Bisedë me autorin e Monografisë për dëshmorët, “Bardhësitë e atdheut”, Afrim Mustafa
Z. Mustafa, si publicist dhe biograf i dëshmorëve, cili është opinionin juaj për ngjarjet aktuale pas deklarimeve të hetuesit zviceran për gjoja, trafikim me organe të njeriut për krerët e UÇK-së?
A.Mustafa: Është shpifje e nivelit kriminal, ne kemi dëgjuar edhe më herët për këto akuza dhe të gjitha janë kundërshtuar fuqishëm. Për mua nuk është ndonjë befasi, sepse mendoj sigurt se prapa gjithë këtij skenari qëndron vetë Beogradi me liderët e vet, të cilët bashkë me disa kundërshtarë të Kosovës dhe të pavarësisë së saj, duan të ndikojnë në ndalimin e njohjeve të radhës për Kosovën. Pra, qëllimi i këtij shkatërrimtari është minimi i Pavarësisë dhe shtetit të Kosovës dhe tendenca për të komprometuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e drejtë çlirimtare të viteve 1998- 1999. Por, me rrena, mashtrime e deklarime të tilla të DIC Martyt as nuk ndalet Pavarësia e Kosovës e as s’mund të lëkundet kurrë përjetë fuqia dhe lavdia e UÇK-së. Popullata gjithherë është dhe do të jetë e bashkuar për të mbrojtur, gjakun, lirinë dhe vlerat çlirimtare …
Ju jeni biografi i vetëm që keni shkruar një libër, e ku përfshihen 2073 dëshmorë të kombit të tri ushtrive çlirimtare: UÇK- Kosovë, UÇPMB-Kosovë Lindore dhe UÇk- në Maqedoni. Si veteran i luftës së UÇK-së dhe fitues i mirënjohjes për punën tuaj të veçantë nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, sa ju ka shqetësuar ky veprim i Dick Martyt?
A.Mustafa: Padyshim se shumë. Është interesante se si, ky farë Dick Marty, nuk heton krimet monstruoze serbe, të cilat i ka kryer Serbia edhe mbi gra dhe fëmijë në Kosovë, e të cilat kanë tronditur botën, por ka tendenca për ta inkriminuar UÇK-në për qëllime të tij përfitimi e marrëzie. Në Monografinë time, “ Bardhësitë e Atdheut” unë kam bashkuar 2.073 dëshmorë të kombit, të cilët gjatë periudhës 1997- 2002 kanë rënë nga të gjitha hapësirat shqiptare në Kosovë, Kosovë Lindore dhe në Maqedoni. Në libër, që është dokumenti prezantues i parë dhe i vetëm i këtij lloji, kam prezantuar edhe dy masakra serbe dhe maqedonase të kryera në Kosovë dhe në Maqedoni. pse Dick Marty nuk merret me masakrën e Reçakut, Izbicëz, Rakocit, Lybeniqit, Stagovës, Loxhës në Kosovë, si dhe masakrën e familjes Zymberi në Kumanovë (Sllupçan ) ??? A e di Dick, se në Stagovë të Kaçanikut, midis të masakruarve nga Serbia më 21 maj 1999 është edhe vogëlushi 7 vjeç, Fitim Rrustem Gudaçi nga ky fshat ? A e di Dick matrapazi se, në Abri të Drenicës, është masakruar me cucëll në gojë vogëlushja dyvjeçare, Diturie Deliu nga ky vend? A e di Dick se, në Sllupçan të Kumanovës më 21 maj 2001 janë vrarë e masakruar dhjetë anëtarë të familje Zymberi, midis të cilëve edhe vogëlushët, Fitore, (2 vjeç), Fitim, (2 vjeç), Hisnije, (3-vjeç), Valbona ( 4 vjeç), dhe Mersim Zymberi, (3vjeç )!!! ??? Në anën tjetër, kemi edhe 1827 të kindapuar dhe të zhdukur nga Serbia gjatë luftës, e për fatin e të cilëve tash e 12 vjet nuk dihet gjë. Çfarë t’I themi Dick Martyt, atëherë, përveç se, ai është një mashtrues i madh, i lidhur ngushtë me Serbinë, dëshiron të minojë përpjekjet e mëdha për njohjet e shtetit të Kosovës, gjë që nuk do t’ia arrijë kurrë …Unë e kam quajtur, Dick Mart-dreqi i verdhë, sepse askund në Kosovë dhe në Shqipëri nuk ka asofarë “ shtëpie të verdhë”, siç pretendon ai.
Si do të duhej të reagonin institucionet tona lidhur me këtë rast ?
A.Mustafa: Reagimi i institucioneve tona është paksa i vonuar, kur dihet se kjo çështje nuk është vetëm e këtyre ditëve, por Marty këto rrena dhe insinuata i kishte publikuar edhe më herët. Mendoj se të gjithë faktorët politikë, ushtarakë dhe ish – ushtarakë dhe krerët e vendit duhet të nxjerrin një rezolutë përkatëse, e ku institucionalisht duhet të hedhin poshtë çdo tendencë e daklarim shpifës të Dick Mart-yt. Kështu, këto veprime antishqiptare të luftohen në mënyrë shtetërore, si dhe po në këtë mënyrë institcuionale të paditet Dick Marty për këto rrena e dezinformata të qëllimta e me bazë kryeore në Beograd./Linda Gjakova