Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/09/06

Shkenctarja shqiptare Mira Murati ,është renditur në mesin e 100 personave më me ndikim në botë në fushën e teknologjisë.

 Shkencëtarja shqiptare Mira Murati është renditur në mesin e 100 personave më me ndikim në botë në fushën e teknologjisë që po bën revolucion në botë, atë të inteligjencës artificiale.










‘TIME 100 AI’ nderoi figurat që po bëjnë hapa gjigantë për transformimin teknologjik, mes tyre shefi i Google, SundarPichai, ndërsa Mira Murati është në listën e inovatorëve.





Por për të mbërritur deri këtu, Mira Murati kaloi 12 muaj të trazuar. Ajo konsiderohet forca kryesore shtytëse për rritjen meteorike të platformës “OpenAI”.

Si shefe e teknologjisë së kompanisë, Murati punoi në prapaskenë për të udhëhequr ndërtimin e platformave si ChatGPT dhe DALL-E dhe përshtatjen e tyre për përdorim nga publiku. Nëntorin e kaluar ajo u vu në qendër të vëmendjes kur u emërua drejtore ekzekutive e përkohshme.

Në muajt që pasuan, Murati ka luajtur një rol më të madh publik në kompani. Në maj, ajo prezantoi modelin e ri kryesor të kompanisë, GPT-4o, i cili i impresionoi përdoruesit me ndërveprimet e tij të sofistikuara zanore në kohë reale. Në ceremoninë vjetore Met Gala të Muzeut Metropolitan të Artit në Nju Jork, ajo foli për instalimin e inteligjencës artificiale në muze.

Por Murati është përballur edhe me kritika, sidomos për çështjen e të drejtave të autorit për videot e YouTube-it që platformat e inteligjencës artificiale i përdorin si burim informacioni. Ajo provokoi debate kur tha se inteligjenca artificiale do të zëvendësojë disa punë krijuese që sipas saj “nuk duhet të kishin ekzistuar”. Tani Murati dhe ekipi i saj po punojnë për një platformë inteligjence artificiale të gjeneratës së ardhshme.

Krimineli Aleksandër Vuçiç: Sjellja e Albin Kurtit është tentativë për të provokuar luftë, por ne duam të ruajmë paqen

 Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se sjellja e Albin Kurtit duke arrestuar serbet dhe mbyllur arbitrarisht objektet e postës serbe në veri ishte një përpjekje për të provokuar luftë të organizuar, hap ky i mbështetur sipas tij edhe nga disa fuqi perëndimore. “Serbia nuk dëshiron luftë dhe dëshiron të ruajë paqen,” tha Vuçiç.


Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë:
 Ne nuk duam luftë, duam të ruajmë paqen. Albin Kurti i bën këto lëvizje qëllimisht dhe me mbështetjen e disa fuqive perëndimore. Qëndrimi i komunitetit ndërkombëtar është i turpshëm dhe i vrazhdë, sepse ne kushte te tilla na ftojnë qe të flasim sërish për lëvizjet e njëanshme e të paligjshme të Kurtit. Çfarëdo marrëzie qe të bëjë Kurti, ndërkombëtarët na thërrasin për të diskutuar ato norma që ai ka shkelur brutalisht. Unë personalisht kam folur me Lajçakun, i kam dërguar një mesazh të qartë, kështu që do të shohim se çfarë do të bëjmë.

Ndërkaq BE ka deklaruar se mbyllja e nëntë degëve të postës së Serbisë në veri të Kosovës është hap i njëanshëm dhe i pakoordinuar që shkel marrëveshjet nga dialogu mes Kosovës dhe Beogradit. Në deklaratën e Brukselit thuhet se si pjesë të marrëveshjes të telekomunikacionit të arritur në vitin 2013 dhe planit të veprimit të rënë dakord në vitin 2015, të dyja palët janë marrë vesh të diskutojnë shërbimet postare në një fazë të mëvonshme, duke pranuar kështu se kjo çështje mund të zgjidhet vetëm përmes dialogut.

BE shprehet i gatshëm që ta përfshijë këtë çështje në agjendën e takimit të radhës në kuadër të dialogut, ndërsa pret që palët të zhvillojnë ide konstruktive që mund të shërbejnë si bazë për një zgjidhje. Ndërkaq Ambasada Amerikane në Prishtinë ka njoftuar se është thellësisht e zhgënjyer nga veprimet e një anshme dhe të pakoordinuara të marra nga qeveria Kurti për mbylljen e degës të Postës Serbe në veri.

Ambasada u ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që të ndalojnë veprimet e njëanshme dhe të kthehen në tryezën e dialogut të ndërmjetësuar nga ana e BE për të gjetur zgjidhje, për çështjet që kanë të bëjnë me normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Lajçak: Ura e Ibrit të hapet në koordinim me partnerët, e jo sipas dëshirës së Albin Kurtit ?

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka arritur pajtueshmëri më zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, për takimin e radhës në kuadër të kryenegociatorëve në Bruksel.


Por ai nuk ka dhënë detaje se kur do të mbahet takimi. Ata kanë diskutuar edhe për çështjen e Urës së Ibrit.

Akuza të pa nevojshme ndaj Putinit, “si ta ndal ai Ukrainën”?(Satirë)


Nga: Sherif Ramabaja 


Lajmi e pushtoi botën. Ukraia po e sfidon Putinin. Ajo po e vazhdon pushtimin e Rusisë. Si do ta përjetonte këtë Stalini, Lenini,Tito, Enveri, Fidel Kastro, Mao Ce Duni, Çaushesku, Gadafi, Hitleri etj.

Është e sigurtë se ata do të talleshin, përveç Hitlerit. Nuk ka këtu asgjë të vërtetë, do të thoshin.

Po ta besonte dikush këtë lajm, i pari gardën revolucionare në ndihmë Rusisë, do ta niste Enver Hoxha (për të dëshmuar se është më stalinist se vetë Stalini). Pastaj do të vraponin të gjitha shtetet e taborrit socialist.

