Gjithçka fshihet brenda vështrimit të Mona Lizës. Kjo duket se është ajo çfarë kërkon të thotë përmes një morie grafikësh kushtuar personazhit të famshëm të Da Vinçit, artisti brazilian Joao Alberto Lupin. Duke fshehur vështrimin e saj, ai kërkon të përforcojë idenë se gjithçka ndodhet te sytë…. Grafika e Lupin, bashkë është pjesë e një ekspozite me artistë shqiptarë dhe brazilianë, e cila është hapur dje në Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare, nën kurimin e Shpend Bengut. E quajtur “Prishtinë – Rio de Janeiro -Tiranë”, ekspozita është një udhëtim në kulturat e dy vendeve përmes novelave grafike, multimedias apo animacionit… Igli Levani sjell një këndvështrim ndryshe mbi “Baladën e Kostandinit”. Historia e vëllait që ngrihet nga varri për t’i mbajtur premtimin nënës, për t’i sjellë motrën e martuar larg në shtëpi duket kaq frymëzuese në grafikën e Levanit. Besa e Kostandinit është trajtuar dhe në novelën grafike të Genc Buxhelit. Dhe pse mbartin të njëjtin subjekt, trajtimi i tyre është në forma krejtësisht individuale nga dy artistët e rinj. Novela grafike është një frymë interesante në artet pamore. Si në fletët e një libri, përmes imazheve ajo të jep historinë nga një ngjarje në tjetrën. “Ajo çfarë na duhet është dashuria”, thotë artisti David Beat në punën me titull “Shijojeni heshtjen”. Ndërsa artistja Gerta Oparaku përmes një vizatimi të ngrohtë të dy të rinjve, thotë se “thjesht duhet të prekemi”. Interesante janë dhe punët e Universitetit AAB Prishtinë, pjesë e kësaj ekspozite. Të ftuar specialë në këtë event ishin artisti italian, Jacopo Tomassini, Cathie Martn (Britani), dhe Ylber Rizah Kabashi nga Kosova. E konceptuar në formën e një komunikimi kulturor përmes gjuhës së grafikës, artistët shqiptarë dhe ata brazilianë, sollën një pasqyrë të asaj çfarë ofron ky lloj arti sot.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2013/05/20
Ajo çfarë na duhet është dashuria

Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment