Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/09/20

Agim Xhafa :Paç fat, Bajram! Në atdhe do të ngelet veç Rama me Spiropalin

 


Në whatsapp, afër mëngjesit, më erdhi një mesazh: “Sapo zbrita në Ancona, bashkë me çunat, gruan dhe vajzën. Të përshëndes.  Bajrami.”

Nuk e kam shok të ngushtë, as mik të vjetwr. Jemi njohur dy muajt e fundit në një librari. Unë për të blerë një libër, ai për një zgjidhje interesante me librashitësin. Merrte botime me qira. 

Duket si çudi, por nga që ishte pa punë zgjidhte atë që i pëlqente, e paguante me çmim të plotë e pasi e lexonte, e kthente të padëmtuar. Atëherw shitësi i kthente lekët, mbante veç 100 lekë të reja. Kaq ishte qiraja. Në një nga ato ditë u ulëm te një kafe pranë. Më tha se qe nga Dukati, u shenjua familje ballistësh dhe ashtu u trajtua vite e vite. Vuajti për shkollim, për punë dhe për martesë. Tamam si shprehja, donim të tjera, na donin të tjera, u martuam me të tjera, qeshte. I ra bretku në kooperativë. 

Më pas erdhi përmbysja e Bajrami ia nisi shkollës. U bë ekonomist dhe filloi punë në bankë. U rritën fëmijët. Çunat nuk i la të iknin jashtë. Po bënin ca punë në qytet. Me mundim, por fitonin diçka. Më tej erdhën bijtë e komunistëve. I hoqën nga puna. Bajramin të parin, pastaj gjoba biznesit të çunave. Luftë si nazizmi, hebrenjve. 

U përpëlit ca vite, ashtu duke punuar me orë e ditë deri sa i dha zgjidhje. Një motra e vet në Napoli ia gjeti anën t’u nxirrte leje pune të gjithëve. E nuk e bëri dysh. Hipi në traget e iku si familje. “Do kujtoj Çajld Haroldin”, më tha. “Kur të jem larg brigjeve do recitoj si ai se asgjë nuk më bën më të kthehem”.

Dje u largua një familje komplet. E braktisi atdheun. Fluturoi për bukën e gojës. Të tjera po presin varg, si hudhrat lidhur në spango. Faji i vetëm: “Nuk ishin mbështetës të qeverisë. Ishin kundërshtarë të komunizmit dje dhe të neokomunistëve sot.”

Ikja e Bajramit më lëndoi. Se ishte i vuajtur, i ditur, punëtor dhe ne si shoqëri qemë në borxh ndaj tij. Mesazhi që la qe dhimbja. Ngrita kokën atë çast e në tv lexova: ”Ulet rritja ekonomike. Nga 4% shkon në 2,2%”. As borxhet nuk do shlyejmë dot me kaq zhvillim. Mbase nesër të gjithë do i bashkohemi Bajramit. Në atdhe do ngelet veç Rama me Spiropalin. E do ndjehen keq. Shumë keq. Se nuk do kenë kë të shajnë e për kë të shpifin. A do jetojnë dot ashtu?!

Paç fat, Bajram!





George Orwell"1984" dhe Pallati i Endrrave i Ismail Kadraesë ,dy libra të shkruar në kohë të ndryshme dhe vende t• ndryshme...

 

Romani “1984” dhe “Pallati i ëndrrave” janë dy libra të shkruar në kohë të ndryshme dhe vende të ndryshme. Njëri është i shqetësuar për aktualitetin. Tjetri për të ardhmen. Të dy kanë të njëjtin shqetësim. Njëri rrjedh nga eksperienca praktike, tjetri nga frika se çfarë mund të bëjë pushteti për të mbajtur nën kontroll individin. Të dy mund të lexohen në çdo kohë dhe çdo vend dhe gjithsesi kanë kuptim. George Orwell e shkroi romanin e tij 1984, në vitin 1948, pra e vendosi ngjarjen 36 vjet në të ardhmen.
Thuhet se ky ka qenë romani fantastiko-shkencor më i fuqishëm i shekullit të njëzetë, një satirë apokaliptike tregon deri diku me bindje se si personaliteti individual i Uinston Smithit lihet mënjanë dhe se ai rikrijohet nga përpunimi i partisë, deri sa jo vetëm që i bindet Vëllait të Madh, por arrin deri aty sa ta dojë atë. Orwell jetonte në një vend të lirë kur ky roman u publikua. Kritikët e interpretuan romanin dhe fantazinë e autorit me mjetet e psikanalizës. Thanë se romani qe produkt i ndjesive të autorit në rininë e hershme, kur shkonte në shkollë dhe ndjehej i mbikëqyrur nga autoritetet.
Ismail Kadare qe në një situatë krejt të ndryshme. Në vitin 1981, ai publikoi romanin Pallati i Ëndrrave, ku personazhi kryesor qe një çunak që përdori emrin e familjes së vet aristokratike për të bërë karrierë në ministrinë e gjumit dhe të ëndrrave. Kadare jetonte në një vend që i ngjante kryekëput botës së përshkruar nga Orwell në romanin 1984. Autoritetet nuk përdorën interpretimet gajasëse të psikanalizës për të sulmuar këtë vepër por e ndaluan menjëherë qarkullimin e saj. Siç janë ngjashmëritë e shumta, duket se janë edhe dallimet. Për shembull, Pallati i Ëndrrave është vendosur në botën mikroskopike të mesjetës, ndërsa 1984 ka një këndështrim për të gjithë planetin e së ardhmes. Burrokracia në rastin e Orwell është shumë mirë e përcaktuar, e strukturuar nga lartë-poshtë dhe e pathyeshme. Te Kadare, kemi më së shumti një farë kaosi burokratik. Në fund, të dy ia vlejnë të lexohen.

Ernesto Sábato, (1911 – 2011)

 


Eshte  shkrimtar, gazetar dhe eseist argjentinas, romanet e të cilit njihen për shqetësimin që shprehin mbi çështjet filozofike dhe psikologjike. Esetë e tij politike dhe shoqërore kishin ndikim të madh në Argjentinë përgjatë gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë.

Sábato u arsimua si fizikant dhe matematicien në Universitetin La Plata dhe më pas në laboratorin Curie në Paris e në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts, Shtetet e Bashkuara. Ai u kthye për të punuar si profesor fizike në Argjentinë në vitin 1940 dhe më pas filloi të merret me gazetari dhe letërsi, duke kundërshtuar qeverinë e Juan Perón, gjë që solli shkarkimin e tij nga pozicioni i profesorit në universitet më 1945.

Sábato fitoi çmimin Servantes në vitin 1984, çmimi më prestigjioz i letërsisë hispanike ndërsa ndihmoi në luftën për drejtësi duke kontribuuar në hartimin e një raporti të hollësishëm mbi krimet e regjimit ushtarak të Argjentinës gjatë periudhës së Luftës së pistë (1976-83), ku 10 mijë deri në 30 mijë qytetarë u ekzekutuan nga diktatura.

