Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/12/14

Nga Flori Bruqi : “Punoj shumë, është e vështirë! Mbaj dhe familjen”, intervista e rrallë e Parashqevi Simakut, fliste për jetën e ëndrrat në SHBA: Erdha me tjetër mendim, por….



Ish-presidenti Behgjet Pacolli ka njoftuar se është takuar me humanistin Halil Kastratin, me të cilin kanë diskutuar për gjendjen e ikonës së muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku.


Behgjet Pacolli, 340 milionë euro pasuri - Albinfo









Pacolli ka thënë se Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacioni “Behgjet Pacolli,” janë të gatshëm për ta ndihmuar ish-këngëtaren shqiptare me banesë dhe financiarisht.



U përfol se do t'i futet politikës, Halil Kastrati del me sqarim - in7.info

                              Halil Kastrati , humanist Dardan  


“Gjatë një takimi që patëm sot me humanistin Halil Kastrati dhe ish-konsullin e Kosovës në Kanada @ Donat Syla, ky i fundit na informoi në detaje për gjendjen e rëndë të këngëtares së famshme shqiptare, Parashqevi Simaku. Ne, Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacioni “Behgjet Pacolli,” shprehim gatishmërinë për të vënë në dispozicion një banesë dhe për të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për transferimin e saj në Kosovë ose Shqipëri, duke i garantuar asaj punësim adekuat ose një pension mujor. Shoqëria jonë duhet të përkujdeset për personalitetet që kanë dhënë shumë për kombin !”, thuhet në postimin e Pacollit.

Parashqevi Simaku u lind në Kavajë më 1 shtator 1966. Dhe më pas u shpërngul në Durrës. 
 Ajo që e vogël filloi të këndojë, duke bashkëpunuar me kompozitorë të talentuar. 
 Këndoi në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës. 
 Më 1985 (Festivali i 24-të i Këngës në RTSH) zuri vendin e parë me këngën "Në moshën e rinisë", gjithashtu më 1988 fiton çmimin e parë të Festivali i 27-të i Këngës në RTSH me këngën "E duam lumturinë", kompozuar nga Pirro Çako. Repertori i saj përfshin një numër të madh interpretimesh.
 Pas vitit 1991 ajo largohet edhe jeton në SHBA, duke u marrë edhe atje me muzikën, dhe duke nxjerrë një album të ri.

 Hera e fundit që u shfaq në Shqipëri ka qenë viti 1996 në Festivali i 35-të i Këngës në RTSH si e ftuar..




Për t'u përmendur janë dhe videoklipe këngësh:

  • Kënga Qamiles
  • Fustanin që ta solla mbrëmë
  • Ky marak, maraku i shkretë
  • Gëzimi i shtëpisë së re (1983)
  • Me sytë e tu
  • Bashkëmoshatareve
  • E duam lumturinë (1988) fituese
  • Dëgjoma këngën (1991)
  • Se dashuria
  • 2 Këngë Popullore të Shqipërisë së Mesme

Diskografia

  • Gëzimi i shtepisë së re (1983)
  • Në moshën e rinisë (1985)
  • Një mëngjes (1986)
  • Kur lulëzon bliri (1986)
  • Me sytë e tu (1987)
  • Çdo mëngjes
  • Çdo gjë bashkë ne e ndajmë
  • Buzë detit jemi rritur
  • Bashkëmoshatarët (1987)
  • Koha nuk na pret (1987)
  • E duam lumturinë (1988)
  • Gusht e prush (1988)
  • Jetoj (1989)
  • Nuk jam vetëm (1989)
  • Sonetë për vete (1990)
  • Lejla (1990)
  • Dëgjoma këngën (1991)
  • Se dashuria
  • Kur të prisja ty
  • Tik Tik Tak
  • Mes nesh është dashuria
  • Më the të dua
  • Në sytë e tu
  • Qyteti im
  • Shoqet
  • Bashkë ne të dy
  • Sytë e një vogëlushi
  • Dashuria e vërtetë
  • Pyes veten

Jehonë nga Iliria


  • Haxhireja
  • Ura e Shijakut
  • Pranvera do të vijë
  • Anës lumenjve
  • Dashuria
  • Se-sa
  • Jug-Veri
  • Kur jam me ty
  • Pak më shumë
  • Dielli
Parashqevi Simaku, këngëtarja që u shfaq si një shkëndi që na ndezi në  ëndje - Perqasje


