Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/12/04

AKADEMIKËT FLASIN PËR TË ARDHMEN POLITIKE TË SHQIPTARËVE

 


Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dhe Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave – Tiranë, organizuan tryezën shkencore “E ardhmja politike e shqiptarëve”.

Në fillim të kësaj tryeze u mbajt ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave në Tiranë dhe Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republika së Kosovës, shkruan EkonomiaOnline.

Akademik Rexhep Qosja tha se e ardhmja politike shqiptare është një pemë e madhe.

Ai tha se të merresh me të ardhmen politike të kohës sonë do të thotë të merresh me çështjen e sotme kombëtare shqiptare.

“Çështja kombëtare shqiptare është pjesërisht e zgjidhur”, deklaroi Qosja.

Shembull më dhembjesjellës sipas tij, është shpopullimi i Plavës së Gucisë.

Ai e vlerësoi si mjaftë të rëndësishëm punësimin e të rinjve.

Qosja tha se krijimi i një akademie të përbashkët me Shqipërinë do të ishte shumë i nevojshëm e se do të ngritej shkalla e komunikimit me botën.

Akademik Qosja tha se përfaqësues të diasporës duhet t’i inkuadrojmë në institucione shtetërore siç bëri Vetëvendosja.

“Kultura shqiptare quhet kulturë njëideore.”

Tutje Qosja tha se Islamofobia është e shfaqur, por si duket shfaqet më shumë në Shqipëri.

“E ardhmja politike shqiptare mund të mbetet si e sotmja.”

Agim Vinca, nënkryetar i ASHASH-së e paraqiti si shqetësuese që udhëheqësit në Prishtinë dhe Tiranë nuk po bëjmë për çështjen kombëtare.

Prof.Dr Ksenofon Krisafi, President i “Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave” , jurist dhe Diplomat tha se çështja e të ardhmës politike të shqiptarëve është madhore.

“Shqipëria e Ismail Qemalit ishte shtet edhe pse s’kishte kufij.”

Kristafi tha se kryeministrat e dy vendeve u shprehën pro bashkimit në rast të referendumit, dhe shprehja e qëndrimit të tyre ishte në aspektin institucional dhe jo individual.

‘RRËFIMI I FUNDIT I TITOS’: KOSOVA DO RRËNOJË JUGOSLLAVINË

 


Historiani Vjençeslav Çençiç ka shkruar një libër për atë që konsiderohet si testament i Titos.

Çençiç në librin e tij ka shkruar bazuar në bisedat me Josip Kopinic që konsiderohet si spiuni më i madh jugosllav i të gjitha kohërave, njoftojnë mediat kroate.

Historiani Vjenceslav Çençiç librin e tij “Rrëfimi i fundit i Titos" e ka publikuar 20 vjet pas vdekjes së Josip Broz Tito’s, që është një lloj testamenti politik i diktatorit jugosllav e që jep një pamje të re për figurën edhe veprat e tij. 

Libri, sipas mediave kroate, bazohet në stenogramet e fjalimit të tij më Karagjorgjevë më 1979, dhe bisedave të tij me Josip Kopiniç, që për shumëkënd është spiuni më i madh jugosllav i të gjitha kohërave.Libri, sa i përket besueshmërisë e ndanë fatin e Titos, i cili dikur lavdërohej ndërsa më vonë kontestohej.

Sipas librit, Kosova do të jetë ‘sherri’ kryesor për rrënimin e Jugosllavisë.“Kam qenë kundër Kushtetutës të vitit 1974!Kam qenë kundër dhënies së shtetësisë për krahinat dhe pjesëve që republikave u mundësojë shkëputje nga federata pa marrëveshje me republikat, pa referendum në krejt vendin.

Edhe sot, edhe atëherë e përsëris se kjo “e keqe” nga këto të drejta kushtetuese të krahinave do ta rrënojnë Jugosllavinë.E kam ditur se gjendja e sigurisë në Kosovë është e keqe, por nuk e kam ditur që raportet ndërmjet republikave tona kanë rënë kaq poshtë.

Shokë, më duhet të them se kur është në pyetje Kosova, të gjithë ata që kanë votuar për Kushtetutën e vitit 1974 do të jenë fajtorë për fatin e Jugosllavisë” ka thënë Tito, bazuar në këtë libër, raporton a-news24.

