Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/01/13

SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK NË REPUBLIKËN E KOSOVËS. SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK NË REPUBLIKËN E KOSOVËS. Duke marë shkas nga situata lidhur me distribucionin e kanaleve DigitAlb, Supersport, Top Channel, TV Klan etj në Republikën e Kosovës, DigitAlb përmes këtij komunikimi nisur nga spekullimet e ditëve të fundit te disa kompanive lokale ne Republiken e Kosoves, sqarojme se: DigitAlb është i hapur për bashkëpunim dhe distribucion të kanaleve televizive kundrejtë të gjitha Platformave Televizive dhe të Telekomunikacionit në Republikën e Kosovës, në mënyrë që i gjithë publiku në Kosovë të ketë qasje tek familja jone e madhe qe flet SHQIP. Digitalb po punon në këtë drejtim dhe tëgjithë operatorët e interesuar nga Kosova janë të ftuar të lidhin marrëveshje me ne ne menyre qe ti japin sinjal televiziv teleshikueseve ne republiken e Kosoves. DigitAlb ka bindje se operatorët e Kosovës që duan t’i ofrojnë publikut të vet kanale cilësore mbarëkombëtare, sporte elitare, Kombëtaren Kuq e Zi, Përfaqësuesen e Kosovës, Big Brother VIP Shqipëria etj, do t’i përgjigjen kërkesës së tregut për të bashkëpunuar. DigitAlb, 20 vjet pjesë e familjes mbarëshqiptare.

Duke marë shkas nga situata lidhur me distribucionin e kanaleve DigitAlb, Supersport, Top Channel, TV Klan etj në Republikën e Kosovës, DigitAlb përmes këtij komunikimi nisur nga spekullimet e ditëve të fundit te disa kompanive lokale ne Republiken e Kosoves, sqarojme se: DigitAlb është i hapur për bashkëpunim dhe distribucion të kanaleve televizive kundrejtë të gjitha Platformave Televizive dhe të Telekomunikacionit në Republikën e Kosovës, në mënyrë që i gjithë publiku në Kosovë të ketë qasje tek familja jone e madhe qe flet SHQIP. Digitalb po punon në këtë drejtim dhe tëgjithë operatorët e interesuar nga Kosova janë të ftuar të lidhin marrëveshje me ne ne menyre qe ti japin sinjal televiziv teleshikueseve ne republiken e Kosoves. DigitAlb ka bindje se operatorët e Kosovës që duan t’i ofrojnë publikut të vet kanale cilësore mbarëkombëtare, sporte elitare, Kombëtaren Kuq e Zi, Përfaqësuesen e Kosovës, Big Brother VIP Shqipëria etj, do t’i përgjigjen kërkesës së tregut për të bashkëpunuar. DigitAlb, 20 vjet pjesë e familjes mbarëshqiptare.

Shkenca dhe disa shkencetare te shquar nga Niko Gjeçi : Shkenca dhe disa shkencetare te shquar

Libri është i ndarë në dy pjesë: në të parën paraqitet shkëputja e njeriut nga bota shtazore dhe, në të dytën përfshihen 52 tregime në të cilat flitet shkurt rreth jetës, veprimtarisë, botimeve dhe zbulimeve shkencore më të rëndësishme të 54 shkencëtarëve më të hquar që nga antikiteti e deri në ditët e sotme.

Zvicër: Largohet për plagjaturë nga Universiteti i Sant Gallen Prof. Dr.Wolfgang Stolzle

Prof. Dr. Wolfgang Stolzle është pushuar nga puna pasi i kishte kopjuar punimet e studentëve të tij. Universiteti i Sant Gallen ka njoftuar se Wolfgang Stolzle, i cili mbante pozitën e drejtorit i Institutit të Menaxhimit të Zinxhirit të Furnizimit, i kishte përdorur punimet e studentëve të tij dhe nuk i kishte cituar burimet. Sipas SRF.ch Wolfgang Stolzle ishte pezulluar fillimisht në qershor të vitit të kalua. Wolfgang Stölzle, akuzohet se kishte kryer “shkelje të konsiderueshme të rregullave”. Gjatë 20 viteve të fundit, Stölzle ka qenë një nga profesorët më të njohur të logjistikës dhe zinxhirit të furnizimit në vendet gjermanishtfolëse. Ai ka punuar në USG në Zvicër që nga viti 2004, i cili është një nga Universitetet ​​kryesore të biznesit në Evropë dhe në mbarë botën. Në atë kohë ai mori drejtimin e katedrës për menaxhimin e logjistikës. Vendimi i fundit nga Universiteti i Sant Gallen është se ai duhet të largohet nga ky Universitet brënda korrikut 2024.

“Potpuria” letrare e Flori Bruqit – Nga Prof. dr. Eshref Ymeri

Para pak ditësh, Shtëpia Botuese “Klubi i poezisë”, Tiranë, nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim librin me titull “Moderniteti në letrat shqipe”, të autorit Flori Bruqi, poet, shkrimtar, historian, hulumtues dhe kritik i talentuar, një libër ky, i tridhjetenënti në serinë e veprave të tij, të botuara deri tani. Recenzent i librit është Rexhep Shahu, kurse redaktor – Izet Duraku. Libri përshkohet tejendanë nga interesimet, emocionet, joshat, dyshimet e autorit që e lidhin artin e fjalës me realitetet shumëngjyrëshe të jetës së përditshme. Analizat kritiko-letrare i adresohen një spektri të gjerë çështjesh etikomorale dhe lidhen drejtpërsëdrejti me kërkesat e përditshme të organizmit shoqëror. Si një kritik letrar i kompletuar, Flori Bruqi ka shpërfaqur aftësitë e tij për të zbuluar para lexuesit tablonë e të kuptuarit të plazmimeve artistike në indin e veprave të analizuara. Kësisoj ai ka marrë përsipër rolin e ndërmjetësit në shtegtimin e veprës letrare nga autori te lexuesi. Brenda penës së tij vjen e ravijëzohet edhe “reparti i punës” së shkrimtarit, edhe bota e larmishme e lexuesit. Shkrimtari, poeti, kritiku dhe gjuhëtari gjerman Frederik Shlegel (Friedrich Schlegel – 1772-1829) thotë: “Kritiku është një lexues, i cili merret me “tretjen” e gjërave që ka lexuar. Prandaj ai duhet të ketë disa stomakë”. Funksionin e kritikës letrare Flori e shikon të lidhur ngushtë me ndikimin që ajo duhet të ushtrojë mbi opinionin shoqëror, mbi vetë autorët e veprave artistike dhe mbi zhvillimin e përgjithshëm të letërsisë dhe të artit. Në mundin e tij kritikoletrar, ndihet prania e heshtur e frymës polemike, dialogu i heshtur me autorin, me lexuesit e hamendësuar, me kolegët-oponentë. Në këtë vepër të re, Flori Bruqi i drejtohet analizës së krijimeve letrare, të kahershme për nga prejardhja e tyre, por që vazhdojnë të ndikojnë me autoritet mbi botën shpirtërore të lexuesve edhe në ditët tona. Të tilla janë krijimet letrare të Homerit shqiptar Gjegj Fishta. Vepra e Fishtës, e këtij korifeu të kulturës shqiptare, përherë do të jetë objekt studimi dhe analizash nga ana e kritikëve dhe e studiuesve të letërsisë shqipe. Ajo ka qenë, është dhe do të mbetet përjetësisht burim frymëzimi për brezat e sotëm dhe pasardhës për farkëtimin e vetëdijes kombëtare, në kundërshtim me vlerësimin armiqësor që i pati bërë Enver Hoxha Fishtës dhe vepërs së tij, simbol i nacionalizmit shqiptar. Lexuesi me vetëdije të lartë kombëtare, vë duart në kokë për mjerimin e palakmueshëm të figurës së Enver Hoxhës, kur sulmin e këtij të fundit kundër Fishtës, e krahason me vlerësimet që kanë bërë për të mjaft personalitete të shquara kombëtare dhe të huaja, të cilat Flori i ka cituar në faqet e këtij libri. Ёshtë e turpshme për Enver Hoxhën, i cili, si argat i regjur i Beogradit, nacionalizmin e pastër të Fishtës, e vë në një peshore me shovinizmin tribal të Vlladan Gjeorgjeviçit, kur deklaron: “Fishta dhe Vlladan Gjeorgjeviçi janë njerëz të po një shkolle dhe shërbëtorë të një ideje skllavëruese” (Citohet sipas: Enver Hoxha për miqësinë me sllavët, sulmon Fishtën”. Marrë nga faqja e internetit “Peshku pa ujë”. 06 dhjetor 2012). Këtu po ndalem vetëm në vlerësimin e Prof. dr. Norbert Joklit, të cilin Flori e citon në veprën në fjalë: “…me At Gjergj Fishtën gjuha shqipe u rrit, u madhnue, u ba zojë. Me At Gjergjin, kryetar në Kongresin e Manastirit, u caktue njëherë e përgjithmonë një alfabet i vetëm për mbarë Shqipninë, vendim ky me dobi që nuk numrohen. Me At Gjergjin zuni fill shkolla me shqipen gjuhë mësimi…” Këtë shkrim e titullova “Potpuria” letrare e Flori Bruqit”, sepse Flori, nga vargjet gjëmimtare të Fishtës, kalon te vargjet dhe përgjithësisht te vepra bubulluese e Arshi Pipës. Mandej “e mban vrapin” te josha magjiplote e krijimtarisë së Mira Meksit, në endjen e saj lirike mes Tiranës dhe Parisit, vazhdon me shtresëzimet e letërsisë shqiptare, duke analizuar zhvillimet e saj jo vetëm brenda trojeve etnike, por edhe në diasporë, si në Bullgari, Rumani, Greqi, Turqi e deri në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për mendimin tim, Flori Bruqi, si një kritik erudit, është i pari në historinë e letërsisë shqipe, i cili ka nxjerrë si në një “parakalim festiv” të gjithë shkrimtarët dhe poetët e trojeve etnike shqiptare. Nga radhët e tyre në Perëndimin evropian dhe amerikan, ai përmend 54 syresh. Mes krijuesve të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dëshiroj të shtoj edhe emrin e eseistes dhe të shkrimtares sa të talentuar, aq edhe fjalëpakë, Nimfa Hakani, e cila, në nëntor të vitit 2015, botoi në Shqipëri tre libra: përmbledhjen me tregime me titull “Pacientja 101”, një përmbledhje fabulash dhe rrëfenjash për të rritur, të titulluar “Luani i fjetur”, dhe një përrallë për fëmijë, me protagonist Gjeto Basho Mujin. Flori vijon me Rexhep Hoxhën, me këtë krijues të heshtur hijerëndë, që të mahnit me ca vargje plot aromë ëndërrimtare: As vetë s’e dij pse kot rrugëvet po sillem Pa kurrfarë qëllimi – pa drejtim askund! Nër rrugë t’ qytetit m’ duket se po hidhem Sikurse Kolombi n’ oqean t’ pafund. Paskëtaj Flori ndalet te Kadrush Radogoshi dhe analizon veprën e tij “Semantika e bregut tjetër”, ku del në pah talenti i tij si eseist, studiues dhe shkrimtar. Prej këtej, hidhet te Prenk Jakova, themeluesi i artit operistik shqiptar, autor i sa e sa këngëve dhe romancave plot lirizëm marramendës, i cili e mbylli jetën në një mënyrë tragjike, me vetëvrasje, për shkak se diktatura komuniste enveriane jetën ia pati lënduar rëndë me pushkatimin mizor të të vëllait, për shkak të bindjeve të tij nacionaliste, çka ai e mbajti peng në zemër sa qe gjallë. Prekëse janë faqet që Flori i kushton krijimtarisë së Ali Podrimjes që të rrëmben me vargjet e tij plot afsh lirik, aq të pasur me një figuracion emocionues. Me vdekjen e tij enigmatike dhe të parakohshme në Francë, Kosova dhe mbarë trojet etnike shqiptare sikur humbën njërën nga arteriet e tyre me gjak gurgullues. Martim Camaj zë një vend nderi në historinë e kulturës sonë kombëtare, i njohur si studiues i gjuhës shqipe dhe i dialekteve të saj, si njohës i shquar i botës arbëreshe, të cilin autori ia prezanton lexuesit si një poet dhe prozator të talentuar, të respektuar për thjeshtësinë e madhështisë së tij, për pasurinë e pamatë të leksikut të tij. “Potpuria” floriane vjen e bëhet edhe më emocionuaes kur ai e ndal “fluturimin” e shënimeve kritike te njëra nga krenaritë e kulturës shqiptare me prejardhje shkodrane, te Ndre Mjeda, te autori i poezive aq të dhembshura që ta ngrenë zemrën peshë me notat e tyre elegjiake. “Potpuria” në fjalë vjen e pasurohet edhe më shumë me elementet e folklorit dhe të etnografisë. Flori, me përshkrimin e qeleshes së bardhë që sfidon popujt në shekuj, ka folur për historinë e saj. Kjo qeleshe, e quajtur ndryshe plisi shqiptar, si një simbol karakteristik i etnisë shqiptare, është përcjellë nga thellësitë e shekujve, plis ky, i papërsëritshëm në asnjë etni tjetër, jo vetëm në kontinentin tonë, por edhe në mbarë botën. Prandaj kjo është edhe arsyeja që, siç thotë Flori, plisi shqiptar (qeleshja) ndodhet i ekspozuar në muzeun e Luvrit (Louvre) në Paris. Në kreun e librit me titull “Moderniteti në letrat shqipe”, që shërben edhe si titull i kësaj vepre, kritiku Flori Bruqi është ndalur në tre momente kryesore: Së pari, në zhvillimin e letërsisë në Kosovë, e cila zë fill që në vitet ’30 të shekullit të kaluar, kur dalin në skenë penat emblematike të Esat Mekulit dhe të Hivzi Sulejmanit. Më tej autori vazhdon me krijimtarinë e poetëve dhe të shkrimtarëve të tjerë, të cilët, edhe në kushtet e terrorit serb, asnjëherë nuk hoqën dorë nga krijimtaria letrare, duke e vlerësuar atë si një armë të fuqishme të identitetit kombëtar. Së dyti, në zhvillimin e letërsisë arbëreshe, e cila përbën një faqe të ndritur në historinë e kulturës së kombit shqiptar. Domosdo që nuk mund të mos shpërthenin “sythet” e letërsisë artistike arbëreshe, qoftë në prozë, qoftë në poezi, përderisa atje jeton një popullsi prej 90 mijë frymësh që vazhdojnë të flasin gjuhën shqipe. Së treti, në lindjen në diasporë të një letërsie në gjuhë të huaj, por me tema shqiptare. Në faqen e internetit “Agjencioni Floripress” të datës 03 shkurt 2014, Flori kishte botur një shkrim me titull “Shkrimtaret e ekzilit” dhe përmendte konkretisht shkrimtaret Anilda Ibrahimi, Elvira Dones dhe Ornela Vorpsi, të cilat, siç thekson në këtë libër, përbëjnë treshen shqiptare të mërgimit në Itali, që i boton librat e veta në italisht, në shtëpitë botuese “Feltrinelli” dhe “Einaudi”. Ai përmend edhe zonjën Besa Myftiu që jeton në Zvicër dhe librat e veta i boton në Francë, në shtëpinë botuese “Fayard”. Asokohe, po më 03 shkurt 2014, unë pata botuar në internet një shënim me titull “Katër burbuqet e magjisë shqiptare”. Me këtë rast, dëshiroj të shtoj edhe një tjetër “burbuqe” të talentuar. Kjo është zonja Nimfa Hakani, e cila, siç e përmenda më lart, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Karolinën e Veriut. Këtë vit, dhe konkretisht më 25 prill, ajo botoi një përmbledhje me tri novela, me titull “Under The Orange Tree” (Nën hijen e portokallit), me një vëllim prej 362 faqesh. Tematika e tri novelave ka për objekt fshatin shqiptar në jug të vendit, në periudhën midis dy luftërave botërore Flori i rikthehet kritikës letrare me analizën e krijimtarisë së Gani Xhafollit, një krijues ky me një individualitet mjaft të spikatur në lëmin e poezisë për fëmijë, i cili u nda nga jeta më 15 qershor 2015, në moshën 73-vjeçare Studimi kritik i Flori Bruqit pasurohet me një analizë të dialekteve të gjuhës shqipe, ku theksohet se dallimet mes tyre nuk janë të mëdha, me përjashtim të disa ndryshimeve në sistemin fonetik, në strukturën granmatikore dhe në leksik. Mandej ai e vazhdon analizën për shqipen e njësuar, duke u ndalur në parahistorinë e saj që prej shek. XVI-XVIII, në hartimin e fjalorëve të parë, në kontributin që dhanë shumë figura të shquara të Rilindjes Kombëtare para dhe pas shpalljes së pavarësisë, derisa u arrit në Konsultën Gjuhësore të Prishtinës të vitit 1968, e cila u mbështet në parimin “Një komb, një gjuhë, një flamur”, çka krijoi parakushtet për thirrjen e Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972, që hodhi themelet e shqipes së njësuar në mbarë trojet tona etnike. Në këtë pjesë të librit u është lënë hapësirë edhe studimeve shkencore për gjuhën shqipe që janë kryer nga shkencëtarë të huaj dhe shqiptarë, edhe në kuadrin e lindjes së gjuhësisë historike-krahasuese. Disa faqe të librit të vet, Flori ia ka kushtuar Nënë Terezës, e cila përfaqëson simbolin e ngrohtësisë shpirtërore dhe të humanizmit botëror. Prandaj figura e saj ka shërbyer si objekt frymëzimi për shumë personalitete të njohura të kulturës sonë kombëtare dhe të kulturës botërore. Pas një paraqitjeje panoramike të krijimtarisë së poeteshës, dramaturges dhe prozatores Shqipe Hasani, Flori zbret përsëri në truallin e folklorit dhe konkretisht në atë të artit rapsodik të Dervish Shaqa Kosovës, të cilin, me shumë të drejtë, ai e quan “gjeneral të folklorit shqiptar”. Aq përcëllues ishte mesazhi i këngëve rapsodike të Dervish Shaqas për kolonizatorët serbë, saqë ata filluan përndjekjen e tij. Prandaj ai, në vitin 1956, u detyrua të zhvendosej në Shqipëri, në Rashbull, ku pati themeluar grupin e famshëm rapsodik që ka lënë gjurmë të thella në traditën e folklorit shqiptar. Emocionuese janë faqet e librit, kushtuar njërit nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, Mitrush Kutelit, ekonomistit mendjendritur dhe shkrimtarit erudit, poetit dhe përkthyesit me shije të hollë, të cilin diktatura komuniste e trajtoi si njerka fëmijën e gjetur. Dhe s’mund ta trajtonte ndryshe, sepse intelektualët me dije enciklopedike përbënin rrezik për përmbysjen e saj. Prekëse, deri në lëndim të shpirtit, është letra e fundit e Mitrush Kutelit. Përmbajtja e saj është tronditëse. Me atë letër, Kuteli, tërthorazi, zbulon një realitet tragjik të kohës së diktaturës, kur ai intelektual i madh ishte katandisur në një gjendje aq të rënduar shpirtërore. Në “potpurinë letrare” Flori nuk mund të linte mënjanë artet e bukura. Prandaj ai i kushton disa faqe jetës dhe krijimtarisë së skulptorit mjaft të talentuar Agim Çavdarbasha, i cili është i njohur për hapjen e shumë ekspozitave jo vetëm në trojet amtare, por edhe në disa vende evropiane. Me analizën e veprës së Odise Grillos, të simbolit të letërsisë shqipe për fëmijë, me vlerësimin e krijimtarisë së Esat Mekulit, si shkencëtar në fushën e veterinarisë, si poet me një talent origjinal, si përkthyes me një prodhimtari të jashtëzakonshme, si publicist dhe si një aktivist politiko-shoqëror, i cili zë një vend të veçantë në historinë e kulturës sonë mbarëkombëtare, me pasqyrimin e veprimtarisë së Enver Gjerqekut, poet, studiues, përkthyes dhe historian i letërisë, profesor i letërsisë shqipe në fakultetin filologjik të Universitetit të Prishtinës prej vitit 1962 deri në vitin 1995, mbyllet vepra në fjalë e Flori Bruqit. Në parathënien e librit, autori ka bërë një analizë kritike të botës letrare shqiptare, me të mirat dhe me dobësitë e saj. Ai ka cituar shkëndijëza të fjalës së çmuar të figurave të tilla, si Ismail Kadare, Ridvan Dibra, Arian Leka, Fatos Kongoli, Visar Zhiti dhe Zija Çela, si edhe të personaliteteve të huaja të lëmit të kritikës letrare. Në këtë parathënie shpërfaqet krtitika letrare profesionale brenda këndvështrimit edhe të krijuesit, edhe të lexuesit. Si një kritik-profesionist, Flori Bruqi bie në sy për thellësinë e kujtesës letrare dhe për trajtimin estetik të artit të fjalës së shkruar, çka buron nga përgatitja e tij si një intelektual erudit, i papërsëritshëm në lëmin e shkencës së kritikës letrare. Prandaj sa herë që lexoj shënime kritike të Flori Bruqit, menjëherë më vjen ndër mend një thënie e bukur e Oskar Uajldit (Oscar Wilde – 1854-1900) “Kritika kërkon shumë më tepër kulturë sesa krijimtaria”.

