim lihej jashte emri,prezantohej emertuar kompozitorin AKIL KOCI si autor i asaj kënge. Per ndryshe asnjë vepër tjetër nuk i u ekzekutuar në Shqipëri edhe pse disa veprave te kolegeve mbase iu është kushtuar edhe koncerti i tërë me vepra autoriale."

Kështu, ka deklaruar dirigjenti i mirënjohure shqiptar Bujar Llapaj, gjatë një koncerti kur dirigjoi me Filharmoninë e Kosovës në prill të vitit 2003 në Skenën e re muzikore të Prishtinës.

Profesori duke qeshur, por jam e sigurt ka edhe dhimbje brenda ketij tregimi, me tregon se nje here ne Nju Jork kur Parashqevi Simaku kendoi "Zambaku I Prizrenit"- i afrohet Anita, vajza e Akil Kocit, qe banonte aty atehere dhe i thote:
"A e dini kush eshte autori i kesaj kenge…"?
"Po, eshte popullore kosovare"- pergjigjet Parashqevia..
Atehere Anita i tregon se babai I saj e ka kompozuar dhe keshtu le ne habi kengetaren dhe ata qe e rrethonin….


Ndersa Dr.Eno Koco e permbledh keshtu vepren e Akil Kocit dhe Shqiperine komuniste:

". Ne pranverën e vitit 1979 Orkestra e Radiotelevizionit Shqiptar bëri për herë të parë turne jashtë vendit, në Kosovë. Ishim grup i madh instrumentistësh e këngëtarësh dhe unë si dirigjent, dhe pasi bënim koncerte në qytete të ndryshme, ktheheshin në mbrëmje ne Grand-in e Prishtinës. Aty, gjatë gjithë kohës rrethoheshim nga muzikantë kosovarë, shumica e të cilëve ishin të panjohur për ne, përveç Rauf Dhomit me të shoqen dhe Seniha Spahiun, të cilët kisha pasur rastin t'i njihja një vit më parë në Shqipëri. Midis këtyre muzikantëve ishte dhe kompozitori Akil Koci, i cili, sipas të thënave vesh më vesh, ishte nga "ata" që shkruante muzikë "moderne", jashtë normave të pranueshme në Shqipëri, dmth. larg konceptit të "tabanit kombëtar" e "frymës socialiste", kësisoj, muzike që anonte nga "formalizmi". Një klasifikim i tillë për një kompozitor të Shqipërisë do të ishte gjykimi më i rreptë, me ngarkesë të madhe ideologjike, deri në asgjësim. Pra, portreti i Akilit ishte i ndryshëm nga ai portret që do duhej të merrej si etalon të traditës e konvencionit shqiptar. Çështjen "Akil" e kishim bisedë të ditës me Gjon Simonin me të cilin flinim në një dhomë në Grand, por që kurrë nuk diskutonim në dhomë për të tilla tema "delikate" nga frika e mikrofonave. Gjoni ishte veçanërisht i kujdesshëm për këtë gjë, ndonëse për "çështjen Akil" thonte që nuk kishte përse t'u interesonte jugosllavëve më shumë se tanëve.
Ai eksperimentoi me kompozime në lëmin e muzikës seriale dhe aleatorike, që në Shqipëri do të ishte sakrilegj dhe krejt e dënueshme. Krahas kërkimeve për një gjuhë muzikore bazuar në teknikat e shekullit XX, ai do të trajtonte tema me subjekt kombëtar si në rastin e baleteve "Sokoli e Mirushja" me libret të Nuredin Loxhës e "Kënga e Rexhës". Sigurisht, për këto vepra të Akilit por dhe tjera të luajtura në ish republikat e Jugosllavisë si dhe jashtë saj, përfshirë Parisin e Varshavën, kanë shkruar me kompetencë kritikët kosovarë të kohës si Lorenc Antoni, Rafet Rudi e Zeqirja Ballata, por dhe të tjerë jo shqiptarë, të cilët kanë argumentuar e gjykuar mbi tiparet e muzikës së Akil Kocit".
Dr. Eno Koço
Leeds, 16 qershor 2006


Akil Koci ,muzika e tij avangardiste per Shqiptaret , suksesi i tij dhe Shqiperia sot

Ne foto: Pikture-portret i Akil Kocit
Per here te pare, ne vitin 2003, pas 50 vjetesh krijimtarie te sukseshsme nderkombetare, Akil Koci duartrokitet fuqishem ne skenat shqiptare...

