Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/10

Një libër që prekë plagët më të dhembshme të trupit arbëror

Image result for Engjëll Koliqi

 PROF.ENGJËLL KOLIQI 

Kopertina e libritEngjëll Koliqi: Një libër që prekë plagët më të dhembshme të trupit arbëror)Romani “Imazh” i Dr Zef Mulaj-t:

Të lexosh këtë libër, don të thotë të jetosh me përditshmërinë e shqiptarëve dhe të mishërohesh me hallet dhe me vuajtjet e popullit tënd. Të shkruash një libër të tillë, don të thotë të jesh një shpirtmadh që i bart dhe i ndjen të gjitha dhimbjet e bashkëkombasve tu dhe që kërkon të luftohen dhe të zhduken përgjithmonë këto dukuri të zeza, që po e shtypin popullin tonë me shekuj.

Romani “Imazh” i shkencëtarit Dr Zef Mulaj, në këtë rast në rolin e shkrimtarit, është një libër, për leximin e të cilit kërkohet një fuqi e mrekullueshme shpirtërore, dhe një vullnet i çeliktë për të kontribuuar në një mënyrë në eliminimin përfundimtar të krimit të organizuar në radhët e kombit tonë, sidomos të trafikimit me qenie njerëzore, që dëmton rëndë, madje deri në shkatërrim, qenien arbërore.



Jo rastësisht, shkrimtari e nis dhe e mbaron romanin me kujtimet e inspektorit Gjergji, nga dosja e tij speciale për tre fëmijët e “zhdukur” (biznesmenët e vegjël të bananeve). Duke e lexuar këtë roman të shkëlqyeshëm, shpesh rrjedhin edhe lotë dhe vetvetiu shtrohet pyetja: Do të ketë përspektivë edhe për popullin tonë? Fjalët dhe veprat e inspektor Gjergjit, plotësisht duken dhe kuptohen si porosi historike të të Madhit Gjergj Kastrioti – Skënderbe, për të ndërprerë trafikimin me qenie njerëzore në radhët e kombit tonë dhe për t’i dhënë fund, një herë e përgjithmonë, korrupcionit dhe krimit të organizuar që po ia han kurrizin kombit tonë.

Edhe titulli i këtij romani – Imazh – nuk është i rastësishëm, por plotësisht i përgjigjet imazhit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë në botë dhe përspektivës së saj historike, që ne vetë po e dëmtojmë.

Sidomos alarmant është fakti, se në krimin e organizuar janë të implikuar edhe individë nga garnitura e institucioneve shtetërore, duke filluar nga deputetë e deri te personalitetet e larta policore dhe biznesmenët, që nuk zgjedhin rrugë as kohë për t’u pasuruar, qoftë edhe duke shuar jetëra njerëzish. Kjo ishte dhembja më e ndjeshme e inspektor Gjergjit, të cilit i kushtoi me ndërrim dhe humbje të vendit të punës në polici, deri te mërgimi përmes këtyre kanaleve të trafikimit me njerëz. Por, autori shumë bukur, me plot optimizëm dhe me stil të posaçëm artistik, në fund bën me dije lexuesit e nderuar, se megjithë sfidat dhe dhembjet e vështira, në fund gjithmonë fitojnë drejtësia dhe dashuria e mirëfilltë.

Gjergji, i cili vetë, si i ri axhami, kishte rrezikuar jetën, duke rënë viktimë e trafikantëve të njerëzve kriminelë dhe kishte shpëtuar mrekullisht, vetëm në saje të mosnisjes së barkës gomone për shkak të tërbimit të valëve të tmerrshme të detit. E ëma i kishte vdekur nga trishtimi, kur e kish parë Gjergjin, kur u kthye nga ajo sfidë shumë e rrezikshme, tërësisht të gërvishtur dhe të përgjakur fytyrës. Ajo donte që Gjergji të bëhej mjek e të shëronte njerëzit, por Ai, i sprovuar nga kjo sfidë, mbaroi akademinë e policisë, për t’u bërë mjek që të shërojë sëmundjet e krimeve dhe të korrupcionit e të trafikimeve të paligjshme, me qenie njerëzore. Sapo mbaroi akademinë, u punësua si inspektor në sektorin e antikrimeve, në policinë e Tiranës. Dosje të parë në këtë drejtim kishte hapur atë të tre fëmijëve të “zhdukur”, të biznesmenëve të bananeve.

Gjergji punonte me përkushtim, për t’i gjetur fëmijët, për t’i shpëtuar ata e për t’i kthyer në familjet e tyre, por edhe për të gjetur fillin e këtyre krimeve të rënda dhe për ta këputur e shkatërruar këtë zingjir, që kishte lidhur e mbështjelluar edhe biznesmenë e politikanë, deri në deputetë e edhe zyrtarë të lartë të policisë e të drejtësisë. Inspektori, kishte hetuar me përkushtim të madh dhe me gjithë zemër. Falë hetimeve të tij profesionale, kishte gjetur fillin e rrjetit të rrezikshëm, që për përfitime të tyre po mbysnin njerëz, po zhduknin qenie njerëzore, pa shenjë as pa gjurmë... Kur grumbulloi faktet, memzi e bindi komisarin që të denonconte një rrjet në prokurori, por mbeti i tmerruar kur pa se atje më shumë vlejti korrupcioni nga ana e kriminelëve, se sa argumentet e hetimeve të tij dhe të padisë së policisë. Kriminelët u liruan nga padia, ndërkaq Gjergjit iu ndërrua vendi i punës dhe e dërguan si polic të thjeshtë në policinë kufitare, në portin e Durrësit.

Edhe aty Gjergji ishte tmerruar me korruptimin e kolegëve të tij, prandaj të vetmen rrugëdalje e gjeti në rënien në duar të rrjetit të trafikimit të qenieve njerëzore, kësaj radhe duke mos rrezikuar jetën. Ai kishte vendosur që të paguajë një vizë shengen dhe së pari kishte shkuar në Greqi, pastaj në Itali. Në Greqi kishte gjetur djalin, që shiste cigare, bashkë me dy vajzat që shisnin banane, i cili kishte rënë në duar të mafias dhe kishte përfuduar si tosikodipendent. Njëra nga dy vajzat e “bananeve” kishte vdekur në bregdet, ku në çastin e nisjes së gomones, ishte lënë e sëmuet dhe e shtrirë në shkëmbinj nga kriminelët, kurse tjetrën Sofinë, e kishte gjetur në një qytet të jugut të Italisë, në ditën kur kishte mbaruar studimet në drejtësi, me specializim në psikologjinë e kriminalistikës.

Ajo, mrekullisht ishte adaptuar në një familje italiane, ku përfundimisht po jetonte mirë. Gjergji, duke shfrytëzuar një ligj të Italisë për sistemimin e klandestinëve dhe mirësinë e tij, ishte rregulluar me dokumente në këtë shtet dhe po punonte në një restaurant si kamarier. Duke i shërbyer, aty, njoftohet me dekanin e fakultetit të drejtësisë të atij qyteti, dhe regjistrohet e, krahas punës, përfundon studimet me sukses të lartë. Kur po mbaronte specializimin në psikologjinë e kriminalistikës, duke studjuar në bibliotekën universitare, njoftohet me një bukuroshe të rrallë dhe shumë inteligjente – Francesca, bijë e një italiani me origjinë nga Torino dhe e një shqiptareje, me origjinë nga Kruja. Dashurohen dhe fejohen. E ëma e vajzës, i kishte premtuar të bënin një dasmë me daulle e surla, sipas traditave shqiptare.

Duke i përshkruar besnikërisht dhe shumë rrjedhshëm peripecitë e Gjergjit, autori i romanit IMAZH – Dr Zef Mulaj, bukur, edhe artistikisht, shpjegon se megjithë peripecitë dhe dhembjet e mëdha, në fund gjithherë fiton drejtësia dhe dashuria. Autori, përmes këtij romani, si kryemjeshtër i mirëfilltë i fjalës së shkruar artistike, si patriot i mirëfilltë që do t’ua hapë sytë dhe zemrën shqiptarëve dhe t’ia rikthejë fatin e lumturinë e edhe dinjitetin popullit tonë, përmes personazhit kryesor Gjergjit na flet dhe na apelon shumë qartë, me një kushtrim shpirti, të shprehur me bukuri të rrallë artistike, na fton që të gjithë të angazhohemi, dhe secili në mënyrën e vet dhe me mundësitë e veta, të kontribuojmë aq sa mundemi, në rikthimin e identitetit tonë kombëtar, të dinjitetit dhe të imazhit të mirë që tradicionalisht kishim në botë, dhe që ky popull i vuajtur në shekuj, plotësisht e meriton. Siç e thashë edhe në fillim, duket se me gojën e inspektor Gjergjit, na flet dhe na thërret vetë i Magji Gjergj Kastrioti – Skënderbe, që të ndërrojmë dhe të jemi gjithmonë dinjitozë, siç na ka hije të jemi ne pasardhësit e ilirëve, protagonistë të historisë së vjetër. Veç vlerave të larta letrare e artistike, në romanin IMAZH, Zef Mulaj na del edhe guximtar i madh, që i shpall luftë të hapur mafias shqiptare dhe ndërkombëtare, që mjerisht po e shkatërron qenien arbërore.

Duke pasur parasysh gjendjen e mjerueshme të popullit tonë, të rrezikuar skajmshërisht nga mafia kriminale, me plot të drejtë dhe me gjithë zemër ftoj regjisorët shqiptarë, që nga ky roman me vlera të larta, ta bëjnë një skenar dhe ta xhirojnë një film. Besoj se me realizimin e këtij projekti, do të kontribuohej dukshëm në asgjësimin dhe eliminimin e mafias kriminale që po dëmton rëndë qenien arbërore, por edhe do to pasurohej shumë arti ynë skenik-filmik. Edhe titulli i romanit është shumë domethënës dhe kushtrim për të gjithë ne, që të bëjmë edhe të pamundurën e ta shpëtojmë përfundimisht qenien arbërore dhe Shqipërinë dhe ta ngrisim imazhin tonë historik!!!

Kur e kujtojmë Esad Mekulin, ne e kujtojmë Poetin, krye redaktorin e revistës letare “Jeta e re” dhe përkthyesin.


NGA: PROF. ZYMER MEHANI


Vepra poetike e Esad Mekulit paraqet një mozaik të bukur motivesh e temash të trajtuara me mjeshtëri artistike. Si krijues poeti është identifikuar me fatin e populit: -unë biri yt besnik dhe-poeti.

Në përmbledhjen poetike “Për ty”, si edhe në vëllimet e tjera poetike, disa nga temat e motivet e poezisë sociale, përshkruese, patriotike, refleksive dhe të dashurisë, paraqesin botën emocionale, idetë themelore dhe mendimet e gjykimet që lidhen me të kaluarën e Kosovës, me aktualitetin dhe me ardhmërinë e saj. Kështu, ajo ishte bërë zëdhënëse e kërkesave të kohës dhe me identitetit etnokulturor.

Përmbledhja “PËR TY” e Esad Mekulit u bë shumë shpejt libër kult. Autori e ndan librin në tri cikle sipas kriterit kronologjik:

Cikli i parë “Në hijen e robnis” (1933-1940)

Cikli i dytë “Flamujt e shpaluem” (1941-1944) dhe
Cikli i tretë “Jeta e re” (1945-1953)

Vetë titujt e këtyre kapitujve poetikë tregojnë që emërtimet lidhen me një ide të zhvilluar në tri kohë për lirinë e popullit të tij. Dhe natyrisht në ballë të këtyre kapitujve del poezia e veçantë “Popullit tim”.

Esad Mekuli në shënimin në fund të librit drejtuar lexuesve, jep shpjegime për përbërjen e librit dhe për historinë e shkrimit të tij poetik. Mekuli jo vetëm ndiqte modelin e poetit të angazhuar, po mbi të gjitha e shihte veten ideolog të lirisë e të barazisë së popullit. Kjo lidhje e artit me politikën i ka sjellë atij probleme të mëdha.


Këto ndeshje kanë lënë gjurmë në poezinë e tij, e cila shkon nga rebelimi në përshtatje , nga kryengritja në himnizim, nëpërmjet hoveve e tërheqjeve , ashtu si u zhvillua jeta në Kosovë, herë si iluzion i lirisë, herë si vetëdije për robërinë e mashtimit. Të gjitha këto lëkundje tragjike nuk duken askund më qartë se në poezinë e Esad Mekulit.
Uni poetik i Esad Mekulit ndahet në tri une, në varësi nga koha e shkrimeve. Uni ekspresiv, më i forti, ku poeti njëjtësohet me aktin poetik, shfaqet te vjershat e para (te poezia “Unë”). Uni i shpallur haptas , ku poeti shfaqet si ideologu i lirisë ( te poezia “Popullit tim” ), dhe uni gjykues, shfaqet me ambicien për të gjykuar kohët e brezit që ëndërron dhe synon përjetësinë ( te poezia “Gjykimi”).

Veprimtaria e Esad Mekulit kalon nëpër tri periudha që janë:

– Periudha e krijimeve letrare të shkruara para Luftës së Dytë Botërore;

– Periudha e krijimeve letrare të shkruara gjatë Luftës së Dytë Botërore;

– Periudha e krijimeve të shkruara pas mbarimit të Luftës së Dytë Botëror.

Poezitë më të thella të këtij autori janë ato të shkruara para Luftës së Dytë që përmblidhen nën titullin e përbashkët “Nën hijen e robins”. Këto vjersha me një fuqi të madhe shprehëse e me emocion të veçantë, japin trazime personale dhe shfaqje të gjendjeve shoqërore të shprehura me një gjuhë mjaft sintetike.

Ato janë shumë të ngjajshme me poezitë e Migjenit (që janë shkruar përafërsisht në të njëjtën kohë). Këtu provohet thënia se rrethanat e ngjajshme shoqërore e shpirtërore i bëjnë të ngjajshëm poetët shqiptarë të një brezi, dhe kur nuk e njohin njëri-tjetrin.

Esad Mekulin nuk e ka munduar numri i veprave, siç ndodh sot, kur ka raste që një autor të botojë 3-4 vepra brenda vitit, por e ka tërhequr fjala e bukur dhe e angazhuar. Edhe po të kishte shkruar vetëm veprën “Për ty” ai do të mbetej poet i dashur që mund të lexohet në çdo kohë. Poezive të bukura nuk u kalon koha kurrë.
Poezinë e tij e karakterizon bukuria e shprehjes, stili i rrjedhshëm i të shkruarit me një harmoni të veçantë të të gjitha elementeve poetike, guximi për t’u rrokur për tema të nxehta e të ndjeshme, me të cilat vështirë që kanë guxuar të merren politikanët dhe institucionet e kohës.

Poeti Esad Mekuli ka treguar vetëdije të lartë krijuese dhe kritike. Në artikullin “Mbi krijimtarinë letrare” Esadi pohon: “...rolin e mirëfilltë të letërsisë e kërkonim në ‘thelbin e saj: në fuqinë e brendshme të bukurisë që ajo bartte asokohe dhe ka bartur e nënkuptuar gjithmonë e përjetë... E kërkonim, pra, në aftësinë e saj mobilizuese dhe nxitëse, estetike dhe etike... Ai shkruante edhe për misionin e poetëve dhe funksionin e letërsisë:

“Në art ka vetëm një estetikë-Ajo personale:/E artistit,/E poetit.”

Poezia për të ishte pasurim i jetës shpirtërore, dashuri e përjetshme:

“Asnjëherë nuk jam penduar për atë që kam bërë...Më vjen keq pse nuk shkrova edhe më shumë. Pse petku artistik i fjalës sime, gjuha dhe trajtat nuk janë edhe më të kulluara, më të pasura... Po të isha i ri e të filloja sot, sërish do ta kisha ndjekur po këtë rrugë; sërish do ta ushqenin shpirtin tim po këto ideale estetike dhe sociale, thellësisht njerëzore”.

Poeti Esad Mekuli sendërtoi një opus poetik origjinal, me vlerë të lartë ideoartistike, që ndikoi fuqishëm në zhvillimin e letërsisë sonë. Ai ishte i adhuruar nga lexuesit dhe krijuesit letrarë. Poetët e kanë quajtur pishtar i lirisë, bacë i dashur, prush i trollit, asht ndër eshtra të regjur, shkëmb përballë stuhisë, kullë e lartë, lumë i thellë i fjalës, njeri i urtë, fjalë e burrërisë...

Poezia e bardit të letërsisë shqipe, Esad Mekuli është trashëgimi e çmuar artistike, që komunikon edhe me lexuesit e shekullit të ri.

E pa epura lirikë e dashurisë


NGA: MEHMETALI REXHEPI




Kopertina e librit Shefqet Bylykbashi “Ditët që nuk më njohin më”; Prishtinë, 2016
Shefqet Bylykbashi në vëllimin e ri poetik “Ditët që nuk më njohin më”, sjell përsiatje dhe gjakime poetike, për mospërmbushjen e përmasës jetësore e kohore të dashurisë, atëbotë kur ajo varfëroi kuptimin e bukurisë së jetës.

Bukuria pa dashuri është si bora. E bardhë, e bukur, por e ftohtë, pohon diskursi lirik i këtij poeti. Epiqendra e kësaj dridhjeje lirike është subjekti i lënduar i poetit , çiltërsia e skajshme deri në marrëzi. Kjo është lënda thelbësore, cila i ngashënjeu e vazhdon t`i josh poetët e të gjitha periudhave, rrymave dhe formacioneve stilistike-letrare për ndërtimin e superstrukturës së poezisë.

Dy përmasa jetësore: koha e papërmbushur ose pengu i dashurisë dhe lajthitja e saj, e mbështjellin hapësirën e shtrirjes poetike të këtij autori, të kësaj poezie.

Autori, Shefqet Bylykbashi nuk dorëzohet në mësymjen e tij... Pse? Sepse mësymja që ndërmerr nuk është vardisje false, as epsh i rastit të dhënë. Është një brumosje tejet e thellë, e një gjerësie dhe ndjeshmërie lirike deri në qenësinë e qenies shpirtërore të njeriut. Andaj, kjo dashuri e përmasës së këtillë nuk e meriton lajthitjen.

Megjithatë, stili i të shprehurit lirik i poetit Shefqet Bylykbashi, ndërtohet përmes antonimive të forta të lajthitjes së dashurisë.

Lajthitja lirike e dashurisë shpërfaqet përmes një tisi mallëngjyes, me doza dyshimi e dëshpërimi, por assesi dorëzimi. Poeti është i lidhur fuqishëm me konceptin jetësor e shkrimor të dashurisë. Ku mungon dashuria e jetës, mëton të futet parësorja e një lirike të çiltër për bërjen dhe (zh)bërjen e dashurisë së tillë. Nga këndvështrimi i ndjeshmërisë së kësaj lirike, kemi një qasje me tipare të veçanta për dashuri “me hijeshinë epike” të saj.

Në qoftë se iku vasha me dashurinë e lajthitur, zbrazëtisë së Asaj hyjnë metaforat e mungesës, si ofshamë e sinqertë, e cila ndjell nëmë poetike:

“Lëkurën të mos e terësh

Nën rrezet e dashurisë sime...”

Përsiatja lirike për mungesën e çiltërisë gjatë shtjellimit të saj, ecejakeve, ngrit-rënieve të tyre, solli shkak-pasojat e shpirjes në sprova temperaturash, gjendjesh shpirtërore të tendosura:

“Është pak më e ëmbël se vdekja

Pak më e hidhur se burgimi i përjetshëm”

Magneti i lektisjeve lirike

Të gjitha lektisjet lirike, metaforat dhe epitetet metaforike, kontrastet shpirtërore, në vëllimin poetik “Ditët që nuk më njohin më”, i tërheq e i mban pezull një magnet i padukshëm, që shtrihet mes të ndodhurës, mungesës e pritjes...

Kumti refuzues dhe kuptimi lëndues kanë një lidhje paradoksale të pakëputur. Ngase, ende asgjë nuk ka përfunduar. Drama e përsiatjeve lirike për kthimin e mungesës së dashurisë vazhdon!

Në këtë diskurs lirik, mungesa e dashurisë është e njëanshme. Për poetin nuk kanë pushuar dhimbjet e ëndjet e bukura, edhe pse të përdhosura. Kësaj rrjedhe logjike të ndodhive poetike, mos është duke u përplasur poeti me vetveten? Intuita e tij e dashurisë nuk njeh, as përfillë parime tjera për dashurinë, pos zërit të pashmangshëm të natyrës saj! Kjo lirikë dashurie e ngërthen dhimbjen. Dhimbja është prodhimtare ndjesish, përfytyrimesh të pa rezistuara, pamjesh e kujtimesh drithëruese, etjesh të pashuara për të këndshmen përballë të pakëndshmes, të cilat i ngërthen jeta... Ndërsa mëton t`i zbërthejë, për aq sa e kanë forcën zbërthyese akëcili poet, akëcila nga penat e artit të vargut poetik. Gjithsesi, këtu shpalohet dhe mënyra e zbërthimit lirik të Shefqet Bylykbashit.

Kush humbi nga shmangia e objektivit të dashurisë: dashnori, e dashura a poeti?

Nga kjo mungesë përmbushjeje mes objektit dhe subjektit lirik, do të ketë trazira të dhimbshme, sepse ndjenjat e jonizuara do të ziejnë deri në vlimin e tyre; por do të përfitojnë variacionet e pa prajshme të gjakimit për përmbushje të shumëçkaje, që lidhet me mungesën si kategori jetësore, dhe i jepet estetikës së shkrimit për t`i pleksur kategoritë e së bukurës.

Poezia e këtij poeti nuk shmanget nga objektivi parësor i saj: rikthimi i objektit të humbur të një dashurie të pa baraspeshuar, me gjithë huqet e lajthitjet e saja. Pra, le të nënvizojmë këtu pa epshmërinë a konsistencën e vijueshme (po)etike, për rikthimin e diçkaje thelbësore, për t`ua dhënë jetës e artit përmbajtjen e lumturisë.

Këtu shfaqet lirika e cila mëton realizim të natyrës njerëzore, diçka e qenë, shije-ëmbël, më tej e athtësuar nga prerja e lëndimi shpirtëror, tashmë e ikur, e munguar, e mërguar për ndjenjat, për shpirtin thellësisht të zhytur në dashurinë e Saj. Mësymja lirike, për mos ndalje të ecejakeve rrafshit e kodrave të antonimeve të shpirtit të trazuar nga lajthitja, nuk ka prajtur:

“As dimër që fle nuk je

As akull që shkrihet”

Me gjithë atë, magneti i dashurisë për poetin e lexuesin është çudibërës, madje deri në shkallë të skajshme ngarendjesh, duke u sjellë orbitës së prekshme të saj:

“Ti, vazhdimisht

ikën e vjen

Si kënaqësi bushtre

( as pa këso kënaqësie tënden

nuk mund të rri)”

Diskursi dhe lektisjet poetike për t`u përmbushur tërësisht, si duket, pos pashmangshmërisë, ndjejnë dhe pasiguri e luhatje, deri në atë pikë të gufimit, të derdhjes e shkrumbit të tëmblit të dashurisë. Por, kjo lloj lirike, assesi nuk mund të heq dorë nga diçka e thadruar thellë në brendinë e poetit:

“Lexoje edhe këtë letër

Se jam duke i shqyer thasët e vjetër në zemër

Të mbushur me pritje”

* * *

Si e këtillë, kjo poezi mund të përkufizohet si një lirikë e paepur dhe konsistence për dashurinë.

Historia e shkurtër e një harrese të madhe


NGA: LEONORA LAÇI 



Libri “Italianë të Shqipërisë” i shkrimtarit italian Uilliam Buonapace të cilin e lexova me një frymë vjen për lexuesit dhe në gjuhën shqipe.

