Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/27

Mushkonjat kërcënojnë Europën, regjionin Ballkanik , dhjetëfishohen rastet e etheve të Dengës dhe VNP-së.


Flori Bruqi,PHD 



 Sëmundjet ngjitëse që përhapen nga mushkonjat në Europë po shkaktojnë shqetësim global. Ato janë përgjegjëse për përhapjen e sëmundjeve të tilla si malaria dhe ethet e dengës, me raste në rritje gjatë 20 viteve të fundit. Rritja e temperaturave ka krijuar mjedise më mikpritëse për mushkonjat, të cilat preferojnë klimat e ngrohta dhe të lagështa me ujë të ndenjur(ujë moqalikë dhe liqejë). Në fakt, sëmundjet e rënda, të cilat transmetohen nga pickimi i mushkonjave, pritet të kenë rritje në dekadat e ardhshme, veçanërisht në zonat që nuk kanë pasur probleme deri më tani. 




 Këto zona janë në pjesë të Europës veriore, Azisë, Amerikës veriore dhe Australisë. Ethet e Dengës dikur janë raportuar kryesisht në rajonet tropikale dhe subtropikale. Periudhat më të gjata të ngrohta dhe kushtet më të rralla ekstreme të të ftohtit e kanë bërë që sëmundja të përhapet më shpejt në mbarë botën. Mushkonja tiger, në vitin 2013 u konsiderua tashmë një specie endemike në disa rajone të Europës, përkatësisht në Itali, Francë, Spanjë, Maltë, Monako, Lihtenshtajni, Zvicër, Gjermani, Austri, Greqi dhe Portugali. 9 nga 10 vitet me më shumë shtrime në spital të ethevë të dengës në histori janë raportuar pas vitit 2000. Në dy dekadat e fundit, rastet me ethet e dengës janë dhjetëfishuar nga 500,000 në 2000 në 5 milionë në vitin 2019. Sipas paralajmërimit të shkencëtarëve (Epidemiologëve europian dhe amerikan), numri i njerëzve që jetojnë në zonat ku sëmundjet e shkaktuara nga mushkonjat janë endemike do të dyfishohet në 4.7 miliardë deri në fund të shekullit. 




Edhe Kosova, në shkallë të gjërë (kryeinspektorati saniatr i Republikë së Kosovës duhët ti urdhërojë institucionet shtetërore që të fillojë dezinfektimin e objekteve dhe natyrës në shkallë të gjërë. Virusi i Nilit perëndimor Faktet kryesore Virusi i Nilit perëndimor mund të shkaktoj sëmundje fatale neurologjike te njerëzit. Megjithëse, përafërsisht 80% e njerëzve që janë të infektuar nuk tregojnë asnjë simptomë. Virusi i Nilit perëndimor transmetohet tek njerëzit kryesisht nëpërmjet kafshimit të mushkonjave. Virusi mund të shkaktoj sëmundje të rëndë dhe ngordhje tek kuajt. Vaksinat për përdorim tek kuajt janë në dispozicion për përdorim por jo ende në dispozicion për tek njerëzit. Zogjtë janë bartës natyral të virusit të Nilit perëndimor. VNP mund të shkaktoj sëmundje neurologjike dhe vdekje tek njerëzit. VNP zakonisht gjendet në Afrikë, Evropë, Lindjen e Mesme, Amerikën Veriore dhe Azinë Perëndimore. VNP është ruajtur në natyrë nëpërmjet ciklit i cili përfshinë transmetimin në mes zogjve dhe mushkonjave. Njerëzit, kuajt dhe gjitarët tjerë mund të infektohen. 





 Që nga paraqitja në vitin 1999 në SHBA, virusi është përhapur edhe në Kanada deri në Venezuelë. Përhapja Infeksioni tek njerëzit kryesisht është rezultat i kafshimit nga mushkonjat e infektuara. Mushkonjat infektohen pasi ushqehen me gjakun e zogjve të infektuar, të cilat qarkullojnë virusin në gjakun e tyre për disa ditë. Virusi përfundimisht futet në gjëndrat pështymore të mushkonjave. Gjatë konsumimit të mëvonshëm të gjakut (kur mushkonjat thumbojnë), virusi mund të injektohet në njerëz dhe kafshë, prej ku shumëzohet dhe mund të shkaktoj sëmundje. 




 Virusi mund të bartet gjithashtu edhe nëpërmjet kontaktit me kafshët tjera të infektuara, nga gjaku apo indet tjera. Një përqindje shumë e vogël e infeksioneve në njerëz është paraqitur nëpërmjet transplantimit të organeve, transfuzionit të gjakut dhe me qumështin e gjirit. Është i regjistruar vetëm një rast i bartjes së virusit NP prej nënë tek fëmija me rrugë transplacentare. Deri më sot nuk ka të dokumentuar asnjë rast të bartjes nga njeriu në njëri të VNP nëpërmjet kontaktit të zakonshëm si dhe nuk janë raportuar raste të bartjes së virusit të punëtorët shëndetësor kur janë vendosur masat standarde paraprake të kontrollit të infeksionit.




 Janë raportuar raste të transmetimit te punëtorët në laboratorë. Shenjat dhe simptomat Infektimi me VNP mund të jetë jo-simptomatik (pa simptoma) në rreth 80% të njerëzve të infektuar, ose mund të qoj në ethet e Nilit Perëndimor ose në sëmundje të rënda të Nilit Perëndimor. Ethet e Virusit të Nilit Perëndimor zhvillohen të rreth 20% e njerëzve të infektuar me VNP. Simptomat përfshijnë temperaturë dhembje koke, lodhje dhe dhembje të trupit, të përziera, të vjella, herë pas here skuqje të lëkurës dhe ënjtje të gjëndrave limfatike. Simptomat e sëmundjeve të rënda (të quajtura edhe sëmundje neuro-invasive, si encefaliti i Nilit Perëndimor ose Poliomieliti i Nilit Perëndimor) përfshijnë: dhembje koke, temperaturë, shtrëngim në qafë, shtangie, dezorientim, komë, dridhje, konvulsione, dobësim të muskujve,dhe paralizë. Është llogaritur se rreth 1 në 150 persona të infektuar me VNP do të zhvillohet një formë më e rëndë e sëmundjes. Sëmundja serioze mund të shfaqet tek njerëzit e secilës moshë, mirëpo njerëzit mbi moshën 50 vjeçare dhe personat me imunitet te zbehur (p.sh. pacientët me transplantime) janë në rrezik të madh që të sëmurën rëndë pas infektimit me VNP. Periudha e inkubacionit prej 3 deri në 14 ditë. Diagnoza VNP mund të diagnostikohet nga një numër i testeve të ndryshme. IgG antitrupa (ose rritje e konsiderueshme në titrin e antitrupave) në dy mostra të njëpasnjëshme të mbledhura në interval prej një jave – ELISA Tërheqja e IgM antitrupave me ELISA Testet e neutralizimit. Detektimi viral përmes RT-PCR Izolimi i virusit kulturave qelizore. IgM mund të detektohet edhe në lëngun trunoshpinor dhe mostrat e marra nga pacienti i infektuar apo nga pacienti me shenja klinike. 





Antitrupat IgM MUND TË QËNDROJNË MË SHUME SE NJË VIT. Vektorët dhe kafshët bartëse VN virusi në natyrë qëndron në rrethin transmetues. Mushkonja –zogj-mushkonja. Lloji Culex i mushkonjave konsiderohet si bartës kryesor i vektorëve të sëmundjes VNP, veçanërisht lloji Cx. Pipiens. VNP mbahet në bashkësitë e mushkonjave me transmision vertikal (të rriturit tek vezët). Zogjtë janë rezervuar bartës të VNP. Në Evropë, Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi, mortaliteti në zogj lidhur me VNP është i rrallë. Anëtaret e familjes së korbave (corvidae) janë veçanërisht të prekshëm, por virusi është gjetur edhe në rreth 250 lloje të ndryshme të zogjve të ngordhur. Zogjtë mund të infektohen përmes shumë rrugëve, përveç pickimit të mushkonjave, dhe lloje të ndryshme mund të kenë potenciale të ndryshme për mbajtjen e ciklit të transmisionit. Kuajt, ashtu si njerëzit, janë strehues të fundit, d.m.th se pasi infektohen, nuk e përhapin sëmundjen. Infeksionet simptomatike tek kuajt janë po ashtu të rralla dhe të lehta, por mund të shkaktojnë sëmundje neurologjike, përfshirë edhe encefalomielitin fatal. Parandalimi Pasi shpërthimet e epidemive të VNP ndodhin para rasteve në njerëz, ndërtimi i një mbikëqyrje shëndetësore aktive të shëndetit të kafshëve për gjetjen e rasteve të reja është esenciale në sigurimin e lajmërimit të hershëm për autoritetet veterinare dhe shërbimet shëndetësore humane. Zvogëlimi i rrezikut të infeksionit në njerëz Në mungesë të vaksinës, mënyra e vetme për të zvogëluar infeksionin në njerëz është përmes vetëdijesimit dhe edukimit të popullatës rreth masave që mund të ndërmarrin për të zvogëluar rrezikun e ekspozimit ndaj virusit. 




