Zbulimi u bë nga ekspertë, të udhëhequr nga Peter Ma i Universitetit të Torontos, të cilët po përdornin algoritmin për të vëzhguar 820 yje në një zonë të hapësirës që më parë mendohej se nuk kishte ndonjë aktivitet të mundshëm jashtëtokësor. Puna e tyre, e botuar në Nature Astronomy, u krye në bashkëpunim me SETI (organizata private shkencore, qëllimi i së cilës është kërkimi i jetës inteligjente jashtëtokësore përmes programeve kërkimore ndërkombëtare për sinjale të mundshme të prodhuara nga alienët inteligjentë), projektin Breakthrough Listen dhe institucione të tjera kërkimore në fushën e kërkimit të radioastronomisë, për të gjetur mesazhe jashtëtokësore.
Pjesa e qiellit i analizuar nga Ma dhe kolegët tashmë ishte studiuar më parë falë teleskopit Robert Byrd Green Bank në Virxhinia Perëndimore (SHBA), pra radioteleskopi më i madh plotësisht i drejtuar në botë (100 m diametër): megjithatë duke përdorur metodologjinë e vjetër, por nuk u evidentua asnjë shenjë me rëndësi të veçantë.
Steve Croft, një nga drejtuesit e projektit Breakthrough Listen të Teleskopit Green Bank, shpjegoi: “Problemi kryesor është të shikojmë nëpër kashtën e madhe të yjeve dhe sinjaleve të radios që na rrethojnë, për të gjetur gjilpërën që mund të jetë një transmetim nga një botë aliene. Fatkeqësisht, shumica dërrmuese e sinjaleve të marra nga teleskopët tanë vijnë nga teknologjia jonë: satelitët GPS, telefonat celularë dhe të ngjashme. Algoritmi i Peter Ma ofron një mënyrë më efektive për të filtruar kashtën.”
DËGJOJMË MË MIRË
Si duhet të jenë sinjalet për të qenë jashtëtokësorë? Së pari, ato duhet të jenë me brez të ngushtë, pasi ato të shkaktuara nga fenomenet tokësore priren të jenë me brez të gjerë. Ata gjithashtu duhet të kenë një “zhvendosje të pikut” në lidhje me lëvizjen rrotulluese të Tokës, të cilën sinjalet tokësore nuk e kanë. Dhe së fundi, ato shfaqen vetëm kur drejtoni antenën në një vend të caktuar, ndërsa sinjalet tokësore vijnë gjithmonë.
“Sinjalet janë të pranishme kur njeriu tregon yllin dhe mungojnë kur «shikon larg»; në krahasim me ndërhyrjet lokale, e cila zakonisht është gjithmonë e pranishme,” shpjegoi Croft. “Në total, ne kërkuam 150 terabajt të dhëna të mbledhura nga 820 yje aty pranë. Ky është i njëjti grup të dhënash i studiuar në 2017 me teknikat klasike: në atë kohë arritëm në përfundimin se nuk kishte sinjale interesante. Tani po e çojmë këtë përpjekje kërkimi në një milion yje, falë teleskopit MeerKAT.”
ASNJË SIGURI
Këto tetë sinjale që duket se vijnë nga drejtimi i pesë yjeve në një hapësirë që përmban 820 yje, të cilët ndodhen midis 30 dhe 90 vite dritë larg, nuk janë përsëritur: kjo nuk na lejon të themi me siguri absolute se janë sinjale inteligjente.
Astronomët duhet t’i luajnë edhe një herë për të përjashtuar 100 për qind se nuk është ndërhyrje në Tokë, por kjo tregon se sa jetik është algoritmi i ri për të gjetur qytetërimet aliene. Tani gjithçka që duhet të bëjmë është të presim: nëse ata janë atje dhe na dërgojnë sinjale, së shpejti do të jemi në gjendje t’i marrim.
Prej kohësh, mendohet se mbi Hënë ka prova të ekzistencës së jetës jashtëtokësore.Të fiksuarit pas UFO-ve pretendojnë se shenjat e jetës së tyre janë parë, por edhe janë fshehur për të mos u bëra të ditura për masën, duke fshehur kështu edhe sekrete që sjell një tjetër formë jete.
Një video e hedhur së fundmi në “YouTube” nga Secureteam ka befasuar shumëkënd.
Ekipi i Secureteam pretendon se në buzët e një krateri mund të shihen pesë kulla rreth 70 metra të gjata.
Madje ata japin të dhënat për këto kulla, që ngjajnë si piramidat.
Sipas Secureteam, NASA i ka fshirë këto struktura nga imazhet e mëparshme.