Vladimir Putin është në majë të një Piramide Pushteti që po rrënohet

 Vladimir Sorokin






Më 24 shkurt, prazmorja e “autokratit të ndritur” që bartte Vladimir Putinin që prej njëzet vjetësh, u kris dhe u bë copash. Bota pa një përbindësh – i çmendur nga dëshirat dhe i pamëshirshëm në vendimet e veta. Përbindëshi është rritur gradualisht, duke fituar forcë vit pas viti duke marinuar autoritetin e vet absolut, agresionin perandorak, urrejtjen për demokracinë perëndimore dhe të keqen e ushqyer nga trishtimi i krijuar nga rënia e BRSS-së. Tani, Evropa do të duhet të merret, jo me ish-Putinin, por me Putinin e ri, i cili ka hequr maskën e “partneritetit në biznes” dhe “bashkëpunimit paqësor.” Nuk do të ketë më kurrë paqe me të. Po si erdhëm deri këtu?

Në filmin final të Peter Jackson, The Lord of the Rings trilogy, kur Frodo Baggins shkoi të hidhte në lavën e nxehtë unazën që pati sjellë kaq shumë vuajtje dhe luftë për banorët e Botës së Mesme, ai papritur vendosi ta mbajë atë për vete. Dhe, nën ndikimin e unazës, ai papritur fillon të ndryshojë, duke u bërë i keq dhe djallëzor. Unaza e Pushtetit e vuri atë nën kontroll. Pavarësisht kësaj, në librin e Tolkien, pati një fund të lumtur…

Kur Putini u vendos në fronin e pushtetit të Rusisë nga Boris Jeltsini i moshuar më 1999, fytyra e tij ishte disi simpatike, madje edhe tërheqëse – ndërsa retorika e tij ishte tërësisht e shëndetshme. Për shumë dhe shumë njerëz dukej se njeriu që po merrte komandën në majë të Piramidës së Pushtetit të Rusisë ishte një zyrtar inteligjent pa fodullëk dhe pa arrogancë, një individ modern që kuptonte se për Rusinë post-sovjetike kishte vetëm një rrugë drejt të ardhmes: demokracinë. Ai foli për demokacinë goxha në intervistat e tij pas në atë kohë, duke i premtuar qytetarëve të Federatës Ruse vijim të reformave, zgjedhje të lira, liri shprehjeje dhe respektim të të drejtave të njeriut nga autoritetet, bashkëpunim me perëndimin dhe, më e rëndësishmja, rotacion të vazhdueshëm të pushtetit.

“Nuk kam në plan të kapem pas kësaj karrigeje!” tha ai.

Në Rusi, siç e dinë të gjithë, njerëzit vijonin të besonin në fjalët dhe shfaqjet e sundimtarëve të tyre. Dhe, pas në atë kohë, ky burrë ishte “individi i këndshëm në çdo drejtim,” siç shkroi Nikolai Gogol për protagonistin e tij te Frymë të vdekura: Hapur për biseda, në përpjekje për të kuptuar çdokënd, serioz por jo se i mungonte humori, e madje edhe aftësia për të bërë shaka me vetveten.

Për më shumë, politikanë të caktuar, intelektualë dhe teoricienë politikë që sot janë kundërshtarë të ashpër të Putinit dhe sistemit të tij, e mbështetën atë, disa madje edhe duke kalur përmes dyerve të selisë së tij të fushatës, për ta ndihmuar atë të fitonte zgjedhjet. Dhe ai i fitoi. Por unaza fatale e pushtetit rus sakaq ishte në gishtin e tij dhe po bënte punën e saj të mbrapshtë; një përbindësh perandorak filloi të zë vendin e këtij individi të gjallë dhe të këndshëm.

Në Rusi, pushteti është një piramidë. Kjo piramidë u ndërtua nga Ivani i Tmerrshëm në shekullin e gjashtëmbëdhjetë – një car ambicioz dhe brutal i mbytur nga paranoja dhe shumë vese të tjera. Me ndihmën e ushtrisë së tij personale – oprichnina – ai në mënyrë të pamëshirshme dhe të përgjakshme ndau shtetin rus në pushtet dhe në popull, në miq dhe armiq dhe hendeku mes tyre u bë i thellë. Miqësia e tij me Golden Horde e bindi atë se e vetmja mënyrë për të sunduar pafundësinë e Rusisë ishte që të bëhej pushtues i saj. Fuqia pushtuese duhet të jetë e fortë, e pamëshirshme, e paparashikueshme dhe e pakuptueshme për popullin. Njerëzit nuk duhet të kenë zgjidhje tjetër veçse ta adhurojnë pushtetin. Dhe një person i vetëm ulet në majë të kësaj piramide të errët, një person i vetëm që posedon pushtetin absolut dhe të drejtën për çdo gjë.

Paradoksalisht, parimi i pushtetit rus nuk ka ndryshuar as së largu përgjatë pesë shekujve të fundit. Unë e konsideroj këtë si tragjedinë kryesore të vendit. Piramida jonë mesjetare qëndroi e lartë përgjatë të gjithë kohës së saj, duke ndryshuar në sipërfaqe por duke mbetur gjithmonë e njëjta në themel. Dhe gjithmonë ka pasur një sundimtar të vetëm rus në majë: Pjetri i I-rë, Nikolai i II-të, Stalini, Brezhnjevi, Andropovi… Sot, Putini ka qëndruar në majë për më shumë se njëzet vjet. Pasi shkeli premtimin e tij, ai është kapur pas karriges me sa fuqi ka. Piramida e Pushtetit helmon sundimtarin me autoritet absolut. Ajo lëshon vibrime mesjetare dhe arkarike te shpura e sundimtarit, duke u dukur se thotë: “ju jeni padroni i një vendi, i cili mund të mbahet njësh dhe i tërë vetëm përmes dhunës dhe mizorisë; bëhuni po aq opak sa jam edhe unë, po aq mizorë dhe të paparashikueshëm, çdo gjë ju lejohet ju, ju duhet të përçoni më tutje tronditjen dhe tmerrin në popullsinë tuaj, njerëzit duhet të mos ju kuptojnë, por ata duhet t’ju kenë frikë.”

Nëse shikojmë se si rrodhën ngjarjet e fundit, ideja e rikthimit të Perandorisë Ruse duket se e ka pushtuar tërësisht Putinin.

Për fat të keq, Jeltsini, i cili erdhi në pushtet në majë të dallgës së Perestrojkës, nuk e shkatërroi formën mesjetare të piramidës; ai thjeshtë sa rirregulloi sipërfaqen e saj: në vend të betonit të zymtë sovjetik, ajo u bë shumëngjyrëshe dhe e mbuluar me pankarta reklamash që reklamonin mallra perëndimorë. Piramida e Pushtetit nxorri në pah dellin më të keq të Jeltsinit: ai u bë i paedukatë, bullizues dhe pijanec. Fytyra e tij u bë e rëndë, e palëvizshme, një maskë e shkujdesur arrogance. Nga fundi i sundimit të tij, Jeltsini nisi një luftë të pakuptimtë mbi Çeçeni kur ajo vendosi të ndahej nga Federata e Rusisë. Piramida e ndërtuar nga Ivani i Tmerrshëm ia doli të zgjojë imperialistin edhe te Jeltsini, një demokrat jetëshkurtër; si car rus, ai dërgoi tanke dhe avionë në Çeçeni, duke dënuar popullin çeçen me vdekje dhe vuajtje.

Jeltsini dhe krijuesit e tjerë të Perestrojkës që e rrethuan atë jo vetëm që nuk e shkatërruan Piramidën e Pushtetit, por ata as nuk e groposën të shkuarën sovjetike, ndryshe nga gjermanët e pasluftës që varrosën kufomën e nazizmit të tyre në vitet 1950. Kufoma e këtij përbindëshi, që shfarosi dhjetëramilionë njerëz nga shtetasit e vet dhe e hodhi vendin shtatëdhjetë vjet pas, u vendos në një cep: mendimi i tyre ishte që kjo kufomë do të kalbej vetë. Por doli se ajo as nuk kishte vdekur.