Një video e publikuar në rrjet e një zonje që merr ndihma sociale në Amerikë, ka ngjallur reagime të forta nën dyshimin e ajo mund të jetë këngëtarja ikonike, Parashqevi Simaku. Jeta e Parashqevi Simakut prej vitesh ka qenë shumë larg syrit të medias dhe publikut, pas largimit nga Shqipëria menjëherë pas rënies së komunizmit. Por para mbërritjes në këtë pikë…. ajo ishte një yll në vitet ’80 në Shqipëri, që spikati për zërin brilant, bukurinë ikonike dhe fotot sensuale që realizoi duke thyer tabutë e asaj kohe. 

Parashqevi Simaku | Spotify


 Pasi realizoi disa këngë në repertorin e saj dhe rrëmbeu edhe çmime në Festivalin e Këngës, ëndrrat e saj u kthyen me sytë nga Amerika, vendi i mundësive siç ajo e përshkruante. Në një intervistë që dha një vit pasi kishte emigruar në SHBA, ajo rrëfente për gazetarin Alfred Kanini vështirësitë me të cilat përballej, por dhe ambicien për t’u futur në tregun muzikor atje. “Unë kam qenë tepër e lidhur me televizionin, kam kujtime shumë të mira”, shprehej ajo. E pyetur se përse u largua nga Shqipëria ajo shprehej: Është pyetje shumë e vështirë për mua, por mund të them se u krijuan kushtet, jo se kisha dëshirë, por prapë unë përpiqem nuk është se po ndryshoj. 

Parashqevi Simaku- Me the te dua - YouTube


Unë ika si shqiptare dhe jam këtu jam prapë shqiptare. Jam tepër e qetë që tani jam në një botë të lirë, jam e lirë… në radhë të parë jam e lirë si shqiptare, por ky vend këtu është shumë oportun ku ti mund të provosh nëse mund të bësh diçka. Por unë çdo gjë që mund të bëj në të ardhmen, dua ta bëj vetëm si artiste, si shqiptare. Simaku fliste dhe për vështirësitë me të cilat përballej në New York, duhej të punonte shumë, studionte dhe të ndihmonte ekonomikisht edhe familjen e saj. Gjatë intervistës shpesh ajo shprehej se ishte vetëm dhe jeta ishte shumë e vështirë dhe detyrohej të këndonte në restorante shqiptare për të mbledhur para, edhe pse aspak nuk i pëlqente ai ambient. 
Simaku Gezimi i shtepise (faleminderit per Verrini) - YouTube

Ajo tregonte se në Amerikë kishte shkuar me të tjera synime për karrierën e saj. “Është shumë e vështirë sepse të afërmit e mi e dinë, unë jetoj vetëm dhe nuk kam njerëz të afërt këtu. Punoj, kam kaq kohë që këndoj në restorantet shqiptare, muzikë popullore dhe muzikë të lehtë… unë kurrë nuk kisha hyrë në këtë biznes, sepse nuk më pëlqen që të këndoj në restorante, por jam e detyruar sepse shumë gjëra këtu duhen filluar nga “A”….

https://www.youtube.com/watch?v=KuOFME0qhZo

 Artistët duhet të provojnë Hollivudin, është ndryshe të ëndërrosh të shkosh dhe është ndryshe ta bëj. Është shumë e vështirë që një vajzë vetëm nga qyteti i Kavajës, të jetojë në mes të New York ku ulesh dhe ngrihesh në një sekond, gjë të cilën unë nuk jam përgatitur, sepse vendi ku jemi rritur ne brenda izolimit, shumë anë praktike të jetës nuk i njohim dhe unë has shumë vështirësi. Erdha me një tjetër mendim këtu, mendova të bëj një show për shqiptarët, të paraqesim vlera, sepse nga gjendja ku ndodhej vendi përfshi edhe Kosovën, arti është harruar dhe është vënë shumë pas politikës… unë mundohem, është e vështirë, këndoj këngë patriotike sepse këtu i duan. 


