2013/05/23
Në gjurmët e një deklarate të presidentit rus Vladimir Putin
Eshref Ymeri
Në paradën ushtarake që u zhvillua më 09 maj në Sheshin e Kuq, me rastin e 68-vjetorit të fitores kundër nazizmit, zoti Vladimir Putin, President i Federatës Ruse, mbajti një fjalim të shkurtër, në të cilin, ndër të tjera, deklaroi:
“Ne gjithmonë do ta mbajmë mend se pikërisht Rusia, Bashkimi Sovjetik bënë që të dështonin planet mizantropike, gjaksore, fodulle të nazistëve, nuk i lejuan fashistët të pushtonin botën. Ushtari ynë mbrojti lirinë dhe pavarësinë, mbrojti atdheun e vet, pa e kursyer jetën, çliroi Evropën dhe korri fitoren, madhështia e së cilës do të mbetet përjetë në histori”.
Që në fillim duhet theksuar se gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte pikërisht Bashkimi Sovjetik ai që përballoi sakrificat më të rënda të sulmit hitlerian të 22 qershorit të vitit 1941, sakrifica këto që u shoqëruan me 20 milionë të vrarë, sipas të dhënave të botuara në shtypin sovjetik pas përfundimit të luftës.
Por udhëheqësit sovjetikë që erdhën në krye të vendit pas vdekjes së Stalinit, asnjëherë nuk e patën denoncuar një deklaratë fort agresive që Stalini pati bërë në vitin 1939 kundër vendeve të Evropës Perëndimore. Në mbledhjen e Byrosë Politike , të mbajtur më 19 gusht të vitit 1939, disa ditë para nënshkrimit të Paktit Molotov-Ribentrop, Stalini pati deklaruar:
“Le të fillojë Lufta e Dytë Botërore, pjesëmarrësit e saj le t’i hanë kokat njëri-tjetrit dhe atëherë Bashkimi Sovjetik do të ngrejë flamurin e revolucionit proletar dhe mbarë Evropa do të shtrihet para këmbëve të tij”.
Por këtë deklaratë të Stalinit, edhe sot e kësaj dite, nuk e kanë denoncuar as udhëheqësit e Federatës Ruse pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Presidenti Putin e ka anashkaluar qëllimisht këtë deklaratë dhe vetë deklaron se ushtari sovjetik “çliroi Evropën”.
Së pari, ushtari sovjetik çliroi një pjesë të Evropës që arrinte deri në Berlin, kurse pjesën tjetër të saj e çliruan trupat aleate, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat hynë të parat në Berlin më 8 maj 1945, një ditë para trupave sovjetike.
Së dyti, ushtari sovjetik vërtet kishte për qëllim çlirimin e Evropës nga çizmja e nazifashizmit, por prapa këtij çlirimi fshihej një qëllim djallëzor: vendosja e Evropës nën çizmen e pushtimit sovjetik, siç pati deklaruar Stalini. Arritja e këtij objektivi mbeti në mes të rrugës pas zbarkimit të trupave angloamerikane në Normandi në qershor të vitit 1944 dhe marshimit të tyre drejt Berlinit. Por Bashkimi Sovjetik e vendosi çizmen e vet të pushtimit në mbarë Evropën Lindore, pushtim ky që u hoq qafe pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe vendosjes së pluralizmit.
Së treti, Presidenti Putin nuk bën mirë që mohon rolin e trupave aleate në çlirimin e Evropës nga nazifashizmi.
Së katërti, Presidenti Putin, për të qenë objektiv, duhet t’i thotë të vërtetën opinionit të brendshëm rus dhe atij ndërkombëtar se Bashkimi Sovjetik, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kishte për qëllim që pushtimin e Evropës nga nazifashizmi ta zëvendësonte me pushtimin sovjetik.
Sarandë, 23 maj 2013
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
PREAMBULLA E GJENOCIDIT SERBIAN SOT
Search within imag Shkruan historiani i njohur kosovar : Akademik Prof Dr Hakif Bajram...

-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Erika Bruçi Kjo u lind ne Kanada dhe pikerisht eshte nga Vankuveri , u formua ne Kosovë (sh...
-
- Nga Flori Bruqi Administrata e ish presidentit deri sotëm Joe Biden kishte prioritet diçka ...
-
640 × 480 Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Kërko brenda në imazh Donald Trump & Elon Musk: The Billionaire...
-
Shkruan: Akademik Prof.Dr.PhD Flori Bruqi Cincarët Cincarët (armanët, arumunët, vllehët ) janë një popull rom që jeton në Gadishull...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri , PHD Në portalin “Agjencioni Floripress” ,, lexova Esenë politike të akademikut prof.dr. Hakif Baj...
No comments:
Post a Comment