Pasi erdhi në pushtet, Putini filloi të ndryshojë. Dhe ata që fillimisht e mikpritën sundimin e tij, gradualisht filluan të kuptojnë se këto ndryshime nuk paralajmëronin asgjë të mirë për Rusinë. Kanali televiziv NTV u shkatërrua, kanale të tjera filluan të kalojnë në duart e shokëve nën armë të Putinit, pas të cilit, një cenzurë e rreptë hyri në fuqi; nga ajo pikë e më pas, Putini u bë i pakritikueshëm.

Mikhail Khodorkovsky, kreu i kompanisë më të pasur dhe të suksesshme të Rusisë, u arrestua dhe u burgos me dhjetë vjet burg. Kompania e tij Yukos u grabit nga miqtë e Putinit. Ky “operacion special” u konceptua për të frikësuar oligarkët e tjerë. Dhe kështu ndodhi: disa prej tyre ikën nga vendi, të tjerët iu betuan për besnikëri Putinit, disa madje u bënë edhe kuletat e tij personale.

Piramida e Pushtetit po vibronte dhe vibrimet ndaluan kohën. Si një ajsberg i stërmadh, vendi po lundronte nëpër të shkuarën – fillimisht në të shkuarën sovjetike, pastaj vetëm në të shkuarën e vet mesjetare.

Putini deklaroi se kolapsi i BRSS-së ishte katastrofa më e madhe e shekullit të njëzetë. Për të gjithë njerëzit me mendje të kthjellët sovjetikë, rënia e saj ishte një bekim; ishte e pamundur të gjeje një familje të vetme të paprekur nga rrota e kuqe e represionit stalinist. Miliona u shfarosën. Dhjetëramiliona u burgosën nga avujt e komunizmit – një objektiv i paarritshëm që kërkonte sakrifica morale dhe fizike nga shtetasit sovjetikë. Por Putini nuk ia doli të dalë nga oficeri i KGB-së që kishte brenda vetes, oficeri që kishte mësuar se BRSS-ja ishte shpresa më e madhe për progresin e njerëzimit dhe se perëndimi ishte një armik i aftë vetëm për korrupsion. Duke nisur makinerinë e tij të kohës drejt të shkuarës, ai sikur po kthehej te rinia e tij në kohën sovjetike, gjatë së cilës kishte qenë kaq rehat. Ai gradualisht detyroi të gjithë nënshtetasit  tij të kthehen gjithashtu atje pas.

Perversiteti i Piramidës së Pushtetit qëndron në faktin se ai që ulet në majë transmeton gjendjen e tij psikomatike te e gjithë popullsia e vendit. Ideologjia e Putinizmit është shumë eklektike; në të, respekti për sovjetizmit gjendet krah më krahë me etikën feudale, Lenini ndan një krevat me Rusinë Cariste dhe kristianizmin ortodoks rus.

Filozofi i parapëlqyer i Putinit është Ivan Ilyin – një monarkist, nacionalist rus dhe anti-semit, një ideolog i lëvizjes së Bardhë, i cili u përzu nga Rusia Sovjetike nga Lenini më 1922 dhe përfundoi jetën në ekzil. Kur Hitleri erdhi në pushtet në Gjermani, Ilyin-i e uroi atë ngrohtësisht për “ndalimin e bolshetivizimit të Gjermanisë.”

“Unë kategorikisht refuzoj të vlerësoj ngjarjet e tre muajve të fundit në Gjermani nga këndvështrimi i çifutëve të Gjermanisë… hipnoza liberal-demokratike e mosrezistencës është hedhur tutje…” shkroi ai. Gjithsesi, kur Hitleri shpalli sllavët rracë inferiore, Ilyin-i u ofedua dhe Gestapo shpejt e arrestoi atë për kritikat që kishte filluar të hidhte. Ai u shpëtua nga Sergei Rachmaninov dhe u arratis për në Zvicër.

Në artikujt e tij, Ilyin-i shpresonte që, pas rënies së bolshevizmit, Rusia të kishte führer-in e vet të madh, i cili mund të ngrinte vendin sërish në këmbë. Në të vërtetë, “Rusia që ringrihet në këmbë” është shprehja e parapëlqyer e Putinit dhe Putinistëve të tij. Ai dukshëm ka marrë ide nga Ilyin-i kur foli me përbuzje për Ukrainën si një shtet “i krijuar nga Lenini”. Në fakt një Ukrainë e pavarur nuk u krijua nga Lenini por nga Central Rada në janar 1918, menjëherë pas shpërndarjes së Asamblesë Themeluese nga Lenini. Shteti u ngrit për shkak të agresionit të Leninit dhe jo falë përpjekjeve të tij. Ilyin-i ishte i bindur se, pas bolshevikëve, autorietet në Rusi do të “[bëheshin] antikombëtarë dhe antishtet, lajkatarë ndaj të huajve, të gatshëm për të shpërbërë vendin, [për t’u bërë] të paprincipë, që nuk mbronin vetëm interesin e kombit të madh rus dhe nuk do të ishin të tillë që nuk duhej të kishin asnjë respekt për rusët inferiorë [ukrainasit], të cilëve Lenini i dha shtetin, pastaj revolucioni nuk mbaroi, por hyri në fazën e vet të re të shkatërrimit nga dekadenca perëndimore.”

Mbështetësit e tij sot brohorasin shpesh duke thënë se “Rusia nën drejtimin e Putinit është ngritur në këmbë.” Dikush bëri humor: vendi me të vërtetë u ngrit në këmbë, por shpejt ra barkas: korrupsioni, autoritarizmi, arbitrariteti burrokratik dhe varfëria. Ne tani mund të shtojmë edhe një tjetër këtu: luftën.

Shumë gjëra kanë ndodhur në 20 vitet e fundit. Presidenti i Federatës së Rusisë është bërë një maskë e pakuptueshme që rrezaton mizori, zemërim dhe pakënaqësi. Instrumenti i tij kryesor i komunikimit është bërë gënjeshtra, gënjeshtra e vogël dhe e madhe, sipërfaqësore naive apo shumë e strukturuar, gënjeshtrra që duket se i beson edhe vetë si dhe gënjeshtra që ai nuk i beson vetë. Rusët sakaq janë të mësuar me retorikën e mbushur me gënjeshtra të presidentit të tyre. Por, tani, ai ka mësuar edhe evropianët me këto gënjeshtra. Krerë të vendeve evropiane fluturojnë në Kremlin pët të dëgjuar pjesën e tyre përkatëse të gënjeshtrave më fantastike (tani tërësisht paranojake), për të tundur kryet e tyre, për të thënë se “dialogu ishte konstruktiv” në konferencë për shtyp para se të fluturojnë tutje.