 Porositë edukative duhet të fokusohen si vijon: Zvogëlimin e rrezikut ndaj bartjes përmes mushkonjave. Angazhimet për parandalimin e transmisionit duhet së pari të fokusohen në mbrojtjen personale dhe të bashkësisë ndaj pickimit të mushkonjave me përdorimin e rrjetave, repelentëve, rrobave të lehta me mëngë të gjata, dhe shmangien e aktiviteteve të jashtme në kohën e pickimit. Zvogëlimin e rrezikut të transmisionit prej kafshëve në njerëz. Dorëzat dhe mjetet tjera duhet të përdoren gjatë trajtimit të kafshëve të sëmura apo indeve të tyre, si dhe gjatë therjes. Zvogëlimin e rrezikut të transmisionit përmes transfuzionit të gjakut dhe transplantimit të organeve. Kufizimet dhe testet laboratorike gjate dhurimit të organeve dhe gjakut duhet të konsiderohen gjatë shpërthimit të epidemisë në zonat e prekura pas shqyrtimit të situatës epidemiologjike lokale/regjionale. Kontrolli i vektorëve Parandalimi efektiv i infeksioneve në njerëz varet në zhvillimin e një mbikëqyrje gjithëpërfshirëse dhe të integruar të mushkonjave dhe programeve të kontrollit në zonat ku shfaqet virusi. Parandalimi i infeksioneve në shërbimet shëndetësore. Punëtorët shëndetësorë që kujdesen për pacientët e dyshuar apo të konfirmuar me infeksion VNP, ose që punojnë me mostrat prej tyre, duhet të zbatojnë masat standarde parandaluese për kontrollin e infeksioneve. Mostrat e marra prej njerëzve ose kafshëve të dyshuara me infeksion VNP duhet të manipulohen nga stafi i trajnuar dhe në laboratorë të pajisur ...komplet. Një grua 84-vjeçare nga Beogradi në verën e vitin 2019 , e cila ishte e sëmurë kronike, pas prekjes nga virusi i Nilit ka vdekur në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Beograd. Ajo është viktima e parë që lidhet me ethet e Nilit Perëndimor, një sëmundje virale kjo e transmetuar nga mushkonjat e infektuara,.Deri më 28 gusht 2018 në Serbi u regjistruan 213 raste të etheve nga Nili Perëndimor, nga të cilat 21 ishin fatale. Sipas Institutit për Shëndetin Publik të Serbisë, shumica e rasteve janë raportuar në Beograd (108), si dhe në rrethet Baçka Jugore (36), Banait Jugor (32) dhe Podunavska (11).Infeksioni i virusit perëndimor të Nilit u regjistrua zyrtarisht për herë të parë në Serbi në fund të korrikut 2012. “Ekipet e Departamentit të Epidemiologjisë prej fillimit të korrikut 2018 në nivel qendror dhe periferik janë në gjendje gatishmërie për të identifikuar dhe raportuar ndonjë rast individual të sëmundjes. 





Laboratorët e Institutit Kombëtar janë të gatshme të pranojnë mostra dhe të diagnostikojnë rastet e sëmundjes”, është thënë në komunikatën e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Instituti Kombëtar ka njoftuar se virusi i ‘Nilit’ Perëndimor përcillet nëpërmjet thumbimit të mushkonjës së infektuar, e jo nga njeriu në njeri Ekipet e Departamentit të Epidemiologjisë prej fillimit të korrikut të vitit 2018 në nivel qendror dhe periferik janë në gjendje gatishmërie për të identifikuar dhe raportuar ndonjë rast individual të sëmundjes. Laboratorët e Institutit Kombëtar janë të gatshme të pranojnë mostra dhe të diagnostikojnë rastet e sëmundjes”, është thënë në komunikatën e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Instituti Kombëtar atëbotë ka njoftuar se virusi i ‘Nilit’ Perëndimor përcillet nëpërmjet thumbimit të mushkonjës së infektuar, e jo nga njeriu në njeriet përcjell situatën epizootologjike te kafshët me aksent të veçantë te kuajt dhe duhet shikuar mundësinë e hulumtimit aktiv të rasteve gjatë muajve të verës dhe vjeshtës. 







 Deri tani 17 persona kanë vdekur si pasojë e virusit të ‘Nilit’ perëndimor në gjithë Evropën brenda një jave, kurse në Kosovë(2019) një person i moshuar me sëmundje kronike të cilit ia ka rënduar gjendjen virusi i Nilit Perëndimor”, është thënë në këtë komunikatë. IKSHPK-ja ka theksuar në komunikatë se është duke hulumtuar burimet e këtij infeksioni dhe situata është nën kontroll. “Aktualisht nuk ka vend për panik. Nga qytetarët kërkohet që të kenë kujdes këtyre ditëve ku vërehet numër i shtuar i mushkonjave”, është bërë me dije në komunikatën e IKSHPK-së. IKSHPK-ja kërkon nga departamentet komunale të bëjnë dezinsektimin në komunat e veta sipas rekomandimeve të OBSH-së.





 Edhe pse në rreth 80 për qind të rasteve, pacientët e infektuar nuk tregojnë asnjë simptomë, virusi i Nilit perëndimor” mund të shkaktojë përfundim fatal te njerëzit. Virusi transmetohet tek njerëzit kryesisht nëpërmjet pickimit të mushkonjave, të cilat janë të infektuara. Është thënë se është një sëmundje sezonale që ndodh gjatë aktivitetit më të madh të mushkonjave.Infeksioni transmetohet te njerëzit nga pickimi i mushkonjave të infektuara, ndërsa “rezervuarët” kryesorë të virusit janë zogjtë e egër dhe mund të transmetohen nga njeriu te njeriu.Infeksioni tek njerëzit kryesisht është rezultat i kafshimit nga mushkonjat e infektuara. Mushkonjat infektohen pasi ushqehen me gjakun e zogjve të infektuar, të cilat qarkullojnë virusin në gjakun e tyre për disa ditë. 






Virusi përfundimisht futet në gjëndrat pështymore të mushkonjave. Gjatë konsumimit të mëvonshëm të gjakut (kur mushkonjat thumbojnë), virusi mund të injektohet në njerëz dhe kafshë, prej ku shumëzohet dhe mund të shkaktoj sëmundje. Virusi mund të bartet gjithashtu edhe nëpërmjet kontaktit me kafshët tjera të infektuara, nga gjaku apo indet tjera. Një përqindje shumë e vogël e infeksioneve në njerëz është paraqitur nëpërmjet transplantimit të organeve, transfuzionit të gjakut dhe me qumështin e gjirit.


 Është i regjistruar vetëm një rast i bartjes së virusit NP prej nënë tek fëmija me rrugë transplacentare”, është theksuar ndër të tjera në komunikatën e IKSHPK-së. Kërko brenda në imazh Vizito Virusi i Nilit nuk është përhapur në Kosovë, por IKSHP-ja bën thirrje për kujdes nga pickimi i mushkonjave .





Shpërthimet e virusit...Pa panikë në Kosovë....

Virusi i Nilit Perëndimor (V.N.P) u izolua për herë të parë te një grua në qarkun e Nilit Perëndimor në Ugandë, në vitin 1937. Ai u identifikua te zogjtë (si gjeli dhe pëllumbat) në rajonin e deltës së Nilit më 1953. Para vitit 1997, V.N.P nuk konsiderohej patogjene për zogjtë, por në atë kohë në Izrael shkaktoi vdekjen e llojeve të ndryshme të shpendëve që paraqitnin shenja të encefalitit dhe paralizës. Infeksionet njerëzore që i atribuohen V.N.P janë raportuar në shumë vende të botës prej më shumë se 50 vitesh. Në vitin 1999, një V.N.P që qarkullonte në Izrael dhe Tunizi u importua në Nju Jork duke prodhuar një shpërthim të madh dhe dramatik që u përhap në të gjithë shtetet kontinentale të Amerikës (SHBA) në vitet në vijim. Shpërthimi i V.N.P-së në SHBA (1999-2010) theksoi se importimi dhe krijimi i patogjenëve të mbartur nga vektorë jashtë habitatit të tyre të tanishëm përbëjnë rrezik serioz për botën. Shpërthimet më të mëdha ndodhën në Greqi, Izrael, Rumani, Rusi dhe SHBA. Vendet e shpërthimit janë në rrugët kryesore migratore të zogjve. Në versionin e tij origjinal, V.N.P ishte mbizotërues në të gjithë Afrikën, pjesë të Evropës, Lindjen e Mesme, Azinë Perëndimore dhe Australi. 

Që nga futja e tij në vitin 1999 në SHBA, virusi është përhapur nga Kanadaja deri në Venezuelë.




Prishtinë, 27.04.2024.

Pse heshtë Beogradi për 376 civilëve të pafajshëm të Mejës , kur atyre ju këputën ëndrrat në gjysmë vetëm pse ishin shqiptarë....

 Flori Bruqi


Në shënim të ditës së Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, në Kompleksin Memorial në Mejë u organizua tubim përkujtimor nga Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.



Në 25-vjetorin e masakrës së Mejës, krerët e shtetit kërkuan drejtësi për viktimat, duke u zotuar se thirrja për drejtësi kurrë nuk do të mungojë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Prof.Dr.sci. Vjosa Osmani masakrën e Mejës e quajti “Srebrenica e Kosovës”.

“Sot këtu jemi me zemër të rënduar pa fund, ky vend është “Srebrenica e Kosovës”, ky vend është edhe thirrja jonë me e fuqishme për drejtësi. 

376 civilëve të pafajshëm ju këputën ëndrrat në gjysmë vetëm pse ishin shqiptarë. 

Familjet e të zhdukurve me dhunë asnjëherë nuk do të jenë vetëm”, tha presidentja Osmani, përcjell Agjencioni Floripress nga Prishtina.

Derisa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se për shqiptarët stina e pranverës është stinë përkujtimore për masakrën e Mejës.

“Ju e keni të freskët mëngjesin e atij viti kur forcat paramilitare e ushtarake të Serbisë, i dëbuan civilët nga fshatrat e Gjakovës. Të dëbuarit i drejtuan nga Meja ku i plaçkitën dhe gratë e fëmijët i drejtuan për në Shqipëri, ndërsa burrat e djem të rinj u vranë në fshatin Mejë”, tha Kurti.