 Me këtë punë që jam marrë këto kohë, që kam kënduar, kam bërë një çik ekonomi, shumë pak mund të them sepse mbaj edhe familjen, sepse jam shumë e lidhur me familjen prindërit… shkoj edhe në shkollë për të mësuar gjuhën. Më duhet të punoj shumë”, tregonte ajo.


“Ti moj Kosovë”. Një këngë e re nga Tringa Rexhepi.

 

Nga Flori  Bruqi

                Muzika: Tringa Rexhepi & Scott Christian

                  Teksti: Tringa Rexhepi & Marjola Saliu

Këngëtarja e njohur shqiptaro-kanadeze Tringa Rexhepi, vazhdon të surprizojë artdashësit. Me një inteligjencë të spikatur artistike, Tringa i qaset publikut me ëmbëlsi dhe finesë duke sjellë në momentet e duhura këngët e duhura.

Pas sukseseve të padiskutueshme me “Moj e bukur Arbëri” dhe “Lemza”, Tringa dhe Scott vijnë këtë radhë me një krijim origjinal. Kënga e re “Ti moj Kosovë” i prezantohet dashamirësve të muzikës një ditë para festimeve për 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Për këtë këngë ka punuar një ekip i dedikuar artistësh, ku vihet re se artistja e dashur Tringa Rexhepi ka provuar veten edhe si tekstshkruese në bashkëpunim me Marjola Saliun.

Tringa Rexhepi

Teksti:

M'vjen ndërmend ti nanë Kosovë

Si Dielli yt askush s'ndriçon

I brodha unë shumë vende n'botë

Po nuk e gjeta gjuhën tonë

I shëtita udhët e botës krejt

Shijova yjët oh, sa shumë

Po zemra kurrë nuk është e qetë

Veç te ti gjej paqë unë

Ti nuk më tradhton

Jo ti nuk më harron

 

Kalaja e Prizerenit zemrën ma mburon

Liqeni i Përlepnicës lotët mi numron

Burimi i Drinit plagët mi shëron

Pranverë e përjetshme je Ti Moj Kosovë

 

Mali i Pejës po më thrret

Ushtima Ujvarëve si magnet

Më bindin që do të kthehem shpejt

Të parët na lanë kët amanet

Muzika jote po tingllon

Forca gjithkund rrezaton

S'harrohet gjaku Shqiponjës kurr

Kuq e zi në flamur

Ti nuk më tradhton

Jo ti nuk më harron

 

Kalaja e Prizerenit zemrën ma mburon

Liqeni i Përlepnicës lotët mi numron

Burimi i Drinit plagët mi shëron

Pranverë e përjetshme je Ti Moj Kosovë.

 

Tringa Rexhepi - Moj e Bukur Arbëri - YouTube

Ekipi realizues i këngës “Ti moj Kosovë”:

Muzika: Tringa Rexhepi & Scott Christian

Teksti: Tringa Rexhepi & Marjola Saliu

Produksioni: Scott Christian

Përpunimi nga: Nathan Johnson

Regjia dhe editimi i videos: Tringa Rexhepi

Pamjet filmike nga Kosova: Arben Llapashtica

Fotografitë nga: Ermal Iberdemaj

Pamjet me dron nga Toronto: Matt Coulautti

 

16 shkurt 2021


Martin Camaj bashkëpunëtor i ish-Sigurimit? Autoriteti i Dosjeve: Firma e manipuluar, s’ngjan me të shkrimtarit në dokumente të tjera

                            
Gazeta "Dibra" - KUSH ËSHTË Z.FLORI BRUQI ? Flori Bruqi lindi më 29.6.1952,  në Isniq të Deçanit. Studimet e defektologjisë i kreu në Universitetin e  Beogradit, ndërsa ato pas diplomike (magjistraturë) në


                                Shkruan :Flori Bruqi

Martin Camaj
, lindi më 13 korrik 1925 në Telume të Temalit të Dukagjinit, i biri i Kolës dhe Terezës nga Shllaku, i treti ndër shtatë fëmijë. 



Vendlindja e tij është "… në një vis të egër, ‘ku s’ka shkelë kurrë kamba e kalit’, kaq i thyeshëm ashtë ky vend”, sipas vetë Martinit. 

Në vendlindje kaloi dhjetë vitet e para të jetës së tij. Nis të fitojë në mënyrë autodidakte njohuritë e para në shkrim e lexim shqip dhe matematikë.