Angela Merkel pranoi se, në opinionin e saj, Putini jeton në botën e vet të fantazisë. Nëse është kështu, çfarë kuptimi ka të ndërveprosh seriozisht me një sundimtar të tillë? Ai nuk është shkrimtar apo artist; atij i duhet të jetojë në botën reale dhe të jetë i përgjegjshëm për çdo fjalë të vetme që thotë. Për gjashtëmbëdhjetë vjet, Merkel, e cila u rrit në Gjermaninë Lindore dhe që për rrjedhojë duhet ta kuptojë natyrën e vërtetë të Putinit, “ka krijuar dialog”. Rezultati i këtij dialogu: pushtimi i territoreve në Gjeorgji, aneksimi i Krimesë, kapja e DPR dhe LPR dhe tani, lufta tërësore në Ukrainë. Pas luftës me Gjeorgjinë dhe kapjes së territoreve të saj, “paqebërësi” Obama i ofroi Putinit… një reset në marrëdhëniet mes dy vendeve! Gjë që do të thotë, eja Vladimir, le t’i harrojmë të gjitha dhe të fillojmë nga e para. Rezultati i këtij reset-i ishte aneksimi i Krimesë dhe lufta në Ukrainën Lindore.

Përbindëshi i brendshëm i Putinit nuk u krijua vetëm nga Piramida e Pushtetit që kemi ne dhe nga elita e korruptuar ruse, të cilës, Putini, si cari dhe satrapër e tjerë, i hedh copa të mira dhjami nga korrupsioni i tavolinës së tij.

Ajo u kultivua gjtihashtu me miratimin e politikanëve të papërgjegjshëm perëndimorë, biznesmenëve cinikë dhe gazetarëve të korruptuar e ekspertëve të shkencave politike të korruptuar.

“Një sundimtar i fortë dhe i qëndrueshëm!” kjo është çfarë i magjepsi ata. “Një car i ri Rus: ishte për ta, diçka si të thoje, vodka ruse apo kaviar: ishte diçka që të gjallëronte.

Gjatë kësaj periudhe kohe, unë u takova me shumë admirues të Putinit në Gjermani, nga shoferë taksie në biznesmenë dhe profesorë. Një pjesëmarrës i moshuar në revolucionin studentor të 1968, rrëfeu:

“Unë me të vërtetë e pëlqej Putinin!”

“Po pse tamam e pëlqen?”

“Ai është i fortë. Thotë të vërtetën. Dhe ai është kundër Amerikës. Jo si gjallesat që ne kemi këtu.”

“Dhe a nuk të shqetëson ty se, në Rusi, ka korrupsion të përbindshëm, praktikisht nuk ka zgjedhje dhe as gjykata të pavarura, opozita është shkatërruar, provincat janë varfëruar, Nemtsov-i u vra dhe televizioni është bërë propagandë?”

“Jo. Këto janë problemet tuaja të brendshme. Nëse rusët e pranojnë të gjithë këtë dhe nuk protestojnë, atëhere do të thotë se ata e pëlqejnë Putinin.”

Kjo ngjan logjikë e hekurt. Eksperienca e Gjermanisë në vitet 1930 duket se nuk i ka mësuar asgjë evropianëve të këtij lloji.

Por unë shpresoj që shumica e Evropianëve të mos jenë të tillë. Që ata ta dinë dallimin mes demokracisë dhe diktaturës – mes luftës dhe paqes. Në fjalimin e tij përplot me gënjeshtra, Putini e quajti sulmin në Ukrainë një “operacion ushtarak special” kundër “agresorit ukrainas”. Gjë që do të thotë: Rusia paqedashëse fillimisht aneksoi Krimenë nga “Junta Ukrainase”, pastaj nisi një luftë hibride në Ukrainën lindore dhe tani po sulmon të gjithë vendin. Pak a shumë njësoj si Stalini me Finlandën më 1939.

Për Putinin, jeta vetë ka qenë gjithmonë një operacion special. Që nga koha e KGB-së ai ka mësuar jo vetëm që të përbuzë njerëzit “normalë”, të cilët janë gjtihmonë një gjë që mund të konsumohet për shtetin Sovjet Moloch, por ky është edhe parimi kryesor i Çekistëve: nuk duhet të ketë asnjë fjalë të vërtetë. Çdo gjë duhet të fshihet, të klasifikohet. Jeta persona,e të afërmit, veset – çdo gjë është fshehur, është ngatërruar me thashetheme dhe spekulime.

Tani, një gjë është bërë e qartë: me këtë luftë, Putini e ka shkelur vijën – ka shkelur vijën e kuqe. Maska është hequr, prazmorja e “autokratit të ndritur” është thyer. Tani, të gjithë perëndimorët që simpatizuan “carin e fortë rus” janë zgjuar dhe kanë kuptuar se një luftë e plotë është nisur në Evropën e shekullit të njzet e një. Agresori është Rusia e Putinit. Ajo nuk do të sjellë asgjë veç vdekje dhe shkatërrim në Evropë. Kjo luftë është nisur nga një njeri i korruptuar nga pushteti absolut, i cili, në çmendurinë e tij, ka vendosur të rivizatojë hartën e botës sonë. Nëse dëgjon fjalimin e Putinit që shpall “operacion special,” vëren se Amerika dhe NATO përmenden më shpesh se sa Ukraina. Ne duhet ta konsiderojmë atë si “Ultimatumi” i Putinit ndaj NATO-s. Si i tillë, objektivi i tij nuk është Ukraina por është qytetërimi perëndimor, urrejtja që është ushqyer bashkë me qumështin e zi që ai ka pirë nga sisa e KGB-së.

Kush e ka fajin për këtë? Ne. Rusët. Dhe ne do të na duhet të jetojmë me këtë faj deri sa regjimi i Putinit të rrëzohet. Sepse me siguri që ai do të rrëzohet dhe sulmi ndaj Ukrainës së lirë është fillimi i fundit.

Putinizmi është i dënuar për shkak se është armik i lirisë dhe armik i demokracisë. Njerëzit më në fund e kanë kuptuar këtë sot. Ai sulmoi një vend të lirë dhe demokratik pikërisht për shkak se është i lirë dhe demokratik. Por ai është ai i dënuari për shkak se bota e lirisë dhe e demokracisë është shumë më e madhe se sa strofkulla e tij e errët dhe e zymtë. E dënuar për shkak se ajo që ai dëshiron është një Mesjetë e re, korrupsion, gënjeshtra, dhunim të të drejtave të njeriut. Për shkak se ai është e shkuara. Dhe ne duhet të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë për ta bërë këtë përbindësh të rrijë atje, në të shkuarën, për të gjitha kohërat, bashkë me Piramidën e tij të Pushtetit.

Vladimir Sorokin është shkrimtar bashkëkohor rus.

Universiteti italian tërheq vendimin e ndalimit të kursit të Dostojevskit pas protestave

Universiteti Milano-Bicocca bëri të ditur se një vendim i mëparshëm për të ndaluar leksionet e shkrimtarit Paolo Nori mbi veprën e Dostojevskit për shkak të sulmit rus kundër Ukrainës, është tërhequr.Në vitin 1867, Dostojevski dhe bashkëshortja e tij u arratisën nga Rusia për t’i shpëtuar kreditorëve dhe mbijetuan si varfanjakë në Zvicër dhe Itali, ku shpesh u përzunë nga shtëpitë për shkak se nuk paguanin dot qiranë. Dhe gjatë kësaj periudhe, gjigandi i letërsisë ruse shkroi Idiotin, një nga kryeveprat e tij.






Por Idioti dhe autori i tij, Dostojevski, tërhoqën vëmendjen për një telash tjetër ditët e fundit: shkrimtari Paolo Nori u ankua në një video të postuar në Instagram se universiteti Bicocca në Milano kishte njoftuar “shtyrjen për më vonë” të një serie leksionesh të planifikuara të tij. Tema e leksioneve: Fjodor Dostojevski. Arsyeja e “shtyrjes”: dallga anti-ruse që ka mbërthyer botën pas sulmit të Putinit mbi Ukrainën.  