Më pas, Tito ka folur edhe për pasardhësin e tij duke thënë se ai e kishte bërë këtë, por më pas kishin filluar edhe rivalitetet të thella të cilat kanë përfunduar edhe me vrasje.

KONFEDERATA KOSOVË-SHQIPËRI SHIHET SI ZGJIDHJE E ÇËSHTJES SHQIPTARE

 


Akademiku  Prof.dr.Rexhep Qosja ka thënë që dy shtetet shqiptare Kosova dhe Shqipëria duhet të ndalin shpopullimin e shteteve .

Sipas Qosjes nëse vazhdon ky trend Plava e Gucia në Mal të Zi ku ka shqiptarë së shpejti do të mbesin pa asnjë të tillë dhe po ashtu pa gjuhën shqipe.

Përpos kësaj Qosja i cili rrallëherë del në publik, ka folur për idenë e ruajtjes së identitetit shqiptar dhe për atë që sipas tij quhet kosovcentrizëm e i cili nuk mund të krahasohet me të parin.

Ai ka lavdëruar qeverinë në krye me Vetëvendosjen,  e cila ka zgjedhur në krye të ministrive personalitete që vijnë nga diaspora shqiptare.

Nga ana e tij, kryetari i Akademisë Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, Skënder Gjinushi, ka deklaruar se e sheh si zgjidhje të asaj që quhet çështje shqiptare krijimin e konfederatës mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai tha se me këtë Konfederatë, Kosova dhe Shqipëria ruajnë substancën e tyre shtetërore dhe kufijtë.

10 KËRKESAT QË IBRAHIM RUGOVA UA KISHTE BËRË PERËNDIMIT NË VITIN 1993


Ish-Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, në vitin 1993 ia kishte bërë dhjetë kërkesa urgjente shteteve perëndimore për ta zgjidhur problemin e Kosovës, që në atë kohë ishte futur në një krizë të thellë politike.

Një dokument i bërë viral tashmë, Rugova kishte përmendur se Kosova është në krizë për shkak të disa arsyeve, ku ka përmendur se tensione janë rritur për shkak të 30 mijë ushtarë serbë dhe 25 mijë policë patrullojnë në Kosovë.

Si arsye që e thellon krizën, Rugova ka listuar edhe faktin se serbët lokalë janë të armatosur. Pastaj, thotë se forcat paramilitare të Arkanit ia mësyjnë fshatrave shqiptarë për të bërë punë të pista. 

Ndër të tjera thuhet se pasi Millosheviqi “kreu” punën e tij në Bosnjë dhe Hercegovinë, do të drejtohet kah Kosova.

Rrjedhimisht, Rugova përmes 10 kërkesave urgjente u tregoi shteteve të perëndimit se çfarë duhet bërë.

Vendosjen e një numri të konsiderueshëm forcash të OKB-së dhe NATO-s në Kosovë.
Vendosjen e Kosovës nën protektoratin e OKB-së.
Vendosjen e misioneve të jashtme (ndërkombëtare) në Kosovë.
Rritjen e zonës “të mos fluturohet” përmbi Kosovë.
Të ndalet pastrimi etnik nga Serbia në Kosovë.
Të çarmatosen strukturat paramilitare serbe, të vendoset artileria e rëndë nën kontrollin ndërkombëtar.
Të rihapet aeroporti i Prishtinës për fluturimin e ndihmave humanitare.
Të ndalet kolonizimi i Kosovës nga Serbia.
Të lejohet që lirshëm Kuvendi dhe përfaqësuesit e popullit të mbajnë mbledhje.
Të përjashtohet Kosova nga sanksionet ndërkombëtare që i janë vendosur Serbisë dhe Malit të Zi.
Pesë vjet më vonë në Kosovë krisi lufta. Faktori ndërkombëtar luajti rol kyç në çlirimin e Kosovës, bashkë me UÇK-në si organizatë ushtarake e lindur nga populli kryengritës.

Pas qershorit të vitit 1999, Kosova u shpall zonë e administruar nga OKB deri më 2008, kur edhe u shpall Pavarësia e Kosovës.