Kurse sot çfarë t`i thuhet kësaj, kur lajmet kanë marr botën: Ukraina jo që hyri në Kursk, por po arrinë që ta mbajë atë pa e trembur syrin. Ukraina po i zgjeron pushtimet. Ata kanë zënë robë me qindra ushtarë sovjetik, duke depërtuar thellë e më thellë në zona të reja.

Kanë rrëzuar aeroplan, dronë dhe ura në rajon. Kanë zënë pozicione, janë fortifikuar dhe rusëve po u shkaktojnë hubje të mëdha.

Po flitet se Putinit i shkoi fytyra. Ai po kërcënon, po zihet, tym po i del nga koka dhe prapanica. Mundësitë si duket i ka të vogla, që t´i rikthej territoret e pushtuara.

Propaganda e tij po iriton, sepse realitetin po e sheh bota. Pra gënjeshtrat e aparatit të tij, po pësojnë fiasko.

Rusia dita ditës po pushtohet, kurse sipas protokolit zyrtar Moska po pret mysafir, Vulinin e Srbisë, me prejardhje rome, dhe Abazin e Palestinës që t´u jepte konstruksione: Vulinit për Urën dhe Veriun e Kosovës, kurse Abazit për luftën kundër Izraelit.

Dhe kush t´u jep udhëzime, Putini, të cilit po i digjet uji nën këmbë. O tempora, o mores, do të thonin latinët. Putini sikur të dinte për vete, do ta mbronte Rusinë.

Megjithatë aparati propagandistik i putinit i numroi shkaqet e kasaj të papriture, e cila botën po e le gojëhapur.

Putini që nga fillimi ka thënë se ne po zhvillojmë, operacion ushtarak në Ukrainë dhe nuk jemi duke zhvilluar luftë kundër Ukrainës.

Prandaj derisa ne po zhvillojmë vetëm operacion ushtarak, nazistët ukrainas e shfrytëzuan këtë rast dhe hynë në territorin tonë.

Sikur ne të ishim në luftë frontale dhe luftë të hapur me Ukrainën, kjo kurrsesi nuk do të ndodhte, u arsyetua aparati propagandistik i Putinit.

Në një farë mënyre me këtë deklaratë edhe Putini u pajtua dhe u lehtësua, po tash shtrohet pyetja: si do t´i kthej territoret e pushtuara në Kursk.

Ukraina nuk po jep shenja se po tërhiqet.

Ata çdo ditë po informojnë se po përparojnë dhe po rrëmbejnë qytete e vendbanime të reja.

Putini po kërcënon, po kërcënimet e tij po ngjajnë me pordhët e gomarit, të cilat i merr era. I duhen njerëz për të dërguar në front, po ku t´i marr?

I duhet shpejt të veproi, përndryshe do t´i shkoi fytyra, po ku ta gjej fytyrën, e cila i mungon.

Forcat terroriste e proruse në bllokadën kufitare me Kosovën



“The Geopost” ka arritur të marrë vesh se, organizatori kryesor i kësaj nisme, Radomir Rojevic, është i afërt me pushtetin në Serbi – nënkryetarin e Qeverisë, Aleksandar Vulinin dhe se subjekti politik të të cilit i takon është në koalicion me partinë e Aleksandar Vuçiqit.

Për t’i përkrahur, në terren do ta kenë asistencën edhe të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile”, e cila udhëhiqet nga Milan Radoicic.

Përveç pikave kufitare Kosovë-Serbi, siç janë ajo e Merdarit, Jarinjës dhe Bërnjakut, në kësi aktivitetit do të përfshihen edhe forca të errëta serbe proruse nga Mali i Zi, të cilët do të pozicionohen në pikën e njohur si Kulla, mirëpo edhe në pikën kufitare të Malit të Zi me Shqipërinë, e njohur si Hani i Hotit.

Nuk dihet ende nëse takimi i ish-shefit të BIA-s, Aleksandar Vulin-it me Putin-in ka lidhje edhe me këtë bllokadë, e cila mund të nxisë tensione të reja në Ballkanin Perëndimor, por është e saktë se Radomir Rojevic, i cili ka vizituar Moskën në nëntorin e vitit 2023 dhe është mik me Vulinin, është organizatori kryesor i kësaj bllokade.

Sipas asaj që kanë thënë organizatorët, bllokadat në pikat administrative Merdar, Jarinjë dhe Bërnjak nuk do të hiqen gjersa të tërhiqen organet e rendit të Republikës së Kosovës nga komunat veriore.

Sipas një dokumenti të Qendrës Rajonale të OSBE-së në Mitrovicë, Radomir Rojevic ka qenë përfaqësues i së majtës jugosllave në Kosovë, e njohur si JUL – parti kjo e themeluar nga bashkëshortja e Slobodan Milosevic-it, Mira Markovic, e cila ka vdekur në Moskë më 2019. JUL më pas u drejtuar nga nënkryetari i tashëm i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin.

Rojevic dhe Vulin ishin miq të afërt edhe në kohën Vulin ishte drejtor i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë e Metohi” në Qeverinë e Serbisë. Gjatë kësaj kohe, Rojevic ka qenë i punësuar në këtë “Zyrë”.

Ambiciet politike të Rojeviqit nuk u zbehën pas karrierës së tij me të JUL-in. Ai sot është kryetar i këshillit drejtues të një organizate të njohur si “Lëvizja e Qarkut Kosovë-Mitrovicë”. Kjo lëvizje, së cilës i mungon transparenca në operacionet e saj, është një forcë shtytëse pas bllokadave të planifikuara kufitare.

Në anën tjetër, vet Rojevic mban lidhje konkrete me Rusinë. Në nëntor 2023, ai u shfaq si panelist në një prezantim të librit në Moskë në librarinë e lidhur me shtetin “M.I. Rudomino”. Autorja e librit, Danica Marinkoviq, është një gjyqtare kontroverse e njohur për punën e saj gjatë luftës së Kosovës, një kohë kur Rusia mbështeti me vendosmëri politikat agresive të Serbisë në Ballkan. Gjatë diskutimeve në Moskë, Rojevic e kishte quajtur udhëheqësin e Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, “profiter lufte”.