Autori i librit të cilin pata fatin ta njoh para ca ditësh në promovimin që ju bë këtij libri në Durrës dhe të shkëmbej mendime të frytshme për kulturën, historinë, fatet e dy popujve të cilët janë ndeshur shpesh herë, për dy popuj që kanë qenë miq po aq sa dhe “armiq”. Kjo miqësi dhe armiqësi e supozuar ka ardhur për shkak të pozicionimit ideologjik të tyre përgjatë periudhës komuniste apo dhe më heret të interesave politike dhe ekonomike të qeverive të ndryshme.

Në këtë libër përplasen fuqishëm fate si dallgët e furishme por që kur tërhiqen lënë pasoja, përgjysmohen ëndrra, thyhen shpresa të vetushqyera, kryqëzohen fate, rrëfehen dhimbje. Libri në sintezë të tij ka dy popuj që ishin sa afër dhe larg, dy popuj që politika i ndau por dashuria njerëzore i bashkoi. Përshkruhet hollësishëm fati i lidhur me vendin e shqiponjave dhe sakrificën njerëzore për hirë të familjes.

Studimi i Buonapaces na jep një mësim të qartë, na tregon shtigjet dhe i shkel i pari ato, ku me kujdesin që tregon ndaj detajeve, i qartë në lidhëshmërin e mendimit, thellësinë e mendimit, bën përshkrimin e proceseve historike, me ftohtësinë në gjykim. Ç’gjykim them? Ai nuk gjykon në fakt, ai parashtron faktet dhe na e lë neve në dorë ti interpretojmë. Ngacmon të kaluarën, që të nxisë historianët shqiptarë e ata italianë të punojnë më tej në shtegun që ai hap për të zbardhur se çfarë ndodhi me italianët e ngelur në Shqipëri pas kapitullimit të Italisë fashiste e deri në vitet ’90. Nuk janë pak i thonë gjysmë shekulli.

Dokumentet e literaturën e shfrytëzuar e përdor me mjeshtëri duke qenë skeptik por dhe duke e vënë vehtën në realitetin e kohës kur ndodhin ngjarjet, nuk paragjykon ideologjitë, pasi ata janë pjellë e njerëzve, nuk vijnë rastësisht. Megjithëse qellimi i tij nuk është përshkrimi historik i ngjarjeve, por ky është i pashmangshëm.

E fillon me harresen si prolog, atë harresë institucionale të Italisë kundrejt bashkëatdhetarëve të saj të mbetur në Shqipëri.

Dhe e vazhdon duke sjell shembuj të italianëve që ngelen në Shqipëri. Përshkruan marrëdhëniet midis dy vendeve përgjatë viteve 1904-1939, për tu ndalur tek ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore dhe pasojat e pushtimit italian të Shqipërisë, më tej, kapitullimi Italisë e ardhja e gjermanëve për të vazhduar me përfundimin e luftës. Më pas fillimi dhe fundi i Luftës së Ftohtë dhe e mbyll me dramen e një populli që do të iki nga e shkuara, nga vetvetja, vetëm e vetëm të harroj, endet në rrugët e botës pa asnjë synim përveç ikjes nga bunkieri, burgu, Shqipëria.

Unë do ndalem tek qëllimi i këtij studimi, italianët të cilët mbetën në Shqipëri pas kapitullimit të Italisë Musoliniane (që disa u riatdhesuan përgjatë viteve 1945-1950), dhe ndarjen në disa kategori që i bën autori duke shfaqur hapur përdorimin e dy standardeve të qeverisë së Enver Hoxhës (fq 15-16):

Kategoria e parë ushtarakët që kishin marrë pjesë në rezistencën kundër nazistëve. Këta fituan të drejtën e riatdhesimit pa asnjë kufizimqë në vitin 1945 dhe u kthyen në Itali të veshur me uniformat e tyre duke pasë privilegjin të marrin me vete armët e tyre. Ishte një akt që tregonte vlerësimin e tyre ushtarak dhe politik.
Kategoria tjetër ushtarakët që ndodheshin akoma në vend, por që nuk kishin marrë pjesë në luftën kundër gjermanëve. Këta kishin qëndruar të fshehur ose ishin zenë robër dhe konsideroheshin se i përkisnin një ushtrie të mundur. Edhe këta u kthyen në një pjesë të madhe në të njëjtin vit me të parët natyrisht, pa armë, shpesh herë me njëmijë vështirësi dhe pasi u keqtrajtuan dhe u poshtëruan nga ana e autoriteteve shqiptare.
Kategoria e tretë përbëhej nga civilët dhe përgjithësisht nga italianët që nuk kishin qenë në ushtri. Këta ai i ndanë në dy nënkategori: a) Funksionarët e shtetit, karabinierët ose njerëz të efektivave të tjera të ruajtjes së rendit, që shpesh pësuan persekutime, arrestime dhe dënime shumë të rënda që në disa raste qenë dënime me vdekje. b) Punonjësit që kishin kompetenca teknike, të cilët Tirana i përcaktoi si “specialistë”, të detyruar të mbeten, shpesh në kushtet e një gjysmëburgimi për disa vjet pas mbarimit të luftës me qellim që të kontribuonin në rindërtimin e vendit të shkatërruar.
Kategoria e katërt kleri katolik, që u persekutua rëndë dhe u akuzua se ishte një përbërës i spiunazhit fashist dhe u konsiderua si një nga armiqtë kryesorë të regjimit të ri.
Në fund mbeteshin pjesëtarët e familjeve të përziera: italianë ose italiane të martuar me shqiptarë. Këta u detyruan të qëndrojnë në Shqipëri edhe pas vitit 1950, disa dhe përjetësisht, të braktisur me kuptimin e mirëfilltë të fjalës nga ana e autoriteteve italiane, pra të përfshirë forcërisht brenda regjimit totalitar.

Autori na lë të kuptohet se ka në fokus qendresën heroike të femrave, nënat, grave italiane që u martuan me shqiptar, heroizmin e tyre që e treguan në forma të tjera, citoj (fq 16)-“Ata ishin të ndërgjegjshme se përzgjedhja e tyre do të kishte si pasojë që të mos shihnin, me gjasë edhe për gjithnjë, njerëzit e tyre të dashur përtej detit dhe do të duhet të përballnin, fillikat, një regjim armiqësor, vështirësi, diskriminime dhe ndoshta burgun. Dhe megjithatë vendosën të qëndrojnë, me një akt guximi të pabesueshëm".

Duke përshkruar ngjarjet historike që lidhnin fatet e dy vendeve, ndërfuten në rreshta dhe jetë njerëzish të thjeshtë, peripecitë e tyre në kampe internimi apo burgje, duke bërë llojë-llojë punësh për të mbajtur frymën gjallë.

Përmend shumë familje italiane ndër ta përmendim këtu: Maria Moretta, Maria Kiezën, Elena Gjiken, Xhuzepe Terruzi, Ugo Beluci, Armando Batisti, Mario Grosi, Xhovani Kanteli, inxhiniere Simonçini, dr.Venancio Loçi, dr. De Markis, dr.Rumo, inxhi.Galo,inxhi.Agostinone, dr.Franko Benani, Rubolini etj.

Autori flet dhe me shifra e nëpërmjet dëshmive tronditëse, të familjarëve, po sjelli këtu një fragment nga libri, citoj (nga faqja 71-72): “Arnaldo Kançiano në dëshmin e tij thotë- Më 22 tetor 1947 vendimi u ekzekutua: 16 dënime me vdekje nga 25 të pandehur. Tre dënime me varje, 13 me pushkatim: ndër ta ishte dhe Saxhoti. Dy të pandehur të tjerë, Monaldi dhe Andena u dënuan me 15 vjet privim lirie. Nuk e dija me saktësi se ku ishin ngritur trekëmbshat për tre të dënuarit me varje. Atë ditë, rastësisht, duke kaluar nga Fusha e Druve me mbesën time Nina, m’u shfaq papritmas një skenë e llahtarshme! Tre trupa që vareshin, një grup fëmijësh që i zinin nga këmbët, i rrotullonin, litari mblidhej dhe pastaj e linin që të shpërdridhej për të parë ata të mjerë që silleshin rreth vetes. Ika, duke e tërhequr për dore vajzën, në një rrugicë aty afër”.

Ai vë theksin tek harresa që ju bë nga autoritetet italiane, ku italianët dhe italianet pranuan nënshtrimin duke u trajtuar si qytetarë të dorës së dytë në një vend që në thelb i konsideronte si një mish i huaj që duhej mbajtur nën mbikëqyrje të fortë dhe në një pozitë sociale të dorës së dytë. Ku u vranë shpirtërisht dyfish nga atdheu i tyre (Italia) por dhe nga Shqipëria komuniste që tashmë kishin lidhur të ardhmen e tyre duke zgjedhur me apo pa dëshirë të jetonin për hirë të familjes këtu. Autori nuk e justifikon heshtjen e autoriteteve italiane për ta, ku në faqen 121 konkludon se:” Mungesa e impenjimit nga ana e autoriteteve italiane ndaj qytetarëve të vendit tonë në Shqipëri do të mund të justifikohej vetëm në se do të kishin ekzistuar dy kushte të veçanta: mungesa e marrëdhënieve normale diplomatike midis të dy vendeve dhe pamundësia për të pasë lajme të tyre dhe për të njohur numrin e tyre të saktë, identitetin dhe vendbanimet e tyre. Mirëpo asnjë nga këto kushte nuk ishte i pranishëm dhe historikisht asnjë justifikim s’mund të qendrojë. Shteti italian kishte dijeni dhe kishte mundësi të vepronte. Ekzistonin mundësitë diplomatike dhe politike. Natyrisht është e pamundur të dish se cili do të kishte qenë rezultati i një ndërhyrjeje, por kjo nuk justifikon heshtjen dhe mosinteresimin nga ana e tij. Ajo që ka munguar ishte vullneti politik”.

Libri mbyllet me çështjen “Riatdhesimi” ndërkohë komunizmi po lëngonte në shtratin e vdekjes, dhe këtu fillon mbarimi i harresës për disa dekada të italianëve që mbetën në Shqipëri. Si dhe shkruan për operacionin C.O.R.A për riatdhesimin e plotë të iniciuar nga qeveria italiane. Tashmë fillonte një dramë tjetër ajo e përshtatjes me atdheun Italinë, takimi me familjarët. Siç e përshkruan autori në fq 131-132: “ Të riatdhesuarit e kuptuan shpejt se problemet e tyre nuk kishin marrë fund. Kthimi në Itali, largimi nga një vend në tatëpjetë, një e kaluar mundimesh dhe vuajtjesh, nuk mjaftonin. Atdheu i ri e i vjetër që e kishin ëndërruar dhe fantazuar, nuk doli ashtu si e prisnin, por si ishte në realitet: një vend i çorganizuar, me ligje të komplikuara dhe në një fazë krize dhe konfuzioni ku ksenofobia dhe racizmi i hapur dhe i fshehtë po nxirrte kryet kërcenueshëm pikërisht ndaj atyre që vinin nga bregu i tjetër i kanalit të Otrantos. Të gjithë këta faktorë sigurisht nuk e lehtësuan integrimin në realitetin e ri”.

Duke përgezuar autorin Buonapace dhe bashkëpunëtorët e tij. Besoj se ky libër do jetë vetëm fillimi i zbardhjes së një prej episodeve më të dhimbshme të persekutimit komunist, i cili e filloi me armiqtë e partisë, shqiptarë e të huaj dhe e mbylli dukë ngrënë kokën e vet.

Studiuesit e rinj shqiptarë në Forumin e Dytë Ndërkombëtar Filologjik për Studentë dhe Doktorantë




Më 17-20 nëntor në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski” u mbajt Forumi i Dytë Ndërkombëtar Filologjik për Studentë dhe Doktorantë. Organizuar nga Fakulteti Filologjik ai u jep mundësi sfiduesve të rinj nga vende dhe universitete të ndryshme të paraqesin hulumtimet e tyre shkencore, të cilat të komentohen nga një juri eksperte. Në kuadrin e tij morën pjesë 220 studiues të rinj nga 20 shtete të Evropës, Kina dhe India, të cilët u shkëmbyen përvojë me shkencëtarë të shquar bullgarë. Ndër pjesëmarrësit ishin edhe Ylberta Halili, Vjosa Osmani dhe Afërdita Abdullahi. Dëgjoni mendimet e tyre për forumin dhe kumtesat që i mbajtën në mes të sesioneve shkencore të së shtunës.

Afërdita Abdullahi, Ylberta Halili dhe Vjosa Osmani në Degën e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes
http://82.119.84.123/storage/RadioBulgaria/Albanska/Obshtestvo/Audio01_alb_21_11_16.mp3

Afërdita Abdullahi, Ylberta Halili dhe Vjosa Osmani në Degën e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes


Si të mbijetosh, po të jesh me HIV



Miglena Ivanova

Ivanço dhe Marijka janë protagonistë të historive të grumbulluara në një “Manual për mbijetesë (apo jo) për njerëzit me HIV”, krijuar nga Asociacioni bullgar për planifikimin familjar dhe shëndetin seksual. Autorët e tij janë “Grumbulluesi i shpirtrave të rëna” – Milen Çavrov, aktivist prej shumë kohe, i cili punon mbi problemet e lidhura me HIV-in/SIDA-n dhe të drejtat e pacientëve dhe “Zana e së drejtës” – Ivana Murxheva, këshilltare juridike e fondacionit “Shpresa kundër SIDA-s”.

“Ideja ishte të shkruheshin këshilla të thata për mënyrën në të cilën jetojnë dhe mbijetojnë njerëzit e infektuar me virusin e SIDA-s. Mirëpo, unë pasi mendoja shumë kohë, vendosa se shkrimi i këshillave të thata, të cilat nuk janë gjithmonë të aplikueshme, nuk është ideja më e mirë”, thotë Milen.

Kështu në faqet fillojnë të jetojnë një jetë të re historitë e Ivanços dhe Marijkës, të cilët mund të jenë edhe të varfër, edhe të pasur, edhe persona VIP, edhe të panjohur, edhe të arsimuar, edhe analfabetë, edhe nga ndonjë qytet i vogël në provincë, edhe nga qyteti më i madh në shtet. Por të gjithë ata janë të damkosur. I quajnë “Njerëzit, të cilët jetojnë me HIV”, ose me ironi “pacientët pozitivë”. Historitë e tyre mund ta shndërronin librin në një vepër shumë zbavitëse, në qoftë se ajo nuk na mbushte edhe me zemërim, edhe me trishtim. Ato janë grumbulluar në vazhdim të 20 viteve dhe janë publikuar , që të na rrëfejnë historitë E TË TJERËVE, të atyre, të cilët dërgohen në spitale më të ndryshme, por gjithmonë ka ndonjë rast më urgjent. Këto histori na tregojnë jetën e njerëzve me HIV, e cila është plotë vështirësi, por kjo mund të jetë jeta e çdo një prej nesh. Këto janë gjithashtu histori për guximin dhe dëshpërimin, për luftën me paragjykimet, të cilat nuk kanë ndryshuar gjatë dekadave të fundit.


Manuali për mbijetesë (apo jo) për njerëzit me HIV

Manuali për mbijetesë (apo jo) për njerëzit me HIV


“U lodhëm të shohim nënat, të cilat nuk i çojnë fëmijët e tyre në kopshtin e fëmijëve, sepse “atje ka një fëmijë, që ka nënë me HIV”. Kemi parë mjekë, të cilët nuk duan të operojnë, sepse kanë dëgjuar se ky pacient ndoshta është infektuar me virusin e SIDA-s, madje po të bëhet fjalë për operacion të ngutshëm. Kemi parë se si një njeri me HIV e viziton mjekun, ose dentistin dhe thotë “Kini parasysh se unë jam me HIV” dhe pas kësaj njeriu me përparësen e bardhë i përgjigjet: “Ja dera!” Kjo do të thotë se sa shumë janë njerëzit në bashkësinë tonë mjekësore, të cilët e dinë për se bëhet fjalë, e dinë se si njeriu infektohet dhe çfarë duhet të bëjnë, por megjithatë nuk i përkrahin këta njerëz” – deklaroi në prezantim prof. Radka Argirova, kryetare e Shoqatës Bullgare të Virusologjisë Mjekësore, anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare për SIDA-n (International AIDS SOCIETY) dhe nënvizoi:

“Të gjithë e dini se ka një shkencë – epidemiologji dhe më konkretisht epidemiologji infektive. Në librat mësimore edhe sot e kësaj dite është shënuar se parimet kryesore të luftimit të sëmundjeve ngjitëse janë: së pari të zbulojmë atë që i shkakton, së dyti të izolojmë atë që i provokon dhe së treti të izolojmë njeriun e infektuar, që të mos përhapet sëmundja përkatëse. Me se luftojmë në fakt? Me njeriun, apo me virusin? Në tërë përvojën tonë 30 vjeçare ne vazhdimisht sikurse luftojmë me njerëzit me HIV dhe kjo nuk duhet të vazhdojë më shumë.”

Këtë vit mbushen 30 vjet nga diagnostikimi i mbajtësit të parë të HIV-it në Bullgari. Sot në plan botëror në çdo një sekondë të gjashtë një njeri infektohet me virusin HIV.

Çfarë është situata në Bullgari?

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë deri më 25 nëntor 2016 88 për qind e të regjistruarve të fundit me infeksionin HIV në vend janë infektuar në mënyrë seksuale. Që nga fillimi i këtij viti janë regjistruar akoma 194 njerëz me HIV dhe kështu numri zyrtar i të infektuarve me HIV në Bullgari është 2 460 veta. Po ruhet tendenca që numri i burrave të regjistruar kohët e fundit të jetë mbi 5 herë më i madh nga numri i grave. Më i prekur është grupmosha nga 30 deri në 39 vjeç.

Kultura e lirisë dhe doktrina e robërisë



Presidenti që vjen nga kultura e lirisë


Presidenti që vjen nga kultura e lirisë

NGA ISMAIL SYLA

Hashim Thaçi, tashmë president, me një integritet të lart si lider, udhëhiqet nga ëndrra përtej një posti, sado i lartë që të jetë. Dy ëndrrat e tij i ka realizuar, atë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Në radhë është ëndrra e tretë: integrimi në BE, NATO dhe OKB

Kultura e lirisë dhe doktrina e robërisë

Hashim Thaçi, president i Kosovës që nga 7 prilli 2016, pas një karriere të ngjeshur politike, është njeriu i parë i shtetit të Kosovës. Bazamenti dhe prejardhja e tij themelore politike është lufta çlirimtare e Kosovës. Për dallim nga politikanët e Ballkanit, që në skenë qëndruan mbi programe e doktrina të ndryshme, Hashim Thaçi i përket brezit të politikanëve që u brumosën dhe u kultivuan në vlerat e krijimit të lirisë për vendin e tyre. Në kuadër të përpjekjeve për çlirimin e Kosovës, ai është njëri ndër themeluesit e organizatës politiko ushtarake më të suksesshme shqiptare, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), gueriles më të suksesshme të shekullit njëzet (Tim Judah).

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u zhvillua brenda territorit të Kosovës, në mbrojtje të popullatës autoktone, kundër një shteti me polici, ushtri dhe administratë robëruese për një shekull, kundër sundimit të Beogradit. Prandaj, shlirë mund të thuhet se Hashim Thaçi është politikan dhe burrështetas që vjen nga kultura e lirisë. Në Ballkan, e sidomos në shtetin që sundoi për një shekull Kosovën, në Serbi u ngritën figura politike, ushtarake, akademike që bazë themelore kishin shkollën për shfarosjen, shpërnguljen, vrasjen, burgosjen, dëbimin dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve dhe ndaj popujve tjerë të ish Jugosllavisë, ku në këtë linjë u bënë bashkë edhe institucione si akademia, kisha, ushtria, policia etj.

Pra, kemi dy modele, dy profile rrënjësisht të kundërta. Kultura e lirisë përballë doktrinës së robërisë (pushtimit të tjetrit), sepse kjo e fundit nuk meriton të tipologjizohet me fjalën “kulturë”.

Më poshtë do të skicohen disa nga pikat më kulmore të biografisë politike të Presidentit Hashim Thaçi, në kohën kur ziejnë jo pak qëndrime kundër tij, njollosje dhe etiketime të pabaza, qoftë në shtypin elektronik vendor, qoftë në Serbi, qoftë edhe në disa media ndërkombëtare. Personalisht, konsideroj se janë të padrejta. Në planin ndërkombëtar këto sulme kanë motive dhe objektiva të ndryshme, ndërkaq, në rrafshin e brendshëm shoqërohen dhe bazohen në urrejtje patologjike, raciste, kundërnjerëzore, me elemente xhelozie dhe inati personal kundër tij.



Koha e rezistencës

1.

Kur u varros studenti Sami Ramë Babaj nga Llausha e Skenderajt më 30 maj 1992, i vrarë nga policia serbe, Hashim Thaçi si prorektor student mbajti një fjalim frymëzues dhe qortues njëkohësisht. Ai fliste në emër të rinisë studentore, dhe u bënte apel “subjekteve politike, shoqatave, sindikatave që t’i hapin sytë dhe të punojmë më shumë për çlirim, se përndryshe të gjithë do të përgjigjemi para historisë”. Ai, në fund të fjalimit do t’i përmblidhte tri modele të rezistencës, që përfaqësohen me tri simbole: grushti, dy gishtërinjtë dhe një gisht, ai këmbëzës së pushkës: “Përndryshe populli di edhe vetë të organizohet siç diti çdo herë, pas Luftës së Dytë Botërore të vazhdojë me grushtin e bashkimit lart, të vazhdojë me dy gishtërinjtë dhe di ta përfundojë me një gisht si rrugë dhe mundësi e vetme për komunikim dhe çlirim të Kosovës nga Serbia.”

2.

Në fshatin Kollar të Kërçovë, 24 mars 1993, mbahet një Mbledhje konsultative e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës (LPK-së së ardhshme). Në këtë mbledhje ishin të pranishëm veprimtarë me një të kaluar të pasur politike klandestine brenda kësaj organizate. Hashim Thaçi (25 vjeç) në këtë mbledhje do të tregojë qartë se kjo organizatë kishte arritur maksimumin e aktivitetit politik joproduktiv. Përmes një diskutimi kërkon ndërrim të kursit. “Qëndrimi im ka qenë i qartë dhe shumë i prerë: Ose duhet vazhduar luftën e armatosur, ose LPRK-ja duhet të shpërbëhet.” Pas kësaj fjale, dy veprimtarë seriozë të LPRK-së do t’i thonë Thaçit: “Ke të drejtë, nëse mund të qëndrosh, vazhdo!”

Kjo kërkesë e vendosur për të shënuar kthesë nuk lejonte rrugë të mesit. “Shumë delegatë përkrahën konceptin tim, por pati edhe të tillë që u zemëruan me qëndrime të tilla. Nuk e çaja kokën fort, sepse organizata kishte nevojë për veprimtarë që të ishin të gatshëm për veprime konkrete, e jo për njerëz që thirreshin në organizimin e rezistencës së armatosur, ndërsa i mbytnin që në embrion idetë dhe iniciativat për veprime kundër Serbisë. Ky ishte momenti i kthesës për organizimin e LPRK-së, vazhdimit dhe zgjerimit të aksioneve në Kosovë, por edhe i rritjes së përgjegjësive shtesë për mua.”, kujton Thaçi momentin kthesë, nga i cili nis formimi i sektorit ë veçantë, i bërthamës, i gjenezës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

3.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (1998 -1999) është kapitull i njohur i historisë së re të Kosovës. Në një intervistë ambasadori Wolfgang Petrisch në pyetjen se pse pikërisht Hashim Thaçi u zgjodh si person i duhur për të bashkëpunuar me të gjatë luftës, ai përgjigjet se pas kontakteve me përfaqësuesit politikë të UÇK-së, e sidomos me rastin e këmbimit të tetë ushtarëve serbë të zënë rob në ZO të Shalës, kemi parë se atë që e thotë Thaçi ajo realizohet.