“Reuters”: Millorad Dodiku zbuti fjalët rreth shkëputjes

Dy avionë ushtarakë amerikanë fluturuan mbi Bosnjë të hënën në një shfaqje të mbështetjes për tërësinë e vendit ballkanik përballë politikave ndarëse të udhëheqësit pro rus të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik. Avionët F-16 fluturuan si pjesë e stërvitjes së përbashkët me forcat boshnjake. Fluturimet u kryen në rajonet e qytetit lindor të Tuzlës dhe në veri të Bërçkos, sipas një deklarate nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë. “Kjo stërvitje dypalëshe është një shembull i bashkëpunimit të përparuar ushtarak që i kontribuon paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe demonstron përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të garantuar tërësinë tokësore të Bosnjës e Hercegovinës përballë veprimtarive kundër (marrëveshjes) së Daytonit”, thuhet në deklaratë. “Shtetet e Bashkuara kanë nënvizuar se Kushtetuta e Bosnjës dhe Hercegovinës nuk përmban të drejtën e shkëputjes dhe do të veprojë nëse dikush përpiqet të ndryshojë këtë element themelor” të marrëveshjeve të paqes së Dejtonit që i dha fund luftës së viteve 1992-95 në vend, theksohet në deklaratë. Konflikti etnik në vitet 1990 shpërtheu pasi serbët e Bosnjës donin të krijonin shtetin e tyre dhe t’i bashkoheshin Serbisë fqinje. Më shumë se 100,000 njerëz u vranë përpara se lufta të përfundonte me një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, e cila krijoi entitetet serbe dhe boshnjako-kroate që mbahen të lidhura nga institucionet e përbashkëta. Milorad Dodik, i cili është president i entitetit serb të quajtur Republika Serbe, ka sfiduar sanksionet amerikane dhe britanike mbi politikat e tij. I mbështetur nga Rusia, ai ka kërcënuar vazhdimisht se do të shkëpus gjysmën e drejtuar nga serbët nga pjesa tjetër e Bosnjës. Vendet perëndimore kanë frikë se Rusia mund të përpiqet të nxisë telashe në Ballkan për të shmangur vëmendjen nga agresioni i saj në shkallë të gjerë në Ukrainë, i cili u nis nga Moska gati dy vjet më parë. Në deklaratën e ambasadës amerikane thuhet se “Bosnja është një partner thelbësor i Shteteve të Bashkuara me një objektiv të përbashkët qëndrueshmërinë rajonale”. Qeveria e Dodikut filloi të hënën kremtimin e një feste të diskutueshme kombëtare që gjykata e lartë e Bosnjës e ka shpallur të paligjshme. Më 9 janar të vitit 1992, serbët e Bosnjës shpallën krijimin e një shteti të pavarur në Bosnje, gjë që çoi në gjakderdhje. Mediat boshnjake raportuan se zhurma e avionëve mund të dëgjohej në qytetin veriperëndimor të Banja Llukës, kryeqyteti i entitetit serb, gjatë një tubimi ceremonial atje. Në një fjalim Milorad Dodiku përsëriti se “qëllimi i popullit serb është një shtet serb në këto zona”, raportoi televizioni rajonal N1. Milorad Dodiku ironizoi me fluturimet duke thënë ato do të kontribuojnë në festimet e së martës, të cilat zakonisht përfshijnë një parakalim të policisë së armatosur dhe shfaqjen e pajisjeve të tyre. “Reuters”: Dodiku zbuti fjalët rreth shkëputjes Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës i tha të hënën Agjencisë së Lajmeve” Reuters” se nuk kishte plane për të kërkuar shkëputjen, duke u tërhequr nga thirrjet e mëparshme për një republikë të ndarë, mes shtimit të trysnisë nga Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2021, ai shkaktoi krizën më serioze politike që nga lufta e viteve 1992-95, kur tha se do të tërhiqte rajonin nga institucionet kryesore shtetërore të Bosnjës, si gjyqësori, sistemi i taksave dhe forcat e armatosura të përbashkëta. Ai nuk e përmbushi kërcënimin, duke thënë se do të priste një moment më të përshtatshëm gjeopolitik për të. Por ai i tha Agjencisë së Lajmeve” Reuters” në një intervistë në Banja Llukë të hënën se shkëputja nuk ishte pjesë e planit të tij. “Ne nuk bëjmë thirrje për revolucion. Ne nuk po përgatitemi për luftë, ne po përgatitemi për vendime politike në nivel të parlamentit shtetëror dhe në nivel të parlamentit të Republikës Serbe”, tha Milorad Dodik. Ai tha se dialogu politik midis grupeve etnike në Bosnje është i nevojshëm për të siguruar autonomi më të madhe për entitetin serb. “Në fazën e parë, ne duhet të sigurojmë dialog midis partive politike në Bosnje, pa pjesëmarrjen e të huajve, në mënyrë që të sigurojmë një marrëveshje të qëndrueshme. Përndryshe Bosnja nuk ka të ardhme”, tha ai. Në intervistë, Dodiku foli hapur kundër asaj që ai e quan ndërhyrje ndërkombëtare në çështjet e Bosnjës, në të cilën një i dërguar ndërkombëtar i paqes ka fuqi ekzekutive për çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjes së Dejtonit. Ai tha se nëse i dërguari aktual Christian Schmidt do të përpiqej të vizitonte Republikën Serbe do t’i kërkohet të largohej. Dodiku tha se mandati i zotit Schmidt është i paligjshëm pasi nuk u konfirmua nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ku aleati i madh i serbëve, Rusia, ka të drejtën e vetos. Ai tha se të huajt nuk duhet të kenë asnjë rol në politikën e Bosnjës, duke përfshirë Gjykatën Kushtetuese në të cilën punojnë tre gjyqtarë ndërkombëtarë së bashku me dy gjyqtarë nga secila prej tri etnive – boshnjakët, kroatët dhe serbët. Bosnja synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por përpjekjet kanë ngecur për shkak të reformave të ngadalta dhe ndarjeve të brendshme.