Plani i bllokimit të kufirit nuk duket një protestë e izoluar. Ajo është pjesë e një strategjie më të gjerë politike me implikime rajonale me aksione të mirëplanifikuara. Bllokada e planifikuar synon pikat kyçe kufitare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Rojeviq ishte përfshirë më parë me “Bolja Srbija” (Serbia më e mirë), një shoqatë që ndan emrin e saj me një parti politike konservatore. Në prill të vitit 2023, “Bolja Srbija” u bashkua zyrtarisht me Partinë Progresive Serbe (SNS) në pushtet të Aleksandar Vucic-it, duke konsoliduar më tej ndikimin e Rojevic-it brenda niveleve më të larta të politikës serbe. Lidhjet e tij me Vucic-in, të kombinuara me lidhjen e tij me Moskën, paraqesin një tablo të një njeriu që vepron në kryqëzimin e nacionalizmit serb dhe interesave gjeopolitike ruse.

Nedeljko Grandov nga Nikshiqi do të jetë organizatori i bllokimit të pikës kufitare në Kullë, me Malin e Zi. Ai është i njohur për lidhjet e ngushta me Federatën e Rusisë – Qendrën Ruse “Majak”. Në përkrahje të tij do të jenë edhe Nenad Korac, Bogdan Femic e Mirko Gojacanin.

Ka një përpjekje që, përveç pikave kufitare me Serbinë dhe Kosovën, edhe pika kuiftare e Republikës së Shqipërisë me Malin e Zi, e njohur si “Hani i Hotit”, do të bllokohet me synimet e njëjta. Organizator për bllokimin e saj është Milinko Sekulovic – Misho nga fshati Seljani, komuna Pluzhine e Malit ët Zi. Ai jeton në në Nikshiq, ndërsa ka paralajmëruar se, një grup qytetarësh të udhëhequr nga veteranë ushtarakë të luftërave të viteve 1991-2001, dhe pjesëtarë të Batalionit të 7-të të Policisë Ushtarake do të organizojnë bllokimin e pikës kufitare.

Milinko Sekulovic ishte pjesëmarrës i protestës afër pikës kufitare Jarinjë më datë 18.12.2022, ku si qëllim kishte qenë djegia e pikës kufitare. Sekulovic ka qenë pjesë e organizimit të protestave që quan në rrëzimin e pushtetit demokratik të Milo Djukanovic-it – të njohura si “Litije”.

Gjithashtu, Sekulovic i takon së djathtës ekstreme serbe, me lidhje të afërta me Rusinë.

Bllokada e planifikuar, e kryesuar nga Radomir Rojevic, është një përpjekje e qartë për të nxitur tensionet midis Serbisë dhe Kosovës. Me lidhjet e tij të thella me elitën politike të Serbisë, lidhjet e tij me Moskën dhe rolin e tij në lëvizjet nacionaliste, Rojevic përfaqëson një figurë të rrezikshme që punon në prapaskenë për të destabilizuar rajonin.

Ky hetim zbulon një agjendë më të gjerë të Serbisë, duke punuar së bashku me Rusinë, për të ushtruar ndikim në Ballkan, me pasoja potencialisht të rrezikshme. Ndërsa këto plane shpalosen, është thelbësore si për komunitetin ndërkombëtar ashtu edhe për aktorët rajonalë që të ndërmarrin veprime dhe të parandalojnë një përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve në Ballkan.

Ditët në vijim do të jenë një test kritik për rajonin. A do të jetë kjo një tjetër pikë zjarri në një histori të gjatë konflikti, apo këto përpjekje destabilizuese do të pengohen përpara se të dalin jashtë kontrollit?

“Shkundet” Policia e Shtetit! Ministri i Brendshëm zyrtarizon ndryshimet, ikën Rrumbullaku dhe zgjidhet pasuesi i tij, hapet gara edhe për drejtuesit e 12 qarqeve

 

Ngjarjet e rënda të ndodhura gjatë muajve të verës pasuan me “furtunë” në Policinë e Shtetit.

Ministri Ervin Hoxha lajmëroi sot ndryshime në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke përfshirë të gjithë zinxhirin drejtues dhe drejtuesit e drejtorive vendore.

Muhamet Rrumbullaku nuk do të jetë më në krye të Policisë së Shtetit, dhe në vend të tij, Hoxha lajmëroi sot se do të komandohet zv.drejtori i Përgjithshëm, Sokol Bizhga.

Në konferencën për shtyp Ministri Hoxha falënderoi Rrumbullakun për punën e bërë dhe tha se ka ardhur dita për ta kaluar stafetën tek një tjetër gjeneratë drejtuesish.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, që vetë u emërua në këtë detyrë një muaj më parë, ftoi të gjithë drejtuesit të Policisë, të cilët janë sipas rangjeve të parashikuara nga ligji, të kandidojnë për Drejtor të Përgjithshëm.

Sipas ministrit, përzgjedhja e drejtuesve të rinj do të bëhet në bazë të profilit të tyre profesional dhe meritës në punë.

“Të nderuar përfaqësues të lartë dhe punonjës të Policisë së Shtetit, Ju drejtohem publikisht pas marrjes së kësaj detyre të lartë 30 ditë më parë dhe një pune intensive, së bashku me ekipin drejtues të Ministrisë së Brendshme, për të piketuar segmentin e ri të rrugës sonë drejt Shqipërisë 2030.

Unë vij nga radhët tuaja, ku pas studimeve të larta në Turqi dhe Gjermani, kam hyrë që në moshë fare të re dhe kam pasur mundësinë të punoj e të mësoj nga më të mirët e trupës suaj. E kam ndjekur rritjen e kësaj trupe, vështirësitë dhe sfidat e saj, nga brenda, në pozicione të ndryshme, dhe më pas nga jashtë, si një dashamirës besnik që kam pasur gjithnjë mes jush një pjesë të zemrës dhe të mendjes time.

