2024-09-02

Me ardhjen e kësaj demokracie që nuk bie errë demokraci filluam edhe “luftёn” e vërtetë mes nesh, luftë që vetëm një Zot e di se kur do të përfundojë

 Lufta e Dytë Botërore, solli në fuqi Komunizmin jo vetëm në vendin më të madh, në një të gjashtën e Botës, por edhe në disa vende të Europës lindore, Mbas dyzet e pesë vitesh natyrshëm komunizmi filloi të marri tatëpjetën dhe muret e “kësaj “ngrehine, filluan të shemben një nga një. A mund të vazhdonte më tej “Treni” jonë komunist në këto kushte? Edhe atij, natyrshëm ju sos “karburanti” dhe ngeci në mes të rrugës sikur donte të thoshte. “Unë, deri këtu e kisha “nafakanë”! “Trimat që dolën pas pilafit, sikur gjoja komunizmin e shembën ata, janë “p… me rigon”! Askush nuk mund të mohojë veprat e mëdha që solli ky “tren” duke ecur në rrugë të vështira, rrugë pa rrugë e me kthesa të rrezikshme me të mirat e të këqijtë tij, por edhe me shumë ngarkesat që mori mbi vehte, jashtë mundësive të tij, megjithëse kishte kohë që “ngulconte”! Gjatë tërë rrugës 45 vjeçare, asnjëherë nuk ju ndanë sabotatorët e brendshëm e të jashtëm që kërkonin t ‘i vendosnin shkopinj nën rrota. Nuk është vendi të vëmë në dukje veprat e mëdha që solli,sikurse edhe të këqijat me vrasjet, internime, burgosjet e shumta. Atë program kishte në themel të tij komunizmi, atë ideologji kishte, prandaj edhe nuk kishte të ardhme dhe ngeci në mes të rrugës.. “Treni” jonë komunist, kishte mbi vehte dy kategori “udhëtarësh”.

Drejtuesit,, që drejtonin dhe udhëhiqnin me bindjet e tyre komuniste dhe “pasagjerët” që ishin shumica, të cilët hypnin në c ‘do stacion ku ndalonte, që me komunizmin dhe ideologjinë e tij, asgjë nuk i lidhte, përves teserës që mbanin, thjesht si anëtarë partie. Me ngecjen e këtij “Treni”, drejtuesit, apo VIP-at, , si më të shkathët, vrapuan pa humbur kohë, menduan që “Deti u bë kos” dhe rrëmbyen lugët për të marrë frenat e Sistemit të ri që po dukej në horizont,. duke i lënë në mëshirë të fatit këta “pasagjerë” të shumtë, që shpresonin për ditë më të mira tek drejtuesit e tyre, për të dalë në “autostradën” demokratike. Këta të shumtë,të vuajtur e të sfilitur, të tronditur nga rruga e vështirë që ndoqën e me mundime të mëdha sakrifikuan shumë, u bashkuan me studentët me shpresën e madhe për liri e demokraci, se po agonte dita e shumëpritur pa Diktaturë por që ishin shumë larg realitetit. “Mjeshtrat” që vendosën në ballë të protestave, e kishin hallin gjetkë, Të vendosur gjoja për Shtet ligjor, por kjo ishte vetëm fasadë. Këta komunistë me bindje, hoqën xhaketat e zeza me “xhepa” të vegjël,dhe veshën pardesytë e bardha me “xhepa” të mëdhenj, si për të treguar që po vinte “bardhësia demokratike”, pas ditëve “të errëta”. Këta lloje “monstrash” që morën frenat në dorë me ndihmën e Udhëheqjes së vjetër komuniste,, aktin e Parë në gjoja programin e shtetit të ri, ishte “privatizimi” i pushtetit të ardhshëm me të tëra tiparet e një “bande”!