Besueshmëria është një element i rëndësishëm që tregon për shkallën e lartë të integritetit tek një personalitet. Kjo cilësi e Hashim Thaçit, e shfaqur së bashku me vendosmërinë maksimale në Konferencën e Rambujesë, është pranuar nga të gjithë pjesëmarrësit e Konferencës, qofshin vendorët, qofshin ndërkombëtarët. Si rezultat i qëndrimit të drejtë politik të palës shqiptare, Konferenca e Rambujesë dhe nënshkrimi i marrëveshjes në Paris ka hapur rrugën e fillimit të bombardimeve të caqeve ushtarake dhe policore serbe nga aleanca më e fuqishme e globit, NATO.

Koha e çlirimit, kostumi blu i mbyllët

Tregimi i sekretarit personal të Ibrahim Rugovës, Adnan Merovci për “armët” personale të Hashim Thaçit, dy bombat e dorës, në aeroportin e Vjenës më 1999, për të mos rënë i gjallë në duar të sigurimit serbë, si dhe ai për dorëzimin e tyre me të arritur në Paris, për një gazetar të gazetës “The Times” është simbolikisht fillimi i demilitarizimt të UÇK-së, gjegjësisht të Thaçit dhe transformimit të tij në lider të mirëfilltë politik. Që në Rambuje sekretarja amerikane Albriht i kishte sugjeruar Ibrahim Rugovës që të t’i pranojë si partner përfaqësuesit e krahut të luftës duke i thënë se më nuk ishte si më parë: “Tani ke një opozitë” (A. M. Pa Protokoll).

Procesi i transformimit të UÇK-së në Trupë Mbrojtëse të Kosovës kishte qenë një zhvillim politik dramatik. Këtë ngjarje e shënoi edhe gazetari i revistës “Time” Rob Asher, tetor 1999. “Thaçi kërkoi që 600 pjesëtarëve të forcës së re t’u lejohet të mbartin armë, duke e trefishuar numrin e marrëveshjes së arritur... Thaçi, 31-vjeçar, ka ndryshuar me të shpejtë gjatë rrjedhës së konflikt të Kosovë nga një luftëtar i gjallë i papërvojë në artin e politikës në një negociator jashtëzakonisht luftarak: “Ai u hodh në sulm si një dem”, thotë një zyrtar perëndimor i përfshirë në negociata. “Ishte e qartë se ne do të pësonim debakël”, tha ai. Një shtyrje e afatit u arrit, dhe shefi ushtarak i NATO-s, gjenerali Ueslli Kllark, fluturoi për në Kosovë dhe mblodhi të gjithë komandantët kryesorë të UÇK-së.” (Rilindja, tetor 1999)

Më 10 tetor 1999, themelohet Partia e Progresit Demokratik të Kosovës, e cila më 22 maj 2000 mban konventën parë dhe merr emrin aktual Partia Demokratike e Kosovës. Zgjedhjet e para lokale të vitit 2000 treguan se shoqëria kosovare është e dalë nga lufta, nga një robëri e gjatë, nga një prapambeturi e kushtëzuar prej traumave historike. Rezultatet e zgjedhjeve krijuan një pasqyrë të caktuar. PDK doli forcë e dytë politike. Kaosi dhe anarkia e pasluftës iu atribuuan njerëzve të dalë nga lufta dhe kështu PDK pagoi një tagër të caktuar.

Gazetari Mattias Rub i “Frankfurter Allgemeine Zeitung” të 15 janar 2002 shkruan një shkrim me titull “Thaçi është një faktor pushteti”, ku ka të njëjtën frekuencë me mendimin e Albright në Rambuje: “Thaçi që i përket burrave të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare dhe që për realizimin e pretendimeve të tij udhëheqëse nuk veproi me naze, ishte zgjedhur në bisedimet ndërkombëtare paqësore të shkurtit të 1999, në kështjellën e Rambouillet, pranë Parisit, për udhëheqës të delegacionit 17-anëtarësh të shqiptarëve të Kosovës. Para së gjithash, sekretarja e atëhershme amerikane e Shtetit, Albright, i besoi shpejt atij dhe investoi në të si njeriun e së ardhmes - një „poshtërim“ ky nga i cili Rugova deri më tani duhet të mos ta ketë marrë veten... Pas fundit të luftës ajrore të NATO-s dhe marshimit të trupave ndërkombëtare paqësore në qershor 1999, ai e zhveshi shpejt - fizikisht dhe intelektualisht – uniformën dhe e këmbeu atë kundrejt kostumit të parapëlqyer blu të mbylltë.”

Në periudhën 2002 -2004 PDK-ja ishte pjesë e institucioneve me bazë të gjerë proporcionale, në nivel qendror, ndërkaq në opozitë në pushtetin lokal. Prej viti 2004 deri më 17 nëntor 2007 ishte në opozitë të pastër. Në këtë periudhë, e sidomos në atë të viteve 2006 – 2007 në saje të vizionit politik të kryetarit Hashim Thaçi dhe projekteve të premtuara dhe të ekspozuara me një intensitet bindës para elektoratit, u përpunua ideja dhe mekanizmi i fitores. PDK-ja doli fituese e zgjedhjeve lokale dhe qendrore, duke fituar të drejtën që të themelojë qeverinë dhe të drejtojë edhe Kuvendin e Kosovës.



Koha e institucionalizimit, opozitë – pozitë

Ndër të arriturat më të mëdha politike të liderit të PDK-së Hashim Thaçi është fitorja e zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007. Kjo fitore i hapi rrugë që si lideri politik më i votuar në vend të drejtojë qeverinë e parë dhe të dytë si kryeministër i fuqishëm. Derisa kryeministri i parë, Bajram Rexhepi e realizoi mandatin e plotë në saje të formulës së marrëveshjes politike të tri partive themelore parlamentare shqiptare (LDK, PDK, AAK), qeveria 2004-2007 pati kryeministra të brishtë.

Në periudhën e funksionimit të demokracisë në Kosovë, me aq traditë dhe kulturë sa kishte, Hashim Thaçi që në fillim hyri në politikë si një lojtar maratonist, i përgatitur për shtigje afatgjata. Ai që në tetor e vitit 2000 instaloi kulturën e njohjes së rezultatit zgjedhor. Po ashtu, ai u tërhoq një hap prapa, për t’i lënë udhë z. Rexhepi për t’u bërë kryeministër. Me krijimi e kabinetit hije, ai arriti të zhveshë pushtetin përmes paraqitjeve mediale. Në periudhën e të qenit në opozitë përdori vetëm instrumentet demokratike kundër qeverisjes së dështuar. Për të treguar se Kosova ka nevojë të ketë konsensus për çështjet e rëndësisë nacionale, ai merr pjesë aktive në bisedimet e Vjenës lidhur me statusin politik të Kosovës, bisedime që prodhuan dokumentin politik të presidentit Ahtisaari, në bazë të cilit u shpall pavarësia e Kosovës më 17 shkurt 2008.

Si kryeministër i pavarësisë, Hashim Thaçi është njeriu më meritor i krijimit të identitetit shtetëror të Kosovës. I modernizimit të infrastrukturës rrugore (autostradat, shkollat, heqja e baltës nga vendbanimet) i ngritjes së mirëqenies sociale, përmes rritjes së rrogave për të gjitha kategoritë shoqërore, i mbrojtjes ligjore të familjeve të dëshmorëve, të invalidëve dhe veteranëve, i shpagimit material për ish të burgosurit, si veprim human, sepse ata janë mbajtur në burg nga administrata e Beogradit. Në periudhën e mandatit të tij si kryeministër Kosova themeloi ministrinë e jashtme, atë të FSK-së, ndërsa u njoh nga 111 vende të botës si dhe u bë anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare. Në mandatin e u krijuan kushtet që zgjedhjet lokale dhe nacionale të mbahen në tërë territorin e Kosovës.

Një vlerë e veçantë institucionale e liderit Hashim Thaçi është kultura e krijimit të koalicioneve me subjektet tjera politike. Krijimi i koalicionit me “rivalin” kryesor, siç po thuhet, me LDK-në është dëshmuar si hap i pjekurisë politike: për interes të stabilitetit institucional të Kosovës, për hir unitetit qytetar, të krijimit të klimës së mirëkuptimit dhe tejkalimit të animoziteteve dhe paragjykimeve negative për njëri – tjetrin.

Një e arritur tjetër që tregon për vizion, pjekuri dhe perspektivë afatgjate të shoqërisë sonë dhe të shtetit tonë të ri është edhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Ambasadori Wolfgang Petrisch (20 janar 2015, Vjenë) arritjen e marrëveshjes së 19 prillit 2013 e vlerëson si kontribut në historinë e re të Evropës. Marrëveshje që përçon mesazhin e paqes, pajtimit dhe krijimit të miqësisë ndërmjet popujve me histori lufte e urrejtje qindravjeçare.



Koha e Presidentit – identiteti shtetëror

Zgjedhja e Hashim Thaçit president i Kosovës është një arritur normale për një figure politike, e cila vjen nga një e kaluar dhe e tashme e pasur historike. Hashim Thaçi është njeriu që ka pasur ndikim real në të gjitha proceset politike të Kosovës prej vitit 1998 e deri tani. Afër dy dekada (18 vjet) ai ka qenë njeri që ka bartur barrën më të madhe të historisë moderne të Kosovës. Pos barrës, ai i ka dhënë trajtë identitetit shtetëror të Kosovës. Ky identitet është institucionalizim i ekzistencës së Kosovës. Kosova ka qenësinë shtetërore, që është shkalla më e lartë e organizimit shoqëror. Kjo qenësi njihet nga shtetet e botës perëndimore, nga bota me kualitetet më të larta dhe më e përparuara në shkallë botërore, si kulturë, emancipim, liri dhe demokraci.



Pse, Hashim Thaçi, në cilësinë e presidentit, përpos tjerash pa dyshim, do të luaj rolin bashkues qytetar?

Dëshmia më e mirë është fakti që ai hiqi dorë nga mekanizmi më i fuqishëm politik aktualisht në Kosovë, nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila në çdo sondazh del subjekti i parë politik. Nga partia e cila ka prodhuar politikisht dy kryeministra (B. Rexhepi, Hashim Thaçi) me tri mandate dhe dy kryetarë kuvendi (Jakup Krasniqi dy mandate dhe Kadri Veseli, kryetar aktual). Pra nga partia që jep kryministra, kryeparlamentarë dhe tashmë edhe president.

Vizioni i paraqitur në ditën e inaugurimit president, tregon më së miri se Hashim Thaçi do të punojë në forcimin e identitetit shtetëror të Kosovës. Kosova ka tashmë ngjyrat e saj shtetërore, ka himnin, flamurin, ka institucionet. Respekti për to është respekt për vetveten. Kosova është shteti ynë. Kosova është vetëdija, ndërgjegjja jonë. Pranë dhe prapa këtij momenti duhet të qëndrojë vetëdija jonë shtetformuese, vetëdija e forcimit të identitetit shtetëror të Kosovës. Përballë kësaj vetëdije bie dhe shpartallohet mendësia jonë fisnore, krahinore, rajonale, e mëhallës dhe e “familjes së madhe” e patriarkalizmit primitiv. Para kësaj vetëdije shpartallohet mentaliteti se shteti duhet t’i dorëzohet odës, shtëpisë dhe familjeve të mëdha. Përkundrazi Kosova do të mbrohet dhe përfaqësohet nga instrumentet shtetërore.

Prandaj, shprehje e edukatës qytetare e kombëtare është kultivimi i dashurisë dhe ngjallja e emocioneve të krenarisë kur valon flamuri i Kosovës në ambasada jashtë vendit, në paraqitjet ndërkombëtare, kur ekzekutohen himni në manifestime sepse ai flamur dhe ai himni, është identiteti ynë, përmes të cilit na njeh bota. Identiteti shtetëror.

Deklarata Kushtetuese, një tekst me një ngarkesë të madhe shpjeguese, ka një fjali të artë, fillimin e paragrafit ku thuhet: “Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.” Përmes kësaj fjalie kalohet nga koha para pavarësi në kohën e pavarësisë. Ky është ai moment hyjnor i përjetësisë së shtetit të Kosovës.

Këtë moment më së miri e ndjen z. Hashim Thaçi. Tashmë president. Me një integritet të lart si lider, ai udhëhiqet nga ëndrra përtej një posti, sado i lartë që të jetë. Dy ëndrrat e tij i ka realizuar, atë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Në radhë është ëndrra e tretë: integrimi në BE, NATO dhe OKB.

Ilir Deda: Kosova të përgatitet për goditjen që do të marrë nga Gjykata Speciale

Image result for ilir deda
Skenës politikë në Kosovë, së shpejti do t'i shtohetedhe një subjekt politik, me emrin Alternativa. Ilir Deda dhe Mimoza Kusari-Lila, janë dy nga emrat që tash për tash dihen si pjesë e këtij subjekti. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ilir Deda flet në lidhje me fazën e themelimit të Alternativës, si dhe komenton zhvillimet aktuale në lidhje me demarkacionin, liberalizimin e vizave, zgjedhjet e lira si dhe efektet e Gjykatës Speciale për krime lufte, e cila do të nisë punën nga viti 2017.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Deda, që kur lëshuat Lëvizjen Vetëvendosje, ju patët paralajmëruar formimin e një subjekti të ri politik. Ku qëndrojnë, aktualisht, punët rreth themelimit të këtij subjekti apo partie politike?

Ilir Deda: Kur e kam lëshuar Lëvizjen Vetëvendosje, pata thënë se do të angazhohem në krijimin e një subjekti të ri politik, i cili do të nënkupton ri-rreshtim të njerëzve të politike dhe të atyre që nuk kanë qenë në politikë, me të cilët e ndajmë vizionin e njëjtë për shtet-ndërtim. Subjekti është në proces të themelimit. Emri është Alternativa. Tash jemi në fazën e krijimit të këshillave iniciues në nivel komunal.

Do të dalim në publik në atë moment, të cilin ne e konsiderojmë se është më i përshtatshëm për ne.

Radio Evropa e Lirë: Nëse mund të flasim për emrat. Kush e përbën këtë Alternative të re politike?

Ilir Deda: Politika e emrave në Kosovë na ka sjellë në situatën, në të cilën jemi. Kjo është një temë e imponuar. Mendoj që neve na duhet një ndryshim rrënjësor politik, ku do të ketë njerëz me kredibilitet gjithandej dhe të dëshmuar në fushat e tyre. Këta njerëz janë duke ardhur apo janë duke u bërë pjesë e ndërtimit të subjektit të ri politik. Në fund të fundit do të jetë vizioni se si e shohim ne Kosovën. Kjo çështja e emrave pak është e tejkaluar, sepse shiheni edhe 17 vjet pas luftës ne kemi përfunduar në një kornizë të njëjtë të debatit me probleme, të cilat po thellohen.

Me një izolim të Kosovës, me humbje të shumë mundësive që i ka ofruar viti 2016 dhe koncepti i ri politik, mendësi të re politike dhe qasje tjetër në politikë dhe politikë-bërje. Kjo çështja e emrave është një kornizë, e cila është imponuar në Kosovë që prej pas luftës, sepse në fund të fundit, partitë politike nuk mund të jenë klub i njerëzve medial, por duhet të jetë besimi në vizionin e përbashkët, e sidomos në zgjidhjen e problemeve që i ka Kosova dhe kjo është ajo që do të na bashkojë të gjithëve në këtë fazë dhe fazat e ardhshme.

Radio Evropa e Lirë: Cilit spektër politik i takon Alternativa?

Ilir Deda: Kjo do të definohet e gjitha në konventën kur do të prezantohet Alternativa. Është pjesë e konsultimit dhe vendimmarrja do të jetë e përbashkët. Nuk do të jetë qëndrim i imi apo i Mimoza Kusarit, apo dikujt tjetër. Do të jetë vendim i përbashkët.

Radio Evropa e Lirë: Nëse mund të kalojmë edhe në disa çështje aktuale... Si e shihni ju tani problemin e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, i cili po ndikon drejtpërdrejt në vendimin për mosliberalizimin e vizave. Si e shihni zgjidhjen?

Ilir Deda: Gati një vit e gjysmë merremi me demarkacionin dhe Qeveria e Kosovës nuk ka sens politik dhe bllokimi i jetës politike në Kosovë me çështjen e demarkacionit është edhe bankroto i politikës aktuale, sepse humbja e liberalizimit të vizave sivjet, do të thotë që ne me vite nuk do ta kemi mundësinë për lëvizje të lirë. Kjo, kryekëput për shkak të paaftësisë së politikës së Kosovës që ta zgjidhë një problem çfarë është demarkacioni. Tash po del që kontestuese janë 2 mijë hektarë.

Unë nuk mund të besoj se si një qeveri nuk është e aftë që të ndërtojë konsensus për zgjidhjen e një kontesti, i cili i ka 2 mijë hektarë që të përfitojmë, sepse kjo është mundësia e fundit, faktikisht, për qytetarët e Kosovës që të marrin dhe gëzojnë të drejtën për lëvizje të lirë në kontinentin ku jetojnë.

Humbja e kësaj mundësie do të jetë bankroto i politikës së Kosovës dhe do të na fusë në një situatë ku ne nuk do ta dimë se kur do të kemi mundësi që të jemi afër liberalizimit të vizave. Në Evropë po ndodhin ndryshime të thella, të cilat nuk janë domosdo pozitive për Kosovën. Shkurtpamësia e qeverisë së sotme po na e humb mundësinë, për të cilën shumë e shumë njerëz kanë punuar që të jemi afër të drejtës që e gëzojnë qytetarët e tjerë në Evropë.

Radio Evropa e Lirë: Ku e shihni zgjidhjen, te konsensusi politik mes pozitës dhe opozitës?

Ilir Deda: Çdo problem ka zgjidhje. Edhe çështja e demarkacionit ka mundur të zgjidhet në konsensus ndërmjet qeverisë dhe partive opozitare. Nuk ekziston vullneti në anën e qeverisë që të vijë deri te një konsensus i tillë dhe ata, ose kryeministri në vend që ta kërkoj fajtorin tek opozita, ai duhet që fajin dhe përgjegjësinë ta marrë vetë.Ai nuk është i gatshëm që t’ia shtrijë dorën e pajtimit një pjese të popullit të vet që përfaqësohet nëpërmjet opozitës parlamentare që të zgjidhet ky problem, pra çështjen e demarkacionit.

Radio Evropa e Lirë: Sa herë që shtrohet çështja e mungesës së konsensuseve politike dhe pamundësia e marrjes së vendimeve për çështje të mëdha, ngrihen edhe dilemat nëse vendi ka nevojë për zgjedhje. Sa e shihni ju si zgjidhje opsionin e zgjedhjeve nëse nuk tejkalohen këto pengesa?

Ilir Deda: Çështja më brengosëse për ne, si shtet, dhe si popull në Republikën e Kosovës ka të bëjë me izolimin e shtetit të Kosovës, humbjen e kredibilitetit, me bankrotimin e politikës dhe me mundësinë e humbjes së popullit. Nëse e shohim se çka na pret vitin e ardhshëm, ne duhet të jemi shumë më shumë të mobilizuar si politikë për atë se si do të sillemi me procesin e Gjykatës Speciale. Ndërsa, një qeveri, e cila nuk është e aftë që t’i zgjidhë problemet e qytetarëve, duhet të dorëhiqet.

Nuk mund të ketë imponime të vullnetit politik në Kosovë. Edhe data e zgjedhjeve duhet të jetë rezultat i konsensusit politik.

Radio Evropa e Lirë: E përmendët Gjykatën Speciale dhe efektet. Si duhet të sillet politika e Kosovës në raport me këtë Gjykatë, sipas jush?

Ilir Deda: Tash, këtu në opinion diskuton një lloj debati se kush do të jetë i akuzuar. Mendoj se nuk është me rëndësi se kush do të jetë. Ajo do të jetë një goditje e fortë në proces të marrëdhënieve ndërkombëtare, sepse ne nuk e kemi përfunduar shtetësinë në nivelin ndërkombëtar. Imagjinojeni se çfarë do të bëjë Rusia me disa vende tjera, me Serbinë, në momentin që të vijnë aktakuzat.

Për këtë është me rëndësi që të ekzistojë konsensusi politik se si do të sillemi si politikë gjatë aktakuzave që do të ngrihen vitin e ardhshëm. Si do ta menaxhojmë politikisht atë fazë dhe cili do të jetë mesazhi ynë si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës?! Por, kjo do të jetë konsensuale. Nuk mund të jetë mesazh i parcializuar. Këtë po e them unë se është shumë sfiduese, sepse luftërat dhe krimet në ish-Jugosllavi janë duke u harruar për vendet e tjera, kurse po hapet një kapitull kur një Gjykatë gjysmë ndërkombëtare do të merret kryekëput me Kosovën dhe vetëm me shqiptarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë dhe është një etnike, çka është jo pozitive.

Në këtë gjysmë izolimi, në të cilin jemi dhe me shtetësi të papërfunduar. Me politikë jo kredibile, unë nuk po them se do të goditet shtetësia e Kosovës, por do të jetë në nivel ndërkombëtar një goditje për ne dhe ne duhet ta kemi përgjigjen për këtë.

Për këtë arsye na nevojitet menaxhimi politik, sjellja e brendshme dhe jashtë Kosovës dhe mesazhi që dërgojmë janë jashtëzakonisht të rëndësishme.

Por, duke e parë nivelin e njerëzve, të cilët e udhëheqin Kosovën, nuk e shoh vullnetin tek ata që të ndërtojnë një konsensus të tillë.

(Radio Evropa e Lirë-REL)

Sekreti i madh që fshehu ishulli më i largët në botë


Një nga ishujt më të largët të botës, pothuajse 2,000 kilometra nga toka më e afërt, është i mbuluar me akull pothuaj gjatë gjithë vitit. Nuk ka pemë apo kafshë dhe për këtë arsye për disa dekada të tëra ka qenë në gjendje që të fshehë një sekret të madh.
Ishulli e ka një histori interesante. Edhe pse është pothuaj në jug të planetit, i takon Norvegjisë, por Afrika e Jugut, e cila është më afër, ka dashur të bëjë ngritjen e një stacion meteorologjik në ishull, shkruan portali kroat, express.hr.

Ekuipazhi i ngarkuar me këtë mision u përball me kushte të vështira të motit dhe pas disa përpjekjeve, në vitin 1955, u tërhoq nga vendosja e instrumenteve, ndër të tjera për shkak të mungesës së hapësirës.

Tri vite më vonë, akullthyesi amerikan vizitoi ishullin dhe ekuipazhi i tij zbuloi se ndërkohë kishte ndodhur një shpërthim vullkanik dhe se ishulli ishte rritur për disa qindra metra.

Vetëm në vitin 1964 ishin afrikanët e Jugut që vendosën të provojnë fatin e tyre përsëri dhe në vizitën e re, në një lagune të vogël, ata gjetën një varkë shpëtimi.

“Pyetëm veten se çfarë lloj i dramës fshihet pas këtij zbulimi misterioz”, shkroi në atë kohë një anëtar i misionit të Afrikës së Jugut, Alan Crawford.

Që gjërat të jenë edhe më keq, në barkë nuk kishte shenja të vendit të origjinës ose prodhuesit. Njëqind metra larg nga bregdetin ishin lopatat dhe një fuçi.

“Ne ishim të bindur se ato i kishin lënë të mbijetuarit e një anije të mbytur por pas një kërkimi të shkurtë nuk gjetëm askënd”, thotë Crawford.

Ai ishte i bindur se barka i përkiste një anije të madhe, ndoshta gjuetarëve të balenave. Megjithatë, lundrimi standard kalonte mijëra kilometra larg nga ishulli dhe askush nuk e kishte të qartë se si anija përfundoi aq larg.

