2022-09-19

Albin Kurti ka qenë në dijeni se po planifikohej vrasja e tij, ja kush e ka njoftuar

 Zyra për informim e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar raportimin e sotëm se në vitin 2021 ishte planifikuar vrasja e Kurtit.

Zyra e kryeministrit Kurti konfirmon për Gazetën Express se për atentatin e planifikuar ndaj tij, kryeministri Kurti ishte informuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi”, thuhet në përgjigjen e ZKM-së.“rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik”.

Në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria. Të paktën kështu rezulton në një dokument i bërë publik këtë të hënë nga hakerat, i cili dyshohet se është marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.

Në dokument theksohet se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet.

I dyshuari është Prek Kodra, shtetas shqiptar. Në dokument theksohet se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve. Ai dyshohet se është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Ndërkohë, Kodra dyshohet se jeton në Shkodër, ndërsa vepron në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës.

Sipas Policisë Shqiptare, ky person është me precedent penal dhe është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut. Ai u shpall në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë. Në shtator të vitit të kaluar u pezulluar urdhri i kërkimit, ndërsa konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë.

Sipas informacione të Njësisë Kundër Terrorizmit, objektivi i parë do të ishte Ismet Haxha. Objektivi i dytë ishte Xhavit Haliti, i cili do të vritej një muaj pas Haxhës për t’u dukur si hakmarrje. Më pas, do të vritej edhe kryeministri Albin Kurti. Sipas informacioneve, qëllimi i këtyre atentateve është destabilizimi i Kosovës. Po ashtu, në dokument theksohet se të tre atentatet do të kryheshin në 4 muajt e ardhshëm

Zëri i Amerikës
Qeveria e Kosovës tha të hënën se kishte informacione nga institucionet e sigurisë për një komplot për të vrarë kryeministrin Albin Kurti në vitin 2021, por njoftimi nuk ishte publikuar "për të mos shkaktuar panik".

Komentet e qeverisë pasuan raportimin e stacionit televiziv shqiptar A2, që pretendon se ka siguruar informacione rreth komplotit nga të dhënat e publikuara në internet nga hakerët iranianë.Sipas stacionit televiziv, policia e Kosovës i ishte drejtuar policisë së Shqipërisë me njoftimin se një shtetas shqiptar po planifikonte të vriste kryeministrin e Kosovës, një deputet dhe një person tjetër, “me qëllim që të destabilizonte vendin".

Në një deklaratë të qeverisë së Kosovës thuhet se kryeministri Kurti “ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi.

Rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik”. Qeveria nuk dha më shumë hollësi, ndërsa as policia e Kosovës nuk bëri ndonjë koment rreth raportimeve.

Televizioni A2 tha se informacioni u zbulua si pjesë e sulmeve të fundit kibernetike ndaj Shqipërisë.

Më 7 shtator 2022 qeveria shqiptare akuzoi Iranin si autor të sulmit masiv kibernetik që goditi më 15 korrik sistemet e saj të teknologjisë së informacionit, duke paralizuar për disa ditë të gjithë shërbimet online. Kryeministri Edi Rama njoftoi vendimin për ndërprerjen “me efekt të menjëhershëm”, të marrëdhënieve diplomatike me Teheranin.


No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...