Ligji për Art dhe Kulturë ka hyrë në fuqi plotësisht pasi është publikuar në në Gazetën Zyrtare të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ky ligj rregullon fushëveprimtarinë e artit dhe kulturës si dhe përcakton rregullat themelore për themelimin, organizimin, financimin, administrimin dhe funksionimin e institucioneve publike të artit dhe kulturës në nivel qendror dhe lokal, bashkëpunimin dhe mbështetjen financiare të institucioneve të pavarura të artit dhe kulturës dhe artistëve të pavarur.

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës e ka shpallur librin “Eskadronët e Vdekjes” të autorit Bardhyl Mahmuti si më të mirin me tematikë nga gjenocidi serb ndaj shqiptarëve.

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës e ka shpallur librin “Eskadronët e Vdekjes” të autorit Bardhyl Mahmuti si më të mirin me tematikë nga gjenocidi serb ndaj shqiptarëve. Me këtë rast, autorit Mahmuti i është ndarë edhe mirënjohje. Kjo vepër përveç në gjuhën shqipe u botua edhe në gjuhë të huaja. Vepra "Eskadronët e Vdekjes" e autorit Bardhyl Mahmuti është veçuar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës për qasjen dhe dokumentimin e krimit monstruoz të pushtetit serb në Kosovë. Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, Shyqyri Galica tha se romani është një vepër e veçantë edhe si krijim letrar artistik edhe si histori. "Pavarësisht nga ndihmat që autori pretendon të ketë pasur nga shumë persona, prirja e tij në aspektin stilistik letrar e performues historik është fakt që tregon jo vetëm përkushtimin e shkrimtarit por talentin për të artikuluar me një gjuhë të pasur, me një mendim të prehtë e më një kërkesë të sofistikuar për ndriçimin e luftës së UÇK-së dhe barbarisë serbe", ka theksuar Galica, transmeton RTKlive. Autori i veprës "Eskadronët e Vdekjes", Bardhyl Mahmuti tha se vlerësimi i veprës së tij u bën nder të gjithë atyre që janë të përkushtuar të hedhin dritë në atë krim aq monstruoz, i cili sipas tij ka rrezik të mbetet në heshtje. "Jemi në prag të 25 vjetorit, një çerek shekulli nga krimi i gjenocidit dhe realisht nuk mund të jemi të kënaqur me atë që kemi bërë deri tani që në përmasa ndërkombëtare të ndriçohet në tërësi ajo tragjedi që ka përjetuar populli shqiptar i Kosovës", ka thënë Mahmuti. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe disa nga personazhet e librit “Eskadronët e Vdekjes”.

Ndihmëssekretari amerikan i Byrosë për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, James O’Brien : Popullsia po largohet nga Ballkani Perëndimor, inkurajues angazhimi i BE-së

Ndihmëssekretari amerikan i Byrosë për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, në një konferencë për shtyp online, ka folur për agjendën që kanë për Ballkanin Perëndimor dhe për qasjen “e rinovuar” të BE-së karshi këtij rajoni, transmeton "Kosova Sot Online ". O’Brien tha se është shumë domethënëse që në fund të vitit, Këshilli Europian foli për ofrimin e një perspektive të fortë europiane për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe për Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Ai shton se kjo ofron një mundësi për këto shtete. “Pra, çfarë po kërkojmë të bëjmë në Ballkanin Perëndimor gjatë vitit të ardhshëm? Dhe kjo është një agjendë shumë e gjatë dhe e detajuar, kështu që unë do të përpiqem ta nxjerrë atë në disa pika”. Një prej tyre, thotë ai, është se Ballkani Perëndimor duhet të jetë europian, i qëndrueshëm dhe i sigurt dhe kjo do të thotë mbi gjithçka tjetër ata kanë nevojë për integrim ekonomik. Ambasadori O’Brien ka përmendur edhe largimin e popullsisë nga Ballkani Perëndimor dhe problemin që shkakton ajo. “Çështja në këto vende është se një pjesë e madhe e popullsisë së tyre po largohet, po zhvendoset në Europë dhe gjetkë dhe kjo do të thotë se njerëzit që mbesin e kanë edhe më të vështirë të krijojnë atë lloj mundësie ekonomike që anëtarësimi në Europë duhet t’u sjellë atyre. Pra, ne jemi shumë të inkurajuar nga angazhimi i rinovuar i BE-së për angazhimin e këtyre vendeve. Ne e mbështesim fuqimisht Planin e Rritjes ekonomike të Presidentes von der Leyen”, tha ai. Ai e shpjegoi më tej se çfarë do të thotë kjo. “Pra, procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian është një proces i përgatitjes jo vetëm për integrimin në bashkimin ekonomik, por edhe përgatitje për marrjen e vendimeve politike përkrah shteteve të tjera anëtare. Plani i Rritjes fokusohet në atë komponentin e parë. Ai ofron pjesëmarrje në pjesë të rëndësishme të tregut të vetëm nëse vendet bëjnë reforma që u lejojnë atyre në thelb të lejojnë njerëzit e tyre të kenë katër liritë e BE-së: lirinë e lëvizjes, lirinë e kapitalit, lirinë e shërbimeve, lirinë e mallrave. Dhe ky është një hap kritik që hap secilin prej këtyre vendeve dhe, sinqerisht, hap secilën prej këtyre shoqërive ndaj bashkëpunimit përtej kufijve brenda Ballkanit Perëndimor, por edhe ndaj – angazhimit me tregun e përbashkët europian. Kjo shkon përtej asaj që mund të ofrojë çdo paketë ndihme. Është një ndryshim thelbësor në mënyrën se si këto vende angazhohen me fqinjët e tyre dhe me Europën dhe ky ndryshim është i prekshëm sapo çdo qeveri të ndërmarrë reforma. Pra, ne do të mbështesim përpjekjet e Bashkimit Europian për të ecur në këtë rrugë reformuese dhe për të ofruar sa më shpejt të jetë e mundur ato përfitime nga qasja në tregun e vetëm”, ka thënë ai.

Aleksandër Vuçiq vajton: Rezoluta 1244 e ndalon, por Perëndimi i krijoi ushtri Kosovës dhe po e forcojnë atë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka folur sot për Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku sipas tij parashihet “çmilitarizimi i shqiptarëve të Kosovës”, dhe ka potencuar se tashmë në vend të kësaj komuniteti ndërkombëtar po krijon dhe forcon ushtrinë e Kosovës. Ish-ministri i propagandës së regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ka thënë se Serbia s’është aq e fortë sa SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania apo Turqia, megjithatë thotë se mund t’i tregojë botës se “si po shkelen brutalisht normat ndërkombëtare të se drejtës publike”, shkruan Tanjug. Vuçiq teksa thirret në Rezolutën 1244, thotë se sipas saj “nuk guxon të ketë asnjë grup të shqiptarëve të armatosur”, por thotë se Perëndimi ka krijuar ushtri për Republikën Kosovën dhe po vazhdojnë ta ndërtojnë ushtrinë e Kosovës. “Me Rezolutën 1244, në nenin nëntë, paragrafi B, thuhet ‘çmilitarizimi i UÇK-së dhe grupeve të tjera të armatosura të shqiptarëve të Kosovës, siç kërkohet në paragrafin 15’. Prandaj, nuk guxon të ketë asnjë grup të shqiptarëve të armatosur dhe ata krijuan një ushtria për ta. Dhe ata vazhdojnë ta ndërtojnë atë ushtri. A mund ta ndryshojmë këtë në këtë moment, qëndrimin dhe vendimin e tyre? A jemi mjaft të fortë si Amerika, Anglia, Gjermania, Turqia? Ne nuk jemi. Por ne mund t’i theksojmë gjithë botës edhe si guralec në këpucë, se ata janë të lënduar nga e vërteta që po themi. Dhe kjo është se po shkelin brutalisht normat e së drejtës publike ndërkombëtare”, ka thënë Vuçiq.

Shkruan: Akademik Prof.Dr. Mehdi HyseniÇmilitarizimi i Serbisë, garanci për paqen në Ballkan dhe në Evropë

1. Statusi i Kosovës është i mbyllur me Kushtetutën e saj në fuqi (15 qershor 2008). “ Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm. (Neni 1, pika 1). Në këtë kontekst, nuk mund të ketë kurrfarë kompromisi politik afatgjatë apo afatshkurtër me Serbinë kolonizatore (1912-1999). Mirëpo, nëse lind nevoja për ndonjë korrigjim të tij, atëherë, statusin politik, juridik, kushtetues dhe ndërkombëtar të Republikës së Kosovës ka të drejtën ta ndryshojë vetëm SOVRANI me anë të REFERENDUMIT. Askush tjetër, as Hashimi, as Albini, as Vjosa e as Konjufca, ose cilido të vijë pas tyre në pushtet, s’kanë rëndësi emrat dhe funksonet e tyre. Pra, pa pëlqimin unanim të popullit qoftë me REFERENDUM, qoftë me PLEBISHIT, nuk mund të revidohet statusi i Kosovës së pavarur dhe sovrane. Çdo veprim ndryshe, përgjegjësia dhe faji do të bjerë mbi ata shtetarë, që do të nënshkruanin ndonjë marrëveshje a traktat për ndryshimin e statusit të mbyllur në fuqi (17 shkurt 2008-2024). Së pari, njohja de fakto dhe de jure e Kosovës nga Serbia, pastaj marrëveshje a traktate me Beogradin Mirëpo, nëse qeveria e Serbisë së Aleksandër Vuçiqit (president) dhe e Ivica Daçiqit (nënkryeministër dhe ministër i Jashtëm) nuk njeh Kosovën de fakto dhe de jure, atëherë qeveria e Kosovës nuk ka të drejtë morale, ligjore e as kushtetuese, që të formojë “associacionin” e komunave me shumicë serbe në Kosovë, sepse bie në kundërshtim edhe me të drejtën ndërkombëtare, duke qenë se Kosovën deri tani e kanë njohur mbi 100 shtete anëtare të OKB-së ( 17 shkurt 2008-024). Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës nuk njohin kompromis politik me Serbinë agresore kolonialiste. Kjo do të thotë se statusi i Kosovës është mbyllur në favorin e së drejtës historike dhe të së drejtës së vetëvendosjes në përputhje me dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashksuara dhe të parimeve të së drejtës publike ndërkombëtare. Këtë të vërtetë e pati vlerësuar pozitivisht, edhe GJND-ja, më 22 korrik 2010 në Hagë, duke miratuar opinionin këshillues se, shpallja e pavarësisë së Kosovës, është bërë në përputhje të plotë me parimet e së drejtës ndërkombëtare. Prandaj, askush nuk e ka atë të drejtë , që ta hedhë poshtë këtë vlerësim juridik të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si “organi më i rëndëssishëm gjyqësor kryesor, i themeluar nga Karta e Kombeve të Bashkuara”.(Statuti i Gjykatës Ndërkombëtare, Neni 1, f.81, 1987). 2. Procesi i çmilitarizimit dhe i shkolonizimit të Serbisë, i domosdoshëm për Ballkanin Po qe se bashkësia ndërkombëtare me Kombet e Bashkuara në krye, është e interesuar dhe e vendosur, që të mos ketë luftëra në Ballkan (ashtu sikurse në vitet ’90 të shekullit XX, kur Serbia militariste dhe hegjemoniste me Slobodan Milosheviqin në krye ishte “detonatori” kryesor i “bombardimit” të RSFJ-së së Titos), atëherë zgjidhja duhet kërkuar në demilitarizimin dhe shkolonizimin e tërsishëm të Serbisë, duke qenë se kjo prerazi ka dekalruar se kurrë nuk do ta njohë Kosovën e Pavarur dhe sovrane (17 shkurt 2008), kjo do të thotë se rreziku dhe opsioni i luftës, tanimë ka ngelur i hapur, që mund të ndodhë në çdo moment. – Vetëm se po pritet urdhri i Vladimir Putinit derisa Moska të tërheqet nga agresioni në Ukrainë (24 shkurt 2022). Ndaj, nuk ka asnjë dyshim se, militarizimi i përditshëm i Serbisë, duke importuar armëë moderne luftarake nga Rsuia dhe nga Kina (aeroplanë dhe dronë etj.), dhe duke i vendosur ato rreth kufirit të Serbisë me Kosovën, është sinjal konkret se Beogradi zyrtar, në vend të dialogut paqësor me Prishtinën zyrtare, ka zgjedhur politikën e përdorimit të forcës, të përzierjes në çështje të brendshme dhe të kërcënimit të përditshëm, se një ditë, do të sulmojë Kosovën, ashtu siç provoi, po nuk i ndezi me rastin e ndërhyrjes agresive në manastirin e Banjskës, më 24 shtator 2023, me ç’rast forcat terroriste paramilitare dhe policore të Serbisë, të fshehura dhe të barrikaduara me armë në këtë Manastir, vranë policin shqiptar, Afrim Bunjaku dhe plagosën një koleg të tij, po ashtu shqiptar. Me këtë agresioni tentuan që të ndeznin zjarrin dhe t’i fusnin flakën e luftës pjesës veriore të Kosovës, për t’i sulmuar dhe vrarë shqiptarët, si dhe policinë dhe sigurinë e tyre mbrojtëse (FSK-në dhe PK-në). Mirëpo, në saje të guximit, të gatishmërisë dhe të aftësive të larta profesioniste, njësitet speciale të FSK-së dhe të Kosovës, arritën për t’i kapur të gjallë “30 terrositë serbë” me gjithë armatimin dhe arsenalin ushtarak të tyre, të fshehur në Manastirin e Banjskës së Mitrovicës. PK-ja dhe KFOR-i mbrojti me sukses sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës Ky aksion i sukseshëm i mbrojtjes së Kosovës nga ana e forcave speciale të Kosovës në bashkërendim me KFOR-in, bëri që Qeveria e Kosovës dhe KFOR-i të reagonin ashpër kundër këtij akti agresor të Srbisë, me ç’rast urgjentisht kërkuan nga bashkësia ndërkombëtare (OKB-ja, BE-ja, OSBE-ja dhe NATO-ja), që ta ndëshkonin Serbinë, për skak të shkeljes së sovranitetit territorial dhe shtetëror të Kosovës, gjë që ky akt flagrant i agresionit, është i ndëshkueshëm sipas Kartës së OKB-së ( Kreu VII, Neni 39, ku flitet “për rrezikimin, për prishjen e paqes dhe të kryerjes së një akti agresioni.”). Mirëpo, megjithëkëtë, OKB-ja ende nuk ka marrë kurrfarë masash penalizuese për këtë akt agresisoni të Serbisë kundër Kosovës, më 24 shtator 2023. Serbia duhet shkolonizuar dhe demilitarizuar, ndryshe nuk do heqë dorë nga politika e saj kolonialiste dhe neokolonialiste Në vend të sanksioneve, atëherë Serbia le të shkolonizohet, duke u detyruar sipas së Kartës së OKB-së dhe, sipas së drejtës ndërkombëtare që të heqë dorë nga kolonitë ekzistuese shqiptare brenda Serbisë (Presheva, Bujanoci, Medvegja, Kurshumlia, Bllaca…etj., duke qenë se kolonizimi është vepër penale ndërkombëtare. Ndaj, sistemi kolonialist serb, duhet të marrë fund, ashtu sikurse sistemi kolonial i fuqive të dikurshme kolonialiste botërore në Afrikë dhe në Azi, pas Luftës së Dytë Botërore ( gjjatë viteve ’60; ‘70; ’80, shek.XX). Edhe Lidhja e Kombeve nuk e pati penalizuar kolonializmin e Serbisë në Ballkan (1919-1939) Serbia se ka përfillur as Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, duke qenë se kjo, që atëherë kishte nën sundimin e saj kolonial territoret e Shqipërisë (Kosova, Nishi, Toplica, Prokuple, B;;aca. Vranja, Kurshumlia, Bllaca, Presheva, Bujanoci, Medvegja, Topolla,…etj.). të gjitha këto të aneksuara dhe të kolonizuara me terror gjenocid, duke i pastruar etnikisht me qindra e mijëra shqiptarë nga këto territore të Shqipërisë Etnike (1876-2024). Të njëjtën gjë e ka bërë edhe me shkeljen flagrante të dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkuara , e cila kreu 3 agresione dhe gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999). E drejta e paqes dhe e drejta e jetës, si të drejta elementare të njeriut nuk mund të realizohen në tërësi pa jetësimin e shkatërrimit të sistemit të kolonializmit dhe të procesit të demilitarizimit. Duke i mbajtur parasysh njohuritë teorike dhe empirike të fenomenit të armatimit, lind jo vetëm nevoja politike, por edhe synimi i thellë njerëzor për arritjen e çarmatimit. Nga kjo del se, nevoja për çarmatim mund të justifikohet duke u bazuar në argumentet morale, politike dhe juridike, mirëpo kohëve të fundit (veçanërisht nga përfundimi i luftës së ftohtë, dhe dështimi i realsocializmit të ish-BRSS-së dhe shteteve të kampit socialist të tij në vitin 1989 të dekadës së fundme të shekullit XX) edhe në saje të rivendikimeve imediate ekonomike dhe sociale. Duke u mbështetur në to, pa dyshim mund të thuhet se, çarmatimi duhet të jetë objektiv, preokupim dhe interes jetik i gjithë njerëzimit. Në këtë kontekst, është e domosdoshme, që të vështrohet edhe procesi i çarmatimit të Gadishullit Ballkanik, duke filluar me demilitarizimin e Serbisë, ndryshe shkolonizimi paqësor i saj, është një iluzion i kotë dhe vetëmahstrim i faktorit politik shqiptar, ashtu edhe i atij evropianondërkombëtar. Sa më sipër, është e padrejtë dhe tragjike, që vetëm shqiptarët të mbahenn “pengjë” të përjetshëm të sundimit të egër kolonial dhe të militarizmit imperialist serbomadh në Ballkan. 3. - Zgjidhja e drejtë përfundimtare e statusit politiko-juridik të Kosovës, është njohja de fakto dhe de jure nga ana e Kombeve të Bashkuara. Kur do të ndodhë kjo, hëpërhë askush nuk e di, duke qenë se Rusia me VETO-n e saj në Këshilin e Sigurimit e ka ngrirë statusin e Kosovës, përkundër vlerësimit pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë (22 korrik 2010), e cila përmes Opinionit Juridik Këshillëdhënës ka konstatuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008), nuk është në shpërputhje me normat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare.

