Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/05/24

SUPERTALENTI ISMET ZERVOI NË KUJTIMET E PILOTËVE LUTFI QYRA DHE ASTRIT JAUPI

RIZA LAHI


Dossier



Me fytyrën e plotë prej shëndetit të një organizmi me nerva të qeta, të marrë me sport e të ushqyer mirë ; me sytë e butë , të qeshurën modeste dhe me intimitetin që ua krijon njohja e parë pilotëve të të gjithë botës, ja ku qëndronte përballë fletëve të mia Lutfi Qyra.

Në kontrast me ëmbëlsinë e njohur të malësorëve të Librazhdit, të cilëve u kullon mirësia në çdo qelizë të fytyrës sapo dikush u ka shkelur në konak, ai kishte flokë të egjër; të gështenjtë dhe të egjër, si tela të llojit që nuk rrijnë dot të përkulur.

Piloti që qe shkëputur i fundit nga aerodrom luftarak i Gjadrit, që qe kapur pas tij me thonëj e dhëmbë, megjithse i tërë regjimenti i burrave të komanduar prej tij qe larguar, tani po priste pyetjet e mia.

Në krahun tonë qëndronte instruktori ynë i përbashkët, që na kishte mësuar të fluturonim që të dyve – Myzafer Zaho. Kushedi se çfar i kishte thënë Zaho zakonisht shumë racional në të folur, për mua dhe grupin tim që na kishte pasur përpara.

“ Po folur më parë për Ismet Zervoin nuk kemi se ç’flasim për mua” – Lutfi Qyra pa edhe një herë nga instruktori ynë dhe , duke buzëqeshur sërish nga kamarieri i sapo ardhur, kërkoi të porositnim .

Vështrimi i Myzaferit ishte i qartë; sytë më shkuan edhe një herë te flokët si tela të fortë dhe të papërkulur .

Sigurisht!...

Myzaferi duke qeshur, më përkëdheli me dorë sikur më merrte me të mirë, kur isha 18 vjeç, na kërkoi lejë. Do të largohej te merrte pesnionin. Mbase vi prap, i tha Lutos me flokët e papërkulur.

E dija që nuk do të vinte më.Myzaferi dinte po kaq sa unë, që në një bisedë intime siç ishte kjo që do të organizonim me personazhin e radhës të “Dinosaurët e fundit”, një i tretë vetëm prishte punë.

Qoftë edhe ai, idhulli ynë i fluturimeve të rinisë së parë.…





PËR T’U KATAPULTUR A PËR T’U ULUR PA RROTA ME MIG



Viti 1992.Befas te Udhëheqësi i Fluturimeve në Gjadër, Shefqet Lata…

“ Nuk hapet njëra rrotë. Nuk më hapet rrota e majtë…Bëmë të gjitha provat!”

Ishte zëri i Ismetit. Zëri megjithatë, vinte i qetë. Dukej që piloti i njohur, komandanti i MIG 21, Ismet Zervoi po bënte kujdes deri edhe te kontrollimi i të folurës - pa asnjë shënjë alarmi për të njoftuar një gjë që të rënqethte mishtë

Për pak u vërvit në kullën e drejtimit të fluturimeve komandanti i sapo emëruar i regjimentit, Lutfi Qyra.

Që të dy pilotët me origjinë malësore, i pari nga Burreli dhe i dyti nga Librazhdi, si u morën vesh me sy dhe me fare pak fjalë, iu drejtuan me indeksin e fluturimit Zervoit që, ja, të provonte edhe një herë dhe…ndryshe duheshin mbledhur edhe dy rrotat tjera. Dhe do të uleshin së bashku pa rrota; me rrotat e mbledhura dhe në fushën e blertë krah pistës; pra, assesi në pistë.

Fusha e blertë ishte kontrollluar , si përditë, që në mëngjes.



Në Gjadër, kontrollet e pilotëve që fluturonin me MIG 21 realizoheshin me MIG 17 dyvendësh. Gjadri kishte gjashtë të tillë syresh; njërin prej të cilëve, tekniku i tij e thërriste “Krojf”.

Këtë radhë komanandti i skuadriljes së MIG 21, pikërisht ai që kishte zëvendësuar Gezdar Veipin, Andrea Tolin, Petrit Bebeçin dhe Astrit Jaupin – ky burrë i shkathët dhe gjithë reflekse, ja, këtë ditë po kontrollonte pilotin më të ri, Martin Bregu.

Në radio fliste komandanti i ekipazhit, Ismeti.

Ndërkohë…Qënga Vëndkomanda Qëndrore, vjen një zë tjetër, akoma më tronditës Ai sillte një gjë edhe më të frikëshme se sa ulja pa rrota para syve të të dy shokëve; sillte urdhërin për t’u hedhur me katapultë….

“ Vëndk. Qëndrore, dinte se atë ditë kishin fluturim MIG 21 shët. Ajo po jepte atë urdhër, duke mos e ditur se ishte një avion UTI MIG 17 me dy pilotë në kabinë…Ishte punë fare pak minutash, sa premtonte rezerva e karbUraltit… Vëndkomanda këmbënguli disa herë për katapultim duke na u drejtuar edhe ne të dyve, mua dhe Shefqetit. Me siguri nën presionin e dy pilotëve të njohur të MIG 21 që ishin tanimë, njëri, Klement Aliko, komandant i Aviacionit të vëndit e tjetri, Astriti (Jaupi) inspektor fluturimesh!”- jep sqarimin e duhur dhe pa u nxituar Qyra….

Koha ishte në të përfunduar dhe karbranti po i afrohej mbetjes kritike.

Dy alternativat ulërinin të egra, agresive dhe pa asnjë kompromis me njëratjetrën. Ose ulje e detyruar pa rrota, ose hedhje me katapultë.

Ulja e detyruar me rrotat e mbledhura kishte si alternativën më të keqe, përplasjen nga një ulje e dobët, krejt e mundëshme dhe, për pasojë, një flakë që do të merrte jetën e dy pilotëve….Të qara me kuje…të qara grash… arkivole… Hetuesia…Dy palë fëmijë jetimë. Dy gra të veja… Sigurisht i kthyer krejt në gërmadhe MIG 17a.

“Krojfi”, Lutfi?

“Mbase “Krojfin” e Nikoll Zhurit, nuk e kujtoj”.

Në alternativën tjetër ishte krejtësisht e sigurtë shkatërrimi i avionit ( që në atë kohë dhe me tërë ata telashe që kalonte vëndi, vlente thuajse sa një jetë njeriu) ; shpëtimi i dy pilotëve? I sigutë ky shpëtim? Një pilot MIG 21 qe vrarë pasi qe hedhur qetësisht me katapultë. Kurse këta të dy? Në fillim do të hidhej njëri; sigurisht më i riu. Më pas tjetri. Do të hidheshin larg; Martini mbase edhe para syve të të gjithëve, por Ismeti, diku, larg qëndrave të banuara…

Këta dy alternativa buçisnin në kabinën e dy burrave që po i indiqte me sy gjith aerodromi në këmbët e kodrave të Kakarriqit.

Vëndkomanda Qëndrore dhe kulla e komandimit të Gjadrit, dëgjoi zërin e qetë të Zervoit.

Tanimë zëri nuk dukej i kontrolluar, por, vërtet ishte i tillë - krejt i qetë. Faza e tronditjes kishte kaluar dhe i kishte lënë vëndin kalkulimeve të akullta e të shpejta të njerëzve me nerva të qeta në kabinën e MIG ut.

“ Do të zbatojmë urdhërin e parë…Uljen pa rrota në brezin jeshil!”

Të dy burrat , pra, po e merrnin rrezikun mbi shpatulla e tyre. Ishte edhe varianti që, së paku, le të katapultonte njëri prej pilotëve – Martini; Ismeti, fundja të provonte alternativën tjetër. Ta provonte i vetëm.

Bah! Kjo as që bëhej fjalë të ndodhte mes dy burrave me karakter të hekurt, që po kërkonin në mënyrë demonstrative, të drejpërdrejtë, uljen pa rrota, alternativën e parë.

Të dy guximtarët mes krahëve të duraluminta, po e merrnin vetë një pjesë të barrës së përfundimit fatal të mundshëm të aksionit të tyre. Ismet Zervoi po e kërkonte për të dytën herë uljen në brezin jeshil; uljen me rrota të mbledhura.

Për katër minuta , të dy, Ismeti dhe Martini, mund të digjeshin e përcëlloheshin, sa të takonin.….

“Oh, ne kemi folur kot. Ismeti e bëri gjithçka vetë. Ata e kishin stakuar baterinë e aeroplanit për të shmangur një tjetër burim të mundshëm të zjarrit duke ndërperë kështu, menjëherë radiolndërlidhjen. Ismeti gëlonte nga reflekset dhe ishte i qetë si një mendimtar.Për kokën e Dritanit. ” – Miku i Ismet Zervoit do t’ia lërë të gjitha lavditë atij, që sot nuk është më mes nesh. Dritani është biri i heroit të tregimit tonë; ai është sot pilot në regjimentin e helikopterëve…

MIG 17 me rrotat e mbledhura po vinte me kujdes sikur të ishte një qëndisje. Ai takoi ëmbël në fillim me pjesën e bishtit dhe…ra.

Ne vrapuam te ata, ndërsa , që të dy, po dilnin nga kabinat shëndosh si kokrra e mollës.

“Ndërsa e përqafoja, ai më tha: “ Më vinte keq për ty, Luto…sapo u bëre komandant regjimenti dhe të të fillojë kaq ters”…O, si e kam mbështetur kokën te supi I tij. I shtërngoja fort, atë dhe Martinin e ri, fortttt…ata kishin qënë duke më ikur për jetë, që të dy…Brënda një ore erdhën në Gjadër nga Tirana Klementi dhe Astrit Jaupi..Klementi qante… Astriti vetëm thoshte “ju lumtë”!…

Burri nga malësia e Librazhdit tani po qante edhe vetë.As që u përpoq t’i fshihte lotët.

Fundja ishim vetëm ne të dy; kamarjeri se ku bënte muhabet përtej.



Në Gjadër plasi gazi dhe hareja. Avioni thuajse nuk ishte dëmtuar fare dhe pilotët ishin top.

Të gjithë gëzonin në një dalldi të bukur që të merrte mendtë.

Kur...dikush u kujtua…More ejani të shkojmë në klub…hahahah…të na qerasi të dy sebepçinjtë …More, ku ishte Ismeti, se?

Ai se ku ishte përvjedhur.

“Ejani t’i shkojmë në shtëpi”, propozoi komandanti i aviacionit dhe, me Klementin në krye, grupi u nis drejt e në Lezhë. Drejt e në shtëpinë e Ismetit. E shoqja e tij shqeu sytë nga kjo vizitë e paparalamëruar dhe nga tërë ata burra.Fytyra e të kunatit, Shefqet Latës vetëm gëzonte. Gjithsesi, gruaja pyeti në ajër, gjith takt, po, ku e kishin Ismetin?

Që të gjithë ishin të habitur. Po… Kurrgjë? Si “kurgjë”…hahahah…mos qesh …më thoni se çka patur Ismeti sot…Hë, Shefqeti i motrës më thuaj diçka …Po…Po ku e di unë se ku është…

“ Mua më shkoi mëndja për dikund. Ejani me mua…me siguri është …. dhe nuk kisha gabuar. Sapo kishte plasur dalldia e përfundimit me sukses të atij telashi, Ismet Zervoi modesti i mrekullueshëm , duke patur siklet nga lavdet, qe përvjedhur. Kishte shkuar në shtëpi ku nuk kishte njeri, kishte marrë mjetet e peshkimit dhe, hahahahah…kur po nxirrte një alamet qejfullit, kur…e ka parë veten të rrethuar ….”


“Të tregoj edhe diçka tjetër për Ismetin?”

Sytë përgjëronjës të Lutfi Qyrës nuk pranonin asnjë kundërshtim.

Nisi të tregonte sërish…

“ Ka qënë prap me Martin Bregun. Kur po ngriheshin – flakë nga motorri. Sapo e njoftoi Udhëheqësi i Fluturimit, brënda atij çasti, ai e mori gazin dhe u ul…Kishte reflekse të mprehta dhe të forta…Ai as u hutua, as pyeti edhe një herë, as u mendua, por veproi si të komandohej jo nga arsyeja, pro nga instinktet; nga instinkti i vetmbrojtjes…Një herë tjetër, tre “Njëshat” e MIG 21, Shefqet Lata, Ismet Zervoi dhe Raqi Qari, bënë një spektakël ajror brilant duke parakaluar mbi qiellin e paradës….Ismeti na ka lënë …ka qënë 2 vjet më I vogëël nga unë, por u sëmur nga një sëmundje e keqe dhe, brënda gjashtë muajve, na la. La tre fëmijë… Shiko…të lutem…thuaji edhe Gjeneral Astritit të të tregojë për Ismetin… Tanimë, me mua u lave…po të duash, mos shkruaj asgjë më. Mjafton që do të shkruehet në libër për Ismet Zervoin që u ka bërë mirë të gjithëve …Si, do të vazhdojmë? Oh, falemdnerit shumë… shumë falemnderit…të paça…Të lutem, mos ma prish, takoje dhe Astritin në emër të kujtimit të Ismet Zervoit….”