“I dashur profesor, zëvendësrektori i Didaktikës më ka informuar për një vendim të marrë me rektorin për të shtyrë për më vonë leksionet mbi Dostojevskin,” shkroi emaili, sipas videos së Norit.

“Kjo bëhet për të shmangur çdo debat, veçanërisht në nivel të brendshëm, gjatë kësaj periudhe me tensione të forta.”

Nori tha se ishte ftuar nga universiteti për të dhënë katër leksione mbi Dostojevskin, romanet e të cilit, Krim dhe ndëshkimIdiotiDjajtëdhe Vëllezërit Karamazovë kanë magjepsur botën që nga koha kur u publikuan por që në Rusinë Sovjetike, pati një periudhë mes viteve 1935 dhe 1955, në të cilën, nuk u botuan dhe as nuk u studiuan nëpër shkolla.

(Në Shqipëri, veprat e Dostojevskit ishin praktikisht të ndaluara gjatë kohës së komunizmit dhe u botuan për herë të parë vetëm pas vitit 1991, shpesh të përkthyera në ilegalitet apo në burg.)

“Ata më ftuan mua. Leksionet duhej të zgjasnin 90 minuta dhe ishin të hapura për të gjithë,” tha Nori dhe pastaj vijoi: “E kuptoj se ajo që po ndodh në Ukrainë është e tmerrshme dhe më vjen të qaj kur mendoj për të. Por kjo që po ndodh në Itali është qesharake. Jo vetëm të qenit një rus që jeton sot qenka e gabuar në Itali, por edhe të qenit një i vdekur rus, një i tillë, si Dostojevski, i cili u dënua me vdekje më 1849 vetëm për shkak se kishte lexuar diçka të ndaluar. Është e pabesueshme që një universitet të ndalojë leksionet mbi një autor si Dostojevski.”

Video e Norit shkaktoi zemërim të gjerë publik dhe shumë figura publike ndërhynë në mbështetje të tij.

Të mërkurën, universiteti publikoi një deklaratë në median sociale ku njoftoi se vendimi është tërhequr dhe se leksionet do të mbahen siç ishin planifkuar.

“Universiteti është i hapur për dialog dhe dëgjon,” thuhet në deklaratë.

Bota demokratike është revoltuar gjatë ditëve të fundit me Rusinë putiniste dhe agresionin ushtarak në Ukrainë.

“Fije Bari”, libri që u ndalua të qarkullojë, dhe i kushtoi poetit Walt Whitman vendin e punës

 Sot është një nga librat që paraqet shpirtin e Amerikës ndërsa autori konsiderohet si poeti kombëtar i Shteteve të Bashkuara. Por kur u botua për herë të parë, situata ishte krejt ndryshe.



Përmbledhja me poezi Fije bari nga poeti amerikan Walt Whitman u botua për herë të parë në vitin 1855, por poeti kaloi të gjithë jetën duke e plotësuar dhe rishikuar këtë vepër. Dhe përgjatë të gjithë jetës, ai u përball me popullaritet të madh dhe kundërshti po aq të madhe, me urdhra ndalimi të librit të tij për shkak të asaj që kritikët i panë në atë kohë si pasazhe seksualisht sugjestionuese në disa prej poezive të tij.

Në vitin 1865, ndërsa Whitman po punonte në Departamentin e Punëve të Brendshme në Uashington d.c., bosi i tij gjeti një kopje të librit në tryezën e tij të punës dhe ai ishte aq i zemëruar se vendosi ta pushojë nga puna.

“Nuk do ta mbaj në këtë departament autorin e këtij libri,” deklaroi Sekretari për Punë të Brendshme James Harlan kur firmosi urdhrin e pushimit nga puna.

Poemat e Whitmanit për kënaqësitë e jetës mbartin referenca për marrëdhënie seksuale, përfshirë marrëdhënie brenda gjinisë, të cilat në atë kohë konsideroheshin si tronditëse. Libri shkaktoi protesta plot zemëratë si dhe deklarata të ashpra nga politikanët konservatorë. Bibliotekat publike refuzuan ta blenin atë ndërsa biblioteka e kolegjit të Harvardit hoqi nga raftet të vetmen kopje që kishte dhe e mbajti atë të mbyllur me çelës bashkë me libra të tjerë të ndaluar. Presidenti i Universitetit të Yale në atë kohë krahasoi poemat e Whitman-it me “të ecurit lakuriq në rrugë.”

Whitman publikoi me fondet e veta edicionin e parë të Fije bari më 1855 në qytetin e tij të lindjes Bruklin, i cili më pas u bashka me qytetin e Nju Jorkut. Botimi i parë kishte 800 kopje. Të 12 poemat janë të shkruara në vargje të lira, pra nuk kishin rimë. Poeti e shihte veten si zëri i amerikanit punëtor. Poema e parë fillon në këtë mënyrë:

Unë lartësoj veten time,

Dhe ajo që unë supozoj ti duhet të supozosh,

Sepse çdo atom që më takon mua të takon edhe ty.


Një prej kritikëve e shau librin si “një masë pisllëku.” Ndërsa Ralph Waldo Emerson — poeti kryesor i asaj kohe – nuk ishte dakord me këtë dhe i shkroi 36 vjeçarit Whitman: “Ky është një prej veprave më të jashtëzakonshme me të cilat Amerika ka kontribuar deri më sot. Unë të përshëndes ty në nisjen e një karriere madhështore.”

Por edhe Emerson pati pakënaqësi kur lexoi botimin e zgjeruar të vitit 1856 me 178 poema. Whitman-i shtoi poezi të tilla sensuale si “Fëmijët e Adamit (“Silueta femërore afrohet, unë mendueshëm, duke rënkuar nga dashuria për mishin”) dhe “Kalumus” në të cilën foli për një të ri “që afrohet heshtur dhe ulet pranë tij, aq sa mund ta kapte për dore.” (Whitman besohet se mund të ketë qenë gej.)

Vonë në vitin 1862, ndërsa Lufta Civile ishte në kulm, Whitman shkoi në front për t’u kujdesur për vëllain e tij, një oficer të trupave të veriut që ishte plagosur në Betejën e Fredericksburg-ut në Virxhinia. Një gazetë raportoi në këtë kohë se Whitman “tani po jeton në Uashington pasi ka lënë pas krahëve poezitë e këqija që të sëmurin”.

Në janar 1865, Whitman mori një vend pune si zyrtar i ulët në Byronë e Çështjeve Indiane në Departamentin e Punëve të Brendshme. Ai paguhej 1,200 dollarë në vit, afërsisht 22 mijë dollarë të sotme.

“Është punë shumë e lehtë, unë i bëj gjërat shumë thjeshtë, rregulli është të rri në punë 9 me 4, por unë nuk vi në 9 dhe mund të qëndroj deri në orën 4 vetëm kur të më teket,” i shkroi Whitman  të ëmës.

Ai u bë admirues i presidentit Abraham Lincoln. “E shikoj presidentin pothuajse çdo ditë në qytet,” shkroi ai. “Ajo që më pëlqen shumë nga Lincoln-i është se ai ka kurajë.”

Kur Lincoln-i u vra më 14 prill 1865, Whitman-i gjendej në shtëpinë e të ëmës së vet në Bruklin, ku vuri re jargavanët e lulëzuar në kopsht. Në përkujtim të presidentit, ai shkroi poemat: “Kur jargavanët lulëzojnë gjatë” dhe “O Kapiten! Kapiteni im!”

