Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/01/01

nga Flori Bruqi:Shembulli i Fatos Kongolit


               Fatos Kongoli



Lexova këto ditë librin e fundit të Fatos Kongolit. Është autobiografik. Titullohet "Iluzione në sirtar". Kam lexuar që dikush e ka qortuar në gazetë autorin dhe librin në fjalë, por sipas meje ky libër duhet të shkaktojë një shok kulturor në këtë vend.

Duhet ta shkaktojë, por nuk di nëse mund ta bëjë, pasi këtejpari nuk ndodhin tronditje; këtejpari çdo gjë është një ligatinë, ku uji i ndenjur është përzierë me llucën, dhe kaq.
Në këtë libër Kongoli kalon në revistë jetën e vet, dhe ndalet përgjithësisht tek momentet shumë delikate e tek dobësitë e veta.

Shkurt, i bie vetes bam, e bam, e bam, gjë që nuk është shqiptare. Kongoli pra është e kundërta e Saliut. Ky i fundit e fsheh jetën e vet, ndërsa Kongoli e nxjerr në shesh. Nxjerr në shesh edhe faktin që ka qenë dëshmitar në gjyqin që i është bërë dikujt për motive politike.

Duhet të ketë qenë dëshmitar bash në atë kohë, kur Berisha bënte shëtitje në Drilon me fëmijët e diktatorit (kjo është një përkitje pa asnjë domethënie; thjesht e thashë, ngaqë kështu më rezulton). Ky fakt i jetës së tij nuk është publikuar asnjëherë.

Është Kongoli vetë që e thotë. Është një hesap, që ai e ka pasur me veten, dhe që me këtë libër e ka larë. I ka bërë dëm vetes? Sipas meje, absolutisht jo. Përkundrazi, Kongoli në sytë e mi është rritur pas këtij libri.
E thashë këtë për të nënvizuar një përfundim.

Nëse ka njerëz të varur tek Berisha për shkak të së kaluarës së tyre (bashkëpunim me Sigurimin e shtetit, dëshmi e denoncime nëpër gjyqe, etj, etj), ka vetëm një mënyrë për të shpëtuar: të rrëfehen e të bëjnë një mea culpa. Kongoli nuk e ka bërë për këtë (s'ka gjë se politikisht ka qenë gjithnjë afër Berishës).

Fatos Kongoli e ka bërë për një qëndrim a zgjedhje etike, morale, kulturore, për të cilën ia vlen të diskutohet gjatë në këtë vend. Është një libër që ta jep këtë shans, dhe shoqëria shqiptare nuk duhet ta lërë t'i ikë.


Fatos Kongoli


Fatos Kongoli lindi më 12 Janar 1944 në Elbasan, është prozator, redaktor dhe matematikan shqiptar.
Fatos Kongolli ka studiuar për matematikë, pjesërisht në Pekin, pjesërisht në Tiranë, ku është diplomuar në vitin 1967. Ka punuar për një kohë të gjatë si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese "Naim Frashëri". Është autor i një vargu librash. Librat e Kongolit janë botuar në Francë, Itali, Zvicër, Greqi, Gjermani, Poloni, Sllovaki, Bullgari e Serbi, me jehonë në disa nga gazetat dhe revistat më të mëdha evropiane si Le Monde, Le Figaro, La Stampa, Le Temps, Le Soir, L'Express, Magazine Littéraire, Der Tagesspiegel, etj. Është tri herë fitues i çmimit vjetor për librin më të mirë në prozë dhënë nga Ministria e Kulturës (1995, 2000, 2002), si dhe i çmimit Velia (2000). Është fitues i çmimit dërkombëtar "Balkanika"-2002. Është fitues, gjithashtu, i çmimit më të lartë letrar në Shqipëri "Penda e Artë" (2004). Shoqata e Botuesve Shqiptarë e ka vlerësuar me çmimin "Shkrimtari i vitit" për 2006-ën, ndërsa romani "Lëkura e qenit", përkthyer në gjermanisht, u shpall libri i muajit qershor 2006 në Gjermani.

Tituj të veprave

"Ne të tre" (1985),
"Karuseli" (1990),
I humburi (1992),
Kufoma (1994),
Dragoi i fildishtë (1999)
"Ëndrra e Damokleut" (2001),
Lëkura e qenit (2003),
Te porta e Shën Pjetrit (2005)
Jetë në një kuti shkrepësesh, roman, 2007,
Bolero në vilën e pleqve, roman, 2008,

Komente mbi veprat e Fatos Kongolit
Romani i parë i Fatos Kongolit "NE TË TRE", padyshim, mbetet nje kryevepër, që nuk mund të zbehet, edhe pse është shkruar shumë vite më parë. Ju preferoj ta lexoni dhe të bindeni vetë. Kongoli, është një shkrimtar i madh, duhet të mburremi që e kemi!

Bolero ne vilen e pleqve, Fatos Kongoli
Bolero ne vilen e pleqve, Fatos Kongoli 

Dy pleq, në një vilë, dhe një infermiere që kujdeset për ta. Në aktin e fundit të jetës, pleqtë i shkruajnë letra njëri-tjetrit, të cilat i zhdukin pa lënë gjurmë, ndërsa infermierja përpiqet më kot t'i shtjerë në dorë.

Botën e mbyllur të vilës e trazojnë kohë më kohë doktori i familjes, njeri qejfli, hokatar dhe i paparashikueshëm; djali i pleqve, bos i një firme të fuqishme ndërtimi, me gruan e tij të re e të bukur; vajza e madhe e pleqve, gjyqtare e rreptë; një femër enigmatike, po aq e bukur, veshur gjithmonë me të zeza, etj.

Duke na sjellë me këtë libër prozën e tij më të përkryer, Kongoli, përmes rrëfimit të infermieres, zbulon misteret e saj, dramat e personazheve, me ndërlikimet, dëshirat e fshehura, në një mjedis shpesh të egër, të pamëshirshëm, ku femra është më e pambrojtura.
Një qasje ndaj ekzistencës njerëzore, që nuk e kemi hasur më parë në letrat shqipe.

Bolero në vilën e pleqve

Nga Flutura Açka

Bolero në vilën e pleqve" është romani më i ri i shkrimtarit Fatos Kongoli, që vetëm pak ditë më parë iu prezantua lexuesit shqiptar. Për një lexues që e ka ndjekur me vëmendje krijimtarinë e këtij shkrimtari, "Bolero në vilën e pleqve", edhe pse nuk vjen shumë larg në kohë nga romani i tij pararendës, është padyshim, një ndër romanet më të mirë të tij, në mos më i miri, po aq edhe një nga romanet më të mirë të viteve të fundit në gjuhën shqipe. Ai është pjesë e asaj trajektoreje dhe zhbirilimi që shkrimtari Fatos Kongoli ka vendosur t'i bëjë kohës sonë, kohë në të cilën edhe ai bën pjesë. Këtë qasje me realitetin e sotëm, ai e ka nisur më herët edhe me vepra të tjera, por unë do ta shihja si vazhdim të romanit "Jetë në kuti shkrepëseje", për shkak edhe të koherencës që kanë mes tyre, jo vetëm në vazhdimësi të krijimtarisë letrare, por edhe si vazhdimësi të rrjedhës së shoqërisë shqiptare në vitet e tranzicionit, të fokusuara njëri në vitet ‘90-të dhe tjetri në vitet 2000. "Bolero në vilën e pleqve", sa ç'takohet me prozën pararendëse të Fatos Kongolit, aq edhe ndahet me tematikën e tyre në hulli të ndryshme.

Nëse personazhet e "Jetë në kuti shkrepëseje" janë më meditativë, më reflektivë dhe artikulohen si qenie fare të vetmuara, tek "Bolero në vilën e pleqve", karakteret janë pjesë e një teatri të çuditshëm, sarkastik, por tronditës. Koha është pesha më e madhe që mbajnë personazhet e Fatos Kongolit, është barra me të cilën ata ndihen të bezdisur, si një kurth ku nuk kanë ditur se do të bien. Duket sikur karakteri kryesor, vajza me emrin Parashqevi është më shumë pjesë e dekorit në dramë, sendi për fatin e së cilës gjithnjë kanë vendosur të tjerët. I diktuar nga kjo gjasë esenciale, shkrimtari vendos ta bëjë atë një qenie pa mendim, një robot pa nerv kryengritjeje dhe me ego të mpirë, dhe ti si lexues nuk di të zgjedhësh: ta mëshirosh apo ta urresh. Ti je përpara një Parashqevie, me fatin e shqyer që duket se para situatave dhe rrëmujës së jetës ia dikton ai emër i ngarkuar me germën q. Fatos Kongoli arrin të operojë me të njëjtin nerv të pamëshirshëm dhe të vërtetë, që e kam rastisur, dhe më vjen mirë që e rigjej me po aq forcë edhe tek ai, tek Elfriede Jelinek, veçmas tek romani "Dashnoret".