Më në fund Serbia ka për ta pranuar realitetin në Kosovë

Shkruan: Akademik Prof Dr: Hakif Bajrami 1.Realiteti i pranuar pas infektimit me shovinizëm lë pasoja të gjata kohore Populli serbian më në fund do ta kuptojë se shqiptarët e Kosovës nuk kanë pasë alternativë vetëm se ta luftojnë okupimin nga rregjimet gjakatre serbiane, të cilat kanë aprovuar programe për shfarosje dhe serbizim të plotë. E Albin Kurti është personalitet të cilit populli po i beson, prandaj nuk mendojë fare të ndahem nga populli im i dashur shqiptar. Madje, nuk ndahem nga shumica e popullit, sepse si nxënës i Adem Demaçit, nuk urrej asnjë populli që ka synim drejtësinë. E populli serbian e kaloi vitin 2023 dhe e ka filluar viti 2024 por ende nuk është i vetëdijshëm se më nuk mundet të jetojë (qëndron) në dy karrika. Si duket, ky popull nuk ka mësuar fare nga shovinizmi i kohës së Millosheviqit dhe shtetitja së eshrave të Princ Lazarit nepër Jugosllavi, krejtë me qëllim që të imponojë konvertimin e popujve josernbianë në serbian “racor”. Nga kjo distancë kohore atë epokë mundet ta kuptoi vetëm ai hulumtonjës që e ka studiuar epokën e ardhjës ë Adollf Hitlerit në pushtet, epokë ajo prej së cilës mësohet se mbi gërmadhat që la pas nazifashizmi, lindën shtete demokratike, por edhe totalitare. Prandaj, edhe pas luftës qytetare në Jugosllavi (1991-1999), nga germadhat e saj do të lindin shtete demokratike, por Serbia si po deshmohet ka mbetur një oazë nazifashite, prej së cilës sërish mund të kthehet historia e gjenocidit, fakt ky që po e dëshmon pushteti i saj. Më në fund populli serbian, a po e kupton realitetin se pushteti i saj ka bërë gjenocid ndaj shqiptarëve sidomos për dy shekuj rresht, sidomos në Kosovë, si duket ende ka nevojë të kalojë një kohë për ta kuptur dhe pranuar realitetin ashtu si e pranuan gjermanët më 1945 e tutje. Lidhur me këtë, duhet përseritur me mija herë, duke i prezantuar faktet e gjenocidit në Sanxhak të Nishit në dhjetor të vitit1877, kundër shqiptarëve. Po gjenocidi do të përseritët, bile do të bërët dukuri. Pra ajo formë e gjenocidit do të përseritet në Kosovë në dimër të viteve 1912/13. Shembuj të gjenocidit do të përsëritën në Kosovë më 1918-1921. Tragjedi kombëtare shqiptare do të përsëritët në Kosovë, prap në dimër 1944-1945. Tragjedia që u kthye në gjenocid u përsert në Kosovë më 1989-1999 me që rast gjatë muajit mars-qershor 1999 do të deportohen mbi gjysma e popullsisë shqiptare. Ky fakt tregont se Serbia nazifashiste synon shfarosjën e shqiptarëve, pa përjashtim, fakt ky që e deshmojnë 37 programe të shkurar e të botuara. Për fatë të zi, këto programe i kam hulumtuar për një gjysëm shekulli dhe i kam botuar të gjitha pa përjashtim. Lidhur me këtë, bota e civilizuar mizoritë serbe ndaj shqiptarëve i ka pasë të njohura, përmes shkrimeve të: Lav Trockit, Dimitrije Tucoviqit, Kosta Novakoviqit, Ndre Mjedës, Leo Fraindllingut, Golgota shqiptare, Wjenë 1913. Por, në fund të shekullit XX-të, gjithënjë bota e civilizuar (Perendimore), ndërmori edhe aksionin e bombardimit masiv ndaj Serbisë agresore nga 24 marsi e deri më 10 qershor 1999. Sidomos gjatë kësaj periudhe pushteti nazifashit serbian ka vrarë e masakruar shqiptar civil dhe kufomat e tyre i ka skajaur nepër varreza masive (600 varreza masive). Madje kufomat e shqiptarëve pushteti serbian i ka bartur dhe maskuar deri në lumin Danub, për të humbur gjurmë. E këto varreza mazore nga fëmia në djep e deri te plaku 103 vjeçar, kanë mbetë gati të pandeshkuara. Këtë neofashizëm serbian, disa qarqe nepër Evropë në luftën për ta larguar nga miqësia me Rusinë fashiste, përkundrazi po e kurajon që të kërcnohet edhe më egersisht. Lidhur me këtë, kur NATO kërnohej se po vazjdoi mizoria serbiane mbi shqiptar, Serbia do të bombardohet, Vojisllav Shesheli dhe Aleksandër Vuçiqi kërnpheshin: “Po filluan bombardimet kudndër Serbisë, asnjë shqiptar i gjallë nuk do të mbetët në Kosovë”. Realiteti historik i spastrimit mjerisht mbeti i pandeshkuar deri më tash, sepse BE po drejton politikë të “dy karrikave”. Qarqet informative serbe qe 20 vjet po propogandojnë në anën tjetër se: “jemi bombarduar me uranium të varfëruar”. Dhe kur u zbulua realiteti, e harruan këtë trillim, për faktin se mësuan të vërtetën, rreth uraniumit. Tash (2024), në Serbi ka filluar një grup personalitetesh për ta mësuar mizorinë ndaj shqiptarëve në të gjitha dimenzionet, sidomos për vitet 1998/99. Dhe po flasin dhe po shkruajnë. Rasti i disa historianëve, kur Akademik Mihallçiq shkruan se: “Shqiptarëve ua kemi viedhë historinë e mesjetës…: rasti i Zoran Gjinxhiq kur thoshte se: Kosova duhet të pranohet ashtu si e ka kualifikuar çdo organizatë humanitare dhe KS OKB, se ushtria jonë ka bërë krime; rasti i Vuk Drashkoviqit kur flet se: “Në Kosovë kemi bërë krime dhe ato faktohen se 800 000 shqiptarë i kemi deportuar jashtë Kosovës, kufomat e të vrarëve i kemi bartur dhe i kemi maskuar nepër Serbi nepër pusa dhe poligone ushtarake për mos me u zbuluar…: rasti i Djalit të Artistit Çkala i cili shkruan se: “Më vjen turp se çka ka bërë populli im ndaj shqiptarëve”,; rasti i Nenad Çanak kur thot se: “Kosova është shtet i pavaruar dhe ky fakt dyhet pranuar… se Serbia në Kosovë nuk ka manastire… ”; rasti i Rade Radovanoviqit, me librin “ Qeshja nën trekëmbëshin e varjes” “Koha” 2021, ku tregohet realiteti se çka ka ngja ndaj shqiptarëve më 1999; shkrimi i Josef Martinsenit, Pusat e vdekjes, Prishtinë 2006 dhe nja 15 publikime serioze për krimet serbiane nga autorët shqiptar, flet se e vërteta ngadal por sigurt po fiton hapësirë të duhur informative. Mbi të gjitha shkrimet qëndron përkah objektivitet dhe dokumentimi libri i Prof Dr Nusret Pllanës, Gjenocidi serbian 1844-1999, Prishtinë, i përkthyer në 8 gjuhë të botës, dhe i plasuar në të gjitha bibliotekat prestigjioze dhe zyret shtetërore. 2. Në Serbi nuk po luftohet opinioni i kontaminuar me urrejtëje Në Serbi ngadal po kuptohet esenca e Rrezolutave të KS OKB. Lidhur me këtë Rrezoluta e 31 marsit 1998 nr. 1160, mbështetet në Kaptinën VII- të Kartës Kombeve të Bashkuara, ku theksohet nevoja e BOMBARDIMIT të çdo agresori, në rastin konkret ndaj shqiptarëve në Kosovë. Të kuptohemi, se kjo shprehje vjen pas sulmit mizor ndaj Familjës JASHARI në Prekaz më 5-7 mars 1998; vjen pas vendimit të Grupit Kontaktit më 9 mars 1998; vjen pas injorimit të krimve të pandalëshme mbi civilët shqiptarë, ndërsa shqiptarët mbanin: “zgjedhje parlamentare” më 22 mars 1998; vjen pas disa deklaratave mbi “frustrimin” e shqiptaërve pas UÇK-ës e cila sipas një partie institucionale: “UÇK nuk ekzston fare”, dhe se të frustruarit po teatrizojnë! Edhe Rezoluta nr. 1199 e KS OKB e 27 shtatorit 1998, e ka po atë poentë që e kishte Rezoluta nr. 1160 ku mbështetet në Kaptinën VII- të Kartës OKB. Por pala serbiane kishte planifikuar shpërngulje, shpronësim dhe shfarosje të shqiptarëve. Prandaj, e ndermori aksionin barbar në Raçak më 15 janar 1999, tri ditë pasi që UÇK i liroi të 9 ushtarët e zënë rob në Zonën Oprative të Shalës Bajgorës. Në saje të këtij realiteti bota e civilizuar nuk pati më as një dilemë, se UÇK po bënte luftë të drejtë me Konventa të Gjenevës 1948/49. Por, LDK dhe kreu i saj ende asesi të mësojnë diçka nga e vërteta. Në këto rrethana, do të ftohet një Konferencë ndërkombëtare për Kosovën, për herë të parë në histori në Paris (Rambuje). Prap, pala serbiane kishte mendim dhe qëndrim se në: “Kosovë duhet të fitohet me çdo çmim lufta për spastrim total”. Prandaj Beogradi do të fillojë etapën e fundit të “shfarosjës shqiptarëve”, për çka si pasojë pati debimin e 977 820 shqiptarë jashtë Kosovës”. Kështu masakrimi i shqiptarëve nepër Kosovë, për të shkaktuar frigë, madje duke i prerë në fyt njerëzit me sharrë (në Makofc afër Prishtinës), duke bartur kufoma për të humbur gjurmë deri në Batajnicë të Beogradit, duke bombarduar shqiptarë nepër kolona duke u arratisur, duke i grumbulluar shqiptarët nga shumë katunde në një vend, në mënyrë që me “një bombë të asgjasohen të gjithë”, provohej që të arrihet qëllimi i shfarosjës. Dhe bombardimi 78 ditësh nga NATO, do të përfundojë me kapitullim të ushtrisë dhe policisë serbiane në Kumanovë më 9 qershor 1999. Pas këtij nënshkrimi të kapitullimit të RFJ-s fashiste, do të pasojë mbledhja e KS OKB, prej kah buron Rezoluta 1244. Edhe kjo rezolutë mbështetët unanimisht në Kartën e OKB-ës, Kaptina VII, me çka bombardimi i NATO-s objkeivizohet (arsyetohet) në tërësi. Këtë fakt historik serbianët dhe qarqet poltike sidomos, duhet ta mësojnë dhe nuk po e mësojnë ende spse planet e vejtra u kanë mbetur në gjysmë të rrugës; madje nuk do ta mësojnë për deri sa serbianët me një rezolutë të KS OKB të detyrohet për t` i paguar REPARACIONET, sikurse që u detyrua Gjermania naziste më 1946. Vetëm atëherë kur të paguhen dëmet e luftës, populli serbian do të vetëdijësohet dhe më nuk do t` i votojë për të ardhur në pushtet qarqet nazifashiste të tipit “Zbor”, “Radikal” SPS-nacioanlsocilaist dhe mercenarë të ndryshëm të kampit të drogerisë dhe çmendurisë, ku fundi është vetëm vetëvrsaje e pushtetit A. Vuçiq dhe partisë së tij e cila noton mbi krime dhe hapur më 9 janar 2024 i quajti heronjë kriminelët Karaxhiq dhe Mlladiq. E pse mos ta themi se Republika serbe në Bosnje është sajesë e gjenocidit, e cila po mbahet me finansa të Beofradit dhe Mosokës. Qarqet serbiane që janë derivat i KGB-es e që kishin marrë emrin UDB-a më 1946 (nga OZN-a e vitit 1944, do të promovojnë rrevolucionin shqiptar për liri dhe pavarësi nga pranvera e vitit 1981. Përkundrazi serbianët do të luftojnë që me propogandë Rrevolucionin shqiptar ta kthejnë të paktën në diçka që shqiptarët do të: “pendohën pse e filluan demonstrimin antikolonial”!!!. Në këtë rrafsh kishte shumë çka spekulative, sepse kreu i UDB-ës nuk ishte aq naiv e të mos i vejë të gjitha aftësitë e veta në front, për të i bërë shqiptarët të: “flasin me hien e vet” si thuhet në dokumentet sekrete të kohës, sepse e kishin tërë aparatin shtetëror në duart e tyre. E për t` ia arritur atij qëllimi kishin programe të shkruara, po kishin edhe një pervojë dyshekullore duke u marrë me mizori ndaj shqiptarëve, krejtë me qëllim final që : “t` u grabitët toka dhe të kolonizohet Kosova me sllavë”.(shiqo: Dobrica Qosiq, Darka e patriarkut, 1980, e pabotuar kurrë!, ku thuhet se “demonstratat duhet t` i kualifikojmë se i ka organizuar UDB-a sepse në këtë mënyrë do të arrijmë përçarjën e dyfishtë të popullit shqiptar”. Këtë kualifikim duhet ta belbzojnë ata që kanë pak autoritet politik në fillim, në mënyrë që konflikti qyteter –shqiptaroë shqiptar të egersohet deri buzë luftës civile, si një lloj orteku. Ne duhet të vrojtojmë nga bregu(!), përfundon Dobrica Qosiqi në shkrimin “Qervishi i rrenave serbiane”. 