Në harkun e 22 viteve, qëkur unë vetë vesha për herë të parë me emocion të paharrueshëm uniformën e rëndë të mbrojtësit të rendit e të sigurisë publike, e kam parë këtë trupë në ditë shumë të këqija dhe në ditë shumë më të mira se ato të fillimeve të mia. Besoj se jam një dëshmitar mjaftueshëm objektiv për të thënë sot se, përparimi i dekadës së fundit është i jashtëzakonshëm, po të merret parasysh pika kritike ku ishte katandisur Policia e Shtetit dhe ndjenja dëshpëruese e braktisjes që përjetohej në radhët tona deri përpara 10 viteve.

Të papaguar, të paushqyer, të paveshur, të pambështetur me mjete dhe fuqi motorike dhe më e keqja fare, të tradhtuar në orët më kritike të operacioneve me rrezik jete, punonjësit e kësaj trupe bënin sa mundnin, po nuk bënin dot kurrsesi sa mundeshin.

Ishte koha kur rënia në krye të detyrës e drejtuesve dhe punonjësve të Policisë bënte pjesë në të përditshmen tonë dhe kur mesatarja e vrasjeve në Shqipëri, gjatë një viti, ishte mbi 100 persona, ose një i vrarë në tre ditë.

Nuk jam këtu për të bërë historinë e viteve të shkuara dhe as për të ulur peshën e asnjë ngjarjeje të rëndë që ndodh në ditët tona, kur shifrat e vrasjeve dhe të kriminalitetit në tërësi janë si dita me natën.

Referimi tek pikënisja e transformimit historik të Policisë së Shtetit në dekadën e fundit, nuk na duhet për të kërkuar lëvdata, por është i nevojshëm për të kuptuar se asnjë objektiv, sado ambicioz, nuk është i pamundur për ne.

Ambicia jonë për Policinë e Shtetit 2030, si një trupë e denjë e Bashkimit Europian është një ambicie e mbështetur në potencialin konkret që kemi për ta ngritur Policinë në një nivel të ri, duke konsoliduar më tej tendencën në rënie të kriminalitetit dhe rritur më shpejt cilësinë e shërbimit policor në çdo aspekt.

Dua të përgëzoj sinqerisht punën e deritanishme të drejtuesve të Policisë së Shtetit, me në krye dikur eprorin dhe sot mikun tim, Drejtorin e Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku. Mirënjohje për të dhe për të gjithë ata që e sollën stafetën deri këtu me profesionalizëm dhe përkushtim ndaj uniformës, duke e thelluar më tej transformimin e Policisë së Shtetit.

Sot, është dita për ta kaluar stafetën tek një tjetër gjeneratë drejtuesish, të cilët falë punës kolosale të bërë deri këtu, nuk do ta fillojnë rrugën e tyre nga gremina e vitit 2013, por nga një lartësi e arritur me mundin e me kohën e një dekade dhe nuk do të kenë asnjë justifikim për të mos e ngjitur Policinë e Shtetit në rangun e trupave më të mira të Bashkimit Europian.

Kam bindjen se ata që do të dorëzojnë stafetën udhëheqëse të kësaj trupe, që nga Drejtori i Përgjithshëm dhe të gjithë të tjerët, nuk do ta kursejnë dijen dhe përvojën e jashtëzakonshme të fituar në gjithë këto vite në vijën e parë, për të mbështetur ngjitjen e mëtejshme të trupës së policisë drejt majës së Shqipërisë 2030.

Unë u thirra në këtë detyrë nga Kryeministri Rama pa e menduar ndonjëherë se mund të isha një ditë Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë.

Vënia e dorës mbi Kushtetutë kur bëra betimin përpara Presidentit Begaj ishte momenti më emocionues i jetës time profesionale.

Votimi i emrit tim në Kuvendin e Shqipërisë për të marrë këtë detyrë kaq të lartë ishte nderi më i madh që mund të më bëhej si qytetar i kësaj Republike dhe shpërblimi i gjithë këtij betimi është borxhi më i madh ku mund të futesha në jetën time si një njeri i këtij vendi.

As nuk e dyshoj se plot të tjerë mund të kishin kredenciale më të forta për të qenë në vendin tim, që nga ato politike dhe deri tek kredencialet e lidhjeve miqësore. Ky fakt ma bën edhe më të rëndë peshën e përgjegjësisë për ta merituar vlerësimin që mu bë, duke ma besuar këtë detyrë.

Uroj që kështu ta shohin promovimin në karrierë edhe Drejtori i ri i Përgjithshëm dhe drejtuesit e rinj të qarqeve e të strukturave kyçe të Policisë së Shtetit, në këtë kohë historike të Shqipërisë që negocion anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Ata do të zgjidhen në javët në vijim me të njëjtën frymë dhe kredenciale, të njëjta të profilit të tyre profesional dhe meritës në punë.

Asgjë nuk do të ndikojë në procesin e përzgjedhjes së tyre, veç meritës e integritetit.

Ligji i ri i sapomiratuar i Policisë së Shtetit, merita kryesore për përmbajtjen shumë të mirë që i takon paraardhësit tim të nderuar Taulant Balla dhe drejtuesve aktual të Policisë së Shtetit, është një platformë e shkëlqyer për reformimin dhe modernizimin e mëtejshëm të trupës sonë policore.

Në bazë të këtij ligji kam nxjerrë Udhëzimin për fillimin e procedurave të përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe në zbatim të tij, në detyrën e përkohshme të drejtuesit të lartë të Policisë, do të komandohet Zv.drejtori i Përgjithshëm, Sokol Bizhga.

I ftoj të gjithë drejtuesit të Policisë, të cilët janë sipas rangjeve të parashikuara nga ligji të kandidojnë për Drejtor të Përgjithshëm. Nëse e kanë këtë ambicie të mos ngurrojnë. Procesi është i hapur dhe zgjedhja do të jetë e pandikuar nga asgjë tjetër, përveç vlerave individuale të çdo kandidature.”-tha ministri Hoxha.