Alexander Peci i eshte shprehur profesorit : "Ju jeni Babai i Muzikes Moderne shqiptare" , dhe me tutje ai eshte shprehur "Kur e takoj profesor Kocin, me vjen mire qe takoj ate person i cili ka mbartur lakmine time rinore..."..ndersa Lorenc Antoni thote: "Akil Koci eshte I vetmi me muzike Avangarde ne Shqiperi"

Kompozitori Akil Koci njihet gjithashtu edhe si publicist, intelektual, veprimtaria e tij publike e njohur jo vetem në rrethet kombetare por edhe nderkombetare.

Profesori dhe muzikologu i njohur shqiptar nga Tirana Sokol Shupo,në takimin e parë me kompozitorin Akil Koci,në prill të këtij viti gjatë festivalit të Skenës së re muzikore shprehet në këtë mënyrë-"Ishte një gëzim i madh për mua t'ju takoja në Prishtinë. Këndëj,në rininë tonë ju kemi konsideruar si njeri u guximshëm që bënë një muzikë për të pasur zili."

Ne foto: Akil Koci me Noel Malcolm

Që prej fillimit të viteve '93, Prof. A. Koci jeton në Londër dhe ka themeluar në vitin 2001 Qendren muzikore"Koci Contemporary Arts Center", ku studiohet piano, balet, violinë, flaut dhe instrumenta të tjera dhe jep koncerte të rregullta me nxënësit të cilët kanë fituar edhe çmime të shumta në konkurse të ndryshme londineze.. Nxenësit e shkollës së tij muzikore private,qe numerohen me qindra, japin me sukses provime në "Royal Music School"- Shkolla Mbreterore e muzikës nën patronatin e Mbretëreshës së Britanisë së Madhe kurse kryetar i Bordit është Princi Çarls.




Prof. A. Koci është fitues i shumë çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare ndër të cilat përmendim Shpërblimi i Dhjetorit te Kosovës (1971), Shpërblimi i Nëntorit i qytetit të Prishtinës , shumë shpërblime të para në Akordet e Kosovës (Okarina e Artë – 1972 dhe dy shpërblime të dyta më 1968), Shpërblimin e Shoqatës së Kompozitorëve të Kosovës për baletin e parë kosovar Sokoli e Mirusha 1979,Shpërblimin a parë për vepra korale të shpallur nga Collegium Cantorum për vepren "Mes njerëzve" dhe shumë shpërblime të tjera. Eshtë fitues i Plakatës dhe Diplomës dhe "Qytetar i Merituar" dhe "Qytetar Nderi" i Komunës së Prishtinës (1974).
Ne foto: Prof. Akil Koci dhe kolegu i tij shqiptar ne York ,Dr.Thoma Simaku

