
Thuhet se ky ka qenë romani fantastiko-shkencor më i fuqishëm i shekullit të njëzetë, një satirë apokaliptike tregon deri diku me bindje se si personaliteti individual i Uinston Smithit lihet mënjanë dhe se ai rikrijohet nga përpunimi i partisë, deri sa jo vetëm që i bindet Vëllait të Madh, por arrin deri aty sa ta dojë atë. Orwell jetonte në një vend të lirë kur ky roman u publikua. Kritikët e interpretuan romanin dhe fantazinë e autorit me mjetet e psikanalizës. Thanë se romani qe produkt i ndjesive të autorit në rininë e hershme, kur shkonte në shkollë dhe ndjehej i mbikëqyrur nga autoritetet.

No comments:
Post a Comment