Rusia aktivizioi ‘spiunët e fjetur’ pas luftës në Ukrainë

 Ata njihen me termin “ilegalë”, spiunë që veprojnë nën maskën e punëve të zakonshme

Që kur Rusia humbi shumë nga burimet e vlefshme të spiunazhit, pasi dhjetëra diplomatë u dëbuan nga vendet perëndimore pas agresionit ndaj Ukrainës, “spiunët e fjetur” janë bërë të rëndësishëm për Moskën.

Ekspertët që merren me çështjet e zbulimit rus i thanë Zërit të Amerikës se kjo ishte “rilindja e ilegalëve”, me 90 për qind të operacioneve të kryera tani nga spiunët e zgjuar nga gjumi i thellë.

Shkëmbimi i pengjeve më 1 gusht, në të cilin gazetarët amerikanë dhe aktivistët e të drejtave ruse u shkëmbyen me një vrasës dhe spiunë rusë, ekspozoi mënyrën se si funksionojnë disa nga këta “ilegalë”.

Shumë prej këtyre spiunëve e shmangin zbulimin duke bërë punë të zakonshme, çka u mundëson atyre të kenë qasje tek ngjarje dhe individë që i interesojnë Moskës. Mes të burgosurve të shkëmbyer kishte dhe gjoja tregtarë të artit dhe një gazetar të pavarur nga Rusia.

Presidenti Vladimir Putin priti në aeroport çiftin rus Artem dhe Anna Dultsev, të cilët u paraqitën si argjentinas dhe drejtonin një kompani teknologjike dhe një galeri në Slloveni si edhe gazetarin e pavarur ruso-spanjoll, Pablo Gonzales, i njohur gjithashtu si Pavel Rubtsov.

Në sipërfaqe, Pablo Gonzalez punoi si gazetar për disa media, mes tyre “Deutche Welle” dhe Zëri i Amerikës, duke u paraqitur si individ me njohuri për Evropën Lindore dhe Kaukazet.

Por në realitet, sipas kreut të shërbimit sekret britanik MI6, ai po mblidhte të dhëna për grupet e opozitës ruse dhe po përpiqej të destabilizonte Ukrainën në prag të sulmit nga Rusia.

Autoritetet polake e ndaluan të dyshuarin Pablo Gonzalez në shkurt të vitit 2022 nën akuza si spiun i Rusisë, të cilat ai i hodhi poshtë. Ai u mbajt në një burg të sigurisë së lartë deri më 1 gusht kur edhe u shkëmbye.

Vëzhguesit e medias i dënuan kushtet në të cilat Polonia e mbajti atë, por pamjet filmike të pritjes nga Putini pas shkëmbimit, konfirmuan se roli i tij nuk ishte gazetaria, por spiunazhi.

Vetë Gonzalez i dha Zërit të Amerikës një përgjigje misterioze pas një kërkese për intervistë. Duke iu referuar një artikulli të mëparshëm të Zërit të Amerikës për lirimin e tij, ai tha përmes gruas së tij spanjolle, Oihana Goiriena se, “Nëse nuk ka më spekulime, atëherë nuk e di se për çfarë doni të flisni”.

Rrënjët ruse

Me një rusishte dhe spanjishte mjaft të mirë, zoti Gonzales ndërtoi një karrierë në gazetari pasi përfundoi studimet në Universitetin e Barcelonës. Por pavarësisht jetës së tij të re në Perëndim, ai ruajti shumë simpati për vendin e tij të lindjes.

Një burim me njohuri për çështjet e zbulimit rus, i cili nuk donte të identifikohej, i tha Zërit të Amerikës se zoti Gonzalez u rrit në rajonin bask të Spanjës, ku përpjekjet për një pavarësi rajonale janë diçka e zakonshme si dhe mbështetja për Putinin në qarqet e së majtës.

Kjo nënkuptonte se shumë nga ata që e takuan nuk i vunë në dyshim prirjet e tij pro-ruse; shumë më pak dyshonin se ai punonte fshehurazi për zbulimin rus.

“Kjo është një rilindje për ilegalët (spiunët)”, i tha Zërit të Amerikës nga Kievi Oleksandr V. Danylyuk, ekspert për shërbimet speciale subversive ruse dhe sovjetike.

“Historikisht, ka qenë e vështirë të udhëtoje jashtë vendit. Këta spiunë mund të udhëtojnë, të jetojnë dhe ata mund të punësohen në qeveri dhe, biznese”, thotë zoti Danylyuk, i cili është bashkëpunëtor në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara me qendër në Londër, një institut kërkimor për çështjet e mbrojtjes. “Disa njerëz ende nuk janë të bindur se ‘ilegalët’ janë të rëndësishëm, ata përbëjnë 90 për qind të aktivitetit të zbulimit rus”.

Vlen për t’u përmendur, thotë zoti Danylyuk, se miliona rusë dhe të huaj simpatizantë të Kremlinit mund të udhëtojnë lirshëm pa ngjallur dyshime.

“Ata mund të shkojnë në Luginën e Silikonit dhe të vjedhin sekrete, si dhe mund të rekrutojnë individë në Perëndim. Përse u duhet të përdorin diplomatë, përveç se detyrave specifike? Për operacione të tjera përdorin ‘ilegalët’ çka i bën ata spiunë perfekt”, thotë ai.

Zoti Danylyuk thotë se një qëllim i ‘ilegalëve’ është që të ushtrojnë ndikim në botën perëndimore duke depërtuar tek grupet radikale ose organizata opozitare.

Në vitin 2016, zoti Gonzalez u angazhua me drejtuesit e Fondacionit Boris Nemtsov për Lirinë dhe u bë mik me anëtarët kryesorë të grupit. Fondacioni mban emrin e politikanit të opozitës ruse të vrarë në vitin 2015.

Vajza e të ndjerit Nemtsov dhe bashkëthemeluese e fondacionit, Zhanna Nemtsova, tha se ajo ishte një prej objektivave të spiunit Gonzalez.