Dihet tashmë që bandat dhe turmat e rrugës, nuk kanë as ligje, as programe,as rregulla dhe as norma. Ato ecin “kuturu” sipas Prijësit “bandit” që merrte udhëzime nga Europa e cila kjo, gjithmonë na ka “krehur” dhe “morrat” na i ka lënë brenda! Ja ti dëgjojmë: “ Jam takue me zotin Kamdesy, me Zonjën Lalymieer, Unë i thashë atyre, vazhdojmë me sukses luftën kundër komunistëve, vazhdojmë me sukses reformat për ndërtimin e shtetit Ligjor dhe konsolidimin e demokracisë të vërtetë.. Ata më thanë mue: “Jeni në rrugë të drejtë, ne do ju ndihmojmë, prandaj vazhdoni përpara. Zoti e bekoftë Shqipërinë.”!…” Urra Urra, Urra”.! Edhe rrëmbimi i këtij pushteti dhe “privatizimi” I tij nga “banditët” që nuk kishin idenë nga Shteti Ligjor por që ishin thjesht karrieristë dhe të etur për pushtet e pasuri, gjithçka e vendosën në funksion të pangopësisë së tyre. Nga ky pushtet bandash në qendër, morën udhë “bandat” e “banditët në tërë Shqipërinë, në rrugë, në fshat, në Lagje e qytete, në fusha e në male deri në kufi,. Iku frika nga armiqtë “imagjinarë” të jashtëm dhe erdhën “armiqtë” realë, që i kishim mes nesh. Studentët, nuk kërkuan të jetonim më me frikë dhe të pasigurt, si gjysëm shekulli në të kaluarën, por tani, kjo frikë na erdhi në pragun e shtëpisë, dhe për t ‘u ruajtur nga bandat e shtetit, ata blinduan dyert e dritaret. Ku ishin strukur këta “armiq” për një gjysëm shekulli? Kush e solli ketë frikë, këtë pasiguri, këtë anarshi absolute post komuniste?

Këtë e solli shteti “Bandë” që askush nuk e kërkoi, por na u imponua , nga komunistët pa sistemin komunist. Që kishim spiunë e mercenarë, këtë e dinim, por që të kishim mes nesh vrasës,që të vrasin në mes të ditës, për hiçgjë, vjedhësa që të vjedhin shtëpinë, që të trafikojnë fëmijën,, që të rrëmbejnë vajzën për ta detyruar të bëhet prostitutë dhe paratë t i marrin tutorët, që miqtë e shokët e dikurshëm, të afërm e bij nënash t ‘mbysnin deteve e Oqeaneve për një “jetë më të mirë”, që burri të vrasi gruan etj, etj. “Armiku” i vërtetë, sot, është babai e nëna që vrasin pjellën e vet, është fqinji ynë, “armiku” i sotëm, ёshtё shqiptari pёr shqiptarin, ai ёshtё nё fis, nё lagje, nё Komunë, nё fshat, nё qytet, ёshtё polici ne Komisariat, është shtetari në të gjitha nivelet e shtetit që kërkon ryshfet, është mjeku që të thotë “hidhu” n.q.s kërkon të shërohesh. Është mësuesi që të thotë “dëftesa apo diploma juaj, është në xhepin tim.. Është nxënësi që godet mësuesin për t ‘i vendosur notë kaluese. Studentët, janë kthyer në klientë që shesin e blejnë diploma. Kemi tridhjetë e pesë vite që jetojmë mes bandave , hajdutëve, kriminelëve,e mashtruesve politikanë dhe të gjitha, i kemi “peshqesh”nga komunistët e vërtetë,të fshehur mes nesh. Akti i parë, “privatizimi” i Pushtetit solli edhe aktet e tjera në funksion të pushtetit të tyre “privat”! Jo më kot na kanë akuzuar që ne, nuk dimë të ndërtojmë shtet dhe kjo u vërtetua edhe këtë radhë, Akti tjetër, ishte eliminimi i idealistëve që shpresonin për demokraci të vërtetë, njësoj siç kishte bërë edhe Enveri dhe metoda e tij, vazhdon edhe sot pa Diktatorin por me shumë “Diktatorë”!