Njihuni me robotin që lëvizjet i ka si njeri

 


 

Ameca është roboti më i sofistikuar në botë. Ai u krijua në një laborator në Britani, gjersa lëvizjet dhe reagimet i ka të jashtëzakonshme.

Shumë komentues kanë thënë se reagimet e këtij roboti janë të frikshme, derisa u theksua se ai ka reagime të një njeriu të gjallë.

Në vijim mund ta shihni këtë robot.

Themeluesi i Twitterit po largohet nga posti i drejtorit

 


 

Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i rrjetit social amerikan Twitter, Jack Dorsey, do të largohet nga posti i tij, thanë burime të paidentifikuara për CNBC.

Pas shpalljes së këtij lajmi, aksionet e Twitter u rritën me 11%.

Dorsey është aktualisht kryeshefi ekzekutiv i Twitter dhe Square, kompania e tij e pagesave digjitale Square.

“Eliot Management” kërkoi që Jack Dorsey të zëvendësohej si drejtor në vitin 2020, përpara se firma e investimeve të arrinte një marrëveshje me menaxhmentin e Twitter.

Themeluesi i “Eliot Management” dhe miliarderi Paul Singer pyeti nëse Dorsey duhet të drejtojë të dyja kompanitë, duke i kërkuar që të largohet nga funksioni i njërës prej këtyre dy kompanive - Twitter apo Square.

Twitteri do të heqë përmbajtjet e publikuara pa leje

 

 

Rrjeti i madh social, Twitter, ka njoftuar se fotografitë apo videot e njerëzve që shpërndahen pa lejen e tyre, janë kundër politikave të rrjetit social dhe se do të hiqen me kërkesë të personit të shfaqur në pamje.

Rregulli i ri është shtesë e politikave për të ndalë publikimin e informatave private, pa leje.

Kritikët kanë thënë se rregulli është tejet i gjerë dhe se mund të përdoret për të penguar fjalën e lirë.

Kompania megjithatë ka thënë se do të marrë në konsideratë nëse një fotografi ka qenë publikisht në dispozicion apo në artikuj të ndryshëm të lajmeve apo nëse një fotografi po shpërndahet në të mirë të interesit publik.

Para se të largojë fotografinë, kompania ka thënë se ajo duhet të marrë njoftim nga njerëzit se nuk duan që një pamje e tillë private e tyre të shpërndahet.

Facebooku mbyll llogarinë kineze që qëndronte prapa dezinformatave të biologut të rremë

 


 

Facebooku ka mbyllur një rrjet kinez dezinformimi që tentoi të përhapte pretendime për koronavirusin duke përdorur një biolog të rremë zviceran.

Meta, organizata bazë e Facebook dhe Instagram, tha se kishte mbyllur më shumë se 600 llogari, të cilat sipas saj përfshinin një "grup të koordinuar" punonjësish të shtetit kinez.

Meta tha se rrjeti u fokusua te një biolog i rremë zviceran i quajtur Wilson Edwards, i cili u shfaq për herë të parë në 24 korrik 2021, duke pretenduar në postimet në Facebook dhe Twitter se Shtetet e Bashkuara po i bënin presion Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të fajësuar Kinën për virusin. Brenda një jave, mediat shtetërore kineze, përfshirë Global Times dhe People's Daily, botuan tituj të lidhur me postimet e Edwards për "frikën" e SHBA-së, raporton Guardian.

Meta tha se rrjeti kinez i dezinformatave “i përhapur dhe i pasuksesshëm” synonte audiencën në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe audiencat kineze në Tajvan, Hong Kong dhe Tibet. Ai hoqi 524 llogari në Facebook, 20 faqe, katër grupe dhe 86 llogari në Instagram, për të cilin Meta tha se ishin të lidhura me individë në kompanitë shtetërore kineze të infrastrukturës në mbarë botën.

Rrjeti më i madh social, Facebook, ka rënë sërish nga sistemi


93

 

Rrjeti më i madh social, Facebook, ka rënë sërish nga sistemi, vetëm dy javë pasi një rënie masive i kushtoi qindra miliona dollarë.

Përdorues nga e gjithë bota kanë raportuar problemin për qasje në rrjeti social në mesditën e së shtunës.

Një rënie shtatëorëshe në tetor – ku u përfshinë Facebooku, Instagrami, WhatsAppi e Messengeri – ishte defekti më i madh me të cilin qe përballur Facebooku ndër vite.