Prof. A. Koci mban titullin "Deputy Governor" të akorduar prej Bordit te Guvernatoreve ne SHBA-"Board of Governors" që në vitin 1978. Ndërkaq "American Biographical Institute"-Instituti Amerikan Biografik e ka cilësuar si një ndër "Most Recognizable Awards of the Twentieth Century " –"Si nje nga cmim marrësit me Njohur të Shekullit te Njëzetë" në vitin 1995, dhe nje nder "Peseqind Udheheqesit me Influencues"- "Five Hundred Leaders of Influence" në vitin 1996" . Permenedet ne "Regjistrin Nderkombetar Profilik"- "The International Register of Profile" te Kembrixhit në vitin 1982, ne Qenderen Biografike Nderkombetare te Kembrixhi"- "International Biographical Centre Cambridge" editioni i shtate 1979 dhe ne edicionin e tete 1980 , te dhjete 1981 dhe te 25 te vitit 1996. Eshte prezent edhe ne edicionin "Who's Who in the World"- në edicionin e IV-1978-79, nëLeksikonin Enciklopedik -Beograd 1972 Enciklopedia muzikore I-II Enti leksikografik "M.Krlezha",Zagreb 1971-74,Leksikoni Muzikor 1984 po ashtu po nga ky ent "Cankarjeva zalozhba Ljubjane" 1988,Leksikoni muzikor "Nakladni Zavod Matice HRVATSKE" Zagreb 1990,nga Josip Andreis Zagreb- Historia e muzikës 1-4dhe shumë enciklopedi te huaja ne Europe.


Profesori eshte dhe patriot i madh. Ai gjtihmone ka interpretuar si Shqiptar pavaresisht se cili shtet I kishte dhene shtetesine. Gjithashtu qendrimi I profesorit ndaj politikave te serbise ka qene dinjitoz dhe teper I duksshem,.bile ai ka kthyer dhe cmimet qe I jane dhuruar dy here…Ja si kujton profesori disa nga ato momente.

"Kam fituar edhe dy shperblime prestigjioze ne Kohen e Ish Jugosllavise Shperblimin e 7 Korrikut te Republikes se Sebise shperblimi me I madh qe jepej, si dhe ate te 4 Korrikut, cmim I Lidhjes se Luftareve te Jugosllavise" Ate dite kur na kane perjashtuar nga Radio Televizioni i Prishtines dhe nga Fakulteti i Arteve ku isha Prodekan dhe profesor ,kam kthyer shperblimet, se bashku me nje leter te ashper,ku I tregoja se po I ktheja te dy institucioneve te dyjat shperblime mjaft prestigjioze me keto fjale .:

Ne kohen kur ju beni gjenocid kulturor ndaj popullit tim(nga se atehere nuk kane filluar lufterat ne Kosove) po ua kthej shperblimet e mara si jo te vlefshme,nga se nuk me duhen deri sa ju beni ate qe ne shekullit tone quhet gjenocid kulturtor ndaj nje popullit liridashes sic esht populli i im shqiptar."

Tek lexoj gjithe keto materiale, flas ne telefon me profesorin , zeri I te cilit eshte plot tingull dhe jete… I them professor po si do mundem une te reflektoj portretin tuaj si kompozitor por edhe si person ne nje artikull, pas gjithe ketyre materialeve, pas gjithe ketyre aritjeve?

Ai nuk me jep pergjigje.

Mendoj se buzeqesh pertej telefonit..Jam e sigurt se nuk pret shume nga une..Ai thjesht me jep pergjigje te shkurtra por korrekte pyetjeve te mia.

E pyes se kur ka qene krijimtaria e tij me e mire nder vite…degjoj nje ahhhh pertej telefonit dhe thote: "Une gjithnje kam punuar dhe punoj me ore te tera perdite…..vazhdimisht punoj..por te them te drejten vitet me produktive kane qene kur bashkeshortja ime ishte gjalle dhe ne krahun tim..Ajo perkujdesej si per ushqimin tim,ashtu edhe per punen dhe suksesin tim."

Ai nuk ngurron te permende shprehjen famoze"Pas cdo burri te suksesshem qendron nje grua e suksesshme.".