Përveç kësaj, nuk kishte asnjë gjurmë të direkut, velave ose motorit, dhe lopatat e gjetura nuk ishin të mjaftueshme për të kaluar edhe disa qindra metra prej anijes së ankoruar të Crawford, e lëre më mijëra kilometra në rrugët më të afërta tregtare apo bregdetit më të afërt.

Deri në këtë ishull vijnë vetëm ata që e dinë se ku shkojnë. Ndoshta më e tmerrshmja në gjithë këtë tregim është ajo që ndodhi me ekuipazhin e anijes.

Thellë në arkivat sovjetike ishte varrosur zgjidhja e këtij misteri, transmeton bota.al.

Me fjalë të tjera, në vitin 1958, qeveria sovjetike dërgoi një flotë të gjuetarëve të balenave dhe në mesin e tyre ishte një anije kërkimore, Slava-9. Në fund të nëntorit 1958, një pjesë e marinarëve zbarkoi në ishull por moti i përkeqësuar me shpejtësi e pengoi largimin e tyre.

Për tri ditë ata mbetën në ishull pa kurrfarë ushqimi derisa ata u shpëtuan nga një helikopter i flotës së gjuetarëve të balenave.

Serbët e Kosovês, më të privilegjuarit në botë!



Image result for fadil maloku

Prof.Dr.Fadil Maloku


1.Minoritarizmi, si kategori sociologjike, është një lloj neologjizmi që ka të bëjë me ato vende, shtete e shoqëri, ku pakicat kombëtare, favorizohen tej mase.., sa që arrijnë të bëhen edhe hisedare, në proceset e vendimmarrëse politike!!!

2.Ndryshe, si neologjizëm minoritarizmi, shquhet edhe si një lloj praktike politike, ku një komunitet i vogël etnik, fetar, apo gjuhësor gëzon të drejtën absolute kushtetuese e politike (!), edhe duke sjellë vendime të gabuara e në disfavor të shumicës absolute!

3. Në Kosovë, minoritarizmi (minoritarianism), si Platformë Juridike, është instaluar qëllimshëm në Planin e Ahtisarit, prej nga derivojnë si Kushtetuta ashtu edhe shumica e ligjeve të tanishme!

4. Askund, nuk mund të hasish pakicë etnike, që me 5%, të pretendoj të menaxhoj apo me mirë me thënë, edhe kontrolloj territorin prej 30% , të një vendi?!

5.Askund, s’mund të hasësh që për miratimin e një ligji apo vetë aktit të Kushtetutës të kërkohen pelqimi dhe votat e një grupi minoritar, siç është rasti me serbet e Kosovës!

6.Askund, s’mund të hasish askund një grup minoritar që mund ta atakoj pa kurrfarë kredibiliteti; social, politik e edhe juridik, interesin kombëtar të një vendi, siç është rasti me Kosovën!

7. Askund, në botë s'mund hasish grup të tillë mandatar, të kësaj madhësie demografike që del të prodhojë kriza dhe shantazhe në procesin e vendimmarrjes: politike dhe legjislative, sikurse kjo serbe, në Kosovë!

Muri në Mitrovicën e Kosovës, simbol i aparteidit serb!

Image result for mehdi hyseni

Prof.Dr.Mehdi Hyseni


***

Serbomëdhenjtë e Beogradit, paqësorë të shtirur në sy të Amerikës dhe të BE-së, kurse segregues brutalë ndaj shqiptarëve dhe Kosovës së pavarur!

*** 

 Ngritjes së Murit segregues dhe apartheid serb në Mitrovicën e Veriut ia hapi rrugën “Dialogu i Brukselit (2011-2016); Plani 6-të Pikësh i Ban Ki Moon-it dhe mosshfuqizimi i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

*** Derisa Serbia të mos japë llogari për krimet e saj të ushtrimit të kolonialzimit dhe të gjenocidit në Kosovë (1912-1999), Beogradi zyrtar kurrë nuk do ta njohë shkëputjen dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Këtë fakt të rëndësishëm dhe të pashmangshëm, duhet mbajtur parasysh si “quarnët politikë” shqiptarë, ashtu edhe faktorët relevantë ndërkombëtarë (Amerika, BE-ja dhe NATO-ja, që kanë meritat kryesore dhe historike për çlirimin dhe për pavarësimin e Kosovës nga Serbia (1999).

Në njërën anë, pushtetarët serbomëdhenj të Beogradit, po shtiren si paqësorë para BE-së së Federica Mogherinit në Bruksel, kurse në anën tjetër, me vepra konkrete po dëshmohen si segregues të dëshmuar shekullor të dikurshëm, duke ndërtuar mure në Mitrovicën e Kosovës veriore, me qëllim që pas mbylljes së “procesit” të Brukselit, të paktën ta kantonizojnë pjesën veriore të Kosovës, ose, në rast dështimi, ta shkëpusin krejtësisht nga Kosova për t’ia bashkuar Serbisë. Ky është mesazhi i “politikës paqësore” të qeverisë “proevropiane” të kryeministrit të “reformuar” Aleksandar Vuçiq (mik i ngushtë i kryeministrit shqiptar Edi Rama).

Heqja e sanksioneve ndërkombëtare Serbisë, gabim fatal!

Ky ishte një gabim i madh i faktorëve ndërkombëtarë, që Serbinë e rehabilituan nga kryerja e gjenocidit të fundit (1989-1999) dhe nga sundimi i egër kolonialist 100-vjeçar i saj mbi Kosovën e Shqipërisë Etnike (1912-1999).

-Kombet e Bashkuara, Amerika dhe BE-ja, nuk do të duhej t’ia heqnin sanksionet ekonomike, politike, diplomatike dhe ushtarake Serbisë derisa Beogradi zyrtar ta njihte Republikën e pavarur të Kosovës, kur kjo ndodhej nën mandatin e administrimit juridik ndërkombëtar të OKB-së (UNMIK-ut) sipas Rezolutës 1244 ( 12 qershor 1999 – 17 shkurt 2008).

Mirëpo, meqë kjo nuk ndodhi, Kosova (edhe pas njohjes unilaterale ndërkombëtare, më 17 shkurt 2008 nga ana e Amerikës dhe nga 22 shtete të BE-së) ende ka ngelur si shtet i papërfunduar në kuptimin juridik të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara ngase sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së dhe të “Dialogut të Brukselit (2011-2016), “quranët polititkë” të Kosovës, të mbështetur edhe nga politika dhe nga diplomacia aktuale e Shipërisë londineze, nga SHBA-ja, nga OKB-ja dhe nga BE-ja, kanë pranuar dhe janë pajtuar, që të hyjnë në negociata me Beogradin zyrtar kinëse për t’i normalizuat marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë. Mirëpo, një dialogim i tillë në “procesin e Brukselit” politika dhe diplomacia zyrtare e Serbisë po e shfrytëzon, me qëllim që post festum, të vihet në pikëyetje statusi politik i Kosovës, edhe pse deri tani Kosovën e kanë njohur 113 shtete të Kombeve të Bashkuara (shkurt 2008-dhjetor 2016).

Pa ndëshkimin ndërkombëtar të kolonializmit 100-vjeçar të Serbisë në Kosovës (1912-1999), Beogradi e as Moska kurrë nuk do ta njohin Republikën e pavarur të Kosovës, pavarësisht se çfarë thonë dhe propagandojnë “quranët politikë” të Kosovës dhe të Shqipërisë londineze (1913).

Amerika me tym dhe me flakë e pëzuri Serbinë nga Kosova, kurse “quranët politikë” ia hapën portat e Veriut të Kosovës, që ajo të rikthehej dhe të rikolonizonte atë pjesë, duke ndërtuar lagje të reja moderne për rikthimin e kolonëve serbë dhe duke ndërtuar mure të reja buzë lumit Ibër, përkatësisht kufij të rinj për ta izoluar pjesëm jugore të Mitrovicës.

Pra, Shtetet e Bashkuara të -Amerika, BE-ja dhe NATO-ja ia mbyllën dyert Serbisë në Kosovë, kurse “quranët politikë” ia happen pa asnjë kusht, edhe pse ajo kishte kryer gjenocid barbarik ndaj 2 milionë e gjysmë shqiptarëve dhe kishte dëbuar mbi 1 milion sish (1989-1999) për çfarë, edhe u izolua nga bashkësia ndërkombëtare (OKB, BE dhe OSBE) në saje të sanksioneve ushtarake, ekonomike, politike, tregtare dhe diplomatike, të vendosura në prill të vitit 1998 deri më 2001, kur KS i OKB-së, Serbisë ia hoqi embargon e armëve, si dhe BE-ja, e cila më 2000 e liroi nga snaksionet, që ia kishte vënë më 1998.

Edhe sa dekada, duhet të mirremi me Serbinë? – Pse, edhe pas pavarësimit unilateral të Kosovës, “quarnët politikë” të Kosovës së bashku me Beogradin po neogociojnë në Bruksel (2011-2016) për fatin e Kosovës, kur qeveria, parlamenti dhe presidenca e Serbisë kanë deklaruar para botës, se kurrë nuk do ta njohin Republikën e Kosovës ?! – Kështu thotë, edhe Kushtetuta në fuqi e Republikës së Serbisë (2006), se “Kosova është krahinë e Serbisë”.

- Pse pritje absurde 16-vjeçare derisa Serbia u inliftrua dhe e rindërkombëtarizoi çështjen e Kosovës, duke e vënë në pikëpyetje statusin e pavarur të saj përmes ruajtjes Rezolutës 1244 dhe “Dialogut të Brukselit” (2011-2016)?

-Pse “quranët politikë” të Kosovës nuk bën asgjë që brenda atij tetëvjeçari, ( kur Serbia totalisht ishte e isoluar ndërkombëtarisht nga BE-ja, nga OKB-ja, nga OSBE-ja dhe nga Amerika), në mënyrë që të ndryshonin statusin juridiko-politik dhe admnistrativ të përkohshëm të Kosovës, duke kërkuar me këmbëngulje dhe me plot të drejtë nga bashkësia ndërkombëtare njohjen e pavarësisë së plotë të Kosovës mbi bazën e së drejtës historike dhe të vetëvendosjes, duke qenë se Kosova pothuajse 100 vjet kishte qenë koloni e Serbisë ( 1912-1999).

Ky është argumenti kryesor, që justifikon luftën çlirimtare kombëtare antikoloniale të UÇK-së dhe kërkesën legjitime dhe legale të popullit shqiptar, që Kosovës t’i njihej e drejta eksplicite e vetëvendosjes së brendshme dhe të jashtme sipas normave, parimeve dhe rregullave të së drejtës ndërkombëtare, jo të heshtej dhe të injorohej kërkesa dhe e drejta për shkolonizimin e Kosovës shqiptare dhe, në vend të saj, Kosovës t’i njihej statusi i “pavarësisë unilaterale” si “rast sui generis”, status ky që kontestohet nga parimi juridik i së drejtës ndëkombëtare.

Së fundi, le të shkojnë në “rrotën e nasradinit” me Serbi e pa Serbi, me mure dhe pa mure (e thefshin qafën ata që po ndërtojnë mure kolonizimi dhe segregacioni, dhe, ata “quranët” latifundistë, karrieristë dhe korrucionistë, që po lejojnë ngritjen e tyre), sepse fajin kryesor për hapjen e dyerëve Serbisë, që ta riokupojë pjesën veriore të Kosovës e ka politika tradhtare dhe antikombëtare e “quranëve” karrieristë, injnorantë, latifundistë, nepotistë, krahinaristë, korrupcionistë, sektaristë, despotikë dhe burokratë të Prishtinës , të cilët pas vënies së Kosovës nën mandatin juridik ndërkombëtar të UNMIK-ut (1999-2008), ranë në gjumin e thellë të “ ariut dimëror”, duke e lënë në harresë armikun shekullor gjenocidal-Serbinë, e cila në kohë paqeje (qershor 1999- dhjetor 2016) e ndihmuar nga Evropa dhe nga OKB-ja ia arriti që ta bllokojë njohjen e së drejtës së vetëvendosjes dhe të pavarësisë së Kosovës nga ana e Kombeve të Bashkuara

Po bëhet gjithnjë e më real skenari i ndarjes së Mitrovicës - në dy pjesë me kufi përgjatë lumit Ibër



Nga Beqir Sina


Prej çlirimit të Kosovës, vendosjes së trupave të Kfor-it, (kontigjenit francez) në Kosovë, po ndodh një “betejë" e vërtetë, në heshtje varri, me atë që po thirret “ndarjen de facto e de juro të Mitrovicës”.

E cila, ka nisur menjëherë, filla pas luftës, kur në anën e përtej lumit Ibër, u ngritë flamuri i Serbisë, dhe më pas u krijua sistemi paralel, u dogjën dhe morën doganat, në veri, u uzurpuan ndërtesat qeveritare në veri të Mitrovicës, u hodh zhavorr e dhe, për të bllokuar Urën e Ibrit, dhe tani ajo më tragjikja, e kësaj historie të trishtë, për Kosovën, është se atje në qytetin e ndarë të Mitrovicës, është duke u ndërtuar një mur , ku disa thonë dy metra e gjysmë, disa të tjerë 80 centimetra…….e tjerë e tjera….!

Por, gjithsesi, e vërteta, është se tashmë në Veri të Kosovës, Ura e Ibrit, nuk është më simboli i ndarjes së Mitrovicës, mbase “kufiri” i ndarjes, gjatë kësaj jave është zhvendosur pak metra më tutje, pikërisht, aty ku është duke ndërtuar një mur, pak rendësi ka se dy metra e gjysmë, apo 80 centimetra, lartësia ka rëndësi vetëm nga ana strukturore, sepse, nga ana gjeo politike dhe e përkthyer shqip e në të gjithë gjuhët e botës, kësaj i thonë, ndarje e Mitrovicës - ndarje e Kosovës.

Ndërtimi i murit për ironi të fatit, thuhet se “është bërë kokë më vete nga udhëheqja e Komunës së Mitrovicës Veriore, në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe me planin për rivitalizimin e urës, të dakorduar në Bruksel”.

Kurse, thuhet se zyrtarë të Qeverisë së Kosovës janë zotuar se do të veprojnë me forcën e ligjit, kurse rivitalizimin e urës, thuhet se e ka marrë përsipër Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, për ta ndaluar, por në pyetje është se kur dhe deri kur?.

Dhe, këtë “film me mure” që e kemi parë prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, duket se askush nuk mund do ta ndalë dot. Me ç’farw po i shikon syri çdo njërit nga ne, dhe me ato deklaratat dhe reagimet, del se çdo njeri si për hesap të tyre, e shikon këtë se ndarje me mur, ndërkohë, që tani “kufiri” i ndarjes, është vendosur aty ku është duke ndërtuar ai mur i mallkuar.

Por askush, në të vërtetë, nuk del se është përgjegjës, dhe nuk kanë dhënë sqarime për zhvillimet rreth urës, kurrkund nuk flitet zyrtarisht për projektin e tyre, aq sa nuk përmendet ndërtimi i ndonjë muri, apo prishja e këtij muri ndarës, apo kushedi çfarë, pa çka se mund të çojë “ edhe për eskalimin e situatës dhe mbrojtën e Mitrovicës, nga ndarja deri në derdhjen e gjakut?”

Mbasi, me këtë rast është vendosur sipas meje në dyshim edhe fati i Kushtetutës së Kosovës.

Ajo që nuk shkakton më kurrfarë dyshimi është mungesa absolute e përgjegjësisë dhe sqarimet deri tek ndonjë ndërhyrje ligjore ndaj këtyre veprimeve që çojnë qytetin e ndarë të Mitrovicës, "de juro dhe de fakto", mbasi, si shifet asnjeri prej tyre “nuk është i prirur për të mbrojtur edhe Kushtetutë, mos ndarjen e Mitrovicës".

Me pavendosmërinë e vet, ndërsa më pas dhe me veprimet e tepruara si këto që po ndodhin në Mitrovicë, nuk mundet të ndodh gjë tjetër vetëm se veprime të këtilla, ta acarojnë edhe më shumë situatën në veri të Kosovës, nëse nuk i dilet para një të keqe më të madhe..

Jam i mendimit se vet qytetarët e Mitrovicës, po ashtu si dhe autoritetet pushtetarë, deputet dhe politikan, analistë, dhe gazetar, duhet të ndërhyjnë ndaj gjithë kësaj katrahurë, pa pritur për të dëgjuar se çfarë po thotë Europa....

Mbasi, tani me këtë veprim dihet se po bëhet gjithnjë e më real skenari i Beogradit, rreth ndarjes së Mitrovicës- në dy pjesë me kufi përgjatë lumit Ibër….., i përgatitur prej se kur Serbia u detyrua ta lërë Kosovën, mbasi e sundojë padrejtësisht për më shumë se 1 shekull.

Tanimë dihet, dhe nuk do mend shumë se :"Kërcënimi i ndarjes së Mitrovicës, është në rritje, prej se kur Kosova, u çlirua dhe në veri të qytetit mbi lumin Ibër, u krijua sistemi paralel, serbët e nxitur dhe të ndihmuar nga Beogradi, uzurpuan me forcë godinat e administratave lokale në Veri- ndanë urën mbi ibër në dy pjesë, e të tjera".

Por ka edhe një pyetje tjetër: A mos vallë kjo do të çojë edhe në ndarjen e Kosovës? Dhe, askush nuk merr guximin ta parandalojë këtë!.

Kosova, nuk ka asnjë arsye të lërë në harresë shembullin e luftës , për liri dhe çlirimin e saj, nga Serbia, e cila e sundojë si e ceka më lart në mënyrën më të pa drejtë dhe më brutale.

Andaj mendojë se në këtë skenar të zhvillimit të ngjarjeve nuk beson askush se deri në minutën e fundit, do të zgjidhet kjo çështje ajo se çfarë skenari ka përgatitur Serbia për Kosovën.

Ndarjen e Mitrovicës, nuk duhet ta pranojë, as BE-ja dhe as SHBA-ës. Para se ngrihet muri dhe Mitrovica e Kosova mund të ndahet në të vërtetë në dy pjesë me një kufi përgjatë lumit Ibër…….

Unë e kam vizituar disa herw vitet e fundit Mitrovicën, dhe e njoh mjaft mirë jetën e atjeshme, realitetet politike, e sociale të qytetit, që duket tashmë është i ndarë qysh nga ura e Ibrit.

Për mua ajo që po ndodh tani në Mitrovicë , ngjason më shumë se një skenar, është i njëjtë me ato strategjitë të atyre ndarjeve, që historia na mësoi me mure ndërse të disa qyteteve, prej Luftës së Dytë Botërore.

Dhe, sidomos tani që rreziku dhe ndikimi i Rusisë, në Ballkan, është afruar shumë dhe është dukur ndjeshëm……!

Të mos harrojmë se problemet me muret, nuk linden me Mitrovicën dhe linden sot, por ato lindën që nga viti 1944- 1949.

Prej atëherë kur çështja gjermane, kishte ndryshuar në thelb sidomos në një pikë kyçe, nuk ishte më ajo që do duhej të ishte një Gjermani e tërë, por kjo duhej ndarë në dy pjesë, dhe, kjo ndodhi si rezultat i sistemeve të kundërta politike, që kishin sjell proceset e pasluftës së Dytë Botërore, në atë kohë.

Atëherë, kur të dy këto sisteme të kundërta politike dhe ideologjike ishin të shtyrë edhe nga disa rrethana të asaj kohe kur dihej se strukturat e pushteteve globale ishin nën ndikime të dy poleve të kundërta ndërmjet SHBA dhe BRSS. Pastaj ishin pikërisht edhe disa procese dhe momente historike tepër interesante si koha e Koncertit të Evropës, pastaj vënja e një „Perde të Hekurt“ e cila simbolizonte ndarjen e botës në dy blloqe, lindore-komuniste dhe perëndimore-demokratike.

Mirëpo, kjo periudhë dyzetë vjeçare e durimit, dyshimeve e ngrirjes dhe diferencave të mëdha në mes të dy botërave ideologjike, po vinte dalëngadalë drejtë ekuilibrimit, procesit të çlirimit nga pengesat e mëdha ideologjike dhe fillimi i ndryshimeve të thella historike. Pak para shembjes së këtij simboli ndarës, në një fjalim të mbajtur pranë Murit të Berlinit ne vitin 1987 presidenti i 40 i SHBA Ronald Reagan shprehej“… zoteri Gorbaçov, hapeni këtë porte! Zotëri Gorbaçov, shkuleni këtë mur!...“.

2016/12/09

Prof.Dr.sc.Fatmir Terziu : Një vështrim mbi veprën letrare të shkrimtarit të shquar gjatë regjimit komunist(Kadare, një mjeshtër i "loci imagines", një penë për të gjithë)


Sartri thotë se ekzistojnë tre lloje shkrimtarësh. Shkrimtarë që shkruajnë për Zotin, shkrimtarë që shkruajnë për veten dhe shkrimtarë që shkruajnë për të tjerët.

Të tjerët, sidomos kritika e huaj që i referohet së fundi veprës së përkthyer në disa gjuhë të huaja të shkrimtarit Ismail Kadare, shprehet se, shkrimtari fitues i disa çmimeve Botërore është 'një shkrimtar që shkruan për të tjerët' (Carrey, 2005). Kjo diktohet nga vetë fakti se mbi dyzet veprat e tij të shkruara në formate të ndryshme, kurrë s'kanë qenë një lexim i lehtë për t'u gëlltitur.


 

Vëmendja e tij e parë e treguar në moshën djaloshare me poezinë "Frymëzimet djaloshare" (1953), edhe pse diku zënë vend disa poezi për Stalinin, kanë në thelb një lidhje me memorjen e fortë kulturore, identitetin etnik dhe ristrukturimin e "loci imagine" (imagjinatës së përshkrimit), gjë që e bën këtë autor një mjeshtër për të rezistuar në tërë strukturën e 'transkulturimit' (den Boer, 2008:234 & Ortiz, 2008:29). Kjo mjeshtëri e kategorizon stilin Kadare dhe vetë veprën e tij, përpos një stature tipike Kadare që të përballojë edhe sfidën e një totalitarizmi që shqyu portat e krijimtarisë shqiptare në gati gjysëm shekulli.

Poezia dhe proza e Kadaresë mes kësaj mjeshtërie ka lënë pas turrarendës dhe dritëhije, duke dhuruar mes fakteve hapësirë të qëndrueshme dhe 'psikoanalizë' mbi mënyrën e kapjes dhe analizimit të gjërave në gjuhën profesionale. Së fundi, është Ornela Domi që e sheh këtë tek studimi i saj monografik "Kadare në Psikoanalizë", që në fakt përbën një dëshirë të brendshme për ta parë Ismail Kadarenë ndryshe, nga një këndvështrim tipik frojdian.

 Ky studim monografik, që përmbledh pesë vepra të Kadaresë me karakter autobiografik: "Kronikë në Gur", "Rrëfim trikohësh", "Marrëzia kadaerane", "Qyteti pa reklama", "Muzgu i perëndive të stepës" kuptohet se ka qenë një sprovë jo e lehtë, e cila ka rrekur të qëmtojë elementët autobiografikë, që lidhin jetën me veprën e një shkrimtari, nëpërmjet një metode letrare moderne siç është "Psikoanaliza e letërsisë' (Domi, "Tirana Observer" 2010). Në këtë hapësirë mes elementëve të psikoanalizës, këndvështrimi i memorjes kulturore që prodhon proza dhe poezia e Kadaresë janë pjesë e detyrueshme e një debati si shkak për atë që prodhoi shtirrur 'disidencën' e Kadaresë. Shkrimtari britanik Howard Brenton na vjen disi në ndihmë kur shprehet se "të gjithë shkrimtarët janë ekstatikë, gjë që është përse të gjithëve u qepet nga pas një 'sirenë' që gjëmon nga të adiktët dhe ekremizmi" (Howard; "Guardian" 2010:10) Po pse kjo e bën shkrimtarin e përmasave Botërore të mbetet një dritare e hapur në tërë strukturën e këtij debati?