Të mund të përdorësh një filigramë për të të ndarë nga bota ku ti vetë jeton, të arrish të distancohesh dhe të konstatosh, mendoj se është një ndër sipërmarrjet e vështira dhe më të realizuara në libër. Fatos Kongoli ka sigurinë e shkrimtarit në këtë libër të tillë, që drama e librit jo vetëm të mos e marrë si pjesë të saj, por ta bëjë edhe më të "ftohtë" përballë saj, ndryshe nga ç'mund t'u ndodhë rëndom shkrimtarëve të papërvojë, duke e kthyer veten në zëdhënës të një përqarjeje të pakëndshme. Fatos Kongoli nuk ka "dhimbje" për personazhet e tij, sepse duke e bërë këtë arrin sadopak të neutralizojë trishtimin njerëzor të tijin personal, shqetësimin e shkrimtarit dhe brengën e burrit (burrit si qenie) për të cilin edhe qenia përballë, që quhet grua, duhet të ketë po atë status dhe liri që koha duket se ia privon.

"Bolero në vilën e pleqve" është romani i krizës ekzistenciale. Në thelbin e tij ndërtohet mbi një kurth të padukshëm. Prania dhe kërcënimi i vdekjes për pleqtë e vilës, në fakt, është kontrapunkti për vdekjen e gjallë të shërbestares së tyre, të karakterit qendror të veprës. Gjithkush që hyn e del në vilë me shqetësimin për fatin e pleqve që jetojnë në një komoditet dhe luks të plotë, as që e vë re se ç'ndodh me vajzën, sikur ajo të jetë një njeri pa të shkuar dhe që zor ndokush mund t'ia parathotë të ardhmen. Ajo është një qenie kalimtare në udhën e tyre që duhet vetëm të vërë në lëvizje mekanizmin që i mban gjallë të vjetrit, të kujdeset për axhendën, oraret e ilaçeve, të të ngrënit, pse jo, të mbajë barometrin e humorit të tyre. Secili prej tyre ka vetëm një qëllim: të bëhet sa më i dukshëm në këtë krizë që ua kërcënon identitetin. Drama ka "luftë të brendshme", elektricitet, gjendje e situata shpeshherë absurde, ka gjetje dhe zgjidhje shpesh befasuese. Letërkëmbimi i të moshuarve, këmbëngulja për të plotësuar zbrazëtitë dhe pengjet që koha ua mori, tensioni shpeshherë i shpikur në kërkim të më shumë vëmendje, janë mjetet me të cilat autori operon për të arritur tek idetë e tij. Edhe vetëperceptimi i personazhit kryesor qysh në krye të librit si "qenie me nivelin zero të zhvillim mendor", e parathotë tërmetin e ardhshëm të jetës së saj, një nga gjërat më të trishtuara që do të doje të lexoje për fatin e një gruaje, që mbyllet, siç edhe ka nisur, me vetminë e saj para pasqyrës dhe refuzimit të vetvetes.

"Bolero në vilën e pleqve" është roman i ironisë dhe hidhësisë së trishtuar. I përfshirë në tendencat e romanit të sotëm, të romanit vetenak që rrëfen me "Unë...", pra në vetë të parë "Bolero në vilën e pleqve" nuk mund t'i shmanget asaj fryme ironie që e bën këtë lloj romani pjesë të letërsisë më të mirë që shkruhet sot. Ironia në këtë vepër, për gjykimin tim, arrin në kufijtë më të hollë që vetë Fatos Kongoli ka eksperimentuar në veprën e tij të mëparshme. Kjo besoj ka qenë mënyra më e drejtë që duhej të zgjidhte autori për të shpjeguar nëpër libër absurdin, vanitetin dhe pashmangshmërinë e dramës. Ajo çfarë e dallon ironinë në këtë vepër, është natyrshmëria, që është edhe gracka që të mban deri në fund. "Bolero në vilën e pleqve" është një libër që të shtyn ta lexosh dhe ta shfletosh shpejt, jo për të mësuar me ethe fundin, por për ta shfajësuar kureshtjen tënde që kërkon të dijë fatet e njerëzve me jetët e të cilëve u more për orë të tëra. Madje Fatos Kongoli shkon edhe më përtej, të shtyn të pyesësh veten kur e mbyll librin: Ku është tani Parashqevia? Ndoshta në ndonjë vilë tjetër, të riciklojë të njëjtën dramë, përmes së njëjtit absurd dhe së njëjtës ironi të diktuar nga koha. Nga koha që e deshpirtëzoi një shoqëri të tërë, në mos të tërën, atë që ajo ka përreth saj, që është një komunitet vrasës.

"Bolero në vilën e pleqve" është roman i debatit emancipues dhe përbën një kontribut shoqëror. Pa e menduar enkas si të tillë, Fatos Kongoli ka shkruar një roman që zgjon një debat shoqëror, i cili duhet të na shtyjë të mendojmë dhe t'i japim përgjigje pyetjeve: A e pranon kjo shoqëri lirinë e zgjedhjes, që nis nga liria seksuale? A mundet kjo shoqëri të shkundet nga "e drejta" për të gjykuar dhe të drejtuar jetën e tjetrit? Jo, komuniteti i këtij libri nuk e pranon dhe e dënon, deri dhe me shkatërrimin e jetës, "guximtaren" e radhës. Fatos Kongoli parathotë fatin e të tjerave, e të tjerëve, që në modelin e këtij morali, janë të "deformuar". Homoseksualët për një shoqëri të paemancipuar dhe liria nuk ka kuptimin e vërtetë të lirisë, janë një mallkim. Dhe ky mallkim e ndjek edhe dramën e këtij romani. Kjo është një çështje që meriton të debatohet dhe unë besoj se ky libër do t'i shërbejë kësaj. Ndaj them se duke guxuar të hyjë në ujëra të papëlqyera për këtë moral, ky libër jep kontributin e një libri emancipues dhe të rëndësishëm në letërsinë shqipe... dhe madje në kohën e duhur.

Botuar për herë të parë në "Gazetën Shqiptare"/Dt. 07 / 02 / 2009


Fatos Kongoli: Koha kur u pendova se isha shkrimtar...