2024/04/26

Rusia nuk ka asnjë interes ushtarak apo gjeopolitik për të sulmuar shtetet e NATO-s, ka thënë ministri i saj i mbrojtjes.

Trupat e NATO-s kanë krijuar kërcënime shtesë për Rusinë duke u afruar më pranë kufijve të saj, shtoi Sergei Shoigu, sipas agjencisë së lajmeve TASS, shkruajnë mediat e huaja.
 Ai u citua gjithashtu të ketë thënë se Uashingtoni po e zvarrit qëllimisht konfliktin në Ukrainë duke ushtruar presion të paprecedentë.


Administrata amerikane synon të premten të njoftojë ndarjen e një pakete të re ndihme ushtarake në shkallë të gjerë për Ukrainën me vlerë 6 miliardë dollarë. Kjo sipas një raporti të Reuters, duke iu referuar burimeve në Uashington, shkruan Ukrinform. “Shtetet e Bashkuara mund të njoftojnë që të premten blerje të reja armësh për Ukrainën me vlerë 6 miliardë dollarë”, thuhet në raport. Siç theksohet më tej, paketa e re e ndihmës ushtarake amerikane në shkallë të gjerë mund të përfshijë radarë kundër-artilerie, automjete taktike, interceptorë Patriot, drone, artileri, municione precize dhe sisteme kundër-drone.

Faktet që na ndihmojnë të njohim më mirë gjeniun e çuditshëm të fizikës, Albert Ajnshtajn

Nga Albert Vataj


 A e quani me vlerësim mikun tuaj ‘Ajnshtajn’, për cilësitë e tij gjeniale? Nëse po, atëherë nuk jeni i vetmi që e bëni këtë. Njerëzit në mbarë botën nderojnë miqtë dhe të njohurit e tyre me titullin “Ajnshtajni”, për shkëlqimin e papërlyer dhe mendjen gjeniale të personit. Ndërsa mund të ketë shumë mendje gjeniale të vendosura në punë deri më sot, vetëm një herë në shekull lind dikush si Albert Ajnshtajni. Shekulli i 19-të, jo vetëm që dëshmoi lindjen e Albert Ajnshtajnit, por bashkë me të, lindjen e Fizikës moderne. I njohur me të drejtë si babai i fizikës moderne, Albert Ajnshtajni ishte, pa dyshim, fizikani më me ndikim i shekullit të 20-të. Me kërkimin dhe gjetjen e tij, Ajnshtajni krijoi një revolucion në fushën e shkencës. Ndër veprat e tij të shumta: (a) teoria e përgjithshme e relativitetit, e cila ofroi një përshkrim të unifikuar të gravitetit si një veti gjeometrike e hapësirës dhe kohës, dhe (b) efekti fotoelektrik që themeloi teorinë kuantike brenda fizikës, janë më të rëndësishmet. Gjatë jetës së tij, Ajnshtajni botoi më shumë se 300 punime shkencore, përveç 150 punimeve joshkencore. Ai ishte marrës krenar i çmimeve të shumta, si Çmimi Nobel në Fizikë, Medalja Copley, Medalja Matteucci dhe medalja Max Planck. Përveç këtyre, ai është vlerësuar edhe nga revista Times si Personi i Shekullit. I tillë ishte kontributi i tij për njerëzimin, saqë emri i tij Ajnshtajni është bërë sinonim i të qenit “gjeni”. Mbamendja e historisë njerëzore nuk ruan në kujtimet e saj një të dytë si ai. Asnjëherë nuk ka gjalluar faqe kësaj toke një krijesë kaq e jashtëzakonshme dhe kaq me të papritura. Një jetë të tillë të stuhishme dhe rrapëllitëse, s’kishte kapluar as marinari më i stërvitur i deteve. Ai u dha vullnetlirë nëpër krejtçka përbën ndryshesat, kapërcyellin dhe kaplimin në kreshtën më të lartë të famës, ku u ngjit, për të mos zbritur sandejmi askurrë. Ç’skutë e errët e mendjes njerëzore, universit dhe kureshtisë ishte, ku ai nuk u kredh si një eksplorator triumfues. Si krejt gjenitë e tjerë edhe Albert Ajnshtajn e gatuan çdo mozaik të jetës së tij në shtjellën e të papriturave dhe befasive, diku-diku cingëritëse, të debatueshme dhe të larë nga shkëlqimi i lavdisë, tjetërkund. Ai erdhi dhe iku si një përjashtim. Ajnshtajni ishte një bebe e shëndoshë me një kokë të madhe Kur nëna e Albertit, Paulinë e lindi, koka e tij ishte kaq e madhe dhe e shtrembëruar, sa ajo kujtonte se mos ishte i deformuar. Ngaqë fundin e kokës e kishte shumë të madhe, familja mendoi mos ishte monstër. Megjithatë, ndërsa javët kalonin, ata e kuptuan se ishte një fëmijë gati normal me të tjerët. Thuhet se gjyshja e tij ka klithur “është i shëndoshë, është i shëndoshë”, kur e ka pritur të lindte. Ndryshe nga përshtypja e parë, Alberti u rrit normalisht, vetëm se ishte pak i ngadaltë. Ajnshtajni-fëmijë kishte vështirësi në të folur Kur ishte fëmijë, Ajnshtajni fliste rrallë. Kur e bënte, fliste shumë ngadalë. E mendonte të gjithë fjalinë në kokë dhe e pëshpëriste para se ta thoshte. Këtë e bëri rregullisht deri në moshën 9-vjeçare. Prindërit trembeshin mos ishte i vonuar, por sigurisht më vonë doli se frika e tyre ishte pa baza. Kjo është quajtur sindroma e Ajnshtajnit. Një historian ka krijuar një barsaletë. Prindërit e tij ishin të shqetësuar se nuk fliste fare. Kur një mbrëmje foli dhe tha “Supa është e nxehtë”, prindërit e pyetën pse nuk kishte folur më parë. Ai i përgjigjet: “Sepse gjithçka ishte në rregull”. Ajnshtajni është frymëzuar nga një busull Kur Ajnshtajni ishte pesë vjeç dhe i sëmurë në shtrat, babai i tregoi diçka që i ndezi interesin në shkencë: një busull. Ndërsa qëndronte i shtirë, babai i nxori një busull të thjeshtë xhepi. Ajo që i interesonte Ajnshtajnit të ri ishte se sa herë që kutia ndërronte pozicion, gjilpëra kthehej në të njëjtin drejtim. Ai mendoi se duhet të kishte ndonjë forcë në atë që konsiderohej si hapësirë boshe që e bënte gjilpërën të lëvizte. Ky incident i zakonshëm në shumë “fëmijërira të famshme”, është përmendur shpesh në shumë rrëfime të jetës së tij. Ajnshtajni ngeli në provimin e hyrjes për në universitet Në vitin 1895, në moshën 17-vjeçare, Albert Ajnshtajn aplikoi për të hyrë në Shkollën Politeknike Federale Zvicerane (Eidgenössische Technische Hochschule). Ai kaloi provimin e matematikës dhe të shkencës tek provimi i hyrjes, por ngeli tek të tjerat. Ndër lëndët ku nuk shkonte mirë ishte historia, gjuhët e huaja, gjeografia dhe të tjera. Ajnshtajni duhet të regjistrohej në një shkollë tregtare para se ta ribënte provimin dhe më në fund u pranua tek i njëjti universitet një vit më vonë. Ajnshtjni kishte një fëmijë të paligjshëm Në vitin 1980, letrat private të Ajnshtajnit kanë zbuluar diçka të re për gjeniun. Kishte një vajzë të paligjshme me ish-studenten Mileva Marić, të cilën më vonë e martoi. Në vitin 1902, një vit para martesës, Mileva lindi në familjen e prindërve në Berne një vajzë me emrin Lieserl, të cilën Ajnshtajni kurrë nuk e pa dhe për të cilën nuk dihet gjë. Ajo është pagëzuar dhe jetoi me familjen e Milevës. Më vonë ajo thotë se vdiq nga ethet në shtator 1903. Në korrespondencën e çiftit shkruhet se është dhënë për birësim pasi ka lindur. Në letrën e 19 shtatorit 1903, Lieserl Einstein-Maric përmendet për herë të fundit. Ajnshtajni u largua nga gruaja e parë, pastaj propozoi një “kontratë” të çuditshme Pasi ai dhe Mileva u martuan, patën dy djem, Hans Albert dhe Eduard. Suksesi akademik dhe udhëtimet nëpër botë kishin çmimin e tyre. Ai u distancua nga gruaja e tij dhe për disa kohë çifti u përpoq të merrej me problemet. Ajnshtajni propozoi një “kontratë” të çuditshme për të jetuar me Milevën. Kushtet ishin që rrobat të ishin të pastra dhe të hekurosura, që t’i çonte tre vakte të ngrohta në dhomë, që dhoma dhe studioja të ishin të pastra, përveç tavolinës së punës, që ajo të pushonte së foluri kur ai t’ia kërkonte. Ajo pranoi dhe ai i premtoi se do ta konsideronte të huaj çdo grua tjetër. Ajnshtajni nuk shkonte mirë me djalin e madh Pas divorcit, marrëdhënia e Ajnshtajnit me djalin e madh u lëkund. Hansi fajësonte të atin për ndarjen nga Mileva dhe pasi Ajnshtajni fitoi Çmimin Nobel dhe paratë, se i dha asaj vetëm interesat dhe jo shumën e madhe të çmimit. Grindjet mes tyre u shtuan kur Ajnshtajni kundërshtoi martesën e djalit me Frieda Knecht, sepse ajo ishte “më e madhe dhe e shëmtuar”. Kur ata u martuan, Ajnshtajni i kërkoi djalit të mos bënin fëmijë, pasi kjo do ta bënte divorcin edhe më të vështirë. Edhe mamaja e Ajnshtajnit e kishte kundërshtuar martesën me Milevën. Kur i biri emigroi në Amerikë, ata mbetën të ndarë. Ajnshtajni ishte i preferuari i grave Kur Ajnshtajni u divorcua me Milevën në vitin 1919 (tradhtia cilësohet si një nga shkaqet), ai u martua me kushërirën, Elsa Lowenthal. Në të vërtetë ai donte të martohej edhe me vajzën e Elsës nga një martesë e mëparshme, Ilse, 18 vjet më e re se ai, por ajo e kundërshtoi. Ndryshe nga Mileva, shqetësimi kryesor i Elsës ishte të kujdesej për burrin e saj të famshëm. Ajo i dinte dhe i toleronte tradhtitë dhe lidhjet dashurore të tij, të cilat zbulohen më vonë tek letrat e tij. Fillimisht e tradhtoi me sekretaren, Betty Neumann. Korrespondenca e tij tregon se ishte i lidhur me gjashtë gra, mes tyre dhe një spiune ruse. Ajnshtajni, një pacifist lufte, sugjeroi ndërtimin e bombës atomike Në vitin 1939, i alarmuar nga shumimi i Gjermanisë naziste, Leo Szilard e bindi Ajnshtajnin t’i shkruante një letër presidentit amerikan, Franklin Roosevelt, ku e paralajmëronte se Gjermania naziste po zhvillonte një bombë atomike dhe i sugjeronte Shteteve të Bashkuara të zhvillonin bombën e tyre. Letra e Ajnshtajnit dhe Szilardit konsiderohet si një nga arsyet që Roosevelti filloi Projektin Manhattan për të zhvilluar bombën, edhe pse më vonë u zbulua se bombardimi i Pearl Harbor në vitin 1941 e bindi më shumë qeverinë se sa letra e tyre. Edhe pse ishte fizikan i shkëlqyer, ushtria e konsideronte si rrezik sigurie dhe nuk e ftuan në projekt. Truri ka shëtitur në kavanoz për 43 vjet Pas vdekjes në vitin 1955, truri i Ajnshtajnit u hoq pa lejen e familjes nga Thomas Harvey që kreu autopsinë. Ai e mori trurin në shtëpi dhe më vonë u pushua nga puna për shkak se refuzoi ta dorëzonte organin. Shumë vite më vonë, kur Harvey mori leje nga Hansi ta studionte trurin, i dërgoi copëza disa shkencëtarëve në të gjithë botën. Njëra prej tyre ishte Marian Diamond nga Universiteti Berkeley, e cila zbuloi se ai kishte më shumë qeliza në atë pjesë të trurit që ishte përgjegjëse për sintetizimin e informacionit. Neuronet e trurit të tij, që ishte më i madh se normalja, komunikonin më mirë me njëri tjetrin.