3. Rikolonizimi atyre serbo malazezëve që ishin shpërnhulur si paradë politike Edhe nga një shiqim politik që vinte nga LKJ dhe ushtria,shumë shpejtë makineria serbiane do ta gjejë çelsin për t` u dalur në ballë shqiptarëve nacionalist dhe iridentistë, duke publikuar: “nevojën e kthimit të serbëve dhe malazezëve që ishin shpërngulur nga Kosova”, sepse serbianët nuk kishin pasë fuqi ta durojnë asnjë lloj barazie në të drejta nacionale, sidomos pas Plenumit Brioneve të LKJ-ës më 1966. Madje, për këtë fushatë politike, shumë shpejtë do të ngjitën në valle së bashku: LKJ, Kisha Serbe, KOS-i (Kontra obavestajna Sluzba-Sherbimi Kontra Informativ) ushtark ,si dhe tri organizata çetnike nga emigarcioni (ORJUNA, SRNAO dhe JRZ nga Argjentina, Kanada dhe Brazili). Në këto rrethana në Kosovë do të fillojë një gjueti shtrigash ndaj rinisë, punëtorëve dhe intelektualëve shqiptarë. Diferencimi politik dhe ideologjik do t` i përfshijë të gjitha shtresat e popullsisë shqiptare. Askush nuk do të mundet për t` u regjistruar në asnjë shkollë, apo për t` u punësuar pa një karakteristikë se: “nuk është iridentist shqiptar”!. Këtë vërtetim duhej ta merrnin shqiptarët, pa marrë para sysh moshën nepër komitetet e çetnikëzuara të LKJ-ës në përgjithësi, në tërë Kosovën. E kjo atmosferë politike e thikës dhe xhakut nepër rrugë dhe sidomos nepër burgje, do të zgjatë për dy dekada. Mbi të gjitha më 1983 LKJ në Kosovë do t` i themelojë brigdatë terroriste në stilin e Hutlerit më 1933.Në lidhje me këtë atmosferi të dirigjuar, deri më 1987, kur në krye të vallës nazifashiste serbiane, doli Kisha Ortodokes Serbiane, sidomos me nxierrjen e ershrave të Princ Lazarit, dhe ata eshra duhej për t` i shetitë nepër tërë vendin kah prtendohej të krijohej Serbia e Madhe- homogjene, ashtu si e kishte vizatuar Stevan Moleviqi më 1941. ( shiqo: S. Moleviq, Homogena Serbia, 1941). E vërteta, tërë makineria nazifashite e homogjenizimit serbian ishte menduar mirë në kreun politik, ushtrak, policor dhe rreligjioz serbian si maskë me moton: “Pas Titos-Tito!”. Por shqiptarët nuk ishin më naiv dhe okupatori nuk mund ta mbulonte diellin me shoshë me parullën e “vllazprim bashkimit”. 4. A kanë kërkuar demonstrantët shqiptar ndryshimin e sistemit ekonomiko shoqëro më 1981? Eshtë shumë simptomatike se si këtë ide serbiane “Pas Titos-Tito” e kishin refuzuar në “ilegalitet” qarqet politike dhe shtetërore sllovene dhe kroate. Këtë konstatim e nxierrim nga një stenogram “tejet sekret” nga viti 1982. Për çudi ky dokument kishte ardhur nepër forumet e Kosovës, por ishte injoruar edhe në Kryesi, në të dy kryesitë e Kosovës (Kryesa e shtetit dhe e partisë). Madje komunistët drejtues në Kosovë e kishin injoruar në tërësi diskutimin tim në Komisionin e Histrisë, ku pata thënë: Kush e fabrikoi fjalën KONTRARREVOLUCION? A e kanë marrë demonstratët Kuvendin e Kosovës; a e kanë marrë demonstrantët Këshillin Ekzekutiv, a e kanë marrë demonstrantët Radio Televizionin etj- Jo. A ka ndokush informatë se demonstruesit shqiptarë kanë kërkuar ndryshimin e sistemit socilasit në atë kapitalist-Jo. Në Komision është ngritur Pavle Joviqeviq dhe u është drejtuar të pranishëmve: Ju jeni të pafytyrë nëse nuk e pranoni këtë konstatim shumë të nderëshëm dhe të guximshëm të profesor Bajramit”. Askush nuk foli, por denimet drakonike vazhduan , edhe pas prillit 1981. Parndaj, deri me sot asnjë politikanë shqiptar nuk gjeti kurajo e t` u kërkojë falje shqiptarëve për akuzat që ua kanë bërë në shtyp, radio dhe televizion dhe mbi të gjitha në gjykata, tërë asaj plejade patriotësh që mbajtën burgje dhe disa e dhanë edhe jetën duke luftuar nën Flamurin e UÇK-ës famëlartë. E sot krenohemi me qëndrimin e Nikola Sandulloviqit, që erdhi në Prekaz dhe kërkoi falje. Po ju shqiptarë-komunista, që keni sharë e shkumuar për një dekadë, a nuk pendoheni, çka po pritni?!!! Ende muret e burgjeve janë të përgjakura me gjak të shqiptarëve të njomë (të rinjë). Ende si duket keni nostalgji për parullën: “Pas Titos-Tito”. Madje ka shenja se atë sistem të gjarpinjëve helmues në çdo hap, ende tinzisht jeni kah e kultivoni. Ky soj i ish politikanëve se si kanë vepruar pa dallim, duhet për t1 u hulumtuar, në mënyrë që gjenratat të çlirohën nga epoka e hafijëve dhe dhunuesëve ordinerë. Së pari, duhet shtruar pyetjën se a mos po i përngjanë kjo praktikë sielljeve serbiane që vet e krijonte një “teori narrative”, dhe vet pastaj hudhën në front për ta luftuar. Pra shqiptarët duhet të ruhën edhe prej këtyre “hieve”. Ky fenomen ndodhë natyrisht për të humbur gjurmë, sepse nxitësit e komploteve janë brenda atyre që e luftojnë komplotin, do të prosiste Makiaveli. E nxitës i tërë komplotit ishte cilsuar se është më 1982 Shtabi i Nikolla Lubiçiqit dhe Gjeneral Graçaninit, të cilët e lansuan fjalën “kontrarrevolucion”, për çdo kërkesë të shqiptarëve për progres dhe barazi politike dhe ekonomike. Në realitet, ishte lufta për ta trashëguar Titon në parti (slloveni S. Dollanc si agjent i Gjermanëve), dhe në shtet serbiani Nikolla Lubiçiq. Në Beograd më 1985 do të shkruhet edhe ky shkrim me titull: “Çdo gjë në Kosovë është e jona, me përjashtim të shqiptarëve, të cilët një pjesë do t` i vrasim, një pjesë do t` i shpërngulim dhe një pjesë do të kanë fatin të konvertohën në katolik, për çka do të kemi edhe mbështetje në Kroaci dhe Slloveni” (nga shkrimi i D. Qosiqit, Srbi kao u Kajmakçallanu, 1986, Nga Dosja e Vladimir Bakariqit, të cilën e posedonte V. Dedier!!). Natyirisht se një programim i tillë ishte paraparë për t` u realizuar për 30 vjetët në vijim, për aq sa kishte zgjatë asgjasimi i gjermanëve në Vojvodinë dhe italianëve në Istër, ku më 1945 ishte vëndos diltatura ushtrake, sukurse në Kosovë (8 shkurt 1945). Madje më 19 shkurt 1945 ishte planifikuar ndarja e Kosovës në mes Serbisë dhe Malit Zi, por kishte deshtuar, në saje të reagimit shumë të vendosur të kreut ushtrak dhe politik të Kosovës, në kabinetin e Millovan Gjilasit në Beograd.E vërteta, po këtë Millovan Gjillasin do të përbinë politika masone e titizmit, me një anë për t` i frigësuar oponentët serbo malazezë . E në anën tjetër për t` i josh ata afër Titos që të aspirojnë pozitë: “Pas Titos-Tito. Por Tito i ri, që duhej për ta rajtur Jugosllavinë madje centarliste, duhet të jetë serbian e jo Stane Dollanc” (shiqo prap D. Qosiq, po aty). Mos i akuzoni shqiptarët se i dijnë këto pazare serbiane dhe sllave, sespe kam nga pasë informatave, e jo pas pasurisë dhe hajnisë. Këtu dallojmë me shumë akademikë shterrpaka që me dy tri libra paguhen sikur Luigjat e Francës. Bëni sefa akademika, bëni! Edhe më keq, kaanë ardhë oficerët patriot nga Shqipëria dhe kanë bërë luftë për çlirimin e Kosovës dhe me sugjerime meskine “syrmelia” i ka pëjashtuar nga pagesa disa VETERANË të UÇK-ës!!! Po, po. Po na marrin serbiant erë në çafë dhe nuk na konsiderojnë për asgjë, me këto siellje. Sidomos, popat serbian shkruajnë “libra për gjenocidin e shqiptarëve ndaj serbianëve” dhe instituconet shkencore dhe Alademia heshtin. Ku jeni sokola të Atit kombit, me shtat zemra, të pshurrta, ku jeni ju ndertuesit e xhamive dhe kishave nepër Kosovën e lirë. 5.Çka është shteti terrorist dhe pushteti kriminal në mentalitetin serbian? Më 1987 ishte “vetëlajmruar” psikologjia sataliniste në Beograd si: “më e sheruar serbianët vetëvetën dhe më e realizuar planin e Serbisë centraliste dhe homogjene”. Në këtë pyetje, së pari do të përgjigjet ushtria e pastaj politika serbiane. Kisha serbiane do të vrojtojë situatën nga “bregu” për një vit, gjithnjë deri sa filloi lufta qytetare në mes sllavëve. Këtë realitet, serbët si popull nuk e kuptonin se cili është fundi i asaj liturgjie të përgjakshme. Kreu politik serbian ishte i dehur me shovinizëm si popull i “qiellit”, sikurse komunistët shqiptarë në Kosovë me ideologji titiste, sidomos. Por si e kishin ndezë psikologjinë e tyre serbianët, duke shetitur eshrat e Lazarit kalbur; si ishin dehur me mitingun në Gazimestan (28 VI 1989); si ishin dehur me luftëra qytetare në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë, me ata parametra do të versulen në Kosovë më 1998/99, madje edhe me fajin e nderkombëtarëve sepse në Dejton (SHBA) Millosheviqi u pagëzua me emrin “Paqebërs”. Aty mori turr Milloshi, duke menduar se: “ka shansë të shekullit për t` serbizuar Kosovën, sikurse Sanxhakun e Nishit, prej para ardhësve të tij më 1877:Jovan Ristiqi, Milan Obrenoviqi etj. Kështu, asgjë S. Millosheviqin nuk e pengonte që quhej nepër gazeta prijës i një “shteti terrorist dhe pushteti kriminal”. Përkundrazi, serbianët ishin në përgjithësi në një mendim dhe veprim me te. Madje me te ishte edhe diplomacia e BE dhe SHBA, por në Rusi kishte dilema atëbotë. Krahas zërave se S. Milloesheviqi duhet hetohet dhe burgoset (sipas KS OKB kur e krijoi Tribunalin e Hagës) menjëherë qarqet serbe e krijuan mendimin se: “UÇK ka bërë traspalntimin e organeve njerzore në një shtëpi në Malësinë shqiptare afër shtallës bagëtive”!!!. Këtë trillim e pati hanger pazari burkur mirë në aspektin horizontal politik. Dhe TRILLIMIT serbian i besoi edhe Këshilli i Evropës, ku rusët e kishin dominimin me partitë e tyre neonaziste. Por mbi të gjitha pas një pagese të majme, Dik Martinoviqi u bë akuzues ndaj një populli (shqiptar) që luftonte për liri. E lufta për liri u ka kushtuar shqiptarëve vargoj gjaku dhe mizori ndër më kestremet në Evropë. Në këto rrethana të “matjes së muskujve politik” (1999-2006), Marti Ahtisari do ta fillojë punën për ta bërë Kosovën me Kushtetë- sikurse çdo shtet demokratik. Dhe pas 3 muaj bisedimesh në Wjenë (2006) do të lind Kushtetuta e Ahtisarit e cila sanksionon shkurt e shqip: 1. Ska bashkim të Kosovës me Shqipërinë; 2. Ska ndarje të Kosovës; 3. Ska kthim të Serbisë në Kosovë; 4. Kisha serbe ka eksteritorialitet, ndersa serbët janë të barabartë me shqiptarët ku gjuha shqipe dhe gjuha serbe janë zyrtare, plus diskriminim pozitiv për serbian- të drejta shtesë në çdo pore të jetës. E ky realitet do t` i kushtojë Evropës për shekujt që vijnë. Por askund në Kushtetutë nuk shkruan se “ka komb kosovar”, argumet ky që do të sherbej gjatë histirisë për tubim, pajtim dhe bashkim kombëtar. Po, kam qenë këshilltari i fundit që e kam këshilluar Bacin (ADEM DEMËN) që të shkojë në Rambuje por mos ta nëshkruaj aktin me 10 pikat e panegociueshme. E sot, shumë shkrolagji po e kritikojnë Bacin pse nuk shkoi në Rambuje. Po shtrohet pyetja kah erdhi propozimi për Referendum pas TRI vjetësh për Kosovën nga populli i saj. Erdhi nga biseda OLLBRAJT-Demaçi nga zyra e Dernovshekut (slloven-Lublan). Prandaj, ata që sot e kritikojnë Bacin, nuk duhet krekosen se ka dokumente mbi dokumente. Mund të flasim publikisht, por me fakte dhe me kompetenët e kohës. 