“Nëjshi” i “bandës” shtet, solli kaosin absolut, vrau shpresën për të ardhmen etj dhe mbas tetëmbëdhjetë vitesh u bënë “dyshe” kur ndryshuan Kushtetutën që vendosin sipas oreksit deputetët e Kryetarët, debila e injorantë që qëndrojnë si “I bukuri shejtan” në Sallën e Parlamentit pa e hapur gojën fare por vetëm ngrenë kartonin sipas urdhrit të Kryetarit. Shteti bandë, tashmë, nuk i nënshtrohet zgjedhjes nga votuesit, prandaj kemi aritur këtu ku gjëndemi sot, Pushteti vidhet qysh në kutinë e votimit e gjithçka tjetër është përrallë… Nuk u afruan në këtë pushtet, as ata që me bindje ishin për demokraci të vërtetë, që kishin vuajtur nëpër burgje, pikërisht për atë që nuk e duronin Diktaturën që kërkonin lirinë e shprehjes e të mendimit.. Shumë nga këta që i u bashkuan Partisë “bandë” në fillimet e demokracisë shumë shpejt u zhgënjyen dhe u larguan për të mos u “ndotur nga “banditët”! Nuk është nevoja të përmend këtu emrat e shumtë të njohur si Eduard Selami, Prof.Dr Edmond Trako, Gramoz Pashko etj, etj të cilët u flakën menjëherë nga Kreu i “Bandës”. Banditët në krye të shtetit që nuk binte errë demokraci, kërkonin që këtij Shteti t ‘i vendosnin edhe një bazë ligjore. Kush ishte akti tjetër ?

Ishte largimi i të gjithë juristëve, prokurorëve dhe gjykatësve që i kishin “shërbyer” Diktaturës” dhe zëvendësimi i tyre nga besnikët e krerëve të bandës Shtet me “plepistat” me kursin e tyre gjashtë mujor. Kjo rrugë u ndoq edhe në të gjitha institucionet e tjera, me nenin famëkeq të 24/1, duke larguar profesionistët e “Diktaturë” dhe zëvendësimin e tyre me besnikët në shërbim të banditëve. Ky ishte “shteti Ligjor” që propagandohej me “themele të çelikta” por në të vërtetë me themele “kartoni” që me një të fryrë, u shemb e nuk u pa nga vate, Banditët, si “minjtë” u futën strofkave dhe dolën pa u hyrë gjemb në këmbë. Pse nuk u zbatua ligji i lustracionit si kudo në Europën Lindore? Sepse nuk u interesonte as të majtëve as të djathtëve, sepse të gjithë këta që janë në pushtet, nuk shkëputen dot nga mendësitë e të kaluarës Por, edhe sikur të ishte zbatuar ky Ligj, dosjet e tyre janë zbardhur nga “të zezat” e kohës së komunizmit. Kush e bëri këtë? Këtë e bënë komunistët që privaizuan shtetin postkomunist që komunistët, të jenë “të larë” para zgjedhësve.

Se çfarë flitet më pas, poshtë e lartë, si fjala vjen “Meta” apo Metaj”, këto janë “sapun mbi gunë”! Dy rruge zgjodhёn shqiptarёt pёr t’u pasuruar, me “pushtimin” e Shqipёrisё nё 1990. E para ishte ajo e grabitjes sё pasurisё kombëtare, e cila kjo ishte rruge e politikanëve dhe shtetarëve. Këta hakmarrëse, ndaj komunizmit që nuk i pasuroi, kërkonin pasurinë kombëtare pa hedhur një kazmë, pa derdhur asnjë pikë djersë, siç e kanë rrëmbyer, me firma dhe me vula. Rruga e dytё, ishte ajo e pasurimit tё jashtёligjshёm me drogë, trafiqe falsifikime, krime etj et e cila kjo mё e preferuar ishte pёr qytetarёt në shërbim të “banditëve” shtetarë,të tё gjitha niveleve. Rruga e tretë e papërfillshme, ishte ajo e pasurimit me djersёn e ballit dhe punë tё ndershme e cila kjo, ёshtё shumё e gjatё, kёkon shumё mund e djersё e mbi tё gjitha durim qё shqiptarët, nuk kishin kohё tё tepёrt pёr tё humbur.sepse koha nuk priste… Ndrrimi i sistemit, nuk do tё thoshte qё tё mos linim nё kёmbё asgjё tё sё kaluarёs, tё paktёn ato objekte qё mund tё pёrdoreshin, e t’i vendosnim nё punё tё paktёn pёr njё kohё tё shkurtёr pёr tё kaluar kёtё krizё. Ajo ç’ka ishte mё e rёndё pёr ne, i treguam botёs qё nuk e duam Shqipёrinё ashtu si ata na mendonin. Me ardhjen e kësaj demokracie që nuk bie errë demokraci filluam edhe “luftёn” e vërtetë mes nesh, luftë që vetëm një Zot e di se kur do të përfundojë…

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...