Si shkak për "disidencën" e Kadaresë

Në një nga faqet më të kërkuara internetike, "Wikipedia", në gjuhën angleze ndodhet edhe vepra dhe jetëshkrimi i shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare. Midis të tjerave ajo që të bën përshtypje është edhe pjesa që ka të bëjë me një debat të hershëm ndaj tij. Aty shkruhet: "Në vitin 1990, Kadare mori azil politik në Francë, për lëshimin e deklaratave në favor të demokratizimit.

Gjatë kërkimit të statusit, ai deklaroi se "diktatura dhe letërsia autentike janë të papërshtatshme për bashkëjetesë… Shkrimtari është armiku natyral i diktaturës." (Wikipedia, online) Po aty shkruhet:
"Disa emigrantë shqiptarë dhe shkrimtarë anti-komunistë pretendojnë se, të paturit e një statusi të privilegjuar nën regjimin e Enver Hoxhës, tregojnë se ai ishte në fakt një shkrimtar i realizmit socialist dhe jo një disident, si shumica e njerëzve të kualifikuar. Kur u pyet, ai nuk e pranoi që të jetë një Solzhenicin, duke argumentuar se një rol të tillë nuk ishte e mundshme ta vije në dispozicion nën regjimin Hoxha, të cilin ai e ka cilësuar regjim paranojak dhe sulmues". (Po aty)


Qosja në debatin me Kadarenë rrëfehet tipik dhe kundërshtar lidhur me aspekte të ndryshme, përfshirë disidencën dhe identitetin. Ndërsa më i ashpri për disidencën e Kadaresë mbetet Trebeshina. Pyetjes së marrë nga gazeta "Express" e Kosovës nga intervista e gazetarit Alfred Beka, Prishtinë, 22 maj "Kur jemi te Kadareja, ka që thonë se ai ka qenë disident. Sipas jush, a ka qenë disident Ismail Kadare?", Trebeshina i përgjigjet: "A mund të jetë disident një poet i oborrit? Nëse doni jepjani dekretin për disident.

Është punë për ju. Fuqi keni. Pushtetin e keni. Disidencën jepjani" (Trebeshina, 2009). Sidoqoftë, shkrimtari Kadare dhe kjo dilemë kanë mbetur një debat i gjallë dhe me kundërshti të vazhdueshme. Askush në fakt edhe nga përkrahësit e tij, po aq edhe nga debatuesit dhe mbrojtësit e idesë se, ai nuk ishte një disident, deri më sot nuk kanë dhënë argumenta të qarta. Të dy palët janë nisur nga koha, hapësira dhe vendi në të cilën argumenti Kadare i diskutuar është jashtë fenomenit Kadare në debat. Pa marrë përsipër të bëj një vijë ndarëse, apo të fryj në këtë debat-zjarr të ndezur, do të mundohem të ndikojë sadopak të jap një kontribut në ndriçimin e disa pikave që lidhen me këtë debat.

Pse alarmon fjala "Disident" në debatin Kadare?

Në fillim duhet të sqarohet së paku shkurtimisht se çfarë përcakton një njeri të quhet disident, apo kush mund të jetë një i tillë. Sipas përcaktimit filozofik të këtij termi fjala "Disident" merr kuptime të ndryshme në sisteme të ndryshme shoqërore dhe politike.

Një përcaktim më afër është ai që sqaron se, "Një disident është një person që flet kundër sistemeve politike me qëllim profesionalizmin e tij". Këtu duhet kuptuar se ky person është një njeri i papajtueshëm me rrjedhën e ngjarjeve dhe ligjet e proklamuara.

Ky term është përdorur më shpesh për ata që janë në pyetje për jetën edhe fatin e tyre në mesin e diktaturave, sidomos atyre që janë përndjekur e përballur për këtë qëllim nga diktatura komuniste. Në shoqëritë totalitare ka ndodhur që shpesh jeta e disidentëve të merrte fund, ose ata të përndiqeshin, kërcënoheshin dhe shumica janë shpesh të dënuar.

Në ish-Bashkimin Sovjetik ata ishin shpesh të dërguar në Gulagun Siberian. Ndryshe ndodh në shoqëritë demokratike. Disidentëve, në këtë shoqëri ku supozohet liria e fjalës dhe veprës e mendimit ndryshe, shpeshherë u kanoset një presion 'demokratik', si rasti i ndjekjes për komunistët në vitet 1950 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duhet thënë se, nën emrin e mirëfilltë disident deri tani njihen emra të tillë si Andrei Saharov, Noam Chomsky, Vaclav Havel dhe Aleksandër Solzhenicin.
Duke parë këtë teori të shkurtër pak a shumë shihet, kuptohet e sqarohet më së miri fjala 'disident' dhe lidhja e saj me debatin në fjalë.

Por, për të mos u nxituar në argumenta dhe dhënë vetëm njërën anë të medaljes, padyshim ne mbesim në duelin e ashpër 'letërsi-shtet' apo e thënë më saktë në duelin e shtetit diktatorial me letërsinë dhe krijuesit e saj. Në këtë aspekt ka sërish mendime të ndryshme. Mendime që vijnë nga pika e këndvështrime të ndryshme, ide që qarkullojnë nga kohëra të tjera. Ajo që është në interes si fillim është kryesorja për ta parë në vetë fjalën evoluese në gojën e shkrimtarit Kadare. Ja se si shprehet vetë Kadareja, duke marr çmimin "Man Booker International":

"Ne kemi besuar tek letërsia. Dhe ajo, në këmbim të besnikërisë dhe të besës sonë, na dhuroi bekimin dhe mbrojtjen e saj". Të besosh tek letërsia, do të thotë të besosh në një realitet të epërm; të besosh tek letërsia do të thotë që regjimi i tmerrshëm, të cilit iu nënshtrua vendi im ishte më i dobët se madhështia e pikëlluar e letërsisë. Të besosh tek ky art, kjo do të thotë që të jesh i bindur se ai regjim, të cilit ju nënshtruat, se policia që ju përgjonte, se udhëheqësit e lartë, funksionarët, gjithë ngrehina e tiranisë nuk është veçse një makth kalimtar, në krahasim me Urdhrin suprem për të cilin ju ishit bërë dishepull." (Kadare; Fjala duke marr çmimin "Man Booker International", Skoci).

Në këtë fjalë duken edhe drita edhe hija. Pra, dritëhijet që të shpien në kuptimin e qartë të fjalës disident e sidomos në kushtet shqiptare të kohës së diktaturës komuniste. Kjo që komentohet është njëra anë. Ana tjetër është sërish tek mjaft kënde që bien pre e kësaj dritëhije. Por, ndërsa kjo që shkruhet më lart është një derivat i shprehur nga Kadareja në këtë lidhje të lartcituar, ajo që vjen si një argument në ndihmë të fjalës disident është një intervistë e dhënë kohë më parë nga vetë shkrimtari për shtypin shqiptar.

Në këtë intervistë të tij të titulluar "Historia e një bllofi", Kadare, duket se lëshon vetë paksa dritë mbi këtë pikë të disidentizmit shqiptar, duke 'integruar' dritën me hijet, në një sfond debati të qartë dritëhijesh. Ai në përgjigje e sipër, duke kundërshtuar faktet e shtruara në librin e Fatime Kullit, "Uragani i meteorëve - Bilal Xhaferri dhe Ismail Kadare ballë për ballë", shprehet në një fjali "Nuk e kuptoj se si pas kaq vitesh, kjo kritikë mund të reklamohet si disidente".

(Kadare, intervista; Gazeta "Shekulli"). Fjalët e tij 'si disidente' dalin nga një alarmim i brendshëm në lidhje me këtë debat dhe në tërësi ato janë më të kuptueshme kur lexohen në tërë përgjigjen e shkrimtarit: "Kritika e Xhaferrit, siç e thashë e siç del edhe nga pyetja juaj, ka qenë retorike, tipike e një militanti që mbron realizmin socialist nga ndikimet dekadente.

Dy ishin pikat e saj kryesore. E para, më akuzonte se në romanin tim kisha denigruar klasën punëtore e figurën e gruas shqiptare (për këtë të fundit shkruaja, sipas tij, se ajo nuk kishte sapun për t'u larë). E dyta, lidhej me ndikimet e letërsisë dekadente perëndimore në veprën time. Siç e shihni, një kritikë e tillë, në një regjim diktatorial nuk nderon asnjë shkrimtar, e aq më pak një "disident". Nuk e kuptoj se si pas kaq vitesh, kjo kritikë mund të reklamohet si disidente". (Kadare, "Shekulli").

Kadare asnjëherë nuk pretendoi të jetë një disident

Duke marrë shkas nga ky debat ka disa ditë që disa kanë marrë nën sqetull bllokun e shënimeve për "Behlulin". Duke u munduar të zënë në gojë në gjithfarë mënyrash emrin "Kadare", natyrshëm mendojnë se bëjnë emër, marin pak vëmendje tek 'doni më për Behlulin?!".

Kadare vetë citohet të ketë thënë se ai asnjëherë nuk pretendoi të jetë një disident, se "ishte një pozicion i tillë disidence në Shqipëri, se askush nuk mund të bëhej, qoftë edhe për pak ditë, pa u përballur me pushkatim".

Atëherë përse disa turren të kthejnë flakën e shuar të disidencës për shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare? Përse duan ta bëjnë me zor shkrimtarin e vlerësuar, disident? Është pyetja a i duhet rrugës dhe veprës ku ka arritur shkrimtari Kadare, një disidencë e tillë për 'Kadarenë'? Natyrisht që jo. Turrarendësit e këtij monopati plot dritëhije, janë thjesht një mori diletantësh që ende kacavirren pas gati njëzet vjet demokraci në fushën e shkuar e tashmë të (ç)minuar të diktaturës. Çminimi është kryer me sukses. Letërsia po shkon në rrugën e majat e saj.

 Vetë Kadareja mbetet shkrimtari që ka plotësuar një itinerar të tillë. Një itinerar nderi në fushën e letrave shqipe dhe prezantimin e saj në botë. Të citosh sot Kadarenë, të paktën në Britani të Madhe, natyrshëm ke marrë një emër tjetër për tërë nocionin shqiptar. Një emër që ta krijon shkrimtari, pa patur nevojë për 'mushamanë' e disidencës së shiut të buzëmbrëmjes.

Pikënisja e një studimi për veprën e Kadaresë

Unë jam një kërkues shkencor në Universitetin South Bank të Londrës, që në 2006-ën, kur për herë të parë mendova për botimin e një studimi mbi Ismail Kadarenë dhe veprën e tij. Ajo, pra ideja dhe iniciativa ime, nuk ishin ndoshta thjesht një ambicie origjinale. Më shumë se dhjetra studime mbi veprën e Ismail Kadaresë ishin botuar në gjuhën shqipe, në anglisht, frëngjisht dhe shumë gjuhë të tjera të Botës, që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, shumica e tyre nga autorë, të cilët i parapriu mendimi i një dëshire të panjohur, një valë të re të njohjes së letërsisë shqiptare të viteve 1990-të dhe eksplorimit të letërsisë së këtij vendi, duke rrëmuar për të kaluarën pesëdhjetë vjeçare nën diktaturën e komunizmit. Mend pas kuvendit, do të thuhej në një mënyrë tjetër.

Me datën e studimit tim, që përkiste në vitin 2006, shpeshherë i ndikoja nismës time ashtu siç i sugjeron ndërgjegjes një zanafillës. Si një studiues në atë kohë unë mund të kisha qenë më i avancuar në drejtime akademike, për të tërhequr vëmendjen në fushën krijuese ose në studimet kërkimore që kanë të bëjnë me mediat dhe kulturën apo edhe të rrëmoja në libra e të mësoja nga përvojat britanike, apo si një shkrimtar në ecje e sipër të aspiroja në linjën krijuese shumëplanëshe, duke marrë shembullin e më të shkëlqyerve të fushës së letrave dhe që janë përherë të kapshëm nga lexuesi dhe krijuesi shqiptar dhe anglez.

Pra, të isha në rrjedhën e shkrimtarëve, siç edhe mundohesha ta bëja në të njëjtën kohë.
Unë nuk do të mendoja të kishte mendime ndryshe në atë kohë rreth Kadaresë, të paktën në këtë mënyrë mendoja aty në prag të 2006-ës. Jo se kur isha nxënës i shkollës së mesme, pra rreth viteve 1980-të, e dija shumë mirë se ishte zor të shpëtoje pa mbajtur mend dhe mësuar përmendësh "Shqiponjat fluturojnë lart", apo të mos kishe mësuar "Raporte e fjalime" të Enver Hoxhës, ku kritikoheshin Ismail Kadareja dhe Helena, e shoqja e tij shkrimtare, për honorare të shumta, si veprime 'mikro-borgjeze'.

Kështu mes shkrimtarit që i këndonte Partisë dhe shkrimtarit nën thuprën e Partisë në mendjen time, pikërisht në vitin 2006-të, në zemër të Metropolit britanik, më vinin edhe erëra të tjera nga Perëndimi e Lindja, më vinin zëra nga e gjithë Bota Letrare, ku vinin theksin 'pro dhe kundër' fenomenit Kadare të letrave shqipe.

Kjo mund të kishte tulatur studimin dhe mendimin tim në ato rrethana, nëse diçka më e madhe nuk do të më shtynte të vazhdoja kërkimet dhe studimin tim për shkrimtarin Kadare. Unë isha në mëdyshje edhe nga ajo që dukej shumë e çuditshme me mungesat e mia të fakteve për të bërë ballë dhe për të përqendruar në kujtesën kolektive faktet që kërkoja si armë për studimin tim. Studimi im ishte ndoshta hapur një tendencë për të lexuar një shkrimtar shqiptar në një kohë tjetër dhe me mendim ndryshe, pasi ai nuk mund të ishte lexuar kaq shumë ndryshe në këtë vend, edhe pse mediat e huaja e kishin bërë shumë të dukshme kureshtjen rreth veprës së tij, edhe pse shpesh herë isha duke menduar vrullshëm se pse ne nuk jemi duke bërë atë që bëjnë mediat e huaja për shkrimtarin tonë, për shkrimtarin shqiptar, që merrte çmime, vlerësohej dhe propozohej për Nobël.

Dukuria moderne e Ismail Kadaresë u vërejt ndjeshëm, dhe u vu pika mbi i, mbi reputacionin dhe stilin e papërsëritshëm të tij letrar, në një ese edhe pse jo shumë studimore, por në mënyrë të konsiderueshme, nga shkrimtari Zija Çela, që vlerësoi një nga romanet e tij, "Darka e gabuar" si majë të paarritshme:
"Më pas, ka gjasa që i përgjumuri është ngritur dhe ka nisur të shkruajë dehshëm, pa e kuptuar nëse kishte parë në ëndërr Homerin dhe Shekspirin, apo ishin vetë tragjikët e mëdhenj që, jo në muret e Trojës dhe as të El Sinorit, por në një kështjellë të vjetër shqiptare u qe shfaqur në tym një i ngjashëm, vllam i bojëshkrimit, prijësi dhe princi i letrave Kadare". (Zija Çela)

Sulmi i vazhdueshëm i kritikëve të tij dhe Rutten

Prapëseprapë, në fakt Ismail Kadare jo në mënyrë të rrallë ka ndodhur të renditet me shkrimtarët e mëdhenj të botës, edhe pse ai mësohej nga mediat shqiptare, por edhe nga të huajat se, "kishte rënë nën sulmin e vazhdueshëm të kritikëve të tij që jetojnë brenda kujtesës, por edhe për shumë shqiptarë në mërgim, apo edhe nga brezi i shkrimtarëve të dënuar nga diktatura shqiptare".

Kur në vitet 1990-të u shpalos intervista e tij në media, kur ai u largua fshehurazi për Francë, kritikët e tij arritën një numër tipik, duke përfshirë Paskal Milon, Fatos Lubonjën, Primo Shllakun, Kolevicën dhe disa të tjerë. Por përshtypjen e shkrimtarit, Zija Çela jo pa qëllim e sulmuan interneteve dhe jo pa qëllim shumë sulme ndodhin ende për njeriun Kadare, pa bërë kurfarrë analize për veprën e tij. Dhe pas të gjitha këtyre zërave shumë pak prej nesh, duke mënjanuar disa shkrime të stilit 'mbrojtës', në sfond ndihet heshtje, madje asnjë prej nesh nuk flet dhe hesht për të gjithë kohën kur edhe ne në fakt jemi, duke pretenduar në heshtje për një gjë të tillë.

Tim Rutten shkruan më pas në Shkurt të 2009-ës, në "Los Angeles Times" me titullin "Disident ose jo, Ismail Kadare mbetet një shkrimtar i Madh", duke theksuar se, "Ismail Kadare është në shumë mënyra një prej shkrimtarëve të mëdhenj më problematikë në letërsinë perëndimore kontemporane". Duke lexuar më tej Rutten, ndikimi dhe dualiteti në zbërthimin e Kadaresë mbetet vërtet problematik. Por, ky është Kadareja i interpretuar.

Kadareja i vërtetë, Kadareja i veprës, pra shkrimtari për të cilin ne mundohemi të themi gjërat dhe mendimet tona është tek fjala e tij, filozofia, stili dhe shumë e shumë tek vlerat e papërsëritshme krijuese që ka lënë kohërave për kohërat.

Por, duke parë problematikën e tij, shpeshherë ngatërrohet kjo vlerë. Ai sipas Rutten: "Është një pyetje e ndërlikuar, që është bërë nga shumë artistë të njohur të shekullit të 20-të, vendlindjet e të cilëve iu nënshtruan hijeve totalitare, veçanërisht ato regjime komuniste, që duke ecur sipas modelit sovjetik, tentuan t'i mbanin artistët e tyre, shkrimtarët, poetët dhe muzikantët, të mbyllur… në rastin e Kadaresë, përgjigja duket të jetë se ai ishte në kohë të ndryshme, edhe disident, edhe bashkëpunëtor. Ai është i vetëm në dualitetin e tij." (Rutten; Shkurt 2009). "Sugjerimi i nënkuptuar se Kadare ishte një disident, ashtu si Vaclav Havel ose Aleksandër Solzhenicin, është shumë çorientues". Kadare nuk do të kishte mbijetuar dhe botuar kurrë nën regjimin e Hoxhës pa pasur asnjë lloj shkalle bashkëpunimi, detajet e plota akoma nuk janë të qarta. Vetë Kadare thjesht deklaron që e shkruara e tij ishte në fakt një kundërshtim i hapur. (Po aty)

Fenomeni Kadare diktohej disi i kursyer

Duke thelluar kërkimet pashë se, shkrimtari Ismail Kadare kishte rënë vërtet tashmë në korin e madh e të bashkuar që e barazonin me shkrimtarët modernë. Ishte kori i akademikëve të shumtë që binin dakord dhe vinin parantezë për kritikët letrarë që të hyjnizonin veprën e tij, së bashku me emra të mëdhenj në fushën e letrave, të mëdhenj si Homeri e Shekspiri me të cilët e krahason shkrimtari Çela, por edhe më tej me emra të mëdhenj si Pope, Johnson, Wordsworth dhe George Eliot.

Kjo ishte pas 2006-ës në fakt kur unë kisha filluar të shkruaj studimin për veprën e Kadaresë, me synimin për botimin e saj në vitin 2009, në këtë vit që ne ndodhemi tani. Ndërkohë, media më kishte armatosur me dëshmi të freskëta rreth romaneve dhe në njëfarë mënyre këtë e diktoja edhe nga lexuesit e Kadaresë.

Studimet akademike për veprën e Kadaresë tani ishin shumëzuar për mrekulli, pothuajse të gjitha në të njëjtin format: një hyrje të shkurtër, duke propozuar se vepra e Kadaresë ishte kurorëzim i një arritjeje të njeriut, i pasuar nga metamorfoza tipike të jetës dhe rrethanave shqiptare. Kjo ishte një recetë që efektivisht fenomeni Kadare diktohej disi i kursyer nga vlerësues në krahasim me malin e madh të krijimtarisë së tij, [duke ditur se botuesi i tij "Onufri" kishte shpallur ekskluzivitetin e veprave të tij] ose pak si një mënjanim nga të qenit e tij i vendosur në një botë tjetër letrare, intelektuale, sociale apo edhe për mjedisin në të cilin ai krijoi.

Përgjigjet e këtij 'kursimi' në adresë të veprës së tij, apo edhe të një kritike kundërshtare mund të jenë ende si një hamendësi, apo kundërshti, pasi askush nuk argumenton, siç thamë më lart me veprën e tij, por me qenien e tij. Një fakt i vetëm e disi më bindës vjen vetëm nga një brez intelektualësh që kishin arsyet dhe faktet e veta të kritikonin dhe të formonin kundërshtitë e tyre. Ky brez i ndjekur dhe i 'djegur' nga diktatura, me një bagraund tejet optimist para luftës dhe me një oportunitet më të civilizuar familjar kishte rënë në darën e diktaturës. Duke parë Kadarenë si një shkrimtar herë oborrtar e herë me një problem në lidhje me shtetin, për ta duket si një shërbëtor i tyre.

Kjo në fakt ka krijuar edhe një revoltë në një masë tjetër që diktojnë prioritet veprën e tij dhe shpërfillin këto anësime të lidhura me jetën dhe fatin e saj. Çela duket se nuk është i vetëm me esetë e tij në ndihmë të vlerave të Kadaresë. Analiza e tij e vitit 2008, gjithsesi ishte jo vetëm një ese që u kritikua shumë nga kundërshtarët, por edhe një fakt i çuditshëm që radhiste emra legjendarë në fushën e letrave rreth Kadaresë. Me këtë ese duhet thënë nga një palë u ngrit vlera e tij, por ama edhe nga një palë tjetër u zhyt disi fama e tij, pasi kritikat u shtuan dhe në fushën internetike të huajt e kishin më të lehtë të gjenin të përkthyera kundërshti të tilla, edhe pse ndonjëherë të pabazuara dhe shumë egoiste. Por, Çela e shpalli mendimin e tij, dhe kjo mund të ketë qenë edhe një arsye ndoshta për të nënkuptuar, se romanet e Kadaresë kanë prekur çështjet me interes për lexuesit dhe mbetet shkrimtari që është lexuar dhe lexohet më shumë edhe sot.

Përkthyesit e Kadaresë

Me përkthyesin e shkrimtarit shqiptar, David Bellos u njoha fizikisht nga afër në South Bank të Londrës. Ishte dita kur Kadare ishte mes lexuesve të tij londinezë në këtë Qendër të Madhe të Kulturës dhe Artit. Pas zyrtarizmave dhe takimit në sallë, pyetjeve dhe përgjigjeve mes dy palëve, Kadare dhe Bellos ishin pranë njëri-tjetrit në korridorin e gjatë të godinës. Kadare firmoste librat e shumtë që blenin të pranishmit. Këtu u zhvillua edhe biseda ime me Kadarenë dhe me përkthyesin e tij. Bellos, një intelektual dhe akademik i formuar, dukej shumë entuziast që ishte përkthyesi i Kadaresë. Për këtë, ne lamë një takim dhe vend për një intervistë…

Adam Kirsch shprehet në këtë mënyrë: "Kadare është padyshim një marrës i denjë i këtij çmimi (Man Booker International). Ai është një nga më të shpeshtit e përmendur si laureat në pritje i çmimit Nobël, por ai është gjithashtu një shkrimtar jashtëzakonisht i vështirë për t'u kuptuar plotësisht për një anglisht folës. David Bellos, një përkthyes i cili ka përkthyer disa prej romaneve të Kadaresë nga frëngjishtja në anglisht, kujton në një ese se ai në fakt po kryen "kthimin në anglisht të veprës së Ismail Kadaresë". (Kirsch, 27 Qershor 2005, The Sun, New York).