Duke ia përsëritur këtë dëshirë përvluese konsulentit tim të pandarë të librit me sagën e aviatrëve “Dinosaurët e fundi”, Gjeneral Astrit Jaupit, ky i fundit dërgoi materialin më poshtë…:



Piloti Ismet Zervoi ka qënë shoku im më i mirë i grupit në shkollën e aviacionit, por dhe i Gjergj Spahos,Petrit Dashit , Shpëtim Sulës ( dëshmor i atdheut), Jovan Korunit etj … Bashkë kemi qënë në shkollën e aviacionit, dy herë bashkë në Kinë, kemi qënë shokë dhome në hotelin e oficerëv në Kuçovë dhe në hotelin e Gjadrit, në një kat pallati banonim në Lezhë, kemi qënë në një skuadrilje në Kuçovë dhe po ashtu me Mig-21 në Gjadër. Kam të ndryra në shpirtin tim shumë kujtime,mbresa ,gëzime ,suksese, trishtime të kaluara së bashku, episode dhe ngjarje pa fund.

Kujtojmë me respekt aktivitetin e gjërë në stërvitjet ajrore, paradat në treshe dhe pesëshe me Mig-21, stërvitje treguese , detyra speciale, qitje-bombardimet, kapjet ajrore, fluturimet e testeve të aeroplanëve Mig-21 mbas punimeve në uzinën e aviacionit Kuçovë (mezi priste të shkonte për fluturim në Kuçovë, të takonte me këtë rast dhe shokët e tij të grupit, veçmas Gjergj Spahon, Petrit Dashin, Bashkim Sadikun a pilotin e ri ( sot Gjen.Brig). Syrja Gjoka). Kujtojmë se me sa cilësi shembëllore realizonte ai fluturimet në lartësi të mëdha 20 mijë metra, në shpejtësi të mëdha 2150 km/orë, natën e në kondita të vështira meteorollogjike…sa e sa raste pranë të papriturave, pranë rreziqeve. Ismeti është përballur me situata të ndërlikuara por i ka kaluar me plot sukses falë aftësive të tij personale; me ç’farë, qetësie, guximi e besimi në aftesitë e tij - të pa krahasueshme; ç’’farë gëzimi në përfundimin me sukses –të pa imagjinueshme….! Ismeti ishte shumë i shoqërueshëm, me të gjithë. Ishte shok e mik i ngushtë për fluturim e peshkim me pilotin Agron Daci, Petrit Bebeçin ,Vangjel Koroveshin, Raqi Qarrin,Martin Bregun, Lytfi Qyrën; mik e shokë i ngushtë i gjadërsorëve Vlash Filipi, Zefit, Ahmetit, i mësuesëve nga Tirana Sokol Kamberit e Ramadan Hasani, i blinishtarëve Preng Matia,Gjergj Gjoni, i lezhianëve Mark Simoni, Marash Noka, etj. Ismet Zervoi ka lindur në Burrel ëe vitin 1952, kreu shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” në vitet 1967-1971 dhe në vitin 1971-1974 kreu shkollën e aviacionit. I aposionuar e dashuruar me avionin, fluturimin, i shkathët, me reflekse të rralla, i dashur me njerzit i respektueshëm dhe i thjeshtë me të gjithë sidomos me pilotët por dhe me specialistët e teknikët e aeroplanëve , si me inxhinierët Sokrat Rumbullaku, Petrit Demaliaj ,teknikët Myrteza Jaupi, Jorgji Fane (dëshmorin e aviacionit), Besnik Milori,Gani Villa, Luan Luka, Besim Bedini, Luc Bala, Xhelil Perxhilla, Roland Stoja ,Leontjev Xhelili etj . Ai ishte nje aktivist i gjithanëshëm, një peshkatar i rregullt e sistematik - çdo kohë të lirë e shfrytëzonte për pasionin e sportit të peshkimit. Ai ishte i përkushtuar ndaj fëmijëve; edukoi dhe rriti me sakrifica e vështirësi tre djem që i ndihmonte shumë për ecuritë në shkollë. Djali i madh, Eltoni, emigroi në Itali ku banon edhe sot, i dyti, Gentiani, mbaroi shkollën mjeksore ushtarake në Ankara dhe sot punon në Spitalin Amerikan Tiranë; i treti, Arditi, mbaroi universitetin për inxhinier ndërtimi, profesion që sot e ushtron në Tiranë. Ismeti në vitin 1972 fluturoi në Jak-18 me rezultate të shkëlqyera dhe më pas fluturoi me gjith tipat, edhe me Mig-21, ku komandoi skuadriljen e tyre nga viti 1992 deri 1998, kur u nda nga jeta në një moshë të re. Kalimin në mig-21 e realizoi bashkë me mua dhe Shefqet Latën ne vitin 1978 në Gjadër, nën përgatitjen teorike dhe fluturuese të pilotëve – instruktorë Andrea Toli, Petrit Bebeçi e Vangjel Koroveshi. Një kohë plot fluturime por dhe shumë gëzime e probleme personale! Ai kishte raportet të mrekullueshme me prindërit, me vëllezrit e motrat e, në vecanti me mbesën (vajzën e vellait të madh) që e donte shumë e bënte çdo gjë për të. Më kujtohet kur mori vendimin të jepte veton në familje për kërkesën e shokut, mikut të tij dhe timit, pilotit Shefqet Lata, që ai të fejohej me motrën e tij të vogël. Eh… ç’momente , diskutime, rrahje mendimesh; ne ishim që të dy shumë të hapur dhe të sinqertë me njëritjetrin nëpër intimitetet tona! Shoku ynë donte të fejohej me motrën e tij…Pikëpyetje të shumta, ëndërrime, anët e bukura të të dyve…mmm… ndonjë rezervë me që kunati i mundëshëm ishte me ‘të në një skuadrilje… Vendimin e tij “po” e shoqëroi bashkë në fluturime, stërvitje , familje por asnjëherë të ngatëronte punën detyrën me qënit kunat. Ismeti ishte korrekt, studjues e zbatues i përpiktë i rregulloreve të fluturimeve, i përpiktë e i saktë në teknikë pillotimi, i pastër në eksplloatim, i qetë dhe i dalluar në të gjitha detyrat luftarake. Në shoqëri e jetë ishte i thjeshtë , i drejtë, i komunikueshëm, gazmor,i dashur dhe e donte lirinë e fjalës dhe jetës private si asnjë tjetër; ai e urrente padrejtesitë dhe servilizmin… Ismeti u nda para kohe nga jeta, pavarsisht nga mjekimi special që u krye në Greqi nga ndihma e perkujdesja prej Ministrisë së Mbrojtjes por dhe ndihmës personale të pilotit grek me mission në Shqipëri, nënkolonel Jani Zouganelis. Amaneti i tij i ditëve të fundit ka qënë: “Astrit ! Ma rregulloni djalin e dytë Gentin për shkollë ushtarake në Turqi”. Kujtoj se sa vështiresi, përpjekje e stresse kaluam që të plotësohej amaneti i shokut tonë. Me mbështetjen e Ministrisë sonë të Mbrojtjes, u sigurua bursa ushtarake dhe, mbas mbarimit të shkollës, Genti u stabilizua menjëherë në Tiranë…



RIZA LAHI

( Nga libri “DINOSAURËT E FUNDIT” VLL 2, që është në shtypshkronjë)

HISTORIA DHE NJERËZIMI DO T’I MALLKOI TË GJITHË ATA QË SHPIFIN KUNDËR LUFTËS SË LAVDISHME TË UÇK-së.




Reagim ndaj artikullit shpifës në vazhdime, “Si u arrestua dhe si u “maltretua” e reja G.G. nga Mitrovica gjatë kohës së luftës në Kosovë”, të rubrikën “Ekskluzive” të gazetës
“Bota sot”, dt.15, 16, 17, 18. Maj 2013.

HISTORIA DHE NJERËZIMI DO T’I MALLKOI TË GJITHË ATA QË SHPIFIN KUNDËR LUFTËS SË LAVDISHME TË UÇK-SË.

Në emër të fshatit Aqarevë, të bashkëluftëtarëve të Komandant Sylejman Selimit dhe në emër të drejtësisë, jemi të detyruar të reagojmë ndaj artikullit shpifës të gazetës “Bota sot”, e cila as në këto moment tejet kritike për shtetin tonë nuk pushon, duke grumbulluar deklarata me gënjeshtra të kulluara, me dëshmitar të fabrikuar, të papërgjegjshëm dhe të paguar e të mashtruar nga EULEKS-i, dhe me “amanetin” e UNMIK-ianeve. Këta të fundit edhe pse shkuan lanë pas turpin dhe shumë “argat” të dreqit që po ua kryen punët e tyre të ndyta.



Të gjitha këto që po shkruhen e po “thuhen” në këto katër vazhdime të këtij artikulli të quajtur “Ekskluziv”, janë shpifje që shihen e kuptohen nga të gjithë, sepse disa fytyrmarroq me shpirtin e zi katran po mundohen me njollos luftën e lavdishme të UÇK-së dhe komandantet e saj, duke keqpërdorur dëshmitar të mbushur me rrena.

Artikullshkruesi dhe dëshmitarët e këtij tabori, duhet ta dinë së Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër për këtë edhe pati intervenuar Aleanca e NATO-së nga ajri, duke i konsideruar komandantet dhe ushtarët e UÇK-së si aleat të tyre.

Këta fytyrmarroq “argat dreqi”, duhet ta kuptojnë njëherë e mirë së pjesëtarët e UÇK-së asnjëherë nuk kanë bërë veprime që do të binin ndesh me ligjet e luftës, e aq më pak akte të turpshme. 

Këta tipa që sot po mundohen ta njollosin luftën e drejt të UÇK-së, komandantet dhe pjesëtarët e saj duhet ta dinë së keqtrajtimet, dëbimet, spastrimet e dhuna është bërë, për fat të keq, nga ushtria, policia e paramilitarët serb, gjë që me veprimet e këtyre shpifësve që po i turren komandanteve e pjesëtarëve të UÇK-së, po krijojnë huti të populli ynë dhe ndërkohë po i mbrojnë aktet dhe veprimet kriminale të serbeve, gjë që mund të thuhet se kanë qenë dhe janë në shërbim të armikut.

Ne jemi të sigurt se gjatë kohës së luftës, as nuk ka pas keqtrajtime as dhunime e veprime tjera të paligjshme të bashkëkombësve tanë nga pjesëtarët e UÇK-së, ndërsa të gjitha këto që shkruhen janë gënjeshtra të kulluara dhe këta njerëz të papërgjegjshëm që po vazhdojnë të shkruajnë artikuj në formë romani duhet ta dinë se nuk do t’ua lexoi e as besoi askush përveç pronarëve të tyre që po ua paguajnë këto marrëzira, si dhe nuk duhet harruar faktin se, tokën e Kosovës e kanë shkelur shumë krajla e mbreta, ka pasur shumë shqipfolës që kanë shërbyer për ta, kanë punuar e spiunuar për ta, kanë shkuar deri aty sa edhe janë miqësuar me ta dhe në fund, falë luftës së drejtë të UÇK-së kanë mbetur pa ta.

Për fund të fundit, me reagimin tonë kërkojmë që të ndalen këto trillime e veprime të dëmshme për komb e atdhe, për Luftën e UÇK-së dhe të Komandantëve e pjesëtarëve të saj sepse një ditë do t’u mallkoi populli dhe historia.

Açarevë, 18.05.2013                                

Të nënshkruarit:
Musli Haxha, kryetar
Dibran Fylli, regjisor
Smajl Idrizi,
Sylë Haxha,
Ilaz Azemi,




Cockroaches can sense danger in sugar


Cockroaches will eat anything. Except sugar, that is.
Some of the common pests have evolved to learn how to detect and avoid a certain kind of glucose often used in bait traps, according to research published in the US journal Science on Thursday.
Scientists focused on the slender and small brown German cockroaches, which live all over the world in homes, offices and apartment buildings -- anywhere humans tread and leave crumbs behind.
An apparent disdain for sweet-laced traps was first observed in some of these roaches in the early 1990s, about seven to eight years after commercial traps using glucose came on the market and entered into widespread use, said researcher Coby Schal of North Carolina State University.
The roaches were evolving quickly, scientists found. New generations were emerging that had inherited a genetic aversion to glucose.
And now, Schal says he and his colleagues understand why.
Glucose-averse roaches use their small taste-hairs to sample food first and if it contains glucose, they actually taste it as bitter, not sweet.
"They bounce back as if they got an electric shock. It is a very, very, very clear behavior. They just absolutely refuse to ingest it," said Schal, a professor of entomology.
"It is kind of like if you put something really bitter or really sour in your mouth and you immediately want to expel it."
Schal said this evolution came about "incredibly fast," but noted that the development of antibiotic resistance in bacteria moves even faster.
It is hard to know what percentage of roaches have become averse to glucose. In this study, Schal and colleagues sampled various roaches from infestations in the United States, Russia, Puerto Rico and South Korea.
Of 19 populations studied, they found seven that contained glucose-averse roaches in their midst.
"This is a global phenomenon. It is not restricted to the US," he said.
Professional exterminators have known about the issue for some time. The agrochemical industry has responded by altering baits to replace glucose with other attractants.
"We haven't used any kind of trap that used sugar for years," said Bob Kunst, president of Fischer Environmental, a pest control company in Louisiana.
Kunst, who was not involved in the study, described German cockroaches as "filthy little creatures" because they can carry salmonella.
Many of the major players in the pesticide industry keep their attractants under wraps for competitive purposes, but experts have a good idea of what works these days, he said.
"I would suggest certain high carbohydrate and base proteins are very popular with roaches," Kunst said.
To illustrate how keen these newly evolved roaches are to survive and thrive without glucose, Schal and colleagues filmed the critters as they chose a fructose-based blob of jelly over one right next to it that contained glucose.
They also captured video of the roaches entirely avoiding a mound of jam containing glucose and flocking instead to a glob of peanut butter.
"We are showing that cockroaches can learn incredibly well. They can associate the punishment of tasting glucose with the smell of the bait."
Schal said he hopes the agrochemical industry will take steps to more widely eliminate glucose from baits.
The German cockroach represents just one of about 5,000 species of roaches, and getting rid of the household pests all together would not be a bad thing, he said.
"As far as we know they do nothing for the ecological system outside of being pests in our homes, associated with us and possibly transmitting diseases and such," he told AFP.
"In low-income housing it is a really severe problem. Cockroaches are responsible for a huge problem with allergic disease and asthma so it is really critically important to control them, to eliminate them."
Other types of roaches in the world can be quite useful, from pollinating plants in the tropical rainforest to serving as a key food group for desert scorpions and shrews, he said.

