Agjencioni floripress.blogspot.com
2024/01/13
Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës e ka shpallur librin “Eskadronët e Vdekjes” të autorit Bardhyl Mahmuti si më të mirin me tematikë nga gjenocidi serb ndaj shqiptarëve.
Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës e ka shpallur librin “Eskadronët e Vdekjes” të autorit Bardhyl Mahmuti si më të mirin me tematikë nga gjenocidi serb ndaj shqiptarëve.
Me këtë rast, autorit Mahmuti i është ndarë edhe mirënjohje. Kjo vepër përveç në gjuhën shqipe u botua edhe në gjuhë të huaja.
Vepra "Eskadronët e Vdekjes" e autorit Bardhyl Mahmuti është veçuar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës për qasjen dhe dokumentimin e krimit monstruoz të pushtetit serb në Kosovë. Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, Shyqyri Galica tha se romani është një vepër e veçantë edhe si krijim letrar artistik edhe si histori.
"Pavarësisht nga ndihmat që autori pretendon të ketë pasur nga shumë persona, prirja e tij në aspektin stilistik letrar e performues historik është fakt që tregon jo vetëm përkushtimin e shkrimtarit por talentin për të artikuluar me një gjuhë të pasur, me një mendim të prehtë e më një kërkesë të sofistikuar për ndriçimin e luftës së UÇK-së dhe barbarisë serbe", ka theksuar Galica, transmeton RTKlive.
Autori i veprës "Eskadronët e Vdekjes", Bardhyl Mahmuti tha se vlerësimi i veprës së tij u bën nder të gjithë atyre që janë të përkushtuar të hedhin dritë në atë krim aq monstruoz, i cili sipas tij ka rrezik të mbetet në heshtje.
"Jemi në prag të 25 vjetorit, një çerek shekulli nga krimi i gjenocidit dhe realisht nuk mund të jemi të kënaqur me atë që kemi bërë deri tani që në përmasa ndërkombëtare të ndriçohet në tërësi ajo tragjedi që ka përjetuar populli shqiptar i Kosovës", ka thënë Mahmuti.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe disa nga personazhet e librit “Eskadronët e Vdekjes”.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit
Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit ose Çakorri është një qafë mali që shtrihet në Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
SHKRUAN FLORI BRUQI Në Klinë nis Festivali “I Këndojmë Lirisë” Një vit më parë Agjencioni "Floripress...
No comments:
Post a Comment