Megjithatë shumë të tjerë teksa i shohin këto pamje, ndonëse habiten, i shikojnë si spekulime.
“Alienët mund të jetojnë në një “Super Toke”, misterioze dhe e ngrirë, shumë pranë planetit tone”- kështu thuhet në një artikull të botuar në “The Sun”. Bota e re e zbuluar kohët e fundit në Rrugën e Qumështit, është një nga eksoplanetët më afër Tokës.
I njohur si “Barnard B”, planeti është jashtëzakonisht i ftohtë, i zhytur në -170 ° C. Megjithatë shkencëtarët mendojnë se alienët mund të banojnë atje.
Duke qënë se “Bernard B” ka një trinom të ngjajshëm me Tokën tonë - praninë e formave të hekurit dhe nikelit, një fushë magnetike të fortë dhe një aktivitet të fortë gjeotermik, shkencëtarët mendojnë se ai mund të jetë në gjendje të strehojë jetë fal ngrohjes prej proceseve gjeotermal, ashtu si dhe në liqenet e gjendur në nënakujt e Antartidës.
“Barnard B” u zbulua në muajin nëntor të vitit 2018 dhe është i dyti më i afërt eksoplanet jashtë sistemit tonë diellor. Ai fillimisht u mendua se ishte tepër i ftohtë për të rritur forma jete, por studimi i bërthamës se tij ka ndryshuar idetë fillestare.
“Barnard B” ndodhet 6 vite drite nga toka, një rrugë e shkurtër në terma kozmik, por një udhëtim i largët krahasuar me distancat normale. Duke përdorur teknologjinë e lartë, për të mbërritur te ai do të duhen 130 000 vjet. Planeti I ri I zbuluar është një masë toke 3,2 herë më e madhe se planeti Tokë. Ai furnizohet me vetëm 2% energji krahasuar me energjinë që ne marrim prej diellit.
Edhe pse “Barnard B” emeton dritë të dobët, shkencëtarët janë besimplotë se do ta observojnë atë me teleskopët e gjeneratës së fundit, në mënyrë që të verifikojnë nëse ai është i banueshëm apo jo. Studimet do të hedhin dritë mbi natyrën e atmosferës së planetit, sipërfaqen e tij dhe kapacitetet e mundshëm për të strehuar jetë.
UFO është akronim për Unidentified Flying Object, që në shqip do të thotë Objekt Fluturues i Paindentifikuar (OFP). Termi UFO përfshin çdo objekt fluturues të cilin shkencëtarët nuk kanë arritur ta indentifikojnë. Në shumë raste është bërë fjalë vetëm për dukuri siç janë: rënia e yjeve, kometat, ose dukuri të tjera natyrore, sinjalet e të cilave janë kapur keq nga satelitët për t'u quajtur më pas UFO.
Me UFO përfshijmë çdo objekt ose krijesë të çuditshme fluturuese por që siç e shpjeguam më sipër termi përfshin pamundësinë për ti indentifikuar dhe jo për ti përjashtuar nga fakti që mund të jenë edhe diçka tokësore. Fjalët UFO dhe jashtëtokësorë nuk janë i njejti koncept. USO (Underwater Submerged Objects). Disiplina e studimit të tyre quhet ufologji dhe cilësohet si pseudoshkencë.
Shumë fotografi ose vëzhgime, të cilësuara si UFO, janë marrë nga njerëz të ndryshëm por edhe nga satelitët ushtarake. Materialet janë video, fotografi por edhe dëshmi mbi rrëmbime të mundshme. Nuk ka ndeshur rrallë që në mes tyre të ketë pasur edhe falso. Në dhjetor të 2005, një video e çuditshme e regjistruar nga ufologu amator, Pietro Bibolini u publikua në internet nga burime anonime (të panjohura), dhe hapi serish debatin mbi UFO-t. Për shume njerez keto filmime ishin prova të pamohueshme të ekzistencës së UFO-ve.
Ufologjia moderne lindi më 24 Qershor 1947, kur Kenneth Arnold, një pasanik amerikan, pohoi se kishte parë nga avioni i tij privat, 9 objekte të paidentifikuara, të ngjashme me disqet fluturuese, që fluturonin në afersi të malit Rainer, në shtetin e Washingtonit. Kjo dëshmi përqendroi vëmendjen e opinionit publik botëror mbi dukurinë UFO, duke i dhënë jetë studimit e më pas pseudoshkencës së njohur si ufologji.
Që nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore, ka pasur shumë dëshmi nga pilotë të cilët pohojnë se gjatë fluturimeve kanë hasur në prani të çuditshme ose janë shoqëruar në fluturim nga objekte të panjohur të shndritshëm. Këto u quajten Foo fighters nga vetë pilotët, të cilët thonin se keto objekte manovronin aq shpejt dhe me një shpejtësi aq të madhe saqë vinin seriozisht në diksutim ligjet e fizikës në atë kohë.
