Reagim ndaj
artikullit shpifës në vazhdime, “Si u arrestua dhe si u “maltretua” e reja G.G.
nga Mitrovica gjatë kohës së luftës në Kosovë”, të rubrikën “Ekskluzive” të
gazetës
“Bota sot”, dt.15,
16, 17, 18. Maj 2013.
HISTORIA DHE NJERËZIMI
DO T’I MALLKOI TË GJITHË ATA QË SHPIFIN KUNDËR LUFTËS SË LAVDISHME TË UÇK-SË.
Në emër të fshatit Aqarevë, të bashkëluftëtarëve të
Komandant Sylejman Selimit dhe në emër të drejtësisë, jemi të detyruar të
reagojmë ndaj artikullit shpifës të gazetës “Bota sot”, e cila as në këto
moment tejet kritike për shtetin tonë nuk pushon, duke grumbulluar deklarata me
gënjeshtra të kulluara, me dëshmitar të fabrikuar, të papërgjegjshëm dhe të
paguar e të mashtruar nga EULEKS-i, dhe me “amanetin” e UNMIK-ianeve. Këta të
fundit edhe pse shkuan lanë pas turpin dhe shumë “argat” të dreqit që po ua
kryen punët e tyre të ndyta.
Të gjitha këto që po shkruhen e po “thuhen” në këto katër
vazhdime të këtij artikulli të quajtur “Ekskluziv”, janë shpifje që shihen e
kuptohen nga të gjithë, sepse disa fytyrmarroq me shpirtin e zi katran po
mundohen me njollos luftën e lavdishme të UÇK-së dhe komandantet e saj, duke
keqpërdorur dëshmitar të mbushur me rrena.
Artikullshkruesi dhe dëshmitarët e këtij tabori, duhet ta
dinë së Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër për këtë edhe pati
intervenuar Aleanca e NATO-së nga ajri, duke i konsideruar komandantet dhe
ushtarët e UÇK-së si aleat të tyre.
Këta fytyrmarroq “argat dreqi”, duhet ta kuptojnë njëherë
e mirë së pjesëtarët e UÇK-së asnjëherë nuk kanë bërë veprime që do të binin
ndesh me ligjet e luftës, e aq më pak akte të turpshme.
Këta tipa që sot po
mundohen ta njollosin luftën e drejt të UÇK-së, komandantet dhe pjesëtarët e
saj duhet ta dinë së keqtrajtimet, dëbimet, spastrimet e dhuna është bërë, për
fat të keq, nga ushtria, policia e paramilitarët serb, gjë që me veprimet e këtyre
shpifësve që po i turren komandanteve e pjesëtarëve të UÇK-së, po krijojnë huti
të populli ynë dhe ndërkohë po i mbrojnë aktet dhe veprimet kriminale të serbeve,
gjë që mund të thuhet se kanë qenë dhe janë në shërbim të armikut.
Ne jemi të sigurt se gjatë kohës së luftës, as nuk ka pas
keqtrajtime as dhunime e veprime tjera të paligjshme të bashkëkombësve tanë nga
pjesëtarët e UÇK-së, ndërsa të gjitha këto që shkruhen janë gënjeshtra të
kulluara dhe këta njerëz të papërgjegjshëm që po vazhdojnë të shkruajnë artikuj
në formë romani duhet ta dinë se nuk do t’ua lexoi e as besoi askush përveç pronarëve
të tyre që po ua paguajnë këto marrëzira, si dhe nuk duhet harruar faktin se,
tokën e Kosovës e kanë shkelur shumë krajla e mbreta, ka pasur shumë shqipfolës
që kanë shërbyer për ta, kanë punuar e spiunuar për ta, kanë shkuar deri aty sa
edhe janë miqësuar me ta dhe në fund, falë luftës së drejtë të UÇK-së kanë mbetur
pa ta.
Për fund të fundit, me reagimin tonë kërkojmë që të
ndalen këto trillime e veprime të dëmshme për komb e atdhe, për Luftën e UÇK-së
dhe të Komandantëve e pjesëtarëve të saj sepse një ditë do t’u mallkoi populli
dhe historia.
Açarevë, 18.05.2013
Të nënshkruarit:
Musli Haxha, kryetar
Dibran Fylli, regjisor
Smajl Idrizi,
Sylë Haxha,
Ilaz Azemi,