“Unë isha e para që i thashë medias ‘Agentstvo’ për Pablo Gonzalez/Pavel Rubtsov në maj të vitit 2023 pasi më ranë në duar disa dokumente”, shkroi ajo në rrjetin X më 27 gusht. ‘Agentstvo’, një media e pavarur ruse njoftoi se zoti Gonzales hartoi raporte të detajuara lidhur me kontaktet e tij me zonjën Nemtsova dhe fondacionin.

Operacionet e spiunazhit

Marc Marginedas, korrespondent i gazetës spanjole El Periodico tha se pavarësisht dëbimit të diplomatëve rusë pas agresionit në Ukrainë, shërbimi rus i zbulimit është si një ushtri e vogël.

“Dhjetra mijëra njerëz punojnë për degë të ndryshme të shërbimit të zbulimit rus. Sipas disa burimeve, kjo shifër shkon në qindra mijë nëse përfshihen edhe ata që nuk punojnë në mënyrë të rregullta”, tha ai.

Punonjësit në ambasadat ruse dhe në organizatat mediatike që kontrollohen nga qeveria ka të ngjarë që janë spiunë, shtoi ai.

“Rusia ka investuar në shumë spiunë që nuk gëzojnë mbrojtje diplomatike”, tha ai.

Autoritetet u sigurojnë atyre një alibi personale që është shumë e vështirë për t’u gjetur. Vendet e Amerikës Latine, që nuk kanë kontrolle dhe rregullore shumë të rrepta kur japin shtetësinë për të huajt, janë shumë të dobishme për këtë qëllim.

Gazetari Marginedas tha se agresioni rus ndaj Ukrainës shkaktoi dëbimin e një numri të madh të spiunëve të dyshuar rusë nga ambasadat në mbarë botën.

Kështu, kur Putini doli në aeroportin e Moskës për të pritur agjentët në shkëmbimin e të burgosurve në gusht, ai dërgoi një mesazh të qartë.

“Duke i pritur ata njerëz me madhështi në aeroportin e Moskës dhe duke u premtuar atyre punë dhe medalje, Putini po u dërgonte mesazh spiunëve të ardhshëm se shteti rus nuk do t’i braktisë spiunët e tij”, shton gazetari.

Një gazetar që e njhte zotin Gonzalez tha se u trondit kur mori vesh identitetin e tij të vërtetë.

Xavier Colas, i cili punon për gazetën spanjolle El Mundo, e ka njohur Gonzalezin në 2014 kur u takuan në Ukrainë.

“Ai nuk ishte një person që pretendonte të ishte gazetar. Ai ishte vërtet i tillë. Ai bëri raportime, udhëtoi dhe kishte vërtet njohuri”, tha zoti Colas. “Ai e paraqiti veten si një ekspert për Ukrainën dhe republika të tjera ish sovjetike. E dinte se çfarë po bënte.”

Ai tha se zoti Gonzalez ka punuar kryesisht për gazetat rajonale si gazeta pro-separatiste baske Gara, por nuk duket se kishte mungesë fondesh për të udhëtuar në të gjitha pjesët e Ukrainës dhe Sirisë.

Zoti Gonzalez ka punuar për mediat spanjolle Publico, La Sexta dhe Gara. Ai gjithashtu ka punuar për Zërin e Amerikës gjatë viteve 2020 dhe 2021, si dhe për rrjetin publik gjerman Deutsche Welle dhe atë spanjoll EFE.

Zëri i Amerikës e punësoi zotin Gonzalez si kontraktor përmes një pale të tretë të një platforme mediatike. Pasi mësoi për arrestimin e tij në Poloni, Zëri i Amerikës i hoqi shkrimet e tij nga faqja elektronike në internet.

Rrjeti Deutsche Welle nuk iu përgjigj kërkesës për koment. Por Miguel Angel Oliver, president i rrjetit spanjoll EFE, i tha Zërit të Amerikës se “Ne nuk kemi bërë asnjë koment. Gonzalezi ka punuar për EFE mbi dy vjet më parë. Ishte një bashkëpunim i shkurtër kryesisht rreth fotografive kur filloi lufta në Ukrainë.”/VOA

FBI: – Putini luftë psikologjike për të destabilizuar Gjermaninë, Francën e Italinë

 Qeveria amerikane paditi të mërkurën dy shtetas rusë dhe sekuestroi më shumë se 30 domene interneti të lidhura me një fushatë për të ndikuar në zgjedhjet amerikane. Por moria e informacionit të depozituar në gjykatë nga FBI zbuloi gjithashtu një ‘bombë’ tjetër: Një operacion rus për të manipuluar politikanë, biznesmenë, gazetarë dhe influencues të tjerë gjermanë, francezë, italianë dhe britanikë.

Qëllimi i fushatës së Kremlinit në Evropë ishte të mbillte përçarje, të diskreditonte Amerikën dhe të minonte mbështetjen për Ukrainën, sipas një mori dokumentesh, memorandumesh dhe minutash ruse nga takimet e luftës psikologjike ruse. Dokumentet u morën nga FBI dhe u dorëzuan në një deklaratë gjyqësore si pjesë e aktakuzave të së mërkurës. Dosja prej 277 faqesh detajon planet ruse për të fituar zemrat dhe mendjet e evropianëve.

Një memo nga “Agjencia e Dizajnit Social të Rusisë” përshkruan një plan për të ‘synuar’ njerëzit përmes postimeve dhe komenteve reale në mediat sociale për të anashkaluar filtrat e bot-it të kompanive të mediave sociale. Agjencia e Dizajnit Social vepron nën urdhrat e zëvendësshefit të shtabit të presidentit rus Vladimir Putin, Sergey Kiriyenko, sipas deklaratës së gjykatës së FBI-së.