Duke lexuar Adam Kirsch në një nga analizat e tij të titulluara "E panjohura e personit: Kush është Ismail Kadare?", në plan të parë të vjen në mendje fakti që ekziston nga vështirësia e kuptimit të tij në anglisht. Ai përkthehet nga frëngjishtja dhe kështu ai disi përshtatet, kësisoj ai humbet vlerën origjinale dhe shprehinë origjinale të fjalës e mendimit të tij. Këtu Kirsch sjell shqetësim dhe habi. Ai shprehet se, zgjedhja e tij për të fituar çmimin "Man Booker International" si fituesi i parë i këtij çmimi, të modifikuar në arenën ndërkombëtare, përbën një arsye tjetër për të shtuar presionin e pyetjes së lartcituar.

Një shans tjetër ishte njohja me përkthyesin e parë të Ismail Kadaresë. John Hodgson, një njohës i mirë i Gjuhës Shqipe, ish-lektor në Universitetet shqiptare në Prishtinë dhe në Tiranë, por edhe përkthyes i mirënjohur për përkthimet e tij me vlerë nga Gjuha Shqipe në gjuhën angleze nga shumë institucione të rëndësishme botërore, tashmë ishte miku im dhe ndodhej herë pas here në zyrën time në Londër.

Dija për të shumë pak. Dija se kishte përkthyer për herë të parë shkrimtarin Kadare nga origjinali në shqip në gjuhën angleze. Dhe kisha dëgjuar se ai ishte në fakt përkthimi i parë dhe i vetëm nga origjinali për veprat e shkrimtarit shqiptar. Përkthimet e tjera bëheshin nga versionet e Jusuf Vrionit në frëngjisht, pasi përkthyesi i sotëm i Kadaresë, David Bellos është një njohës i shkëlqyer i gjuhës frënge. Gjithsesi, fakti që njoh përkthyesin e parë të Kadaresë, shpeshherë më ngacmonte të pyesja dhe të shtoja shënimet për Kadarenë.

John, shumë i matur dhe kursimtar në përgjigjet e tij. Herë më thoshte se ishte duke përkthyer libra shumë të rëndësishëm dhe herë më thoshte se po përkthente edhe një libër të pabotuar të Kadaresë. Kur një ditë ia behu me një libër nën sqetull.

Më dhuroi librin me kopertinë të zezë, ku në të binin në sy dritëhije të zbehta të një korridori të ngushtë e të gjatë, në sfondin ballor të të cilit diku shumë larg ndodhej konstrukti i një njeriu me kurriz nga shikuesi dhe më tej me të vetmen bardhësi në kopertinë që vinte nga fjalët në anglisht "Second …. dhe inside the Albanian Gulag" (E dyta…. Në brendësi të birucave shqiptare).

Me të kuqe shkruhej fjala e zmadhuar në sfondin e kopertinës "Sentence" (Dënimi). Mes këtyre kontrasteve ishin edhe dy emra me ngjyrë të bardhë në të zezën e kopertinës, që sfumohej në gri të rëndomtë, që vinin nga autori i librit Fatos Lubonja dhe nga përkthyesi John Hodgson, këto me madhësi relativisht shumë më të vogël se sa emri i autorit. Ishte vetëm kaq. Më dha librin dhe më tha se 'ishte libri më i mirë i shkruar për diktaturën nga një autor dëshmitar, vuajtës i diktaturës…"

Pastaj si zakonisht pas leximit të librit gjithmonë kureshtja intelektuale të shpie në stacione të ndryshme. Isha kureshtar të lexoja edhe librin e përkthyer të Kadaresë, librin e pabotuar më parë, librin që John Hodgson më thoshte se ishte duke përkthyer….

Debati jashtë dyerve të shtëpisë

Deri në kohën kur debati për 'disidencën' Kadare vlonte dyerve të shtëpisë dhe deriçkat internetike shkundnin thërriza mbi flokë të rëna, Heather McRobie në gazetën britanike "The Gurdian" shkruante një esse me shumë filozofi. Heather është shkrimtare dhe punonjëse e të drejtave të njeriut e vendosur në Lindjen e Mesme. Romani i saj i parë është publikuar në vitin 2008 dhe aktualisht është duke punuar në një roman me temë nga Ballkani.

 Ajo dukej e qartë dhe se tepër përzemërsisht, pa ndonjë ide inflacioniste ishte nisur të karakterizonte këtë debat të mbyllur që në titullin e esesë së saj. Eseja e botuar në këtë gazetë, që lexohet nga shumë profesionalistë, me miliona lexues britanikë dhe në Botë, më 6 Mars 2009, niste që në titull: "Ismail Kadare nuk duhet të jetë disident, që të jetë i mirë" (McRobie, 6 Mars 2009, "The Guardian).

 Ajo shpjegonte se, argumenti për shkrimtarin shqiptar si bashkëpunëtor i regjimit Hoxha ishte një shpërthim, por debatuesit e tij 'kishin humbur pikën' (Po aty). Kështu edhe shqetësimi i saj për hezitimin e Stokholmit në lidhje me vlerat e shkrimtarit Kadare, dukej disi politik, ndoshta si pasojë e këtyre kundërshtive dhe jo një faktor për termin 'disident'. Këtu përfshirja disa herë e emrit të përkthyesit të Kadaresë, Bellos, lidhja dhe popullariteti në arenën frëngjishtfolëse dhe sipari i hapur bukur në gjuhën angleze, nga përkthimet e librave të shkrimtarit shqiptar, përbëjnë një arsye më shumë për të konfiguruar aspektin 'shkrimtar në shërbim të letërsisë'.

Kadare vetë pranon se veprat e tij si dhe çdo vepër tjetër humbasin vlera në përkthim, aq më tepër kur veprat e tij në anglisht përkthehen nëpërmjet frëngjishtes. Ai shprehet: "Një shqiptar i madh, që jetoi në fillimin e shekullit të kaluar, këtu në Angli zbuloi se "Iliada" ishte përkthyer gabim në të gjitha gjuhët e botës. Ky gabim ishte përsëritur për më shumë se 20 shekuj. Në frëngjisht dhe në anglisht, p.sh. shkruhej se Akili ishte i "inatosur", por në fakt në greqishten e vjetër, në origjinal shkruhej se ai ishte i "pezmatuar"…". (Kadare, Oksford, Intervistë "Albanian Mail")

Ky ishte Ismail Kadare, i cili vinte tashmë, jo për herë të parë në mediat e përfaqësuara me elementin profesional, për të qëmtuar pozitiven, më të arriturën, më të vlerësuarën, veçanërisht modernen dhe personalitetet e kulturës, në të cilën edhe pikasja e Kadaresë, kishte qenë fjala dhe argumenti në esenë e saj. Kurrë më parë s'kishte qenë jeta krijuese e shfaqur në këtë mënyrë si ajo që tregon arsyeja nga debati i lirë, kurrë më parë ai vetë s'kishte qenë i konceptuar në mënyrë të ndërlikuar dhe me arsyetim kaq të vështirë dhe tejet lodhës.

Ajo shkruan se, studiuesi Robert Elsie, përpiqet të shpëtojë reputacionin politik të Kadaresë, duke e quajtur atë "një shkrimtar thellësisht disident", i cili bëri një "jetë bashkëpunëtore me regjimin". (Po aty) Pyetja e saj në këtë ese "por pse kërkojmë që të jetë Kadare akoma një disident politik?" e bën këtë fenomen një çështje pa vlerë. E bën të tillë, pasi sipas autores është vepra e tij që krijon në mënyrë perfekte identitetin e hershëm shqiptar në kontrast me regjimin survejues të Hoxhës. Në këtë mënyrë, veprat e Kadaresë nuk kanë nevojë për disidencë politike, as edhe mbrojtje apo sulme politike.

Talenti dhe psikoanaliza

Një nga miqtë më të hershëm të shkrimtarit Ismail Kadare, Sadik Bejko, në një nga intervistat e tij dhënë gazetës "Ballkan", më 28 Prill 2005, ndriçon një fakt të lidhur me 'talentin' që sipas tij mbetet i pasqaruar edhe nga mjaft rryma filozofike. Bejko shprehet: "Ismail Kadareja ishte njeri i lindur me dhuntinë e artistit. Talentet artistike, asnjë rrymë filozofike, psikologjike, psikoanalitike, etj., nuk i ka zgjidhur dot se, si lind dhuntia artistike dhe në një moment të caktuar, futet në një kafkë, në një njeri".
Le të marrim si shembull të Madhin, Leonardo Da Vinçi.

 Michael Philip Levine në librin e tij studimor "The analytic Freud" (Frojdi analitik). Pikërisht në faqen 254 nën kapitullin "Marguerite la case" ai shtron një argument të thjeshtë për të kuptuar atë që Bejko e shtjellon si të pashpjegueshme. Levine, duke analizuar kohën, vendin dhe hapësirën në të cilën u aktivizua dhe zhvilloi rrjedhën e aktivitetit të tij Leonardo Da Vinçi, depërton me anë të psikanalizës së Frojdit, për të parë thelbin.

Sipas Levine "Ky përshkrim i jetës dhe punës së Leonardos nuk përllogaritet për të gjitha pyetjet që ne mund të presim si përgjigje në lidhje me natyrën e fisnikërimit, talentit dhe krijimtarisë". (Levine, 1999:265) Duke lexuar Levine kuptojmë se, Frojdi nuk ka arritur të shpjegojë pikërisht pse Leonardo kishte një tendencë drejt represionit institucional. Në këtë pikë është pikërisht faktori kryesor që na ndihmon të kuptojmë edhe lidhjen tërësore që ende nuk është shpjeguar deri më sot nga Kritika për aspektin krijues të Kadaresë si një fenomen i veçantë i letërsisë shqiptare.

Duke mos kuptuar represionin institucional, natyrshëm është e vështirë të kuptosh e ndash shkrimtarin Kadare nga njeriu Kadare. Represioni në vetvete si term duhet kuptuar si një proces me të cilin dëshira të papranueshme ose impulse ndikuese vijnë dhe mbeten të përjashtuara nga ndërgjegjja dhe lihen të operojnë në pavetëdije. Ndërsa, kur përdorim represionin institucional kemi një hapësirë më të gjerë të këtij funksioni.

Mendimi nuk është një riprodhim intelektual, thotë Theodor W. Adorno tek "The Culture Industry: Selected Essays on Mass Culture", (Industria e Kulturës: Ese të zgjedhura nga maskultura) redaktuar nga J. M. Bernstein (Nju Jork: Routledge, 1991), faqe: 292. Por, mendimi është edhe një produkt i sublimacionit të instiktit. Sublimacioni është një fenomen i përdorur teknikisht dhe shkencërisht, por në rastin konkret kur ai lidhet me instiktin plotëson anën psikologjike të kuptimit që lidhet me aspektin krijues tek njeriu.

Frojdi nuk ka saktësuar as aftësinë e madhe të talentit në teorinë e tij për sublimacionin e instinktit. Por, ama Frojdi dhe teoria e tij e Psikoanalizës vetëm na sugjerojnë se represioni, pra jo aftësia për zotërimin e instinktit, në këtë rast e lidhur për të depërtuar në lidhje me talentin e Leonardos, është i lidhur me biologjinë. Ai sugjeron se, ne duhet të shikojmë aspekte dhe procese të biologjisë për të shpjeguar talentin të ardhur nga themelimi i karakterit. (S. E. XI:135).

Frojdi vëren se, kritikët kanë deklaruar se formën e krijimtarisë Leonardo e ka patur të ndërvarur nga shansi i disa ngjarjeve (në fillim të jetës së tij ai qëndroi me nënën e tij dhe më vonë ai zhvendoset në shtëpinë e babait të tij), por përsëri kjo nuk është domosdoshmërisht në dëm të saj, as edhe ndonjë mënyrë ndikuese sipas Frojdit.

Duke pasur parasysh se çdo pjesë dhe hap i jetës, në një masë të madhe, është i qeverisur apo ndikuar nga rastësia dhe ngjarjet e rastësishme, nëse kjo ndodh të jetë në raport me prindërit e krijuesit, ose në aspekte të tjera, është e vështirë për të parë se si shkon në ngjizjen e talentit, pra nuk na tregon pikërisht se si është menduar të ndodhë që të vijë ky talent në kushte të tilla. Për pasojë edhe largimi nga familja, apo edhe mënyra e demonstrimit të faktit, në rastin tonë të Kadaresë të shkollimit të tij në Institutin "Gorki", nuk përbën faktorin bazë të kësaj teme.

Për më tepër, pozicionimi në ekzistencën e një procesi të fisnikërimit nuk mund të shpjegojë se origjina e talenteve është një pasojë e rrethanave të tilla, edhe pse ai, pra, shkaku i përqendrimit të jetës në një hapësirë ndryshe mund të japë një shpjegim të formave me kufizimet dhe aprioritë e tij. Siç thotë Frojdi, vetëm Leonardo (duke folur psikanalitikisht) mund të ketë pikturuar veprat e mëdha si Mona Lisa. Kjo të bën të shtjellosh më tej edhe argumentin e lidhur me talentin e shkrimtarit, Ismail Kadare. Kjo kuptohet qartë edhe me këtë fakt, që Bejko na sjell me intervistën e tij: "Kadare është shprehur se, e priste që një ditë, "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" të vlerësohej krahas veprave të shkrimtarëve më të mëdhenj botërorë si: Heminguej, H. Bël, etj." (Po aty).

Kadare mes "fatit" të viteve '54-'64

Ky studim nuk është në fakt për të ricikluar të thënat për shkrimtarin Ismail Kadare, as për të ritreguar se vepra e Kadaresë është rendi i ditës, përfshirë tematikën, debatin, kritikën dhe mjaft lidhje me të, por një hapësirë teorike e bazuar mbi teorinë bashkëkohore për të depërtuar tek e pathëna lidhur me vlerat dhe arritjet e tij në fushën krijuese.

Duke parë të shkuarën e kritikës dhe analizën e disa prej romaneve të tij, është e rëndësishme të thuhet se të gjitha të thënat vijnë nga aspekti kohë, vend dhe hapësirë dhe diku thuhet se ato ishin të mbushura plot me argumente, të cilat përcollën mendimet dhe opinionet që sollën debatin tek Kadareja jashtë veprës së tij, si stacion për t'u ndalur e argumentuar. Kjo nuk është e thënë që të jetë një nga ata teori që diferencojnë dhe duhet domosdoshmërisht të luajnë rolin shumë selektiv për të përcaktuar llogaritë e 'bakgraundit' për të cilin shihet lidhja 'disidencë' apo 'njeriu Kadare'.

Ky studim vazhdon të interpelojë dhe të flasë në aspektin e punës krijuese dhe jo për hegjemoninë e lidhur me fuqinë e pushtetit, për të cilin Foucalt ka përcaktuar natyrshëm ndikimin mbi krijuesin. Por në shumë raste ndeshja me mendimin ndryshe e të paargumentuar, duket si një luftë absurde idesh, që prodhojnë mëri për hir të 'inatit' apo faktorëve ndërlikues.

 Kjo nuk do të thotë të jesh i përndjekur dhe kundërshtar i një regjimi despotik apo diktatorial, të të bëjë që të jesh me idetë që shfaq një 'demokrat', apo edhe një 'revolucionar'. Këtu idetë përcaktohen nga rrymat filozofike, në të cilat hyn mendimi dhe opinioni, analiza apo kritika jote.

Në qoftë se idetë dhe mendimet, ose analizat dhe kritikat, pra të gjitha teoritë e thëna apo të shkruara rreth Kadaresë, pra, ato janë në traditën marksiste, apo edhe përshkruhen si Zeitgeiste ose edhe në frymën e kohës, nuk do të thonë se, përcaktojnë një vijë të prerë, pra në qoftë se ata nuk janë bazuar tek vepra dhe krijimtaria dhe thjesht stigmojnë jetën dhe personin në aspektin shoqëror, social, familjar apo edhe në lidhje me sistemin politik.

Duke lënë paksa këtë pikë të debatueshme, por shumë të rëndësishme për t'u sqaruar le të shikojmë shkurtimisht kohën në të cilën nisi vepra e Kadaresë. Në një intervistë të studiuesit Ymer Çiraku, dhënë "Zërit të Amerikës" më 28 Janar 2006, gjejmë pikërisht rrugën e gjatë dhe tepër prodhimtare e cilësore të Kadaresë. Në këtë intervistë shihet rruga e tij që nga vëllimi i parë poetik "Frymëzimet djaloshare" (1954) deri tek romani i tij më i fundit.

 Nga ana tjetër sipas studiuesit Gjovalin Kola, kuptohet se "rryma letrare, që parapriu nga pikëpamja ideoestike që në vitet 1945-1946 me kundërshtimet e S. Malëshovës, S. Luarasit, I. Dishnicës ndaj ideve zhdanoviste që nisën të depërtonin në letërsinë shqiptare, që me vendosjen e pushtetit komunist, ka njohur lulëzimin e saj me samizdatet e viteve '50-'60". (Kola, Letërsia shqiptare: 2007) Pra është periudha në të cilën Kadare publikoi vëllimin e tij të parë poetik, pikërisht viti 1954, një vit në të cilin "në mënyrën më të qartë dhe të organizuar, grupi i dytë i disidentëve me K. Trebeshinën, Mark Ndojën dhe M. Myftiun denoncohet publikisht në mbledhjen plenare të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të shkurtit 1954". (Kola, 2007).

Duke lexuar Kolën në argumentin e tij analitik mësojmë se "nga raporti, ashtu dhe diskutimet e pjesëmarrësve del qartazi se, kemi të bëjmë me një ballafaqim pikëpamjesh të kundërta përsa i përket lirisë së shkrimtarit, natyrës së letërsisë dhe rolit të politikës dhe të shtetit në raport me kulturën dhe artet. Pa hyrë në shpjegime të tjera, mjafton të kujtojmë se disidentët kishin ato mendime të lira që kanë sot njerëzit e letrave në Shqipëri dhe se ata, pikërisht për këtë herezi e ndarje nga ideologjia e Partisë, u dënuan, u persekutuan dhe u degdisën gjithë jetën nëpër burgje, internime e privime të tjera shoqërore e politike".

Në këtë situatë dhe në këtë periudhë të zjarrtë nisi udhën krijimtaria e Kadaresë. Siç shihet nga thënia e Kolës dhe nga deklarimi i Çirakut, aspekti kohë vend dhe hapësirë ka ndikimin e vet. Kola ndalon tek letërsia 'ilegale' dhe sqaron disidencën, si një ndikim tejet didakt për fatin e krijuesve dhe konkurrencën e krijimtarisë. Këtu ndalesa e argumentuar e Kolës sjell një fakt sublim, që kërkon sqarim më të detajuar.

Sipas Çirakut "vepra e Kadaresë shfaqet si një univers që të trondit me galerinë e pafund të personazheve, me groteskun dhe tragjizmin njerëzor, me lirizmin dhe gjëmimet epike, do të thoja me apokalipset, tiranitë dhe rilindjen e popujve. Pra, është një vepër komplekse, shumëplanëshe, polifonike; do të thosha se është dhe një vepër që ka një vazhdimësi, që ka një koherencë, në planin estetik, në planin stilistik.

Natyrisht, në aspekte të përmbajtjes së saj, ajo sigurisht që ka evoluar, sigurisht që është përsosur më tej". (Çiraku, Intervistë "Zëri i Amerikës") Duke parë të dy mendimet e cituara shihet në përgjithësi se rendi i përcaktuar është i qartë, pushteti ka kalibrin dhe shënjestrën e vet.

Kjo më së shumti në analizën e Kolës, ku shohim se ka për qëllim të tregojë se, edhe përdorimi i shumë shembujve, kthen argumentin se praktikat e shkrimtarëve të asaj periudhe ishin të ndryshme, ishin estetike, ndikoheshin nga më të veçantat e shoqërisë, por që në vend të kritikës dhe analizës së mirëfilltë letrare u ndikoheshin vendimeve dhe ndërhyrjeve të pushtetit të asaj kohe.

I skicuar në disa premisa ideologjike argumenti i asaj kohe, i cili nuk vjen nga ndonjë shtresë intelektuale, por nga dogmat ideologjike, dhe duke u shprehur tashmë lirisht mbi llojet e lëvruara dhe në mënyrë të njëpasnjëshme si pasojë e nevojave të kohës, shkrimtari dhe mendimi krijues i tij i asaj kohe mbetet një risk fati. Por, kjo nuk do të thotë se është kryesorja.

Por, ndërsa mësojmë sipas Kolës se shkrimtari Mehmet Myftiu, një nga emrat më në zë të asaj kohe, ishte preokupuar të tregojë historinë reale, ngjarjet, personazhet se sa të kërkonte ndonjë mënyrë moderne rrëfimi, thelbi i 'fatit' të shkrimtarit nën diktaturë mbetet thikë me dy presa. Sipas Kolës, Myftiu mendonte se imperativi i tij si shkrimtar me mendime të lira ishte pikërisht shpalosja e "së vërtetës" së ndaluar, e cila u mungonte lexuesve të kohës së tij.

Në vend të saj, ata mësoheshin me veprat që e deformonin jetën sipas parimeve të letërsisë së propagandës. Në kujtimet e tij, autori ka dhënë madje të dhëna të hollësishme edhe për prototipat ku është mbështetur për të krijuar personazhet. B

esniku, për shembull, personazhi kryesor është ai vetë, Hyseni është Kasëm Trebeshina, Agimi, kritiku letrar është miku i tij i ndjerë, Trim Gjata, shkrimtari i ri i porsakthyer nga Bashkimi Sovjetik është Ismail Kadare, ministri i Brendshëm, Kadri Hazbiu, Aliu Nexhmije Hoxha etj.

Kritika dhe tema historike

Para se kritika letrare të profesionalizohej dhe stabilizohej në Shqipëri është dhe ekziston edhe një pyetje se si është lexuar dhe analizuar romani dhe krijimtaria e Kadaresë, se si romani dhe krijimtaria e tij është konceptuar në përmasat institucionale dhe 'profesionale' të asaj kohe?

Po lexuesi a ka qenë i ndikuar dhe si e ka konceptuar këtë aspekt të kritikës së asaj kohe? Pyetja e parë do të shpjegohet në vazhdim, ndërsa e dyta ka një nevojë për retushim.

 Ka nevojë për një 'retushim' të tillë se në vitet kur nisi krijimtaria e Kadaresë, lexuesit dhe krijuesit e edukuar në literaturë (klasike), praktikonin veten në shkrime letrare të diktuara nga regjimi dhe sistemi, nuk u mësohej se një punë e tillë e krijimtarisë dhe letërsisë duhet të gjykohet nga rregullat e brendshme të letërsisë, por nga doktrina ideologjike dhe politizime.

Është e vështirë për të izoluar 'kritikat" e asaj kohe, sepse ajo ishte ende pjesë e përgjithësuar e tipit ligjëratë si shumë të prirur drejt moralit dhe politikës, siç ndodhte në përgjithësi me çdo fushë dhe aspekt të artit.

Komentet për librat në letrat private e më së shumti të adresuara Lidhjeve të ndryshme të asaj kohe, apo edhe Komiteteve të Partisë dhe kritikat në letra shpesh debatonin pika të sjelljes dhe moralit politik dhe formimit marksist-leninist, testonin karakteret e trilluar për ndjeshmëri e për nder, se sa duke i kërkuar pozicionet e tyre letrare të përdorura nga intuita e autorit, pa pyetur vetë autorin nëse ai i kishte bërë ato interesante apo të gjalla në sytë e lexuesve për të bërë vepër letrare të mirëfilltë.

Nuk kishte shkolla, universitete ose sistem të mësimit të konventave të tjera të letërsisë për të shpërndarë sa më shumë të kualifikuar në atë fushë, sidomos në fushën e kritikës dhe analizës letrare. Virtytet e heronjve të atyre krijimeve kësisoj mbeteshin të diskutueshëm. Një lëvizje liberale, por tejet individuale u mbyt në kushtet sociale dhe më tej në kafazë politike.