 Kjo gjë do t'i binte në sy ish-pagëzuesit P. David Pepës OFM, duke e nxitur të ndërmjetësojë pranë instancave eprore në Shkodër që të ndërmerrnin përpjekje për arsimimin dhe përgatitjen - pse jo - për meshtari. 
I know Martin Camaj - Telegraph - Telegraph


 Në vitin 1935 vendoset përfundimisht në Shkodër dhe filloi dhe ndoqi arsimin në Kolegjin Saverian,ku kaloi edhe tuberkulozin.

 Rektor i kolegjit atbotë qe Atë Giuseppe Valentini SJ, prej të cilit mësojmë se arsimin fillor 5 vjeçar e kishte përfunduar në 4 vjet. 

Pesë vitet në vijim ai ndoqi rregullisht gjimnazin, gjë që i dha të drejtën për të vijuar studimet në liceun klasik të kolegjit. I ati vdes pak vite pasi Martini i vogël u fut në Kolegjë. Studimet detyrohet t'i ndërpresë në vitin e tretë, më 1946 - mbas mbylljes së instituteve fetare të Shkodrës.

Themeloi në Prekal shkollën ku veproi si mësues i vetëm deri më 1948. Camaj merrte pjesë në rezistencën kundër partizanëve komunistë me çetën e kap. Gjon Destanishtës[4] dhe në gusht qe i detyruar me jetue në ilegalitet deri sa ia arriti me ikë në Jugosllavi bashkë me Atë Daniel Gjeçajn OFM dhe grupin e përbërë prej 36 vetësh. 

Kështu nuk pati më rast të kontaktojë me familjen, një vëlla i tij bëri 30 vjet burg.

 Kryen për tre muaj një kurs intensiv për mësuesinë në Pejë (1 korrik - 30 shtator 1949), mandej punon një vit (1949-1950) mësues në Tuz në shkollën "Mahmut Lekiq". 
The files of the Security of Albania and the plans for the impeachment of  Martin Camajt - Telegrafi - Telegrafi


 Viti 1950 e gjen Martinin në Beograd ku u regjistrua në universitetin e kryeqytetit jugosllav. 

Diplomohet pas pesë vitesh më 20 korrik 1955 duke dhënë provim diplome në degën e filologjisë romane me fusha kryesore gjuhë dhe letërsi italiane.

Në qershor 1951 martohet në fillim ne bashki, mandej ne kishën ortodokse e më pas atë katolike me mësuesen Nina Bogdanoviç.

 Pas mbylljes së studimeve në Beograd, Martin Camaj përgatitet për formimin pasuniversitar në albanologji pranë fakultetit filozofik të Universitetit të Sarajevës, i udhëhequr nga albanologu prof. Henrik Bariç - kryetar i Institutit Albanologjik në Sarajevë.

 Në bashkëpunim me të dhe me mentorin e dytë prof. Rikard Kuzhmiç vendos të promovojë në filologji duke përzgjedhur si temë doktorate "Gjuha e Gjon Buzukut". 


27 years since the death of Martin Camaj - KOHA.net

Kërkesa përkatëse e mentorëve të tij miratohet prej këshillit shkencor të atij fakultet në mbledhjen që u mbajt më 16 shkurt 1956.

 Po atë vit, duke parë shëndetin në rënie të profesorit dhe gjendjen e rënduar në Republikën Federale, vajti në Itali (të paktën qysh më 20 shtator të 1956), ku e shoqja nga sëmundja detyrohet të heqë një veshkë.

 I ndihmuar nga Ernest Koliqi dhe profesorë të vjetër të kolegjit jezuit P. Luigi Rosa dhe P. Zef Valentini, asokohe drejtues i Institutit të Studimeve Shqiptare, si dhe kryetar i Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe pranë Universitetit të Romës, pasi i njihen studimet e kryera ne Universitetin e Beogradit, regjistrohet në vitin e tretë studimor në Fakultetin e Letërsisë dhe të Filozofisë të atij universiteti. 
martin camaj, per shkodren) ATY SI... - Shkodra nder Shekuj | Facebook