Sipas disa ufologëve italian, rasti i parë i dokumentuar daton 11 Prill 1933 në Milano. Menjëherë Mussolini reagoi me krijimin e Kabinetit RS-33. Disa dokumenta të asaj epoke, aktualisht nën pronësinë e Qendrës Ufologjike Kombëtare, faktojnë se një UFO është përplasur në afërsi të Milanos.
Më 7 Janar 1948, rreth ores 14.00 në Madisonville (Teksas) shumë njerëz panë një objekt të çuditshëm me drita të kuqe që qëndronte pezull në ajër. Ky objekt u ndoq nga një skuadrilje avionësh të cilët nuk munden ta godisnin pasi ai u ngjit në lartësi të madhe. Piloti që u shkoi më afër ishte Thomas Mantell i cili gjatë komunikimit me radio dha përmasat e objektit. Sipas versionit zyrtar, oficeri mbeti viktimë për mungesë oksigjeni. I njejti burim konfirmoi se Mantell kishte pasur haluciancione sepse objekti qe ai kishte hasur ishte një balon metereologjik i marinës Sky Hook.
Një vend shumë i famshëm në këtë fushë është edhe “Area 51” (Zona51) një territor ushtarak mbi të cilin është i ndaluar fluturimi. Pikërisht në laboratorët e zonës në fjalë thuhet se ka dokumenete me tepër vlera mbi ekzistencën e UFO-ve. Ka dhe nga ata njerëz të cilët kanë arritur deri aty sa të thonë se kjo bazë ka studiuar vazhdmisht trupa qiellor dhe se është i vetmi vend ku gjendet kufoma e një jashtëtokësori.
Për shumë skeptikë UFO-t nuk ekzistojnë dhe çdo dukuri e mbiquajtur e jashtezakonshme nuk është gjë tjetër vetëm eksperimenti i rradhës i shërbimeve ushtarake amerikane, si për shembull avionet Stealth të cilët karakterizohen nga forma të pazakonta. Qeveria amerikane ka pasur gjithnjë një prirje për të mos dhënë informacione mbi këtë dukuri duke arritur deri aty sa të mos e përfshijë zonën 51 dhe shumë territore të ngjashme nëpër hartat gjeografike.
Kohët e fundit studiues të këtij fenomeni kanë krijuar një emër të ri që është UAP (Unidentified Aereal Phenomena) në shqip Dukuri Ajrore e Paidnetifikuar. Ky përkufizim i ri ka ardhur si pasojë e BOL (Ball of light), në shqip Sferë Drite që shpesh herë kanë ngatërruar studiuesit ndërkohë që bëhej fjalë për dukuri krejtësisht të shpjegueshme.vrk m zemra.
Rrëmbime
Sipas një versioni të ndryshuar të klasifikimit të bërë nga astronomi Josef Allen Hynek, rastet e rrëmbimeve përkufizohen dhe si takime në afersi të tipit të IV. Ky klasifikim është bërë pasi ka pasur shumë raste kur njerëzit kanë deklaruar se janë rrëmbyer nga krijesa të çuditshme për qëllime studimi apo analizash. Këto deshmi janë konsideruar si të rreme pasiqë asnjëherë nuk janë shoqëruar me prova konkrete, megjithëse disa nga të rrëmbyerit janë paraqitur me vraga të cilat nuk i kishin pasur kurrë më parë.
Inteligjenca jashtëtokësore (shpesh e shkurtuar ETI) i referohet jetës hipotetike inteligjente jashtëtokësore.
Asnjë jetë e tillë nuk është provuar ndonjëherë të ekzistojë në Sistemin Diellor, përveç njerëzve në Tokë, dhe ekzistenca e saj në sisteme të tjera yjore është ende spekulative. Çështja nëse mund të ekzistojnë botë të tjera të banuara është debatuar që nga kohërat e lashta. Forma moderne e konceptit u shfaq kur Revolucioni i Kopernikut tregoi se Toka ishte një planet që rrotullohej rreth Diellit, dhe planetët e tjerë ishin, anasjelltas, botë të tjera. Pyetja nëse ekzistojnë planetë apo hëna të tjera të banuara ishte një pasojë e natyrshme e këtij kuptimi të ri. Është bërë një nga pyetjet më spekulative në shkencë dhe është një temë qendrore e fantashkencës dhe kulturës popullore.