Fatos Kongoli është ndër shkrimtarët e shquar shqiptarë, jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por dhe jashtë trojeve të saj. Fitues i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, ai ka marrë titullin e lartë në Francë, "Kalorës i Legjionit të Nderit", akorduar nga presidenti francez, Sarkozi. Këtë titull e kanë marrë deri tani vetëm tre shqiptarë, Ismail Kadare, Jusuf Vrioni dhe Fatos Kongoli. Librat e Kongolit janë botuar në 11 vende të ndryshme të Europës, e për ta kanë shkruar disa nga gazetat dhe revistat më të mëdha europiane. Më poshtë ai na flet më tej për veten dhe krijimtarinë...
Nga presidenti francez, Sarkozi, ju keni marrë gjithashtu në fillin të këtij viti titullin më të lartë në Francë, "Kalorës i Legjionit të Nderit"... Marrëdhënia ime me gjuhën frënge, kulturën dhe qytetërimin francez, me frankofoninë është më se gjysmëshekullore, qysh se në shkollë të mesme zura të mësoja si gjuhë të dytë të huaj frëngjishten. Në fillim këto kanë qenë vetëm hobi, por me kohë, në dekadat e errëta të diktaturës, gjuha frënge, kultura dhe qytetërimi francez u bënë hapësirat e mia të arratisë, hapësirat e mia të lirisë. Në këto hapësira, ndër vite njoha letërsinë e madhe franceze e botërore, njoha botën. Në një farë mënyre u bëra shkrimtar, ky që jam sot.
E kishit menduar një ditë se shkrimtari Kongoli do të përkthehej në shumë vende të botës dhe do të vlerësohej maksimalisht?
Të them të drejtën, as që më kishte vajtur nëpër mend diçka e tillë. Gjatë periudhës së diktaturës unë kam shkruar e botuar pak. Pjesën më të madhe të kohës lexoja, sidomos në frëngjisht, mjeshtrit e mëdhenj, që janë shkollat e vërteta të letërsisë, pa e ditur se kështu po bëja investimin më të madh për të ardhmen. Fatmirësisht mbërriti një ditë dhe diktatura u shemb, dhe unë nuk humba më kohë, por zura të shkruaja i lirë, ashtu siç dëshiroja e nuk kisha shkruar më parë. Pata fat, romanet e mi u botuan dhe u pëlqyen në Shqipëri e në vende të tjera.
Ju keni mbaruar për matematikë, cili ka qenë ngacmimi më i fuqishëm dhe që ju dha muzë për të shkruar romane të një niveli shumë të lartë artistik?
Lidhur me faktin që kam mbaruar për matematikë dhe më pas iu ktheva letërsisë, është një pyetje që ma drejtojnë shpesh dhe unë mund të flisja gjatë. Po them se u futa të studioja matematikë, pjesërisht këto studime i kam kryer në Kinë, në Pekin (1961-1964), me këmbënguljen e tim eti. Unë iu binda, për brezin tim fjala e prindit përgjithësisht ishte urdhër. Por prirja ime që në fëmijëri, kur shkruaja vjersha fshehurazi, ka qenë letërsia.
Dhe pasi u mora nja dhjetë vjet me matematikë, përfshi studimet, hoqa dorë prej saj, për t'u penduar shumë shpejt. Letërsia ndaj së cilës isha i prirur unë, ajo që e quajnë "letërsi e dhimbjes njerëzore", nuk mund të bëhej në Shqipëri. Kur e kuptova këtë qe vonë, nuk kthehesha dot mbrapsht. Sot them se sidoqoftë, nuk bëra dhe aq gabim që e lashë matematikën për letërsinë.
Sa ka ndikuar jeta e mësuesit në krijimtarinë tuaj dhe çfarë do të veçonit ndonjë gjë interesante nga ish-nxënësit tuaj?
Ka ndikuar shumë. Jo vetëm sepse në izolimin e atij fshati të thellë ku më emëruan fill pas mbarimit të fakultetit (fshati Benë në zonën e Shmilit në Elbasan) zura të shkruaja prozat e mia të para, por edhe sepse mjediset e fshatit zunë vend në shumë tregime e novela të miat, më pas në romane. Sa për nxënësit, të shkretët ata, ishin mjaft të urtë, por mjerisht të mbushur me morra. Ishte një fshat me njerëz të mirë, tmerrësisht të varfër. Më kujtohet se gjatë një viti që qëndrova atje, mora nja tri-katër herë morra.
Në prozën tuaj keni momente që keni shprehur botën tuaj personale dhe si, konkretisht?
Pa dyshim, në të gjithë librat e mi ka elemente të jetës sime. Duke u nisur nga fakti që te një pjesë jo e vogël e tyre edhe rrëfimi bëhet në vetën e parë, lexues të ndryshëm në Shqipëri dhe jashtë, më kanë drejtuar shpesh edhe pyetjen nëse ato janë romane autobiografikë. Po marr si shembull romanin "Dragoi i fildishtë", ku personazhi kryesor, në rini të vet, ashtu si unë, ka studiuar në Kinë. Përveç këtij fakti aty ka shumë ngjarje, personazhe të ndryshëm etj, në përgjithësi hollësira, të cilat një njeri që më njeh nga afër dhe është në dijeni të ngjarjeve të jetës sime, do ta shtynin të më thoshte: po, ky është vërtet një roman autobiografik. E megjithatë nuk është kështu. Në këtë pikëpamje do të thoja se disa romane të mi janë dhe nuk janë autobiografikë. Sepse letërsia nuk mund të mbetet te fakti, te "historia", ajo shkon përtej tyre.
Thonë që artisti, shkrimtari është biri i Erosit, sa vend zë letërsia erotike në prozën tuaj?
Për këdo që ka lexuar libra të mi, është e qartë se erotizmi zë shumë vend në to. Kjo është e natyrshme, erosi është pjesë e jetës. Në krijimtarinë time, kjo përcaktohet së pari nga përfytyrimi që unë vetë kam për letërsinë. Këtë e kam shprehur përmes personazhit kryesor të romanit "Lëkura e qenit", si një alterego imja. Për të, letërsia është femër dhe femra letërsi. Në përfytyrimin e tij, letërsia është një femër e bukur, pas së cilës ka rendur tërë jetën pa mundur ta posedojë. Ai nuk beson se letërsia mund të posedohet. Parë me këtë sy, erosi në librat e mi nuk është një qëllim në vetvete, eros për eros. Është në një kontekst më të ndërlikuar të jetës dhe sjelljes së personazheve në kushte të caktuara. Shkurt, letërsia ime nuk është letërsi erotike, ndaj së cilës, sigurisht nuk kam kurrfarë paragjykimi.
Ndërmjet romaneve me tituj shumë domethënës, më ka bërë përshtypje titulli i romanit "Lëkura e qenit", përse zgjodhët këtë titull?
Më shumë se sa e zgjodha unë, ai doli vetë, u imponua si thelb i personazhit kryesor, i cili tërë kohën ironizon vetveten. E ndjera nëna ime, për gratë e pafat me burrat e tyre tërë vese, përdorte shprehjen "ka vajtur si gjalpi në lëkurë të qenit". Sipas nënës sime, një cope lëkure qeni mund t'i hedhësh gjalpë sa të duash, ajo nuk gatuhet, lëkurë se lëkurë mbetet. Një shpjegim tjetër për ketë shprehje, që më duket më i saktë, ka qenë ai i një blegtori. Sipas tij, dikur, nëpër baxhot në mal, barinjtë e "konservonin" gjalpin të futur brenda një lëkure qengji. Aty gjalpi ruhet, nuk prishet. Në një lëkurë qeni gjalpi nuk ruhet, prishet. Këndej edhe shprehja për gratë e vajtura dëm me burra të padenjë, siç është i padenjë edhe personazhi kryesor i librit për bashkëshorten e tij. I penduar pas vdekjes së saj, ai e quan veten "lëkurë qeni", e ky është lajtmotiv i gjithë romanit.
Kur filloni të shkruani, keni momente që ndiheni në krizë, dhe kur ju ka ndodhur kjo?
Pas çdo romani që shkruaj, kaloj një periudhë "krize", mbetem bosh. Është një vuajtje që herë zgjat shumë, herë më pak. Përfshihesh nga një ankth, të duket sikur nuk ke për të shkruar më. Pastaj, fatmirësisht, kur je çliruar nga romani pararendës, më saktë pasi ai ka dalë plotësisht prej teje, vjen romani i ri. Ti shpëton nga "kriza", nga vuajtja.
Sa e favorshme është klima letrare për krijuesit në Shqipëri dhe cilat janë pengesat?
Klima letrare sot në Shqipëri është e ngjashme me klimën letrare në çdo vend tjetër të lirë, normal, të hapur, me kontakte edhe me zhvillimet bashkëkohore, në Europë e më gjerë. Këto janë thelbësore për letërsinë, liria dhe kontaktet me botën. Këto nuk u mungojnë sot shkrimtarëve shqiptarë. Unë vetë, prej shumë vitesh bëj një jetë të tërhequr, çështje moshe më shumë. Mesa di, vështirësi kanë sidomos autorët e rinj, nuk e kanë të lehtë të botojnë e për këtë duhen gjetur mënyrat që të talentuarit të ndihmohen. Por kjo nuk është aq e thjeshtë sepse, së pari është çështje financiare.
Në Francë janë përkthyer disa romane tuajat. Sa kanë ndikuar artikujt e shumtë në gazetat më prestigjioze të Francës për një njohje më të gjerë tuajën si shkrimtar?
Në Francë janë botuar pjesa më e madhe e romaneve të mi, deri më sot shtatë prej tyre dhe një i tetë, romani im më i fundit, "Bolero në vilën e pleqve", tashmë është përkthyer. Më kujtohet kur u botua atje romani im i parë në gjuhën frënge, "I humburi", në vitin 1997. Jehona ka qenë vërtet e jashtëzakonshme, e papritur për mua. Gazeta "Le Monde" doli me një shkrim të gjatë, një faqe të tërë, me një fotografi të madhe timen, me titull: "K-ja tjetër". Ndërkaq, unë ndodhesha në Tiranë dhe një mbrëmje vonë, i ndjeri Jusuf Vrioni më mori në telefon nga Parisi dhe më uroi. "Ti nuk mund ta kuptosh se ç'do të thotë kjo për ty", - më tha. Unë vërtet nuk e kuptoja. Pas këtij shkrimi vlerësues në "Le Monde", unë pata menjëherë kërkesa për botimin e atij libri nga disa shtëpi të tjera botuese në vende të ndryshme të Europës. Pra, roli i shtypit është vërtet i pazëvendësueshëm.
Duke pasur gjithë këtë prodhimtari cilësore në krijimtari, sa kohë i kushton familjes shkrimtari Kongoli?
Kjo është një pyetje që më vë vërtet në pozitë të vështirë. Dihet, shkrimtarët janë "të vështirë", shpesh egoistë etj. Unë nuk bëj përjashtim dhe mund të pohoj me keqardhje që nuk i kam kushtuar gjithmonë kohën e duhur familjes. Prandaj, pa mirëkuptimin e bashkëshortes sime, Lilit, e cila ka sakrifikuar shumë nga vetja e saj, qoftë dhe për edukimin e fëmijëve, qoftë edhe sot e kësaj dite, për të më krijuar mua kurdoherë kushtet optimale për të punuar, unë vështirë se do të kisha mundur të shkruaja ata libra që kam shkruar.
Intervista është botuar në gazeta "Illyria" në New York

EDITORIAL NGA FLORI BRUQI: “Analistët” e Dick Martyt


Per te kuptuar shkrimin me titull “Analistët” e Dick Martyt duhet paraprakisht te  lexoni:


Kosova ka me thes  per eksport shume analistë politike qe punojne ne media te shkruara dhe elektronike.Ka edhe te tille qe llomotisin ne gazeta dhe internet,se gjeja filan fistiku eshte i krahut te luftes dhe tjetri i krahut te paqes…Ka edhe te tille qe here shkruajne majtas e here here djathtas…

Disa jane edhe me bateria te Cervena Zastaves se Kragujevcit.