Këtu studion letërsi latine, italiane, filologji romane e sllave, si dhe gjuhë e letërsi  shqipe, ndërkohë pati rastin të ndjekë leksione nga Giuseppe Ungaretti dhe të njohë prej së afërmi poezinë e tij. Nën mentoratin e Koliqit, më 15 mars 1960, mbron me vlerësime maksimale pranë Universitetit te Romës, tezën e doktoraturës mbi Mesharin e Gjon Buzukut, e cila u botua po atë vit si botim i revistes “Shêjzat” (që e redaktonte tash tre vite dhe do ta bënte deri më 1971) nën titullin: Il Mesale di Gjon Buzuku. Contributi linguistici allo studio della genesi. 
Martin Camaj, UDB agent!? - Telegraph - Telegraph


Gjatë periudhës së studimeve  Martin Camaj iu perkushtua veçanërisht kërkimeve shkencore në terren në fshatrat e ngulimeve arbereshe. 

Qysh më 1959 Koliqi i mundësoi të punojë si lektor pranë Universitetit në Romë, gjë që zgjati deri nga fundi i vitit 1960. 

Kërkimet akademike të  Martin Camajt u përqendruan në gjuhen shqipe dhe dialektet, në veçanti në gjuhën e arbëreshëve të Italisë jugore. 

Në Romë ndjek rrethet letrare të këtij qyteti, ku njihet edhe me autorët emigrantë nga vende të ndryshme lindore, rusë, rumunë dhe sidomos me poetë baltikë. Ishin të gjithë anëtarë të një PEN-klubi me qendër në Londër. Në dhjetorin e 1960s vendoset në Mynih të Gjermanisë me një bursë dhjetëmujore të akorduar prej fondacionit gjerman DAAD (= Shërbimi Gjerman për Shkëmbimin Akademik) për të cilën hyn dorëzanë me rekomandimin e vet etnologu dhe folkloristi Alois Schmaus, që drejtonte atëkohë Seminarin e Sllavistikës pranë Universitetin  Ludwig-Maximilian.
Martin  Camaj përzgjedh si vend studimi Seminarin e Gjuhësisë me synimin që të përvetësojë metodat e studimit gjuhësor historiko-krahasues. 



 Për përfundimin me sukses të kësaj ndërmarrjeje Camaj mbështetet për disa vjet me radhë nga fondacioni i DFG-së (Shoqata e Kërkimit Shkencor Gjerman), i cili i akordon një bursë kërkimore për të mbrojtur gradën e habilitacionit. 

Këtë gradë e fiton më datën  21.01. 1965 me venia legendi (leje mësimdhënieje në universitet) në albanologji duke fituar në të njëjtën kohë edhe të drejtën për të qenë Privatdozent, përvojë që e kishte ushtruar si lektor vullnetar për realizimin e programit universitar duke dhënë kurse hyrëse të gjuhës shqipes qysh prej semestrit të dimrit në vitin akademik 1961/1962. 

E shoqja, Nina, e cila jepte gjuhë ruse në "Bocconi" të Milanos si asistente në vitin akademik 1961-1962 shkon pranë Martinit më 1962 ku ajo do të punojë për pak vite pranë "München American Elementary School" si mësuese dhe bibliotekare. 

Në vitin 1964 Nina hyn në Urdhnin e Tretë Françeskan duke marrë emrin Motër Elizabeta.

 Ndarja përfundimtare me Martinin ndodh në vitin 1968, dhe mbas kësaj date Nina kthehet në Milano ku do të jetojë deri në nandor të vitit 1987. 

 Prej 1965 deri në 1971 qenë vitet vendimtare për konsolidimin e vatrës albanologjike duke e vështruar si fushë komplekse të kërkimit shkencor. 

Më 1969 martohet me Erikën, me të cilën nuk do kishte fëmijë. 

Më 16 korrik 1971 merr emërimin si profesor joordinar në albanologji, ndërsa më 14 shtator 1978 emërohet ordinar me marrëdhënie punësimi të përhershëm. 

Më 30 shtator 1990 lirohet nga detyra si profesor i emerituar.
Jetoi në Lenggries, vend që i kujtonte trojet ku kishte lindur.

 Ndërrioi jetë më 12 mars të vitit 1992 në Mynih.

Martin Camaj është  i përfshirë thuajse në të gjitha antologjitë dhe veprat ku flitet për shkrimtarët shqiptarë. 

 Kërkimet akademike të  Martin Camajt u përqëndruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore.

