Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/10/29

KULTURA E NJË ZONE NË KULTURËN KOMBËTARE SHQIPTARE


Avni Hupi 


Trojet tona do i bashkojme me besabese te gjithe si vellezer me Nene medoemos shume shpejt don apo nuk don politika ate cka nuk e realizon politika do e bejme ne populli i thejshte vetem me pene....Kuvendi Arberor Gjithekombetar Bashkon Trojet Tona me pene te arte si fija e flokut, pa dale ne rruge, pa bere demostrata, pa derdhur gjak, mjaft gjak kemi derdhur,perkundrrazi miq me mbare boten..Kuvendi Arberor eshte celesi formula e bashkimit te Trurit mbare kombetar duke u lidhur me besabese te betuar ne Zot ne Flamur per nje qellim realizon enderren tone shekullore amanetin e te pareve tane te deshmoreve te lirise  bashkon te gjitha partite ne mbare shqiptarine duke i dhene fund njehere e mire mosmarrveshjeve te partive politike./Floripress/


KULTURA E NJË ZONE NË KULTURËN KOMBËTARE

 SHQIPTARE


Nga Fatmir Terziu



Prej kohësh më ka shqetësuar një detyrim moral për një krahinë që e meriton atë. Për një krahinë që për mëse katër vjet i përkushtova rininë time në fushën e edukimit të brezit të ri. Për një krahinë që auditoreve shqiptare, rrugicave dhe ecejekave të jetës të dëgjoja një emër disi me nofkë: Golloborda, por që më bënte të ndihesha krenar kur e dëgjoja atë emër.
Takoja të përfolurin murator të Gollobordës, dhe më falte krenari, shikoja portretet dhe pikturat e të papërsëritshmit Nexhmedin Zajmi, “Piktor i Popullit”, dhe ndjeja emocion, apo piktorëve të tjerë si Bajram Mata, Tahir Zeneli, Duro Ibrahimi etj, lexoja shkrimet e Hasan Shahinajt, Dail Halilajt, Ibrahim Allës, Islam Ramës, Fatmir Selimit, Velo Cfarkut, Kujtim Boricit, Flutura Ackës dhe ndjehesha kryelartë,
komentoja poezitë e dhjetra poetëve të Gollobordës dhe bëhesha letrar, shikoja skulpturat e Hamza Halilit, Fitim Sulës, Bashkim Sadikut, Hajdar Zhobes dhe përhumbesha në to, shikoja filmat dhe skenaret e Esat Musliut dhe s’kisha të ngopur, pastaj studimet e Hilmi Sadikut, Ramazan Hoxhës, Besnik Ramës, Cfetan Maznikut, Mehmet Hasanit, Kristaq Trajës më shtonin dëshirën për të studiuar në traditën e tyre të bukur shqipe dhe mes qindra e qindra talentëve të fushave të tjera padyshim nuk ka se si të ndihesh ndryshe, vecse i lumtur dhe krenar, per nje zone me kulture te larte ne kulturen Shqiptare.

DISA NGA FIGURAT MË NË ZË TË GOLLOBORDËS NË KRENARINË E KULTURËS SHQIPTARE


  • NEXHMEDIN ZAJMI

Nexhmedin Zajmi lindi në Trebisht-Bala të Gollobordës të rrethit të Dibrës më 1916 dhe ka vdekur në Tiranë më 19 maj 1991. Ai e kaloi fëmijërinë nën kujdesin e gjyshes dhe vëllezërve më të rritur, të cilët e fusin në shkollën fillore të fshatit të lindjes. Studimet i vazhdoi në shkollën e fshatit Omezhë dhe më 1931 hyn në shkollën teknike të Tiranës, në degën bujqësore. Në fund të vitit të tretë të shkollës, Zajmi realizon një portret në skulpturë të një shoku. Ky punim u bë shkak që Nexhmedini të hyjë në degën e dekoracionit të kësaj shkolle, ku studionin piktorët Andrea Mano, Ibrahim Kodra, Gaqo Kollumbi, Qamil Grezda, Kel Kodheli, Sabri Tuçi. Më pas regjistrohet në shkollën e vizatimit në Tiranë, më 1938.
Zajmi kreu studimet e larta në Akademinë e Arteve në Romë (Itali). Pas kthimit në atdhe më 1944 emërohet pedagog në Gjimnazin e Shtetit në Tiranë (1945) dhe një vit më pas në Liceun Artistik "Jordan Misja".
Në vitin 1955, ai punon si Drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë dhe më pas rikthehet në Liceun Artistik si pedagog, ku jep mësim deri në vitin 1963. Po në këtë vit emërohet pedagog në atelienë e pikturës në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë (ish-I.L.A), ku punoi deri në vitin 1969.
Krijimtaria artistike e piktorit Nexhmedin Zajmi është e gjerë dhe e larmishme. Ai nga viti 1945 ka marrë pjesë në të gjitha ekspozitat kombëtare të hapura në Tiranë. Gjithashtu ka qenë pjesëmarrës edhe në ekspozita e konkurime ndërkombëtare ku përfaqësohej Shqipëria si Bienalet e Aleksandrisë, të Bukureshtit, në Sofje, në Vjenë, Petërburg, Kroaci, etj.
Nexhmedin Zajmi është nderuar me disa çmime në konkurset e ndryshme Kombëtare të organizuara nga Ministria e Kulturës dhe është laureant i disa çmimeve të Republikës. Në vitin 1961 i jepet titulli "Piktor i Popullit". Në aktivitetin artistik rreth 40 -vjeçar, piktori Nexhmedin Zajmi është pjesëmarrës në 27 ekspozita kombëtare. Në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë ndodhen 72 vepra të piktorit Zajmi, ndër të cilat edhe 2 tablotë e realizuara gjatë viteve '40 në Itali.

  • HAMZA HALILI

Skulptori Hamza Halili ka lindur më 15 Maj 1939 në Trebisht-Bala në një familjeme tradita zejtarie dhe tepër atdhedashëse. Mbetur jetim nga nëna pa mbushur ende një vit, ai u detyrua të futet parakohe në kthtrat e jetës. Arsimin fillor e kreu më 1947-1951, me të paharruarin kryemësues Mustafa Shahinaj. Më 1952 vendoset në Tiranë. Aty studion në shkollat “Misto Mame”, gjimnazin “10 Korriku” dhe “Hasan Vogli”. Në vitin e tretë të shkollës së mesme ndoqi paralelisht edhe liceun artistik “Jordan Misja”.
Veprat e tij nisin me “Portet fëmije”, vlerësuar nga skulptori Andrea Mana, me të cilën mori pjesë edhe në ekspozitën e vitit 1964. Më pas mes më shumë se njëqind punimeve të gdhendura nga dalta e tij mund të vecohet “Kali i abstraguar” gdhendur në gur, që peshon rreth 2,5 ton nga një gur që peshonte rreth 4,5 ton dhe që ndodhet në Gjermani. Ai është bashkëautor i “Nënës Shqipëri”, monumentit në Vlorë “Ngritja e Flamurit” dhe dhjetra të tjerëve. Ai diku përmend një thënie të skulptorit janaq Paço: “S’mund të jesh skulptor, nëse s’punon nudo!”

