2022-09-25

Bravo Edi Rama me fjalim për Thaçin në OKB: Fantazi e plotë raporti i Dick Marty-it!

 Kryeministri i Shqipërisë ka theksuar se Hashim Thaçi, është arrestuar dhe ka pritur një vite që të ngrihet aktakuzë ndaj tij, ku sipas tij në aktakuzë nuk ka as një fjalë nga raporti i Dick Martyt, për shkak të cilit ishte themeluar Gjykata Speciale.


Profesori universitar i reagon Memlit: Edi Rama ta mbroj Kosovën prej Serbisë më shumë se sa e mbron Thaҫin në Hagë

NGA: H.O. MË: 24 SHTATOR 2022 NË ORA: 21:58

Memli Krasniqi, Edi Rama

Memli Krasniqi në një shkrim të tij në Facebook ka thënë se Edi Rama po mbronë vlerat e luftës së UҪK-së dhe udhëheqësve të saj. Mirëpo në këtë shkrim të Krasniqit, ka reaguar profesori universitar, Enver Bytyҫi.

Komenti i plotë:

I dashur Memli!

E kuptoj pozicionin tuaj dhe e quaj te justifikueshme nga pikepamja politike qe te beni vleresime te tilla! Por edhe ju e dini se nese ne Hage do te ishte ndonje bashkepunetor i Rugoves, dmth, "armik" i Rexhep Qosjes, Edi Rama do ta kishte mallkuar!

Ai po mbron kauzen e perbashket qe kishte me Thacin, kauze ne te cilen u farketua miqesia Rama-Thaci-Vuciq!

Ai duhet ta mbroje Kosoven prej Serbise me pare e me shume se sa mbron Thacin prej Hages!

Duhet t'ia kerkoni kete me kembngulje, sepse qendrimi i tij anti-Kosove po i kushton shme shtetesise se saj!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara(OKB)

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në një postim të tij në Facebook ka falenderuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që sipas tij mbrojti vlerat e luftës së drejtë të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj.Krasniqi shkruan se, kryeministri Rama përsëriti të vërtetën tonë të përbashkët.


I pari i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama ka folur në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara(OKB), për ish- presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ku ka thënë se Raportuesi i Këshillit Evropës(KiE) Dick Marty, ishte dashur të paguhet si tregimtar dhe jo si raportues i KiE-së.

Sipas Ramës, Gjykata Speciale është themeluar mbi raportin e Marty-it.

“Ish- presidenti i Kosovës është arrestuar pa aktakuzë dhe kishte pritur një vit në paraburgim derisa formalisht u ngrit aktakuza ndaj tij”, ka thënë Rama në OKB.

“Të gjithë ju, imagjinojeni për një moment, presidenti juaj ose kryeministri, udhëheqësit e vendeve tuaja, të merret në paraburgim në një vend të tretë për një vit të tërë pa asnjë aktakuzë zyrtarisht nga një trup i krijuar dhe i sponzorizuar nga një komunitet i vendeve demokratike”, ka thënë ai.

Më tej, Rama ka shtuar se në aktakuzën ndaj Thaçit dhe pjesëtarëve të tjerë nuk ka as një fjalë nga “Fantazi e plotë” e Dick Martyt.

“Nuk do të dorëzohemi nga e vërteta dhe do të nderojmë ata që dhanë jetën për liri dhe pavarësi”, ka shtuar ai.

“Marrja e përgjegjësisë do të vazhdojë dhe ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të garantuar atë në gjykata”.

Ai ka përfunduar duke rikujtuar se gjenocidi brutal në Srebrenicë dhe spastrimi etnik në Kosovë nuk do të harrohen kurrë.

A vazhdojë Mbështetja e Shqipërisë për Kosovën?

“Dialogu është i nevojshëm dhe Ballkani i Hapur do ta ndihmojë këtë proces. Nëse do të ecësh shpesh ec i vetëm. Nëse do të ecësh lart, ec krah për krah”, ka theksuar Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Sipas Ramës është koha që  Kosova dhe Serbia t’i normalizojnë raportet në dialogun mbështetur nga BE dhe SHBA që ta njohin njëra tjetrën shtete të pavarur dhe të ecin së bashku në Ballkanin e Hapur.