Dokumenti rus thotë se qëllimi i fushatës është “të ngjallë në audiencë reagime racionale (si p.sh. ‘Vërtet, pse duhet të ndihmojmë Ukrainën?’) dhe emocionale (si p.sh. ‘Amerikanët janë kaq të poshtër!’). ” Psy-ops u mbështetën gjithashtu në të ashtuquajturat doppelganger domains për të përhapur artikuj të rremë dhe përmbajtje të bëra që të dukeshin sikur vinin nga media perëndimore.

Domenet përfshinin falsifikime të Reuters, Der Spiegel, Bild, Le Monde, Le Parisien, Uelt, FAZ, Suddeutsche Zeitung, Delfi dhe të tjerë, dhe paguheshin me kriptovaluta si bitcoin, sipas deklaratës së FBI-së. Ekipi rus i psy-ops e identifikoi Gjermaninë si një objektiv veçanërisht të prekshëm për ndikimin rus. “Gjermanët janë më të varur se francezët”, thuhet në një nga dokumentet ruse, me sa duket duke iu referuar varësisë ekonomike të Gjermanisë nga gazi dhe eksportet ruse.

“Së pari dhe më kryesorja, ne duhet të diskreditojmë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe NATO-n, dhe së dyti,” të bindim gjermanët që të kundërshtojnë “politikën joefikase të sanksioneve”, citoi FBI të thoshte një notë e brendshme ruse.

Një dokument tjetër i Agjencisë së Dizajnit Social përshkruan një operacion të quajtur “Nxitja e Konfliktit Ndërkombëtar” që synon veçanërisht Francën dhe Gjermaninë. Objektivi i tij: “Të përshkallëzojë tensionet e brendshme … për të promovuar interesat e Federatës Ruse”, si dhe “të ndikojë në konfliktet e jetës reale dhe të krijojë artificialisht situata konflikti” nëpërmjet artikujve të rremë, influencuesve, si dhe postimeve të synuara. dhe komentet në rrjetet sociale.

Dokumenti rus shtoi se qëllimi ishte “destabilizimi i situatës shoqërore” në Francë dhe Gjermani duke “përhapur narrativa shtesë të rreme”. “video, dokumente dhe regjistrime të bisedave telefonike të rreme;” “Komentet në mediat sociale;” dhe “citate të rreme dhe reale nga ndikuesit”.

Eshtrat e viktimave të luftës në Kosovë të bllokuar poshtë plehrave gjithë këto vite? – Dyshime për varr masiv. – Serbia konfirmon kërkimet një pikë grumbullimi mbeturinash

 


Vend grumbullimi i mbetjeve pranë fshatit Kozhle në jugperëndim të Serbisë është një nga lokacionet që, sipas autoriteteve të Kosovës, mund t’i fshehë krimet e kryera nga forcat serbe kundër civilëve shqiptarë në Kosovë, gjatë luftës së viteve 1998/99.

Komisioni për të Pagjeturit i Qeverisë së Serbisë konfirmon se kanë filluar përgatitjet për pastrimin e vendit dhe ndërtimin e një rruge hyrëse, pas së cilës gjë është planifikuar kërkimi i deponisë “Golo Brdo”.

Gërmimet do të kryhen me kërkesë të Kosovës, e cila e ka informuar palën serbe për mundësinë që në këtë vend të jenë varrosur eshtra të civilëve të vrarë shqiptarë, të cilët figurojnë si të zhdukur për më shumë se dy dekada.

“Besoj se nga mesi i shtatorit duhet të kemi një datë për fillimin e gërmimit apo vlerësimit të lokacionit”, thotë Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar i Kosovës për Personat e Zhdukur.

Gara thotë se informacionet për këtë lokacion janë siguruar nga dëshmitarë të ndryshëm dhe se përgatitjet në terren kanë filluar më 26 gusht.

Këtë lokacion, në fund të gushtit, e vizituan edhe për përfaqësues të misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX, bashkë me zyrtarë nga Kosova dhe nga Serbia.

“Ky aktivitet është zhvilluar në përputhje me përkushtimin e EULEX-it për t’i mbështetur institucionet përkatëse – duke u ofruar ndihmën e ekspertëve të mjekësisë ligjore – në zbardhjen e fatit të më shumë se 1.600 personave të zhdukur nga konflikti në Kosovë”, thuhet në një deklaratë të EULEX-it dhënë Radios Evropa e Lirë.

Gjatë luftës së viteve 1998 dhe 1999 në Kosovë u vranë më shumë se 13.000 civilë, kryesisht shqiptarë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Në territorin e Serbisë, që nga fillimi i viteve 2000, janë zbuluar pesë varreza masive me gati njëmijë trupa.

Sipas Kryqit të Kuq, në Kosovë janë ende 1.612 persona të pagjetur nga lufta.

Zhbllokim i gërmimeve?

Për gërmimet e lokacionit afër Novi Pazarit u ra dakord nga Grupet Punuese për Persona të Zhdukur të Kosovës dhe të Serbisë në takimet në Gjenevë në fund të janarit dhe fillim të korrikut të këtij viti.

Takimet u zhvilluan pas një bllokimi trevjeçar, ndërsa palët akuzuan njëra-tjetrën për mosbashkëpunim.

Gara thotë se në takime ka propozuar që të hetohen rreth 20 lokacione në Serbi, që dyshohet se janë varreza masive apo individuale të atyre që janë zhdukur gjatë luftës.

Megjithatë, pala serbe kërkoi që t’i jepej përparësi lokacionit pranë deponisë së plehrave në lokacionin malor në Kozhle, shton ai.

Në Komisionin e Qeverisë së Serbisë për të Pagjeturit thonë se “kanë vepruar në përputhje me të gjitha kërkesat e Prishtinës, përveç lokacioneve për të cilat është rëndë dakord në mbledhjen e fundit të Grupit Punues, e që do të jenë në planin e punës për vitin e ardhshëm”.

“Deri më tani janë bërë kërkime në terren në 15 lokacione në Serbinë qendrore, të cilat nuk kanë rezultuar me gjetjen e mbetjeve mortore”, thotë Komisioni në Serbi, duke akuzuar autoritetet kosovare se kanë refuzuar t’i kontrollojnë ato vende në Kosovë që i ka kërkuar Beogradi.