  • ESAT MUSLIU

Regjisori Esat Mysliu lindi me 1946 ne Gollobordë të Dibrës. Erdhi qysh ne vitet 1960 ne Tirane, ku vazhdoi Liceun Artistik per skulpture. Punoi si gazetar tre vjet ne revisten “Hosteni". Nga viti 1973 - 1975 ndoqi kursin e larte per regjisor filmi. Po keshtu mbaroi Akademine e Arteve per regjisure dhe me 1986 shkoi ne Itali per specializim si regjisor filmi. Regjisor i identitetit dhe dramave te forta shqiptare. Eshte sqimetar ne personalitetin e dinjitetin e figures se femres shqiptare. Esat Mysliu ka mbi 20 vjet qe gdhend idete regjisoriale ne filma qe nuk kane kaluar pa vleresime maksimale jo vetem te publikut. Por duke kaluar dhe ne siten e kinemase boterore, regjisori ka befasuar me ngjarjet tronditese shqiptare.
“Te zhdukurit", ku ky i fundit mori vleresimin me te larte para disa kohesh ne SHBA, jane filma glorifikues jo vetem per personazhet e tyre, por edhe per ngjarjet shqiptare.
Ka punuar me aktoret Sulejman Pitarka, Timo Flloko, Marieta Larja, Agim Qiriaqi, Margareta Xhepa, Liuza Xhuvani, Raimonda Bulku, Xhevdet Ferri, Vasian Lame, Margarita Xhepa, Marieta Larja, etj.
Ka bashkëpunuar edhe me skenaristin dhe shkrimtarin Roland Gjozaj.

  • MUSTAFA ZEQIR SHAHINAJ NJË KOLONË MERMERI NË ARSIMIN SHQIPTAR

Mustafa Zeqir Shahinaj është një emër i ngulur me mund e me djersë në “kolonën e mermertë” të Arsimit Shqiptar. Një emër që tërë jetën e tij ia kushtoi, jo thjesht arsimit dhe arsimimit si një punë sa për t’a kryer, por si një detyrim moral i një njeriu, që eci, u edukua dhe u kalit në një strehë patriotike për të vazhduar më pas në rrugën e bukur të dijes dhe ngulitjes së saj me forcë tek brezat e një kohe, kur Gollobordës dhe mbarë Shqipërisë i mungonte buka dhe mjaft gjëra elementare të jetës. “Misri, apo gruri merreshin kilometra të tëra larg, ose në Shupenzë ose në Zerqan”,- më thoshte im atë Dail Terziu, kur unë isha ende i vogël dhe dëshiroja të dëgjoja tregime, të mësoja histori njërëzish dhe sakrificash të shumta. Mbaj mend kur më thoshte pastaj im atë thënie dhe vlerësimë për Mësuesin e Madh, Mustafa Shahinaj, se si ai tentonte me gjuhën e tij karakteristike të nguliste popullorçe metodën e arsimdashurisë tek të tjerët. Ai mësohet t’u thoshte atyre që nuk mësonin: “Këtu, nga këto banga do të martoheni. Këtu do të vijnë krushqit t’ju marrin. Këtu do të bien daullet për ju…”, që nënkuptonte qartë, se po të mos mësonin mirë “kurrë nuk do t’i shpëtonin mallkimit të bangave të arsimit shqip”, kurrë nuk do të kuptonin jetën në kohë. Ata që e dëgjuan fjalën domethënëse të profesorit, sot janë inxhinierë, doktorë, profesorë, shkrimtarë, poetë, ministra,… ose janë bijtë dhe bijat e atyre nxënësve që edukoi profesori. Janë një numër i madh njërrëzish që ndihen krenarë në rrugën e diktuar nga mësuesi tepër popullor dhe i respektuar në të dy anët e kufirit... Sot kjo krenari është sigurisht edhe një mirrënjohje, edhe pse modeste dhe në heshtje.

***

Gjurmët e Normalistit dijetar, patriot dhe mendjehollë përcillen brezave në stendat dhe krenaritë kulturore të muzeumeve të Lurës, Peshkopisë, Ostrenit të Madh, Trebishtit e kudo ku dora e tij dhe ndjesia e tij la timbrin e gjuhës shqipe, la koliografinë e tij të rradhë shqiptare. Por gjurmët e tij janë edhe burgjeve fashiste, kur në shtatorin e vitit 1943 ai arrestohet dhe mbahet në burdun e Dibrës së madhe së bashku me studentin Ismail Nuredin Sinani që vinte nga shkolla e famshme Tregtare e Vlorës. Gjurmët e tij janë në në faqet historike të Kongresit të Parë të Arsimtarëve Antifashistë të Shqipërisë, që është zhvilluar në Korcë nga 23-30 Nëntor 1944. Studiuesi Ramazan Hoxha shkruan: “në vorbullën e këtij zhvillimi të madh të arsimit në krahinën e Gollobordës, një kontribut të pazëvendësueshëm kanë dhënë sidomos Mustafa Shahinaj, Mehmet Cadri dhe Islam Hoxha”.

***
Vitet rrodhën shpejt. Jeta natyrshëm rrodhi akoma më shpejt. Por vitet dhe jeta e tij lanë gjurmë në banga shkolle, në libra shqip, në mendje njërëzish e memorje brezash. La një ndjenjë gëzimi në fakt që ndjehet edhe sot mes librave që i biri Hasan Shahinaj shkruan dhe boton sot, apo edhe në fjalën dhe përkushtimin e të birit Lulzim Shahinaj, inxhinier. Jo më pak edhe tek të tjerët, të familjes së madhe. E thënë shkurt e vetmja pasuri për të mbeti edukimi, arsimi shqip, libri shqip, ndaj edhe frutet ndihen gëzueshëm. "Libri, libri shqip është shpëtimi ynë"- ka thënë ai, më shtonte im atë.
"...Dhe të vetmin gëzim ai pati natyrshëm librin",- vazhdonte të më shtonte babai. Ndërsa moralisht ndjeu diçka ndryshe edhe pse thonë se nuk u gëzua shumë kur me Dekretin Nr. 2722 të datës 8.8.1958, e dekoruan me Urdhërin e Klasit të Parë, ndërsa i pari qe në fakt që uroi kolegun e tij, mësuesin tjetër të dalluar, Mehmet Abdi Çadrin, që dekorohej me Urdhërin e Klasit te dytë. Të dy dekoroheshin për merita të mëdha dhe për kontribut më shumë se 25 vjeçar në arsim.
Sot pas disa vitesh, kur emri i Profesor Shahinajt, është një emër më se i nevojshëm për t’u nderuar dhe respektuar, ende mungojnë dëshira dhe vullnete për t’a përgjithësuar, për t’a transmetuar domosdoshmërisht dhe institucionalisht tek brezat e sotëm, ndoshta edhe për krenarinë e brezave të djeshëm, që i janë mirrënjohës Profesorit të Madh. A nuk do të ishte mirë që emrin e tij të kishte një nga shkollat që ai u përkushtoi jetën? Sot ka shumë emra mes nesh, por emra të tillë duhen mbajtur mirë në sëndukun e artë të historisë shqiptare.



Ai shfaqi talentin dhe mësuesit e hershëm patriotë shqiptarë iu përkushtuan talentit të tij. Talenti ishte diku larg moshës që kishte, ishte veshja e rrobes ushtarake. Ushtria ishte ëndërra e tij, madje edhe kur luante me bashkëmoshatarët, ai ishte natyrshëm komandanti edhe i atyre disa herë më të mëdhenj se ai në trup dhe në moshë. Natyra i kishte dhënë edhe zgjuarsinë. Ai iu përkushtua Atdheut, Mbretëria i dha bursën, por diktatura e la vetëm teknik ndërtimi, dhe me një thes me dekorata deri adhe me atë të medaljes me Urdhërin dhe Medaljen e Clirimit. Ai u spastrua si njeri i shkolluar në Perëndim dhe u harrua se kishte shpëtuar nga pushkatimi rreth 200 burra në portat e Drinit në afërsi të Dibrës së Madhe, nuk iu përmend as herroizmi në Kosovë.

