2024-04-24

Nëse do të ishte në dorën time unë patjetër do të votoja pro anëtarësimit të Kosovës sepse Kosova vërtet e meriton.





 Për mua, Kosova është mikja e Ukrainës dhe ne duhet të qëndrojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin”, u shpreh Merezhko.

 Deputeti ukrainas tha se populli i Kosovës ishte viktimë e gjenocidit të Serbisë gjatë 1998/99, dhe tani populli i Ukrainës, prandaj e kuptojnë njëra tjetrën. 

 “Ne e kuptojmë njëri-tjetrin dhe duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur së bashku që autorët e gjenocidit të mos të mbeten pa u ndëshkuar”, tha Merzheko. 

 Kush votoi KUNDËR në Asamblenë Parlamentare?

 Kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës votuan 29 deputetë. 

 Tetë (8) përfaqësues të Spanjës votuan kundër raportit të raportueses Dora Bakoyannis e cila rekomandoi dritë të gjelbër për Kosovën.

 Cvijanoviq: 



 Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral 

Kundër Kosovës ishin: 

Katër (4) përfaqësues nga Hungaria, 
dy (2) përfaqësues nga Qiproja, 
një (1) greke dhe një (1) gjerman. 

Kundër Kosovës votuan edhe dy (2) përfaqësues nga Franca dhe një (1) italian.

 Kundër anëtarësimit të Kosovës ishin edhe shtatë (7) anëtarët e delegacionit të Serbisë, Maja Vukiqeviq nga Mali i Zi si dhe Snjezhana Novakoviq dhe Branisllav Borenoviq nga Bosnja dhe Hercegovina. 

Një(1) përfaqësues tjetër i Malit të Zi votoi në favor të Kosovës. 

 Të përmbajtur ishin 11 delegatë: Një (1) malazias, gjashtë (6) italianë, tre (3) të Moldavisë dhe një (1) gjerman. Anëtarësimi i Kosovës në KiE. 

Greqia pritet të abstenojë në Komitetin e Ministrave Përkundër faktit se Athina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, katër (4) përfaqësues të Greqisë, midis të cilëve edhe Dora Bakojani, votuan për pranimin e Kosovës. 

 Rumunët nuk erdhën në votim, me përjashtim të delegatit Julian Bullai, i cili e mbështetiKosovën. 

Nuk votuan as aremenët. 

Rumania dhe Armenia nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. 

 Këshilli i Evropës i përbërë prej 46 shtetesh anëtare, 27 prej të cilave anëtare të Bashkimit Evropian, Këshilli i Evropës është organizata kryesore e kontinentit për të drejtat e njeriut. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të nënkuptonte, mes tjerash, përfaqësimin e parlamentarëve të saj në Asamblenë Parlamentare të organizatës.

 Kosovarët, po ashtu, do të mund t’i paraqisnin rastet e tyre në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

 Vendi do t’i bashkohej edhe Unionit të Transmetuesve Evropianë, duke i hapur rrugë pjesëmarrjes së tij në garën vjetore të këngës, Eurovizion.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...