2024-04-24

Universiteti i Prishtinës ,,Hasan Prishtina,, zgjedh dekan të Fakultetit teknik Dega e Maqinerisë prof.dr.sci.Mirlind Bruqin ndërsa në Fakultetin ekonomik Prof.dr.sci.Driton Balaj

Shkruan Flori Bruqi,PHD


Personeli Akademik - Universiteti i Prishtinës



Prof.dr. Sci.Mirlind M.  Bruqi, zgjedhet Dekan i Fakultetit 
teknik Dega e Maqinerisë në Universitetin ,,Hasan 
Prishtina,, në Prishtinë

Shkëpusim biografinë e Mirlind Bruqit nga libri  Leksikon Enciklopedik i Akademisë së shkencave Shqiptaro-Amerikane, të autorit Flori Bruqi . 

Biografinë e tij mund ta gjeni në fq.351-352

https://www.sa-kra.ch/pdf/Leksikon%20enciklopedik.pdf

 Prof. Dr. Mirlind (Maxhun) Bruqi, Ph.D, u lind në fshatin Isniq të Deçanit, më 21 janar 1968. Shkollën fillore e kreu në vendlindje , ndërsa gjimnazin në Deçan. 
Studimet i kreu në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit “Hasan Prishtina”, në Prishtinë më 1992, studimet pasuniversitare i kreu në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë më 1997. 

Në vitin 2005 e mbrojti tezën e doktoratës më titull :"Optimalizimi i proceseve prodhuese në linjat fleksibile asembluese të reparteve të elektromotorëve në fabrikën ATB-Wiena”

Bruqi është i punësuar në Në Fakultetin Teknik të Prishtinës, (Dega e mekanikës), ku ligjëron këto lëndë: Mësimdhënës në lëndët e nivelit Bachelor: 
1. Teknologjia e përpunimit 
2. Përpunim me deformim 
3. Përpunim me deformim I Mësimdhënës në lëndët e nivelit Master: 
1. CIM, 
2. Përpunim me deformim II, 
3. Makinat për përpunim me deformim, 
4. Modelimi i sistemeve prodhuese, etj. 
Në Tiranë nga viti 2016 ligjëron edhe në Universitetin Politeknik lëndën: “Teknologjia Mekanike” për pjesën e përpunimit plastik.
 Profesori Bruqi, më tepër merret me hulumtime shkencore në fushën e projektimeve të proceseve teknologjike si dhe veglave të përpunimit me deformim dhe me simulimin e proceseve prodhuese - CIM.
 Është autor dhe bashkautor i disa teksteve universitare si dhe mori pjesë në disa kongrese, simpoziume dhe konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

 Dr. Mirlind Bruqi është autor i softuerit për enkriptimin dhe dekriptimin e të dhënave, GOV-DYN Code (2008) si dhe X-Code (2009), që përdorën sot në Stafin diplomatik të Republikës së Kosovës.
 Ushtroi disa funksione në arsimim, ekonomi, dhe shkencë, si anëtar bordesh, konsulent i shumë projekteve qeveritare dhe universitare etj. 

Botimet: 

1. Hulumtimi i mundësisë për automatizimin e disa elementeve të procesit projektues dhe konstruktues të teknologjisë së farkëtimit, 1997.
 2. Sistemi programues për llogaritjen automatike të disa parametrave optimal të procesit të farkëtimit, 1998. 

3. Llogaritja automatike e formës dhe dimensioneve optimal të pjesës farkëtuese të bashkësisë sipas kritereve të Bashkësisë Evropiane, “EUROFORGE”, 2001. 

4. Optimalizimi i proceseve prodhuese në linjat fleksibile asembluese të reparteve të elektromotorëve në fabrikën ATB-Wiena, (Doktoratura,2005). 

5. Quality Management, Prishtina, 2007. 

6. Data Security, Prishtina, 2007. 

7.Computer Networks, Prishtina, 2008.

 8.GOV-DYN-Code - Office of the Prime Minister of Republic of Kosovo. 

9. X-CODE - Ministry of Foreign Affairs, 2009.

 10.Metal forming I, Prishtina, 2011.

 11. Metal forming II, Prishtina, 2011. 

12. Forming machines, Prishtina, 2011.

 13. Harmonizimi i kërkesave të tregut të punës me sistemin Arsimor, zhvillimi i standardit të profesionit dhe kualifikimit në nivelin 6 dhe 7 të KKK në fushën e Mekatronikës, ALLED, 2016. 

14. With scientists and invited companies “biomass co- generation” (MIRECK, Hamburg University of Technology, TUHH -Germany, 2017. 

15. Projekti i Klasterit Industrial për Energjinë e Ripërtrishtshme dhe Industrinë e përpunimit të metaleve (KIMERK); FIM nga UP, MTI, Bizneset Kosovare, Klasteri i Hamburgut dhe GIZ- (MIRECK, Hamburg University of Technology, TUHH -Germany,2017).

 16. Përdorimi i aluminit dhe lidhjeve të tij në industrinë automobilistike, Tiranë, 2017. 

17. Trendët bashkëkohore nga të cilat sot është i zhvilluar përpunimi plastik i metaleve, Tiranë, 2017.

 18. Përdorimi i TI në teknologjinë e përpunimit plastik të metaleve, Tiranë, 2017. 

19. Krijimi e softuerit për automatizimin e procesit teknologjik të përpunimit me deformim plastik, Tiranë 2018.

 20. Certifikimi i produkteve sipas normës evropiane CE, Tiranë, 2018.Etj.

Prof.Dr.Mirlind M. Bruqi, nga Isniqi i Deçanit është zgjedhur në Univerzitetin e Prishtinës Dekan i Fakultetit Teknik Dega e Maqinerisë.

 https://staff.uni-pr.edu/profile/mirlindbru%C3%A7i


Universiteti i Prishtinës
                             Prof.Dr.Driton Balaj
Driton Balaj rizgjedhet për dekan të Fakultetit Ekonomik në Universitetin publik ,,Hasan Prishtina,, .
Profesori i asocuar, Driton Balaj është riygjedhur  nga Senati i Universitetit të Prishtinës si dekan i Fakultetit Ekonomik.
Balaj ishte propozuar nga ana e Këshillit të Fakultetit Ekonomik si dekan i ri, pas dorëheqjes së ish-dekanit, Fatos Ukaj.
Balaj ka qenë prodekan për çështje mësimore gjatë periudhës 2015 – 2020 në Fakultetin Ekonomik.
 Ai po ashtu ka qenë këshilltar politik i ish-ministrit të Ekonomisë dhe Financave nga LDK, Ali Sadriu gjatë vitit 2003
Ish-dekani, Fatos Ukaj kishte dhënë dorëheqje më 28 dhjetor të vitit 2021. Deri tek dorëheqja e tij erdhi pasi në Fakultetin Ekonomik pas shpalljes së konkursit për personel akademik pati një ‘ndarje’ të Këshillit të Fakultetit, që një pjesë e anëtarëve i dolën kundër dekanit.Më 26 nëntor të vitit 2021, 29 anëtarë të Këshilli të Fakultetit Ekonomik votuan pro shkarkimit të dekanit të këtij Fakulteti, Fatos Ukaj. Por, këtë inicim të shkarkimit e kishte hedhur poshtë Senati i Universitetit të Prishtinës më 24 dhjetor të vitit që e lamë pas.Senati e kishte ritkthyer këtë çështje në Këshill të Fakultetit, pasi nuk ishin respektuar procedurat për thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme.










Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...