Me keqardhje i jap ngushellimet e mia per vdekjen e parakohshme te gruas se tij, me xhentilese ai pranon ato dhe vazhdon te me tregoje se frymezimi I tij ka qene dhe mbetet familja dhe epiqendra e saj gruaja e tij… solistja e mirënjohur e muzikës popullore shqiptare qytetare Xhejlane Broqi Koci, e cila me zërine saj të ëmbël kumbues dhe të fuqishëm prej mezosopraneje, dramatike dhe plotësuar me tërë ato nuanca që kërkon kënga qytetare shqipe ka qenë këngëtare e suksesshme e muzikës popullore qytetare dhe ka bë pjesë në gjeneratën e këngëtarëve të njohur siç janë: Nexhmije Pagarusha,Ismet Peja,Liliana Çavolli,Gongje Gashi,Sanije Shala,Muhamet Shala,Adem Ejupi si dhe shumë të tjerë.

Ne jeteshkrimin e saj thuhet se :

"Ajo ka qenë një këngëtare me sens të veçantë për muzikën popullore qytetare e cila karierën si këngëtare e filloi me tingujt e kitarës me të cilën ka luajtur shumë këngë jo vetëm popullore por edhe ato të lehta".

Ka realizuar,kënduar dhe incizuar mbi 250 këngë popullore dhe të komponuara enkas për te kurse në 25 festivalet e Akordeve muzikore ka kënduar mbi 20 këngë dhe ka fitue edhe shpërblime."

Ja si e kujton professor Koci momentin kur gruaja e tij kendoi "Zambaku I Prizrenit"

" Këndoi këngën Zambaku I Prizrenit në fund të këngës u ndien brohoritjet bravo,bravo dhe duar trokitjet frenetike. Ishte kënaqësi e madhe ta ndiesh suksesin e një këngëtare të madhe me këngën autor I së cilës isha unë.Shumë here doli para publikut me kërkesën e tyre të I përsendetur dhe të falenderoi për ato duartrokitje dhe ovacione të shumta."

Me tregon profesori se si kenget e Anita Takes gruaja e tij I ka pas kenduar me kitare dhe ndjej se ka emocion mall nostalgji pertej receptorit..dhe transmetohen edhe tek une..vazhdoj te degjoj rrefimet…

Mesoj se ka kater femije te gjithe me profesione te admirueshem dhe te vendosur ne institucione nga me te njohurat.p.sh vajza e tij Anita ka punuar si kuratore ne MOMA Nju Jork-kush nuk do e kishte zili!…

I kerkoj ndjese per emocionin,por profesori qe ka pranuar faktin, e ka marre jeten te plote me surprizat, castet e saj dhe ecen me kohen ai vazhdon te krijoje e dhuroje art, miresi dashuri, mencuri….
Ate moment kur une ne bregun perendimor te Atlantikut ndjehesha keq qe po flisnim per dicka kaq intime dhe te ndjeshme…profesori ne bregun Lindor, serish me dhuron surpriza, duke me folur per nje emision te tijin ne Radio Kosova ate mbremje. Dhe me thote se nuk do harroje te me dergoje diskun e tij te fundit...ai eshte plot jete, plot energji plot shprese e kreativitet..Nje shpirt I nje artisti te vertete…

Ngelem e habitur…..i uroj suksese, I premtoj se do degjohemi… ul receptorin dhe them :

"Sa njeri I madh , pse e kemi humbur..por jam e lumtur qe dhe pas 50 vjetesh e rigjetem dhe tani le t'i gezohemi vepres dhe suksesit te tij, se bashku me shijimin e veperes se tij magjike…"

Shpresoj te keni lexuar te plote kete rrefim dhe shpresoj te kete sjelle sadopak kenaqesi respekt dhe vleresim per kete figure tonen qe bota e ka cmuar dhe vleresuar prej dekadash…….


Vepra e tij profesionale e sukseshme dhe heshtja e shtetit shqiptar ne vitet e komunizmit

Qendrueshmeria e tij profesionale ne skenat e botes dhe afirmimi i tij i perbotshem si kompozitor i vecante.