 Veprimtaria e tij letrare në harkun 45 vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, zhanër mbas të cilit i mbeti besnik gjithë jetën, kurse gjatë viteve të fundit u përqendrua shumë tek proza. Martin Camaj e nisi veprimtarinë e tij poetike me dy përmbledhjet e para që i botoi ne Kosovë:

“Një fyell ndër male” dhe “Kanga e vërrinit”
Vëllimi i tij i parë me varg klasik "Nji fyell ndër male", Prishtinë 1953, dhe "Kânga e vërrinit", Prishtinë 1954, u frymëzuan nga banorët e zonave ku lindi, malësorët e veriut, mbas të cilëve qëndroj shumë i afërt shpirtërisht edhe mbas shumë e shumë viteve në mërgim dhe pamundësia për t'u kthyer. 

Këto u ndoqën nga "Djella", Romë 1958, një novelë me disa vargje mbi dashurinë e një mësuesi me një vajzë të re. 
Përmbledhja e poezive "Legjenda", Romë 1964 dhe "Lirika mes dy moteve", Munich 1967, kishte disa poezi nga "Kânga e vërrinit", që u ribotuan në "Poezi" 1953-1967, Munich 1981. 

Vargu i pjekur i Camajt reflekton ndikimin e lëvizjes hermetike të poetit italian Giuseppe Ungaretti. 

Karakteret metaforike dhe simbolike të gjuhës së tij rriten me kohën, siç ndodh edhe me rangun e temave poetike të tij.

 Një përzgjedhje e poezive të tij e përkthyer në Anglisht nga Leonard Fox në vëllimet "Selected Poetry", New York 1990 (Poezi të zgjedhura), dhe "Palimpsest", Munich & New York 1991.

****

 Dosja e Ish-Sigurimi i Shtetit Shqiptar  për  Martin Camaj, mund të jetë manipuluar. 

Në këtë përfundim arrin një grup pune i ngritur nga Autoriteti i Dosjeve për të verifikuar firmën e shkrimtarit.

 Firma e shkrimtarit Martin Camaj në dokumentin ku pretendohet se ai pranon të bëhet bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, mund të jetë e manipuluar. Në këtë përfundim duket se arrin grupi i punës i ngritur nga Autoriteti i Dosjeve, i cili ka bashkuar ekspertë të policisë shkencore, kaligrafisë dhe ish-Stasit gjerman. 

Për “News 24”, kreu i grupit të punës, sqaroi se hetimi administrativ është ende në proces.

 “Ka dyshime serioze për firmën e tij, sepse kjo firmë e tij, ndryshon katërcipërisht me firmat e tij që gjenden në arkivën e bashkëshortes së tij dhe në arkivën e Mynihut ku ai ka punuar”. 

Pak vite më parë, publikimi i disa pjesëve të dosjes së tij, e etiketoi atë si bashkëpunëtor të Sigurimit famëkeq, edhe pse, fill pas dokumentit ku pretendohej se pranoi të bëhej bashkëpunëtor, ai u arratis nga Shqipëria dhe dokumentet e dosjes së tij, tregojnë në fakt si përndiqej Camaj në Gjermani. 




 Një hetim administrative nisi asokohe: “Për të verifikuar disa elemente që ne dyshojmë realisht se kjo dosje i ka të falsifikuara në vetvete”, tha Nikolla, anëtar i Autoritetit të Dosjeve. 

Martin Camaj - DOKUMENTARI 'MARTIN CAMAJ I PAPËRSËRITSHËM' Nga VALERIA  DEDAJ “Të dashun miq e vllazën shqiptarë, intelektualë, artistë dhe mbarë  popull shqiptar, përshëndetjet e mija ju janë drejtue të gjithëve. Gëzohem

Martin Camaj - DOKUMENTARI 'MARTIN CAMAJ I PAPËRSËRITSHËM' Nga VALERIA DEDAJ 

 Shkrimtar e albanolog,Profesor Martin Camaj u arratis nga Shqipëria gjatë diktaturës dhe pas qëndrimit në ishJugosllavi e Itali u vendos në Gjermani prej ku shkroi disa vepra e studime që në Shqipëri erdhën vetëm pas rënies së regjimit.



https://telegrafi.com/en/martin-camaj-agent-udb-se/

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...