Prishtina i hedh poshtë akuzat. Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Kosovë, Andin Hoti, i ka thënë më herët Radios Evropa e Lirë se në territorin e vendit janë hetuar 2.700 lokacione.

Vazhdojnë akuzat e ndërsjella

Dy palët vazhdojnë të shkëmbejnë akuza edhe pas njoftimit për kërkimet në një lokacion të ri në Serbi.

Kryeministri i Serbisë, Milosh Vuçeviq, tha më 3 shtator në Novi Pazar se Beogradi është i gatshëm të hetojë çdo vend dhe se Prishtina është përgjegjëse për mungesën e përparimit në kërkimin e të zhdukurve.

“Të gjitha lokacionet që dikush mendon se duhet të kontrollohen, janë të disponueshme dhe do të jenë të disponueshme. Sigurisht që duhet të ketë argumente se përse flitet për ato lokacione ose përse dyshohen”, tha Vuçeviq në përgjigje të pyetjeve të REL-it.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e tij është e përkushtuar që të verifikojë çdo informacion që kontribuon në zbardhjen e rasteve të personave të pagjetur.

Ai tha se shpreson se përgatitja për gërmime afër Novi Pazarit “nuk është një përpjekje e re e Serbisë për t’i shmangur lokacionet e tjera të shënuara”.

“Nuk ka kufoma, nuk ka krime – kjo ishte strategjia e Serbisë për t’i fshehur krimet e bëra ndaj shqiptarëve në Kosovë. Kjo strategji po zbatohet edhe sot nga trashëgimtarët politikë të [Sllobodan] Milosheviqit në Beograd”, tha Kurti më 29 gusht.

Takimet e fundit në Gjenevë u mbajtën pa udhëheqësit e komisioneve përkatëse të Kosovës dhe Serbisë, andaj autoritetet në Prishtinë nuk i konsiderojnë si të rregullta.

Tash e dy vjet, Kosova kërkon nga pala serbe ta zëvendësojë udhëheqësin e delegacionit, Velko Odalloviq, pasi ai është anëtar i Partisë Socialiste të Serbisë, e cila në vitet 1990 drejtohej nga presidenti i atëhershëm, Slobodan Milosheviq.

Ajo e akuzon Odalloviqin për pjesëmarrje në strukturat përgjegjëse për luftën dhe për persekutimin e shqiptarëve nga Kosova.

Pala serbe i hedh poshtë akuzat dhe e refuzon këtë kërkesë të Kosovës.

Çfarë ka bërë Serbia deri më tani?

Gërmimet e fundit në Serbi janë kryer në vitin 2022, në vendin e minierës Shtaval, afër Sjenicës, në jugperëndim të këtij vendi.

As në këtë lokacion, as në Kozarevë te Novi Pazari nuk janë gjetur mbetje mortore, thonë në Komisionin serb për të Pagjeturit.

2024/09/04

Edicioni XLVII festivalit “Kultura vjeshtore e Plavës” dhe Kolonia XXII e piktures dhe Poezisë në Plavë do të mbahet nga 10 deri më 17 shtator 2024.

 

Gazeta "Dibra" - KUSH ËSHTË Z.FLORI BRUQI ? Flori Bruqi... | Facebook
Akademik Prof.dr.Flori Bruqi

Edicioni XLVII  festivalit “Kultura vjeshtore e Plavës” dhe Kolonia XXII  e piktures dhe Poezisë në Plavë  do të mbahet nga 10 deri më 17 shtator 2024.

https://montenegrina.net/xlvii-plavska-kulturna-jesen-i-plavski-knjizevni-susreti-i-xxii-likovna-kolonija/

 

Edhe sivjet Plava  do të jetë nikoqir i rreth 43 poetëve të përzgjedhur botërorë, në këtë mënyrë duke promovuar vlerat kombëtare, kulturore, artistike të Malit të Zi, Kosovës etj. ndër poetët më të shquar botërorë, e që njëkohësisht bëhet edhe diplomaci më e mirë kulturore.

 

Vlen të potencohet se për herë të parë në mesin e të ftuarve do të jetë edhe shkrimtar nga Kosova .Kryetari i LSHK-së   Profesor Dr.sci  Shyqri Galica dhe Flori Bruqi, PHD., shkrimtar nga Kosova.

 

Sivjet poetët janë selektuar me rigorozitet më të madh, ku është marrë kriteri gjeografik. Do të jenë përfaqësues nga Bosna dhe Hercegovina  , Mali i Zi , Kosova, Serbia, etj.


Plava edhe njëherë po e dëshmon traditën shumëshekullore me konakun ku shpija është e Zotit dhe e mysafirit, andaj do te jetë në dispozicion për mikpritjen më të mirë.


 Zonë kjo e cila ka traditën rreth 2 000 vjeçare të mikpritjes shqiptare , dhe punës së ndershme që e ngrit deri ne rituaal nacional shqiptar dhe malazias.


Esat Mekuli (1916-1993) - Jeta dhe vepra - nga Flamur Gashi | RADI & RADI  KULTURE - LETERSI - ART - HISTORI - ALBANOLOGJI - POLITIKE DHE PERSONAZHE

Esat Mekuli (1916-1993) - Jeta dhe vepra - nga Flamur Gashi | RADI & RADI KULTURE - LETERSI - 


Për festivalin kanë shkruar edhe disa gazeta boterore. 

Po ashtu, ky festival do të përcillet edhe nga mediet shqiptare,vendore dhe të huaja  ku edhe do të përurohet  veprimtaria shkencore dhe letrare e Akademikut tonë të ndjerë ,profesor Dr.Esat Mekuli(17 .12. 1916 – 06.08. 1993)  i cili ka dhënë një kontribut të veçantë për afërmimin e letërsisë shqipe ne të gjitha trevat shqipfolëse në ish RSFJ  dhe më gjërë në rajonin e Ballkanit.


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...