Emrin Akil Koci e kisha degjuar disa here ne Shqiperi , ne ndonje bisede qe behej me ze te ulet mes profesoreve te mij te muzikes. Kisha degjuar qe ishte nga Kosova dhe mjaft i talentuar, pioner i muzikes moderne .. me shume..nuk lejohej te flitej per te, nuk mundej te behej koment per veprat e tij. Ishin te stilit “borgjezo-revizionist” dhe ketu mbaronte ceshtja..Fjalet avangardist ,muzike moderne... ishin te kufizuara ne mos te ndaluara...

E vogel ne moshe, e mesuar me komente te tilla te politizuara per artiste shqiptare, mendja ime nuk kerkoi me te gjente vazhdimin e atyre bisedave per Akil Kocin..

Te lodhur nga rregjimi komunist, u perpoqem te gjenim menyrat e mbijeteses dhe ndersa shume nga ne sot jetojme ne boten perendimore, shume miq e shoke tanet mbeten gardheve te telave me gjemba, palgosur apo vrare, simbol i perpjekjeve rinore per liri dhe jete...

Pas shume vjetesh ne emigracion, gjendja mes shqiptaresh te jep nje ndjenje te vecante, te jep nje emocion te bukur, nje motiv per te vazhduar te duash me shume kombin, atdheun, vlerat kombetare..Jo rralle, ne qe jemi ne emigracion shkruajme me nota te tilla nostalgjike..nuk eshte kollaj te jesh merguar fizikisht dhe shpirterisht...

I shpetuam dhunes komuniste, por nuk i shpetojme dot kurre “kurthit” dhe lotëve te mallit për Shqiptarine...

Me keto ndjenja u gjenda dhe ate mbremje pranvere ne Zagreb te Kroacise ,ku ne jetuam per pak kohe per aresye pune..

Mes shqiptaresh, per shqiptaret..i ftuar mes komuniteti te shqiptareve te Kroacise ishte kompozitori shqiptar Dr.Thoma Simaku, per aktivietet e te cilit,kam shkruar me pare.


Vepra e tij “Hyllus” luhej per here te pare ne kuadrin e Bienales se Zagrebit dhe luhej nga orkestra simfonike e RTV te Ljubljanes.

Keshtu nje dite me perpara nje grup i madh shqiptaresh u mblodhen ne biblioteken shqiptare te Kroacise, dhe nen drejtimin e Dorotea Kernit, drejtoreshes se ketij institucioni dhe kryetares s e shoqates shqiptare femerore “DRITA” te Zagrebit, Zj.Marjeta Eres u mblodhen shume shqiptare te cilet u informuan dhe u argetuan.

Ne nje moment kur Dr.Simaku dhe une po bisedonim per organizimin e aktiviteteve per te nesermen , tek ne afrohet nje vajze e bukur, e qeshur, mjaft e dashur dhe prezantohet si Liljana Koci.
Menjehere Dr.Simaku beri lidhjen dhe tha, ah po ju do jeni e aferme e profesor Akilit...

Po tha ajo, une jam e aferme e tij, por nuk e di Shqipen mire dhe te tre folem anglisht.Aty mesova se Liljana dhe Zj.Lace Koci, te cilen e kisha njohur me perpara, ishin nga nje familje.Me Lacen kisha komunikuar disa here dhe shpesh ajo me kishte treguar per familjen e saj ne Shkoder dhe pjesen tjeter te familjes ne Kosove..por une nuk kisha mundur te beja lidhejn e duhur....Ishte pikerisht ky moment qe une ri-kujtova emrin e ‘ndaluar” Akil Koci, kujtova burgjet dhe internimet qe Lacia kishte permendur ..

Qe prej atij momenti dhe deri ne kete dite kur po shkruaj keto rreshta kam kerkuar, kam lexuar, kam pare foto, kam degjaur muzike dhe kam perjetuar caste te vecanta...

Kam ndjere se deshiroj qe disa prej tyre deshiroj ti ndaj me ju.....


Flori Bruqi 


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...