6. Kush po hetohet dhe gjykalohet në Hagë Në Hagë nuk po hetohet dhe nuk po gjykohet ai institucion që organizoi në qershor 1998 DEZERTIMIN e FARK-ut; në Hagë nuk po hetohet e gjykohet ai institucion që urdhëroi çarmatimin e UÇK-ës në shtator 1998; në Hagë nuk po hetohet dhe zbulohet se sa dosje i dergoi Komisioni i LDK për hulumtimin e krimeve i themeluar më 19 nëntor 1998; Në Hagë nuk po hetohet pse shkuan në Beograd Ibrahim Rugova ,që synonte çmimin NOBEL ; Fehmi Agani,që synonte kreun e LDK-ës, Mahmut Bakalli që synonte kryeministrinë e Kosovës, Pajazit Nushi që synonte drejtimin e Parlamentit Kosovës dhe Veton Surroi që synonte pozitën e Ministrit të Punëve të Jashtëme të Qeverisë së Kosovës. Kuptohet se këta persona, me disa nyansa e kanë luftuar UÇK- në çdo hap dhe nuk do të ndalën së luftuari edhe ata që janë pasues politik të tyre sot. Madje po këta që u cekën patën shpikur një rrenë se: “Adem Demaçi paska kërkuar që të shuhet UÇK”. E vërteta, Adem Demaçi në pozitën e Kryetarit të Partisë Parlamentare, pati kërkuar që të shuhën të gjitha partitë dhe të kalojnë në “partinë” e: Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E kjo është e vërteta. Madje në Hagë nuk po gjykohet pse S. Millosheviqi në Dejton të SHBA-ve u shpallë “paqebërës” e në rralitet ishte kasap, pas tentim vrasjës së sllovenëve, kroatëve, boshnjakëve, sidomos në Srebernicë 1995) dhe shqiptarëve anë e kënd Kosovës përgjakur prej solldatëve të tij 1981-1999. E në lidhje me tërë këtë, askund nuk po theksohet se deri me tash janë gjykuar dhe denuar për krime lufte 25 serbianë dhe 37 shqiptarë. E këto fakte flasin vet se në Hagë po hetohet dhe gjykohet Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-ës –drejtuesit e tij, drejtuesit e Luftës së drejtë për çlirim nga okupimi serbian. Pra, po hetohet dhe gjykohet, Lufta e drejtë e popullit shqiptar. Asnjë interpetim tjetër, nuk mund t`i përshkruhet kësaj gjykate raciste. Madje, aktakuza është ngritë si: “veprimtari e përbashkët kriminale”, duke e injoruar tash “shtëpinë e verdhë, të traspalntimeve pranë torishtës bagëtive”, konstatim ai që Parlamenti i Evropës e aprovoi. Pra, akuza është e drejtuar në shumës,është e drejtuar ndaj tërë UÇK-ës, dhe ky realitet me asgjë nuk mund të maskohet. E demaskimin e presin ata që po vuajnë e malltretohën nga haifjët që janë regrutuar e paguar me dekada përpara. Lidhur me atë që u tha më lartë qysh më 1995 Enver Maloku e betoi librin: Hakif Bajrami, POLITIKA E SHFAROSËS SË SHQIPTARËVE DHE KOLONIZIMI SERB I KOSOVËS 1844-1995, “ÇIK” Prishtinë 1995, f. 206, duke më thënë si kusht që e kisha se: LDK do të rreshtohet me të gjitha mjetet në luftë për çlirimin e Kosovës nga okupatori serbian”. Ndërsa, në prag të Konferencës Rambujesë (shkurt –mars 1999) tre drejtues të LDK-ës (Fehmi Agani, Latif Berisha dhe Bardhyl Çaushi) kishin shpërthyer:” Nëse Serbia e zgjëron terrorin ndaj shqiptarëve, LDK do të hyn në luftë përkrah UÇK-ës, për çlirimin e Kosvës”. Por, kriza e besimit mbretëronte jo vetëm në kupolë, por edhe në pjesët më të ulta organizative të kësaj partie, të cilën populli në fillim e konsideronte si shpëtimtare (madje edhe unë-HB), me të drejtë. Së këndejmi lufta e UÇK-ës, NATO-s përmes bombardimeve për 78 ditë, pa pushim, iu bashkua UÇK-ës në luftë , pra NATO nuk iu bashkua politikës paqesore. Me këtë fakt, duke e xhveshur LDK-ën nga çdo famë të saj e llafeve dhe “odave historike”, prej të cilave na kishin mbetur shpresat, por gjithnjë kishim përjetuar robëri të reja dhe zhgënjime pa kufi. 7. Adem Demaçi ishte i palëkundur për luftën e drejtë të UÇK-ës Sidomos pas fillimit të bombardimeve të NATO-s më 24 mars 1999, Adem Demaçi duke e vrejtur rëndësinë e luftës, por edhe sabotimin në radhët e LDK-ës, do të kërkojë për të dytën herë SHUARJEN e të gjitha partive politike dhe kalmin e tyre në UÇK. Në lidhje me këtë, pasi që Demaçi e kishte shuar Partinë Parlamentare më 20 shtator 1998, dhe komplet antarësia kalon në UÇK, por akuzat nga kreu i LDK ndaj Adem Demaçit do të përditësohen në të gjitha nivelet vertikale dhe horizontale politike. Ky fakt ishte kafashtë që nuk kapërdihej, do të klithë Demaçi. Madje kur dihet se të gjithë këta “haxhi” politik në pjesën e parë të vitit 1999 kishin shkaur në Beograd dhe atje u ishte premtuar edhe takimi me drejtuesit rus, do të shkruaj Çernomirdin në librin, Kapitullimi i Millosheviqit. Nuk është e vërtetë se Adem Demaçi si drejtues politik i Zyrës së UÇK-ës në Prishtinë ishte kundër Konferencës Ndërkombëtare të Rambujesë. Jo, Adem Demaçi ishte kundër 10 pikave të PANEGOCIUESHME, sipas të cilave Kosova mbetej koloni e Serbisë; në Kosovë mbetej kontigjenti prej 11 000 ushtarëve dhe policëve serbian; kufirin me Shqipërinë do e ruanin forcat serbane. Ndërsa shuhej çdo ide dhe shpresë për avansimin e Kosovës në Republikë. Dhe, mu për shkak se kreu i Shtabit Përgjithëshëm të UÇK-ës u pajtua me 10 pikat e panegociueshme, Adem Demaçi tërhiqet nga pozita e Përfaqsuesit Politik të UÇK-ës, por nuk e pushon punën për UÇK-ën me tërë ekipin e tij punon edhe më me përkushtim. E vërteta, Adem Demaçi ka lëvizë nepër rrugët e Prishtinës, pa roje dhe për 12 herë ka qenë para pushkatimit nga policët e terbuar serbian. Në vrejtjen tonë, që mos të lëvizë, Demaçi është përgjegjë:” Nuk mshifem. Përtej vendit tim nuk kam ku të shkoj. Këtu kam lind dhe këtu dua me e bërë dekën, qoftë edhe nga plumbat e kriminelëve serbian. Unë nuk jam asgjë tjetër vetëm se NXËNËS I HASAN PRISHTINËS”. Megithë këtë pozicion, duhet theksuar se mizori të papara e patën poshtruar shqiptarinë në ato kohëra të krimit dhe mizorive serbiane. Pas vitit 1999 Adem Demaçi ka faktuar prova se popullin serbian nuk e urren, por është i pari që në Arkivin e Kosovës na ka organizuar për t` i hulumtuar krimet serbe, të cilat në detale janë botuar në vitin 2001. Ai libër i Dr Nusret Pllanës është botuar atëbotë në disa gjuhë botërore.Por të kuptohemi se ka pasë reagime nga të huajt me sugjerime nga “tanët”. Bile në zyrën e një minsitrie atëbota pata pyetur: A jam në Mnisyrinë e Kulturës, apo të Udbës? Ndërgje ale t1 i brenë ata që verbërisht u sherbenin komesarëve dhe hoshtaplerëve që i mësuan edhe nëpunësit tanë me viedhë, sa të mundën. 8. Çka shkruante Adem Demaçi “Edhe fajet tona nuk duhet injoruar, sepse deri me tash një policë e heton tragjedinë në Prekaz, një polic e heton tragjedinë në Raçak dhe një policë e heton krematoriumin në Gjakovë; askush nuk e heton kreamtoriumin në Burgun e Dubravës. Madje asnjë varjse politike të antarëve të LDK-ës edhe pse kjo parti kishte pushtet, nuk është hetuar dhe denuar deri me sot Madje as prerëja me sharrë e shqiptarit në Makofc afër Prishtinës, nuk është denuar. Madje as bartësit e kufomave deri në Beograd kanë mbetur të pahetuar dhe pa gjykuar sepse ka penguar UNMIK dhe KS OKB-ës. Kjo ka ndodhë edhe për faktin se: Gkykata e UNMIK-ut, gjykata e EULX-it nuk kanë lejuar të hetohën krimet qoftë edhe nga institucionet shekncore të Kosovës!!!. Shkurt e shqip, edhe sot nga disa qarqe shqipfolëse, po punohet që UÇK të kompromitohet se ka bërë “luftë kriminale”, siç na thuhej për çdo javë nga Dinzbir, K. Hill, Hollbruk dhe sidomos Majorski. Dhe tërë këtë histori ogurzezë antishqiptare, sikur po e mjegullojmë për faktin se një parti dje, sot dhe nuk ka shansë se do të vetëdijësohet që të objektivizohen krimet dhe e vërteta të dali në shesh edhe neser. Madje edhe në VV ka shenja meskine se ka hyrë “Kali i Trojës”, me flamur dhe rekvizita e fjalë miradie për ata që e sabotuan luftën! Po, Senekën mund ta admirojë, por më tepër e çmoj fundin e fjalimeve të tij!Po Demaçin mund ta admirojë, por kurrë nuk mund ta kam KAPITALIN KOMBËTAR TË TIJ. E këto kriteriume politikanët atnë në një masë po i injorojnë, thue se gjithëmonë do të mbesin në fotele. Panterej! Postscriptum Në fund apelojë në opinionin publik dhe atë zyrtar të Republikës Kosovës, që ta ngritë vetëdijën dhe vugjilencën e sigurisë në Kosovë, sepse ata që e kanë projektuar Specialën, qysh tani po e shohin se do të zhveshën rrenat e tyre. Parndaj, ia veln që edhe për këtë Gjykatë të njihet e verteta, një ditë, sepse pas pëfundimit të punës saj, shqiptarët do të ndihën më krenar dhe më ballhapur kudo nepër botë. Mbi të gjitha, sidomos LDK e ka shansën që të deshmojë në të ardhmën se kush ia ka vrarë aktivistët e saj, kuptohet kur ta marrin pushtetin, nëse e marrin, sepse kur e patën, heshtën si qyqet e rremit, sepse frigoheshin nga hieja e vet. Pra sa ishin në pushtet zbulimin nuk e bërën. Nëse edhe njëher gënjen ndonjë dëshmitar i tyre politikanesk, duhet të dihet se ka ligje edhe për atë “zejtari” morbide, e që duhet përgjigjen për shpifje, sepse këta nuk duan ta drejtojnë hetimin kah pushteti i popave serbian, por vetëm ndaj fajtorëve eventual në Kosovë, cilido qoftë por jo nuk duan që “fajtorët” t` i takojnë LDK-ës. Në këto rrethana, më duket se të burgosurit politik në Hagë, po dëshmojnë pjekuri politike, kulturë kombëtare dhe çmim për të cilin nuk pendohen sepse kanë bërë luftë të drejtë. Mbi të gjitha, pushteti i Serbisë nazifashiste po ushtron këto ditë sërish në Rashkë, se si me u kthye në Kosovë, ku pastaj nuk do të ketë vend për shqiptarë. E ne Dardanët, jemi këtu për t` u mbrojtur, për të mbetë në trojet tona, nëse e don nevoja dhe na imponohet lufta edhe të shpërndahemi sërish nëpër istikame, gjithnjë për mendim, fjalë dhe veprim të drejtë, për Republikën e Kosovës, për Federatën e shtetve shqiptare, me shkollën e Adem Demaçit në ball. (shkrim i nxierrur nga një monografi politiko-filozofike për UÇK-ën, mbaruar më 6 prill 2023). Në fund të fundit, më imponohet të them se popat serbian janë ata që në çdo etapë historike projektojnë mizori ndaj shqiptarëve, me një nxitëje nëntoksore nga mafia evropiane. Ja faktet: më 1330 popi i manstirit Deçanit shkruante se: “ Nëse ndonjë arbanas vetëm thot se më parë ara, ose kullosa ka qenë e imja, do të denohet 500 krerë dele” (ishte kohë e pas kryqzatave); Rasti i dytë ka të bëjë me rrenën se kinse më 1690 serbët janë larguar nga Kosova: Ja fakti i historianit serbian Jovan Tomiq, O Arnautima, shkruan më 1913 se: “ky konstatim është një rrenë që e kanë fabrikuar popat serbian dhe pastaj kjo rrenë po përshkruhet nga libri në libër nepër Serbi”. Analiza se çka duhet t` u përgatitet shqiptarëve, pas gjenocidit në Sanxhakun e Nishit (më 1877) ishte: “Ta je teshko pokrenuti, iz planine vuke ljute, josh je tezhe pritisnuti is kamena arnaue”(viti 1881, autor Popi Mateja Nenadoviq); Në vitin 1942 popi Nikollaj Velimiroviq shkruante se: “Atë që po e bën Hitleri sot ndaj Hebrenjëve, atë e ka bërë Shën Sava ndaj arbanasëve në kohën e tij”. Dhe në fund, Patriku Pavle më 1998 provoi që ta shpall S. Millosheviqin të “shenjët”. Ndërsa, më 2023 Manastri i Bajskës u shndërua në deponi aramtimi, dhe u dëshmua se institucionet tona paskan flejtë. Pra, nuk duhet të lavdohen shumë për vigjilencë. Unë popullit i besoj. Shkrimi iu kushtohet heronjëve: Rexhep Malës , Nuhi Berishës dhe Enver Malokut.

