Ministri i Turizmit shqiptar Aldo Bumçi i kërkon Vatikanit Mesharin e Buzukut


Aldo Bumçi i kërkon Vatikanit Mesharin e Buzukut


 


































 Gjatë vizitës në Selinë e Shenjtë të Vatikanit në kuadër të 20-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, ministri i Turizmit Aldo Bumçi i kërkoi drejtuesit të Bibliotekës së Vatikanit, që kthejë në Tiranë librin e parë të shkruar në gjuhën shqipe, Mesharin e Gjon Buzukut, i cili gjendet në Bibliotekën e Vatikanit. 
Këtë kërkesë Bumçi e bëri në kuadër të kremtimit vitin e ardhshëm të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Gjatë kësaj vizite një nga figurat më të larta të Selisë së Shenjtë, dekani i kolegjit të kardinalëve, Kardinal Sodano mbajti një meshë ku merrte pjesë edhe ministri i Turizmit Aldo Bumçi, Kardinali Ivan Dias, nunsi i parë apostolik në Shqipëri, si dhe Arqipeshkvi i Metropolit imzot Rrok Mirdita e Ipeshkvi i Sapes imzot Lucçan Agustini.
Po kështu në meshë morën pjesë edhe edhe një numër i madh ambasadorësh të akredituar në Vatikan si dhe figura të njohura të komunitetit arbëresh.
Në fjalën e tij Ministri Bumçi vlerësoi se marrëdhëniet e Shqipërisë me Vatikanin ishin të hershme së paku 1800 vjeçare.
"Vatikani iu gjend pranë shqiptarëve në orët më të vështira të historisë sonë kombëtare duke mbështetur gjuhën, kulturën, pavarësinë dhe lirinë e shqiptarëve", theksoi Bumçi duke u ndalur edhe në historinë frymëzuese të fesë dhe besimeve në Shqipëri.
"Lavdia e besimeve fetare në Shqipëri u shfaq si gjatë diktaturës ku kleri i të gjitha besimeve Mysliman, Bektashi, Ortodoks dhe Katolik u përball me persekutimin më të madh të epokës moderne, dhe me qëndresën e tyre ata krijuan shembuj moral për brezat e ardhshëm, ashtu dhe me harmoninë e shkëlqyer fetare që ekziston në Shqipëri", u shpreh ministri i Turizmit.
Gjatë vizitës në Vatikan, ministri Bumçi u takua me homologun e tij, Kardinalin Ravasi, i cili vlerësoi marrëdhëniet mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë duke bërë me dije se do të vizitonte së shpejti Tiranën si pjesë e një projekti që nxiste dialogun ndërmjet kishës dhe shoqërisë.
Gjatë takimit kardinali Rivazi, vlerësoi harmoninë fetare që ekziston në Shqipëri dhe shprehu interesin e Vatikanit për të nxitur dialogun ndërfetar në nivel botëror.
Ministri Bumçi zhvilloi edhe një takim me At. Caesar Atuire, shef i Entit Turistik të Vikariatit të Romës, Opera Romanna Pellegrinaggi, që është organizata më e madhe e udhëtimeve turistike me karakter kulturor dhe fetar, e cila i shërben rreth 900 000 mijë turistëve në vit, duke u ofruar destinacione që mbartin këto vlera.
Për shkak të pasurisë se madhe shpirtërore dhe harmonisë tonë fetare, Shqipëria është përzgjedhur si vend pushimi në rrugët antike që të çojnë në tokën e shenjtë.
mit..
.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)