Fillimi i vitit 1942, ka qenë dhe ëndërra fëminore e Kapitenit të Parë Qazim Kasa, për t’i shërbyer trojeve shqiptare me përkushtimin e jetës së tij, kur u emërua pranë Komandës së Divizionit Ushtarak të Prishtinës në Kosovë. I lindur në vitin 1914 në fshatin Trebisht-Bala të Gollobordës dhe i rritur në një familje që mezi e siguronte bukën e gojës, qysh në fëmijëri ai ëndërronte të vishte uniformën ushtarake. Dhe ndërsa dallohej për vyrtytet e zgjuarsisë natyrale që e karakterizonin atë, air a në sy të mësuesit nga Dibra e Madhe Ramadan Sefedini që i afroi mësimet e para deri në vitin 1927, aty në vendlindje. Ai studioi bashkë me bashkëmoshatarët e tij Nexhmedin Zajmi, që më pas studioi për pikturë Mustafa Shahinaj, që vijoi normalen për mësuesi Lutfi Mehmeti që studioi më tutje për diplomaci etj. Kurse vetë Qazimi ndoqi studimet e mesme në gjimnazin e Tiranës, studime që i kreu në vitin 1933. Duke parë rezultatet e tij të shkëlqyera dhe vlerat ushtarake të shfaqura, vet Mbretëria Shqiptare e Naltmadhërisë së Tij Zogu i Parë, Mbret i Shqiptarëve, i akordoi Qazim Kasës një bursë për në Akademinë Ushtarake të Torinos, ku ai kreu më pas për shtatë vjet nga 1934-1941 studimet dhe kursin pasuniversitar të specializimit duke merituar gradën Kapiten i Parë dhe titullin Oficer i Shtatmadhërisë.
Duhet theksuar se në vitin 1942 kur ai drejtonte Komandën e Divizionit të Prishtinës, për tolerancën që u bëri në besa-besë të shkelur nga dy ish-partzanë të dënuar kosovarë, Qazimi vuajti edhe disa kohë burg arrest. “Në fakt asgjë nuk e përkuli atë saqë, ish Kryeministri Mehdi Frashëri, që dallohej për rreptësinë e tij, dha urdhër t’a lironin, pra, aq reputacion e emër kishte aftësia profesionale e Kapitenit të Parë, Qazim Kasës” (Ajazi, 2006).

2011/10/28

Engjëll Koliqi: ”Nën kurorën e lisit plak”, botoi Rugova Art”,2011


Shkruan: Naim KELMENDI





Poezi e emocionit dhe e mesazhit atdhetar




Diskursi i kësaj poezie të Engjëll Koliqit vjen si prurje poetike përmes gjuhës vetanake metaforike dhe botës ndjenjore shumë të theksuar, sa që nganjëherë të ngërthen me çiltërsinë dhe me thjeshtësinë e saj, por mbetet identitet i krijimit të subjektit krijues, për ta ndërtuar botën dhe vizionin e tij prej krijuesi.
Në aspektin ndjenjor kjo poezi shpërfaqet me një gamë të gjerë përjetimesh që mbruan në vete, por edhe që mbetet si krjim i ndjenjave të holla dhe gjithsesi e pasur edhe si mendësi dhe si mesazh poetik, që përmbanë në tërë ligjërimin e saj poezia. Mbase kjo poezi vjen sikur një imazh shpirtëror ndjenjash që ndërton botën imagjinative dhe ndjenjore aq thellësisht mbi një taban gjuhësor dhe ritëm poetik sa që krijon në veçanti një qëndrueshmëri të identitetit të kësaj poezie, për kohën kur është shkruar dhe për përkushtimin poetik ndaj kujt është ndërtuar ligjërata poetike.
Engjëll Koliqi krijon me frymëzim dhe vetëm atëherë kur ai i vjen dhe e cyt poetin ta thotë përmbajtjen dhe ndjenjën e saj, për ta bartur të recepienti, duke e ambientuar me të aq natyrshëm.
Shqetësimi i subjektit krijues në këtë poezi mbase mund të kategorizohet në disa pika vrojtimi, si shqetësim për mërgimin, vendlindjen, atdhedashurinë, etninë, personalen,
prindoren, erotikën, humanen etj, që në njëfarë mënyre e përbëjnë atë vokabularin tematik e motivor të poezisë së Koliqit etj.
Si te poezia “Mall për mall”:
“Malli im më bëhet zjarr
Mallin tim shuaj me mall!”,në këto dy vargjet e fundit të opoezisë poeti perkufizon mendësinë dhe ndjënjësitë e tija duke dhënë mesazhin jo vetëm për gjendjen personale por edhe për gjendjen kohore si shkak dhe si pasojë e një gjendjeje tjetër të padëshiruar.
Në disa raste Koliqi shkruan me metrikë sikur në renditjen e vargjeve sipas skemës A-B-A-B apo në disa raste tjera të ndonjë poezie sikur A-A dhe B-B,por edhe duke dalur nga kjo renditje, dhe duke mos e ulur në asnjë rast  fjalorin metaforik në fuqinë e vargut,dhe duke lënë kështu nivelin e lakmueshëm ligjërimor dhe artistik të vargëzimit.
Në fakt kjo poezi krijon suksesshëm me tekstin dhe nëntekstin e saj,rrafshin e figurshmërisë në linjë të kuptimit dhe mesazhit ndjenjor, përgjatë tërë ligjërimit poetik në tërë njësitë ciklike të librit, por edhe të secila poezi në veçanti.
E shkruar dhe e krijuar në një hapësirë dhe kohë të caktuar, poezia sikur na del në disa raste me  ca  nuanca romantike vende-vende, por pa e humbur në asnjë rast nivelin ligjërimor të mendimit dhe gjykimit,si në kuptimin diskursiv ashtu edhe në atë semantik të vargut.
“Fat i keq seç na rrëmbeu
malli i tokës del në ëndërr”.

Apo në rastin tjetër:A mos vallë, mbet trashëgim
Ky kurbet në dhé të huaj
Po rrëmbeu dhe tim bir
ç’zot do ketë, kjo tokë, më thuaj?!