 
Keta jane me te rrezikshmit ne mediat tona qe vjellin vrere pothuaja cdo dite kunder shqiptareve…

Njeri syresh e quan vehten analist politike i cili si papagalli shprehe melelfin e vet djallezor ne internet se filan fisteku eshte spijun i Serbise.

Here eshte policee here here prokurore i Serbise dhe i Eulex-it….Shkrimet e tij botohen edhe ne internet.

Here e shane akademik Ibrahim Rugoven  duke e quajtur cigan e here here Ramush Haradinajn,e quan kriminel qe per ne te Rrafshit te Dugagjinit ai  eshte  i pafajshem  ne Hage dhe per shumkend ne Kosove ,gjenerali i Gllogjanit  per Rrafshin e Dugagjinit  eshte gjeneral  ne lufte e Hero ne Paqe…,…shane kryeministrin e Kosoves z.Hashim Thaqi duke e quajtur kriminel…mafioz,tradhtar…

Po kush eshte ky njeri-MONSTRUM “shqiptar”,bashkepunetor i Dick Martyt… Ai ka emer dhe mbiemer.Eshte nga Istogu i Rrafshit te Dugagjinit ,qe eshte here gazetaruc,here prokuror i Serbise e here here i Eulex-it, qe shkruan cdo here prapshte:KUNDER SHQIPTAREVE.

Ai eshte ISA MULAJ(T) nga Istogu i Kosoves i cili tash akuzon pa emer dhe pa mbiemer te gjitha strukturat e luftes…,intelektual,…luftetar,gazetar duke i quajtur  te gjithe ketakriminel,…mafioz dhe vrases…

A ka fakte ky njeri,zoti e di…Per te thone se eshte i paguar nga strukturat e BIA-se Serbe.Tjeret thone nga Eulex-i…E Qeveria jone heshte nga shkrimet “analitike”te tije…Ndoshta ky far Dicku , do t’i tregoi bashkepunetoret e vet nje dite…

Mos vete se t’kallxon vete thote nje fjale e popullit…E une them ruana zot prej sherrit te djallit,sepse djalli vet eshte Isa Mulaj me shume nofka here si prof.dr.Besnik Kastrati,here si Artan Kasapi e here here si Veton Podgori:










Lexoni e besoni se kush eshte ky manjak,analist,polic i Serbise,prokuror i Eulex-it…. Qe akuzon tash nga friga pa emer dhe mbiemer e dihet se eshte vete Isa Mulaj(t)!
Nga stili me gabime ortografike te qellimshe del se ky shkrim i botuar eshte i Isa Mulaj(t) qe akuzon:


SHIK-u dhe misteret e Thaçit

E Premte, 31-12-2010, 07:51pm (GMT)
Deshmia e Nazim Bllaces ka tronditur gjithe opinionin kosovar. E ka tronditur, sepse per here te pare drejtohet gishti drejt atyre qe kane ber vrasje, terrorizim, rrahje e shantazhe, plaçkitje masive te pasurise publike, perdhunime, organizim trazirash duke rrezikuar seriozisht sigurine dhe integritetin territorial te vendit…
Ata qe e njohin gjendjen ne Kosove keto gjera i kane ditur por kane heshtur. Ketu nuk mund te akuzojme organet (drejtesine dhe policine, sepse ato kontrollohen gjithandej nga keqberesit), por nuk mund te shpjegohet se si kane heshtur diplomatet e huaj aty, se si kane heshtur OJQ-te, e sidomos mediat, per te cilat eshte investuar shume nga bashkesia nderkombetare ?
Siç po shihet kjo ka ndodhur per shkak te frikesimeve dhe kercenimeve shume konkrete qe ka ushtruar SHIK-u kunder çdonjerit qe i ka dale ne udhe.
Ja pse aferes se Shikut duhet t’i shkohet deri ne fund.
Krimet e SHIK-ut nuk datojne nga çlirimi i Kosoves e ketej.
Udheheqja e SHIK-ut, Kadri Veseli, Azem Syla, Ilmi Reçica, Fatmir Limaj, Xhavit Haliti, Fatmir Xhelili jane pergjegjesit e drejtperdrejte te vrasjes se Ahmet Krasniqit. Kjo vrasje e njeriut qe paraprakisht iu moren te hollat dhe pastaj u eliminua, nuk eshte bere pa dijen dhe urdherin e Hashim Thaçit. Te gjithe ata qe I dine rrethanat ne Kosove e dijne se asnje vrasje nuk eshte bere pa pjesemarrjen ideore te Hashim Thaçit.
Dy ore para se te vritej Ahmet Krasniqi, anetari i drejtorise Politike te UÇK-se, Bardhyl Mahmuti, atehere zedhenes I Hashim Thaçit, e I cili tashme eshte akomoduar ne Maqedoni, deklaroi para 500 shqiptareve ne Suedi se “ne do ta vrasim Ahmet Krasniqin”.
Vrasje tjeter po aq mizore eshte edhe vrasja e Behadin Hallaçit, i burgosur politik, i vrare pabesisht nga te njejtit kriminele dhe nga motive te pastra politike me 11 qershor 1999, ne prag te çlirimit te Kosoves. Ai u vra, sepse iu kundervu Hashim Thaçit. Sipas deshmitareve Behadinin e ka vrare prapa shpine vete Azem Syla.
Behadin Hallaçi ishte luftetar, ai nuk ishte udbash dhe ishte nder shtyllat e UçK-së. Ishte njeriu me i ditur e me i shkolluar ne radhet e saj.

E te njejtes natyre eshte edhe vrasja tinezare e Ekrem Rexhes, komandant Drinit. Edhe kjo ishte nje vrasje e kulluar politike, e bere pa asnje dileme me insistimin e Hashim Thaçit. Sepse ky enveristo-komunist nuk mund te duroje njerez qe nuk i nenshtrohen injorances se tij.
Komandant Drini u vra ne momentin kur mendonte te angazhohet politikisht. Dhe ky angazhim do ta izolonte politikisht klanin e Thaçit. Dalja per nevoja elektroale e Thaçit para mediave me vellain e komandant Drinit dhe sidomos fjalet e tij se paskesh qene mik i vjeter i Ekrem Rexhes, jane kthimi i kriminelit ne vendin e krimit.
Nga keso motivesh apo te tjera gjithashtu te uleta jane vrare nga i njejti grup kriminal perplot shqiptare me profesione dhe bindje te ndryshme: Xhemail Mustafa, Shaban Manaj, Uke Bytyqi, Smajl Hajdaraj, Tahir Zemaj, Bardhyl Ajeti, policet Tolaj e Hadergjonaj dhe plot te tjere.
Udbashet qe u vrane, Klokoqi dhe Brosha, eshte e vertete se kane bere shume gjera te renda, por e keqja eshte se ata nuk jane vrare per aktet e tyre antikombetare, por per ta fshehur aktivitetin antikombetar te disa personave qe edhe sot jane personalitete te rendesishem te Shikut, te PDK-se dhe te ndonje partie tjeter.

Ne keto vrasje nje rol te rendesishem ka luajtur edhe mediat e kontrolluara nga SHIKu, Kosovapress, Epoka e Re, Infopress, Ekspress., etj.
Per shembull pak kohe para vrasjes se komandant Drinit, shefi I Kosova press, Skender Krasniqi, njeherit kuader me peshe i SHIKut, botoi nje artikull denigrues kunder ketij personaliteti madhor…, disa kohe me vone te dera e shtepise e priten dhe e ekzekutuan eskadronet e vdekjes.
Poashtu, me urdherin e Muhamet Mavrajt, gjithashtu funksionar i larte i SHIK-ut, dhe kryeredaktor i fletushkes Epoka e re,u rrah per vdekje Salih Kabashi, kryeredaktor I revistes se njohur “Republika”… Ne ndergjegjen e Mavrajt ka edhe ekzekutim krejt konkrete, te cilat edhe nje hetim krejt I percipet do t’I nxjerrte ne siperfaqe.
Po keshtu ka ndodhur edhe me kryeredaktor te mediave te « pavarura », per shembull Berat Buzhala eshte njeri ne duar te Shikut, mjafton nje lexin siperfaqesor i shkrimeve te kesaj gazete per rastin Bllaca per ta kuptuar se Buzhala luan rolin e bishtit te dhelpres qe perpiqet t’I zhduke gjurmet krejt te qarta te mecenve te tij kriminele… Sylejman Shaqiri, kryeradaktori I RTK-së, gjithashtu eshte ne sherbim te plote te Shikut.

