Aleksander Moisiu lindi ne qytetin e Durresit ne vitin 1879. Prinderit e aktorit te shquar shqiptar ishin nga vende te ndryshme te Shqiperise. I ati nga Kavaja ndersa e ema ne ate kohe ndodhej ne jug te Italise. Me bashkimin e prinderve te tij aktori e kaloi pothuaj gjitherinine e tij ne qytetin e Durresit dhe me pas ne Tirane duke u larguar ne moshen 20-vjecare nga Shqiperiaper t'u zhvendosur se bashku me nenen dhe dy motrat e tij ne Vjene te Austrise.
Me kalimin e kohes qyteti austriak, pervecseshtepia e tij e re, u be edhe stacioni i pare i karrieres se tij. Aty aktori i madh shqiptar Aleksander Moisiu, pati fatin te njihej me aktorin austriak qe ne ate kohe perjetontenje sukses mjaft te konsiderueshem. XhosefKainz, i cili e ndihmoi shume aktorin tone per hapat e tij te para ne boten e aktrimit. Shekulli XX ishte edhe momenti kur AleksanderMoisiu filloi te njihej ne rang boteror dhe te konsiderohej si nje aktor mjaft fisnik.
Me pas aktori i shquar shqiptar merr vendimin te zhvendoset ne Prage dhe ne Berlin, ku aty perseri ka fatin te njihet me nje aktor tjeter te suksesshem, MaksReinhardin. Pikerisht ne kete vend ne Reinhard Asamble ne Rusi, aktori i shquar shqiptar vleresohet me cmimin e pare nga dramaturgu dhe kritiku AnatoliyLunacarski, per interpretimin e tij tek Odipusi.
Ky vleresimperben edhe cmimin e pare ne karrieren e madhe te Moisiut, si dhe nismen e nje periudhe te re plot vleresime e interpretime te suksesshme. Aktori i madh shqiptar vazhdon te interpretoje ne rolet me te spikatura te asaj kohe. "Hamlet" ne Teatrin Popullor te Vjenes ne vitin 1922, "Fedia" e LeoTolstoit dhe "The aliveCadaver" ne Berlin ne 1922-in. AkeksanderMoisiu vazhdon te aktroje vazhdimisht ne veprat me te spikatura duke arritur majat e teatrit boteror me perzgjedhjen e tij ne rolin e Romeos ne vepren e famshme Shekspirane "Romeo dhe Xhulieta" ne 1907-en duke lene te gjithe te shtangur me aftesite e tij interpretuese.
“Aleksandër Moisiu. Trieshtë – Berlin – Nju Jork . Një legjendë aktrimi”
Aktori shqiptar i cili karrierën e tij e filloi në Austri, e zhvilloi në Berlin e në tërë botën, ndërsa e përfundoi ne Itali, Aleksandër Moisiu, mbetet një ndër figurat më të rëndësishme të kulturës shqiptare. Moisiu, i cili vdiq në viti 1935 në Vjenë, ishte një ndër aktorët që përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne.
Moisiu i madh, lindur në Trieste nga babiKonstandinMoisiu dhe nënaAmalia De Rada, në 2 prill 1879.
Një jetë e trazuar, një fillim i vështirë dhe më pas një karrierë brilante. Një mori faktesh, shkëputur nga arkivat e vendeve të ndryshme, nëpër teatro, shtypin e kohës, monografi dhe biografi të shkruara gjenden brenda biografisw se AleksandwrMoisiut. Ndonëse i përkasin epokave të ndryshme, Moisiu kaloi jetwn e tij rinore në brigjet e Durrësit, më pas në Trieste, Grac, Vjenë, Berlin...
Atëherë, kur me një gjermanishte të çalë dhe i shtyrë nga e ëma i futet rrugës së kantos. Kishte një zë të mrekullueshëm, por sipas mësuesve të tij, ishte tepër i padisiplinuar. “Një talent natyror i egërsuar, por nuk ka disiplinë. Thjesht këndon pa asnjë rregull, me sa ka në kokë”, - thoshin mësuesit. Ky do të ishte kontakti i parë i Moisiut të ri me artin, por nuk u hodh menjëherë në rrugët e tij. Për disa kohë ai punoi në një varrezë të Vjenës dhe mendohet se pikërisht kjo e ka ndihmuar atë të realizojë në mënyrë të përsosur skenat e vdekjes. “Askush nuk vdiq aq shpesh dhe aq mrekullisht bukur në skenë sa Moisiu. Vetëm tek “Kufoma e gjallë” e Tolstoit, gjatë viteve 1913-1935, ai ia veshi vetes me plumb mbi 1500 herë”, - thotë Schaper në librin e tij. Ndërsa vetë aktori, për realizimin e skenave të vdekjes, do të thoshte: “Ajo që më shtynte, ishte një vrull i nëndheshëm për të bërë gjënë e duhur në çastin e duhur”. Para se të fitonte emër, ai është quajtur i paaftë, madje kishte nga ata që janë shprehur ashpërsisht “Nuk bën për aktor!”, pa nuhatur tek ai, “magjistarin” e ardhshëm të skenës. Ishte dhjetor 1903, kur për herë të parë, në listën e programit teatror, renditej emri i Moisiut. Shumë shpejt do të fitonte zemrat e publikut me rolet e tij në dramat “Elektra” e HugofonHofmanstalit, “Papagalli i gjelbër” i ArturShniclerit, “Azili i natës” i MaksimGorkit. Pas tre vjetësh ai do të bëhej protagonist i Teatrit të Dhomës (vetëm me 2-3 aktorë) dhe do të luante në disa pjesë që bënë bujë në atë kohë, për idetë iluministe, si “Zgjimi i pranverës” i FrankVedekindsit dhe “Fantazmat” e HenrikIbsenit. Ishte pikërisht “Fantazma”, që do hipte atë në piedestalin e aktorit të madh. Në vitin 1912, zëri i tij i mrekullueshëm, në interpretimin e monologut të “Faustit” të Gëtes, “Prometeut” dhe monologun e “Hamletit” të Shekspirit, do të incizohej në pllaka gramafoni, duke e bërë të pavdekshëm. Ndonëse ishte munduar t’i bënte ballë emocionit që të injektonte zëri dhe interpretimi i aktorit shqiptarshkrimtari Franc Kafka, do të thoshte për Moisiun: “Mezi ia shohim aty-këtu lëvizjet e gojës, ngase e mban fytyrën poshtë dhe në vend që t’i thotë ai vargjet, i lë ato të flasin sipër kokës së tij. Ndonëse dëgjohen tërë ato melodi, zëri dukej sikur drejtohej si varkë e lehtë mbi ujë, por melodia e vargjeve nuk dëgjohej, ç’është e vërteta. Disa fjalë artikuloheshin nga ai zë sikur çliroheshin, kapeshin me aq ëmbëlsi, saqë kërcenin në ajër dhe nuk kishin më fare të bënin me zërin njerëzor…”. Ndërkohë që Stefan Cvajg, do të shprehej për zërin e tij: “Zëri përkëdhel vetveten, i rrëshqet mendimet e thurura poshtë e lart nëpër shkallë si macja lëmshin në oktava muzikore që ngrihen dhe ulen përgjatë tërë shkallës së instrumentit kumbues të fytit. Nganjëherë njeriu mbyll sytë vetëm për një hop për ta ndier ligjërimin e tij si muzikë…”.