Rënia e Facebookut është raportuar të shtunën, me mijëra përdorues që kanë shfrytëzuar platforma tjera si Twitteri për ta raportuar rënien.

Nuk dihen shkaqet e telasheve të reja të gjigantit teknologjik.

Shmangia e përgjegjësive ligjore për dështimet e rrjeteve sociale


 

Facebook-u dhe shumë rrjete të tjera sociale përdorin algoritmet e kompjuterit për vlerësimin dhe rekomandimin e përmbajtjes. Ata qeverisin atë çka shfaqet në ballinën e përdoruesit. Ideja e Haugenit është që të largohen këto mbrojtje në rastet kur përmbajtja kryesore e drejtuar nga algoritmet favorizon angazhimin masiv nga përdoruesit mbi sigurinë publike.

Ligjvënësit amerikanë po parashtrojnë propozime për frenimin e gjigantëve të mediave sociale, duke kufizuar mbrojtjen e tyre të fjalës së lirë kundër përgjegjësisë ligjore.

Përpjekjet e tyre po vijnë pasi ish-menaxheri i produkteve të Facebook-ut prezantoi rastin kur sistemi i kompanisë zgjeroi urrejtjen e ekstremizmin online, si dhe dështoi në mbrojtjen e përdoruesve të rinj nga përmbajtjet e dëmshme.

Sinjalizuesja, Frances Haugen, pritet të renditet nga ana e propozimeve të ligjvënësve në seancën dëgjimore të mërkurën. Zbulimet e saj të mëparshme i kanë nxitur përpjekjet legjislative dhe rregullatorët në të gjithë botën për qëllimin e shkatërrimit të gjigantit teknologjik dhe ajo kishte bërë një sërë paraqitjesh së fundmi, para ligjvënësve dhe zyrtarëve evropianë të cilët po hartojnë rregulla për kompanitë e mediave sociale.

Haugen, shkencëtare të dhënash, e cila ka punuar për Facebook, në njësinë për integritetin qytetar, mbështeti çdo pohim të saj me një grumbull dokumentesh të brendshme të kompanisë, që i kishte kopjuar fshehurazi dhe ua dha ato rregullatorëve federalë dhe Kongresit.

Kur ajo e kishte bërë paraqitjen e saj të parë publike këtë vjeshtë, duke bërë një dënim të gjerë të gjigantit të rrjetit social para një nën-komisioni të Senatit për Tregti, ajo kishte mendime se si platformat e Facebook-ut mund të ishin më të sigurta me urdhra për veprime nga Kongresi. Ajo e ka refuzuar idenë e të shkatërruarit kompaninë gjigante, ashtu siç shumë prej ligjvënësve po bëjnë thirrje, duke favorizuar në vend të kësaj mjetet juridike.

Më së shumti, ata përfshijnë ndalime të reja në mbrojtjet afatgjata legale për fjalime të postuara në platformat e mediave sociale. Si ligjvënësit republikanë, ashtu edhe demokratët kanë bërë thirrje për zhveshjen e disa mbrojtjeve të siguruara nga një depozitë në ligjin 25-vjeçar, përgjithësisht i njohur si Seksioni 230, që mbron kompanitë e internetit nga përgjegjësia e asaj se çka postojnë përdoruesit.

Facebook-u dhe shumë rrjete të tjera sociale përdorin algoritmet e kompjuterit për vlerësimin dhe rekomandimin e përmbajtjes. Ata qeverisin atë çka shfaqet në ballinën e përdoruesit. Ideja e Haugenit është që të largohen këto mbrojtje në rastet kur përmbajtja kryesore e drejtuar nga algoritmet favorizon angazhimin masiv nga përdoruesit mbi sigurinë publike.

Ky është mendimi prapa aktit të drejtësisë kundër algoritmeve dashakeqe, që u prezantua nga një demokrat i lartë i Dhomës rreth një javë pasi Haugen dëshmoi në panelin e Senatit në tetor. Projektligji do t’i mbante përgjegjës kompanitë e mediave sociale me heqjen e mbrojtjes së tyre, sipas Seksionit 230 për rekomandime të përshtatura te përdoruesit, që mendohet se po shkaktojnë dëme. Platforma do ta humbte imunitetin në rastet kur “me vetëdije ose pa të” promovon përmbajtje të dëmshme.