Bassuener: Raketat `Javelin` sinjal i ndryshimit të raporteve me Serbinë

Mesazhi që Shtetet e Bashkuara po dërgojnë në Serbi, duke paralajmëruar shitjen e raketave kundërtanke në Kosovë, është se Beogradi zyrtar nuk konsiderohet partner i besueshëm. Kështu tha Kurt Bassuener, hulumtues i latë në Këshillin për Demokratizim të Politikave me seli në Berlin. Bassuener tha se beson se kjo lëvizje ende nuk shfaq një ndryshim të politikës së Perëndimit ndaj Vuçiqit, por është tregues se ndryshimi i politkës mund të shqyrtohet. “Mesazhi që SHBA-ja po dërgon me këtë blerje është se Serbia, pavarësisht deklaratave të Perëndimit se është partnere në dialog, nuk po konsiderohet partnere e besueshme, ose e besueshme nën udhëheqjen aktuale”, tha ai. Njoftimi për synimin e Kosovës që të blejë sisteme raketore nga SHBA-ja vjen në kohën kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë të larta. Në muajt e fundit, ushtria serbe disa herë ka lëvizur trupat drejt kufirit me Kosovën, kufi që ruhet nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, teksa u regjistruan disa incidente në veriun e Kosovës – të banuar me shumicë serbe – përfshirë edhe një sulm të armatosur nga një grup serbësh ndaj Policisë së Kosovë në Banjskë të Zveçanit. SHBA-ja ka thënë se dhuna e parë në Banjskë, ku u vra një polic i Kosovës dhe gjatë përleshjeve që pasuan u vranë dhe tre sulmues serb, nuk do të lejohet që të përsëritet. Eksperti gjerman Bassuener tha se beson që incidenti në Banjskë është një prej motiveve që SHBA-ja dëshiron të forcojë kapacitetet mbrojtëse të Kosovës. “Në takimet e mia në Uashington, nuk kam parë ndryshim të madh në mënyrën e mendimit. Por, ka më shumë njohje se politikat që janë ndjekur deri më tani nuk kanë dhënë rezultatet e pritura. Prandaj, shpresoj se vendimi për raketat Javelin është sinjali i parë i një ndryshimi të strategjisë ndaj Ballkanit Perëndimor nga të dyja anët e Atlantikut”, tha ai.

Rasti Sanduloviq mund të klasifikohet si një ngatërresë misterioze politike: si u gjend lideri i një partie margjinale në qendër të mosmarrëveshjes serbo-kosovare?

Dyshohet se gjithçka ka nisur më 2 janar, kur Nikola Sanduloviq ka postuar në rrjetin social X një video nga vizita e tij në kompleksin “Adem Jashari” në Kosovë, ku ka vendosur një kurorë me lule te monumenti, ku në vitin 1998 u vranë 50 anëtarë të familjes së Adem Jasharit, njërit prej themeluesve të UÇK-së.… Kryetari i Partisë Republikane u arrestua një ditë më vonë dhe përfundoi në paraburgim për shkak se, siç njoftoi Prokuroria e Lartë në Nish, “dyshohet se ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”. Avokati i Sanduloviqit, Çedomir Stojkoviq, deklaroi se “Sanduloviq është marrë në pyetje për katër orë në ambientet e Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), gjatë së cilës është rrahur brutalisht”. Dyshohet se disa herë ka humbur ndjenjat dhe në fund i ka mbetur pa ndjenja gjysma e djathtë e trupit, ndaj është dashur të transferohet në Akademinë Mjekësore Ushtarake (VMA) në Beograd. Ai u ndalua në Nish në kundërshtim me rregullat, shpjegoi avokati i tij, sepse Burgu Qendror në Beograd tha se gjendja e tij shëndetësore është e tillë që ai nuk mund të transportohet në Beograd. “Arsyeja e caktimit të paraburgimit është rreziku i përsëritjes së veprës penale, i cili është i pakuptimtë. Ai vendosi lule mbi varrin e një fëmije shtatë vjeçar. E çfarë nuk është këtu sipas ligjit?”, tha avokati Stojkoviq. Vulini ka dhënë urdhër? Meritën për arrestimin e tij e ka marrë mbi vete Aleksandar Vulin, tashmë ish-drejtor i BIA-s, i cili ka bërë të ditur se “Nikola Sanduloviq është arrestuar me urdhër të tij, me dyshimin se ka përkrahur aktivisht shkëputjen e Kosovës dhe ka cenuar rendin kushtetues të Serbisë”. Vulin deklaroi se ndalimi është kryer me urdhër të tij, i cili ka mbetur në fuqi edhe pas dorëheqjes së tij. “Nëse Sanduloviq do të kishte vendosur një kurorë në varrin e Himmlerit, Mossadi do ta kishte vrarë. Nëse ai do të kishte vendosur një kurorë në varrin e Osama bin Ladenit, CIA do të kishte ardhur për ta kapur. Me vendosjen e kurorës me lule në varrin e vrasësit serb Adem Jasharit, Sanduloviq është ndaluar me urdhër timin dhe me urdhër të prokurorit”, ka thënë Vulin, i cili “i ka kërkuar falje Serbisë” që nuk ka mundur të bëjë asgjë më shumë se kaq. Avokati Çedomir Stojkoviq beson se deklarata e Vulinit është “gënjeshtër dhe përpjekje për të marrë përgjegjësinë”, sepse, siç thotë ai, “Vulin u detyrua të japë dorëheqjen dy muaj para postimit të diskutueshëm në Twitter. Kjo është një deklaratë e dakorduar mesVuçiqit dhe Vulinit, i cili tani (në mënyrë të rreme) merr përgjegjësinë për gjithçka që i shkakton dëm ndërkombëtar regjimit të Aleksandar Vuçiqit”. Rusët, hungarezët, Trumpi dhe këngëtaret Nikola Sanduloviq është padyshim një personazh kontrovers politik dhe publik, i cili ka një histori të gjatë të paraqitjeve konfliktuoze. “Partia Republikane” është e regjistruar si parti që përfaqëson interesat e pakicës kombëtare hungareze në Serbi. Edhe pse Sanduloviq publikisht e mbështet Donald Trumpin dhe është pro anëtarësimit të Serbisë në NATO, në prag të zgjedhjeve të vitit 2016, drejtori i Partisë Republikane mori pjesë në mbledhjen e nënshkrimeve të falsifikuara për Partinë e Bashkuar Ruse për para, e për këtë shkak janë ndaluar madje edhe disa këngëtare të muzikës folk në Serbi. Në mars të vitit të kaluar, Sanduloviq, në emër të Partisë Republikane, nënshkroi një marrëveshje me Faton Kurtin, presidentin e Partisë Republikane të Kosovës, e cila parashikon njohje reciproke ndërmjet Serbisë dhe Republikës së Kosovës, si dhe hyrje të përbashkët në BE dhe NATO. Ai mori vëmendje më të gjerë mediatike në vitin 2014 kur ndërpreu prezantimin e kryeministrit të atëhershëm Aleksandar Vuçiq në sallën e London School of Economics. Ai u prezantua si ish-këshilltar i Zoran Gjingjiqit, ndonëse zyrtarisht u regjistrua se ai ishte pjesë e sigurimit të Gjingjiqit vetëm për një periudhë. Ai nxori një disk në opinion për të cilin thoshte se në të kishte dëshmi të parregullsive zgjedhore. Meqë ra fjala, në vitin 2001, Sanduloviq përfundoi në Librin e Bardhë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, si pjesëtar i grupit kriminal të Zvezdarës. Mysafir i nderuar në Kosovë Edhe pse ai drejton një organizatë të vogël politike, Nikola Sanduloviq krenohet publikisht me lidhjet e tij të forta me republikanët amerikanë, e ai është i mirëpritur në një nivel të lartë politik edhe në Prishtinë. Vitin e kaluar në shkurt ai u prit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Interesant është fakti se ai me këtë rast, siç thuhej në lajme, ka vizituar edhe Qendrën Përkujtimore Adem Jashari. Prandaj, mbetet pyetja nëse postimi i fundit i Sanduloviqit është në fakt një video e vitit të kaluar, dhe pse u arrestua tani dhe jo më parë? Edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka komentuar, siç tha ai, “rrahjen e ashpër” të liderit të Partisë Republikane, Nikola Sanduloviq, “nga shërbimi sekret serb” dhe ka vlerësuar se “ky është tregues se çfarë do t’u ndodhë qytetarëve të Serbisë nëse guxojnë ta pranojnë të vërtetën dhe të përpiqen për pajtim”. “Jam thellësisht i shqetësuar nga raportimet se lideri i opozitës serbe, Nikola Sanduloviq është i paralizuar për shkak të një rrahjeje të rëndë nga shërbimi sekret serb. Kjo vjen pas kërkimfaljes së tij për krimet e kryera nga Serbia gjatë fushatës gjenocidale në Kosovë”, ka shkruar Kurti në platformën X. Reagimet nga BE dhe Londra Siç raportojnë mediat, institucionet e Bashkimit Evropian janë duke e monitoruar situatën në lidhje me Nikola Sanduloviqin. Zëdhënësja e Komisionit Evropian Ana Pisonero thotë: “Është e rëndësishme të kemi fakte plotësisht të qarta për rastin. Presim që të respektohen të drejtat e të gjithë qytetarëve. Çdo ndalim duhet të bazohet në dyshimin e arsyeshëm se është kryer një vepër penale dhe të gjitha pretendimet e besueshme për dhunë duhet të ndiqen efektivisht nga autoritetet përkatëse”. Për këtë ka folur edhe ministri i Jashtëm britanik, David Cameron, i cili së fundmi ka vizituar Kosovën. Duke iu përgjigjur pyetjes së kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, Alisha Cairns, për arrestimin e Sanduloviqit, Cameron tha se ishte në dijeni për këto raporte dhe vlerësoi se ato janë “jashtëzakonisht shqetësuese”