Flet dëshmitarja Nexhmije Zhuti për vrasjen në Gllogjan: Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri

 

Flet dëshmitarja për vrasjen në Gllogjan: Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri

Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuzuarve Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, të cilët ngarkohen për vrasje të trefishtë, tha se në natën kritike e kishte parë një njeri të veshur me të zeza dhe gjysmë të fshehur te ferrat dhe bagremët.


Për këtë rast, Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj po akuzohen se më 26 nëntor 2021 në Gllogjan, të shtyrë nga hakmarrja e paskrupullt, i privuan nga jeta tre persona, dy prej tyre fëmijë.

Dëshmitarja Zhuti tha se në natën kritike kur kishte ndodhur ngjarja në Gllogjan kishte qenë duke shkuar me veturë nga Raushiqi te babai i saj në Shaptej me burrin dhe fëmijët e saj.

Gjatë rrugës ajo tha se kishin kaluar nëpër Gllogjan, e ku rrugës së shkollës për Shaptej, kishte parë një njeri të fshehur në bagremë.

“Nuk kom fol se kom thanë se po tuten fmit, si kallxova as burrit se unë pashë diçka. Atë moment ka vetu dhe e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri. Ka qenë shumë shi”, tha dëshmitarja Zhuti.


Ajo tha se personin nuk e ka njohur dhe as fytyrën nuk ia kishte parë, por se e ka dalluar se kishte pasur të veshur një pallto të zezë të gjatë dhe ka pasur kapele në kokë.

Më pas dëshmitarja tha se kur ka mbërritur tek babai i saj, u kuptua ngjarja me autobusin dhe asaj iu ka kujtuar për personin që e ka parë të fshehur.

Përgjatë pyetjeve, dëshmitarja Zhuti tha se kur drita i kishte rënë ai person kishte hyrë më brenda ferrave anës rrugës për t’u fshehur.

“Kur o bo drejt me kerr ka vetu e kom pa se ka qenë njeri por nuk kam treguar askujt, se pi tuti fmin”, tha dëshmitarja Nexhmije.

Për deklarimin e saj në Polici, ajo tha se kishte qenë e ftuar pasi që kamerat e kishin kapur veturën e tyre.

Më pas, u dëgjua edhe dëshmitari Valdrin Dervishaj, i cili tha se për ngjarjen e natës kritike kishte mësuar nga një i afërm i tij, i cili i kishte dërguar foto në rrjetin social “Snapchat”, e ku më pas ai kishte shkuar te vendi i ngjarjes.

Aty kishte parë bashkëfshatarët dhe policët, e ku pas gjysmë ore aty ai tha se kanë vazhduar te lokali “24 Marsi”, që në atë lokal më pas tha se kishte shkuar djali i madh i Halil Mehmetajt, Kreshniku.

Ai tha se te Kreshniku kishte vërejtur se kishte pasur hundën me fasha nga një operim.

Dëshmitari Dervishaj tha se Kreshniku te vendi i ngjarjes kishte shkuar me veturën “Toyota” me ngjyrë të zezë, kishte ndenjur 3-4 minuta dhe më pas ka shkuar në shtëpi.

Ai më pas u ballafaqua me deklarimin e tij të dhënë në polici, ku kishte thënë se Kreshnikun e kishin parë në veturën “Toyota” me ngjyrë të bardhë, bashkë me shokët e tij, deklarim për të cilin tha se “ndoshta kam thënë”.

Dëshmitari Dervishaj sërish u ballafaqua me deklarimin e tij të dhënë në Polici, ku kishte thënë se “para se të shkonte Kreshniku në shtëpi u sigurua që policia nuk po i kontrollon veturat dhe më pas ishte nisur për në shtëpi”, deklarim ky të cilin e pohoi se ishte e vërtetë, sipas Betimi për Drejtësi.

Sipas aktakuzës së ngritur më 5 maj 2023 nga Prokuroria Themelore në Pejë, të pandehurit Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, ngarkohen se më 26 nëntor 2021, në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit, saktësisht në rrugën “Ismajl Haradinaj”, të shtyrë nga hakmarrja e paskrupullt, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri-tjetrin, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre të cilët ishin fëmijë. Pra, të vdekur mbetën shoferi i autobusit G.Gj, si dhe nxënësit L.H (17 vjeçar) dhe G.M (17 vjeçare).

Dënim minimal që e ngarkon Serbinë me përgjegjësi shtetërore!