Një komitet i Energjisë dhe Tregtisë së Shtëpisë së Energjisë do të mbajë të mërkurën një seancë dëgjimore për projektligjin dhe legjislacionet e tjera të propozuara për të ndaluar abuzimet në platformat e rrjeteve sociale. Demokratët e lartë në komitet, përfshirë edhe kryetarin e Frank Pallone të New Jersey, parashtruan projektligjin që synonte algoritmet.

“Komiteti ka parë dëshmi gjithnjë e në rritje të asaj që kompanitë ballafaqohen me zgjedhjen mes të bërit më shumë para ose të mbrojturit e shëndetit publik dhe sigurisë, e që ata vazhdojnë të zgjedhin paratë”, ka theksuar Pallone së fundi. “Mungesa e transparencës në këto kompani ka pasoja të rënda për të gjithë amerikanët. Koha për vetrregullim ka mbaruar. Kongresi tani duhet të bashkohet në mënyrë dypartiake për të shqyrtuar me mend propozimet që sjellin llogaridhënie reale”.

Disa ekspertë, që mbështesin rregullore më të rrepta të mediave sociale, kanë thënë se ky legjislacion mund të ketë pasoja të paqëllimshme. Nuk është mjaft e qartë se cila sjellje e algoritmeve specifike do të çojë në humbjen e mbrojtjes së përgjegjësisë, kështu që, ata sugjerojnë që rregullat të jenë më të rrepta për të parë se si kjo funksionon në praktikë e duke çuar në mosmarrëveshje të gjera mbi atë se çka mund të bëjë në të vërtetë.

Platformat Meta, emri i ri i kompanisë Facebook, ka anuluar komentimin mbi legjislacionet e propozuara. Kompania ka sqaruar se prej kohësh ka mbrojtur rregulloret e përditësuara.

Themeluesi i Meta-s, Mark Zuckerberg, ka sugjeruar ndryshimet që do t’u jepnin platformave të internetit vetëm mbrojtje ligjore nëse ato mund të dëshmojnë se sistemet e tyre për identifikimin e përmbajtjeve të paligjshme janë në gjendje të keqe. Kjo kërkesë mund të jetë më e vështirë për platformat më të vogla teknologjike dhe ato që sapo janë krijuar, duke i bërë kritikët të akuzojnë se kjo do të favorizonte Facebook-un menjëherë.

Kompanitë e tjera të mediave sociale kanë kërkuar kujdes në çdo ndryshim legjislativ në nenin 230.

Reagimi i vetëm i Bora Zemanit pas gjithë situatës me Donaldin


Bora Zemani u bë kryefjala e medieve rozë për shkak të ish-të dashurit të saj Donald Veshaj.

Donaldi edhe pse i dha shpresa Borës për një rikthim, brenda shtëpisë së “Big Brother” filloi romancën me Beatrix Ramosaj.

Gjatë videove dhe pamjeve të cilat po qarkullojnë në rrjet, Bora nuk ka reaguar asnjëherë madje ka vendosur që Donaldin dhe Beatrixin t’i mbaj në rrjetet sociale.

Shumë nga figurat publike kanë përkrahur Borën në mesin e të cilave ishte edhe Luana Vjollca, ku postoi një foto teksa ka shkruar: “Me Borën”.

Ndaj kësaj fotografie të Luanës ka reaguar Bora, por vetëm duke e pëlqyer këtë imazh.

Deri më tani pas gjithë këtyre situatave të sikletshme ky është i vetmi reagim nga Bora Zemani.

 


1/15

E kryqëzuan për Donaldin, VIP-at jashtë shtëpisë mbështesin Beatrix: Diellit nuk mund t’i thoni natë

 

Pasi Donaldi dhe Beatrix krijuan një lidhje dashurie brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, rrjeti shpërtheu në komente për shkak edhe të historisë me Bora Zemanin.

Mbrëmë gjatë spektaklit të BB VIP, ata u përballen edhe me opinionet e dy opinionistëve, Sonila Meço dhe Arbër Hajdari dhe Donaldi pa se Bora i kishte dhënë sinjalet e veta për ata të dy që ai aq shumë i kërkonte..