Ajo që dominon në tërë ligjërimin poetik të Koliqit është ana humane e vrojtimit dhe perceptimit, ai e do një botë më humane, më njerëzore më të paqtë në kuptimin njerëzor, fizik, e metafizik të saj, dhe edhe kur gjykon ai ka anën e gjykimit njerëzor ndaj të keqes.
Poezie e këtij vëllimi poetik sendërtohet përmes fjalorit figurativ shumë funksional dhe nganjëherë shpërfaq gjendje të ngarkuar emocionale dhe shqetësim kur poezia i përkushtohet të afërmve, familjes, prindërve,e në disa raste ndonjë përsoni të vecantë që ka lënë gjurmë në jetën e poetit, por që krijojnë në të njëjtën kohë edhe faktin artistik të një gjendjeje dhe të një rasti a të ndodhure etj.
Poezia e Engjëll Koliqit ngërthen në vete një botë emicionale që shprehet përmes botësh shkrimore të poezisë. Në të shumtën poezia e tij është edhe poezi e etnisë,e rrënjës arbërore duke gjakuar të kaluarën, historinë e etnisë etj, dhe këto shprehen me nota shpeshherë të thella emicionale. Kjo e bën më të afërt për lexim dhe shijim  poezinë e Engjëllit, si te poezia “Nën kurorën e lisit plak”, sipas të cilës poezi titullohet edhe vëllimi i veprës poetike të Koliqit.
Nën kurorën e lisit plak
Gjyshi më rron në jetë të jetëve…
Trupin çdo dite toka ia han e ia kthen.
Histori prej shekulli në shekull shpalos
Dhe e shkruan nëpër të gjitha gjethet…”.
Pra, subkjeti krijues shqetësohet për historinë atërore dhe të atdheut, ashtu sikur kanë ngjarë ngjarjet e saj që kanë pasur dhe pësimet e veta përgjatë kohëve. Poeti ato i kujton, dhe kur shikon se i është tkurrur atdheu, atij i krijon shqetësimin mbase për të dërguar mesashin e tij, pra të poezisë deri te recepienti, dhe ky shetësim i tij bëhet shqetësim i shumësit, për të vetëdijësuar e për të krijuar kuptimin dhe ndjenjën mbi atdhetarinë dhe kohën e etnisë. Poezi e Engjëll Koliqit kurdoherë mbruan në vete ndjenjën e diçkaje të pësuar nga shtrëngatat e kohës, pra atë të kombëtares, por pikërisht në atë histori, ai dhe vargu i tij, sikur pijnë ujin e legjendave dhe ngjallen sikur feniksi për të trokitur në vëmendjen e  kohës dhe të ardhmes së atdheut të tij, dhe mbase në vetë mendësinë dhe kuptimin ekzistencial të njeriut të këtij nënqielli.

Anders Fog Rasmusen: Nuk lejojmë që në Kosovë koha të kthehet mbrapa


Ndërkohë që serbët e rebeluar vazhdojnë të mos largojnë në tërësi barrikadat në veri, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, paralajmëron se organizata më e fuqishme ushtarake në botë nuk do të lejojë që tensionet e fundit në Kosovë “të kthejnë kohën mbrapa” dhe se KFOR-i për 12 vjet ka ndihmuar në krijimin e një ambienti të qetë.

 Ai këto komente i bëri të enjten në Berlin gjatë një takimi me kancelaren gjermane Angela Merkel, të cilën e ka falënderuar për angazhimin e Gjermanisë në operacionet e NATO-s në Kosovë dhe Afganistan, është bërë e ditur në ueb faqen e Aleancës Veri-atlantike. "Ushtarët tuaj po kryejnë punë shumë të mirë. Personalisht e kam parë kohë më parë në Kosovë. Gjatë 12 vjetëve të kaluar, KFOR-i në krye të cilit tash është Gjermania, ka ndihmuar në shndërrimin e njërës nga vatrat evropiane në një vend kryesisht të qetë.



Ne nuk do të lejojmë që tensionet e fundit të kthejnë kohën mbrapa”, është shprehur numri një i NATO-s. Ndryshe, pavarësisht kërkesave të KFOR-it, serbët në veri vazhdojnë të mos heqin në tërësi barrikadat e vendosura në rrugë, në shenjë kundërshtimi ndaj shtrirjes së rendit dhe ligjit edhe në këtë pjesë të Kosovës. Ata kërkojnë kthimin e gjendjes së para 25 korrikut, gjë e cila është hedhur poshtë kategorikisht nga Qeveria e Kosovës.

Po shkatërrohen komplekset e shtatoreve të figurave historike e kombëtare!



Hasan Hasanramaj,historian 

Sikur të mos kishte qenë Kongresi e Senati Amerikan, në krye me mikun e madh të shqiptarëve Bill Klintonin, sot mbi dy milionë shqiptarë do të ishin duke bredhur rrugëve të fshatrave, të qyteteve dhe të shteteve të Evropës e të botës. Andaj derisa nuk është bërë vonë, zgjohuni shqiptarë dhe tregoni kush ishit, kush jeni, kush do të jeni dhe me vepra të mira tregoni botës së civilizuar ku po shkoni!

Në manifestimin madhështor që u mbajte para një viti në lagjen “Dardania” të Prishtinës, në kuadrin e gjashtëdhjetekatërvjetorit të lindjes së ish-presidentit të SHBA-së, Bill Klintonit dhe përurimit të sheshit “Bill Klinton”, qytetarët e Prishtinës dhe të Kosovës shprehen dëshirat më të përzemërta që ky burrë i madh të këtë jetë të gjatë e të lumtur.

Kompleksi i sheshit “Bill Klinton”, me sipërfaqe gjashtëqind metra katrorë, i zbukuruar me mermer, me granit, me sistem të ujitjes, kishte shtatëmbëdhjetë poça neoni, të montuar në të gjitha këndet e Sheshit, të cilët me drita të forta në lagjen e Dardanisë tërhiqnin vëmendjen e banorëve dhe të shumë kalimtareve, gjë që e shtonte bukurinë e këtij Sheshi dhe të qytetit të Prishtinës. Për fat të keq në këtë Shesh, ende pa u mbushur një vit nga koha e përurimit, ca duar tinëzare, të cilat po punojnë për destabilizimin e Kosovës, me mjete të forta i dëmtuan disa prej dritave të neonit, dëmtuan pllakën përkujtimore kushtuar këtij burri të madh, dëmtuan germën “B” dhe në pllakë mbeti emri “Ill Kilnton”.
Në rrethojën rreth shtatores janë hequr guralecët me ngjyra laramane, në fontanë rreth shtatores hedhen mbeturina, për çka më së miri flasin fotografitë e kamerës sonë ?! ...

Këto duar shkatërrimtare janë gojë gjarpinjsh që po tentojnë të kafshojnë lirinë dhe ardhmërinë e shqiptarëve të Kosovës. Andaj në këto momente kritike zgjohuni shqiptarë dhe mendoni mirë së kush ishit, kush jeni dhe kush do të jeni, sepse disa forca antishqiptare po punojnë që në tokën e Kosovës të mbjellin farën e huaj! Të gjithë atyre që i benë këto shkatërrime në sheshin “Bill Klintoni” ua bëjmë me dije së para trembëdhjetë vjetëve, sikur të mos kishin qenë Kongresi, Senati dhe NATO- ja në krye me burrin e madh Bill Klinton, mbi dy milionë shqiptarë sot do të ishin duke bredhur rrugëve të qyteteve, të fshatrave dhe të shteteve të Evropës deri në Amerikën e largët dhe Kosovën do ta shihnin në ekranet televizive, siç mund ta shohim Toplicën e para njëqind e tridhjetë e tre vjetëve.
Tema e dytë është sulmi i kryer barbar në kompleksin e Universitetit të Prishtinës, në shtatoren e të madhit, profesorit, atdhetarit, njeriut dhe intelektualit të shquar, heroit legjendar të kohës moderne të Kosovës, i cili qe shembull unik i një personaliteti që në vete gërshetoi dijen dhe ngritjen intelektuale, vizionin dhe guximin e pashoq për të sfiduar me dekada shtypjen dhe terrorin e paparë që iu bë Kosovës dhe qytetarëve të saj në shekullin e fundit – Fehmi Aganit. Të gjithë jemi të brengosur për shkatërrimet që u bënë dhe po bëhen nga duar tinëzare çdo ditë e çdo natë mbi rrethojat dhe shtatoret e figurave të mirënjohura të rezistencës shqiptare. Pas trembëdhjetë vjetëve të çlirimit strukturat udhëheqëse që nga komuna e deri të Qeveria e Parlamenti harruan mirëmbajtjen e komplekseve të shtatorëve të figurave të rezistencës shqiptare!? ...
Në shenjë respekti për të gjitha të mirat që ia solli Kosovës në kompleksin e Universitetit të Prishtinës para pesë vjetëve u ngre shtatorja e profesor Fehmi Aganit, e cila stolisej nga tri fontana, me gurra për shpërndarjen e ujit, dymbëdhjetë ulëse, katër shporta për hedhjen e mbeturinave, gjashtë vertikale prej gjamit, njëzet e shtatë poça të neonit etj. Që ditën e natën zbukuronin ambientin e studenteve, të qytetarëve dhe të kalimtarëve në kryeqyteti tonë.