2013/05/23

Jeho përjetësisht o fjalë e lirë


Nga Vilhelme Vranari Haxhiraj


Shqipëria ndër kohëra ka mbartur, ka nxjerrë dhe do të dalin prej saj figura të spikatura dhe të ndritura në fusha të ndryshme të jetës. Në fushën e hartimit të fjalorit shqip, përhapjes së gjuhës dhe shkollave shqipe, si dhe fillimeve të letërsisë sonë kombëtare, vlera të mëdha ka Rilindja jonë Kombëtare, e cila përgatiti terrenin dhe ka qenë Prologu i Pavarësisë Kombëtare. Klubet dhe shoqëritë atdhetare shqiptare të themeluara në mërgim, të drejtuara nga intelektualët më në zë shqiptarë, duke shpërndarë abetaren shqipe në të gjithë vendin, hodhën themelet e tempullit të dijes, si udhërrëfyes dhe udhëheqës të së ardhmes sonë kombëtare. Kjo lëvizje kulturore, me nismë në vatrat e nxehta, ku jetonin e vepronin shqiptarët e ditur e mëmëdhetarë si në: Stamboll, Rumani, Bullgari, Kalabri, Sh.BA, Greqi, Australi e në shumë shtete të Evropës Qëndrore dhe Perëndimore, arritën ta bëjnë të njohur çështjen shqiptare. Hapja e shkollave shqipe në të gjithë vendin zgjoi e rriti ndërgjegjen dhe dashurinë për tokën e të parëve, historinë, traditën, si dhe kulturën e të gjithë bashkëkombasve brenda apo jashtë kufijëve. Pas Luftës së Dytë Botërore, edhe pse ekzistonin dhe vazhdonin aktivitetin këto vatra kulturore, politika e dyerve të mbyllura në diktaturën komuniste heshti, madje shpesh herë u akuzuan si tradhëtarë të kombit gjithë ata që e vazhduan traditën e bukur të Rilindasve. Duhej përmbysja e sistemit diktatorial, që shqiptarët e emigracionit të vjetër dhe të ri, ndoqën, rinisën, apo nisën nga A-ja një punë të madhe me median, si vazhdues të rilindasve. Pushteti i medias së lirë ka vlera të jashtëzakonshme për një komb që përqafon rrugën e zhvillimit. Veç ripërtritjes së atyre ekzistuese, u çelën mjaftë media të reja, virtuale apo gazeta dhe revista të shkruara, sidomos jashtë vendit, të cilat nuk janë nën influencën e asnjë force politike. Ato i shërbejnë kombit pa interes vetjak, duke shpalosur kulturën, historinë, traditën dhe situatat e shkuara që përjetuam, situatën aktuale të një tranzicioni të tejzgjatur e premisat-dilema që kanë lindur si përgjegjësi morale, qytetare dhe kombëtare për të gjithë intelektualët shqiptarë në çdo kënd të globit ku jetojnë dhe punojnë. Ata shërbejnë dhe janë Ambasadorë të Shqipërisë të paemëruar nga shteti, janë vetemëruar dhe përzgjedhur nga bashkëpunëtorët apo lexuesit e panumërt, në saj të ndërgjegjes që i udhëheq për të thënë të vërtetën e mohuar apo të lënë në harresë mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.

Çdo komb ka elitat e veta. Asnjë elitë nuk ka brirë, as e ka të shkruar në ballë. Elita del natyrshëm, nuk emërohet e nuk drejtohet nga askush, por me intelekt, vullnet, profesionalizëm dhe punë, mendimi i saj i avancuar, ndiqet apo përkrahet nga të gjithë. Natyrisht të gjithë ata që punojnë dhe pasqyrojnë arritjet, mbajnë qëndrim kritikë ndaj mosarritjeve, apo ndaj gjithçkaje që bëhet keq, në këtë mënyrë ndihmojnë çështjen kombëtare shqiptare. Këto janë vlerat e vërteta intelektule, të cilat kanë nevojë për një falenderim, për një mirënjohje, për një ftesë nga organet përkatëse administrative dhe të publikohen për gjithçka që bëjnë në favor të vendit të tyre. Një veprim i tillë do të rriste autoritetin e Shqipërisë në botë, si komb që di të vlerësojë intelektualët. Nuk duhet të harrojmë se ata janë emigrantë që përqafuan kulturën, kushtet e zhvillimit dhe iu përshtatën qytetarisë evropiane, amerikane etje. Asnjë emigrant nuk e gjeti rrugën të shtruar me dafina, ndaj puna që bëjnë për vendin e tyre, duke u rrëmbyer kohën problemeve familjare, është sakrificë sublime. Kjo punë e pashpërblyer, të paemëruar nga asnjë institucion shtetëror, i ka bërë ata jo vetëm të jenë vetvetja, dikushi, por i kanë treguar botës se shqiptarët janë njerëz të vlerave. Natyrisht duke punuar në fusha të ndryshme, secili prej tyre jep një apo më tepër vlera të ndryshme, por gjithmonë në favor të Shqipërisë.

Mes këtyre mediave për punën e mrekullueshme që bëjnë, do të përmendja disa prej tyre që kanë shmangur urrejtjen dhe nxitjen e hakmarrjes, por reflektojnë kulturë, dije dhe vëllazërim si: “Fjala e Lirë”, “Albania News” (Londër), “Tribuna Shqiptare”(Kanada);Gazeta “Dielli”, “Illyria”, “Bota e Gruas shqiptare”,”ttclub”(ShBA); “Agjencioni Floart”(Kosovë); Revista “Shqiptari” (Rumani); “Rrënjët”, “Fjala Arbëreshe”,”Vatra Arbëreshe” (Itali); “Zemra Shqiptare” (Suedi); “Voal” (Zvicër ); “Bota Sot” Sh BA, “Dituria” -Suedi etje. Kërkoj ndjesë pasi për mungesë njohjeje aktiviteti të tyre, nuk kam vendosur media të tjera.

Propozim për Vlerësim!

Të nderuar miq, lexues dhe bashkëpunëtorë të mediave në emigracion, krijues dhe studiues, kritikë dhe analistë brenda jashtë vendit po ju drejtohem për mbështetje, në vazhdim të kërkesës së ditëve më parë. Bota nuk i ka heronjtë apo njerëzit e shquar dhe i krijon, kurse ne i kemi dhe i lëmë në harresë, ose i ngremë në piedestal pas vdekjes. Duke parë se antivlera në tërësi ka mbuluar vlerat reale, ku vlerësohen me fushata në bazë miqësie dhe partiake, ose pse X person ka marrë çmim dhe unë jo. Vlera nuk matet nga sasia, as miqësia dhe as nga pasuria, pasuri për të është se sa këto vlera intelektuale i shërbejnë kombit, shoqërisë dhe zhvillimit, apo ç’ mesazh edukativ dhe vëllazërimi j ep një vepër apo një media. Mediat që punojnë në emigracjon nuk janë Fluide, as abstrakte. Ato drejtohen nga stafe të formuara në bazë shoqërie dhe atdhetarie dhe po japin vlera maksimale. Jam e mendimit që intelektualët e shquar që punojnë me mediat në emigracion për njohjen e historisë, kulturës dhe vlerave kombëtare, të vlerësohen, në këtë vit me të cilin nis 100 vjetori i dytë i Pavarsisë.

Po ju parashtroj dy kërkesa që ia paraqesim Shtetit Shqiptar

Meqë Qeveria e parë shqiptare me Kryeministër Ismail Qemalin, funksionoi vetëm 14 muaj, jemi të mendimit që:

Viti 2013 të shpallet Viti “Ismail Qemali”

Grupi nismëtar bashkë me 100 intelektualë, me 1 fondacion dhe 6 shoqata propozojmë që drejtuesit e këtyre mediave të vlerësohen nga shteti shqiptar.

Intelektualët e shquar sipas listës i propozohen Qeverisë Shqiptare, po filloj me Dr. Fatmir Terziun, sipas vlerave, duke nisur nga Çmimi Maksimal, secili të marrë çmimin që meriton.

*Dr. Fatmir Terziu, Botues dhe drejtor i revistës prestigjioze Akademia “Fjala e Lirë” dhe “Albania News”, si intelektual i shquar që e ka vendosur veten mes personaliteteve botërore në fushën e Kritikës, Kinematografisë, Publicistikës, Botimit dhe shkrimtar mjaftë i talentuar në disa gjini , i vlerësuar me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare ,që jeton dhe punon si Akademik në Londër, mendoj të vlerësohet me Çmim Maksimal, sepse e meriton.

*Baki Ymeri”-drejtues i revistës “Shqiptari”, poet, përkthyes dhe publicist, që me shumë kurajo dhe vullnet vazhdon punën e të Atit dhe Rilindasve të tjerë në vazhdim të shoqërisë Drita -Bukuresht i vlereësuar me disa çmime, meriton vlerësim dinjitoz.

*Ajet Nuro-drejtor i “Tribuna Shqiptare“, publicist- aktivist i shquar në problemet kombëtare Kanada.

*Dalip Greca-kr/redaktor i Gazetës “Dielli”,publicist-ShBA

*Ruben Avxhi, Drejtor i Gazetës “Ylliria” publicist – Sh.BA.

*Beqir Sina- i përndjekur politikë,gazetar fotoreporter, ka punuar në gjithë trevat shqiptare -ShBA

*Flori Bruqi, Drejtor i “Agjencionit Floartpress” ,shkrimtar, publicist-Prishtinë

*Raimonda Moisiu, publiciste “ttclub”, poete dhe veprimtare, Sh:B:A

*Kozeta Zylo, poete, publiciste e”Pawn”, ka hapur shkollë shqipe dhe televizion shqip ShB.A.

*Hasan Aliaj, publicist, drejtor i gazetës “Rrënjët”, Itali

*Elida Buçpapaj, poete, publiciste dhe drejtuese e “Voal”, Zvicër

*Gëzim Marku, drejtor e kr/redaktor të “Zemra Shqiptare”-Suedi

*Sedulla Zendeli Daja, hartues i katër fjalorëve shqip suedisht dhe suedisht shqip, si dhe i një fjalori për fëmijë . Hapës i shkollave shqipe- Suedi

*Sokol Demaku- shkrimtar, drejtor i revistës “Dituria”- Suedi

*Vasil Qesari, gazetar i TV Francë, publicist dhe fotograf i talentuar


*Prof.Dr Eshref Ymeri- gjuhëtar, historian dhe publicist -ShBA


*Dr.Vedat Shehu-inxhinier, publicist- ShBA

*Prof.Dr. Rasim Bebo,–historian, publicist- ShBA

*Dervish Jahjaaga, nga Mal i Zi ,drejtor i gazetës “Bota sot”New York

*Rexhep Dedushaj, historian publicist, autor i disa veprave për Plavë-Gucinë -ShBA

Nga Arbreshët

*Prof. Doc: Italo Costante Fortino-shef Katedre i Gjuhës Shqipe Univ.Napoli- Albanolog-Itali

*Dr.Vincenzo Cucci ,President i “Vatra Arbëreshe”-Chieri( Torino ) Itali

*Prof.Agostino Giordano, drejtor i revistës “Fjala Arbëreshe”, Profesor i Gjuhës Shqipe-Kalabri.

***

Lista emërore për vlerësimin e intelektuave , drejtues të mediave në emigracion

Falenderoj shoqatat,fondacionet dhe gjithë intelektualët shqiptarë që e mbështetën këtë nismë të paanshme. Që dashamirësit nuk i mungojnë këtij vendi. e dëshmon kjo listë emërore dhe përshëndetjet e shumta

Duke u nisur nga e mira, besoj se ky është vetëm hapi i parë, jam e bindur që lista do të shumëfishohet.

Theksoj dhe u bëj të ditur se këtë nismë e kanë përkrahur:

Fondacioni “Musine Kokalari” me President Z. Agim Musta

Shoqata e Përgjithshme e Integrimit të Burgosurve dhe Përndjekurve Politikë me Sekrear të Përgj. Z. Besim Ndregjoni.

Shoqata e Miqësisë Shqipëri -Kinë me kryetar Z.Teki Muka.