Shkruan: Florim Zeqa 

 Për masakrat në rrethin e Pejës dënohen me vetëm 56 vjet burg shtatë ish-anëtarë të ushtrisë jugosllave (të njohur si “Çakallët”) Deri tek ky dënim minimal erdhi pas denoncimit të krimeve nga të mbijetuarit e masakrave, të cilët, përveqse i panë me sytë e tyre, i përjetuan rëndë në shpirt dhe në zemër krimet më të monstruoze dhe makabre ndaj familjarëve të tyre. Edhe pse dënim minimal dhe i vonuar, megjithatë është një dritë e vogël në fund të tunelit për drejtësi dhe një satisfaksion i vogël moral për familjarët e viktimave të terrorit serb. Të dhënat zyrtare të një dënimi minimal Sipas njoftimit të publikuar në Web-faqen e Gjykatës së Lartë në Beograd më 24 prill 2024, ish-anëtari i Ushtrisë Jugosllave, Toplica Milladinoviq, u dënua me 20 vjet burgim për krime kundër shqiptarëve të Kosovës në fshatrat përreth Pejës më 1999, kurse gjashtë ish-pjesëtarët e tjerë të Ushtrisë Jugosllave u dënuan si në vijim: Predrag Vukoviq u dënua me 13 vjet burgim, Abullah Sokiq me 12, Sinisha Mishiq me 5, ndërkaq Lazar Pavlloviq, Sllavisha Kastratoviq dhe Boban Bogiçeviq u dënuan me nga 2 vjet burgim secili. Ndërkaq, Velko Koriqanin dhe Millan Ivanoviq u liruan tërësisht nga akuzat e ngritura! Ja vlenë për të cekur se gjykimi për këtë rast kishte filluar në vitin 2010. Vendimi i parë ishte marrë më 2014, por Gjykata e Apelit e Serbisë e kishte shfuqizuar atë më 2015. Sipas aktakuzës, ish-anëtarët e Detashmentit të 177-të të Ushtrisë Jugosllave, (të njohur si “Çakallët”), morën pjesë në masakrat kundër shqiptarëve të Kosovës në fshatrat Zahaq, Lubeniq, Qyshk dhe Pavlan gjatë Prillit dhe Majit të vitit 1999. Të pandehurit, siç u tha në aktakuzë, morën pjesë në vrasjet dhe në shkatërrimin e pronave të shqiptarëve. Prokurorët thanë se Toplica Milladinoviq si komandant i Detashmentit 177, kishte urdhëruar dëbimin e civilëve shqiptarë dhe se ai kishte njohuri për vrasjet dhe vjedhjet gjatë zhvendosjes së dhunshme të popullatës shqiptare. Në aktakuzë u tha se vrasjet u kryen në mënyrë mizore dhe tinëzare, teksa në shumicën e rasteve viktimat u qëlluan pas shpine. Më pas, shumica e trupave të viktimave u dogjën, në mënyrë që ata të mos mund të identifikoheshin nga familarët. Edhe pas publikimit të vendimit të Gjykatës së Lartë të Beogradit më 24 Prill 2024, ky nuk është vendim përfundimtar, pasi ai prapë mund të apelohet dhe të prolongohet në pafundësi nga autoritetet e drejtësisë serbe! Pranimi i krimit nga kriminelët, një dritë e vogël në fund të tunelit Edhe pse dënimi për kriminelët është tepër minimal, pozitiv është fakti se ata i kanë pranuar krimet e kryera, gjë e cila e ngarkon drejtëpërdrejt Serbinë me përgjegjësi shtetërore dhe më nuk mund t’ua hedhin fajin “strukturave paramilitare”. Deri tek ky epilog erdhi falë insistimit dhe konsistencës së gjatë e të mbijetuarëve të masakrave për zbardhjen e së vërtetës dhe arritjes së qëllimit final për dënimin e kriminelëve. Edhe pas 25 viteve, dhembja që kanë familjarët për humbjet që ua ka shkaktuar Serbia është e freskët, e madhe dhe e pakompensueshme. Andaj, çdo ngritje e zërit në mbështetje të familjarëve e zbutë sado pak dhembjen e tyre. Le të shërbejë ky shkrim si thirrje për ndërgjegjën e fjetur të politikanëve kosovarë, të cilët nuk kanë bërë asgjë sa i përket denoncimit dhe zbardhjes së rasteve të rënda kriminale të ndodhura gjatë luftës në Kosovë! E vetmja gjë që e bënën liderët shtetërorë dhe partiakë për këto 25 vjet, ishte pjesëmarrja dhe fjalimet patetike në përvjetorët e masakrave, si ngushëllim i vetëm për familjarët! Nuk mjaftojnë fjalët e mira dhe “lotët e krokodilit” për shërimin e plagëve shpirtërore të familjarëve. Shkaku i mos qenurit të Kosovës anëtare e Këshillit të Evropës dhe organizatave tjera ndërkombëtare, drejtuesit e institucioneve shtetërore është dashur që të angazhojnë mekanizma të tjerë për ngritjen e padisë shtetërore ndaj Serbisë, e jo të presin që të kalojë një çerekshekulli nga koha kur kanë ndodhur masakrat dhe vrasjet monstruoze të djegies së kufomave me qëllim të pamundësimit të identifikimit dhe fshehjes së gjurmëve të krimit. Dallimet dhe ngjashmëritë, e përbashkëta e krimeve në Kosovë Për secilën masakër të kryer në Kosovë nga forcat serbe, nuk mjafton një shkrim dhe as një libër autorial, duhen vëllime të mëdha librash dhe enciklopedi për t’i trajtuar me fakte dhe argumente të gjitha krimet barbare të forcave serbe. Edhe përkundër faktit se maskrat e kryera nga forcat policoro-ushtarake dhe paramilitare serbe ndaj civilëve të pafajshëm dhe krejtësisht të pambrojtur në rrethin e Pejës, ka dallime dhe ngjashmëri të shumta, nuk i jepë të drejt vetës t’i klasifikojë as për nga numrat dhe as nga monstruoziteti i krimit. Ashtu siq nuk ndahen heronjët dhe dëshmorët, nuk ndahen as martirët dhe të rënët për lirinë e Kosovës. Ata janë gurthemeli më i fuqishëm i lirisë sonë, janë kallxuesi dhe kryefjala e themeleve të shtetit tonë. Të mbijetuarit e masakrave janë heronj dhe dëshmitarë të gjallë të cilët i mbajnë të freskëta kujtimet e ngjarjeve më tragjike dhe më të kobshme të familjarëve të tyre dhe popullit tonë në përgjithësi. Thënë ndryshe, të mbijetuarit e masakrave janë thesarë i çmuar për drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare, për të çuar në vend drejtësinë, si parakusht për paqe afatëgjate dhe pajtim mes dy popujve të armiqësuar ndër shekuj, e në veçanti në dekadën e fundit të mileniumit të dytë. Ky ishte vetëm një vështrim imi analitik rreth ngjarjes makabre dhe dënimit minimal të kriminelëve, për të ndarë dhimbjen dhe pikëllimin e përhershëm me familjarët e viktimave të pafajshme. Lavdi dhe krenari e përjetshme për të gjithë ata që u sakrifikuan, martirizuan dhe ranë për lirinë që ne sot e gëzojmë!

Mos prisni asgjë të mirë nga banda mafioze e Rilindjes së Edi Ramës!

Nga Prof.Dr. Enver Bytyçi 

 Prej vitesh shkruaj në reagim të politikave të brendshme dhe sidomos lidhur me Kosovën të kryeministrit tone, Edi Rama! Aq shumë kanë reaguar përkrahësit e Ramës, sa ndonjëherë më kanë vënë në dilemën: – Mos po gaboj, ose së paku po e teproj me kritikat ndaj kryeministrit të Shqipërisë?! Ju them me sinqeritet, do isha shumë i lumtur të kisha gabuar, sepse nga gabimet e mia kritike ndaj zotit Rama nuk e pësonte Shqipëria, Kosova dhe as shoqëria shqiptare. E pësoja vetëm unë dhe zhgënjeheshin disa lexues që më besojnë mua. Kaq dhe vetëm kaq! Por fatkeqësisht çdo ditë e më shumë bindem se kritikat e mia janë një pike uji në oqean, sepse është dasht që të gjithë analistët, akademikët, njerëzit e penës, të artit, të kulturës, të gjithë ata që e duan atdheun dhe kombin, që kanë familje dhe e duan atë, pra të gjithë ata që e duan Shqipërinë dhe Kosovën të kishin reaguar në atë masë që kam reaguar unë e shumë kolegë të mij. Tashmë jam i bindur për këtë. Tashmë nuk ka asnjë mëdyshje se Shqipëria dhe Kosova janë në rrezik serioz nga një kryeministër të lidhur me krimin dhe një familje kryeministrore mafioze. Kam shkruar se Edi Rama të gjithë bashkëpunëtorët e tij i zgjedh sipas kriterit të aftësisë dhe besnikërisë që përcakton kodi i mafies. Nëse ke kontribute në krimin e organizuar, nëse ke eksperiencë pune në organizatat mafioze, nëse ke guxim të vjedhësh, të grabisësh, të korruptosh e të korruptohesh, atëherë i ke plotësuar të gjitha kriteret e emërimit ministër, kandidat për deputet, zv. Ministër dhe drejtor i madh apo i vogël, shef prokurimesh, ose tender-dhënës, drejtues në tatime apo në dogana, kryepolic apo Komisar e drejtor policie etj. Nuk ka shans ndryshe! Të njëjtat kritere si edhe shefi i tij ka ndjekur gjithashtu kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Po ashtu ministrat dhe vartësit e tyre, si dhe kryetarët e tjerë të bashkive. Engjëll Agaçi u zgjodh i pari sipas këtyre kritereve dhe më pas të gjithë të tjerët, radhë pas radhe e njëri-pas tjetrit. Por kryeministri ka sajuar formulën, sipas së cilës, „Kush ha dardha prapa shinpës time, ka përgjegjësi personale”! D.m.th se ai i zgjedh sipas kritereve të lartpërmendura njerëzit e mafies në pushtet. Dhe i ka porositur ata që gjithçka ta ndajnë bashkë, të jenë transparentë dhe të mos ia marrin atij pjesën e vet. Ndryshe konsiderohet se këta “hanë dardha pas shpine dhe do t’i lëshojë nga dora për t’i çuar në SPAK”! SPAK, nga ana e tij, është porositur që të demaskojë publikisht dardha-ngënësit pas shpinës së dardha-bërërsit! Identik si në kodin e mafies. Nëse fsheh diçka nga paratë e drogës, ndëshkohesh. Nëse tradhton, vritesh! Nuk ka asnjë kuptim tjetër formula e Edi Ramës për dardhat pas shpine. Që kur i merr pranë vetes, ai i paralajmëron mafiozët në stilin, po ma drodhe, të përdredh! Reportazhi i RAI3 është dëshmi e gjithë asaj çfarë është thënë e stërthënë për qeverisjen mafioze të Edi Ramës. E dija se me vendimet e tij do të prishë ekuilibrat dhe do të krijojë kundërshtarë. Marrëveshja për refugjatët me Melonin bëri punën e vet. Zgjoi interesat e opozitës italiane që të godasin kreun e ekzekutivit shqiptar dhe të sjellin dëshmi se ai është kapoja i kupolës mafioze të pushtetit të Rilindjes në Shqipëri. Për këtë kanë fakte e dëshmi jo vetëm italianët, por edhe britanikët, gjermanët, francezët, hollandezët e të gjithë anët dhe ezët e tjerë europianë. RAI3 nxori në skenë veçmas lidhjet e Olsit me mafien. Olsi ishte trajnuar në këto lidhje që kur i vëllai i tij, ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Sapo Edi u bë “mbreti” i Shqipërisë, Olsi erdhi në Shqipëri. U maskua si president i “Partizanit”! Por në fakt ishte dhe qëndroi deri në fund në rolin e tij si tutor dhe ndërmjetës i kryeministrit shqiptar me bandat mafioze jashtë Shqipërisë. Gjithçka për një arsye të vetme – Të bënin sa më shumë para e pasuri. Tani radhën për ta denoncuar mafien shqiptare e kanë të gjithë perendimorët. Ata nuk munden më ta mbrojnë kryetrafikantin Olsi dhe kryemafiozin, Edi Rama! Tani më ka rënë edhe teoria e dardhave pas shpine. Çdo fije të aktivitetit mafioz e kanë lëvizur pa u frikësuar aspak dy vëllezërit mafiozë të familjes Rama! Por çdo gjë e ka një fund! Tani perendimorët do të thonë “Na falni, se nuk e paskemi ditur se i dashuri ynë, Edi, paska qenë kryemafioz”! Se mos e kanë për herë të parë këtë formulë?! Natyrisht që ajo familje nuk do të prodhonte atdhetarë, as njerëz të ndershëm. Mafiozë do prodhonte, sepse mafia e diktaturës ishte ngjiz në koshiencën dhe subkoshiencën e të dy vëllezërve! Shqipëria duhet të kuptojë më në fund se batutat e kryeministrit që zgjodhën janë maskë e veprimtarisë së tij mafioze. Kosova gjithashtu duhet të kuptojë dhe të kthjellohet për rolin e rrezkishëm të këtij kryemafiozi për shtetin, shtetësinë, territorin dhe sovranitetin e Kosovës. Mafia nuk ka atdhe! Mafia nuk njeh patriotizëm! Mafia është një me paranë dhe krimin! Mafia është organizimi fisnor më i rrezikshëm që ka prodhuar historia e njerëzimit të kohëve moderne! Prandaj mos prisni asgjë të mirë nga banda mafioze e Rilindjes së Edi Ramës! TV italian RAI3 përfundimisht e kthjelloi edhe më naivin e këtij vendi. Megjithatë vazhdoj të them se nuk duhej të ndodhte kjo provë, sepse Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët nuk e kanë merituar këtë ndëshkim! Së paku Kosova jo!