Edhe këtu duart tinëzare i shkatërruan të gjitha. Për fat të mirë shpëtoi shtatorja e bronztë e profesor Fehmi Aganit. Për këtë më së mirë flasin fotografitë e kamerës sonë ?! ...
Edhe në kompleksin e shtatores të Nënës Terezës janë hequr pllakat e mermerta dhe janë bërë shkatërrime të tjera. Të njëjtën gjë e kanë pësuar edhe komplekset e shtatoreve të Zahir Pajazitit dhe të Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, gjë që më së miri flasin fotografitë e kamerës sonë.
Shtrohet pyetja: “Si është e mundur që në këto pesë komplekse, në pika të ndryshme të qendrës së qytetit, ku gjatë gjithë ditës dhe natës qarkullimi i qytetareve është i madh, duart tinëzare arritën t’i bëjnë këto shkatërrime?
Faktorët e Kuvendi të Komunës, të Ministrisë së Kulturës, të Qeverisë dhe të gjithë ata që punuan dhe investuan në ngritjen e këtyre shtatorëve, le të shkojnë e t’i vizitojnë këto komplekse dhe lë t’i shohin me sytë e tyre këto shkatërrime (nëse ende nuk i kanë parë) dhe le të ndërmarrin diç sa nuk është bërë tepër vonë.
Ka ardhur koha që organet kompetente të shtetit t’i zbulojnë dhe t’i ndëshkojnë ato duar tinëzare që demolojnë shtatore dhe objekte të tjera me rëndësi historike në Kosovë pas trembëdhjetë vjetëve , sepse veprat e tyre të ndyta nuk i duron as Zoti e as ligji.

Dana Rohrabacher propozon shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës


                                  Dana Rohrabacher

Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve Dana Rohrabacher thotë se shkëmbimi i territoreve mes Sërbisë dhe Kosovës është zgjidhje e mirë, nga e cila të dyja palët do të përfitonin. Në një intervistë për shërbimin serb të Zërit të Amerikës, ligjvenësi amerikan thotë se hapja e çështjes së kufijve nuk do të ndikojë në çështjet e tjera në rajon, sepse bëhet fjalë për shkëmbim territoresh mes dy vendeve sovrane.
Ligjvenësi republikan Dana Rohrabacher thotë se në dhjetë vitet e fundit Shtetet e Bashkuara janë përqëndruar në Afganistan dhe Irak, por se ende ka çështje të pazgjidhura në Ballkan ku Shtetet e Bashkuara kanë përdorur forcën në vitet 1990 për të parandaluar vrasjen masive të popullit të Kosovës nga diktatura sërbe. Ai thotë se duhet të ketë një plan të ri, i cili do të shmangte një luftë tjetër në Ballkan. Ligjvenësi Rohrabacher thotë se një luftë tjetër mes këtyre dy vendeve do të ishte e tmerrshme për popujt e rajonit dhe do të krijonte paqëndrueshmëri në mbarë botën, veçanërisht në Evropë.
Ai thotë se për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare konflikteve të vazhdueshme mes popullit të Kosovës dhe fqinjit të tyre serb duhet të ndryshohen kufijtë aktual që janë vendosur në vitet 1950 nga regjimi i Titos.
“Unë mendoj se për t’i dhënë fund këtij konflikti të hidhur dhe urrejtjes mes popullit të Kosovës dhe serbëve ne duhet të pranojmë kufij realistë, në vend që të imponojmë kufijtë e vjetër, të cilët janë vendosur nga Titua”.
Zoti Rohrabacher thotë se nëse e Kosovës i njihet e drejta për vetëvendosje, edhe sërbëve në veri të Kosovës duhet t’u njihet e drejta për vetëvendosje. Por ai thotë, se ekziston një zgjidhje shumë e lehtë për këtë, sepse në Luginën e Preshevës 90 përqind e popullsisë janë kosovarë, të cilët nuk duan të jenë pjesë e Serbisë.
“Kështu që një shkëmbim territoresh, në këtë rast, nuk do të rezultonte në humbje të madhe të popullsisë ose territorit për këto dy vende. Do të ishte një zgjidhje nga e cila të dyja palët do të fitonin”.
Ligjvenësi Rohrabacher thotë se kjo zgjidhje do të ulte tensionet dhe do të rriste mundësinë për bashkëpunim mes këtyre popujve. Lidhur me shqetësimet se hapja e çështjes së kufijve mund të ketë ndikim negativ në rajon, zoti Rohrabacher thotë se frika nga kjo zgjidhje nuk është e arsyeshme. Ai thotë se bëhet fjalë për shkëmbim reciprok të territoreve dy vendeve sovrane.
“Pra, ne po flasim për një përfitim reciprok të shkëmbimit të territoreve. Kjo nuk do të shkaktojë hapje të çështjeve tjera. Kjo do të krijojë mundësi për fillimin e negociatave për shkëmbimin e dyanshëm të territoreve, që do ta përmirësonte situatën atje”.
Ligjvenësi Rorhabacher thotë se për shkak të armiqësive dhe situatës së tensionuar është e vështirë që njerëzit të jenë të arsyeshëm. Por, duhet të binden kosovarët dhe sërbët se kjo është zgjidhje e mirë për të dyja palët. Kosovarët në veçanti mund të përfitojnë nga kjo zgjidhje sepse 90 përqind e popullsisë në veri të lumit Ibër është e përkatësisë sërbe. Dhe nëse situata vazhdon të injorohet dhe nuk bëhet asgjë, ata do ta humbasin atë pjesë të territorit. Ai tha se trupat amerikane do të largohen nga Kosova brenda disa vitesh për shkak të problemeve financiare në Amerikës. Pas largimit të trupave amerikane nga Kosova, nëse problemin në veri të vendit nuk zgjidhjet, shton ai, kriza dhe konflikti mund të shpërthejë përsëri.
“Kriza dhe paqëndrueshmëria do të minonte shanset e të dyja vendeve për paqe dhe begati. Kështu që ata duhet të ballafaqohen me faktet dhe të bëjnë kompromis”.
Edhe diplomatët amerikanë dhe evropianë duhet të ballafaqohen më këto fakte, thotë ligjvenësi amerikan.
Ai shton se kjo është ideja e tij, për të cilën në fillimi analistët kanë thënë se është e parealizueshme. Por, sipas tij, kjo fazë është kapërcyer dhe tani ka njerëz në Kosovë dhe Serbi të cilët po e shqyrtojnë me seriozitet këtë ide. Qëndrimi i qeverisë amerikane është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan. Shtetet e Bashkuara e njohin Kosovën si një shtet sovran me kufijtë e tanishëm. Ligjvenësi Rohrabacher tha se shpreson që diplomatët amerikanë do ta shqyrtojnë me seriozitet këtë ide sepse, sipas tij, ose do të lejohet të vazhdojë përkeqësimi i situatës atje, ose duhet ofruar një plan, që do ta qetësonte situatën dhe do të krijonte marrëdhënie paqësore mes sërbëve dhe kosovarëve.