Partia e Ballit Kombëtar Dega Vlorë me Kryetar Z.Ridvan Mersini

Shoqata.P.I. B.P. Politikë dega Vlorë

Shoqata.P.I. B.P. Politikë dega Berat

Shoqata.P.I. B.P. Politikë dega Shkodër

Lista emërore që mbështesin këtë nismë

Vilhelme Vranari Haxhiraj-”Mjeshtër i Madh”shkrimtare- publiciste, studiuese, -Vlorë

Fitim Haxhiraj- Koreograf- ekonomist-Vlorë

Agim MustaDrejtor i Fondacionit “M.Kokalari” shkrimtar i burgosur politik, Tiranë

Margarita Xhepa – Artiste ” Nder i Kombit”-Tiranë

Lefter Çipa- poet i shquar, “Mjeshtër i Madh” Himarë

Skënder Kamberi-Piktor i Popullit -Tiranë

Roza Xhuxha Anagnosti- Artiste “Mjeshtre e Madhe”-Tiranë

Besim Ndregjoni,-Sekretar i Përgjithshëm i Sh. Mbarëkombëtare për Integrim të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politik

Ridvan Mersini-Kryetar i P.Ballit Kombëtar & Sekretar i Qarkut Vlorë

Lek Spathari- muzikant-trompist-Itali

Ermelinda Spathari -Violonçeliste-Itali

Petraq Truja- Prof. Universiteti .I.Qemali-Vlorë

Shaban Xhyheri- Ish i burgosur Politik- Kryetar Nderi i Sh. “Ali Asllani”.

Kristaq Pavli-Kardiolog-mjek -Vlorë

Timo Mërkuri-poet, shkrimtar-Sarandë

Vladimir Haxhiraj-jurist -Vlorë

Rezarta Merkaj-Ekonomiste Vlorë

Ivo Spathari- tenist,student -Itali

Nedo Xhyheri- Pensioniste -Vlorë

Bedri Çoku- Poet- ish i burgosur politik-Tiranë

Murat Gecaj-Prof.Dr, shkrimtar Publicist-Tiranë

Agron Shehu- drejtor i Muzeut të Pavarësisë- Vlorë

Leonora Shehu -Mësuese matematike

Theodhori Baba- shkrimtar -poet Himarë

Kristo Çipa – ekonomist, poet Himarë

Pirro Mërkuri-Drejtor i shkollës “Avni Rustemi”

Liljana Metaj-Mësuese-ShBA

Saimira Kondaj- studente-Master, Itali

Boro Nazaj- Ekonomist, gazetar dhe poet

Flamur Kalemi -Dr-stomatolog

Dallëndyshe Kalemaj-nd/mjeke

Qazim Qataj -Agronom- Kras -Tepelenë

Faik Jonuzaj- Biznesmen -Ndërtues -Tepelenë

Erion Kalemi- mjek Stomatolog

Vehap Xhindole- shkrimatr-përkthyes Elbasan

Ilir Çela- Trainer i Kombtares së Mundjes-Elbasan

Djana Çela -mjeke pediatre Elbasan

Bajram Koshena – poet i pëndjekur politik

Foti Bixhili-poet-Himarë

Odise Goro- poet, Himarë

Afërdita Zhupa- ekonomiste- Dhërmi

Lenica Cali -poete -Himarë

Stavro Mërkuri- poet- Pilur

Meto Hoxha- poet- mësues letërsie

Rasim Kamberi- Inginier Topograf

Rolanda Dupi-mësuese

Sose Isaku- Stiliste

Luftar Kamberaj -Inxhinier gjeodezi -miniera-Selenicë

Lutfi Alizoti-piktor -komuniteti çam

Osmën Osmëni -Inxhinier ndërtimi

Bexhet Jahaj- ushtarak i lartë

Vasil Gaxheli- Mësues- Drejtor shkolle

Maku Pone -Shkrimtar -Publicist-Fier

Xhevdet Nure- Ushtarak i lartë

Fatos Muka -Krye komisar- ish drejtor i kufirit detar

Elina Muka- mjeke

Syrja Hodo- Solist i parë i grupit polifonikTërbaç

Elton Muka- student -Juridik

Enrieta Toska-Itali

Arian Dyrmishi-Itali

Esiana Gjini- Administrim Banke

Ada Resulaj-studente- menaxhim-biznes.

Hiqmet Mehmetaj- Poet, Drejtor shkolle

Artur Vrekaj-ShBA

Mehmet Kojani-Inxhinier

Zenel Drangu- Kryetar i Sh. Integrimit të Përndjek politikë, Shkodër

Teuta Dervishali- ekonomiste

Murat Protoduari -Kryetar i Sh. Integrimit të Përndjek politikë,Berat

Dituri Kojani- mësuese-Vlorë

Rait Beqiri- Pedagog Historie-Itali

Mehmet Dervish Aliu – pedagog matematike.

Lutfi Troka- pensionist, lexues

Ndue Lazri- publicist,-Shkodër

Gentiana Zagoridha, mësuese,historiane -Durrës

Ramiz Lushaj -drejtor i studimeve historike shqiptaro-amerikane ShBA

Arqile Gjata- poet, Greqi.

Fatmir Karemni- skenarisst TV-

Xheladin Mjeku-shkrimtar-kritik-Prishtinë

Niazi Hoxha-Vezhdanisht -ish i burgosur politk

Prof:Dr:Bardhosh Gaçe, historian,”Mjeshtër i madh”-Kryetar i Sh.”Ismail Qemali”

Fadil Seriani- ekonomist -Tiranë

Ahmet Demo- Mësues ,Kryetar i Shoqatës “Labria”

Asqeri Llanaj-mjek stomatolog, shkrimtar.

Halim Halimi -regjisor Pallati “Labëria”, Kryetar i Shoqatës “Çamëria“

Qemal Biraku, gazetar

Vjollca Tytyni, Mësuese letërsie , publiciste.

Kreshnik Alimerko- jurist, Drejtor i Qëndrës së Punësimit dhe Kualifikimit

Dr.Kosta Koci- Doktor-neurolog

Ruhi Zeqiri-Sekretar i Shoq.Çamëria

Dr.Shpendi Karemani- Inxhinier petëzimi, Biznesmen,-Tiranë

Emirieta Karemani-Inxhiniere kimie -Tiranë

Alma Tirana- Financiere (Bankë)

Paqo Petriti-mësuese

Bardha Dervishi- pensioniste

Halim Dahriu: Akademik, Prof, Ing. Nafte-Francë

Dr.Rudina Alimerko, pedagoge në Univeritetin Pavarësia.

Lefter Qato- poet, mësues në pension

Tefta Bisholla- Mjeke-farmaci

Nikolla Prevaci- mjek -Itali

Elvira Bonjaku- Mësuese Greqi

Prof. Fatmir Minguli-kritik,pedagog inginieri-Univ. “A.Moisiu” N/kryetr i Sh. “Kostandin 
Kristoforidhi”

Kristaq Bisholla -mjek-kirurg

Mexhit Haxhiu, Mjeshtër i Madh i Sportit

Raimonda Minguli-Inxhiniere kimiste Durrës


Pres miratimin e shumë të tjerëve që ta shtojnë listën e mëposhtme, në bazë të së cilës do të bëjmë kërkesën për vlerësim nga Qeveria. Jam e kënaqur që në adresë të kësaj nisme më kanë ardhur përshëndetje të panumërta. Zotërinjtë apo zonjat e projektuara për vlerësim të më dërgojnë një CV të plotë, ku të pasqyrohet edhe aktiviteti dhe vlerat letrare-artistike apo kombëtare që mbart.


http://tribunashqiptare.net/?p=14169
Vilhelme Vranari Haxhiraj

E-Mail: haxhirajvilhelme@yahoo.com

Cel: 069 62 44 826

Bardha e Temalit është figura më tragjike e heroinave të dashurisë



    Nga Aristotel Mici

Pashko Vasa leu në Shkodër më 30 qershor të vitit 1825. I ati quhej Mhill Vasa dhe e ëma ishte Drande Gjegja. Fisi tij kishte prejardhjen nga Mirëdita. Të parët e Pashko Vasës qenë shpërngulur nga ajo krahinë dhe u vendosën në Shkodër, pikërisht në atë truall ku sot ndodhet Shtëpia – Muze e Pashko Vasës.

Nuk ka të dhëna për arsimin e tij. Po të gjithë studiuesit, që janë marrë me biografinë e Pashko Vasës, pohojnë se qysh në fëmijëri ka qenë i dhënë pas dijes dhe mësimit të gjuhëve të huaja, një autodidakt me dhunti të jashtëzakoshme, po që me siguri do ta ketë ndihmuar edhe ambjenti familjar, a po shoqëror i qytetarisë shkodrane.

Me zgjuarësinë e tij të rrallë arriti, me 1847, të zërë punë në Konsullatën e Anglisë në Shkodër. Në mjediset e kësaj konsullate ai pati mundësi të shtjellonte e të praktikonte edhe më shumë shprehitë e të folurit ne gjuhë të huaja si italisht, frëngjisht, anglisht, turqisht. Po atje, siç pohon studiuesi Daniel Gazuli,më 1848, Pashko Vasa “pati rastin të njihej me një grup atdhetarësh italianë, që të ndjekun nga qeveria e Burbonëve, kishin ardhur në Shkodër, e kishin gjetur strehë e mbështetje pikërisht në Konsullatën e Anglisë. Në bisedat me ta , sepse ai e njihtë italishten qysh atëherë dhe e u shërbente si përkthyes edhe anglezëve, iu forcua dhe iu ndez ma shumë zemra për idealet e lirisë kombëtare. Siç shkruante vetë, bashkë me ata mërgimtarë “ për hir të drejtësisë dhe për dashni ndaj Italisë”, po atë vit, pra më 1848, shkon vullnetar në Itali, me luftue krahas me venedikasit kundër austriakëve. Atje 23 vjeçari fiton me një herë besimin e respektin e bashkëluftëtarëve, sa arrin të bahet officer i Shtabit Madhor.1”



Idetë liridashëse të Pashko Vasës gjenden të shprehura prej tij në dy letrat që ai i pati dërguar nga Bolonja Nikolo Tomazeut2 në qershor të vitit 1848, kur ishte luftëtar me armë në dorë si oficer në luftën për lirinë e Venedikut. Po kur republika e këtij qyteti u mposht nga austriakët, ai u largua nga Italia. Në gusht të vitit 1849 u nis me rrugë detare nga Ankona dhe u vendos në Konstandinopol . Atje, në kryeqytetin e Perandorisë Osmane, pasi kaloi shumë vështirësi jetese, arriti të futet në administratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë. Në Stamboll ai do të shquhej nga viti në vit si një patriot i flaktë dhe intelktual me ide të qarta per ardhmërinë e Shqipërisë.

Nga viti 1878 deri më 1882, Pashko Vasa krahas Abdyl Frashërit, u dallua si një nga personalitetet kryesore të “Komitetit të Stambollit” për mbrojtjen e Shqipërisë.. Në vitin 1879 ishte midis veprimtarëve më aktivë të “Shoqërisë së të Shtypurit të Shkronjave Shqip”. Po ne kete vi tai do te ishte bashkeautor për përpilimin dhe hartimin e “Alfabetares”.

Në Stamboll, krahas pjesëmarrjes me përkushtim për çështjet patriotike, Pashko Vasa do të kryente edhe një veprimtari të dukshme letrare, gjuhësore dhe historiko-dokumentare.





Nga pena e Pashko Vasës në gjuhën shqipe kemi të shkruar poezinë e famshme “Moj Shqypni, e mjera Shqypni”, e cila ishtë si një himn patriotk për kohën e Rilindjes dhe që u end si fletë volante ne vitin 1880 nga një vend me shqiptarë në tjetrin.. Shkrimi tjetër shqip është një artikull i vogël “Shqypnia dhe Shqyptarët” botuar tek “Alfabetarja” e Stambollit më 1879.

Ndërsa jeta letrare e Pashko Vasës kish filluar më 1850, me një prozë të gjatë autobiograsfike “Burgimi im” (La mia Prigionia) shkruar italisht dhe botuar në Konstandinopol nga “Tipografia di A. Domenichini”..Po ne italisht ai do të botonte më vonë, me 1873, një përmbledhje me poezi “Trëndafila dhe gjemba”(Rosse e Spine).

Pashko Vasa është autor edhe i dy librave të botuar frëngjisht të llojit historiko-dokumentar: “Bosnja dhe Hercegovina gjatë missionit të Xhevdet Efendiut”(Bosnie et Hercegovine pendant la mission de Djevdet Effendi”, Constantinopole 1865 , dhe “Skicë historike mbi Malin e Zi sipas traditave të Shqipërisë”{Esquisse historique sur le Montenegro d’ après les tradition de Albanie”, Constantinopole, 1872.

Pashko Vasa, si një rilindas patriot i orës së parë, brenda mundësive dhe rrethanve të kohës, botoi dhe shkrime të karakterit linguistik dhe didaktik për të ndihmuar në çështjen e shkrimit dhe të mësimit të gjuhës shqipe: “Alfabeti latin i zbatuar në gjuhën shqipe” (L’alphabet latin appliqué ala langue albanaise”), Constantinopole 1878.

Për qellime mësimore ai do të botonte edhe librin diturak “Gramatika shqipe për t’ u përdorur nga ata që dëshirojnë ta nxënë këtë gjuhë pa ndihmën e n jë mësuesi” (Grammaire albanaise a l’usage de ceux qui desirent apprendere cettte langue sans l’aide d’ un maitre”, London 1887.



Ndër kohë emri i Pashko Vasës do të bëhej më i njohur sidomos me një studim analititik “E Vërteta mbi Shqipërinë dhe Shqiptarët” (“La verite sur l’Albanie et les Albanais) botuar fillimisht frëngjisht më 1879. Po në frëngjisht ai do të botonte gjithashtu në Paris edhe romanin “Bardha e Temalit (Barda de Temal) me pseudonimin Albanus Albano në vitin 1890, pra dy vjet para se të vdiste në Liban, më 29 qershor1892.