SHIK, prej vitesh kontrollon ndermarrjet kryesore publike: KEK-un, pastaj PTK-në, prej ku, krahas vjedhjeve kolosale, me vite agjentet e Thaçit pergjojne telefonat e te gjithe kundershtareve te tij, madje edhe atyre brenda PDK-së, dhe i perdorin per pasurimin e dosjeve dhe shantazhimin sa ma efikas te qytetareve. Ne aeroport veprojne ekipe te tera te SHIK-ut, te cilet plaçkisin te ardhurat e madje edhe perdhunojne vajzat e punesuara aty… Pa folur per SHPK, policine, te cilen e udheheq prej vitesh Sheremet Ahmeti, familjar krejt i afert i Thaçit… Policia eshte histori me vete. Ajo eshte e ndare ne fraksione partiake. Te marresh grada ne policine e Kosoves, nuk do te thote te jesh profesionist, I ndershem e I perkushtuar, por te kesh lidhje te forta me Shikun, te jesh sherbetor I tij.
Pas gjoja shperberjes se Shikut, kreret e tij jane akomoduar ne kryeministri dhe neper Ministri te ndryshme dhe vazhdojne veprimtarine e tyre kriminale nen ombrellen e Qeverise. Merre me mend, organizatori I vrasjes se Ahmet Krasniqit, krimineli Ilmi Reçica, eshte njeriu kryesor ne Keshillin e Sigurise Kombetare!
Ky eshte shkaku pse AKI, edhe 2 vjet pas shpalljes se pavaresise, i ka vetem 3 anetare sepse Hashim Thaçi dhe njerezit si ai nuk duan institucione shteterore, por sherbime personale, qe I eliminojne kundershtaret e tij, qe I disiplinojne mediat, qe plaçkitin ndermarrjet publike, qe I vjedhin votat, qe I terrorizojne qytetaret.
Nje burim I jashtezakonshem per financimin e Shikut dhe klanit te Thaçit, qe nuk ia di skajin pasurise, jane Doganat e Kosoves, prej ku marrin shuma marramendese te te hollave per aktivitetin e tyre antikosove.
Te flasesh per kete organizate terroriste e kriminale pa permendur koken e saj, Hashim Thaçin, eshte e paimagjinueshme. Thaçi e Shiku jane nje koke dhe nje trup.
Se Hashim Thaçi eshte njeri I semure e I rrezikshem e tregon edhe sjellja ndaj prijesit legjendar te Kosoves Dr.Ibrahim Rugoves. Ne bisedimet qe organizonte bashkesia nderkombetaret me njerezit ma te rendesishem te Kosoves, ka ndodhur shumehere qe Thaçi duke qene I ulur prane Presidentit Rugova, t’ia shkel atij kemben nen tavoline deri sa ia ka gjakosur. Kjo ka ndodhur madje edhe ne momentet kur Ibrahim Rugova ishte I semure per vdekje.
Por nder aktet me te renda te Thaçit dhe organizates se tij terroriste eshte padyshim roli qe ai dhe banda e tij kane luajtur ne ngjarjet e marsit te vitit 2004, kur u kall krejt Kosova.
Fillim e mbarim keto ngjarje jane bere nen orkestrimin e Hashim Thaçit, I cili ate kohe iku ne Amerike, per te spastruar veten dhe ia la dores se tij te djathte, Azem Sylës qe me rrjetin e tij agjenturor t’ia fus flaken tere Kosoves.
Keto ngjarje qe e kane varrosur Kosoven dhe kane pergatitur terrenin per copetimin e saj u organizuan per qellimin e vetem qe ky klan I rrezikshem ta marre pushtetin ne Kosove.
Shiku kontrollon Bankat ne Kosove, edhe ato private, agjencite e sigurimeve, ku Thaçi ka vendosur vellain e vete ne bordin kolektiv te ketyre agjencive dhe prej ku vjel sigurimet si bahqen e babait. Ne kete rast vlen te permendet plaçkitja qe ju behet mergimtareve ne kufi, kur secili detyrohet te paguaj sigurim per veturen e ti, edhe pse çdonjeri prej tyre ka kartele sigurimi te shteteve perendimore valide kudo ne bote, por jo edhe ne çiflikun e Hashim Thaçit.
Ato te holla nuk regjistrohen askund…dhe vetevetiu perfundojne ne xhepat e mafias thaçiste.
Pjesa kryesore e privatizimeve eshte bere dhe behet permes SHIK-ut, ku ai merr pjesen e vet.
Per shembull pasurite kryesore te Ferizajit jane ne dore te Ilmi Reçices, vellai I te cilit eshte baroni I droges ne Evropen qendrore; me mijera hektare toke ne rrethin e Pejes jane te Xhavit Halitit dhe të Adem Grabovcit, Me mijera hektare toke ne rrethin e Prishtines dhe Drenices janë te Azem Syles, Sami Lushtakut apo te njerezve te tyre.
I ngjashem eshte edhe Murrem Mustafa, Rremi, nenkryetar i PDK-së, I cili me vite e ka plaçkitur biznesin prishtinas, pastaj PTK deri te ardhja e vellait te Fatmir Limajt aty, ndersa tash po i vjel doganat si hardhine e gjyshes.
E tere udheheqja e PDK-se pra, eshte kupola e krimit te organizuar ne Kosove.

Shiku kontrollon te gjitha hotelet dhe motelet e Kosoves, ku shume prej tyre jane te pajisur me kamera per incizimin e dhomave dhe sidomos te personave qe qendrojne ne to.
Qendrimi prej servili i Fatmir Sejdiut i ka rrenjet te shantazhi, sepse Shiku ka dosje per te dhe sidomos per te birin e tij qe punon ne PTK.
Largimi e Veton Surroit nga politika i ka rrenjte te aktivitetet kriminale te Shikut, te dosjet dhe sidomos te vjedhja e votave.
Ne te gjitha zgjedhjet e pasluftes, Shiku ka qene faktori kryesor i vjedhjes se votave.
Ka plot politikane te Kosoves, te cilet shantazhohen sistematikisht nga Shiku, dhe ata, perfshi ketu sidomos Behxhet Pacollin, jane disiplinuar permes dosjeve dhe veprimtarive te tjera percjellese te kesaj organizate terroriste.

Me nje fjale storia e pergjakshme e SHIK-ut dhe krereve te tij eshte e gjate. Mjerisht organet e Kosoves nuk mund t’I qerojne hesapet me te.
I takon Ambasades amerikane ne Prishtine qe te jete me e vendosur qe ta çliroj per se dyti Kosoven, kesaj radhe nga ata qe nuk kane zgjedhur dhe nuk po zgjedhin mjete per ta sunduar, plaçkitur e perdhunuar shtetin me te rinj te botes.
Pa angazhimin e drejtperdrejte te ambasades amerikane, nuk do te mund te behet asgje, sepse Euleksi po shihet se ka prirje politike, ai ka nevoje per politikane te zhytur ne krime, sepse keshtu do te mund te qendroje sa me gjate ne Kosove dhe ta beje perspektiven e saj si shtet I pavarur sa me te dyshimte.
Siç dihet edhe partite e tjera I kane sherbimet e tyre secrete, por gjithsesi shiku i Thaçit ua kalon te gjitheve. Kjo organizate terroriste eshte kudo ne Kosove, eshte vete shteti e pushteti.

kushtrim | December 31, 2010 1:30 PM
http://www.shekulli.com.al/2010/12/28/thaci-mustafa-i-se-shkuares.html



2010/12/31

Mizoritë e luftës në Kosovë, 1998/1999.

Veprimet makabre të soldateskës serbe në Kosovë:“Histori të tmerrit 1998-1999”.

SANIJE GASHI:

Mizoritë e luftës në Kosovë, 1998/1999.

Gazetare, publiciste, editore, luftëtare për emancipimin e gruas.
Është ndër të parat gazetare shqiptare dhe më e njohura, e cila bënë gazetari aktive plot 45 vjet.Punoi në revistat: Zëri i Rinisë, Kosovarja, Teuta. Është bashkëthemeluese dhe themeluese e dy revistaveKosovarja dhe Teuta.

Shpërblimet profesionale: Medalje për punë, 1975 (nga NGB Rilindja); Çmimi Gazetare e Kosovës, 1982 (nga Shoqata e Gazetarëve të Kosovës); Mirënjohje Publike,1980 dhe 1985; Dy herë e nominuar për Shpërblimin e Nëntorit (Dita e çlirimit të Prishtinës).

Pozita e tashme: Botuese dhe kryeredaktore e revistës për gruan dhe familjen TEUTA.
Profesionin e gazetarisë e nisi në shtator të vitit 1965, në revistën Zëri i Rinisë, ku punoi për gjashtë vjet. Ndonëse e re, mbajti disa rubrika edukative, me të cilat tuboi rreth vetes një numër të madh lexuesesh, të cilat  tek ajo gjenin mbështetje, si gazetare femër, që për ato kohë dhe për ato rrethana paraqitte surprizë. Shquhej veçantë me reportazhet e saj.