“Duke forcuar marrëdhëniet me Serbinë për të nxitur bashkëpunimin dypalësh, Shqipëria nuk do të lëvizë në njohjen e Kosovës. Është Koha që Serbia dhe Kosova të punojnë për një marrëveshje të mbështetur nga BE-ja dhe SHBA-ja”

“Mesazhi i Ballkanit të Hapur është që nuk është e nevojshme të biesh dakord për gjithçka për të lënë pas të shkuarën e errët e për të parë drejt së ardhmes”.

Rama ka përfunduar duke iu ka bërë thirrje Kosovës, Mali të  Zi dhe Bosnje Hercegovinës, që të bashkohen me nismën e Ballkanit të Hapur por për veç shteteve të Ballkanit Perëndimor, ai ka pasur ftesa edhe për Greqinë e Turqinë që të bëhen pjesë e kësaj nisme.

Mbrojti Ramën, kritikoi Kurtin e Osmanin/ Vjen kundërpërgjigja ndaj Çitakut: Ja kush po nxit konflikt!

NGA: A.M 

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku sot përmes një postimi në Facebook tha se presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti e urrejnë Edi Ramën.

Kjo deklaratë e nënkryetares së PDK-së, erdhi pas fjalimit të kryeministrit Rama në OKB, lidhur me UÇK-në dhe Thaçin.

Mirëpo, profesori universitar Enver Bytyçi iu kundërpërgjigj Çitakut në lidhje me këtë deklaratë.

Sipas tij, është Rama, ai që urren, përçan dhe nxit konflikt të klasës politike në Shqipëri.

Postimi i plotë

Nuk janë Osmani dhe Kurti ata që urrejnë Edi Ramën!

Është Edi Rama ai që urren, përçan dhe nxit konflikt të klasës politike në Shqipëri, Kosovë e kudo ku ka shqiptarë!


NdërsaVeprimtari nga Amerika, Ramazan Bekteshi ka kritkuar ashpër kryemisnitrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për fjalimin në Alamblenë e Kombeve të Bashkuara.

Sipas tij, retorika e Ramës në OKB ishte ‘hi në sy’, sepse ai u mor me një temë të trilluar por që gjoja se kërkon të shpëtosh imazhin e luftëtarëve dhe UÇK-së, duke shtuar se kur foli për Kosovën dhe dialogun, foli sikur të fliste një ndërkombëtar e jo një kryeministër i Shqipërisë duke theksuar se Kosova dhe Serbia duhet të lëvizin përtej ngërçit për një marrëveshje.

Shkrimi në Facebook:

Elokuenca retorike e Ramës në OKB si mjet për fshehjen e krimeve serbe në Kosovë

Ti, Edi Rama, në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara ndërtove edhe një monument për shtetin vrastar dhe mikun tuaj Vuçiq, derisa për Kosovën një kasollë thuprash. Ti lobove me elokuence që ta ndërkombëtarizosh Ballkanin e Hapur të Vuçiqit dhe tuajin në OKB paturpësisht, por duke ia fshehur krimet makabre Serbisë, dhe si një iluzionist i shkathët, ti i thurure elozhe Serbisë, edhe pranë asaj se ajo lidhi edhe një marrëveshje skandaloze me Rusinë për të koordinuar politikën e saj të jashtme, në mes të një lufte të stuhishme dhe një kërcënimi bërthamor.

Në tempullin e botës, ti e pate shansin jetësor të lash borxhin dhe mëkatet ndaj Kosovës, por ti mbete ai i vjetri, një mik i përbetuar i një krimineli lufte. Ti ndjehej shend e vere, e vesh-me-vesh me Vuçiqin pranë, dhe i lumturuar e i buzëqeshur në një studio po ashtu me mikun tënd Grenell, një antishqiptar dhe tani një lobist serb. Po në tempullin e botës ti Rama, e injorove Presidenten e Kosovës me ligësi, për të qenë më afër vëllait tënd serb, e shkele keq Kosovën martire, e përbuze rëndë, në momente kur Kosova pret krahun e Shqipërisë, por ai krah i thatë i yti ishte rreshtuar në anën e hasmit në atë tempull të civilizimit, para syve të gjithë botes. Ti nuk belbëzove asnjë fjale të vetme për krimet makabre qe ia shkaktoi ‘vëllai’ yt Kosovës, zëdhënësi i Milllosheviqit.