*

* *



Po në qoftë se me studimin e tij ”E Vërteta mbi Shjqipërinë dhe Shqiptaret” Pashko Vasa u fliste lexuesve frankofon si publicist dhe analist, me romanin “Bardha e Temalit” , për mes tablove të gjalla të kësaj vepre, ai do t’u rrëfente atyre realitetin shqiptar si shkrimtar. Qëllimi i autorit ishte që t’u bënte të njohur të huajve të vërtetën për Atdheun e tij, në një kohë kur çështja shqiptare ishte sensibilizuar midis fuqive evropiane prej jehonës së Lidhjes së Prizrenit.

Romani “Bardha e Temalit” priti një shekull që t’i jepej publikut në gjuhën shqipe. Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” në Tiranë e botoi atë me përkthimin e Sotir Cacit, duke e përfshirë në veprën seriale të Pashko Vasës më 1987; kurse Rilindja në Prishtinë e botoi liber më vete të përkthyër nga Ymer Jaka, më 1990.

Edhe pse “Bardha e Temalit” që botuar frëngjisht një qind e ca vjët më parë, edhe pse iu dha lexuesit me një shekull vonesë, si një nga romanet e parë të letërsisë sonë, ai ishte dhe mbetet një nga krijimet më interesante të traditës. Duke e analizuar këtë vepër të shkruar frëngjisht, Prof. M. Gurakuqi, me gjalljen e tij , theksonte se “ajo asht pjesë përbamëse e letërsisë sonë, ashtu si janë veprat në latinisht të Barletit dhe Bicikemit”3

Ky roman, ndër më të parët e llojit, dëshmonte se autorët e Rilindjes po ngriheshin dhe formoheshin nga ana e mjeshtërisë artistike dhe po nisnin, ashtu, edhe gjininë e prozës së gjatë. Romani “Bardha e Temalit” është një pasqyrë e gjallë e jetës shqiptare në shekullit të XIX. Me frymëzimin e tij pasionant autori ka pasqyruar skena të jashtëzakonshme familjare dhe sociale në ambjente tipike shqiptare, përmes një sfondi të theksuar romantik. Po në këtë roman nuk mungojnë edhe pamjet realiste si edhe situatat sentimentale me një dramacitet të ndjerë, që mund të shpjegohen me depërtimin në bodrumin e vetëdijës, pra në subkoshiencën e karaktereve.



Linja krysore e subjektit të veprës ka të bëjë me dashurinë fatkeqe të Bardhës, e cila është një vajzë e mire dhe e cilter e një shtepije tipike shkodrane. Këtë vashë ideale, të ndijëshme dhe delikate e ka martuar familja pa dashuri me bajraktarin e Temalit, duke u nisur nga fama e derës së madhe. Pas një viti martese, kjo nuse e re, e cila pat ardhur më të parë në familjen prindërore, takohet me një djalosh të pashëm, të sjellshëm, dhe shumë tërheqës, Aradin, i biri i Mhillit të Vlashajve. Pa e ditur dhe kuptuar, sakaq, Bardhës i lind një dashuri tronditëse. Ishte pasioni rrëmbyes i nuses së rë të martuar pa dashuri. Ishtë zgjimi i dashurisë së paprovuar.. Që nga ai çast në zemrën e saj femërore filloi një ndjenjë e papërmbajtur daslldisjeje. Për këtë gjendje emocionale të vashës vetë autori shkruan: “Të mos harrojmë se kjo ishte dashuria e saj e parë, dashuria e parë e një gruaje të martuar. Nga shkëndijimet e syvë të të dy të rinjve sikur qe krijuar një fushë magnetike që u vinte në rezonancë shpirtërat.

Me gjendjen erotike të Bardhës me Aradin Pashko Vasa shpreh edhe pikëpamjen e tij për anën sublime të dashurisë, pa të cilën jeta e njeriut do të ishte e zbrazët, e thatë dhe pa kuptim vazhdimësie.

Autori na rrëfen me naracionin e vetë se në zemrën e Bardhës nis një dramë, që shpjegohët me dilemën për të shkuar me Aradin, a po të ikte te Luli në Temal. Zemra e shtynte në krahët e dashurisë me Aradin, po mendja i kujtonte Lulin. Më Aradin e lidhte pasioni, me Lulin urrejtja reciprokë. Po me Aradin, tok me dashurinë e ndiqte “turpi”; kurse me Lulin, vinte “nderi”, nderi i nuses në derë të madhe.

Bardha, sa herë kujtonte Aradin, ndjente sikur e lëshonte zemra. Ajo e kuptonte se sa lart qëndronte ai i krahasuar me burrin e saj. Ajo e dinte se i shoqi nuk e donte. Po as ajo nuk e donte ,ose më mirë nuk e kishte dashur kurrë. Ku e ku Aradi i dhembshuruar në dashuri, para Lulit moskokëçarës. “Kujtimi i djaloshit i qe skalitur në zemër duke i lënë një nga ato përshtypjet e ëmbla, që i paraprijnë gjithmonë një simpatije të madhe . E mësuar me sjellje të vrazhda prej kapedani të të shoqit, sjellja e njerëzishme e Aradit kishte ngjallur në shpirtin e Bardhës mendime dhe ndjenja krejt të reja. Ajo bënte krahasime, që fatkeqësisht nuk ishin në favor të Lulit.” (f.51)4



Shumë prekëse është skena e rikthimit të Bardhës për tek burri i saj në kullën e Temalit. Në udhëtim e sipër ajo e quante veten si një viktimë që njerëzit e saj po çonin për flijim. E dinte se ishte e rrethuar nga njerëz që nuk e pëlqenin dhe kjo e trishtonte.

Parija e fisit në Temal nuk e kishte pritur mirë martesën e bajraktarit të tyre me një vajzë delikate nga qyteti. Zakonet e fisit e çmonin gruan për forcën e saj fizike, guximin dhe numrin e fëmijëve meshkuj që ajo i jepte të shoqit. Pikërisht për këtë pikëpamje nuk pëlqeheshin lidhjët martesore me vajza fushe. Prandaj për këtë arsy Bardhën nuk e shihnin dot me sy dhe e quanin si një të huaj, e cila u kishtë hyrë vjedhurazi në fis.

Burrat e përçmonin si një grua të pazonjën, aq më tëpër që brënda një viti martese nuk zuri dot fëmijë. Kursë shumë gra ia kishin zili pozitën, bukurine, dhe nveshjen elegante. Le të sjellim në mendje vëtëm fjalët e një plake të vrazhdë, e cila u thotë të tjeravë pas një ngjarjeje të përmortshme: “Që prej ditës që hyri në fisin tonë ajo mendjemadhe, vetëm kob e gjëmë na ka sjellë. E po kjo s` durohet. Një vajzë e fushës të na jetë përmbi vajzat e malësisë.”

Po më mizore nga të gjitha gratë konservatore është e ëma e Lulit. Ajo nuk e do dhe e urren Bardhën. Ajo nuk e do nusen e djalit para së gjithash, epse brenda vitit nuk lidhi fëmijë me të birin e saj. Por problemi ishte se Luli për arsye fetare nuk mund ta linte Bardhën, pra ta ndante, dhe të martohej me një tjetër. Ndër kohë, nëna e Lulit kishte menduar një zgjidhje gjakatare. Ajo vendosi ta vriste Bardhën me pisqollë natën, kur të ishte duke fjetur gjumë në shtrat.

E ëma e Lulit, si plak zemërgure, sapo ia doli që ta vriste nusen e djalit të saj fshehurisht, tek po flinte si engjëll , shfryjti me përbuzje për të: “E lava m e gjakun e saj gabimin e tim biri”.

Është pikërisht kjo plakë mizore, që do ta luaj pjesën në atë mënyrë që njerëzit të binden se Bardha kishte vrarë veten. Dhe ashtu, krijesa më e pafajshme në botë, Bardha e Temalit, u quajt vetëvrasëse, pra dhe mëkatare. Për këtë arsye vdekja e Bardhës është aq trondtëse. Ajo është më tragjikja nga të gjitha heroinat e dashurisë në lëtërsi.

Të gjithë malësorët e fisit e dinin se vetëvrasja është krim, që e përjashtonte fajtorin nga bashkësia e besimtarëve. Pak a shumë këtë do t`i thoshte at Leonardi , Anulit, i cili deshte ta varroste të kushurirën: “Ajo vrau veten, - i tha prifti. – Zoti që është burimi i të gjitha të mirave, duhet t’ia ketë falur mëkatet, mirëpo njerëzit dhe ligjet e tyre nuk falin, biri im. Unë nuk mund ta varros atë në tokën e shenjtë.”

Fati i zi kishte vendosur ta ndiqtë përtej vdekjes atë vashë krejt të pafajshme, që nuk arriti ta jetonte ngazëllimin magjik të dashurisë. Kështu , sipas dokeve e zakoneve të kohës në Shqipërinë e asaj kohe, Bardhën e Temalit e shikojmë të dënuar, jo vëtëm fizikisht me vdekje, po edhe shpirtërisht, me mosvarrim në vendin e përmortshëm. Këtë fat të zi nuk e kishin pasur asnjë nga heroinat e letërsisë në temën e dashurisë. Zhulieta e Romeos në Verona vërtet gjeti fundin tragjik nga dashuria e saj e pastër dhe e madhe për Romeon, po nuk u dënua mbas vdekjes. Përkundrazi, më vdekjen e saj ajo i dha një mësim shoqërisë veroneze, se si nuk duhej sjellë më me zëmrat e të dashururarëve.. As Desdemona, as Ofelia, në tragjëditë e Shekspirit, as Luiza Miler në dramën “Intrigë e Dashuri” të Shilerit, as Ana Karenina ë Tolstoit, të cilat dhanë shpirt si therore të dashurisë, nuk u ndëshkuan ashtu me mosvarrim pas vdekjes, siç e pësoi Bardha e Temalit.



Po Pashko Vasa nuk është se ka dashur të bënte ekzotikë dhe të fantazonte skena të pa ngjara dhe ireale. Jo. Për fundin tragjik të Bardhës së Temalt ai ka qënë i mbështetur edhe në episode e fakte reale nga jeta shqiptare, që i kanë shërbyer si “maja” konkrete në ngjizjen kompozicionale të romanit. Autori duhet të jëtë bazuar edhe tek një krim, që ka pas ngjarë në vitet ‘40 të shekullit të XIX. Lidhur me këtë detaj historik, Prof. V. Bala, duke bërë përqasjen e subjektit të romanit me ngjarjen e ndodhur dikur me të vërtetë, i parashtron lexuesit dy dëshmi dokumentare: “Bibë Doda, Kapidan Pasha i Mirëditës, qe martuar po nuk pat fëmijë. Po të ndahej, si katolik që ishte, nuk duhej të martohej përsëri. Por e ëma, princeshë, në mënyrën e saj, e rregulloi punën shpejt. Ajo mori një çifte dhe e vrau të renë. Dëshmi e dytë është ajo e studjuesit Degrand i cili, nga ana e tij, është shprehur “se Albanus Albano e ka shkruar romanin Bardha e Tëmalit për të treguar vdekjen e së shoqes së Bibë Dodës” (Nga parathënia e “Veprës Letrare” të P.V.).5

Për fatin kaq mizor të Bardhës janë fajtorë doket dhe zakonet prapanike të kohës, që e mbanin të ndrydhur e të shtypur personalitetin e të rejave shqiptare. Me Bardhën e Temalit Pashko Vasa kërkonte ndër më të parët mendimtarë të Rilindjes emancipimin e femrës shqiptare, të paktën të kishte të drejtën e dashurisë dhe të vendoste vetë për fatin e saj. “Nga idetë e shprehura në këtë roman del se çdo përparim shoqëror do të ishte iluzion pa pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të gruas dhe pa ndrrimin e mentalitëtit primitivë të shoqërisë shqiptare” 6



Nyja lidhëse e ngjarjeve subjektore të romanit është takimi i parë i Aradit me Bardhën. Ky djalosh, në lulën e moshës , qysh në çastin kur iu dha rasti të shihtë Bardhën, ndjeu sikur iu muarr mendja. Buzëqeshja e Bardhës po i dukej hyjnore. Sytë e zinjë në formë bajameje, nën hijen e qerpikëve të gjatë, i lëshonin shkrepëtima, që do të ishe e vështirë t`ua duroje shkëlqimin verbus pa atë njomësinë e ëmbël e melankolike. (faqë 40). Nga pamja e vashës djaloshi po e ndjente veten krejt të tronditur. Edhe Aradi po provonte ashtu papritmas ngazëllimin e madhë që të jepte tundimi i dashurisë së parë. Ai kishtë rënë në dashuri pa e ditur as vetë. Aradi nga dita në ditë u dha aq shumë pas Bardhës, sa një ditë i tha shokut të tij të ngushtë:

“Siç e sheh,Anul, unë jam dehur e po flas përçart, si i rënë në një lloj kllapije që po më turbullon mendjën”. (f.. 75)

Po më gjithë tërheqjen magnetike të kësaj simpatie midis dy të rinjve, kjo dashuri mbetet fluide si një idil platonik; lexuesi nuk i sheh ata që ta realizojnë atë dashuri trallisëse që i ka magjepsur… Vetë autori përpiqet ta sqarojë këtë anë intime të personazheve me idenë se “pasioni i Aradit nuk ishte një nga ato ndjenjat e ulta e të rëndomta që shuhen si flakë kashet me të kënaqur epshin fizik, po ishte një dashuri e pastër e pafund”. Pra edhe pse i pushtuar prej dashurisë së zjarrtë për Bardhën, Aradi nuk shtyhet nga ngasja e posedimit për vashën që admiron.