Në nëntor të vitit 1971 fillon të botohet revista e parë shoqërore për femra në Kosovë,  Kosovarja, ku kalon të punojë si redaktore (4 vjet). Më 1975 emërohet kryeredaktore e saj, ku punon deri në janar të vitit 1994. Këtë revistë, pra, e drejton si kryeredaktore plot 18 vjet. Në revistën Kosovarja, Sanije Gashi kalon pjesën më të mirë të jetës, ku me angazhimin e saj serioz dhe me përvojën gazetareske, arrin që këtë revistë shoqërore për gra ta drejtojë me sukses, duke pasur gjithnjë në fokus femrën shqiptare, e cila bënte jetë në një rreth konservator. Revista arrin të depërtojë në të gjitha anët e Kosovës, të lexohet, të komentohet dhe të afirmohet (arrin një ndër tirazhet më të larta në Kosovë), ndërsa femrave u ndihmon në emancipimin kulturor, social, ekonomik e politik.
Fillimi i viteve ’90, pas marrjes së autonomisë së Kosovës, paraqet një ndër fazat e vështira e të rrezikshme për shqiptarët, ku ndiqet e përgjohet çdo lëvizje e çdo veprimtari, e në veçanti ajo e gazetarëve, që shkruanin e publikonin situatën reale të krijuar në Kosovë. Në atë kohë, zonja Gashi angazhohet në dy drejtime parsore: në media, që me shkrime dhe me përmbajtjen e revistës i kundërvihet regjimit serb, me ç’rast revista konfiskohet dy herë nga policia serbe dhe gjykohet në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë; si dhe në kryesi të Forumit të gruas të LDK-së, që është edhe njëra ndër themelueset e tij. Janë këto vitet, kur gratë e Kosovës mobilizohen si asnjëherë më parë, për të dhënë kontributin e tyre në planin kombëtar.

Angazhimet

Në tetor të vitit 1990 – me delegacionin tre anëtarësh kosovar pranohet te znj. Daniel Miteran (Paris), për çështje të shkeljes së të drejtave të njeriut, veçan të fëmijëve, në Kosovë.

Në korrik të vitit 1991: Si veprimtare e Forumit të Gruas të LDK-së, zonja Gashi bashkë me koordinatoren e këtij Forumi (Flora Brovina), ia dorëzojnë peticionin e nënshkruar  nga  220 mijë nëna shqiptare (shkas: mbytja mizore e fëmijës 11-vjeçar A.P.) – kryetarit të atëhershëm të Qeverisë Jugosllave, z. Stipe Mesiq, si dhe kryetarit të RP të Shqipërisë – z.Ramiz Alia. Është ky, njëherësh takimi i parë (27 korrik 1991) i delegacionit të kosovareve me gratë shqiptare pas afro 50 vjetësh ndarjeje të një populli, të një kombi, në dy (e më shumë) pjesë.
Në shkurt të vitit 1993 – në Bruksel, merrë pjesë në Seminarin Aksionar për të drejtat e njeriut dhe për demokracinë në Kosovë: Preventivi për parandalimin e luftës në Ballkan.

Në pranverë të vitit 1990 – zgjedhet në kryesinë e Shoqatës  për Zhdukjen e Analfabetizmit në Kosovë - “Motrat Qiriazi”.
Arrestimi, burgosja: Duke i cilësuar shkrimet në revistën Kosovarja si armiqësore, gazetat serbe të Beogradit (Borba, Politika, Politika Ekspres) dhe Jedinstvo e Prishtinës si dhe RTVP e atëhershme, emisioni në gjuhën serbe, zonjën Gashi e paraqesin si “të papërshtatshme” për rrethin, sidomos në kohën e kthimit të ushtarëve shqiptar në arkivole nga armata jugosllave. Prandaj, e përgjuar në revistë dhe jashtë saj, më 1992 arrestohet dy herë: së pari më 11 janar, për shkak të shkrimeve, “armiqësore-kundërserbe”, si i cilëson gjyqi, të botuara në revistë, me ç’rast dënohet materialisht dhe me tërheqje vërejtjeje kërcënuese; dhe së dyti, më 16 janar, me motivacionin se – me shkrimin e saj në ballinë të revistës, ku kërkon të STOPOHEN vrasjet e ushtarëve shqiptar, arrestimet e burgosjet e shqiptarëve, dëbimi i tyre nga puna, largimi i nxënësve e i studentëve nga objektet shkollore, përndjekja e rinisë shqiptare, okupimi i Kosovës, etj., pse e boton fotografinë nga varrimi i një ushtari të vrarë shqiptar, po kështu, në ballinë, si dhe pse kërkon LIRINË dhe PAQEN në Kosovë, shkrim ky që në Gjyqin për Kundërvajtje në Prishtinë cilësohet si – “Fyerje e ndjenjave nacionale të qytetarëve” (Vredjanje nacionalnih osecanja gradjana), dënohet me burgosje dhe dërgohet me urgjencë në Burgun e Mitrovicës, për të vuajtur dënimin. Për atë periudhë të rëndë kosovare, Sanije Gashi është intelektualja dhe gazetarja e vetme e arrestuar dhe e dënuar me burgim për veprimtari “armiqësore”.

Në maj të vitit 1994 – tashmë gazetare me përvojë të pasur profesionale dhe jetësore, themelon revistën e parë të pavarur për gruan dhe familjen TEUTA, që është e vetmja e këtij profili në Kosovë e në Shqipëri, si dhe në Maqedoni e në Mal të Zi (në rajonet e banuara me shqiptarë). Revista TEUTA, pra, botohet tash 17 vjet.

Me shkrimet dhe me përmbajtjen e revistës TEUTA, kryeredaktorja Gashi angazhohet që gruaja e sotme shqiptare t’i kushtojë rëndësi të veçantë arsimimit të saj, të jetë aktive në krijimin e një të ardhmje më të mirë dhe më të sigurt, të  mendojë në mënyrë bashkëkohore dhe të lirë për veten, të luftojë për barazi ndërgjinore si dhe të mësohet t’ia hap vetes shtigjet e së ardhmes në të gjitha fushat e jetës.
Sanije Gashi, e cila gazetarisë ia kushtoi një jetë të tërë, gjatë gjithë kohës u angazhua për të drejtat e grave, për jetë më cilësore e më përmbajtësore të tyre, ngriti dhe trajtoi tema me interes, në dobi të gruas, intervistoi personalitete të njohura shqiptare, shkroi për përjetimet e rënda të grave shqiptare gjatë luftës së fundit (Dosje lufte)...Veç kësaj, u angazhua edhe për botime-extra, në kuadër të revistës TEUTA, siç janë – Rehabilitimi i familjes pas luftës, Rikthimi i fëmijëve të stresuar në jetë normale, Shtatzënësia dhe amësia (3 botime), Barazia gjinore dhe ndërtimi i paqes; librat Gatojsa (1982) dhe Gatojca (1989).
Sanije Gashi aktualisht është botuese dhe kryeredaktore e revistës TEUTA, është e martuar dhe është nënë e dy fëmijëve. Nuk i përket asnjë partie politike.
Është e lindur në Prishtinë, ku dhe ka kryer të gjitha fazat e shkollimit (fillor, të mesëm dhe të lartë). Punon dhe jeton në Prishtinë.
* * * * * * * * * * * * *
Thanë për Sanije Gashin

Ramiz Kelmendi, shkrimtar, publicist:

Ka disa vjet që njohim jo pak emra gazetaresh shqiptare, të denja për respektin më të madh edhe të meshkujve. Një nga të parat dhe më të njohurat, është, pa dyshim, Sanije Kushevica, dje, Sanije Gashi sot, bashkë me ndonjë shoqe të saj të vjetër dikur, nga më të parat gazetare në fletotarizmën shqiptare këtu.

Njësoj si Parashqevi Qiriazi në kohën e saj, që drejtoi dy revista për femra, tek ishte editore e revistës “Yll’ i Mëngjesit”(1917) dhe e gazetës “Albania” (1920), edhe Sanija në ditët tona ishte kryeredaktorja më jetëgjatë e “Kosovares” dhe, aktualisht, editorja e vetme dhe kryeredaktore e revistës për femra – TEUTA. (Shkruar me rastin e shënimit të Pëvjetorit të 80-të të gazetarisë femrore shqiptare, mbajtur më 15 janar 1997, në Prishtinë)

Nexhat Halimi, gazetar, poet:

E para femër me penë në dorë në publicistikën tonë – në këtë hapësirë që po e krijonte me vite traditën e mirë: Sanije Kushevica (tash Gashi). Dhe menjëherë e “në zjarr” – në terren, në secilin mjedis, kudo, atje ku jetëmbetjen e thur me mote njeriu ynë, me etje të dëshmojë se nuk ka profesion që nuk i takon edhe femrës. Theu paragjykimet - me punë. Reportazhet, me frymim nga jeta e puna në këtë trevë, mbushin faqet. E përditshmja frymonte fuqi krijuese në germat, në rreshtat e shkrimeve nga më të ndryshmet, të cilat e flisnin autoren tashmë të njohur për lexuesin edhe pa mbiemër: Sanijen. Atëherë e tash e njëjta udhë. Nuk ka ndërruar asgjë: ajo ende jeton me penë në dorë, por megjithatë me një dallim: në atë penë janë skalitur njëzet vjet përvojë. (Në dyzetvjetorin e Zërit të Rinisë, prill 1985)