Në maj 1865, Harlan, një ish-senator republikuan nga Ioëa dhe Metodist i përkushtuar, mori postin e sekretarit për punë të brendshme. Një nga stafi e informoi atë se një prej të punësuarve të departamentit ishte autori i një “libri imoral”. Një natë, Harlan-i po ecte rrotull nëpër tavolinat Zyrës së Patentave kur gjeti një kopje të “Fije Bari” mbi tryezën e Whitman-it.

Më 30 qershor, Whitman mori një letër me një rresht ku shkruhej: “Shërbimet e Walter Whitman nga Nju Jorku nuk nevojiten më nga data e kësaj letre e më pas.” Ai u pushua nga puna sepse Harlan-i besonte se ai “nuk kishte rregllat dhe cilësitë e kërkuara për qytetërimin e krishterë.” Miqtë e poetit iu lutën të ndryshonte mendim por ai deklaroi: “Nëse Presidenti i Shteteve të Bashkuara më kërkon ta rimarr në punë, unë jap dorëheqjen.”

Gazeta Brooklyn Eagle raportoi se “Qytetari ynë eksentrik Walt Whitman e humbi vendin e punës te Departamenti i Brendshëm në Uashington në bazë të një urdhri të përgjithshëm që kërkon shkarkimin e personave të pamoralshëm”.

Whitman gjeti një punë të re te zyra e prokurorit të përgjithshëm.

Mbi librin: UNË JAM NJË MAÇOK NGA NATSUME SÕSEKI

 


E shkruar nga viti 1905 kryevepra e Natsume Sõsekit, „Unë jam një maçok“, është një satirë e marrëzisë së shoqërisë japoneze të klasës së mesme të lartë gjatë epokës „Meiji“.

Ai është një maçok me zgjuarsi të rrallë, artikulim dhe aftësi të habitshëm që vijon me aventurat e tij në një botë absurde dhe të lodhshme për kotelet, e zhytur dhe e humbur nga komentet dhe marrëzitë dhe e njerëzve që e rrethojnë.

Ngjarjet e romanit janë vendosur në Tokio, para Luftës së Parë Botërore.

Personazhi kryesor, maçoku (që në të vërtetë është vetë autori) endet nëpër lagje dhe mbledh biseda e histori të ndryshme. Ai ironizon pronarin e tij, marrëdhënien që ai ka me bashkëshorten, fqinjët apo studentët, duke i përshkruar në situata tepër qesharake dhe alegorike shpesh herë ky roman perceptohet si një libër fund e krye i përshkruar nga humori i zi.

…dhe nëse nuk jeni të kujdesshëm gjatë leximit, mund ta konstatoni veten si pjesë e subjektit të këtij libri, si një histori e mrekullueshme e satirës shoqërore, vëzhguar nga sytë e mprehtë të një maçoku.

Ky është një libër me një stil tërheqës dhe futet deri në qelizën e një shoqërie vanitoze.

Natsume Sõseki ka pohuar se për arritjet e tij i detyrohet shumë traditës letrare vendase. Kjo është e vërtetë sepse, me gjithë modernitetin e tyre, romanet e tij kanë një tingëllimë delikate të lirikës, që është unike vetëm në trashëgimë letrare japoneze.

Por në thelb romanet e tij janë në strukturën e realizmit modern, që në thelb është një zhanër letrar, i cili zuri rrënjë në letërsinë japoneze, mbas botimit të veprave të Sõsekit.

__ Encyclopedia Britanica

***

Karriera letrare e Sõsekit filloi në vitin 1905, kur ai shkroi romanin “Unë jam një maçok”, i cili i garantoi një sukses të madh tek lexuesit. Pak kohë më vonë ai botoi romanin “Botchan”, ku përveç admirimit të publikut pati edhe vlerësimin e kritikës letrare.

Natsume Sõseki, autor i njëzet romaneve, ka pasur një ndikim të madh në autorët bashkëkohorë japonezë, veprat e të cilit janë përkthyer në shumë gjuhë të botës.

***

Natsume Sõseki lindi në vitin 1867 në Babashita dhe ishte fëmija i gjashtë. Ai erdhi në jetë kur mamaja e tij ishte dyzet vjeç, ndërsa babai pesëdhjetë e tri. Për shkak të kushteve të rënda ekonomike, atë e adaptoi një çift që nuk kishte fëmijë. Kur ishte tetë vjeç u ribashkua me familjen biologjike sepse çifti u divorcua.

Mbas përfundimit të shkollës së mesme në Tokio, ndoqi studimet e larta në “Tokyo Imperial University”  të cilat i përfundoi në vitin 1893, për gjuhë angleze. Qeveria japoneze i akordoi një bursë studimi në Angli, ndërsa në vitin 1903 u bë lektor i gjuhës angleze në Universitetin e Tokios.

Vdiq në vitin 1916.

“Shkretëtira e Tartarëve”

 “Shkretëtira e Tartarëve”, botuar për herë të parë në vitin 1940, është një roman monumental letërsisë italiane, me ngjarje intensive dhe sureale, dhe renditet në listën e nëqind romaneve më të bukura, të shekullit të 20-të. Buzzati e kishte marrë ngacmimin për subjektin e kësaj vepre nga poema e Kavafit, Në pritje të Barbarëve…

Djaloshi Xhovani Drogo një oficer i ri, dërgohet me një garnizon me shërbim në Kalanë e Bastianit, një postë e vjetër kufi- tare, e cila ndodhet në një rajon kufitar me shkretëtirën.
Por çfarë e shtyn atë mbas shumë vitesh që të refuzojë kthimin në qytet, –ku miqtë e tij të ngushtë shijojnë sukseset e jetës dhe janë bërë familjarë të mirë– dhe të qëndrojë vit pas viti në atë kështjellë të humbur në kohë dhe hapësirë, ku ardhja e një armiku të mundshëm, nuk shfaqet kurrë.
Gjatë qëndrimit të kështjellën e Bastianos, Drogo takohet me Kapiten Ortizin, gjithashtu në pritje të armikut, heroikun Angustina që refuzon qytetin dhe pret vdekjen pa frikë, me cinikun Laterio, Tronkun, Montin dhe Simeonin, pasqyra e hipokrizisë njerëzore.
Ditët dhe muajt kalojnë dhe, kur kanë arritur në fund të jetës, atmosfera shfaqet e projektuar në një dimension joreal. Pas 15 vitesh pritjeje haluçinative më në fund shfaqen tartarët.., por Drogo dergjet në shtrat i vetmuar në një hani, i vetëm duke pritur vdekjen pa pasur frikë prej saj.


Dhoma është përmbytur nga terri, vetëm me zor të madh mund të dallohet bardhësia e krevatit dhe gjithçka tjetër është e zezë. Mbas pak duhej të dilte hëna.
A do të arrijë ta shohë Drogo, apo do t’i duhet të iki më parë? Dera e dhomës rreh me një krëkëllimë të lehtë. Ndoshta është një shtjellë ere, një vorbull e thjeshtë ajri e këtyre netëve të trazuara pranverore. Por përkundrazi, ndoshta është ajo që hyri me çap të lehtë dhe tani po i afrohet kolltukut të Drogos. Duke mbledhur forcat, Xhovani drejton paksa torsin, ndreq me njërën dorë jakën e uniformës, hedh sërish një vështrim jashtë dritares, një shikim tejet të shkurtër, për pjesën e tij të fundit të yjeve. Pastaj në terr, edhe pse askush nuk e sheh, vë buzën në gaz.