Aradi bije në sy gjatë leximit të romanit për një kulturë e arsimim të ngritur, për një mënyrë të foluri të hijëshëm e plot nderim. Tok me Aradin lexuesi shikon me nënkuptim edhe vetë e autoportretin e autorit. Aradi, ashtu si Pashko Vasa, është i etur për dituri. Ai ka lexuar si autodidakt shkrimtarë të njohur si Arioston, Tasson, Ovidin e Viktor Hygoin. Aradi gjykon dhe komenton një lloj si autori.



Drama lirike e romanit mbështetet tek konflikti shoqëror midis të rinjve të kohës, të cilët kërkojnë dashurinë e tyre të vërtetë nga njëra anë dhe njerëzve konservatorë dhe fanatikë nga ana tjetër. Me brezin e ri, që ëndërron për një jëtë të çliruar nga doket dhe zakonet kanunore, janë Bardha, Aradi, Drandja, Anuli, ndërsa prfaqësues të konservatorizmit më regresiv janë Liuli dhe e ëma e tij.

Po vend të veçantë midis dy anëvë të konfliktit zë Mhilli i Vlashajve. Ai ështe dhënë në roman si një figurë kontradiktore. Nga një anë e shohim atë si një qytetar shkodran të ndershëm dhe patriot, që e urren sundimin turk . Ai jo vetëm mban lidhje me malësorët kryengritës, po edhe përpiqet t`i ndihmojë ata. Kurse në jëtën familjare ai nuk i bën lëshim të resë, nuk është aspak tolerant, gjë që e bën karakterin e tij kompleks e të trazuar sidomos lidhur me konceptin e nderit dhe të ndjenjave lirike të të rinjve. Ai u tmerrua kur pa se pas drurëve të kopshtit, një djalë puthi vajzën e tij , Dranden. Me prapanizmin e vetë lidhur me mendimin për dashurinë, dhe “nderin” ai bëhett shkak për tragjedinë e dhimbshme të të bijës.

Po për jëtën sociale të Mhillit te Vlashajve autori shkruan me admirim fjalë aq të mira për të. Ai del në vëpër si një burrë fisnik nga derë e pasur, njeri me shpirt të gjërë, i gjendshëm për t`iu ndodhur pranë njerzëvë të vuajtur. I gatshëm ta shoqërojë fjalën me sjelljen dhe veprimin e tij, për të zgjidhur probleme të vështira për jetën e njerzëve. Kështu e shikojmë atë, fjala vjen, kur dy malësorë të fisit të Shllakut i erdhën në shtëpi. Mhilli i priti ata me nderim si miq në dhomën e vetë. “Këmi ardhur, – i thanë ata,- t` ju lutemi të shkoni te Pashai dhe të nxirrni lejën që t`i marrim dy të vdëkurit tanë nga sheshi i pazarit. Mjaft që na i vrau pa të drejtë, po tani të na kthejnë së paku trupat e tyrë.”

Dhe Mhilli nuk e zgjati. Ju gjend me një herë atyre për ndihmën e kërkuar.. Sakaq shkon tek sundimtari i Shkodrës, Osman Pasha, dhe, me ryshfetin e dhënë, ndërmjetësoi për kërkesën e malësorëve nga fisi i Shllakut.

Atëherë Osman Pasha, pasi mori 5000 piastra, e ndrroi vëndimin për mos lejimin e varrimit.

Ndër kohë Mhilli kthehet në shtëpi i lehtësuar, pse u plotësoi kërkësën malësorëve, po i revoltuar dhe i brengosur nga korrupsioni shtetëror.. Fjalët e tij kundër korrupsionit qeveritar kanë një tingëllim aktual edhe tani për çdo vënd, ku njerëzit nuk janë të barabart para ligjit dhe të korruptuarit nuk dënohen: ”Me para, – thot ai, – mund të arrish gjithçka, drejtësi, favore, mosdënime. Dhe pikërisht njerëz të tillë na qeverisin. Ca maskarenjve të këtij kallëpi iu është besuar Shjqipëria.” (f. 72).



Figurë negative dhe e e padëshiruar del për lexuesin e romanit Luli i Temalit, i shoqi i Bardhës. Edhe pse moshë e re, ai duket krejt i papëlqyeshëm si karakter. Me sjelljen e një “kapedani”, bajraktar kokorosh, ai deshte t’u tërhiqte vëmendjen njerzëvë të fisit, që edhe pse burrë malësije, nuk e kishte për gjë të merrte një vajzë nga fusha, a po nga Shkodra, duke shkelur kështu me këtë “proçkë” zakonet e të parëve..

Vërejtjet që do t’i bënin më vonë, një vit pas martese, tre pleq të fisit, do ta bindnin Lulin për veprimin e nxituar që vajti e zgjodhi për të vënë kurorë me një vajzë nga Shkodra. “Nuk duhej të kishja shkelur zakonet e vëndit, nuk duhej të isha martuar me këtë grua, për shkak të së cilës nuk po më duan të mitë…Sigurisht që kam bërë një marrëzi të madhe.” (f.50)

Nga këto fjalë të Lulit marrim vesh se sa konservator dhe sa i prapambetur paraqitet ai në jëtën familjare. Janë këto pikëpamje që e bëjnë atë të tregohet mospërfillës për Bardhën, të mos i rrijë afër dhe të mos i shpreh asnjë farë dashurije; dhe, për më keq, të mos i dalë kurrë në mbrojtje në situatat e vështira që krijonte ambjenti prapanik fisnor.

Po negativiteti i Lulit bie më shumë në sy në lidhjet e tij me orintimin që ka brenda jetës së fisit. Ai është përkrahës i flakët i praktikës së gjakmarrjes si edhe i konflikteve ndërfsinore, ose i luftrave për t’i shërbyer sulltanit turk. Me logjikën e një despoti të vogël, Luli i shkon për ndihmë Ismet Pshës së Pejës. Me malësorët e tij të armatosur ai sulet kundër fiseve të Gashit dhë të Mërturit, që ishin ngritur kundër sundimtarit turk. Dhe përfundimi qe tragjik, tridhjetë të vrarë dhe dyzetë e dy të plagosur ndër tre qind veta që bajraktari kishte marrë me vete. Me gjithë këtë humbje, Luli këmbëngulte për vazhdimin e luftës vllavrasëse.

Kështu me kokëfortësinë e tij, bajraktari i Temalit i solli fisit gjithë atë mynxyrë.

“Flijoi njerëzit e vëtë për t’ i shërbyer një të huaji që nuk na do”, – u thotë me të drejtë At Leonardi ca të plagosurve, të cilëve u kishtë vajtur pranë për shërbim shpirtëror.(f.196)

Qendrimi ideoemocional i autorit është kundër këtij despoti egoist në familje, i cili paraqitet edhe një tiran, zëmërgur në fis, që po ju shkaktonte malësorëvë trima e të vuajtur gjakderdhje të kotë, mjerim dhë fatkeqëi në jetën e tyre.

Nga episodi i bashkëbisedimit midis malësorëve të plagosur, të cilët po ktheheshin për në shtëpi, marrim vesh se pakënaqësia për bajraktarin dhe pashallarët ishte duke u përhapur dhe shpirti revoltues po zgjohej. Për vërtetësi të këtij mendimi le të sjellim si shëmbull fjalët e njerit prej malësorëve të plagosur, Geros, i cili i mërzitur ankohet ndaj bajraktarit dhe pashallarëve: Ata na shtien të vritemi, të vuajmë, e pastaj si shpërblim na përzënë si qen” (f. 195). Po në atë moment një i plagosur tjëtër do të shtojë me ton protestues dhe të vendosur: “Po kjo do të jetë hera e fundit”.

Duke vënë re dialogun midis malësorëve të plagosur, kuptojmë se Pashko Vasa shpirtin e revoltës kundër sundimit turk e gjen në radhë të parë te njerëzit e thjeshtë, dhe jo te bajraktarët dhe bejlerët, që bëheshin vegla të pashait turk. Të pakënaqur dhe të revoltuar ndaj sundimtarit turk janë si malësorët e Gashit dhe te Mërturit, si edhe ata të Shllakut dhe të Temalit. Vetëm se revoltat e veçuara nuk ka se kush t’i bashkojë, t’i udhëheqë edhe t’i ngrerë në një front të vetëm në luftën për liri kombëtare. I vetmi intelektual që mund t’i zgjojë malësorët dhe t’i bashkojë me idenë kryengritëse do të ishte At Leonardi. Po fatkeqësisht ai vetëm sa konstanton ndonjë anë negative të bajraktarëve, po nuk ka as guximin as predispozitën që t’i organizojë dhe t’i çojë masat e malësorëve kundër sunduesit turk dhe mbështetsëve të tij.

Personazhi më negativ dhe më i urryer në roman është Osman Pasha, kryeqeveritari i Shkodrës. Ai është përshkruar si një despot i egër, që dominon gjithçka për jetën e banorëve të qytetit dhe të trevave rreth tij. Osman Pasha është një tiran mizor, që vepron në mënyrën më autoritare, pa u mbështetur në asnjë lloj ligji. Ai sillet në atë mënyrë se Shqipërisë nën sundimit turk i mungonte kushtëtuta e një vendi që duhej të qeverisej normalisht me rregulla dhe ligje.

Osman Pasha, për t’ i sunduar më mirë shqiptarët, nxiste midis tyre dasitë fetare. Kështu bën ai kur thërret në zyrën e tij Mhillin e Vlashajve dhe e kërcënon, duke i thënë:

-“Dua të më dorëzosh tët bir; ai ka plagosur një musliman dhë duhet të dënohet.”

Pra është e qartë mbrapështija e pashajit. Ai nuk do të dijë për shkakun e plagosjës, ndër kohë që i del në mbrojtje një tjetri vetëm pse ai ishte musliman.

Ndërsa Mhilli i Vlashajve, pa e vrarë mëndjen për dinakrinë përçarëse të pashajit, ia kthen atij, dukë i thënë se “im bir nuk është në shtëpi, po edhe sikur të ishte , nuk do të isha unë që ta dorëzoja.”

Tek dëgjon ato fjalë, Osman Pasha nuk e mban veten dhe shfryjti me ashpërsi.

“Kryelartësi ! Mendje – madhësi shqiptare ! Roja! Futeni këtë njëri në burg..”

Po Mhilli I Vlashajve, krenar, jo vetëm nuk u step, poi ia ktheu Pashajit.

-“Kjo është e pa drejtë, Shkëlqesë, është kundra ligjit kjo që po urdhëroni”

Atëherë, Osman Pasha, i sigurt në vëprimet e tij dhe me arrogancë si turkoshak, bërtiti përsëri:

“Ligji! Unë jam ligji. Unë jam përfaqësuesi i Sulltanit këtu. Në burg rebelin”



Do të jetë po ky Osman Pasha që do t’i përdor si mish për top shqiptarët, duke i marrë ndën armë e t’i shpjerë në luftë me fqinjët. Nga kjo politikë e tij luftëdashëse shkaktohet edhe një tjetër tragjëdi në roman. Vrasja e Jak Kolës, të cilin do ta ekzekutojnë, duke i prerë kokën me spatë.

Dhe pse ia dhanë këtë dënim Jak Kolës?….. E vranë në këtë mënyrë, sepse ai edhe një shok i tij i qenë shmangur vajtjes në luftë kundër Malit të Zi. Episodi i vrasjes në mënyrën më barbare i Jak Kolës shenon një nga skenat më tronditëse të romanit. Ngjarja është dhënë me shumë realizëm, në mënyrë bindëse, me një gjendje të ngritur emocionale edhe me një stil të figurshëm, që të rrëmben. Me një fjalë është një tablo e gjallë dramatike, e denjë për t’u futurë në çdo antologji, të luhet në çdo skenë teatri dhe të filmohet nga kineastët për ekranin e madh dhe të vogël.





Ardhja e nënës së Jakut,Gjëlës edhe e gruas së tij, Davës në kohën para ekzekutimit të heroit të romanit, është një pamje aq prekëse, sa të ngjeth misht, po edhe të lartson moralisht, siç ndodh në dramat e tragjedive antike. Autori i përshkruan ato dy gra si amazona të regjura më vrasje të përgjakura.

Nuk ka moment më solemn, se sa të shohësh Davën, tek hyn në vëndin, ku po vuante i plagosur orët e fundit i shoqi saj, Jaku: “Ajo shkoi tek i shoqi. Iu afrua pranë në heshtje, u gjunjëzua, mori dorën e tij të larë me gjak, ia ngriti pak sa dhe e puthi me një puthje të gjatë. Ajo vuri në atë puthje gjithë shpirtin dhe zemrën e saj, gjithë shpresat e së ardhmes që ajo po i varroste për gjithmonë. Prej ketij çasti ajo nuk i përkiste më askujt.”

Po kështu dhe fjalët e Jak Kolës kushtuar nënës dhë Davës, të thëna me një tingëllim epik si në rrëfimet e lashta, të lënë mbresa të pashlyeshme me përkushtimin për fëmijët, familjen edhe atdheun. S’ ka pamje më të dhimbshme se sa të dëgjosh një person si Jak Kola, të plagosur rëndë, që nga çasti në çast pret xhelatin t’i presë kokën me spatë, t’i japë kurajë gruas dhë t’i lërë porosi për fëmijët: “Qendro si burrënesh, oj Dava ime; ti e dije së unë do të vdisja një ditë. E ja pra tek erdhi ora. Po të lë dy fëmijë, dy djem të buklur. Folu shpesh për mua. Mësoi ta duan këtë atdhe të shtrenjtë, që është aq fatkeq, thuaju se kam vdekur si trim.”