Hivzi Krasniqi, gazetar

Dikur, kur kishim vetëm një revistë të ilustruar për familjen, me shumë interesim dhe adhurim lexoja artikujt e saj. Pastaj ishte kryeredaktore. Mësonte dhe udhëzonte, aftësonte të tjerët që ta gjenin rrugën e magjishme të gazetarisë së avancuar. Në vitet ’90, pasi gjithçka shqiptare ishte bërë therrë në sytë e regjimit të egër, kjo fisnike nxjerr një revistë të re. Dhe, mrekullia më e madhe është se me gjithë kriterin e palëkundur, me gjithë ruajtjen e nivelit artistik, etik e profesional, revistën TEUTA arrin ta shndërrojë në një mbretëreshë ndër revistat tona të shumta, duke iu shmangur anës verdhacake të jetës, trilleve e thashethemeve…

Kjo grua e nderuar, e veçuar, e veçantë dhe plot vrull, energji, fuqi e urtësi, diti t’u bënte ballë sfidave të kohës. E fortë, e pathyeshme, e paepur, me punë të vazhdueshme, me shijen e stërholluar, me imagjinatën, me kreativitetin dhe me ngulmimin e saj, ia doli. Krijoi diçka të bukur. Krijoi një revistë shqiptare për mburrje. Krijoi diçka që quhet rrezatim pozitiv, nivel i lartë, cilësi e pamohueshme… Diçka që i duhet secilës familje shqiptare, si në trojet tona, ashtu edhe në mbarë botën, pra, në mërgatë. Dhe, TEUTA sajohet e finalizohet në Prishtinë, për të udhëtuar në të katër anët e botës, aty ku e gjen lexuesin e vet, e gjen dhe i dhuron cilësi e kënaqësi. Sot, në mbarë botën shqiptare, revista TEUTA është si ajo TEUTA ilire. Mbretëreshë. Mbretëresh pa të cilën nuk bëjnë femrat dhe familjet tona.

Është njëra ndër figurat më sublime dhe më meritore për arritjen e botës sonë femërore, dhe jam me fat që e kam njohur, e njoh, e nderoj dhe e çmoj. Sepse, e meriton: Dama, zonja e rëndë, një margaritar i frymëzimit dhe i mirësisë së vazhdueshme, Sanie Gashi, shpirti,zemra,pronarja,kryeredaktorja dhe ideatorja e revistës TEUTA. (Në emisionin e Radio Kosovës – ‘Mysafiri i natës’, 23 janar 2007, ora 23 - 24:15)


Akademik Pajazit Nushi ka çmuar lart veprën e autores Sanije Gashi, duke thënë se ajo pasqyron një realitet të hidhur në historinë e dhimbshme të Kosovës. 
#
Pajazit Nushi: 

“Sot promovojmë veprën “Histori Tmerrit t’viti 1998-1999” të një gazetare të angazhuar jashtëzakonisht në profesionin e saj të zonjës Sanije Gashi. Kjo është vepër ku zonja Sanije ka paraqitur krahas situatave dramatike sjelljet e tridhjetë e dy grave shqiptare dhe përjetimet e tyre të kujtuara me vitet të tëra pas përfundimit të luftës në Kosovë pikërisht në këtë raport situata dramatike e jetës ose vdekjes sjelljes e gruas shqiptare ndaj vrasësve ndaj fëmijëve, familjes, shoqeve të tyre, si dhe ndaj vetvetes përbën karakteristikën kryesore dhe veçantin e kësaj vepre”, tha Nushi. 

Një fjalë rasti para të pranishmëve ka mbajtur edhe Don Lush Gjergji, i cili ka thënë se libri “Histori të tmerrit të luftës 1998-1999” është i rëndësishëm, pasi që pasqyron ngjarje rrëqethëse nga periudha e luftës së fundit në Kosovë dhe krimet çnjerëzore që kryen forcat okupatore ndaj popullsisë së pafajshme. 


#
Don Lush Gjergji: Botim i qëlluar 

“Sanija ka nderuar akademikun Pajazitin dhe mua me dhënien e mundësisë të paraqesim veprën dhe ne ia dimë për nder, por njëkohësisht ka shkaktuar dhe po shkakton përjetime dhe emocione, të cilat nuk janë të lehta këtë botim shumë të çmuar dhe mjaft të qëlluar do të thosha edhe burimor dhe të domosdoshëm”, ka thënë Gjergji. 

Sanije Gashi: tha se ky libër është i sajuar nga rrëfimet dramatike e grave që përjetuan tmerret e luftës. 


“Siç u tha ky libër është i sajuar nga rrëfimet dramatike e grave që përjetuan tmerret e luftës. Pikërisht në familjet e tyre dhe të gjitha këto gra e vajza që rrëfyen për ngjarjet tragjike paraqesin histori rrëqethëse, në veçantë ato që përjetuan peshën e rëndë të poshtërimit të shkatërrimit personal deri në çnjerëzim që kishte kulmin e përbuzjes, turpërimit që treti përgjithmonë kuptimin e jetës së tyre”.





Libri i Sanije Gashit të trondit shpirtërisht duke pasur parasysh autenticitetin e fakteve të regjistruara, si dhe karakterin e panjohur të tyre që i konferohet strukturimit të lëndës mbi dëshmitë e femrave kosovare, nëna, bashkëshorte apo motra të viktimave të holokaustit serb në Kosovë.
Deklaratat e atyre që e përjetuan këtë tragjedi, të nënshkruara si të tilla në proces verbalet e përgatitura kundër kriminelëve të luftës nga ana e Tribunalit Penal Internacional të Hagës për ish/RSFJ, të provokojnë një sentiment repulsioni dhe revolte ndaj krimeve të ushtruara nga militarët dhe paramilitarët serbë, sa nga urdhri i disa kokave të degjeneruara, po aq edhe nga vetiniciativa e „kënaqësisë” sadiste për të lënduar, munduar dhe mbytur. Dhe të gjitha këto në emër të një kauze, sa të pajustifikuar, po aq poshtëruese, të pastrimit në baza etnike dhe konfesionale të një popullate të pafajshme.
Dosja e krimeve të luftës, e përpiluar nga kjo gazetare profesioniste  në bazë të relatimeve të dëshmitarëve okularë, përfaqëson një dokument të vlefshëm që duhet prurë në vetëdijen e opinionit publik  dhe jo vetëm, që mizoritë e luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, të mos përsëriten kurrë më, dhe askund në botë.
Lënda e librit  shquhet edhe ajo e masakrës së Reçakut, të masakrave serbe në Podujevë dhe Mejë të Gjakovës, në Suharekë dhe Studenicë të Istogut etj.

 Libri  është i sajuar nga rrëfimet dramatike të grave që përjetuan tmerret e luftës, jo vetëm në hapësirën jashtë vendbanimit, por pikërisht në shtëpitë e tyre, në familjet e tyre, të grave që përjetuan vrasjet mizore të fëmijëve, të prindërve, të burrave, të shtatzënave (Qirez, Likoshan, Prekaz), të atyre që ishin dëshmitare të brutalitetit dhe të përfundimit të femrave nëpër bunarë (Qirez, Studenicë), që u trishtuan nga kallja e grave dhe e fëmijëve (Poklek, Gjakovë), nga groposjet për së gjalli (Lubizhdë, Prizren), të grave që kaluan net ankthi nëpër strehimore, në rrënoja të shtëpive, nënave shqiptare që ecën në ato kolona të gjata dhe që përjetuan lindjet në male (Keqekollë, etj.), apo në turmat kur ishin të dëbuar për ta braktisur Kosovën.

Në këtë kontekst, tronditëse janë edhe rrëfimet e viktimave që nga burgu i Lipjanit u bartën në burgjet e Serbisë.
Të gjitha që rrëfyen për ngjarjet tragjike, paraqesin histori rrëqethëse, veçanërisht ato që përjetuan dhunë të paimagjinuar deri në çnjerëzim. Ky dhe ishte kulmi i çnjerëzores, i përbuzjes, i turpërimit, i poshtërimit që treti përgjithmonë kuptimin e jetës dhe të të jetuarit.
Gratë e paraqitura në këtë libër (që janë vetëm një grusht shembujsh), dëshmitare të dramës së përjetuar, janë nga rajone të ndryshme të Kosovës, prej nga i mblodha historitë e tyre drejtpërdrejt nga to. Rrëfimet e paraqitura në këtë libër janë - fjalët e tyre, pa “zbukurime” a keqësime. Nuk mund t’i harroj kurrë ato fytyra të grave e të vajzave, që hapën plagët e tyre. I falënderoj, prandaj, njerëzisht, të gjitha ato që u ulën me mua dhe rikthyen të përjetuarat, purtekjet, çastet e vështira, që nuk ishte punë e lehtë.