Agjencia për Produkte Medicinale , ende pa kryeshef ekzekutiv



Për të parin e Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale (AKPM) janë përzgjedhur nga komisioni vlerësues Mr.ph.Shkumbin Spahiu,Mr.ph. Arbenita Pajaziti dhe  Mr.ph.Lutfi Mulaku.
Por, ky konkurs, para dy muajsh, është rishpallur në mungesë të kandidatëve adekuatë, thonë zyrtarë të lartë në Ministrinë e Shëndetësisë.
logo
Ministri i Shëndetësisë Prof.dr.Ferid Agani thotë se kjo çështje pritet të zgjidhet sa më shpejt, pasi që, sipas tij, tashmë kanë kaluar të gjitha afatet ligjore.
“Pasi që nuk kam pasur kandidatë të preferuar, është rishpallur konkursi. Ministria e Administratës publike e udhëheq këtë procedurë dhe deri tani nuk kam informata se deri ku kanë arritur zhvillimet”, thotë Prof.Dr.Ferid Agani.
logo

Por, konkursi në fjalë, sipas sekretarit permanent të Ministrisë së Shëndetësisë, Prof.dr.Ilir Tolaj, po përcillet me parregullsi. Ai thotë se paneli intervistues nuk ka arritur ujdi nëse në konkurs duhen përfshirë edhe kandidatët e anuluar nga ministri.
Jeton Shala
                              Shefi i gjertanishëm 

Jeton Shala


Jeton Shala, Pharm – Dr.
Kryeshef Ekzekutiv
Vendi i lindjes: Prishtinë
Shkollimi: Mbaroi shkollën fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë, gjimnazin (shkencore)”Sami Frashëri” në Prishtinë, Fakultetin e Lartë “Associate in Arts and Sciences” në SHBA, Bachelor “Biologji dhe Shkencë”, Shkencat Farmaceutike dhe Doktoraturen e Farmacisë në SHBA.



Javën e ardhshme, shton Prof.dr.Tolaj, pritet të mbahet edhe një mbledhje, çfarë është e katërta me radhë dhe çfarë, sipas tij, flet për shumë mosmarrëveshje.
“...duhet pasur parasysh që grupe të caktuara kanë ndikim të caktuar të kundërligjshëm në sistemin shëndetësor”, thotë Tolaj.
Në panelin intervistues kanë marrë pjesë zyrtarë nga Ministria e Administratës Publike, ajo e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, si dhe një person nga fusha akademike.
Megjithatë, Naim Zeqiri, nga zyra për informim e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, thotë se çështja e përzgjedhjes së kryeshefit të AKPM-së nuk ka të bëjë me ministrinë që ai përfaqëson.
“Sekretari permanent i yni është vetëm njëri nga anëtarët e komisionit, i emëruar me vendim të kësaj ministrie. Andaj, nuk është në kompetencën tonën të japim informata që kanë të bëjnë me përzgjedhjen e kësaj pozite”, thotë Naim Zeqiri.

Agjencia për Produkte Medicinale funksionon nën ombrellën e Ministrisë së Shëndetësisë. Zyrtarë të kësaj të fundit kanë thënë se emrat e propozuar deri tani për të parin e AKPM-së nuk janë profesionistë të këtij lëmi. Ata thuhet se janë nxitur të konkurrojnë për pozitën në fjalë nga njerëz të caktuar politikë.

2011/10/26

Nga Fahredin Shehu : DISA POEZI NË REVISTËN ELEKTRONIKE FLORIPRESS




Fahredin Shehu by J.JPG
tallava

U lind në Rahovec në jugperëndim të Kosovë më 1972. Studimet universitare i kryen në Universitetin e Prishtinës, Studime Orientale.Aktivisht merret me kaligrafi duke zbuluar teknika dhe mediume te reja për këtë lloj specifik të artit vizual. Shkruan vështrime estetike për artin pamor. Është ekspert i letërsisë transcendentale dhe hulumtues i trashëgimisë shpirtërore botërore.
Librat e botuar:
NUN- përmbledhje me poezi mistike, 1996 botim autori,
SHUMËSI E PADUKSHME- Prozë poetike, 2000, botim autori
NEKTARINA- Roman epik transcendental, 2004, sht. Botuese, Rozafa, Prishtinë projekt i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës
ELEMENTAL 99- Tregime të shkurta poetike, 2006, Qendra për mendim pozitiv, Prishinë
KUN- Përmbledhje me poezi të lirikës transcendentale, 2007, Sht. Botuese LOGOS-A, Shkup
Libri elektronik, E-book, në gjuhën angleze, botuar nga Ronin Press, Londër, Angli
Crystaline Echoes, Poezi, Libër dhe e-book 2011, Corpos Editora- Madeira, Portugal

Botimet në gazeta dhe revista:

Ese në të përditshmen ZERI, Prishtinë,
Ese në të përditshmen LAJM, Prishtinë,
Ese në të përditshmen GAZETAEXPRESS, Prishtinë,
Ese në të përditshmen KOHA DITORE, Prishtinë
Ese në të përditshmen ILIRIA POST, Prishtinë,
Kolumne dhe ese në javoren JAVA, Prishtinë,
Poezi në Revistën MM të Qendrës për studime humanistike GANI BOBI, Prishtinë
Ese në revistën “Studime Orientale” të botuar nga Shoqata e Orientalistëve të Kosovës.
Poezi në revistën STAV- Tuzla, Bosnie dhe Hercegovinë
Poezi në Revistën ZIVOT- Sarajevë, Bosnie dhe Hercegovinë
Poezi në revistën ULAZNICA- Zrenjanin, Vojvodinë
Ese në revisten elektronike SEGURAWEB dhe Ars Poetica, Holandë
Ese në revistën elektronike GAZETA START, Shqipëri
Poezi në Istanbul Literary Review, Istanbul, Turqi,
Poezi në MOBIUS Magazine, New York, SHBA
THE WORLD POETS QUARTERLY (multilingual) VOLUME No. 58, Pekin, Kinë
THE WORLD POETS YEARBOOK 2009, Pekin, Kinë
Poezi në Sarajevske Sveske 2010, Sarajevo, Bosnia

Poezi në Balkan writers, Beograd, Serbi
Poezi në  Poetas del Mundo, Santiaogo de Chile
Poezi në Mediterranean, Gotteborg, Suedi
Poezi në  Aquill Relle, Bruksel, Belgjikë
Poezi në  Poem Hunter, SHBA
Poezi në  World Poets Society, Athinë, Greqi
Poezi në  Alb Poem, Shqipëri
Poezi në  Soylesi Magazine, Istanbul, Turqi
Poezi në  Ura, Tiranë, Shqipëri
Poezi në  Uzina Marta, Brazil
Poezi në Arabic and Davah, Hong Kong
Poezi në Orientul Meu, Bukuresht, Rumani
Poezi në Agonia, Bukuresht, Rumani
Poezi dhe profil në Carty’s Poetry Journal, Dublin, Irlandë
Poezi në  Middle East Online, Londër, Angli
Poezi në anglisht në The Sound of Poetry Review, Argjentinë
Poezi në Le Post, Paris, Francë,
Poezi ne Aube, Paris, Francë
Poezi në 24 Heurs, Zhenevë, Zvicërr
Poezi në  Tribune de Geneve, Zhenevë, Zvicërr
Poezi dhe Kaligrafi në World Art Friends, Medeirra, Portugali
Poezi në Le Chasseur Abstrait Review- Cintas, Revue d’Art, et litterature, Musique, Paris, Francë
Poezi në Album Nocturno- Antologji, Salvador,
Poezi në Carcinogenic Poetry, Brazil
Poezi në Arte Poetica, Salvador,
Poezi në Antologji të Fernando Sabido Sanchez, Madrid, Spanjë
Poezi në Antologjinë botërore Poetas Siglo Venti uno, Editor, Fernando Sabido Sanchez, Madrid, Spanjë
Poezi në CHECK POINT PETRY, Le Reti di Dedalus, Romë, Itali
Poezi në Author India, Indi
Poezi në Cinosargo, Arica, Kili
Poezi në Antologjinë e Andres Morales, Kili
Poezi nëGray Scale, Niger
Poezi në Snow in Guinea Magazine, 13 º NUMBER OF LITERARY MAGAZINE 
LVII No. of 2nd etapa/01-07-2011 
 Artikuj në www.worldbulletin.com, Istanbul, Turqi
Artikuj në www.newropeansmagazine.com, Strasbourg, Francë
Projektet:
Tekste për albumin e ri të grupit Jericho
Libri me Poezi KRAHU I SERAFIMIT- Në Tiranë
Libri  mbi trashëgimisë mistike Islame- SUFIZMI
Dokumentari mbi identitetin e shqiptareve. Të intervistuar; Bernard Koushner, Ismail Kadare, Dom Lush Gjergji, Fahredin Shehu, Luan Starova etj. Financuar nga Universiteti i Sorbonës, Paris. 
Pjesëmarrjet:

Ekspozita e kaligrafive në Kajro, Egjipt, 2004;
Takimet e 44-ta të poezisë, Sarajevë 2005;
Kongresi mbi 600 vjetorin e Veprës së Abdurrahman Ibn Khaldunit, Kajro, Egjipt, 2006;
Takimi për të drejtat e pakicave etnike, Parlamenti Evropian, Bruksel, 2006;
Ekspozita e pikturave dhe e librave ne Ministrinë e kulturës së Egjiptit, Kajro, 2007;
Debatet ne KTV, RTK, TV BESA;
Pjesëmarrje në Kongresin me rastin e 800 vjetorit te poetit Persian Xhelaludin Rumi, organizuar nga UNESCO dhe Fondacion Saadi Shirazi, Tiranë.
Pjesëmarrje ne Kongresin e 3th Ndërkombëtar Sheikh Tousi, Qom, Teheran, Mashhad, Iran
Pjesëmarrje ne Konferencën rajonale për bashkëpunim, Kopaonik, Serbi
Festivali i 14-të i Poezisë Voix de Metiterranee, Lodeve, Francë
Festivali i poezisë- jubilar ne Struge, Maqedoni
Konferenca Rajonale, PEN Qendra e Maqedonisë, Shkup, Maqedoni
Debate në mediat Nacionale RTK, KTV, TV BESA, TV 21
Profile artistike në “KULT”, “AVENY” ne Transmetuesin Publik Televiziv RTK
I pëkthyer në Anglisht, Frëngjisht, Italisht, Suedisht, Rumanisht, Serbisht, Kroatisht, Boshnjakisht, Maqedonisht, Turqisht, Arabisht, Gjuhë Rome, Persisht
Librat e tij gjinden në Bibliotekën e Aleksandrisë, Alexandria, Egjipt,
British Library, Londër, Mbretëria e Bashkuar,
I katalogizuar në Bibliotekën Universitare dhe Kombëtare të Kosovës
Në Bibliotekën Nacionale në Zagreb, Kroaci
Në Bibliotekën Nacionale në Beograd, Serbi
Ambasador i Poetëve për Shqipëri nga Lëvizja Poetët botëror “Poetas del Mundo”, Santiago de Chile
Anëtar i Asociacionit Botëror të Poetëve, Greqi
Anëtar i Këshillit të librit dhe Botimeve pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Anëtar i PEN Qendrës së Kosovës
Punon në administratën e Radio Televizionit të Kosovës RTK
Kontakti:
F. Shehu, by Veton.jpg

Fahredin Shehu
+37744255091
Radio Televizioni i Kosoves
Ndërtesa e Radio Kosoves,
Bordi i Drejtorave, kati IV
10 000 Prishtinë, Kosovë



Dëgjoj hapa të njomë,
në korridore të majta të kohës.
Pëshpëritja jote vulos,
Portat e historisë.
Koloni qeniesh të molisura,
të banuara në anën e majtë të zemrës.

Erëmojë mendimet notuese,
avullimin e esencave nga deti i vizioneve.
ti bën çapa të virgjëra gati turpshëm,
Derisa të hapet dera e cedrit,
me bagllame të arta;
e Balkisa, mbretëreshë e Jemenit nuk je,
e Solomon i fuqishmi mbret, nuk jam.

Shoh fytyrën e lagur dhe,
petkat nga lot të lagura.
Habia jote nuk pran.
Portat e zemrës sime moti janë hapur;
vetëm eja e do të shohësh,
se si aty zhytet në Dashuri

Ruhullah[1]
Kur kam shkruar për Agnus Dei
Më sulmuan
Më thanë konvertit i fëlliqur
Kur kam shkruar për Ruhullah
Më sulmuan
Më thanë fundamentalist islamik
Kur kam shkruar për mrekullinë tënde
Më sulmuan
Më thanë Lazarus jetëshkurtër
Do të vdesësh sërish edhe pas ringjalljes
Po kujt i bëhet vonë
Kur unë ta ndjej aromën tënde
Të jaseminit mësuesi im
Në rrugën e mëshirës dhe dashurisë
Dhe lëpijë mjaltën e fjalës tënde
Ta shëroj trupin dhe shpirtin
Dhe të mbetem përherë
Bari i gjelbër krenar i shkelur
Nga ata që nuk dinë
Se çka bëjnë


[1] Ar. per Frymë e Perendisë, Jesui.

Mendime prej nefriti

Dëgjoj hapa të njomë,
në korridore të majta të kohës.
Pëshpëritja jote vulos,
Portat e historisë.
Koloni qeniesh të molisura,
të banuara në anën e majtë të zemrës.

Erëmojë mendimet notuese,
avullimin e esencave nga deti i vizioneve.
ti bën çapa të virgjëra gati turpshëm,
Derisa të hapet dera e cedrit,
me bagllame të arta;
e Balkisa, mbretëreshë e Jemenit nuk je,
e Solomon i fuqishmi mbret, nuk jam.

Shoh fytyrën e lagur dhe,
petkat nga lot të lagura.
Habia jote nuk pran.
Portat e zemrës sime moti janë hapur;
vetëm eja e do të shohësh,
se si aty zhytet në Dashuri

Ruhullah[1]
Kur kam shkruar për Agnus Dei
Më sulmuan
Më thanë konvertit i fëlliqur
Kur kam shkruar për Ruhullah
Më sulmuan
Më thanë fundamentalist islamik
Kur kam shkruar për mrekullinë tënde
Më sulmuan
Më thanë Lazarus jetëshkurtër
Do të vdesësh sërish edhe pas ringjalljes
Po kujt i bëhet vonë
Kur unë ta ndjej aromën tënde
Të jaseminit mësuesi im
Në rrugën e mëshirës dhe dashurisë
Dhe lëpijë mjaltën e fjalës tënde
Ta shëroj trupin dhe shpirtin
Dhe të mbetem përherë
Bari i gjelbër krenar i shkelur
Nga ata që nuk dinë
Se çka bëjnë