Po, siç shikojmë në leximin e këtij episodi, Dava ishte e kursyer në fjalë. Ajo sikur fliste me atë mënyrë me heshtjen e saj para trupit të gjakosur të Jakut. “Ajo uli kokën pa iu përgjegjur, po nuk qau, sepse burimi i lotëvë të saj ishtë shterur. Dukej ashtu si një Niobë e rë.”7(f.63)

Pra fati tragjik i Jak Kolës dhe i familjes së tij shpreh e nënkupton fatin e tërë një kombi nën robërinë turke. Jak Kola nga Shllaku, e shoqja, Dava, nëna e tij Gjela, formojnë një trinom të veçantë në faqet e letërsisë shqiptare, ku përzihet dashuria për familjen dhe atdheun nga njëra ana , dhe në anën tjetër, qënia e tyre si viktima të Osman Pashës, Shaban Beut, dhe Hasan Agë Hotit, të cilët përfaqësojnë shtypjen e dhunshme të sundimit turk.



Pashko Vasa në mënyrë të qartë stigmatizon në romanin “Bardha e Temalit” zakonin e gjakmarrjes si një dukuri fatale, që po firaste gjat kohës energjitë kombëtare.. Malësorët ishin të këcënuar nga ky gjykim mizor. “Secili prej tyre e ndjente në ndërgjegjen e vetë se kishte borxhë një gjak”.

Mungesa e ligjislcionit dhe e institucioneve juridike bëhej shkak për vetëgjyqësi. Ishte koha kur çdo problem zgjidhej me plumb; për një fyerje derdhej gjak. Për mosmarrëveshje nga më të ndrysmet merrte fill gjakmarrja si një veprim i rëndomtë.

Pasojat e kobshme të kësaj praktike, që sillte mynxyrë në familjet e shqiptarëve janë mishëruar në personin e nënës, së cilës iu vra djali në Shkodër, në oborrin e shtëpisë së Bardhës, për një llaf gojë, për një sharjë në një bisëdë në kalim e sipër. Kur kjo nënë mori vesh gjëmën, klithi: “Ku ku e zeza unë, që s’ kam djalë tjetër për t’i marrë gjakun.”

Po pa pritur, çuditërisht, ajo u qetësua sa pak, kur i thanë se i biri e kishte vrarë vëtë kundërshtarin me dorën e tij.Dhe, si e ngushëlluar nga ky lajmë, ajo shpreh dëshpërimin e saj të thellë me një ton ku ndihet tok me pikëllimin edhe psikologjia e gjakmarrjes në zemrën e përvëluar të nënës së mjerë të mbetur kërcure:

-“Zoti qoftë i lavduar! Humba djalin e fundit,…..po të paktën nuk do të thonë se nuk i është marrë gjaku. Gjak për gjak – vdekje për vdekje !”.

Pastaj ajo vuri kujën dhe zuri të vajtonte dhe të thërriste me emër të tre djemtë që kishte humbur njërin pas tjetrit.

Autori, ndërsa pasqyron përmes detajesh konkretë varrimin e djaloshit të vrarë, jep dhe atmosferën e ankthit të gjakmarrjes tek të gjithë njerëzit e fisit. Gratë si në koret e tragjedive antike mblidhen në formë gjysëm rrethi para trupit të të vrarit dhë vajtojnë me ligjërimet epike si në legjenda. Të njëjtin ritual bëjnë burrat e armatosur sipas natyrës së tyre trimërore.

Me të mbaruar lutja për të vrarin “De Profundis”, mbyllet varrimi dhe të gjithë drejtohen për të ngrënë drekën e përmortshme. Autori gjen rast për t’i përshkruar malësorët si trima të cilëve s’u trëmbet syri para vdekjes, po që jetojnë në një varfëri të tejskajshme. Rrëfehet në roman se si kur njerëzit e funeralit shkojnë në shtëpinë,.ku ishte shtruar dreka e përzishme, “ të gjithë u ulën përdhe, përveç bajraktarit dhe priftit që kishin nga një postiqe”. Kështu përms shumë episodesh realiste Pashko Vasa ka dëshmuar dhe ka kritikuar ashpër doket dhe zakonet e vjetëruara si gjakmarrjen, shpërfilljen e përsonalitetit të vajzave dhe të grave, dasitë fetare si dhe dallimet e përçmimet krahinore.



Gjuha e Pashko Vasës në romanin ‘Bardha e Tëmalit” bie në sy për fjalë të figuirshme dhe me ngarkesë emocionale. Fjala vjen për të dhënë gjendjen e lënduar shpitërore të heroinës së veprës, autori shkruan ”Bardha dukej si një engjëll që prehej në një shtrat prej resh” ( f.119). Kurse në një rast tjetër shkruan për të:”…shpresa depërtoi si një rreze qiellore në shpirtin e saj dhe bëri të lindnin dy ëndërrime të ëmbla”.

Sado që vepra është shkruar frëngjisht, autori ka bërë kujdes që të na jap personazhet të individualizuar edhe nga ana gjuhësore; gjë që duket më mirë sidomos te e folura e pleqëve të Temalit dhe te figurat e grave malësore, a po tek dialogu i Jak Kolës me nënën dhe gruan e tij. Kurse me protagonistët positivë të romanit Pashko Vasa duket sikur nuk tregon shumë vëmendje për individualizimin e tyre edhe nga ana gjuhësore. Për këtë arsye e folura e Aradit dhe e Anulit nuk kanë ndryshim a po “distancim” nga ajo e autorit. Po a duhet ta marrim për mangësi artistike këtë dukuri në procesin krijues të shkrimtarit ? siç është komentuar… Për të ndriçuar këtë çështje duhet të kemi para sysh se Pashko Vasa ishte i ndikuar kryesisht nga romantizmi siç ishin edhe autorë të tjerë të Rilindjes sonë. Dhe dihet se karakteristika kryesore e kësaj metode krijuese ishte sujbjektivizmi, me anën e të cilit autori shprehte vetëvehten nëpërmjet heroit kryesor. Shëmbulli më i qëlluar për këtë mënyrë të shkruari është Chaild Haroldi i G. Bajronit, me anë të të cilit shikojmë se heroi i veprës njësohet me vëtë autorin., pra bëhet alter ego i poetit. Kjo praktikë kreative e njësimit të autorit me heroin e veprës duhet parë edhe në rastin e romanit “Bardha e Temalit”, ku Aradi shpesh herë shpreh pikëpamje të vetë shkrimtarit. Pra, për analogji, mungesa e dallimit gjuhësor në të folurin e autorit me atë të protagonistit del si shprehje e metodës së romantizmit se sa si magësi e mjeshtërisë artistike.

Ekspozicioni, a po treva ku zhvillohen ngjarjet e subjektit të veprës, bëhet i dukshëm nga toponomastika e romanit. Dy janë epiqendrat e skenave vepruese, Shkodra dhe Kulla e Temalit. Kurse midis tyre e për rreth shikojmë emra vendesh si Lagjja e Tabakëve, Fusha e Rrmajit, Arra e Madhe në Perash, Bregu i Kirit, Bërdica, Shllaku, Temali, Shoshi, Gashi , Mërturi dhe më tutje Peja. Pra ajo krahinë e Shqipërisë së Veriut, që do t’i tërhiqte vemëndjen dhe do ta frymëzonte studiusen angleze, Edith Durham, për të shkruar, pak vjet më vonë, librin e saj “High Albania”. Në këto mjedise konkrete Pashko Vasa jep si të gdhëndura në gur karaktere të gjalla me zakonet dhe doket e tyre, brenda psikologjisë kombëtare të kohës, ku ruhej rregullimi fisnor dhe tradita e lashtë tok me zakone të vjetra.

Në kapitujt e romanit pasqyrohen kështu karaktere tipikë si produkt i një kohe të caktuar dhe i një vendi konkret shqiptar, që autori e ka dhënë besnikërisht si një njohës i gjithanshëm i jetës së vëndit të vetë. Sado larg vendlindjes, edhe sado që veprën e shkroi frëngjisht, Pashko Vasa , gjat porocesit të krijimit, s’ ka qendruar pa menduar edhe shqip. Le të kujtojmë për këtë rast një detaj të faqes 143, ku në original është shkruar ne gjuhen shqipe tog fjalshi “syni i keq”, i shpjeguar pastaj me fjalë frëngjisht.

Duke qenë se “Bardha e Temalit” është një nga dy romanet e pare të letërsisë shqiptare , Pashko Vasa del si një nga nismëtarët e prozës së gjatë. Mungesa e përvojës në llojin letrar nuk e pengoi atë të na jepte një vepër të ngjizur e të kompletuar jo vetëm nga ana ideore, po edhe nga ana e realizimit aristik. Së pari këtë e dëshmon kompzicioni i thurur me mjeshtëri, ku subjekti letrar vendosët në një ekspozicion konkret; nyja a po pika e lidhjes për ngjarjen është gjetur natyrshëm. Zhvillimi i veprimeve përshkruhet me dramacitët në ngjitje, duke mbrrijtur kulminacinin e aksionit si pjesë e subjektit. Dhe, më së fundi zgjidhja tragjike e konfliktit duket si rrjedhojë fatale brenda logjikës së projektimit të romanit.

Këto përcaktime lidhur me procesin e krijimit letrar flasin për mjeshtërinë artistike të autorit, i cili, me talentin e tij në gjininë e naracionit, na ka lënë një vepër shumë interesante në traditën tonë letrare të Rilindjes Kombëtare. Romani “Bardha e Temalit” për mesazhin patriotik dhe idetë shoqërore, që përçon si edhe për realizimin artistik, duhet propaganduar dhe reklamuar siç i takon për t’u njohur sa më shumë nga masa ë lexuesve si brenda territorit të Shqipërisë dhe të Kosovës, po edhe jashtë kufijvejve shtetërorë, ku jeton një pjesë aq e madhe e kombit shqiptar. Me këtë rast le të shpresojmë se shtëpitë botuese do t’ i kthejnë sytë edhe nga romani tërheqës “Bardha e Temalit”. Subjekti i këtij romani duhet të tërheq edhe vëmendjen e dramturgëve si dhe të kineastëve, për të krijuar një vepër skenike ose filmike përmes tablove romantike dhe detajeve realiste , të pikturuara me një atmosferë epike dhe të përziera me një lirizëm erotik delikat, për t’i bërë jehonë, kështu, kohës së Rilindjes dhe ideve patriotike e liridashëse të Pashko Vasë Shkodranit





1 Nga Daniel Gazuli ;”Pahko Vasa, per dje, per sot, per neser”

2 Niccolo Tomaseo(1802-1874): Personalitet i kulturës italiane; qe dhe linguist italiano-dalmatian, dijetar, poet, esseist, enciklopedist, mik i J.de Radës dhe i Dora d’Istrias; përkrahës i Republikës së Venetikut me 1848. Pas dështimit të kjësaj Republike qe i detyruar të largohej jashtë Italisë.

3 M. Gurakuqi: “Iete patriotike e shoqerore te Pashko Vases te romani Bardha e Temalit”, Nëntori nr.6, 1967, f.119

4 I kujtojme lexuesit se gjithe citimet romanit “Bardha e Temalit” jane marre nga Vepra Letrare vol . 2, e PashkoVases, botim i Shtepise Botuese “Naim Frasheri”, Tirane, 1987.

5 Botimi i vitit 1987, Tirane.

6 Y. Jaka, nga “Parathenia” e romanit “Bardha e Temalit”, botimet “Rilindja” , Prishtine, 1990.

7 Niobe ishte vajza e Tantalit, mbret në një krahinë të Lidias; ajo qe martuar me mbretin e Tebes. Nioba pati fatkeqësinë e tmerrshme se i vdiqën gjithë fëmijët. Nga pikëllimi iu thanë lotët dhe dalëngadalë u nguros e u bë shkëmb; njihet si një nga figurat femërore më tragjike të mithologjisë.

Nga Hafir Hoxha-UÇK-FARK

Hafir Hoxha

Hafir Hoxha


Si kuptohen dhe trajtohen këto dy elemente tek qytetaret tanë dhe pse nuk i sqarojnë gjerat personat kompetent për këtë çështje ! ? Lëvizjet për çlirimin dhe bashkimin e trojeve Shqiptare kurrë nuk jenë ndalë . Ka pasur momente apo periudha kohore kur ato kanë qënë më pasive e ndonjëherë më aktive , të gjithë ata njerëz shekuj me radhe që kanë punuar dhe kanë bërë rezistence të llojllojshme ndaj okupatorëve të vendit dhe kombit tonë janë meritore dhe i kanë pri punës që më në fund vitin 1998 të fillojë lufta e armatosur kundër okupatorit Serb në Kosovë.



Pasi 56 shtete neutrale ( kryesisht shtete Afrikane , Arabe dhe Aziatike) e që atyre u printe kryetari i ish Jugosllavisë Josip Broz Tito , ishin jo të përshtatshme dhe nuk u konvenonte aleancës së NATO-s që ato të jenë si një pakt dhe të zhvillohen në aspektin gjeostrategjik, jashtë kontrollit të tyre. Ato shtete kishin udhëheqës kryesisht diktatorë dhe në to nuk funksiononte demokracia. Pikërisht për këtë u investua dhe u bë strategjia për shpërbërjen e tyre . Ato që ishin me sistem socialistë komunistë organizuan dhe realizuan revolucionet e tyre demokratike të brendshme aty ku u dobësuan pozitat e diktatoreve të tyre , ne disa u dashtë edhe të luftohet dhe të intervenohet me forca të NATO-s siç ishte Jugosllavia, Libia, Iraku, Afganistani dhe ne disa shtete të vogla Afrikane dhe ky proces ende vazhdon edhe sot ne Siri, Iran dhe shtete të tjera . Jugosllavia ishte mjaftë e fuqishme dhe specifike, sepse brenda saj kishte shumë interesa dhe për ta shkatërruar u deshtë që patjetër të bëhet luftë e brendshme, të lokalizohet lufta mes republikave Jugosllave dhe mos të zgjerohet konflikti ne rajon. Kjo u arrit me përgatitje të mire të Amerikës dhe aleatëve të saj , për disa gjera edhe jashtë vullnetit dhe dëshirës së Unionit Evropian!