Jeta aliene apo jeta jashtëtokësore është jeta që mund të ndodhë jashtë Tokës dhe që nuk e ka origjinën në Tokë. Asnjë jetë jashtëtokësore nuk është zbuluar ende përfundimisht, megjithëse përpjekjet janë duke u zhvilluar. Një jetë e tillë mund të variojë nga forma të thjeshta si prokariotët tek qeniet inteligjente, duke sjellë ndoshta qytetërime që mund të jenë shumë më të avancuara se njerëzimi.
Ekuacioni Drake spekulon për ekzistencën e jetës së mençur diku tjetër në univers. Shkenca e jetës jashtëtokësore njihet si astrobiologji.
Spekulimet rreth mundësisë së botëve të banuara jashtë planetit Tokë datojnë që në antikitet. Shkrimtarët e hershëm të krishterë diskutuan idenë e një "pluraliteti të botëve" siç u propozua nga mendimtarë të mëparshëm si Demokriti; Agostini i referohet idesë së Epikurit për botët e panumërta "përgjatë pafundësisë së pakufishme të hapësirës" (shprehur fillimisht në Letrën e tij drejtuar Herodotit) në Qytetin e Zotit. Në poemën e tij të shekullit të parë De rerum natura (Libri 2:1048–1076), filozofi epikurian Lucretius parashikoi se njerëzimi do të gjente ekzoplanetë të panumërt me forma jete të ngjashme dhe të ndryshme nga ato në Tokë, madje edhe raca të tjera të njeriut.
Shkrimtarët para-modernë zakonisht supozonin se "botët" jashtëtokësore janë të banuara nga qenie të gjalla. William Vorilong, në shekullin e 15-të, pranoi mundësinë që Jezusi mund të kishte vizituar botët jashtëtokësore për të shëlbuar banorët e tyre.
Nicholas of Cusa shkroi në vitin 1440 se Toka është "një yll i shkëlqyer" si objektet e tjera qiellore të dukshme në hapësirë, të cilat do të dukeshin të ngjashme me Diellin nga një këndvështrim i jashtëm për shkak të një shtrese "shkëlqimi të zjarrtë" në shtresën e jashtme të atmosferës. Ai teorizoi se të gjithë trupat jashtëtokësorë mund të banoheshin nga njerëz, bimë dhe kafshë, duke përfshirë Diellin.
Descartes shkroi se nuk kishte asnjë mjet për të provuar se yjet nuk ishin të banuara nga "krijesa inteligjente", por ekzistenca e tyre ishte një çështje spekulimi.
Shkrimet e këtyre individëve tregojnë se interesi për jetën jashtëtokësore ka ekzistuar gjatë historisë, megjithëse vetëm kohët e fundit njerëzit kanë pasur ndonjë mjet për ta hetuar atë.
Që nga mesi i shekullit të 20-të, janë bërë kërkime aktive për të kërkuar shenja të jetës jashtëtokësore, duke përfshirë kërkimet për jetën aktuale dhe historike jashtëtokësore dhe një kërkim më të ngushtë për jetën inteligjente jashtëtokësore. Në varësi të kategorisë së kërkimit, metodat variojnë nga analiza e të dhënave të teleskopit[7] dhe ekzemplarëve deri te radiot që përdoren për të zbuluar dhe transmetuar komunikime.
Koncepti i jetës jashtëtokësore, dhe veçanërisht inteligjenca jashtëtokësore, ka pasur një ndikim të madh kulturor, veçanërisht jashtëtokësorët në trillime. Fantashkencë ka komunikuar ide shkencore, ka imagjinuar një gamë të gjerë mundësish dhe ka ndikuar në interesin publik dhe perspektivat mbi jetën jashtëtokësore. Një hapësirë e përbashkët është debati mbi mençurinë e përpjekjes për komunikim me inteligjencën jashtëtokësore. Disa inkurajojnë metoda agresive në përpjekje për të kontaktuar jetën inteligjente jashtëtokësore. Të tjerë – duke përmendur tendencën e shoqërive njerëzore të përparuara teknologjikisht për të skllavëruar ose shkatërruar shoqëritë më pak të përparuara – argumentojnë se mund të jetë e rrezikshme të tërhiqesh në mënyrë aktive vëmendjen te Toka.
"Por a është një UFO?" pyetën shumë kalimtarë në qytetin Bursa të Turqisë. Natyrisht, nuk është një UFO, por një fenomen i veçantë atmosferik, i cili në zhargonin teknik quhet ‘Altocumulus lenticularis’.
Është një fenomen shumë i rrallë i cili krijohet pranë maleve. Një vizion sa i bukur aq edhe potencialisht shumë i rrezikshëm për avionët dhe për sportistët që hidhen me parashuta...
Prishinë, 10 janar 2024.
No comments:
Post a Comment