Buzzati i vendos historitë në kufirin misterioz, metafizik dhe shpeshherë të pandashëm mes reales dhe joreales. Këtu qëndron gjithë sharmi magjik i veprës së tij.


William Sydney Porter (1862-1910)

 


O Henry duke punuar si arkëtar banke në Ostin të Teksasit.

O. Henry, pseudonim i William Sydney Porter (1862-1910) ishte një shkrimtar amerikan i famshëm për tregimet e shkurtra që romantizuan njerëzit e zakonshëm, veçanërisht banorët e qytetit të Nju Jorkut. Tregimet e tij shprehin efektin e rastësisë në karaterin e njeriut përmes humorit, të zymtë apo ironik, dhe shpesh kanë përfundime surprizuese, një mjet letrar për të cilin ai është ndoshta shkrimtari më i famshëm.

O. Henry ishte gjithashtu një aventurier i madh. Në vitin 1882 ai iku në Teksas ku punoi në një fermë, në një zyrë hipoteke dhe në një sportel banke në Ostin, kryeqyteti i Teksasit. Ai u martua me Athol Estes më 1887 dhe më 1894 nisi një gazetë të përjavshme humori të quajtue The Rolling Stone. Kur kjo sipërmarrje dështoi, ai u punësua te gazeta Houston Post si gazetar dhe me raste, si karikaturist.

Më 1896 ai u akuzua për përvetësim parash të një banke. Miqtë e ndihmuan të arratiset për në Honduras. Ai u detyrua të kthehet në Ostin kur mësoi se bashkëshortja kishte një sëmundje të rëndë. Ai u dënua u burgos në Ohajo. Në burg ai punoi si farmacist i turnit të natës ndërsa vijoi të shkruante për të fituar para për të mbështetur vajzën, Margaret. Tregimet e tij nga jugu i Shteteve të Bashkuaa dhe Amerika Qendrore e bënë atë menjëherë popullor me lexuesit e revistave. Ai mbajti pseudonimin O. Henri pasi doli nga burgu.

Ukraina

 


kufirit ukrainas ka një gjatësi mjaft të madhe - 7,700 km. Nga këto, 1 960 km, ajo shtrihet përtej deteve dhe 5740 km nga toka. territori i Shtetit kap detet Zi dhe Azov. Në mesin e vendeve evropiane, në përputhje me gjatësinë e saj ajo merr krenari në vendin e parë.

kufijtë e Ukrainës janë të rregulluar në një mënyrë të tillë që ajo kufizohet me shtatë vende: Federata Ruse, Bjellorusia, Moldavia, Rumania, Polonia, Hungaria dhe Republika Sllovake. Më i gjatë prej tyre është konsideruar të jetë kufiri me Rusinë, Moldavia dhe Bjellorusia. Falë territorin e detit e Ukrainës ka gjithashtu një "terren të përbashkët" me Turqinë, Gjeorgjia dhe Bullgaria.

Me disa vende kufij të kalojë nëpër fushat dhe malet. Karpatet - një linjë imagjinare që ndan Rumania, Polonia dhe Sllovakia dhe Ukraina. Si për të ndarë Ukrainën


KRYEQYTETIN E UKRAINËS - KIEV

Kryeqytetin e Ukrainës, qytet-hero dhe një qytet mund të jenë krenarë të gjithë të Ukrainës - Kiev. Përveç kësaj, ajo është konsideruar më i madh në shtet. Kjo është një njësi administrative dhe territoriale, si dhe një qendër e kulturës, politikës, ekonomisë, transportit, shkencës dhe fesë. Qyteti ka një status të veçantë, ai nuk i përket rajon Kiev dhe Kiev Svyatoshinsky zonë, por në bazë të dokumenteve të listuara qendrën e tyre.

Gjeografikisht Kiev është e vendosur në pjesën veriore të Ukrainës, përkatësisht në qendër të saj. Në Evropë, popullsia e kryeqytetit mori një vend të respektuar e shtatë, pas Stamboll, Londër, Moskë, Shën Petersburg, Berlin dhe Madrid. Historia e këtij qyteti është aq i pasur që është e mundur për të folur për orë të tëra. Gjatë periudhës së Kievit vizitoi kryeqytetin e garës polak, dhe Principatës së Kievan Rus, UPR, piperi të vazhdueshëm, të shtetit të Ukrainës dhe të RSS të Ukrainës. Ajo ishte vetëm në vitin 1991, Ukraina ka qenë e njohur si një i pavarur dhe hero qytetit - qendër të saj. Ai, si të gjitha qendrat tjera të rajonit, ka shtresë e saj të armëve dhe flamurin. Për shkak të faktit se në të kaluarën, ky qytet ishte i një rëndësie të madhe për Rus, ajo është ende joformalisht quhet "Nëna e qyteteve ruse." Territori Ukrainës

ad

KUFIRI UKRAINISHT

Në veri dhe veri-perëndim kufirin e Ukrainës me disa vende (Rusia, Bjellorusia, Poloni) të kalojnë nëpër ultësira dhe ligatinat. Pjesa lindore e tërë vijës kufitare me Rusinë kalon nëpër një fushë të vazhdueshëm, në të cilën nuk ka kufij. Karpate kalon nëpër vijën e demarkacionit fushore me Hungarinë dhe Sllovakinë. Në perëndim, mbi malet dhe fushat kodrinë formuar kufirin me Moldavinë, Sllovakia, Polonia dhe Rumania.

Territorin e Ukrainës ngulitur aq mirë në zemër të të ashtuquajturave kufijve të Evropës, se ajo gradualisht rrit rëndësinë e saj ushtarake dhe ndikimin në të dy popullsinë e tyre dhe në vendet fqinje, si relevante është çështja e ruajtjes së kufijve shtetërorë, në vendimin e cila përfshin të gjithë Bashkimin Evropian. Për shkak të faktit se kufijtë fizikë në disa zona janë konsideruar të jetë një ëndërr, dhe vendi ka për të shpenzuar një sasi të mjaftueshme të fondeve buxhetore për ndërtimin dhe forcimin e kullave mbrojtëse, dhe kështu me radhë. D. kufiri ukrainisht

RAJONET E UKRAINËS

ad

Shkencëtarët dhe historianët ndajë Ukrainës në 15 rajone. Disa prej tyre janë të pasur, të dobët. Por të gjithë ata - pjesë e fuqi të madhe dhe të fuqishme. Territorin e Ukrainës me kusht ndarë në dy pjesë: Lindjes dhe Perëndimit. Secili prej tyre është e ndarë më tej në disa fusha:

1. Chernihiv.

2. rajon Kiev.

3. Dnieper.

4. Detit Azov.

5. Donbass.

6. Slobozhanina.

7. Prichernomorie (këtu vlen edhe gadishullin e Krimesë).

8. funde.

9. Poltava.

10. Besarabisë.

11. Bukovina.

12. Galicia (ky rajon ka meritën edhe me tokën Lemko, Boiko dhe Huzulschyna).

13. Transcarpathia.

14. Volyn.

15. Polessie.

Këto rajonet e Ukrainës janë të bashkuar me anë të një ndarje formale në rajone, të cilat në vend të 24. qytetarët ukrainas

ad

CHERNIHIV

rajoni Chernihiv është në pjesën veriore të shtetit. Ai përfshin rajonin Chernihiv, pjesë e Sumy dhe Slavutych. Qytetarët ukrainas që jetojnë këtu mund të vërehet se lehtësim i zonës është mjaft e thjeshtë, pasi pothuajse i gjithë rajoni shtrihet në Plain Evropës Lindore.