Në vitin 1991 filloi lufta ne Slloveni. Unë dezertova nga armata Jugosllave si eprori i parë dhe ju bashkangjita ushtris Sllovene me tër njësitin tim dhe më 29.06.1991 dhe pas tri dite u bënë 250 ushjtare shqiptarë që dezertuan nga armata Jugosllave dhe ne dëshironim te fillojmë luftën ne Kosovë por kishte qen stratqgji e gabuar . Une pasi u kyqa si epror i rregullt i armates Sllovene si komandant bataljoni bllokova dhe qlirova 6 karakolla kufitare me ishtarët e mij qe une i kisha strërvite dhe ne tavane të dy karakollave gjeta nga 5 ushtarë Shqiptare te lidhur per shtylla dhe gojen mbyllur të cilit kishin tentue te dezertojnë nga APJ por ishin kapur nga eproret e dhe ushtaret kolegv te tyre . Ne, shqiptarët, ishim të parët që e dëshironim dhe ia bënim hyzmetin shkatërrimit të Jugosllavisë. Mirëpo, Amerikanët e kishin variantin e tyre me të arsyeshëm dhe dallonte nga i yni .


Me ndihmën e diasporës sllovene , kroate, shqiptare dhe atë të Serbisë punuan shumë që të fusin konflikt ndërnacional dhe të fillojë lufta brenda Jugosllavisë ku secilit nga këta të lartpërmendur u kishte premtuar shtetësi , demokraci dhe pavarësi Amerika. Kjo edhe u arrit; fillimisht u pavarësua Sllovenia, pastaj Kroacia , luftë me e gjatë ishte në Bosnje, pastaj Maqedonia u nda si tampon zone me qëllime të caktuara të NATOS . Shume armatim dhe teknologji ushtarake u koncentrua ne Serbi , edhe asaj me vonë ia ndanë Malin e Zi që mos të këtë qasje ne detin Adriatik. NATO deri më tani nuk pati dëshirë as nevojë të intervenojë, sepse si desert e kishte Serbinë e cila ishte më e padëgjueshme dhe kërcënonte fqinjët , dhe për këtë kishte mbështetje nga Rusia. Për ta përgatitur edhe intervenimin ne Kosove dhe Serbi u duhej të bëhen përgatitje të gjata dhe diplomatike në aspektin gjeostrategjik dhe politik nderkombëtarë.
Ne shqiptarët e Kosovës, duhej të prisnim radhën, gjatë tërë kohës sa zgjatën luftërat në republikat tjera të Jugosllavisë nga viti 1991 -1997. Pra duhej të qëndronim të qetë, të durueshëm dhe t’i përcjellim polikat paqësore të Ibrahim Rugovës dhe Lëvizjes kombëtare të LDK e që ishin të sinkronizuara me Amerikën. Kur erdhi koha dhe u pjekën kushtet për t’i shkatërruar përfundimisht edhe strukturat e fundit të Jugosllavisë që ishin akumuluar ne Serbi, filloi skenari ynë mirë i përgatitur me aleatët tanë.


Së pari për të pas hapësirë manovrimi dhe për të bërë një udhë e dy punë , në vitin 1997 u demobilizua Ushtria Shqiptare që ishjte e stërngarkuar me njerez dhe ende system komuniste te subordinimit në te , pastaj ministria e Mbrojtjes dhe e Punëve të Brendshme, në Shqipëri u krijua situate “ jashtë kontrollit “por gjithnjë nën kontrollin amerikan që mos të dilte konflikti jashtë vendit dhe kornizave të përcaktuara paraprakisht.
Ne Kosovarët, tani kishim mundësi dhe hapësirë të mjaftueshme për mobilizim , manovrim, stërvitje, dhe luftime në hapësirat “jashtë kontrollit të shtetit Shqiptar” , sepse Shqipëria kishte telashe të brendshme ! . Prandaj nuk mund t’i kontrollonte lëvizjet tona , nuk ushtronte kontroll ne tërë sipërfaqen e shtetit dhe ne kishim të gjitha mundësitë gjeostrategjike dhe politike që ta fillojmë luftën edhe me tërë seriozitetin që kërkon lufta.


Gjatë tërë kësaj kohe bërthamat e UÇK ishin aktive në Kosovë, vepronin dhe kryenin detyra operative, kurse politika legjitime e qeverisë në egzil proklamonte luftën paqësore dhe zgjidhjen e problemit në formë me të butë. Me këtë formë qeveria fitonte simpati diplomatike te shumë vende. Kombinimi i politikes paqësore dhe lëvizjes për luftë ishin “pa dashje“ mirë të sinkronizuara dhe të dyja jepnin rezultate të mira në teren dhe në politiken vendore, rajonale dhe ndërkombëtare .
Kur në Kosovë hyri sasi e mjaftueshme e armatimit dhe teknikës luftarake, kur u siguruan pajisje të mira të logjistikës nga Perëndim dhe Shqipëria për ta mbështetur luftën , ateherë Komandanti legjendar, Adem Jashari nga ana e tij e filloi luftën. Dr. Ibrahim Rugova me kanalet e famshme largoi dhe strehoi popullatën në derë të shtëpisë, në Maqedoni dhe Shqipëri dhe opinioni botëror u informua mirë se Serbia tani së fundi edhe në Kosovë po zhvillon terror dhe masakër sikurse ne Bosnje dhe në republikat tjera , bën pastrim etnik dhe se duhet të dënohej me intervenim të NATO-s.



Nga këndvështrimi gjeopolitik, të gjitha arsyet dhe mundësit ishin ne favor të intervenimit dhe NATO intervenoni dhe zhduk pikat e fundit të shpirtit Jugosllav ne Serbi. UÇK-ja ishte strukturë ilegale një kohë të gjatë në Kosovë. Pas vitit 1997, në Shqipëri liderët e saj kishin mbështetje nga liderët e Shqipërisë sepse e dinin detyrën që do ta ketë UCK-ja. Disa liderë dhe aktivist që nuk ishin të kyçur ne strukturat e UCK-së e që i përkisnin lëvizjes se LDK-se dhe qeveris ne egzil pasi filloi lufta menduan dhe tentuan t’i ngjallin institucionet që ato ta bëjnë dhe zhvillojnë luftën e UCK-së. Kjo formë nuk i shkonte në favor politikës së SHBA-ve! U favorizua UÇK-ja e organizuar spontanisht dhe në vija horizontale zë komandimit . Lideret politik dhe komandantet e UCKe “u vonuan “ deri u publikuan emriat etyre , të Shtabit të UÇK dhe të gjithë përfaqësuesve tjerë të atij Shtabi ushtarak dhe politik. Qeveria në egzil doli jashtë ekipit dhe grupit të orkestrës, tentonte me buxhetin e vet të 3% ta fus tërë situatën nën kontroll e që nuk kishte fare mundësi .
Kështu, Shpalli kolonel Ahmet Krasniqin ministër të FARK-ut. Pra, paraqitën Forcat e Armatosura të Republikës se Kosovës – FARK. Shumë njerëz në këtë strukturë kishin punuar në ilegalitet, kishin stërvitur dhe kishin kryer edhe disa nga ta edhe detyra operative në terren kundër okupatorit. Të gjithë këta ushtarë erdhën në Shqipëri dhe ne Kosove dhe me emblema të UÇK-se janë stërvitur si ushtarë të UÇK, punuan, luftuan dhe nuk ekzistonte dallimi në mes të fishekut të tij dhe të atij të UÇK –se për armikun. Dallonte vetëm burimi financiar, sepse ushtaret dhe eprorët në qendrat stërvitore dhe mobilizuese ne Shqipëri u financonin nga fondi i të gjithë qytetareve të Kosovës, pra nga Fondi i 3%, kurse bërthamat dhe Shtabi i UÇK-se nga fondi “Vendlindja thërret”.


Dallim kishte edhe struktura organizative dhe për këto çështje kishin takime të shumta z. Azem Syla dhe z. Ahmet Krasniqi. Pasi në takimet e tyre për shkak të pikëpamjeve politike nuk arrinin të akordohen ani pse Kolonel Ahmet Krasniqi ishte i kuptueshëm, qëllim mirë dhe tolerant, ata që e shpallen ministër të Mbrojtjes të FARK-ut nuk lëshonin pe dhe mendonin se do të ia dalin ne parimet e tyre politike, e me vonë pas vrasjes se colonel Krasniqit ata u binden që e patën gabim. Pse? Sepse pas vrasjes se Ahmet Krasniqit, po ata njerëz ia ofrojnë Fondin e 3% disa komandantëve të UÇK-se e bile disa bëhen edhe ministra dhjetë vite pas përfundimit të luftës. Njerëz të tillë që kanë pas dëshirë të kenë funksione dhe pozita në shpinë të Ahmet Krasniqit, Salih Çekaj, Agim Ramadanit dhe shume heronjve dhe luftëtareve të tjerë, ata kanë penguar në kohën e luftës, kanë bërë përçarje dhe ata sot e bëjnë listën e FARK-istëve dhe kërkojnë sot status të veteranëve të luftës se UÇK-se. Ata në listat e tyre tani kanë futur shumë dëshmorë dhe heronj dhe mundohen të mbulohen me veprat e tyre heroike.
Ahmet Krasniqi i ka thanë shumë qartë Azem Syles : “Azem të gjithe ushtarët dhe eprorët që janë në qendra stërvitore dhe në luftë janë pjesëtarë të UÇK-së , të gjithë janë nën komandën e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, dhe tëgjithë do të vihen nën urdhërat e Shtabit të përgjithshëm te UCK-së , por mua më nevojitet emri dhe mbiemri i komandantit të Shtabit të UÇK-së t’ia dorëzojë tërë këtë arsenal teknik dhe njerëzor sepse unë jam Ministër i FARK-ut e ne ketë ministri kam edhe Mbrojtjen Teritoriale të Republikës së Kosovës me Shtabin dhe strukturat e njësitet e tyre dhe e kam Ministrinë e Punëve të Brendshme, kështu që këto tri struktura përbejnë FARK-un”.
Tani e kemi situatën më të qartë se çka dhe kush dëshirohej të ishte FARK-u . Për të qenë kështu nuk u duhej vetëm një letër e shkruar me dorë , e pa protokolluar dhe e shkruar në një kafene, sepse një letër të tille për këto gjëra mua dhe Agim Ramadanit na e pati treguar kolonel Ahmet Krasniqi kur ne tashmë kishim tre muaj që ishim në strukturat e LKÇK-së. Atë letër, atë lloj „vendimi“, ia kishte dhanë z.Bujar Bukoshi me nënshkrimin e tij. Agim Ramadani i pati thanë : “Kolonel Krasniqi, a hajgare janë kah bëjnë ata njerëz me ty, me neve dhe këtë popull a !? Kush janë more ata që japin kësi vendime dhe në këtë formë !? Lej këto senez. kolonel, po eja të punojmë këtu ku jemi duke punuar, se nuk na nevojiten neve asi ministra, ne mundemi t’i kryejmë punët tona edhe pa ta e pa këso letrash “.


Prandaj, ne të gjithë ushtarët dhe eproret që kemi veprua në të gjitha zonat luftarake të UÇK-së , të gjitha brigadat që kanë luftuar, të gjitha qendrat stërvitore ku kemi stërvitur, pajisur dhe sheruar me mijëra ushtare të UÇK-se, ishim dhe jemi pjesëtarë të UÇK-së, edhe pse një kohë kemi pas burim financiar nga Fondi 3% , prandaj ata persona që kinse ishin të ministrisë se Punëve të Brendshme , të ish Mbrojtjes Territorialë të Republikës se Kosovës që nuk kanë qenë në radhët e UÇK-së, logjikisht nuk do duhej të mund të jenë veteranë të UÇK-së, sepse ka emërtime dhe merita tjera edhe për ta. Mos të lejojmë t’i përziejmë gjërat dhe dikush të hyj nën hijen e heronjve, dëshmoreve, invalidëve dhe veteranëve të luftës se UÇK pamarre parasysh ideologjinë e tij politike dhe religjioze. Kryesorja vepra e tyre flet. Ata që dëshirojnë t’i politizojnë këto gjera lehtë është t’i identifikojmë sepse vepra dhe faktet flasin për të gjitha këto që unë i përmenda.
Respekt për të gjithë por e vërteta është kjo!
Shkruan : Hafir Hoxha , ish ushtarak i APJ, nga 29.06.91 epror i ushtrisë Sllovene, nga 20 .03.98, i UÇK, dhe në TMK pas luftës . Në detaje, në shume gjëra të cekura nuk kam kohë as mendjen të hy , edhe pse për shumë çka që kam cek këtu nevojiten sqarime më detaje. Pasi nuk merrem me politikë edhe kjo që thash ishte mjaftë.
Dhashte zoti qe sa me shpejte të hyn Serbija ne NATO dhe pastaj të happen rruget edhe për neve Kosovarëve .
Gjërat ndryshe i kishte pas bërë gati Ibrahim Rugova, Adem Jashari me njerzit e tyre me Ameriken dhe aleatet te tjere !…

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...