Por, ti i pasinqerti Rama, në mes të retorikës elokuente dhe intrigës, në sytë e botës e ri aktualizove edhe një here një temë qe është harruar fare, një shpifje të raportit të senatorit zviceran, Dick Marty, lidhur me pretendimet për krime të kryera gjatë dhe pas luftës nga ish-krerë të UÇK-së. Por, ti Rama ne OKB preke një temë se gjoja ti je vënë në mbrojtje të UÇK-së. Padyshim se aludimet e Marty-t ishin një tentativë për ndikim në punën e Prokurorisë dhe Gjykatës. Tani lind pyetja, pse ti Rama nuk reagove kur ky raport i porositur mori dheun më 2010, por prite plot 12 vite. Pse ti Rama nuk e këshillove Thaçin që mos e votonte gjykatën, pse Shqipëria dhe Kosova nuk protestuan, por ti Rama së bashku me Thaçin buzëqeshnit dhe merrnit poza ne krah të Putinit dhe Lavrovit, a ishe ti Rama, ai partneri i Vuçiqit dhe Thaçit për ndarje të Kosovës?

Retorika jote Rama në OKB ishte ‘hi në sy’, ti u more me një temë të trilluar por që gjoja se kërkon të shpëtosh imazhin e luftëtarëve dhe UÇK-së dhe kjo do të ishte shumë në rregull sikur ti Rama, para syve të botes t’ia radhisje Vuçiqit të gjitha krimet makabre, vrasjet e 1500 fëmijëve, pleqve dhe grave, mizoritë e të burgosurve, varret masive, plaçkitjen e pronës, zjarrvënjen, dëbimin biblik të shqiptareve, dhunimin e femrave shqiptare në shifra alarmante e trishtuese, të flisje për rënkimin dhe ankthin e nënave në pritje për fatin e të zhdukurve tash e 23 vite të gjata agonie. Por ti s’deshe t’ia prishësh disponimin mikut tënd, ti iu shmange të vërtetës, si një qyqar, ti minuta të vlefshme harxhove për Afganistanin por jo për kërcënimet serbe Kosovës.

Rama, ti në OKB e proklamove Ballkanin e Hapur, një nisme serbe dhe antikombëtare, ti e mashtrove opinionin botëror kur theksove se kjo nisme do ta lehtësoj dialogun Kosove-Serbi, por realiteti është ndryshe, sepse ti kurrë s’je marr me dialog nga takimet e Ballkani i Hapur, ti kurrë s’ia ke tërhequr vërejtjen Vuciqit sa herë që e ka kërcënuar Kosovën, por në ato takime të pasinqerta ke qenë një lavdërues i shfrenuar i Vuciqit dhe Serbisë dhe kritikues i ashpër i Kosovës për mospjesëmarrje.

Ciniku Rama, ti sot nga foltorja e OKB-se kur fole për Kosovën dhe dialogun, folët sikur të fliste një ndërkombëtar e jo një kryeministër i Shqipërisë duke theksuar se Kosova dhe Serbia duhet të lëvizin përtej ngërçit për një marrëveshje. Dhe mjerimi juaj nuk përfundoi aty kur theksuat se nuk do të merremi me të shkuarën por me të ardhmen, sepse për ju e shkuara nuk ka vlerë, as vuajtjet, as sakrificat, as poshtërimet, sepse ju e barazoni viktimën me agresorin, bilës edhe kërkoni që kriminelët të falen. Bëtë mirë që i dolët në mbrojtje individit por do të ishte më e ndershme sikur të mbronit edhe interesin e Kosovës ashtu si i ka hije një kryeministri të Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhe sot, sikur secilën herë tjetër gjatë mandatit të tij, qëndroi në mbrojtje të vlerave të luftës së drejtë të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj. Edhe në OKB, Kryeministri Rama e përsëriti të vërtetën tonë të përbashkët.

Faleminderit Kryeministër Rama për qëndrimin dinjitoz e përfaqësues dhe për përkushtimin e palëkundur për të afirmuar tutje Rezolutën e Shqipërisë të dorëzuar në Këshillin e Evropës,tha Memli Krasniqi.

 Rezolutën e Shqipërisë të dorëzuar në Këshillin e Evropës.




No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...