Pasi shprehu faktorë të domosdoshëm që lidhen me filozofinë e vërtetë dhe pse kërkonte më shumë liberalizëm në krijimtari me veprat që afroi, siç e shpjeguam më lart, ajo mbeti e luftuar.

Kjo thirrje bëhej në atë kohë kur romancieri i asaj kohe kishte filluar të ndikohej më së shumti nga propaganda e ndikuar, dhe në një kohë kur kërkohej me ngulm për bashkëkohoren në letërsi një faktor i lartë moral e intelektual, duke hapur rrugën për pavarësinë e protagonistit, ose duhej më qartë përshkruar në mënyrë simpatike pa zemërim, dhe kufizimet në këtë botë krijuese duheshin vënë në një rol me një individ të qartë e forcë ndjeshmërie. Në mënyrë të njëvlershme, me lavdërimin e një krijuesi që dilte në pension 'krijues' në shërbim të kastës, mungonte kryesorja që në mënyrë të kultivuar të ushqehej ndjenja fetare dhe cilësia individuale, për të krijuar një dallim mes propagandës së urdhëruar dhe realitetit të jetuar, me qëllim të atillë që karakteret, personazhet dhe heronjtë e lirë të veprave letrare të luftonin në atë botë të izoluar siç ndodhte për shembull, në romanin "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", që mbeti i preferuari i lexuesve dhe kastave të oborrit vetëm se shkrimtari Kadare diti në mënyrë perfekte të gjej kyçin e trillit mbi një faktor tejet të mprehtë siç trajtohet në atë roman.
Shumë larg nga të qenët statike, universale dhe tërësisht të vendosura, këto çështje funksionojnë në bazë të asaj se si janë shfrytëzuar dhe në kohën, vendin dhe formën në të cilën ato janë shfaqur.

 Për pjesën më të madhe të kohës së komunizmit motivet liberale janë 'përzier' lirisht nga disa shkrimtarë, me metoda të mrekullueshme për të mos rënë në sy, ose duke kapur ide dhe forma disi historike, që shpesh duken veprime me qëllim për të kryer shmangien e një infeksioni në partishmëri.
Shkrimtarja dhe studiuesja britanike, Heather e shikon këtë pikërisht tek Kadareja si një pikë të rëndësishme.

"Më e rëndësishme, ishte gjithmonë frymëzimi i Kadaresë për historinë e Ballkanit. E gjithë historia e Shqipërisë është pothuajse tërësisht e ritreguar përmes romaneve të tij të shumta, duke filluar që nga grekët e lashtë, me Otomanët, e deri më sot. Dhe, brenda kësaj, gjatë viteve të Hoxhës ka disa tregime, që Kadare ka krijuar si mënyrë ri-shkrimi dhe përdorimi e historisë si një armë. Edhe romani i fundit i përkthyer në anglisht nga Bellos, "Rrethimi", që përshkruan një qytet-shtet shqiptar nën torturat dhe sulmin Otoman, është lexuar si një miratim i hollë dhe i kodifikuar i nacionalizmit të Hoxhës përzier me makthin e luftën kundër ndikimit sovjetik. (McRobbie, 6 Mars 2009 "The Guardian").

"Vdekja e autorit" dhe stigma shqiptare e 1960-ës

Pas viteve '50, e sidomos aty nga fillimi i 1960-ës u panë ndryshime të rëndësishme në fushën e komenteve, kritikave dhe mendimeve letrare. Autorë si Nexhat Hakiu (1917 - 1978), një kritik i hershëm, por në rolin e mësuesit të letërsisë ishin vënë në shërbim të studimit të letërsisë.

Kështu që, në librin e tij "Copa letrare të komentuara në ndihmë të mësuesit", botim i Institutit të Studimeve Pedagogjike, Tiranë 1970, në një mënyrë krejt ndryshe shohim shfaqjen e idesë se të dyja, romani dhe novela, ishin pushtuar nga partizanët e ideve në shërbim të sistemit.

Këto shfaqnin hapur shenjat diktuese të linjave politike të polarizuara. Kur këto linja nuk shkonin në udhën e duhur, kritikë të tillë mënjanoheshin dhe riskonin shumë. Këto linja nëpërmjet rrugëve të diktuara përçonin kuptimin e librave tek lexuesit.

Kjo tashmë është e hapur për kritikët e sotëm të mohojnë apo të pohojnë për autoritetin e asaj klime në dëm apo në interferencë të autorit të librit, dhe dobia e autorësisë le të sillet ndërmend si një udhërrëfyes në kuptimin e ekzistencës së librit në atë periudhë si të diktuar nga rrethana apo kushte propagandistike, nëse vërtet mund të thuhet se kanë një kuptim kritikat e asaj kohe.

Por, kjo në vetvete është një gjest i kondicionuar historik që ka hapësirën e një debati pafund, madje me një pikënisje nga mesi i shekullit të njëzetë e që nisi në kushtet dhe konditat e mendimeve akademike në mjaft vende të Evropës.

Këto mendime të avancuara akademike dhe të përshtatshme universale pretendojnë, se të thënat e kritikat e kushtëzuara ngjajnë si të jenë të përhershme me një asfiksi mentaliteti të pandërrueshëm.

Por në brendësi të këtij mendimi akademik ata janë piketuar si strategji afat-shkurtër, duke reaguar për kritikën e strategjive të tjera. Kështu, Barthes me të tjerë shpallën 'vdekjen e autorit' në Francën e 1960-s vetëm pas kultit romantik të autorit kur ai kishte ngurosur në një diçka të ndaluar.

Ai kult në fillim u shfaq si një strategji udhërrëfyese e profesionalizmit të shkrimtarit në mjaft vende në periudhën me të cilën përballej tkurrja e krijuesit nën diktatin dhe ndikimin politik në Shqipëri.

Ndërsa në këto vende artistët konsideronin fuqinë e krijimtarisë dhe imagjinatës, vetëm disa vite më vonë nga periudha e lartpërmendur në sferën krijuese shqiptare do të binte kosa e kuqe e Hoxhës, duke riskuar shumë elementë krijues.

 Dhe ashtu si në Evropë, ku shumë specialistë të letërsisë mundoheshin të shpëtonin nga lufta e konkurencës së ideve, edhe në Shqipëri kishte filluar një luftë akoma më e ashpër për të shpëtuar nga vala e thumbit të Byrosë Politike, si 'letërsi jashtë vijës së masave'.

Deri atëherë krijuesit dhe shkrimtarët, po aq edhe lexuesit nuk kishin njohur vështirësi të tilla me ndikime kaq të shpejta që vinin me urdhër-rrufe nga Partia dhe përhapeshin tek 'masat' nën moton 'ndarja e punës intelektuale'. Kadare nuk përjashtohej nga kjo as nuk mund të mendohet se nuk përfshihej në këtë sistem dhe ky fakt thuajse ndihmon në mënyrë të saktë për të shpjeguar se pse librat e tij janë në mënyrë të atillë, që ata janë ndër më të lexuarit edhe sot. Sidoqoftë edhe pse "Vdekja e autorit" ishte shumë larg Shqipërisë së viteve 1960-të, kohë në të cilën Barthes prezantonte teorinë e tij të famshme, në krijimtarinë shqiptare mbetej dogma e stigmatizuar politike që paralajmëronte vdekjen e vërtetë të autorit…

Kritikët, lexuesi dhe kapërcimi i stilit Kadare

Kritikët e parë të Kadaresë dhe lexuesit e tjerë shijuan argumentet e romaneve të tij, më saktë morën prej tyre atë që e kuptonin, jo për shkak se ata kuptonin çdo gjë prej gjëje nga synimet e tij private, por për shkak se romanet e tij devijuan në hollësi e në detaje prej detajeve të romaneve të tjera si ato në atë kohë.

Karakteret e tij kryesorë janë përshkruar në stil tjetër, të diktuar e njohur nga situatat sociale; në syrin e lexuesit, me identifikimin e karakterit, u mësohej një kod sjellje, i cili nuk ishte universal si për lexuesit e librave të tjerë, por vinte mjaft aktual dhe me sublimitetin e alternativave.

Këtu mjafton të sjedhim si shembull romanin "Kronikë në gur" (1970), në të cilin, Kadare kritikoi psikologjinë provinciale. Në thelb ky roman ndryshonte nga detajet e përshkrimit të romaneve të tjera të asaj kohe, aq më shumë në trajtimin e kësaj psikologjie.

Theksi i Kadaresë për heronjtë e tij nuk është thjesht një shërbim krijues vartës, derivues, diktues, apo konservator, por një lidhje vartëse me rolin e tyre në histori dhe shoqëri, në bazë të agravimeve të tyre, aspekteve medituese që mbartin, vetëmohimit dhe vetëkontrollit.

 Në thelb, këto ndahen mjeshtërisht në këtë pikë nga kodet e tjera krijuese të asaj kohe, nga mjaft stile të shkrimtarëve të asaj kohe, sidomos nga krijime të asaj kohe të prura nga shkrimtarë me emër si Dritëro Agolli dhe Dhimiter Xhuvani.

Por, heroi i tij është disi i urtë në romanin e tij dhe karakteristika e heroit të tij ose sfidat që përcjell heroi apo heroina e romaneve të tij, është disi paralele me një kategori tjetër të shkrimtarëve të 1970-ës të përfaqësuar nga reformatorë të tillë si Kasem Trebeshina, Mehmet Myftiu, Trifon Xhagjika, Frederik Rreshpja, dhe të tjerë, që këmbëngulnin për të menduar në mënyrë të pavarur.

Kadare mbajti disi me stilin e tij të kyçur kodin e mendimit të pavarur. Ai mbijetoi me këtë 'aventurë' që i mundësoi edhe një pasaportë të sigurtë në njohjen ndërkombëtare. Kjo njohje erdhi në kushte dhe rethana të ndryshme, për të cilat është thënë e shprehur mendimi disaplanësh e disa debate janë hedhur për lexuesin.

Për të mos e lodhur lexuesin tim me këtë strukturë të ngjeshur debati, preferoj të jap version që Luan Rama ka paraqitur në disa shkrime të tij. Janë mendime dhe fakte që lidhen me lidhjen dhe kapërcimin e stilit Kadare në një hapësirë më të gjerë.

 Më vonë në fakt, kjo është një interpretim ndryshe në lidhje me tematikën e avancimit të mendimit të pavarur. Në një shkrim të këtij studiuesi kuptohet se kjo përzemërsi e huaj për Kadarenë është e hapur. Ja se si shkruan ai: "Të paktë janë letrarët e mëdhenj që kanë hyrë në thellësi të jetës së Dyran.

Këta janë Kadare, Garcia Markez dhe Solzhenicin. Tri shkrimtarë të natyrave të ndryshme, dy "nobël" dhe një pretendent prej kaq vitesh; një i "realizmit magjik" të Amerikës Latine, tjetri disident i shquar i botës staliniste dhe denoncues i gulagut totalitar, i treti shqiptar, ballkanas, me një krijimtari tronditëse, ku mithet e legjendat, bëmat e rapsodëve dhe dramat tragjike kombëtare, janë aureola e tij. Në shkrimet e tij, herë pas here Kadareja flet dhe për Dyran, veçanërisht në udhëtimet e tij në Paris, shkuarje e ardhje mjaft të tendosura e plot mister, i ndjekur gjithnjë nga dyshimet se dikush po e përgjonte gjer në thellësi të qenies së tij, atmosferë që e gjejmë mjaft mirë në romanin e tij "L'Ombre" (Hija)".

Në këtë trajtesë është me vend të citohet edhe një gjetje nën pseudonimin "Xha-Xhai" që duket disi interesante dhe ndihmon pak a shumë në disa drejtime për të fokusuar më qartë rrjedhën Kadare në mesin e viteve 1960-të-1970 kur romani i tij nisi të bëjë emër, por edhe aspektin e 'përzemërsisë së huaj për Kadarenë". "Xha-Xhai" shkruan: "Kadarenë shkrimtar e idolizuan intelektualët shqiptarë të viteve 1970-1980, ose të gjithë ata që e ndjenin veten si "më të mirë" sesa kasta e pushtetarëve, ose profesionistët e dhunës totalitare në Shqipëri; pa qenë doemos kundërshtarë të regjimit vetë, as adhurues të Perëndimit dhe të Europës.

Ky idolizim, i cili nuk kishte lidhje me suksesin e Kadaresë në Francë e gjetiu ku ishte përkthyer, ishte efekt anësor i tensionit të përftuar, në mendjet e intelektualëve, prej po atij Ketman-i që, pas gjasë, e kishte ndihmuar Kadarenë vetë të krijonte kryevepra". ("Xha-Xhai", online). Më tutje, sqarimi vjen disi më analitik, por pak kontradiktor me vetë faktin e cituar: "Paradoksalisht, lexuesi më normal i veprës së Kadaresë ekziston sot në Perëndim; sepse brezat e rinj në Shqipëri janë shurdhuar prej përvetësimit që i është bërë shkrimtarit nga propaganda trashamane kombëtariste dhe lajkatarët gjithfarësh; ndërsa brezat më të vjetër kanë mbetur të ngecur brenda asaj vepre, dhe e kanë të vështirë të përjashtësohen. (Po aty)

Duke u ndalur tek "Liria e lexuesit" autorshkruesi i këtyre radhëve thekson më tej: "Pavarësisht nga spekulimet e mësipërme, ndryshimi madje hendeku që ndan veprën letrare të Kadaresë të pas 1990-ës, me veprën e periudhës "klasike", të viteve 1965-1985, nuk është çështje përshtypjeje; madje mund të qëmtohet në mënyrë objektive.

Krahasimi i prozës nxjerr në dukje një dobësim të theksuar të karakterizimeve dhe të ligjëratës së drejtë; fjalitë janë bërë më të shkurtra, ritmi i frazës është thjeshtuar, dhe një mani e çuditshme për të promovuar neologjizma në emër të pastrimit të gjuhës (p.sh. qiellzanë për "tavan") e largon vëmendjen nga loja e tekstit me kuptimin dhe ia prish efektin estetik fjalës.

Gjithashtu, përshkrimet kanë ardhur duke e humbur sugjestivitetin pamor; dhe e ashtuquajtura mise en abîme, ose rrëfimi brenda rrëfimit, mungon ose nuk e ka zhdërvjelltësinë e dikurshme. Vende-vende të duket sikur shkrimtari lodhet e sfilitet për të fryrë një kamerdare tashmë të shpuar".

Dekraktorët dhe 'harresa' e krijuesit

Duhet thënë hapur se, kritika dhe analiza për krijimtarinë shqiptare sot nuk është ende në fokus, e në këtë rast edhe kritika dhe analizat për krijimtarinë e Kadaresë nuk bëjnë përjashtim. Kjo nuk do të thotë se nuk është në fokus për faj të kritikëve, analistëve apo disa intervistave të krijuesve që 'mallkojnë' [mos]ekzistëncën. Është një lloj inercie nga e shkuara.

Është kjo inerci që na tundon e na mundon deri në deje me sinorin e 'Lirisë së Fjalës'. Sa mirë ne komunikojmë me njëri-tjetrin me lirinë personale të shprehjes së mendimit kur e dimë se 'frika' apo 'fjala' nuk përbën rrezik. Flasim intelektualçe.

Kur duhet të themi atë që ndjejmë, hezitojmë. Degjenerohet fjala. Ikën ajo që duhet, dhe natyrshëm...., pastaj mungon kritika?! Mungon edhe arti. "Arti është prodhimi më fisnik i shpirtit të njeriut" shkruante që në vitin 1944, Dhimitër Pasko, në shkrimin e tij kritik "Poetë dhe Dekraktorë" të botuar tek "Revista Letrare", Tiranë, 1944, më 15 Prill në faqet 1-4. Duke lexuar Paskon ne kuptojmë se, "dektraktorët shkojnë me pathos-in e tyre, krijuesit mbeten" (Pasko, po aty).

Pikërisht këtu nis edhe 'dyluftimi' i heshtur dhe shpërfillës, këtu lind edhe mosbesimi për kritikën dhe kritikët e djeshëm, të sotëm e ndoshta edhe të ardhshëm aq të domosdoshëm për mjedisin e madh krijues shqiptar. Lind mosbesimi për ta se ata bëhen 'dekraktorë' me mision.

Nuk është se një palë kritikuan dhe analizuan krijuesit e tjerë dhe një palë vetëm veprën e Kadaresë. Është thuajse një grup kritikësh, thuajse e njëjta dorë. Askush nuk e ka ende në thelb metodën, me të cilën duhet të ndërtojë fjalën që do të shërbejë si bazament për të ardhmen.

Kritika psikoanalitike, kjo në fazat e para të saj në mesin e krijimtarisë shqiptare, duket si një vijë e gjatë akademike në fushën e begatë me prurje të vazhdueshme e të mrekullueshme krijuese në ditët që ajo ka marrë përsipër të trajtojë një vepër letrare. Dhe kur fjala vjen për kritikën psikoanalitike, s'duhet të harrojmë meshën e saj të fuqishme në Francën e kulturës dhe të letrave, pikërisht aty ku edhe vepra e Kadaresë gjeti vend të trajtohej pas viteve 1990-të.

Ajo ndryshe nga kritika shqiptare që ende përpëlitet në një shtrat të çuditshëm, madje edhe krejt ndryshe nga kritika anglishtshkruese [Amerikë dhe Britani] paraqet dhe mbizotëron një farë opinioni të fokusuar në traditën e culture dé France.

Por edhe pse duket disi e 'çliruar' nga risi të tjera anësore, ajo prapë nga vjen dhe si shkruhet tregohet si një pjesëtim i tipit modernist dhe akademik. Ndërsam kjo ndodh në përgjithësi, në trajtimin e veprës së Kadaresë ngjan si një risi e trajtimit ndryshe, pasi sfidon shumë diletantizma të shfaqura në mediat shqiptare që krahasimi dhe shprehitë vijnë nga superfica të fryra dhe emocionale. Dhe ndërsa kjo ndodh s'duhet të harrojmë faktin e mirëthënë, se çdo kohë ka patur, ka dhe do të ketë figurat e saj krijuese.

Natyrshëm ka baticat dhe zbaticat e veta, por kur nuk mund të merren 'figura' të kohërave të tjera të vihen si 'figurina' të kohërave ku jetojnë dhe lëvrojnë mjaft figura. Kjo tentativë është e dëmshme. Është vdekjeprurëse, është laku që i vihet së ardhmes. Këtu fshihet dhe lind i trembur edhe konteksti i 'Lirisë së Fjalës', i vrarë pa lindur.

Pra, janë kohërat që kanë prodhuar, prodhojnë e do të prodhojnë emra dhe krijues, nuk janë arkivat, nuk janë qeveritë, partitë, kryeministrat apo presidentët. Kohërat mbahen mend nga veprat më së shumti.

Studiuesi akademik dhe esteti shqiptar, Alfred Uçi shprehet:
"Ekziston një trashëgimi kolosale shkrimtarësh e shkencëtarësh të vendit tonë të kohëve të ndryshme, që nuk është mbledhur e sistemuar, që nuk gjendet e nuk ruhet nga arkivat shtetërore dhe arkivat përkatëse. Se ç'vlera të jashtëzakonshme gjenden në këtë trashëgimi, e tregojnë disa fakte që dua t'i përmend..." (Uçi, "Koha Jonë, 12 Prill 2004 fq.14)

Kjo na çon tek një fakt interesant. Na shpie edhe tek nevoja e shikimit të krijimtarisë në një rrugë të plotë, të gjatë, komplekse dhe me praninë e gjithë vlerave krijuese, jo shikim specifik, 'i dedikuar', 'i veçantë' me motivime interesi dhe kult primitiv. Natyrshëm gjithkush ka vlerat e tij. Gjithkush duhet trajtuar me të mirat e të këqijat e tij. Tamam si një konkurs i hapur.

Tamam si një hapësirë për shprehjen e Lirisë së Fjalës. Duke e parë Kadarenë 'të seleksionuar', natyrshëm të krijohet edhe idea se gabimi më i madh mbetet tek 'harresa' me detyrim e vlerave për të cilat Uçi shtron me të drejtë.

Vetëm një kritikë e plotë, historike, e kompletuar dhe bashkëkohore, komprehensive ka për qëllim të realizojë misionin e bukur e të ndalojë në stacionin e dëshirës dhe idesë së autorit dhe të plotësojë kursin e imagjinatës së veprës në hapësirën e lexuesit. Le të marrim si shembull pikasjen e Jup Kastratit.

Ai shprehet në një nga studimet e tij se, 'mungon katalogu i përgjithshëm i librave shqipe' dhe me mungesën e tillë thotë ai, 'bëhen edhe gabime' (Kastrati, "Revista Letrare", Pjesa e parë, Tiranë, 1944, nr. 11, 15 Korrik, faqe 6-7)

Duke ndërtuar metoda që theksojnë veçorinë në romanin e Kadaresë, për të përfshirë të gjithë mendimet e kritikëve, analistëve, kolegëve, si të mendimit majtas ashtu edhe të mendimit djathtas, në pak a shumë proporcione të barabarta, ky studim paraqet për herë të parë këndvështrim për veprën e Kadaresë nga një kënd i pavarur.

 Qartësisht faktet, ndodhitë, rrjedhat historike rezultojnë se janë trajtuar nga kritikët e krahut të majtë si empirike dhe pozitiviste në shumë trajtesa që bëhen për hir të sfondit. Kjo ndodh vetëm para 1990-ës. Pas kësaj periudhe shohim një rrugë tjetër.

Dhe kështu shumë lehtë kuptohet se kjo kategori kritikësh janë më së shumti jo-marksistë të krahëve të ndryshëm, por që diktohen lehtë për qëllimet e tyre ideologjike për të bërë kritikë. Sigurisht, diktohen lehtë se modelet e kritikës së tyre janë një modë që vjen nga vazhdimësia e traditës së sensacionalizmit, edhe pse në çështjet e ngritura, kritikat dhe moria e analizave të dy dekadave 1960-'80 ata paralajmërohen me rrezikun e ardhur nga sensacionalizmi.

Pra, kjo përshtatet dhe konfirmon me Marksizmin në thelb për të deklaruar, se romani i Kadaresë është përzier nga 'fenomeni i materialit', që nënkupton shmangjen e detyruar nga "Revolucioni, ndërtimi dhe mirëqenia socialiste ose komodifikimi i tipit enverist të mbështetjes në forcat e veta".


Ismail Kadare - Shprehësi më i thekët i identitetit kombëtar

Pse Ramiz Alia nuk i pranoi sugjerimet e Kadaresë?

Fatmir Terziu

Nuk është aspak e rastësishme që shkrimtari Ismail Kadare ka tërhequr vëmendjen e të huajve me temat e tij rreth botës shqiptare. Prej kohësh, mjaft nga lexuesit e huaj kanë pohuar se e kanë njohur Shqipërinë, ose u është rritur interesi për ta vizituar dhe për ta parë së afërmi, pasi kanë lexuar një a disa vepra të shkrimtarit shqiptar.

Por, ndërsa të huajt e kanë njohur identitetin shqiptar nga veprat e Kadaresë, zërat e ndryshëm kritikë shqiptarë kanë thënë ose s'kanë konsumuar aspak në lidhje me këtë pikë. Një njohës i qetë dhe i domosdoshëm është shkrimtari, Naum Prifti.

Tema ime e doktoraturës, pranë Universitetit të Londrës, Sowth Bank (London South Bank University) lidhur me memorjen kulturore dhe identitetin etnik në prozën dhe poezinë e shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, natyrshëm nuk do të ishte një lëvrim i gjerë i saj, as edhe një zhvillim shkencor, nëse në të nuk do të ishte edhe mendimi dhe vlerat që përcjell një penë e një kalibri të tillë, siç është shkrimtari Naum Prifti.