Bajroni është evropiani i parë që e çoi këngën labe në Evropë.

 Nga Keze Kozeta Zylo

Krenare që shkrimtari i shquar në botë, Bajroni, vizitoi dhe e çmoi aq shumë Tepelenën, vendlindjen time.  Madje sipas Konicës, Bajroni është evropiani i parë që e çoi këngën labe në Evropë.

Një skulpturë madhështore duhet për Bajronin në Tepelenë dhe Tiranë!

Kam lexuar disa shkrime nga autorë të ndryshëm në përkujtim të 200 Vjetorit të ikjes nga kjo botë të Bajronit, por me keqardhje them se nuk është përmendur askund Tepelena, vendi i mikpritjes dhe i magjepsjes së tij.  Kjo mikpritje madhështore ka vulën dhe firmën e Ali Pashë Tepelenës sundimtarit të Epirit me kryeqendër Janinën.  Shtroj pyetjen përse nuk e përmendin Tepelenën, Ali Pashë Tepelenën, Janinën?  Ku është Janina sot?

Historia e vërtetë duhet të shkruhet ashtu siç është me fakte kokëfortë, pa urrejtje dhe përbuzje, pa krahinizma…

Në verën e vitit 1813 piktori i shquar Thomas Philips realizoi portretin e famshëm të Lord Bajronit veshur me kostumin shqiptar: “Portrait of a Nobleman in the dress of an Albanian”.  Më duhet të them se kjo veshje iu dha në Janinë atje ku u mirëprit nga djemtë e Ali Pashë Tepelenës dhe rojet e Aliut.

Eshtë mahnitëse, kur e shikon Bajronin me kostumin kombëtar shqiptar në Galerinë Nacionale të Portreteve në Londër pikturuar nga artisti i shquar skocez Thomas Phillips.

Ja si shkruan vetë Bajroni:

“Kam disa petka shqiptare madhështore, e vetmja plaçkë e shtrenjtë në këtë vend. Kushtojnë 50 ginea secila, dhe kanë aq flori të qëndisur sa në Angli mund të kushtojnë 200 ginea. U njoha me Hysen Beun dhe Mahmud Pashën, të dy djem të vegjël, nipër të Ali Pashës në Janinë. Janë krejt ndryshe nga çunakët tanë, kanë fytyrë të kuqe si vejushat e lyera me të kuqe, kanë sy të zes, të mëdhenj dhe tipare fare të rregullt. Janë krijesat më të bukura që më ka zënë syri dhe të rrahur e të stërvitur që tani me ceremonira të Oborrit”.

Lord Bajroni u magjeps me mikpritjen dhe qytetin e Tepelenës. Këtë ia shpreh në letrën e parë nënës së tij në kohën, kur po largohej nga Shqipëria (Janina), vend në të cilin kishte mbërritur, më 11 tetor 1809.

Në letrën dërguar nënës së tij midis të tjerash shkruan:

“Kurrë s’do ta harroj pamjen e mrekullueshme me të hyrë në Tepelenë në orën 5 ndajnatherë, kur po perëndonte dielli. Më solli në mend (me pak ndryshime të veshjes) përshkrimin që i bën Skoti kështjellës Brankseme në këngën e tij dhe sistemin feudal. Shqiptarët me petkun e tyre (me më të bukurin në botë; me fustanellë të gjatë të bardhë, tallagane të qëndisura me ar me anteri e jelek kadifeje të kuqe të qëndisura me oje të arta), me jataganë e pisqollë të sërmët, tartarët me feste të gjata, turqit me qyrk të madh e turban, ushtarët togje-togje në qoshkun e madh të hapur në ballë të pallatit dhe skllevërit arapë në galeri të madhe, të gjatë me kuaj të vendosur në një qilar përposht, dyqind atllarë të shiluar dhe gati të sulen në çdo moment, kalorës duke sjellë e duke shpënë lajmet e ndryshme, daullet e mujezinët që thërrasin izanë nga minaretë e xhamive – të gjitha këto me pamjen e jashtëzakonshme të ndërtesës vetë sajonin një skenë të re gëzimi për sytë e një të huaji”.

Bajroni u dritësua si një nga emrat më të rëndësishëm të kulturës së romantizmit europian dhe botëror. Ne kemi fatin që ai të njihte më nga afër trimëritë e pashoqe, historinë dhe kulturën e popullit shqiptar me një mikpritje të pashoqe në kalanë madhështore të Ali Pashë Tepelenës.  Në kalanë e ndërtuar buzë Vjosës, lumit më të bukur dhe më të egër të Europës, përballë Becishtit të Ali Pashë Tepelenës erdhi djaloshi anglez dhe ndjeu në rrembat e gjakut fjalën më të epërme të mikpritjes së popullit shqiptar: Bukë e krypë e zemër…

E sjelle aq magjishëm Tepelenën në letrën e nënës, sa të duket sikur ma ka rrëmbyer të gjithë kalanë, e ka ngritur peshë dhe e ka sjellë këtu në Manhattan si gurët e piramidave të Egjiptit, apo më hedh ca stërkala uji nga lumi i Vjosës si uji i kristaltë i Sollokushes, si për të mos ta harruar kurrë atë vend burrash të rreptë…

Bajroni në vepën letrare, siç ishte “Çajld Haroldi” shkruan per tokën e lashtë ilire plot mistere te njohura pak, ose shumë pak më parë nga bota e jashtme.  Vargu epik i tij për ne është: ”Shqipëri, lejomë të kthej sytë e mi/ Mbi ty, o nënë e rreptë burrash t’ egër….”,

Ai sjelle madhështinë e saj, burrërinë, heroizmin e pakufij.

Sa aktual është shqetësimi i tij edhe sot!  Të gjithë ne si emigrantë shpesh e kemi ndjerë peshën e dhimbjes mbi shpatulla, kur jemi ndeshur në tavolinat e punës me libra historik, harta të cilat janë memece për Shqipërinë tonë, por e vërteta është se nuk kemi heshtur kurrë për këto prapësira… Po sjellë në vemendjen tuaj se çfarë Bajroni i tha botës në veprat e tij pas vizitës historike:  “Në vendet e Ilirisë dhe të Epirit ka vende pa emër dhe lumenj të pahedhur në hartë, mundet që një ditë, kur të njihen më shumë, të jenë temat më të çmuara e të dorës së parë për penën.”

Sipas Konicës këtij aristokrati të letrave shqipe shkruan në gazetën “Albania se:

”Lord Bajroni në një ndër udhëtimet e tij në Shqipëri, mblodhi disa këngë shqipe dhe i këndoi. Ai si një i ri në moshë e mësoi shumë shpejt polifoninë labe sot pasuri e UNESKO-s .  Jo më kot disa vargje i përktheu dhe në anglisht si: “Në sevda tënde u lavosa/ Vetëm u përvëlofsha,/ Ah, vajzë më përvëlofshe,/ Zemërën më lavose,/ Unë të thashë rroba s’dua/ Po sytë e vetullat e tua..”

Bajroni do të ngelet një shkrimtar i sojit të lartë botëror që i shërbeu Shqipërisë me aq delikatesë, vërtetësi por dhe si një luftëtar i Lirisë në botë.

Adhurimi nga Bajroni për tepelenasit, shqiptarët dhe Shqipërinë janë ndjesi të blatimit shpirtëror, vrulle marramendëse dritësore, të një poeti fisnik që shndrit dhe vazhdon të flasë nga përjetësia.