Kështu fliste Tamara 

Kam lustruar sytë e fëmijës së përvuajtur
duke larguar shtresat e avullta të pamjes së tij
Të shoh dhëmbë të shkëlqyeshëm derisa buzëqeshë
dhe planetin e urrejtjes bukur mirë të fjetur dhe
fshehur të shpirtit tim
kam shpërlarë stratosferën e katastrofave 
që prindërit e tyre me zell i shtresuan në qeniet e tyre
me lot të mbarsur me dashuri
kam qëruar të gjitha membranat e shpirtit
të kontaminuar
I dhashë buzëqeshjen bretkosës
dhe puthjen nefritit të heshtur
kam kulluar vesën nga petalja e trëndafilit
të bardhë dhe numëruar rubinët nga shega e pjekur
kam mbjellur të gjitha llojet e frutave
dhe mbaruar kopsht për të gjithë ne
ti mund ta quash pemishte
ti mund ta quash plantacion i të porsalindurve
të Dashurisë por unë di se ëshët truall tahionik
ku vetëm Dashuria farë mund të mbjell
kam qepur petkun nga smeraldi
dhe parfumosur atë me Ambër që ta vesh
çdo fëmijë
unë ushqej çdo stomak
 
me dritën vetuese të shpirtit tim
T’i bëj transparent 
 
T’i përndrisë
kam krijuar armatën e buzëqeshjes
dhe ftuar të gjithë shpirtrat ta çmontojmë
makinerinë e urrejtjes
në fushat e simfonisë së dritës
 
në momentin e shenjtë të amshimit
kam përqafuar të gjithë foshnjat e dukshme dhe
të padukshme dhe gëzuar për lumturinë e tyre
kam shtrydhur të gjitha armët
njerëzit dhe demonët që kanë krijuar
dhe krijuar pluhur ashtu që në çdo trohë 
buzëqeshja lind Dashurinë

Kupa e cirkonit

Flaka ishte emri i manisë sime.
Flaka, blu,
flaka e dashurisë.

Flaka u bë e purpurta e dhembshurisë sime,
flaka e gjelbërta.
Flaka e frymës

Flaka ishte shkëlqyese, përshtypja ime
Flaka e përherëshmërisë,
Flaka shkëlqim i tejdukshëm

Kupa u mbushë
Gjaku u bë jetë

Calla[2] ishte lëvizja ime
Zambaku i qiellit.

Mjegulla rend u shpalos
Pluhuri u bë re.

Xhevahiri i mbetur në fund është i çmuar 
Shpirtin që ti e mban u shndërrua ne DASHURI

Ne. Pimë. Për. Hir. Unë. Vdes. Sigurt. Por. Ngadalë.
Ne ndjejmë. Tok. Ajo. Më. Përqafon. Amnorçe.
Mjerisht. Sonte. Unë. Jam. I. dehur. Nga. Dashuria.
Kupa. E. Cirkonit. U. Derdh. Gjaku.
Ai. Që. Shndërrohet. Në. Jetë. Për Mote.
Ai. Që. Jeton. Për. Një. Ditë. Dhe. Një. Përhershmëri. Më. Shumë.  
Flaka blu
Bulë mëshire e mjaltë,
në thellësinë e zemrës.
Gjithë pesha e etjeve,
na shuhet mjegullisht.
Nën hijen e arrës,
kur vapa sulmon bindshëm;
ushqen bimësinë,
e gjelbërta bëhet morr,
tregon burrëri


Në përqafim

Shpresa erdhi në pranverë,
me aromën e rrushkut të bagremit,
të çelur
të premten pas lutjes së drekës

Vdekja dëshpërueshëm më kërkonte,
të më puth mes dy syve,
ku edhe sot flenë puthjet
e trëndafilave të bardh përplot mistere që
shpirtin kullojnë pikë pas pike,
në secilën pikë nga një libër,
merr jetën në përqafim,
amnorçe

Soditësi

Era shkulmon dëborën e luleve
Të imëta të gështenjës

Maji e ka të huajin e pa përkryer
Derisa peshqit lëvizin
Lirshëm

Kujtojnë lumturinë

Ai nuk është peshk ta dijë
lumturinë e tyre

soditësi nuk është Ai të dijë
Atë që duhet

Zemra është hapësirë boshe,
Strehon mijëra shpirtra,
Në ritualin e pirjes së eliksirit.
Ata e kuptuan vlerën
E përditshmërisë dhe të së shenjtës

Ata kuptuan rëndësinë
E rastësive më të imëta të jetës

Ata së fundmi janë soditës
Të këtillë si
Unë

Dhe ne…nuk jemi peshq
Ne nuk ngelim së kujtuari
Shëtitjen në mugëtirën
e përjetshmërisë
Halat e pishave nënë këmbët
tona cullake,
Të përgjakura,

Por blerimi shndrit
Shpirtrat tanë në:
TASH

Hemoglobina blu



Ata prenë dy masa shpirti
T’i shtresojnë në trupin që e ngasim
Kulmi i dhimbjes dhe britmës
ëshët i njëjtë si tek meshkujt ashtu
edhe tek femrat?
dhe ëshët androgjin
njëlloj si jeta
Gjuha sërish u lidh nyje
dhe dot s’e thotë çmimin e jetës
së përvuajtur
e cila nuk ka gjini
njëlloj si jeta.
Ne kemi hemoglobinën blu
sepse ne duhet t’i themi
këngët e palloit
dhe lëmë të fjetura në zemrat
të cila nuk kanë gjini
njëlloj si jeta




Kënga e vjetër e zemrës sime

Ti ec si vale e qetë
Dhe çdo çast sjell diç të re
A erdhe sot ta zbulosh dhuntinë e ditës
Pasi u zhduk Venera në qiellin e errët
Që si plak i urtë viziton tempullin e vjetër
Dhe çdo ditë atje zbulon tmerrin e vet
Si zog shtegtar
Mendon se këtu do të humbësh
Por era trupin ta zbuloi
Që di koha në qelbësire ta shndërroj
Pastaj si pluhur ta bart në pakufi

Nëse vjen ta kërkosh veten
Ose të më shfaqesh si vegim drangoi
Këtu dielli nxeh
Njëjte si në tokë
Eja se të pres



Frymëmarrja

Të marrësh frymë
Do të thotë  të thithësh dashuritë
E të gjitha moteve të ikura dhe,
tinguj që dalin pas çdo puthjeje
krijesash sublime

Qumështi tirkiz

Po e mëkon atë krijesë me pamje njeriu
Të mos frikësohet detelina me vesë
E stolisur kur e shkel kokë dhimbjen
Për ta shëruar prej presionesh të
Atyre që vetës i thonë njeri

Derisa pikon në gojën e njomur prej
Lotësh dashurie dhe e bën gjakun
Të dalldiset e të bojdiset me të arta

Trëndafilat e bardhë
hape gjoksin tim
në do ta shohësh
vrushkullin e lumit parajsor
në shtrat tek kullohet
ku trëndafilat e bardhë notojnë 


Trinity

Dëshpërimi, krimi dhe mallkimi
Kjo trini të cilës i përkulemi në vetmi




Habia

Nervat vallen hedhin
Tinkturë valeriane
Dhëmbët buzët i kafshojnë



Tempulli në re

Të mbledhur miliarda
shpirtra të etshëm
I urti paraqitet në hajat
veshur me tunikë drite
dhe flokët tallaze si ujëvare
flake
duke rrezatuar ndikimin tahionik
të dashurisë
Unë shtirem i lumtur
kureshtja shpërthen dëshirën
zhveshin xhybet e tyre; veshë- hapuri
Zemër- hapuri, Shpirtrat gjithë- pamës
Cullak,
paturpësisht trupat e dritës
ende në delir
të papërgjegjshëm
në turmën e xhelozëve
Të përdredhur rreth boshtit
të Tempullit
të cilin e quajmë Zemra
Padrejtësisht.



[1] Ar. per Frymë e Perendisë, Jesui.

[2] Lloj Jasemini

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...