Ai shprehet se e ka njohur Kadarenë në një jetë normale, por edhe në një kohë dhe hapësirë disi tejet ridimensionuese dhe kontradiktore. "E kam njohur Ismail Kadarenë qysh në fillimet e krijimtarisë së tij, dhe shoqëria jonë ka vazhduar gjatë, aq sa u ka rezistuar viteve, sa edhe sot nuk është vyshkur. Ngjau që ne e filluam krijimtarinë letrare në të njëjtën dekadë, në fillim të viteve '50. Rastësisht, apo për koincidencë, kontigjenti që hyri në letërsi në këto vite pati ndikim e la gjurmë të forta në letërsinë e re shqiptare".

Ishte kjo kohë kur debutuan në fushën e poezisë Ismail Kadareja, Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Agim Shehu, dhe në prozë Jakov Xoxa, Naum Prifti, Dhimitër Xhuvani, Sotir Andoni. Krijimtaria e tyre pati ndikim të gjerë tek lexuesit, u pëlqye sidomos për pasqyrimin e realitetit nga këndvështrime të reja, duke e pasuruar traditën e duke e ngritur në nivel më të lartë krijimtarinë artistike.

Lidhur me këtë, ne i adresuam disa pyetje shkrimtarit Prifti dhe ai me një dashuri akademike, një profesor i shquar i letrave shqipe, na afroi këtë material me vlera të padiskutueshme kulturore.
-Profesor Prifti, si mund të përkufizohet Kadare qartësisht, duke qenë një hulumtues didakt i progresit linguistik në këmbim të së vjetrës me progresiven dhe të domosdoshmen në literaturë, në vitet e hershme të njohjes suaj?

Më kujtohet se, në ato vite shpesh Ismail Kadare na pyeste shoqërisht se si mund të përktheheshin në gjuhë të huaj, (frëngjisht, anglisht, rusisht,) disa fjalë të huajtura nga turqishtja e arabishtja që ishin ngulur në gjuhën tonë dhe shprehnin kuptime të mirëfillta të sferave emocionale sikurse hallall, harram, terjaqi, jaran, ashari, sherret, ibret, mysybet, etj.

Këto fjalë ishin krejt popullore e të kuptueshme për shqiptarët e të gjithave moshave, ndërsa të vështira për t'u përkthyer në gjuhë të huaj, mbasi shpesh i largoheshin kuptimit të mirëfilltë. Harram, nuk është thjesht forbidden, (jo e lejuar, e ndaluar), por ngërthen kuptim më specifik në normat e jetesës, sipas botëkuptimit fetar. Fjala turqisht taze, ka kuptimin e mirëfilltë "e freskët" kryesisht për perimet, por ajo njëkohësisht përdoret edhe për nocionin "e ngrohtë", e sapo dalë nga furra, si për shembull bukë e ngrohtë, simite, qahije. Këto diskutime nisën si lojë midis nesh dhe na shërbenin kryesisht për humor.

-Ku ndikoi kjo vlerë e Kadaresë në prozën shqiptare dhe si mund ta lexojmë ndryshe atë?
Duhet thënë se, Ismail Kadareja në prozë, ndryshe nga gjithë shkrimtarët e tjerë, të moshuar e të rinj, u përqendrua ta shihte e ta vizatonte Shqipërinë me tiparet e saj më të qenësishme, me ngjarje mbresëlënëse e tronditëse nga e kaluara e largët dhe e afërt. Këto tipare origjinale u dukën qysh në vëllimin e tij të parë me tregime "Qyteti i Gurtë" kushtuar vendlindjes, Gjirokastrës.

 Atje, ai pikturoi jetën e qytetit provincial, me tipare psiko-fizike origjinale, më saktë ashtu siç e kishte njohur. Qyteti është sa iluziv, aq dhe i vërtetë. Nuk ka qytet tjetër në Ballkan aq të pjerrët sa Gjirokastra. Ismaili në kujtimet e tij në Institutin Gorki tëi Moskës pohon se, kur u tregonte shokëve të vet letrarë se qyteti i vendlindjes ishte aq i pjerrët, sa po të qëllonte "të shkisje nga rruga aksidentalisht, kishte të ngjarë të bije mbi çatinë e ndonjë shtëpie", ata nuk e besonin. Thënia u dukej figurative, e ekzagjeruar, jo e besueshme, po për Gjirokastrën qe reale dhe jetësore. Gjirokastra është një perlë për piktorët e të gjitha drejtimeve, e njëkohësisht qytet torturues për vendesit me rrugët e pjerrta, rrëpira me kalldrëm, ngjitje e zbritje të pasosura që të këputin gjunjët e këmbët.

Asnjë fotograf s'ka arritur të japë panoramën tërësore të Gjirokastrës, sepse nga çdo pikë shikimi, një pjesë e qytetit fshihet në faqet e përrenjve. Shtëpitë janë trekatëshe, ndërsa në të vërtetë vetëm kati i sipërm shërben për banesë, dy të tjerat janë bodrume, ose hajate. Tjetër veçanti. Qyteti s'kishte rrjet ujësjellësi, as puse me kovë a pompa me dorëz, por përdorte sistemin origjinal të "sterave", depo të posaçme përfund shtëpisë që mblidhnin ujët e shiut. Kalaja e Gjirokastrës disa shekullore, e vendosur në krye të kodrës ngjet me një vapor madhështor që ka ngelur në cektinë. Ajo i jep qytetit një pamje sa madhështore, aq dhe hijerëndë.

-Poezia e Kadaresë nisi me çmime, por a qëndron fakti i zërave të kritikës për interpretime politike?
Për poemën "Përse mendohen këto male" (1964) Kadareja fitoi çmimin e parë në konkursin kombëtar e po ashtu u nderua edhe me Çmimin e Republikës, nderi më i madh për veprat artistike letrare, pikturat e skulpturat dhe studimet shkencore. Ngjarja më e bujshme qe se e mori në telefon dhe e uroi vetë Zeusi shqiptar, Enver Hoxha.

 Kjo ishte e vetmja herë që ai uronte një autor personalisht. Një vit më parë, ai kishte kritikuar ashpër dramën time "Rrethimi i Bardhë", të cilin e kishte parë në Teatrin "A.Z. Çajupi" në Korçë. Ai e damkosi veprën me gabime, sepse e interpretoi sikur ajo përmbante sulme ndaj politikës së partisë kundrejt klasës punëtore, sikur ata nuk çanin kokë për fatin e tyre të bllokuar mes dëborës në veri të vendit. Drama u ndalua dhe autori u vu në shënjestër të kritikave për disa vjet. Njëherë gjatë shëtitjeve tona shoqërore të mbrëmjes në rrugët e Tiranës, ndërsa ishim në Sheshin "Skënderbej", Ismaili tha: "Sikur Naumi dhe unë të vdisnim sot, unë do të vdisja në kulmin e lavdisë, ndërsa Naumi në kulmin e shpërfilljes dhe kritikave". I mbaj këto fjalë, sepse shprehnin pikëpamjen e sinqertë për kohën, edhe pse në fushën e tregimit isha bërë i njohur, pas botimit të vëllimit "Çezma e Floririt". (1960).

-Romani i parë i Kadaresë ka ngjallur polemika të forta në atë kohë, a kishte diçka lidhje me identitetin shqiptar apo ishte thjesht nyja konverguese me stilin tipik Kadarean?

Romani i parë i Kadaresë "Dasma", ngjalli polemika të forta, për shkak të largimit nga rruga e njohur deskriptive e ngjarjeve. Ai u përpoq ta trajtonte realitetin në mënyrë krejt të re, me personazhe emblematikë, si "njeriu me lungë", masje edhe Katrina, protagonistja pikturohet pa botë të brendshme. Gjithsesi, romani dëshmonte përpjekjet serioze të autorit për të thyer kornizat konvencionale e tradicionale të prozës shqipe.

Kujtoj nervozizmin e autorit A.A. tregimtar dhe romancier, i cilësuar nga Kadareja si shkrimtari më skematik që kërkonte me zë të lartë nga ne shkrimtarët, hartimin e një relacioni ku të protestonim kundër veprës, duke e anatemuar si rrugë e gabuar. Për fat të mirë asnjë autor nuk e pasoi, sepse s'kishte kuptim t'i diktoje autorit si duhej shkruar.

-A ndikonte ky stil në jetën e shkrimtarit?

Kadareja nuk e ka patur jetën të lehtë dhe do të ishte gabim sikur rruga e tij letrare të paraqitej e shtruar me dafina. Kohë pas kohe kundër tij kanë shpërthyer kritika të forta si nga dogmatikët, ashtu dhe nga ambiciozët, sidomos të atyre që u dukej sikur ai i kishte eklipsuar e pa atë do të shkëlqenin. Ndërkohë, Kadareja kishte nisur të shfaqte interes për shkrimtarët botërorë të anatemuar nga realizmi socialist, duke filluar që nga Franc Kafka, Kamusi, Ionescu, Celini, etj. Ai e ndjeu shpejt se, rusishtja ia kufizonte njohjen, prandaj iu fut mësimit të anglishtes në mënyrë autodidakte.

Si rezultat qe përkthimi i novelës "Plaku dhe deti" të E. Hemingway, e cila u prit mirë nga lexuesit. Besoj se, pasi lexoi Kafkën, ai botoi tregimin "Përbindëshi" që ngjalli aq diskutime e kritika nga rrethet letrare dhe nga zyrtarët. Mbaj mend një mbledhje në sallën e madhe të klubit të shkrimtarëve gjatë viteve '70. Atje iu turrën me ashpërsi, "shkrimtarët" e veshur me uniformë, të cilët si ushtarakë besonin se ishin kompetentë për mjetet luftarake, si mina e gjendur në det. Ismaili u fye nga kritikat e tyre që kalonin caqet letrare.

 Me buzët, që i dridheshin nga inati, kërkoi menjëherë nga kryetari (D. Agolli) që kritikuesit e tij t'i kërkonin falje për sulmet e tyre politike që kërkonin ndalimin e veprës dhe kryqëzimin e autorit. Kryetari gjeti një farë kompromisi, duke i cilësuar kritikat interpretime të ekzagjeruara, por mbledhja u mbyll në një atmosferë të thartuar.

-Ku duhet dalluar Kadare nga shkrimtari Kadare, përpos zërave kritikë të kohës?

Sot, shpesh përmendin dhe e akuzojnë Kadarenë se qe njeri me pozitë gjatë kohës së diktaturës si nënkryetar i Frontit Demokratik. Kjo nuk qe kurrfarë pozite në hierarkinë e Partisë, por një lloj nderimi sipas stilit komunist për t'i marrë me të mirë disa persona, për t'u treguar se i nderonin. Organizata e Frontit, në këtë kohë e kryesuar nga Nexhmije Hoxha, e shoqja e diktatorit, qe një kufomë politike, e cila nuk luante më asnjë rol.

Përpjekja për ta ringjallur për të arritur unitetin popullor, ishte tejkaluar dhe siluruar nga Partia e Punës, me dënimet, burgosjet dhe internimet e mijëra familjeve anembanë vendit. Pozita e vetme e Ismail Kadaresë qe emërimi kryeredaktor i revistës "Lettres Albanaise", që botohej frëngjisht. Kadareja qe i zoti që vendoste e përzgjidhte pjesët nga letërsia shqipe, prozë e poezi, dhe shijet e tij ndikuan që të servireshin krijimet më të arrira të çdo kohe.

-A mund të konsiderohet shkrimtari Kadare thjesht si 'një ish-anëtar i PPSH-së?

Ismail Kadareja ka qenë anëtar i PPSH, por pohoj me bindje se, nuk qe ai që përqafoi idetë komuniste, as nuk u bë ithtar i tyre. Atë e kooptuan, i vunë gishtin që ta futnin në radhët e PPSH, se ndjenin nevojë të kishin edhe intelektualë të dëgjuar në radhët e tyre, prandaj ngarkuan me mision sekretarin e organizatës së Lidhjes së Shkrimtarëve, Ibrahim Uruçin.

Ai e mbante afër, e këshillonte, e udhëzonte, dhe Ismaili bënte sikur e dëgjonte, duke ruajtur gjithmonë mendimet e tij. Ka një fakt që, tregon për mendimet politike të Kadaresë ndaj udhëheqjes sonë, e personalisht ndaj Enver Hoxhës. Ismailin e dërguan anëtar delegacioni të Rinisë Shqiptare, në Finlandë, ku po mbahej Kongresi Botëror i Rinisë, me nxitjen dhe përkrahjen e Bashkimit Sovjetik, që i stimulonte këto tubime për të zgjeruar ndikimin e tij.

Kur delegacioni shqiptar po kalonte para tribunës, për forcë zakoni apo zelli politik, filloi të skadonte parrullën më të njohur të kohës, "Parti-Enver-Jemi gati kurdoherë!" Ismail Kadareja tok me Drago Siliqin e transformuan në thirrje proteste, duke bërtitur: "Parti-Enver/Kemi frikë se na ther!" Të thoshe diçka të tillë publikisht para tribunes në Helsinki, qe kuturisje e madhe, në mos çmenduri, sepse në delegacion kishte sigurimsa. Ky skandal erdhi në Shqipëri pas mbylljes së Kongresit, madje u bë i njohur si anekdotë, po u pa e arsyeshme të kalohej heshturazi. Duhet të ketë qenë mesi i viteve '60 kur u mbajt Kongresi Botëror i Rinisë në kryeqytetin finlandez.

-Si ndikoi 'leksioni Kadarean' tek një shkrimtar si ju që ecët në rrugë të njëjtë edukimi dhe vlerash të memories kulturore dhe identitetit etnik me të?

Në kohën që unë po gatitesha të shkoja për studime në Institutin Gorki në Moskë, Ismail Kadareja sapo qe kthyer nga kursi special dy vjeçar për shkrimtarë, me kolegë nga Europa Lindore dhe nga republikat e B.S. Konditat e tyre ishin shumë të favorshme, se ata kishin trajtim special, bursë të lartë, dhe favore të tjera. Në Moskë, ai botoi një përmbledhje me poezi të përkthyera, duke e ndryshuar paksa emrin nga Ismail në Smile Kadare, që të mos tingëllonte si islamik. Ai e urrente regjimin e Bashkimit Sovjetik për sistemin policor.

Më porositi të ruhesha nga studentet ruse, të cilat ua vinin shqiptarëve për t'i ndihmuar të mësonin gjuhën, por edhe për të investiguar pikëpamjet e tyre politike. "Janë të gjitha spiune, agjente të KGB", më tha Ismaili, pa më të voglin hezitim, "prandaj ruaju prej tyre!". Të thoshe këtë gjë në vitin 1962, qe kuturisje e madhe. Në fakt, nuk munda të vija në Moskë, se bursën ma prenë për shkak të acarimit të marrëdhënieve politike me Bashkimin Sovjetik. Për një farë kohe, ne u gëzuam që shpëtuam nga tutela ruse në çdo fushë të jetës, pa e ditur se do të binim në prehërin e skematizmit të skajshëm kinez. Mjafton të sjell se kinezët nuk gjetën asnjë vepër letrare të denjë për ta botuar në gjuhën e tyre, se të gjitha krijimet tona të rekomanduara e të përkthyera nuk i shkonin për shtat skematizmit të tyre të skajshëm, prandaj i skartonin si të pabotueshme.

-Pse Ismail Kadare shfaqi interes për veprat e ekzistencialistëve francezë?

Më pas, Ismaili filloi të interesohej për veprat e ekzistencialistëve francezë. Ai më kërkoi t'i jepja romanin "I huaji" dhe "Mortaja" të Camus,-it dhe autorë të tjerë. Filloi të mësonte frëngjisht me ndihmën e Jusuf Vrionit, përkthyesit të talentuar nga shqipja në frëngjisht, të cilin francezët e nderuan me çmim honorifik të lartë. Ndërkohë, u botua romani "Dimri i vetmisë së madhe", titull që u ndryshua më vonë se udhëheqja komuniste shqiptare nuk pranonte kurrsesi që ishte e vetme. Përkrah saj ishin "marksistët-leninistët e vërtetë" dhe revolucionarët e gjithë botës, një eufemizmë partiake e burokracisë shqiptare, se shpejt e treguan veten si aventurierë politikë.

 Pas botimit nisi orteku i kritikave të rrepta kundër romanit, edhe pse në qendër të tij ishte figura e udhëheqësit shqiptar. Më kujtohet një bisedë me Ismailin gjatë rrugës së Dibrës, drejt shtëpisë sime. Ismaili më tha se sinqerisht nuk e kuptonte ashpërsinë e kritikave me shkrim e ca më shumë me gojë nga kritikë e persona me emër. I thashë mendimin tim: Keni pohuar disa të vërteta të hidhura në roman, me personazhin e Sotiraqit, (nëpunës në Ministrinë e Brendshme) që gjen kënaqësi, duke mbushur dosjet e qytetarëve me gabime politike". Ajo figurë zemëroi gjithë punonjësit e sigurimit dhe besoj se prej tyre nxiteshin kritikat për romanin. Ismaili u rrezikua jo vetëm t'i hiqnin romanin nga qarkullimi, por edhe ta internonin si armik të pushtetit. Enver Hoxha i zgjati kamerdaren e shpëtimit në fjalimin e tij në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan. Ai tha se, besonte se autori do ta ripunonte e do ta përmirësonte, duke patur parasysh vërejtjet. Kaq u desh që orteku i furishëm të ndërpritej dhe autori të vazhdonte i qetë punën. Autori bëri disa rregullime të pjesshme, po romani mbeti po ai që ishte në thelbin e tij.

-Po Shtëpia Botuese "Naim Frashëri", pse e sorollati Kadarenë?

Romani "Koncert në fund të dimrit" edhe pse ka kapituj shumë të bukura, ngjan paksa i shtrirë. Për botimin e këtij romani, Kadareja vuajti shumë. Disa vite me radhë Shtëpia Botuese "Naim Frashëri", e sorollati me vërejtje pas vërejtjesh, deri sa më në fund u bë një mbledhje e posaçme në selinë e Komitetit Qendror me të ashtuquajtur ekspertë të letërsisë, kritikë dhe aparatçikë. Ata i kërkuan me këmbëngulje që në qendër të vinte shokun Enver, që përmendej vetëm shkarazi, kurse Ismaili u mbrojt, duke thënë se atë figurë e kishte epuizuar te "Dimri i Vetmisë së Madhe" dhe nuk do të ishte e denjë ta përsëriste. Argumentin e tij e pranuan dhe romani u botua pas dy vitesh me disa ndryshime që pranoi autori.
-Cila vepër e bëri shkrimtarin Kadare me nivel të bujshëm?

Vepra me të cilin Kadareja pati sukses të bujshëm në shumë shtete të Europës, qe romani "Gjenerali i ushtrise së vdekur", baza e të cilit qe një ngjarje e vërtetë, kthimi i eshtrave të ushtarëve italianë të vrarë në Shqipëri. Te ky roman gjeti zhvillim pikëpamja e tij për ta pasqyruar Shqipërinë me sytë dhe ndjenjat e të huajve, po aty ndërkohë jepen edhe mjaft pasazhe realiste e tronditëse nga ndërthurja midis dy kohëve. Kjo vepër pati sukses edhe si dramë, ndërsa si film nuk pati sukses, edhe pse merrnin pjesë aktorë me famë botërore si Mishel Pikoli dhe Mastrojani. Arsyeja, qe këndi i gabuar i vështrimit, se ata tragjedinë e trajtuan si komedi-satirë.

-Si e konsideroni romanin "Prilli i thyer"?

Kadareja e shtriu më gjërë vizatimin e botës shqiptare me syrin te romani "Prilli i thyer". Aty ai gjeti fushë për të parashtruar pikëpamjet e tij për gjakmarrjen, plagën shoqërore më të rëndë, që për fat të keq u ringjall dhe po vazhdon ende. Tek-tuk ndonjë pasaktësi interpretimi të fakteve, nuk ia cënon aspak vlerat, çka e tregon interesi që ngjalli kudo në botë.

Hakmarrja dhe gjakmarrja rezistuan pak më gjatë në Italinë e Jugut dhe në Korsikë, por edhe atje u shuan qysh në mesin e shek. XVII. Përmendim se një shoqëri braziliane kinetamatografike e gjeti romanin të përshtashëm për një film artistik me atë subjekt, por në kushte e rrethana të tjera. Ndihet qartë ndikimi i Kadaresë në mbarë botën letrare të kontinenteve të tjerë.

Shqipëria falë veprave në prozë të Kadaresë, më romanet që përmendëm dhe me të tjerat që ai botoi në vitet e fundit, pushtoi hapësira të reja në mbarë botën. Një vend nderi në galaktikën krijuese të Kadaresë zënë novelat dhe tregimet me subjekte nga koha Bizantino-Osmane. Aty, Kadareja me zgjuarësinë e tij gjeniale shpalosi subjekte nga realiteti komunist shqiptar, aludimet e të cilave kuptoheshin qartë nga çdo lexues i vëmendshëm. Te "Pallati i Endrrave" ndihet kënaqësia e autorit që po ia kalonte ujët nën rrogoz censurës së rreptë të partisë.

-A ekziston një urë ndarëse mes Kadaresë së paraarratisjes në Francë, me Kadarenë e viteve që njohët ju?

Arratisja e Kadaresë në Francë qe shuplaka më e papritur dhe më tronditëse që shkrimtari i dha regjimit komunist të Ramiz Alisë, që zëvendësoi Enver Hoxhën. Qëkur ai u betua se do të vazhdonte besnikërisht rrugën e diktatorit, la të kuptohej se pranoi të ishte hija e hijes. Të gjithë ata që prisnin një Gorbaçov të vogël, u zhgënjyen keq prej politikës së tij miope. Ka plot fakte që vërtetojnë këtë tezë. Në fund të viteve '80, ai thërriti në një mbledhje të posaçme të gjithë intelektualët, duke iu lutur t'i tregonin rrugën si t'i gënjente të huajt për pluralizmin, pa ndryshuar asgjë. Në atë mbledhje qe ftuar dhe I. Kadareja, por ai nuk pranoi të jepte asnjë sugjerim, duke u justifikuar se mendimet e tij ia kishte shfaqur Ramiz Alisë me letër. Ramiz Alia nuk i pranoi sugjerimet e Kadaresë.

Ai mbeti një komsomolas i thekur që edhe tani vazhdon të gënjejë për të justifikuar prapambetjen e tij politike. Sapo mbledhja mbaroi dhe intelektualët po diskutonin jashtë midis tyre, Ismaili tha se Ramiz Alia i ngjan atij ustait që do t'i hedhë çati shtëpisë, pa hapur themele e pa ndërtuar mure. Ishte koha, kur Partia u orvat t'i ngrinte subjektet e krijuara prej saj si Organizatën e Rinisë, të Gruas, të Frontit, e Veteranëve, të ngriheshin në rangun e Partive, për të krijuar imazhin e pluralizmit politik.

Vetëm Lidhja e Shkrimtarëve nuk pranoi të futej në këtë lojë naive dhe ky qe një grusht i papritur për partiakët e lartë. Duke kërkuar azil politik në Francë, Ismail Kadareja ia ktheu mbrapsht partisë të gjitha nderet, dekoratat, titujt, pozitat, gjithçka që i kishin akorduar. Zemërimi i tyre reflektohet te komunikata luftarake që u botua me atë rast te "Zëri i Popullit", më e turpshmja, më e poshtra që mund të hartohej, duke e akuzuar agjent, renegat, dhe epitete të tjera.

Askush nuk parashikoi atëherë rolin e madh që do të luante Kadareja për atdheun e tij e sidomos për fitimin e pavarësisë së Kosovës.

-A është zë i veçantë shkrimtari Kadare në fushën e pasqyrimit të identitetit shqiptar?

Ismail Kadareja, më mirë se çdo shkrimtar tjetër bashkëshohës, shprehu identitetin shqiptar me bukuri artistike dhe vërtetësi historike.

Ai sot është zëdhënësi më i fuqishëm dhe më me ndikim për mbrojtjen e aspiratave të çështjes kombëtare. Një autor si Ismail Kadareja nderon kombin që e ka lindur e rritur.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...