Nuk ishte, po kaq, punë e lehtë as përpunimi i historive të tyre. Në secilin personazh rrëfimi më është dashur të ndërprisja punën nga disa herë, të merrja frymë thellë, të provoja “të ikja” për pak çaste nga ai realitet brutal, nga ato veprime makabre, nëpër të cilat kaloi popullata.

Pse i përmblodha rrëfimet e grave dhe të vajzave në këtë libër? 

Për t’u paraqitur e për t’u kuptuar më mirë drama e Kosovës, dokumentim ky i drejtpërdrejtë, që duhet të mbetet pjesë e historisë së Kosovës për brezat e ardhshëm, që të mos harrohet një periudhë e rëndë e shqiptarëve nga një regjim i egër serb.

Autorja z.Sanije Gashi  e falënderon me shumë përzemërsi ambasadorin William G. Walker, i cili tregoi gatishmëri fisnike duke e nderuar me shkrimin e parathënies, jo vetëm atë, por të gjitha personazhet e librit si dhe lexuesit, përgjithësisht, personalitet ky i cili e njohu botën me realitetin e Kosovës në çastet më dramatike të vendit.

Është ky, pra, libër i plagëve, i lotëve, i shkatërrimeve njerëzore. Fjala është për një libër të gjallë ku inkorporohet pjesa më e rëndë e përvojës personale, por ndër më domethënëset e gazetarisë së zonjës Sanije Gashi.

Flori Bruqi

------------------------------



Libër i plagëve, i lotëve, i shkatërresës njerëzore. Libër i gjallë”, kështu e ka cilësuar librin e saj me titull “Histori të tmerrit 1998-1999 – Dosje krimesh të luftës, rrëfime të grave” autorja Sanije Gashi, duke e konsideruar si pjesën më të rëndë të përvojës personale, por ndër më domethënëset e gazetarisë së saj.

Ky libër, i cili përmban rrëfime rrëqethëse të grave dhe vajzave kosovare, të cilat kanë përjetuar tmerre të papara gjatë luftës së vitit 1998-99, u promovua të enjten në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare, në prani të shumë grave, një pjesë e madhe e të cilave ishin vet protagoniste të librit.

Duke i shpjeguar arsyet e botimit të këtij libri, autorja në hyrje thotë se i ka përmbledhur rrëfimet e grave dhe vajzave në mënyrë që “të paraqitet dhe të kuptohet më mirë drama e Kosovës, dokumentim ky i drejtpërdrejtë, që duhet të mbetet pjesë e historisë së Kosovës për brezat e ardhshëm, që të mos harrohet një periudhë e rëndë e shqiptarëve nga një regjim i egër serb”.

Për këtë libër, parathënien e të cilit e ka shkruar ambasadori William Walker, ish udhëheqës i Misionit Verifikues për Kosovën të OSBE-së në vitin 1998-99, folën Akademik Pajazit Nushi, Dr. Don Lush Gjergji dhe shkrimtari Ramiz Kelmendi.
Akademik Pajazit Nushi tha se kjo vepër, krahas situatave dramatike, paraqet edhe sjelljet e 32 grave shqiptare dhe përjetimet e tyre të kujtuara vite të tëra pas përfundimit të luftës në Kosovë. “Pikërisht në këtë raport ‘situatë dramatike e jetës ose e vdekjes-sjelljeve të gruas shqiptare ndaj vrasësve dhe ndaj fëmijëve, familjes e shoqeve të tyre, si edhe ndaj vetes', përbën karakteristikat dhe veçantinë e kësaj vepre”, tha Nushi.

Duke e konsideruar si të parën e këtij lloji në botimet e gjertanishme për krimet e luftës, Nushi tha se situatat individuale të dramave të përjetuara nga ana e grave tona kanë vënë në sprovë të pashoqe karakteret dhe tiparet qendrore të femrës shqiptare, qëndrueshmërisë e njerëzores te këto femra. “Situata të ngjashme te ne ka pasur edhe para kësaj lufte, por këto nuk janë shënuar me kaq kujdes dhe me kaq përpikëri si kësaj radhe në veprën e Sanije Gashit.

Megjithëse situatat e mëhershme nuk janë shënuar nga askush dhe askund, populli shqiptar i këtij mjedisi të gjerë i ka mbajtur në mend dhe prej tyre ka dalë fjala e urtë e mendimit sintetik e popullit tonë, sipas së cilës ‘vlerat e arit në zjarr provohen, vlerat e njeriut në rrezik kuptohen'” theksoi Nushi.

Ndërkaq, Dr. Don Lush Gjergji këtë libër e konsideroi si shumë të çmuar dhe mjaft të qëlluar. Duke e shqyrtuar, siç tha ai, nga këndvështrimi i trefishtë, ai tha se me këto rrëfime, përshkrime dhe përjetime, takohemi me njerëz, ngjarje, situata për të cilat pak kemi ditur në hollësi. “Protagonisti i parë është fatkeqësisht dhuna, urrejtja, e keqja, do të thoja ‘garimi dhe krijimtaria për të keqe', nga ana e ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë. Dhe deri sa kam shfletuar dhe lexuar këto komunikime kaq të dhembshme të tmerrit, shpesh jam ndalur dhe e kam pyetur veten time: A është e mundshme që të ketë ndodhur kjo me bijat, motrat dhe nënat tona? Pastaj edhe pyetja vijuese: Përse ne edhe më parë nuk e kemi njohur këtë histori jete, dhembjeje, flijimi, poshtërimi, por edhe krenarie, guximi dhe flijimi për lirinë tonë?”, u shpreh Gjergji. Dhe fill pas kësaj, ai shtroi edhe pyetjen tjetër, më brengosëse dhe shqetësuese: “Çka kemi bërë ne, çka bëjmë sot, për t'i zbuluar, zbutur, lehtësuar, mjekuar dhe shëruar plagët e shpirtit, të cilat janë aq të thella dhe gjithnjë lëngojnë dhe gjakojnë, e ne, unë dhe ti, as që e dimë këtë?”.

Protagonisti i dytë, sipas Gjergjit, janë bijat, motrat dhe nënat tona anembanë Kosovës, të moshave, profesioneve, niveleve kulturore të ndryshme, por të lidhura dhe të ndërlidhura me fijen e pësimit dhe dhunës.

“Nëpërmjet rrëfimeve të tyre ato komunikojnë çastet më të rënda, sfidat jetësore, të cilat shpeshherë njeriun e detyrojnë të mbyllet, të vetmohet, të tërhiqet, deri te lodhja, mërzia, dëbimi, dorëzimi dhe dëshpërimi”, tha Gjergji.

Ai shtoi se në këtë libër Sanije Gashi gjeti ‘çelësin' e derës së zemrës së copëtuar, për të hyrë në brendinë e tyre, mënyrën e rrëfimit, për të komunikuar me gratë dhe familjet e tyre, duke na bërë edhe neve sadopak pjesëmarrës në këto ngjarje shpesh trishtuese dhe tmerruese.

Gjergji shtoi se protagonistët e tretë do të duhej të ishim ne, lexuesit, edhe më gjerë, mbarë Kosova. “Ne të cilët mes protagonizmit krejtësisht negativ, dhunës dhe luftës, dhe atij pozitiv, qëndresës dhe përballjes me të keqen, nëpërmjet femrave tona, vuajtjeve të motivuara dhe të flijuara, duhet ta gjejmë vetveten”, tha Gjergji.

Referuesi i tretë, shkrimtari Ramiz Kelmendi, u shpreh se “duke lexuar librin, që sapo pa dritën, të emblemës së gazetarisë femërore ndër ne, gazetares veterane, publicistes, editores, themelueses së dy revistave nammëdha për femra dhe luftëtares së paepur për emancipimin e gruas, zonjës Sanije Gashi, librin e saj me titull ‘Histori të tmerrit 1998-1999, një dosje krimesh të luftës me rrëfime rrëqethëse të grave', shkurt – u tmerrova. U lemerita”.





















“M'u kujtuan, saora, edhe tragjeditë e Shekspirit, edhe ‘Ferri' i Dantes, edhe ‘Ditari' i Ana Frankut, edhe pale sa e sa drama e tragjedi, kujtime e memoare të krimeve të njerëzimit në përgjithësi, e të krimeve serbe në veçanti”, tha Kelmendi.
Duke folur me pikëllim dhe një ndjenjë shumë të rëndë ankthi e tmerri shpirtëror, Kelmendi tha se kurrë në përvojën e tij 64 vjeçare që merret me shkrime, absolutisht kurrë, nuk ka lexuar libër më tronditës, më të trishtueshëm, më të tmerrshëm e më lemeritës se librin e Sanije Gashit “Histori të tmerrit 1998-1999”.

Në fund pati edhe paraqitje të protagonistëve të librit si dhe të të pranishmëve të tjerë, ndërsa me një fjalë u paraqit edhe vet autorja e librit, e cila i falënderoi të pranishmit, por edhe ata që i kanë ndihmuar si dhe gratë dhe femrat që kanë pranuar t'i rrëfejnë përvojat dhe historitë e veta rrëqethëse.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...