Sanduloviqin, Vuçiq: BIA po e bën punën e saj, janë shtuar shërbimet e huaja në Serbi

Pyetjet e porositura për Sanduloviqin, Vuçiq: BIA po e bën punën e saj, janë shtuar shërbimet e huaja në Serbi Televizioni shtetëror serb “RTS” ka raportuar për konferencën e sotme të presidentit serb, Aleksander Vucic, në të cilën ka folur edhe për opozitarin serb Nikola Sanduloviq, i cili është arrestuar në BIA serbe për videon e publikuar duke vendosur lule tek varrezat e Jasharajve. RTS, në lajmin e publikuar i referohet arrestimit të Sanduloviq si “arrestim për spiunim për shqiptarët” Vuçiq ka thënë se “BIA do të vazhdojë ta bëjë punën e saj”, duke shtuar se “s’ka dyshim që ka prezencë të agjencive të huaja të inteligjencës” dhe se kjo prezencë “është rritur për arsyet të pakuptueshme”. “Vendi ynë është një vend që nuk futet në kallëpin e bindjes dhe nënshtrimit, vendi ynë është i lirë dhe liridashës, vendi ynë është i pavarur dhe vendi ynë merr vendime në përputhje me interesat e popullit tonë dhe qytetarëve tanë, dhe jo në përputhje me diktatet e marra nga kushdo nga jashtë”, ka thënë Vuçiq.

Romani “Eskadronët e Vdekjes” i profesor Mr.sci.politologut Bardhyl Mahmutit paraqet gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve – vlerësohet si vepra më e mirë nga LSHK

Bedri Zenel Islami: Një libër i pazakontëtë gjitha pikëpamjet. I ve­çantë. Tronditës deri në thelb. Që me gjithçka i kalon kufijtë e një ro­ma­ni dhe ky kapërcim kufijsh është artistikisht madhësia e tij si vepër, është koncepti njerëzor që sjell, saktësia e rikrijimit të një bote që ishte e pranishme aq shumë në jetën e shqiptarëve të Kosovës, por edhe përtej tyre… Ndoshta ga­bohem, por asnjëherë më parë, në romanin tonë të këtyre viteve, nuk ka ar­dhur një kërkim kaq i pafund, një fushë kaq e gjerë, ku lëvizin personazhe re­ale me emra dhe bëma reale… Me një fjalë, “Eskadronët e vdekjes” është një libër që të lë pa gjumë dhe të rrëqeth! Sevi Lami Agolli: Një roman që i duhet me patjetër brezit të ri! Një roman, që dokumenton me aq mjeshtëri artistike një realitet rrëqethës! Nuk kish si të tregoheshin dhe dokumentoheshin më bukur ato ngjarje të dhimbshme të popullit shqiptar të Kosovës, përveçse parë dhe ndier nga këndvështrimi i vetë një serbi! Ky roman i duhet fort kohës sonë! Është libër i pazakontë, që nga kushtimi, i cili pak kujt do i kishte shkuar ndër mend. Shumë vetë as që mund ta mendonin se një njeri i politikës dhe i artit, prijës në demonstratat e mëdha të pranverës së vitit 1981 – fotoja e Bardhylit me flamur në dorë është njëra nga më rrënqetheset-; i burgosur politik dhe i panënshtruar politik, pjesë e trupës drejtuese të Lëvizjes Popullore të Kosovës, antar i Drejtorisë Politike të UÇK-së dhe zëri i saj në Perëndim, debatues i dorës së parë dhe mik i shumë nga të rënët në luftën e gjatë për lirinë e Kosovës, do ia kushtonte librin e tij , si një memorial, disa figurave të shoqërisë civile të Serbisë, duke filluar që nga Natasha Kandiç… Është libër i pazakontë, pasi, ndryshe nga sa i kemi parë ngjarjet e fundit në Kosovë, ku këndvështrimi ishte gjithnjë përmes syrit tonë, tani ngjarjet rrjedhin nga vështrimi i pak intelektualve serbë, gazetarë e krijues, të cilët duan të dëshmojnë se edhe mes çakejve ka njerëz të arsyeshëm, por që në fund bëhen edhe prehë e dhunës, e vrasjeve dhe shkatërrimit moral e fizik; Është libr i pazakontë sepse sjell në dimension të ri atë që ka ndodhur në Kosovë, burgimet e gjata, qendresën, torturat dhe , mendoj unë, vetëm një neri që i ka ndjerë ato në kurrizin e tij apo të miqve të tij, mund t’i dëshmojë kaq sinqerisht, detajisht dhe rrënqethës atë që ka ndodhur.










 Është libër i pazakontë sepse të mbërthen që në çastin e parë, që atëherë kur nis e lexon faqet e para, në fillim nga kureshtja, sepse autori është një emër nga më të njohurit e, më pas, sepse nuk mund të shkëputesh, nuk mendon se si koha rrjedh, por e bën atë pjesë tënde, nuk e di se në cilën orë je dhe, vetë hapësira të duket se është kthyer edhe një herë pas, në ato vite që ishin themeltare për të ardhmen. Është i pazakontë, pasi, me gjithë dëshminë që sjell dhe të duket se i gjithë mendimi konceptual i librit rrjedh nga “Mashtrimi i Madh”, pra , megjithëse e vërteta vjen si një uragan, libri nuk ka mllef, verbëri, urrejtje, nuk të ngjall dëshirën për dhunë; ai ka mendim dhe , si gjithnjë , mendimi është më i fuqishëm se sa dhuna dhe verbëria. I pakapshëm në shikimin e parë është romani në 500 faqet e tij, por pas këtyre faqeve qëndron një epokë, një botë, disa gjenerata. Ndoshta gabohem, por asnjëherë më parë, në romanin tonë të këtyre viteve, nuk ka ardhur një kërkim kaq i pamatë, një fushë kaq e gjërë, ku lëvizin përsonazhe reale, me emra dhe bëma reale, që nga presidenti i sotëm Vuqiç, i portretizuar në përshfaqjen e tij më të saktë, e deri tek njerëzit e zakonshëm, mes të cilëve të ngjall krupën zagoria e lumpenit të shërbimit të fshehtë serb. Kjo forcë që Bardhyli ka sjellë në romanin e tij është e furtuneshme, por edhe e bukur si pyll, është shtërngatë dhe rrëke njerëzore, si të gjitha ato gjëra, vlera e të cilave qëndron në intesitetin e shprehjes. Harmonia e përpjestimit të së vërtetës dhe të krijimit në roman është magjike, e kujdesshme dhe vepron përmes shumëfishimit të pafrenueshëm të fuqisë së të vërtetës, të shprehjes, mjediseve, forcës së karaktereve. Në fakt , përmes një romani ai ka krijuar një kozmos, i cili ka vetëm një ligj të pandryshuar, përmes të cilit, të gjithë njerëzit, bashkimi i qëndrueshëm i të cilëve bën epokë, krijohen gjithashtu nga epoka dhe dëshmojnë se, nuk mundet që nga gjërat e lëvizshme të gjenden vlera të qëndrueshme, por vetë qëndrueshmëria krijon vlerat e saj. Një libër që lë pa gjumë dhe të rrenqeth ende duke qenë në ekranin kompjuterik është gjithësesi i veçantë, por , në këtë rast, kemi të bëjmë me një roman që në fakt sjell edhe vetë karakterin e Bardhylit . Një roman që nuk është aspak biografik, por që përcepton një botë. Dostojevski, shumë dekada më parë, do të shkruante se ” Ç’gjë mund të jetë për mua më fantastike sesa realiteti”. Dhe ky roman është aq realist dhe aq konseguent, aq i vërtetë dhe mrekullisht i shkruar përmes një stili rrëmbyes, saqë kalon shumë kufinj dhe të duket e habitshme, – mua për vete më është dukur – duke e ditur temperamentin e zjarrtë të Bardhylit dhe njeriun polemist të dorës së parë, se si ai mbetet në roman hulumtuesi i ftohtë, që aq qetësisht ka zhytur shikimin e tij njerëzor në thellësinë e jetës. Një roman që do të trondisë shumëkënd dhe do të jetë i domosdoshëm për të ditur se çfarë në të vërtetë ka ndodhur. Jo kushdo mund ta pohojë lirinë e vet në botën e tij. Mjerisht, jo të paktë janë ato që , të mbyllur në palirinë e tyre, mendojnë se janë të lirë. Liria duhet të jetë marramendëse, ndryshe nuk është asgjë tjetër, veçse forma e jashtme e saj.
Libri “Eskadronët e Vdekjes” me autor Bardhyl Mahmuti, është botuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë-plagë e hapur”. Romani “Eskadronët e Vdekjes” i autorit Bardhyl Mahmuti është vlerësuar si vepra më e mirë nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës e që pasqyron gjenocidin serb ndaj shqiptarëve. Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Shyqri Galica, tha se vepra “Eskadronët e Vdekjes” i autorit Bardhyl Mahmuti është një vepër e veçantë edhe si krijim letrar e artistik edhe si histori. Romani i autorit Bardhyl Mahmuti është i bazuar në ngjarje të vërteta dhe është botuar në shënim të Ditës së gjenocidit në Kosovë, 15 janar 2021. Kjo vepër ka pasur disa botime në shqip, kurse është përkthyer e po përkthehet edhe në disa gjuhë të huaja. Mahmuti tha se në prag të 25-vjetorit nga gjenocidi “nuk mund të jemi të kënaqur nga ajo që kemi bërë deri tani”. “…Është i veçantë në të vërtetë… Pavarësisht nga ndihma, që pretendon autori ta ketë pasur nga shumë vetë prirja e tij në aspektin stilistik letrar, performues, historik është fakt që tregon jo vetëm për përkushtimin e shkrimtarit, por talentin për të artikuluar me një gjuhë të pasur, me një mendim të mbrehtë e më një kërkesë të sofistikuar për ndriçimin e barbarisë serbe… …Shkrimtari Bardhyl Mahmuti është autori që ka depërtuar në thellësitë epokale të shpirtit farosës të pushtuesit serb duke dhënë romanin më të denjë dhe më të mirë pothuajse deri sot për temën e gjenocidit”, tha Galica. Tutje, ai theksoi se dhënia e mirënjohjes nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, i jep një shtytje të fuqishme të shpërndarjes së romanit, derisa shtoi se kjo do të ndikon që të tjerët të mund të shohin edhe një të vërtetë. “…Libri ‘Eskadronët e Vdekjes’ sado modeste të duket që kanë kontribuar të tjerët, por falë rrëfimeve që mi kanë dhënë qoftë Bajrushi, Sadiku, apo Vllaznimi, sepse personazhet kryesore në roman janë personazhe reale. Janë pikërisht ata personazhe që i kanë dhënë një shtytje e sot më thërrasin prej Italisë se kush është Sadiku… Dhënia e mirënjohjes nga Lidhja e Shkrimtarëve jep një shtytje të fuqishme shpërndarjes së romanit jo për shkak të Bardhyl Mahmutit, por sepse duke lexuar qoftë në italisht, anglisht apo në të gjitha gjuhët tjera do të kenë mundësi të shohin edhe një të vërtetë nga këndvështrimi ynë”, theksoi Mahmuti.Për veprën “Eskadronët e Vdekjes”, kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës i dorëzoi mirënjohje shkrimtarit Bardhyl Mahmuti. Autori Mahmuti potencoi se kjo mirënjohje nderon jo vetëm atë, por gjithë të tjerët që janë përkushtuar të hedhin dritë mbi një krim, siç e quan ai aq monstruoz, që sipas tij ka rrezik të mbetet në heshtje.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...