Këtu rrjedh rreth 1.100 lumenj. gjatësia e tyre totale është 8 mijë veta. Km. Përveç këtyre, turistët janë tërhequr nga kafshët interesante listuara në Librin e Kuq: bizon, .. xherba, shkop, ferrets, vinça, strucit, etj rajone të tilla të Ukrainës, si Chernihiv, të kenë një sasi të mjaftueshme të rezervave. Në territorin e parkut plotëson tre (një peizazh, dy natyrore) The. Kjo është, këto shifra të rrisë potencialin e turizmit.

Që nga 2015 rreth një milion njerëz jetojnë në këtë zonë. Nga këto, ukrainasit përbëjnë më shumë se 90% të popullsisë, mund të gjendet edhe bjellorusët dhe ruse. Ukraine Kiev

KYIVSHCHYNA

E dyta rajoni më i rëndësishëm - rajon Kiev. Dallimi i saj qëndron në faktin se një qytet, dyshohet se është pjesë e kësaj zone, nuk është rezident, dhe aktet e vetë ndajë njësi administrative-territoriale. Kjo fuqishme Amerikës Qyteti tilla si Ukraina - Kiev.

ad

rrethi ka një popullsi prej më shumë se gjysmë milion njerëz (që nga 2013). Klima është e butë, dimër është pak ftohtë, verë të ngrohtë. Në veri të rajonit Kiev është në Polesie ultësirën, pjesa lindore - në Dnieper, jug dhe qendër të rajonit - në Upland Dnieper. Ajo ka një të përhershëm luginat e lumenjve, përroskave dhe shkëmbinjtë.

Ashtu si shumë fusha të tjera që lindin në kokë, pas pyetjes "se si të ndajnë Ukrainën", dhe që i përkasin lumit Dnieper, pjesë e rajonit Kiev shtrihet në bregun e tij. Harta e Ukrainës me qytetet

DNIEPER

Zona është e vendosur në qendër të Ukrainës, pranë Dnieper dhe Bug. Dnieper zë më shumë se 24 mijë. Km2. Në qoftë se ju përdorni kartën, ju mund të sigurtë të themi se ajo kufizohet me 6 qytete: Poltava, Dnepropetrovsk, Nikolaev, Vinnitsa. Ajo renditet e treta në "Si për të ndarë Ukrainës" çështje.

Arkeologët, pasi kishte kaluar një studim shumë interesante dhe të rëndësishme, gjeti se jeta e parë në këtë territor u shfaq në shekullin e X para Krishtit. Historikisht, zona është pothuajse asgjë interesante ndodhi. Në shekullin e XIII, rajoni Kirovohrad ishte nën sundimin e Lituanisë, dhe tashmë në 1569 - Poland.

Territori aktual i rajonit Dnieper është e vendosur pikërisht në vendin, vendlindja e Kozak Sich dhe e para Cossacks dhe bash ketu.

DETIT AZOV

Azov Deti zë vendin e katërt në listën e "si të ndajnë Ukrainë," sipas gjatësinë e saj. Ajo është e përbërë nga disa pjesë të Donetsk, Zaporozhye, Kherson rajon, si dhe disa qytete me rëndësi rajonale (Mariupol, Melitopol dhe Berdyansk).

ad

Ajo është qendra e metalurgjisë në Ukrainë. Për shkak Mariupol, ku ndërtuar disa bimët, përkatësisht në Priazovye shkarkohet më shumë se një e treta e totalit të prodhimit ukrainas të çelikut, gize, koks, tuba dhe kështu me radhë. D.

zhvilluar sa duhet në këtë rajon mund të quhet dhe të transportit. Ka tre portet detare të Mariupol, Taganrog, Berdyansk. zhvilluar mirë dhe mirëmbahet nga Qeveria e sferës agrare, industrinë ushqimore dhe kapjen e peshkut.

DONBASS

Donbass - një rajon që ka dalë për një kohë të gjatë dhe ende lë traditat e veta, zakonet dhe mënyrën e jetesës të pandryshuar. E pestë në renditjen e "Si për të ndarë Ukrainë" në zonën e saj. Ai përbëhet nga rajonit Donetsk dhe në jug të Luhansk.

Donbass fillimisht përfaqësuar një zhvillim teknik të shtetit. Donetsk pellgu qymyrit u zbulua nga shkencëtarët në vitin 1720, dhe që atëherë pronari e tij. Ajo mbulon rreth 60 mijë. Km. Rezervat e qymyrit nuk janë mjaft të mëdha. Në një thellësi deri në 1700 m masës totale gjetur rezervuar 140 Mill. Ton.

Për shkak të faktit se rajoni Lugansk dhe kontakti Donetsk të ngushtë me njëri-tjetrin, ishin një kompromis, për të kërkuar interesat e përbashkëta, dhe ata kanë qenë në mënyrë joformale grupuar në rajon nën emrin e Donbass. Qytetarët e Ukrainës vuri në dukje se përveç qëllimeve, këto dy zona kanë sferë të ngjashme ekonomike, historike dhe kulturore.

Për disa dekada, ajo është qendra më e madhe e industrisë së qymyrit dhe metalurgjisë (dy ngjyra dhe e zezë).

KUFIRI MIDIS RUSISË DHE UKRAINËS. MARRËDHËNIET VENDE

Në Evropë, disa vende fqinje që mund të mburremi një histori të gjatë së bashku, kombet dhe interesat e përbashkëta, karakteristikat ekonomike dhe çështje të tjera që i bashkojnë dy vendet - Ukraina dhe Rusia. Ukraina harta të qytetit të përkryer tregon se sa e fortë, fort "plotësuese" për këto vende.

Para konfliktit ushtarak duke votuar të anketuarve të dhënat e mëposhtme janë sqaruar: pjesa më e madhe (44%) janë të prirur të mendojnë se shteti do të vazhdojë të krijojë kushte ideale për ekzistencë. Pas të gjitha, për shumë vite u quajt motrat e tyre. Ju edhe mund të shikojnë se shumë industri dhe fusha kanë të njëjtën strukturë, dhe janë të vendosur për të mbyllur bashkëpunimin. Pjesa e dytë e votuesve (28%) ishte në favor të faktit se rajonet e Ukrainës, si dhe qeveria e të gjithë vendit do të ketë marrëdhënie të mira me Federatën. Pjesa tjetër (9%) votuan për përkeqësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ky studim i përfshirë pak më shumë se gjashtëqind persona, shumica besojnë në një të ardhme të ndritshme duket të jetë se marrëdhëniet e mira janë ruajtur edhe gjatë të paktën një shekull. Njerëzit të cilët ishin më pak se 45 vjeç, parashikimi dukej më e ndërtuar mbi kujdes.

ad

Tani ekziston një konflikt i madh midis Ukrainës dhe Federatës Ruse, por është e nevojshme të besojmë se të gjitha grindjet të zhduken së shpejti. kufirit rus me Ukrainën

kufirit rus me Ukrainën atje që nga viti 1991. Mosmarrëveshja midis dy vendeve për shkak të gadishullit të Krimesë konsiderohet i paplotë. E ndërtuar rreth perimetrit të mbrojtjes, rrethoja instaluar dhe kolona artificiale.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...