Ç’mirënjohje dhe krenari në fatin tonë të udhëtimit drejt shtigjeve të njohura dhe të panjohura, por me fijëza dritëzash si pika referimi foshforente nga poetë të kalibrit botëror si Bajroni ynë “shqiptar”.

Prill, 2024

Staten Island, New York

 

Rreth Librit “Mezhgorani” vështrim enciklopedik me autor Veledin Durmishi


Keze Kozeta Zylo
Ndonëse gjithmonë kam shkruar esse, vështrime kritike, reportazhe për aktivitete nga më të ndryshmet sidomos këtu në Diasporë, por për librin “Mezhgorani” me autor shkrimtarin e njohur Veledin Durmishi më duhet të them që në fillim që kam pasur shumë emocione. Pena ime duhet të kishte një vëmendje të posaçme duhet të rridhte e kthjellët si ujët e Sollokushes, një dhuratë e Hyut për këtë popull martir mezhgoranas në shekuj. Të ulesh dhe të lexosh librin nga ke origjinën, është e papërshkrueshme, veçse ndihet në rrembat e gjakut. Natyrisht e rritur nga babai im Brahim Gjoni një aktivist, rrëfimtar i pashoq dhe me një kujtesë fenomenale, shumë gjëra i ke të qarta në kokë, në kujtesë, në libra duke iu referuar atij, por asnjëherë nuk është tepri të mësosh më shumë, të njohësh më thellë historinë e vendit tënd të shtrenjtë si në rastin në fjalë me librin “Mezhgorani”.
Autorin Durmishi me një punë skrupuloze dhe voluminoze i cili ashtu siç më ka shkruajtur privatisht se i është dashur dy vjet për të sjellë këtë xhevair në fondin e artë të historisë mezhgoranase e falënderoj publikisht.
Çdo njeri ka detyrim moral dhe shpirtëror për vendin e tij sidomos ata që kanë guxuar duke dalë në publik me penën e tyre si në rastin në fjalë. Autori që në hyrje shkruan si: “Kushdo që ka hedhur në fëmijëri një çantë doku me libra dhe mëkon dijet e veta duke mos i hequr librat nga duart, që dëgjon rrëfimet e të mëdhenjve, që ka atë ndjesinë se historia, nëse nuk shkruhet, vdes, sigurisht që do të ketë atë mirënjohje e cila do të jetë edhe shtysa kryesore për ta shkruar atë libër.
Libri “Mezhgorani” është dëshmi e gjallë për njerëzit autoktonë, vendin e bukur, historinë e jashtëzakonshme dhe të fut në atë botë sa mistike dhe reale gjatë leximit dhe kjo është meritë e penës së bukur të autorit. Duke lexuar ndjen thellë në pejzat e shpirtit dhe betohesh se nuk do ta harrosh kurrë atë vend, madje do ta transmetosh ndër breza edhe duke ëndërruar për një të ardhme më të mirë edhe pse je larg, larg nëntë male kaptuar dhe oqeani në mes. Ja si shkruan autori: “Se duhet kthyer aty, patjetër duhet kthyer, se aty është një nga rrënjët e tua. Duhet të rrish pak në heshtje aty se ndoshta dikush të flet me zërin e nëntokës. Dëgjoje mirë se në çdo fjalë është një kumt. Ndiz një qiri. Rri në heshtje se diçka ti kërkon të flasësh me vete, apo t’i flasësh vetes. Një përshpëritje njerëzore… Aty janë njerëzit tanë, aty është një pjesë e jetës së djeshme. Atyre nuk u rëndon guri i varrit te koka, por harresa. Janë prindërit, Mezhgorani, gjyshërit. “Në çdo dërrasë varri, mbulohet një histori e tërë”.
Mezhgorani është një perlë e Jugut nga natyra dhe këtë e pohoj pa modesti, në se do të kishte vënë dorë shteti ai sot do të ishte një vend përrallor turistik, por jo e pamundur të realizohet… Mjerisht duhet të jesh palë me ta ose militant… Ja si e përshkruan pena e autorit me një magji përpirëse si: “Qielli, ndonëse i mbërthyer në dy maja malesh, të jep kaq dritë, sa të duhet t’i zmadhosh sytë që të rrokësh gjithë atë ndriçim, dielli që nxiton t’i shpëtojë kurthit të maleve, nxjerr syrin diku në lindje e gjithë dashuri e mirësi të përshëndet, ajri i kaltër që kush e di nga është nisur të vjen turravrap e të futet në lëkurën tënde, ujërat e burimeve të ftohta, tek thurrin gërshetin e shkumtë mes zejeve në etjen e tyre të përjetëshme, gurgullojnë atë mërmërimën e tyre shekullore, ndërsa Vjosa, tek çan jo paqësisht gjokse malesh, nanurit me gjuhën e vet të valëve e me atë nanuritje mban zgjuar gjithë ëndrrat tona”.
Po e vërtetë ëndrrat tona janë marramendëse, janë herë reale e herë sikur s’do realizohen kurrë, por atë, por atë me superioren, ëndrrën e të parëve ta kemi si stamposje në ballë, mos ta harrojmë kurrë Mezhgoranin dhe mos të lemë të tjerët të venë dorë mbi të duke u joshur me pasuritë e tij natyrore.
E pamundur të sjellësh në një shkrim gjithë hulumtimet në libër, historinë e Mezhgoranit tënd të shtrenjtë, por gjithmonë është burim frymëzimi dhe jetese vendi i të parëve tanë. Që e vogël kam qenë e magjepsur me shtëpitë dy katëshe të Mezhgoranit, të gurta, të bukura, me sofatet e bisedave dhe shilteve që shtronim për pleqtë kur vinin, gostitë e gjithçka. Këtë e ka sjellë bukur dhe me finesë autori si: “Në Mezhgoran janë me dhjetra shtëpi dykatëshe, më një strukturë tipike shqiptare. Rrethuar me avlli me mure të lartë, porta e oborrit e lartë që të kujton kështjellat e mesjetës, e mbi të gjitha harqet e portave kishin një arkitekturë perfekte.
Deri para viteve 1900 ka qënë guri i bardhë më i përdorshmi dhe ndërtuesi ka parapëlqyer të gdhendë edhe ndonjë shpend, kryesisht ndonjë zog a shqiponjë, ndërsa në fillim të shekullit XX u përdor edhe guri i zi e shpendi tani ishte zëvendësuar me ndonjë gjeth, simbol i gjelbërimit dhe i përjetësisë. Gurë të gdhendur mjeshtërisht, sidomos gurët e qosheve, porta e jashtme e madhe, prej dërrase të trashë, e nga brenda mbyllej me një shul, dy anët e të cilit futeshin thellë murit në të majtë e të djathtë.
Nga jashtë portës, në të majtë e në të djathtë ishin ndërtuar dy sofate të gurta. Aty mblidheshin
si familje, si lagje e bisedohej për hallet, për zajrenë e dimrit, çështje të së shkuarës etj. Oborret ishin shtruar me dërrasa guri, anët të lyera me gëlqere, Mezhgorani një produkt “made in Mezhgorani”. Themi kështu se gëlqerja e fshatit tonë ka qënë me emër në të gjithë Tepelenën për shkak të gurit të pastër e të fortë.
Janë dhënë me fakte shumë gjëra të historisë sonë mezhgoranase, por unë do të ndaloj tek plaga e çarë si shege që happën pushtetarët tanë duke na rrëmbyer ujin e Sollokushes, ku autori e pëshkruan saktë, bukur dhe me artin e magjishëm të figurave letrare. Midis të tjerash në faktin e tretë në faqen 29 shkruan: Fakti i tretë: “Mezhgorani ka shumë ujëra. Janë kroje të cilët e bëjnë fshatin tonë ndër më të pasurit me ujëra. Kemi kroin e Diellit (kult pellazgjik), kroi me më shumë ujë e që nuk shterron kurrë. Gjatë viteve të socializmit nga punimet e bëra nëpër fshat, janë gjetur një sistem tubash qeramike që askush nuk të thotë nga ç’kohë kanë ardhur. Një linjë tubash zbrisnin nga kroi i Diellës drejt Bregut të Sadikajve, te kroi i Malajt janë gjetur tuba që zbrisnin nga lart. Ishte një krua që nuk shtonte ujë as në dimër e nuk pakësohej as në verën më të thatë e kështu që tubat duhet të jenë thellë. Te shkolla dikur ka qënë një çesëm, ndoshta rridhte nga kroi i Diellës që është pak më lart. Një burim i paktë ka qënë nën shtëpinë e Mullarajve, te plepi, një tjetër te shtëpia e Sinanit, një te shtëpia e Mehmet Rrapos, një te shtëpia e Sabri Durmishit. Pastaj kemi Sollokushen, një magje e vendosur mbi disa shkëmbinj e mbi kokë kishte një shkëmb stërmadh që kur e shihje nga poshte dukej i frikshëm e gati të shkëputej që andej. Një gurrë e vërtetë, një linjë uji e të cilit shpinte ujë deri te furra e fshatit në Hoxhaj, duke i dhënë njëherazi edhe ujë të rrjedhshëm gjysmës së fshatit, ndërsa përfund fshatit, përroi mbante me ujë një pjesë të madhe të tokave poshtë tij. Sot gjithçka ka humbur identitetin e vet. Ajo magje është shëmbur nga motet e vështira dhe uji buron përfund një shkëmbi dhe jo në sasinë e dikurshme. Në vitet e socializmit, gjatë punëve në bujqësi, është gjetur një linjë tubash edhe në Shpellë turka, ku ishte zallishte dhe uji mund të vinte më poshtë vetëm me tuba që u gjetën në 1,5 metra thellë. Nga konsultimet tona është arritur në konkluzion se kjo linjë uji është e periudhës romake. Po ashtu një vijë e hollë merrte ujë nga Gjilpëryeri drejt Hojmodhit.