Duke qenë se i gjithë rrjeti është kthyer kundër Donaldit dhe Beatrix, disa personazhe të njohur kanë reaguar në mbështetje të këngëtares.

Disa prej miqve të saj i kanë dedikuar postime në “Instastory” me fjalët më të bukura.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel


Donaldi duhë të lagohet vetë nga BIG BROTHER

 

“Trekëndëshi” Bora-Donald-Beatrix, ironizon Rudina Dembacaj: Qesha me lot, nuk kanë lënë gjë pa…

Puthja e Donaldit me Beatrix është komentuar gjatë kudo. E gjitha kjo prej faktit se aktori tha se kishte rënë dakord me ish të dashurën, Bora Zemani se do të hynte vetëm e do të dilte vetëm nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Pasi shkëmbeu një puthje me të dhe u duk sikur do të kishte rikthim kur të dilnin jashtë, Donaldi u kujdes që ti dërgonte varësen e tij për të kujtuar datën e lidhjes së tyre. Por puthja dhe afrimiteti me Beatrix ngatërroi gjithçka.

E ky ‘trekëndësh’ dashurie është komentuar edhe nga shumë personazhe të njohur, ndër ta dhe Rudina Dembacaj.

Aktorja nuk ka zgjedhur të mbajë krahun e askujt, por ka ironizuar ata që ‘bëjnë moral’ kur ajo i njeh mirë se kush janë.

“Çmendim ke për Donaldin+Bora+Beatrix? Jo për gjë por po zien instagrami”, i shkruan ndjekësi, ndërsa Dembacaj i kthen përgjigje: “Në fakt, qesha shumë, kur ca njerëz bënin ‘moral’ kundër Donaldit, ndërkohë që unë i njoh nga afër e s’kanë lënë gjë… qesha me lot. Bora yll, Trixa yll, Donaldi është gjithashtu super djalë, e njoh që 19 vjeç. Ku di unë tani!”.

Për kë nga personazhet publike që ka reaguar lidhur me këtë temë ta ketë Rudina?

Megjithatë, ende publiku është i ndarë pas romancës së Beatrix me Donaldin. Një pjesë e madhe po i kritikojnë të dy për shkak të asaj që po konsiderohet “tradhti” ndaj prezantueses Bora Zemani, që pati një raport pezull me aktorin e humorit.


1/21

Top Channel

“Basha ndiqet penalisht në Belgjikë”/ Ish-kryeministri lajmëron protestë pas mbledhjes së 11 dhjetor 2021.

8 ditë nga foltorja finale, Sali Berisha ka ashpërsuar gjuhën ndaj Lulzim Bashës. Ish-kryeministri akuzoi kryetarin demokrat se ka fshehur procesin penal në Belgjikë për rolin e tij në dosjen e Toyota Yaris.

“Edi Rama të ka mbajtur peng me dosjen në Shqipëri, por në Belgjikë rezulton anëtar i organizatës kriminale. Por drejtësia belge nuk kontrollohet nga Edi Rama dhe kanë kërkuar marrjen me forcë dhe ndjekjen penale. Ai ishte thirrur 5 herë dhe në 1 tetor është thirrur sërish dhe në datën 17 dhjetor Prokurorët belg e presin në zyrën e tyre”- tha Berisha.

Teksa i kërkoi dorëheqjen, Sali Berisha paralajmëroi Lulzim Bashën se do dalin në dritë dosje të reja për të.
“Me dosjen e tij të krimit është aksioner i këtij shteti. Në Foltore të ndryshme e kam denoncuar dhe i kam kërkuar që të japë shpjegime për Yaris dhe Muzin. E garantoj se me radhë do të dalin edhe dosje të tjera. E garantoj se projekti i Emirateve në Durrës nuk do të zhvillohet kurrë sa të jetë PD forca politike më e fuqishme e vendit”- vijoi Berisha.

Ish-kryeministri bëri me dije se me 11 dhjetor do miratohen ndryshimet në statut ku të sanksionohet dorëheqja e kryetarit në rast se ai humb zgjedhjet, ndërsa pas Kuvendit do thirret një protestë e madhe kombëtare për largimin e Edi Ramës.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...