“Dimri i Vetmise” per Edi Ramen.

Në rrjetet sociale qarkullojnë pjesë video e foto nga ceremonia e rihapjes së Katedrales Notre Dame në Paris. Si përherë “të pamëshirshme” rrjetet sociale i shohin ngjarjet jo ashtu siç do donte versioni zyrtar i ngjarjeve.

Nuk kishte si të mos futej në mullirin e tyre pjesëmarrja në ceremoni e krerëve të shtetit nga Shqipëria dhe Kosova.

Kjo e fundit dhe shumë vende të tjerë ishin prezantuar në nivel presidenti, kurse Shqipëria përfaqësohej në nivel ekzekutiv nga kreu i qeverisë.

Në këtë video të shkëputur nga rrjetet sociale shihet presidentja e Kosovës Vjosa Osmani duke folur me miliarderin Elon Musk i cili së fundmi do marrë një pozicion shtetëror të rëndësishëm në administratën e re të Donald Trump.

Në sfond duket Edi Rama dhe bashkëshortja të ulur në tryezë që vështrojnë kureshtarë.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale, e kanë lexuar politikisht “vetminë” e tyre në tryezë dhe faktin që Osmani u takua personalisht jo vetëm nga Musk por edhe nga Trump dhe Makron.

Interesimi për kreun e shtetit në Kosovë mund të lidhet gjithashtu edhe me situatën e veçantë në veri të vendit, dhe me këmbënguljen e Prishtinës për të mos i hapur krahun interesave dhe qëllimeve jo fort të dukshme të diplomacisë perëndimore.

Po juve si ju duken pamjet e mëposhtme?

Që gjithsesi mbeten një fragment i asaj që ndodh në skenën e madhe të politikës ku vendet e vogla si ne duhet të jenë vazhdimisht me këmbë në tokë, për të mos e pësuar nga fuqia dhe lidhjet e të tjerëve.