Historia e jashtëzakonshme e Mezhgoranit
Në shumë kapituj të librit mund të them se janë memuaristik, e nëse do të ishte gjallë regjizori i famshëm mezhgoranas Kujtim Gjoni me siguri në bashkëpunim me shumë intelektualë mezhgoranas që nuk janë të paktë në numër do të sillte një dokumentar të shkëlqyer për publikun e shumtë dhe dashamirës të Mezhgoranit. Nëpërmjet këtij libri gjejmë shumë personazhe gjejnë vehten e tyre jo vetëm personalisht, por dhe historikisht. Mezhgorani është me kontribute të mëdha në çështjen kombëtare. Siç e thashë që në fillim e pamundur të përmend gjithë historinë e jashtëzakonshme të këtij vendi, por është krenari kur lexon psh që Sami Mullai është anëtar I mbrojtjes kombëtare siç thotë autori në Teqenë e Turanit ku u mblodhën patriotët dhe nga ky organizim u formësua një komitet që u quajt “Komiteti i mbrojtjes kombëtare” që detyrë parësore kishte moslejimin e andartëve grekë të shtrinin thonjtë e vet në këtë territor”. Fq:42.
Ne lexojmë një histori të pasur, mjerisht edhe të mohuar nga historia ose është folur shumë pak, prandaj kolegu im i çmuar Veledini ka sjellë fakte që të trondisin, realitete historike, impresionet e tij, befasinë e një shkrimtari. Një vend special në histori për Mezhgoranin është dhe Pavarësia e Shqipërisë, ku me krenari të ligjshme midis tre delegatëve kemi Fehmi Bej Mezhgoranin. Ne fq. 43 autori shkruan se:
“Tre ishin delegatët e Tepelenës që do të udhëtonin drejt Vlorës për të ngjizur atë çast të madh historik. Aristidh Ruçi ndodhej në Vlorë, ndërsa dy të tjerët, Sami Mullai nga Mezhgorani e Maksut Shehu u nisën së bashku drejt Vlorës me kuaj, por në Sevaster i mbërtheu një shi i madh dhe ata nuk mund të vazhdonin dot më tej. U strehuan në një familje në Dushkarak ku ndenjën 10-15 ditë të sëmurë. Paria e Tepelenës caktoi Fehmi Efendi Mezhgorani, përfaqësues i klubit të Janinës.
Vlen për të përmendur bashkëpunëtorët në këtë libër me plot dashuri dhe përkushtim për historinë e Mezhgoranit si Avdul Isaraj, Rrapo Gjoni, Skënder Bani, Beqir Zaimi, Guçe Durmishi, Fetah Kalemi, Enver Cani, Mehmet Gjoni dhe konsulent historik: Prof. Bektash Mema.
Libri “Mezhgorani” eshte një stekë e lartë për profesionistët si dhe për historinë e vërtetë të vendit, që shpesh shkruhet padrejtësisht nga sharlatanë dhe analfabetë.
Autori Durmishi ndalet dhe në emigracionin e fshatit, që sic e dëgjonim nga prinderit tanë thuhej se ishte derë e kurbet, dhe me plot gojën pohojmë se solli civilizimin dhe përparimin e Mezhgoranit duke e radhitur në atë kohë si një vend me shumë kulturë. Emigracioni më I dalluar ka qenë I Amerikës ku të gjithë bashkëfshatarët pothuajse ishin anëtarë të Vatrës dhe iu bashkuan kauzës së Nolit si dhe emigrimi në Francë. Fq: 46-47
Arsimi dhe hapja e shkollës shqipe ka qenë shumë e njohur për Tepelenën dhe më gjerë, pasi fshati ynë ka furnizuar me arsimtarë shume shkolla në rrethe. Mësuesi i parë ka qënë Aziz Mullai dhe gjashtë mësues vendas: Azis Mullai, Sami Mullai, Reshat Mullai, Myftar Salaj Tartari, Adem Isa Shehu. Ali Mete Zenuni. Pas çlirimit ka qënë Reshat Mullai.
Një rëndësi të vecantë autori i jep dhe luftës epope të Vlorës, ku mjaft mezhgoranas morën pjesë heroikisht. Shumë materiale natyrshëm janë shfrytëzuar dhe nga historiku i fshatit ku është bërë një përpjekje e madhe për të pasqyruar dhe dhënë me fakte kokëforte historinë, kulturën e fshatit ngritur nga një komision I posacëm me plot përkushtim.
Një vend të vecantë zë Fronti Nacional- Çlirimtar dhe Balli Kombëtar pasi në Mezhgoran kanë vepruar që të dyja aktivisht.
Fama e Mezhgoranit është në cdo skaj të Shqipërisë jo vetëm që fillon me Pavarësisnë nga bijtë e saj, por edhe me këngën si hymn në Luftën heroike me fashistët italianë ku ra heroikisht Asim Zeneli. Dhe ja si i këndohet: “Një zë po del nga gryk’ e Mezhgoranit/ Në sulm shqiptarë, armikun ta dërmojmë!/ A s’jemi ne të bijt’ e këtij vatani? A mundet ne, armikun ta durojmë?
fq. 73
Tridhjetë bijë të fshatit u rreshtuan me armë në dorë në këtë luftë. Ja lista e partizanëve mezhgoranas sipas historikut të fshatit tonë: Sadik Bani, Hajri Bani, Xhafer Bani, Male Bani, Misir Bani, Xhelal Bani, Kamber Dinaj, Nuredin Dinaj, Neki Durmishi, Refat Durmishi, Hamdi Durmishi, Fejzi Durmishi, Ismet Gjoni, Bajram Gjoni, Qemal Hoxha, Sako Hoxha, Ismail Dogani, Asllan Dogani, Rushan Dogani, Maliq Dogani, Xhemal Cani, Orhan Cani, Resul Groshi, Rakip Sako, Bedri Rrapaj, Saliko Rrapaj, Servet Mullai, Ferik Kasaj, Bejtullah Halili, Meleq Hyseni. Sipas historikut të fshatit dëshmorë të kësaj lufte janë:
Male Bani, Xhafer Bani, Maliq Dogani, Ferik Kasaj, Zenel Gjoni, Bedri Rrapaj.
Sollokushja e rrëmbyer nga pushtetarët
Nuk kishte se si ky burim i dhuruar prje Hyut mos të zinte vend në këtë libër historik të Mezhgoranit. Dhe mirë ka bërë, historia duhet të shkruhet siç është pa urrejtje dhe krahinizma.
Autori me këtë libër voluminoz të kujton autorin tim të preferuar, poetin e famshëm amerikan Ralph Waldo Emerson i cili thotë se: "Jeta është një varg mësimesh të sukseshme që duhen jetuar për t'u kuptuar."
Shkrimtari Durmishi e jeton jetën, historinë e saj dhe me një bisturi të hollë të penës denoncon dhe demaskon këtë krim që iu bë popullit martir duke shkruar se: “Janë ca ethe investimesh, një dalldi trullosëse që ka mbërthyer mjaft investitorë të cilët, me mbështetje politike, u janë qepur pasurive të tokës sonë si vampire. Kanë grabitur pasuritë e nëntokës e tani së fundi edhe ujërat. Me harta nëpër duar nuk po lënë përrua pa eksploruar me qëllimin e tyre final; ta marrin atë ujë, ta futin nëpër tuba e nën një okelio si investim strategjik kombëtar, kërkojnë të ndërtojnë hidrocentrale duke i lënë fshatrat djerrë. Fshati ka bukuri të mëdha, ka dy male mbi kokë që e bëjnë aq atraktiv, por ka edhe një burim që është edhe i vetmi ujë për ata banorë.
A do të shuhet ky fshat? Dhe gjasat janë të dukshme qartësisht. 25 familje që kanë ngelur të fshatit autokton që kanë mbi 1000 krerë bagëti, që kanë toka për të ujitur nuk do të kenë më ujë. Fshatarët do të ikin nga sytë këmbët Shqiptarët e kanë gjetur një rrugë tutje… në emigrim… Le të shuhet një fshat historia e të cilit është lidhur me një ngjarje të madhe. E kujt i duhet më historia? Pushteti është i egër. Ai do vetëm votë dhe para”.
Duke lexuar me kersherine e nje bije te Mezhgoranit
Autori sjellë pas një pune hulumtues fiset e fshatit, historitë, traditat, njerëzit etj. Duke e përfunduar gjer në faqen e fundit plot 371 pata ndjesinë se ishja ulur rreth tryezës në qendrën e fshatit që duket si një ballkon i lartë vjenez ku kundron Vjosën që puth këmbët e Trebeshinës, Shëndëllinë dhe përballë përshëndet malin e Golikut. Në këtë pamje të hatashme bisedoja me stërgjyshërit tanë që dergjen pak më poshtë ballkonit, apo me miqtë e shumtë mezhgoranas që prindërit tanë kanë ndarë së bashku të mirën dhe të ligën sikur të ishin një familje e vetme mezhgoranase. Ç’pasuri na lanë! Ne vetëm duhet të dimë t’i ruajmë, t’i zhvillojmë dhe t’jua transmetojmë brezave të ardhshëm siç ka bërë autori me penën e tij, kolegu im i nderuar Veledin Durmishi.
Autorja është shkrimtare, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe “Alba Life” në New York, Ambasador i Kombit si dhe ka marrë titullin e lartë: Kalorës i Urdhrit të Flamurit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
24 prill, 2024
Staten Island, New York

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...